NE FOTO; Pamje nga darka e 100 vjetorit te vatres me 29 qershor 2012 në restorantin romantik Chelsea- Piers 60, me pamje magjike mbi lumin Hadson./
Nga Dalip Greca/
Të shtunën me 27 prill, një ditë para ditëlindjes të 101-të të Federatës Panshqiptare të Amerikës, do të mblidhet Kuvendi i saj. Rrugë të mbarë Kuvendit të Vatrës!
Ky është i pari Kuvend pas dy dekadave, dhjetëvjeçarit të fundit të Shekullit të shkuar dhe 13 vite të shekullit të ri, që Vatra vjen në një kuvend të rregullt, ku përfaqësohen realisht disa degë, me delegatë të zgjedhur nga vetë degët. Është një atmosferë ringjalljeje e Federatës, e cila ka nisë të shtrihet në disa shtete të Amerikës së Veriut. Janë degë me nga 40 anëtarë e lartë ato të Michiganit, Jacksonville në Florida, Hudson Valley, Queens dhe Westchester-South, si dhe më e reja në Newburgh, të gjitha këto në shtetin e New York-ut. Po ashtu funksionon prej tri vitesh dega e Vatrës në Washington, që është një urëlidhje me kryeqytetin amerikan, me Departamentin e Shtetit, si dhe dega në Palma Beach në Florida, që funksionon prej dy vitesh.
Ky Kuvend do të bëjë përpjekje që të sjellë edhe ndryshime në funksionimin më të mirë organizativ të Federatës, që ajo të ketë frymëmarrje në përshtaje me kohën që jetojmë. Natyrisht nuk do të preken parimet mbi të cilat u ngrit Vatra nga themeluesit, korifejtë e Kulturës Kombëtare Fan S Noli dhe Faik Konica me bashkëpunëtorë.
Ringjallja nisi me përvjetorin njëshekullor. 100 Vjetori i themelimit të Federatës Panshqiptare të Amerikës ishte madhështor, gjithëkombëtar, gjithëfetar dhe shkëndijoji shpresën për ringjallje të plotë të sajsaj.
Në fakt ringjallja e Vatrës nisi me organizimin e degës së Vatrës në Washington, vijoi me degën e Michiganit, me degën në Fort Lauderdale, Florida, dhe u pasua radhazi nga degët, Hudson Valley, Jacksonville, Westchester, Queens dhe Newburgh të shtetit të New Yorkut. Pra tetë degë në harkun e tre vjetëve. Por le të kthehemi edhe një herë tek fryma dhe mesazhet që përcolli Vatra në botën shqiptare me rastin e përvjetorit të njëqind të saj: Në qershor 2011 Këshilli i Vatrës ngarkoi një grup me tre veta që të përcillte mesazhin për 100 vjetorin e Vatrës në vendlindje. Grupi i udhëhequr nga kryetari dr. Gjon Buçaj dhe me pjestarë juristin Bashkim Musabelliu dhe editorin e Diellit, Dalip Greca, i ra viseve Kombëtare nga jugu në veri. Grupi mesazher i Vatrës u prit me nderet më të larta; nga kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ish presidenti Bamir Topi, prefektja e Gjirokastrës Mimoza Çomo dhe kryetari i Bashkisë Flamur Bimo, princi Leka II, kryetari i sapozgjedhur i Tiranës, Lulzim Basha, kryetari i Qarkut të Shkodrës Maxhit Cungu, komunitetin çam etj. Përfaqësuesit e Vatrës u pritën nga krerët më të lartë fetarë ; si prej Shkëlqesisë së Tij Imzot Rrok Mirdita – Arqipeshkëv Metropolit i Dioqezës Tiranë – Durrës dhe gjithë Shqipërisë, kryetari i Komunitetit Musliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça, kryegjyshi Edmond Ibrahimi etj.
Në Prishtinë misionarët e Vatrës u pritën nga presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Ministri i Arsimit Ram Buja, amabsadori i Shqipërisë në Kosovë, Dr.Islam Lauka, drejtori i Institutit të Historisë, Prof. Dr. Jusuf Bajraktari; Ipeshkëvi i Kosovës Imzot Dodë Gjergji dhe biografi i shquar i Nënë Terezës dom Lush Gjergji, po ashtu përfaqësuesit e Vatrës vizituan edhe shqiptarët e Maqedonisë, ku u pritën nga kryetari i grupit parlamentar të BDI-së. Telat Xhaferri, bënë takimi më stafin drejtues të Universitetit të Tetovës, kryesuar nga rektori Prof. Dr. Agron Reka, u takuan me stafet e ambasadave dhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës në Shkup etj.
Misionarët e mesazhit të 100 vjetorit të Vatrës ishin të pranishëm edhe në manifestimin e madh përkujtimor të komunitetit çam në Qafë Botë. Mbështetje të fuqishme gjeti përfaqësia e Vatrës tek media, kudo ku shkoi. Mesazhi i 100 vjetorit të Vatrës shkoi në të gjitha trojet Kombëtare.
Ishte kjo një nga arsyet që në festimet e 100 vjetorit të Vatrës të gjitha trojet amtare ishin të përfaqësuara siç ishin të përfaqësuar të gjithë komunitetet fetare.
Konferenca Shkencore “Federata Pan-shqiptare e Amerikës “VATRA, 100 vjet në shërbim të Kombit”, shpalosi historinë 100 vjeçare të Vatrës dhe shërbesat e saj Kombëtare. Studiues të njohur të botës akademike shqiptare, paraqitën kumtesa, në të cilat ritheksohej roli i federatës që nga lindja e saj, themelimi i shtetit shqiptar, deri në 100 vjetor.
Mbrëmja gala ishte një mrekulli më vete. Sipas gazetës amerikane Daily News të 4 majit 2012, Federata Pan-shqiptare e Amerikës, mblodhi bashkë 1100 shqiptaro-amerikanë në Mbrëmjen Gala, organizuar më 29 prill 2012, në restorantin romantik Chelsea- Piers 60, me pamje magjike mbi lumin Hadson.
Dega e Washingtonit, e Michiganit dhe ajo e Palma Beach në Florida, ishin dallëndyshet e para që paralajmëruan ringjallje të Vatrës dhe shpresën për shtrirjen e saj kudo ku jetojnë shqiptarë. Më pas erdhi dega e Vatrës në Hudson Valley, që afroi një masë të madhe vatranësh. Ngritja dhe funksionimi i degës së Jacksonville në Florida është meritë e kryetarit të sotëm të saj, Adriatik Spahiu me bashkëpunëtorë. Adriatiku familjarisht ishte pjesë e festimeve të 100 vjetorit të Federatës, dhe aty mori zotimin e ringjalljes së Vatrës në Jacksonville. Kjo degë edhe pse ka vetëm një vit jetë që nga themelimi, ka marrë statusin e organizimit të veprimtarive kulturore, artistike apo historike në Jacksonville.
Dega e Vatrës në Westchester south erdhi me kualitete anëtarësh, shumë prej tyre me doktoratura shkencore, profesionistë të suksesshëm, avokatë, bankierë, financierë,mjekë, që premtojnë rritjen e veprimtarive kualifikuse të Vatrës. Menëjherë pas kësaj dege erdhi dega e Queensit, ku meritë në organizimin e saj ka dr. Skënder Murtezani dhe Bashkim Musabelliu e Halit Shpuza. Dyzet vetë numëroi kjo degë që në ditëthemelimin e saj. Më e fundit degë e ngritur në prag të Kuvendit është ajo që u ngrit me inisativë të dr. Nexhat Kaliqit dhe Sylë Ramosaj në Newburgh, New York.
Degë të tjera priten të riorganizohen, disa prej të cilave janë të gatshme , si në Bronx, Brooklyn, Staten Island, New Jarsey etj. Vatra pas këtij Kuvendi i ka të gjitha mundësitë që të rikthehet në kohët e saj më të mira. Janë të gjitha mundësitë që Vatra të grumbullojë rreth vetes bashkombasit tanë dhe të shtrihet në të gjithë Amerikën, si tri dekadat e para të shekullit të shkuar, duke u kthyer në një institucion të fuqishëm Kombëtar.
Statura e Vatrës është e tillë që i plotëson të gjitha kushtet për të qenë një institucion kombëtar me ndikim të fuqishëm në Amerikë dhe në trojet kombëtare. 101 vitet e saj dhe bëmat që kanë bërë paradhësit e vatranëve të sotëm, ia japin Vatrës prestigjin për të përfaqësuar Kombin shqiptar në Amerikë dhe për të pasë ndikim më të fuqishëm në vendlindjen. Rruga 101 vjeçare e Vatrës është plot ngjarje dhe shërbesa ndaj Kombit. Vatra ëshët pasuri e çmuar historike me përmasa Kombëtare. Themelimi i saj ka qenë një ndër veprat më të çmuara që kanë bërë shqiptarët e Amerikës. E themeluar shtatë muaj para shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, ajo shërbeu si orientuese edhe për shtetin e ri shqiptar të pavarësuar me 28 Nëntor 1912. Telegrami i Vatrës drejtuar Kuvendit të Vlorës, që mbante firmën e kryetarit të atëhershëm të Vatrës, eruditit Faik Konica, përcillte frymën e Vatrës për t’u orientuar nga Perëndimi; ishte një orientim logjik.
Shteti i ri shqiptar i ngjante një foshnje të porsalindur, që fqinjët kërkonin të zhduknin. Grekët, serbët dhe malazezët ushqenin shpresën se shteti i ri nuk mund ta kishte jetën e gjatë.
Do të ishte Vatra ajo që do të shërbente në vend të shtetit të vdekur, sidomos gjatë dhe Pas Luftës së Parë Botërore, ku me fondet e saj organizoi mbrojtjen ndërkombëtare të Shqipërisë dhe ngriti e financoi shërbimin diplomatik në Evropë dhe Amerikë.
Vatra shkëlqeu në dy fushata të fuqishme; në atë të 3 qershorit 1917, ku u grumbulluan për mbrojtjen e Shqipërisë, 150 mijë dollarë, si dhe në organizimin e Huasë Kombëtare, ku u mblodhën më shumë se 197 mijë dollarë.
Kur po luhej drama më e dhimbshme e Kombit shqiptar, u mblodh në Londër Konferenca e ambasadorëve për të caktuar fatin e Shqipërisë, nën kryesimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Gray. Shqiptarët, nga të gjitah anët e Amerikës, të udhëhequr e të frymëzuar nga Vatra, filluan ta bombardonin Konferencën me qindra e mijëra kabllograme, sa Sir Edëard, i tha një miku të Shqipërisë:”Thuaju shqiptarëve që të mos prishin shumë para për kabllograme pasi ne e dijmë se Korça dhe Gjirokastra janë shqiptare dhe jo greke.”(Citim: Peter Ktona”Misioni i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dje dhe sot”). Mirëpo Vatra nuk mund të flinte e qetë kur grekët po punonin fort për të bindur ndërkombëtarët se Korça dhe Gjirokastra ishin greke.Për këtë qëllim Vatra dërgoi në Evropë Fan Nolin dhe Faik Konicën dhe nisi të mbledhë mijëra nënshkrime të orthodoksëve. Me këtë rast të gjithë shqiptarët e Amerikës u nënshkruan orthodoksë. Vatra ia arriti të mposhte propogandën e sofistikuar greke, dhe ia arriti të fitoi.Në maj të 1913-ës Shqipëria u njoh si shtet i pavarur me garancinë e Fuqive të Mëdha. Me 17 Dhjetor 1913 Komisioni lëshoi raportin, i cili u nënshkrua më vonë në Firence, i njohur si Protokolli i Firences, që la jashtë trungut Kombëtar, Çamërinë dhe Kosovën.
Fan S Noli u kthye nga Evropa më 1915 dhe e gjeti Vatrën të organizuar mirë dhe me 80 degë, gazeta Dielli dilte e përditshme nën drejtimine Kostë Çekrezit.
Takimi i Nolit me 4 korrik 1918 me presidentin Amerikan Wilson, ishte një rast i artë për të marrë fjalën presidentit amerikan për t’i dalë krah Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Dhe po të mos ishte presidenti Wilson, fati i Shqipërisë do të ishte në udhëkryq.
Vatra e tregoi fuqinë e saj në konferencën e Paqes, ku organizoi mbrojtjen e Shqipërisë. Aq e ndjeshme ishte lufta e Vatrës, sa kryeministri grek deklaroi:”E vetmja pengesë që hasi Greqia për Vorio Epirin ishte Federata Vatra.”
Vatra nuk e ndërpreu luftën për shpëtimin e Shqipërisë. Bindja se Shqipëria do të shpëtonte dhe se pavarësia do të rikthehej, ishte aq e fortë sa Vatra nisi përgatitjen e grupeve të ushtarëve vullnetarë për t’i dërguar në Shqipëri. Federata mori me qera mjedise në Boston ku stërviteshin vullnetarët, bijë e vatranëve, të cilët më 1920 nën drejtimin e Aqif Përmetit shkuan në Shqipëri, dhe morën pjesë në Lufëtn e Vlorës dhe në ruajtjen e kufijëve me Greqinë. Ishin 200 vullnetarë, të cilët u shoqëruan edhe nga banda e Vatrës e drejtuar nga professor Thoma Nassi. Vatra kishte pjesën e vet edhe në Kongresin Kombëtar të Lushnjës. Nëse nuk do të ishte Vatra qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës do të ishte në hall të madh me arkën e shtetit bosh.
Është Vatra ajo që përmes kryetarit të saj, Imzot Nolit, do të siguronte edhe pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Bëmat e Vatrës është vështirë që të numërohen; janë të shumta.
Vatra i shërbeu shteti të tri edhe në fushën e kulturës dhe të arsimit duke shtypur e dërguar falas në Shqipëri më shumë se 120 mijë libra për nevoja të shkollave shqipe.
E gjithë jeta e Vatrës, me gjithë zig zaket e saj, është e mbushur me faqe të çmueshme të shërbesës kombëtare dhe përkushtimit atdhetar. Vatra ka kaluar vështirësi të mëdha, edhe për shkak të qëndrimit të saj nacionalist, antikomunist, por ajo mbijetoi për meritë të përkushtimit dhe të frymës rilindase që ajo trashëgoi. Pas shkëlqimit në 30 vitet e para të shekullit XX, ajo mbijetoi dhe hyri në shekullin e XXI me shpresa ringjalljeje. Që në fund të viteve ’70 dhe në mes të viteve ’80 ishte dhënë alarmi për të dalë nga gjendja e paralizës ku kishte rënë Vatra, por u desh 100 vjetori i themelimit që shpresa për ringjallje të konkretizohej.
I takon këtij kuvendi që të bëjë analizë realiste dhe të përcaktojë piketat për të ardhmen duke e kthyer Vatrën në kuptimin real, leksikor që përmban fjala që ka pagëzuar këtë bashkim të shqiptarëve të Amerikës, fjala “Vatër”.
Duke vlerësuar puën e çmuar të vatranëve të vjetër që e mbajtën me mundim e përkushtim çelë derën e saj, brezi i ri që ka vërshuar kohët e fundit duhet të përgatitet, që të marrë përsipër detyra që ta kthejën Vatrën në nivelin e kohës dhe të kujdesen që ajo të mos shuhet dhe fryma e saj të ngrohë shqiptarët e Amerikës për t’i shërbyer Kombit.
Ky Kuvend i ka të gjitha mundësitë që të orientojë vatarnët drejt një të ardhmeje më të mirë për të pasur një federatë të fuqishme.
Udhë të mbarë Kuvendit të Vatrës!
Kole Juncaj says
Zoti Dalip Greca!
Jam nipi i Zef Dode Gjeoshi me banim ne Detroit.Une zoti Dalip nuk mund ta kuptoi dot se si “Vatra”e veneruar nga te gjithe shqipetaret anembane botes,Vatra demokratike dhe antikomuniste,priti para 2-3 viteve klyshin e Enver Hoxhes,Sali Berishen?zoti Dalip! a ishte Vatra e njoftuar,per thyerjen e embargoss nderkombtare ndaj diktatorit komunito-cetnik dhe anishqipetarit te perbetuar,sllobodan millosheviqit,nga vete Sali Berisha?Sali Berisha e ka pranuar kete.Valle,Vatres,a nuk i pengonte ky akt trathtar,dhe kriminal ta ftonte Sali Berishen ne darke?Merrenje ndermend,sikur nje amerikan te thyente embargon ndaj Kubes?drejtesia amerikane do ta hullete ne gjygje,dhe do ta prosekutonte.Keni degjuar per shahistin e madhe me renome nderkombetare,Bobby Fisher.Vetem se ne kohen e embargos ndaj millosheviqit lozi nje loje shah ne beligrad,drejtesia Federale e kerkoi ta prosekutoi,dhe i tille i kerkuar ngorlli ne ekzil.Eshte interesante se mesa me duket mue asnjehere Vatra nuk e denauncoi kete akt te shemtuar te Sali Berishes,si as faljen e teritoreve detare grekut qe e nenshkroi Saliu.As Gedeci as piramidat,as korrupcioni as vrasjet 21 janarit,as aferat me fazliqin,e tj etj.nuk mund te krahazohen me THYERJEN E EMBARGOS SHQIPETARE DHE NDERKOMBETARE qe e beri Sali Berisha.Ky akt i tmerrshem dhe trathtar nuk ka precedence ne analet e historise shqipetare.Kjon nuk duhej te skadoj kurren e kurres,dhe Sali Berisha vone apo heret duhej te dale para gjygjit.Edi Kristaq Rama permue eshte vec nje mut-mutit,i shitur dhe i korruptuar,qe me turpesine me te madhe nuk kerkon arrestin e Sali Berishes per thyerjen e embargos.Cfare mendoni ju doktor Bucaj,qe per 40+vite keni perkrahur parajsen e jugosllavise se titos?
Kole Juncaj says
Harrova edhe nje gje,ndoshta thashe-sheme,se plaku i nderuar zoti dr.Gjon Bucaj kishte shoke te ngushte persona me nje te kaluare te zymte e kontraverciale si;Marka Pashun,Gjon Gjinaj,Zef Sadrine,Mirash Ndojen,Vuksan Vuksanaj,Ndue Pjeter Gjon Markaj,qe pat zbritur me parashute ne Mirdite dhe vrau nje komunist kusheri te larget(qe simbas mendimit tim nuk ishte fare e nevojshme se me vone do e vriste vete Enver Hoxha,ashtu si i vrau gjithe tjeret).Ndue Pjetrit per kete akt,ia pau sherrin mbare Mirdita me qindra te vrare,persekutuar e te interrnuar.Ndue Pjetri u arratis ne jugosllavi ke miqet e gjyshit Marka Gjonit(lexo memoaret e Kral Nikolles)e vendosen ne beligrad ku u shkollue ne univerzitetin me presigjoz te kohes ne Ballkan.Mbas doli ne Itali,Palermo ku ne asnje doreshkrim ne asnje ligjerate,as ne kongresin e Partise se tij me 1973 ne detroit,nuk e hap gojen per Kosoven,Vaso cubrilloviqin,titon as rankoviqin,as qe thote ne asnje moment se kosova eshte shqipetare.I dashuri,Dalip Greca ke shume te fala nga shoku dhe miku yt i Lushnjes,zoteri,Zef Dode Smajli Gjeloshaj.
Kole Juncaj says
Dalip,edhe sa kohe duhet te pres per botimin comenteve te mija? hajt tung
Kole Juncaj says
Zoti Dalip,
Doktor Gjon Bucajt vitin e kaluar ne seminarin per te ndjerin,Dom Preng Ndervashaj,ne Detroit,ia kam dhene librin me titull “MOS HARRONI”shkruar nga miku yt e daja im Zef Dode Smajli Gjeloshaj.I kerkoi falje veteranit te kauzes se nacionalizmit shqipetar,plakut te mencem e te nderuar,Dr.Gjon Bucaj,per komentin tim ne lidheje me te – te pabaze.
Poshte kafsha e eger dhe monsteri makaber,qe vetem njeri nuk eshte,me 23 qerrshor e pafsha si Gadafin.Urrejtje te pafund per te dhe cunin e ciken e tijkriminela e hajdute.
Telephoni;Kol Juncaj (586) 258-6685. Po erdhe ne Detroit te pret nipi i Zef Gjeloshit.