— …Mund të formohen organizata në shërbim të çështjes kombëtare, po Vatra është një e pandarë, Kombëtare dhe demokratike dhe me dt 19 Janar 2020 shkon në Kuvendin e saj me një bilanc suksesesh dhe me bindjen, se si në të kalumen e suksesshme,si në të tashmen e sukseseshme do të vazhdojë në misionin e saj në shërbim të çështjes kombëtare.
– Mirë u takofshim në Kuvendin e Vatrës me dt 19 Janar në Teqen e Baba Rexhepit, fole e shqiptarizmës!
Nga Lek MIRAKAJ/*(me shume foto gjeni ne Facebook dielli vatra
Një ribotim shumë i vlefshëm dhe domethënës.Më pak se një vit më parë të gjith këta vatran e patriotë e ndjenin vehten të nderuar kur vlerësoheshin për kontributin e tyre në shërbim të çështjes kombëtare.Asgjë nuk ka ndryshuar,vetëm se aktiviteti i Vatrës ka qenë edhe më i vazhdueshëm. Kujtojmë promovimin e librave të ish të përndjekurve politikë: si libri i Dine Dines ,Visar Zhitit, shkrimet e Fritz Rodovanit, Evgjen Merlikës e sa e sa të tjerve. Pjesmarja e organizuar në Paradën e komunitetit në përkrahje të çështjes Çame. Demonstrata e organizuar nga kryetari i bijve të shqipes Marko Kepi me kryetarin e Vatrës Dritan Mishto para Misionit Grek në përkrahje të popullsisë Çame.Pjesmarja e organizuar ne Washington DC,në përkujtimin e revoltave të burgosurve në burgun e Spaçit e Qafe Barit, apo protesta para Shtëpisë së Bardhë….Vendosja e kontakteve direkte me Departamentin e shtetit dhe kohët e fundit përcjellja e promemorjes së ish pronarve drejtuar qeverisë amerikane, ku Vatra e konsideroi vehten si bashkëautore. Nëse do të vazhdonim me arritjet që Vatra ka pasur gjatë këtij mandati, lista do ishte shumë e gjatë.Vatra është krijuar në vitin 1912 dhe nuk do rikrijohet, mund të formohen organizata në shërbim të çështjes kombëtare, po Vatra është një e pandarë, Kombëtare dhe demokratike dhe me dt 19 Janar shkon në Kuvendin e saj me një bilanc suksesesh dhe me bindjen, se si në të kalumen e suksesshme ,si në të tashmen e suksesshme do të vazhdojë në misionin e saj në shërbim te çështjes kombëtare.Vatra është e të gjithve. Le të kontribojmë të gjithë me aq sa kemi mundësi, që Vatra ta vazhdojë misionin që i lanë të parët trashëgim.Mirë u takofshim në Kuvendin e Vatrës me dt 19 Janar në Teqen e Baba Rexhepit, fole e shqiptarizmës.
* Lek Mirakaj, ish i burgosur politik, iu bashkua Vatrës sapo erdhi në SHBA në fillim vitet ’90. Ai mbetet një nga anëtarët më akitiv të Këshillit të Vatrës, për gati 3 dekada. Ky koment është bërë në fb në faqen dielli vatra, ku editori i gazetës DIELLI solli në kujtesë festimin e 106 vjetorit të Pavarësisë, ku Vatra nderoi disa prej vatranëve me kontribut në Fedearatë, dhe së bashku me vatranët festuan edhe anëtarët e Autoritetit të Dosjeseve të ish Sigurimit të Shtetit.
***
Lexoje nje pjese te kronikes qe percolli kete event te Vatres.
VATRA, MIRËNJOHJE PËR MË TË MIRËT*
Vatra kishte përzgjedhur disa nga figurat e saj të
njohura për t’i nderuar në përvjetorin e 106-të të Pavarësisë së Shqipërisë si dhe disa prej organizatave të
komunitetit, që janë dalluar për qëndrime dinjitoze në prezantimin e çështjes
kombëtare në SHBA.
Kush ishin ata?
Grupi i parë i nderuarëve me mirënjohje ishin të
përzgjedhur vatranë që kanë më shumë se 50 vite anëtarësi të shkëlqyer në
Federatën Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dhe që janë dalluar edhe si qytetarë
shembullorë amerikanë.
I pari ishte përzgjedhur një vatarn i kahershëm i
anëtarësuar në Vatër që në vitin 1968. Ai është bir i një familje të ndruar
nacionaliste mirditore, familje antikomuniste, anëtar i degës së Vatrës në
Michigan, Kujtim Qafa, i cili edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetsore kishte
kishte sakrifikuar, duke udhëtuar 13 orë me makinë për të qenë në këtë
manifestim të Vatrës.Mesazhi i Kujtimit ishte i qartë: Të jemi të bashkuar, të
mbështesim kryetarin e Vatrës dhe ekipin e tij dhe ta mbajmë Vatrën në
lartësinë e kohës. Unë tha ai, jam republikan me bindje, kam votuar gjithmonë
për republikanët,por kur shkoi në Shtëpinë e Bradhë demokrati Obama, e mbështeta
atë si shumica e amerikanëve sepse shumica e amerikanëve votuan për të. Kështu
edhe në Vatër,mandatin në Kuvend e ka fituar kryetari Mishto.Le ta mbështesim
atë dhe të shkojmë përpara….
Lista e të nderuarëve ishte e gjatë: vatrani i
kahershëm Lumo Cungu, u nderua me të njëjtën motiv-50 vjet në Vatër dhe u
shpall vatran i përjetshëm. Me të njëjtin motivacion, por pas vdekjes, u nderua
Mustafë Elezi. Më pas Ndrecë Gjergji, me zë të dridhur nga emocioni falenderoi
Vatrën për nderimin, duke e shpallë vatran të përjetshëm. Po në këtë grup ishte
dhe një tjetër vatran, Vasel Ujkaj prej Michigani-edhe ai- vatran i
përjetshëm.Mirënjohja iu dorëzua kryetarit Mondi Rakaj.
Tek të nderuarit e mbrëmjes ishin përfshirë edhe
tre anëtarë të kryesisë së Vatrës; sekretarja e Vatrës, Nazo Veliu, arkëtari i
Vatrës-Marjan Cubi dhe kryetari i degës së Queensit Dr. Skënder Murtezani. Nga
Këshilli i Vatrës ishin përzgjedhur për t’u nderuar Uk Gjonbalaj dhe Ahmet
Hoti.
Nga komuniteti,Vatra kishte veçuar për të nderuar
me mirënjohje,Televizionin Kultura Shqiptare, Adem Belliu, Shoqatën Rugova,
Këshillin Shqiptaro-Amerikan me president artistin Haxhi Dauti dhe Shoqatën
Albanian American Open Hand Association me president Aleksandër Nilaj.
Ndër individët e nderuar ishin përzgjedhur: Marash
Mrnaçaj, i cili në krye të familjes antikomuniste arriti të arratisej nga
Shqipëria, bashkë me pleq, fëmijë e bagëti, dhe gjatë të gjithë jetës, së
bashku me familjen e madhe Mrnaçaj,u shqua në SHBA për mbrojtjen e çështjes
shqiptare, ndërkohë që i biri i tij, Nika, u përjetësua si martir i
Demokracisë. Në emër të Marashit, Mirënjohjen e mori, vëllai i tij, Pjetër
Mrnaçaj, i cili me fjalë zemre falenderoi Vatrën dhe u bëri thirrje shqiptarëve
të Amerikës ta mbështesin Vatrën dhe të bëhen pjesë e festave të tilla.
Pëllumb Lamaj ishte përzgjedhur prej Vatrës për
qëndresën e tij antikomuniste në burgjet e diktaturës komuniste, për
veprimtarinë e tij në mbështetje të çështjes Kombëtare, si një zë i fortë
kundër ringjalljes së komunizmit dhe denocues i krimeve të diktaturës e
promovues i figurave nacionaliste.
Falenderimin e tij Pëllumb Lamaj e bëri përmes një
fjale të shkurtër dhe interpretimit të një poezie e shkruar prej tij.
Gjeto Ivezaj ishte një ndër të nderuarit me
Mirënjohje prej Vatrës si intelektual dhe veprimtar i dalluar për çështjen
kombëtare. I veçantë për mbështetje të Vatrës, për suportin e artistëve
shqiptar dhe promovues i kulturës Kombëtare në SHBA, ishte përzgjedhur Demë
Balidemaj.
Imzot Noli, Ati i Kishës Autoqefale Orthodokse në
SHBA dhe bashkëthemeluesi i Vatrës, thoshte se Vatrën e mbanë gjallë anëtarësia
e thjeshtë, ata që japin gjithçka për Vatrën. Katër nga të thjeshtët e zgjedhur
për t’u nderuar nga Vatra ishin: Ilir Spata, Naim Gjeleshi, Arif Mata dhe
Shpëtim Ndreu.
Ndër zonjat e nderuara nga Vatra gjatë mbrëmjes, e
cila u duartrokit gjatë, ishte ,bashkshortja e anëtarit të Këshillit të Vatrës
Valentin Lumaj, veprimtar i njohur për fe e Atdhe, – nëna shembullore e pesë
fëmijëve, mësuesja e dalluar, zonja Merushe Lumaj.
Janë befasuar përfaqësuesit e familjes Drishti, kur
kryetari i Vatrës Dritan Mishto, ka shqiptuar emrin e prindërve të tyre, Bahri
e Zylfie Drishti, të cilët rritën fëmijë shembullorë, u lanë trashëgim gjuhën e
bukur shqipe dhe kulturën kombëtare. Ishte veçuar për t’u nderuar nëna e tyre e
mirë, Zylfie Drishti, e lindur në Tropojë, e shkolluar në Kosovë. Bijtë e
Zylfies dhe Bahrisë, oficerët e policisë, Eddi dhe Arbeni, mbetën pa fjalë tek
falenderuan Vatrën. Eddi ka folur shqip dhe ka përcjellë mesazhin: Bashkathdetarë,
i sillni fëmijët dhe nipërit tuaj në këto festa të shkëlqyera të Vatrës nëse
nuk doni që ta humbni identitetin kombëtar.Faleminderit Vatrës!( Mirënjohjet u
dhanë gjatë darkës së Flamurit. Më gjërësisht shihni Diellin e printuar Faqe
22-23)