-Bisedë me z. TASIM RUKO, Kryetar i Degës së Vatrës në Tampa-Clearwater, Florida-/
Nga ana e saj, gazeta Dielli, ka informuar në vazhdimësi vatranët për situatën në SHBA e vendlindje, në Europë e Kanda, kudo ku jetojnë shqiptarët. Intervistat me personalitete, mjekë shqiptarë që punojnë në SHBA dhe Europë, me shkencëtarë, gazetarë, personalitet publike,kanë sjellë relaitetin e rënduar të Pandemisë.Po degët e Vatrës, si kanë funksionuar gjatë kësaj kohe?
Gazeta ”Dielli” ka nisë një bashkëbisedim me degët e Vatrës nëpër shtete e qytete të ndryshme në SHBA dhe në Kanada, pikërisht për të sjellë zërin e tyre në gazetën e Vatrës. Janë ftuar Kryetarët e degëve përmes Diellit të përcjellin informacione për kohën e koronavirusit.
Dega e Vatrës në Tampa-Clearwater udhëhiqet nga z. Tasim Ruko. Ajo dallohet për veprimtari të vazhdushme, cilësore, masive, dhe për suksesin që ka arritë me shkollën shqipe, që prej disa vitesh ka fituar respektin jo vetëm të vatranëve por edhe të komunitetit shqiptar.
Redaksia e Diellit i nisi disa pyetje z. Ruko dhe në një kohë të shpejtë ai ktheu përgjigjet. Shpresojmë që kështu të veprojnë edhe kryetarët e degëve, të cilët i kanë marrë pyetjet e bashkëbisedimit. Ndiqeni bashkëbisedimin me z. Tasim RUKO:
DIELLI:Z. Tasim, Si po e kaloni këtë kohë të Pandemisë? Si është gjendja shëndetsore juaja dhe e familjes? A ka njeri nga rrethi juaj familjar apo miqësor të prekur nga COVID-19?
Tasim Ruko: Faleminderit Zotit, gjendja shendetsore imja dhe e familjes ne kete kohe Pandemie deri tani eshte shume mire. Edhe rrethi im familjar e miqesor,si ketu ne SH.B.A, vendlindje e Evropë gëzojnë shëndet të plotë.
DIELLI: Si paraqitet situata në Florida në tërësi dhe në veçanti në Tampa-Clearwater?
Tasim RUKO: Situata ne Florida relativisht mendoj se duhet konsideruar jo shumë e rënduar, po të kemi parasysh New York-un, ku jetoni ju. Kohët e fundit është ulur shkalla e infeksionit në Florida, ndërsa jeta e pacientëve të infektuar është nën kontroll mjeksor. Me 24 Maj Florida regjistroi vetëm 4 të vdekur, ndërsa në total kanë humbur jetën rreth 2 mijë e 237 pacientë. Të dielën e 24 majit u njoftuan 740 të infektuar të rinj, ndërsa në total shteti ka raportuar rreth 51 mijë të infektuar. Po vazhdohet t’i tregohet kujdes testimeve. Deri tani janë kryer rreth 873 mijë testime.
DIELLI: A u morën aty masa kufizuse? Janë të hapura bizneset?
Tasim RUKO: Fillimisht po, por tani situata po shkon drejt normalizimit. Tampa & Clearwater,ku ne jetojme, thuajse gradualisht po kalon në jetën normale. Restorantet kane filluar punen, plazhet thuajse jane 100 për qind të hapura. Kërkohet respektimi i rregullave, por deri tash gjithçka duket mirë.Masat kufizuse, fillimisht edhe tek ne ishin të forta në përgjigje të urdhërit të guvernatorit të shtetit, ashtu siç u moren ne te gjithe Shtetin e Florides, por sektorë të tillë si : ndertimi, transporti, shoferët, pizzeritë, Supermarketet, dyqanet ushqimore, ku punojnë shumica e shqiptarëve, nuk e ndërprenë aktivitetin.
DIELLI: U bënë tre muaj që jemi të izoluar, si i keni mbajtë lidhjet me kryesinë e degës dhe me anëtarët e saj?
Tasim RUKO: Kryesia e degës së Vatrës në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajëve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi mbajtë kontakte të vazhdueshme me njeri-tjetrin, me vatranët por edhe me komunitetin. Në një farë mënyre e kemi përcjellë jetën në komunitet, me gjithë kufizimet e diktuara nga koronavirusi.
DIELLI: A keni pasë mundësi të komunikoni në mënyrë elektronike, me mesazhe, me telefonata me vatranët. Po me qendrën?
Tasim RUKO: Kryesia e degës së Vatrës në Tampa-Clearwater gjatë këtyre tre muajëve izolim ka funksionuar në përshtatje me kushtet e izolimit. Kemi komunikim te vazhdushem me njeri tjetrin, edhe me anëtarët e Vatrës e familjet vatrane, si me telefonata, mesazhe, E-meil etj.
DIELLI: Cila është gjendja reale e degës tuaj. A e keni ruajtë anëtarësinë e kohës së Kuvendit, ka të larguar apo keni shtuar anëtar të rinj?
Tasim RUKO: Gjendja aktuale e anëtarve te deges së Vatrës në Tampa-Clearwater mbas Kuvendit, eshte shume e mire, nuk kemi askënd të larguar, bile kemi rritur rrethin e simpatizantëve, që kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në Vater.
Tasim RUKO:Shkolla Shqipe me emrin e bukur dhe simbolik” Vatra”, si te gjitha shkollat e tjera në sistemin arsimor në Amerikë, u mbyll, per arsyen e COVID-19, dhe do te hapet perseri sa te fillojë sezioni ri për vitin 2020-2021,që besoj se do te jete Shtatori.Dua t’i falnderoj si trupën mësimore ashtu edhe priindërit e nxënësve.
Për kete vit, kemi nje staf te kualifikuar mesimdhens,patriotë që e duan Kombin ,që po presin me pa durim, hapjen perseri te vitit te ri shkollor, qe te japin kontributin e tyre maksimal per Shkollen Shqipe. Përmend znj.Meri Kodra, qe eshte organizatore kryesore e shkollës shqipe, z. Haki Veliu, z Armand Zacelici, e zonjën Gitjana Gjyshi.
DIELLI: Si është gjendja e bizneseve të vatranëve?
Tasim RUKO: Në përgjithësi, sipas informacioneve që kam, gjendja e bizneseve te vatranëve ne Tampa Bay, Florida eshte e mire deri tani. Te gjithe jane duke i ushtruar aktivitet e tyre.
DIELLI: Z. kryetar, Ju falenderojmë për informacionet që përcollët dhe urojmë degën e Vatrës në Tampa- Clearwater, që sa më shpejt t’u kthehet aktiviteteve normale.
Tasim RUKO: Kënaqësia ishte imja. Suksese Diellit, që gjatë kësaj kohe na ka informuar rregullisht.
Bisedoi:Dalip Greca
>