Me shqiptarët e Suedisë në Festën e Pavarësisë së Kosovës/
Nga Sokol Demaku/
Kjo ishte motoja e manifetimeve të mërgimtarëve tanë në perendim më rastin e shenimit të pesëvjetorit të Pvarësisë së Republikës së Kosovës.Kosova shënon nesër 5-vjetorin e pavarësisë, e edhe mërgata është shumë aktive në këtë drejtimNë Kosovë, kanë filluar tashmë kremtimet me rastin e pesë vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe sheshet kryesore janë stolisur me flamuj të Kosovës, ata kombëtarë dhe të shteteve mike. Por edhe mërgata shqiptare ka bërë planet e saja për festimin e kësaj dite të shenuar në histori.
Aktivitetet përfshijnë ekspozita në fotografi nga dita e shpalljes së pavarësisë, koncerte të muzikës popullore nga ansamble të këngëve dhe valleve popullore që janë active në mërgat, turne futbolli, koncerte për fëmijë.
Kështu ishte edhe në përnedim të Suedisë në qytetine vogël dhe pitoresk Skene ku jeton dhe vepron një numër i kosniderushëm i bashkëkombasve tanë.Këtu në sallën e shkollës fillore të këtij qyteti ishin tubuar bashkëkombas tanë nga të katër anët e suedisë perendimore për të kujtua dhe festua pesë vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së vendit tonë Republikës së Kosovës. Ishte një festë familjare, ku fjalën e rastit e mbajti mësusi i Gjuhës shqipe dhe njëherit sekretar i qendrës Kulturore “Dardania” nga qyteti Skene, Haki Gashi, i cili prezentoj me fakte të arriturat e Shetit tonë por njëherit përmendi edhe ndihmën dhe aktivitetet e mërgimatarëve në ketë drejtim që nuk janë dhe të vogla.
Salla dhe ambienti ku mbahej manifestimi ishin stolisur me flamuj shtetor e kombëtar si dhe të shtetit nikoqir ku bashkekombasit tanë jetonë dhe veprojnë.
Nga ana e Kryesisë së QK ”Dardania” u dhuruan dhe shperblyen me temirët në aktivtete e tyre kulturore gjate vitit, ndersa Redaksia e botimeve e revistës “Dituria” nga Borås për fëmijët e këtushëm kishte siguria dhe u ndau libra me rastin e festës së pavarësisë.
Të pranishmit i argëtoi gjatë tërë kohës me zërine tij magjik Azizi dhe orkestrëne tij simpatike, i cili në këto treva është shumë i njohur me këngën e tij të adhuruar nga mërgimatrët shqiptar.