KUVENDI/
E shtunë 27 Prill 2013/ Royal Regency Hotel/ Yonkers, New York/
P R O G R A M I: 9:30 AM-Regjistrimi/10:00 AM- Hapja e Kuvendit- Kryetari i Nderit, Agim Karagjozi, përshëndet dhe propozon Kryetarin e Kuvendit.
10:10 AM Hymnet Kombëtare
10:15 AM 1 Minut Heshtje për Deshmorët e Kombit/
10:16 AM Paraqitja e mysafirëve: Z. Ibrahim Makolli, Ministër i Diasporës, z. Naim Dedushaj, Drejtor për Investime dhe Hulumtime të Diasporës; Z. Dritan Mishto, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në New York; Z. Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York; Z. Mark Gjonaj, Aëntar i Asemblesë së Shtetit të New York-ut (New York State Assemblyman).
10:20 AM Përshëndetje të shkurta nga disa prej mysafirëve.
10:35 AM Paraqitja e Kryetarëve të Degëve të Vatrës:
Dega Washington DC, Znj. Merita Bajraktari-McCormack, Dega Michigan, z. Alfons Grishaj; Dega Hudson Valley, z. Elmi Berisha; Dega South Florida, z. Kolec Ndoja, Dega Jacksonville, Florida, z. Adriatik Spahiu; Dega Queens,NY, dr. Skender Myrtezani; Dega South Westchester, NY, z. Nick Markolaj; Dega Newburgh, NY, dr Nexhat Kalici.
10:45 AM Idriz Lamaj: mesazh nga z. Mal Berisha, Anëtar Nderi i Vatrës, Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Londër, autor i botimit mbi jetën dhe veprën e Amerikanit Charles Telford Erickson, mik i madh i shqiptarëve.
10:50 AM Leximi i mesazheve përshëndetëse
11:00 PM Raporti i kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj
11:10 Raport mbi gjëndjen financiare nga Arkëtari i deritanishëm, z. Deni Blloshmi
11:15 Raporti i Kryetarit të Fondacionit “Vatra Foundation, Inc.”, Dr. N. Kalici
11:20 Raporti i Fondit të Studentave “Vatra Educational Foundation”. Z. Mithat Gashi
11:25 Raporti i Editorit të gazetës “Dielli”, z. Dalip Greca. (Mbaron Seanca e parë).
12:00 PM Dreka e thjeshtë, përballë sallës së Kuvendit. Për mysafirët dhe për delegatët me vatranë nga shtetet e largëta, hyrja është falas. Të tjerët paguajnë nga 10 dollarë.
SEANCA E PUNES
1:00 PM. Zgjedhja e Komisionit prej tre vetësh, për verifikimin e kredencialeve të delegatëve.
1:10 PM. Propozim dhe votim nga delegatët e rregullt, për të aprovuar delegatët që kanë më pak se dy vjet si antarë të rregulltë në Vatër, siç e parasheh Kanunorja e vjetër.
1:15 PM. Diskutime.
1:40 PM Propozime per ndryshimet në Kanunore.
2:05 PM Zgjedhjet: propozohen kandidatët për kryetar. Në se ka më shumë se një kandidat, votimet bëhen të mëshefta. Komisioni jep delegatëve nga një letër me emërat e kandidatëve, çdo delegat vë një shënjë tek emri i kandidatit për të cilin voton dhe e kthen letrën të palosur. Komisioni i numron votat dhe shpall rezultatin.
2:40 PM Përshëndetje nga Kryetari i porsazgjedhur, i cili kërkon 20 minuta pushim për konsultime mbi përbërjen e udhëheqësisë së re.
3:00 PM Paraqitja e listës së udhëheqësisë së re para delegatëve për aprovim.
4:00 PM Mbyllja e Kuvendit.
D A R K A
7:00 Darka shtrohet në Lighthouse Restaurant – 565 City Island Avenue, Bronx, NY.
Gjatë darkës do të jepet çmimi “AWARD OF MERIT” disa vatranëve, për merita në 30 vitet e fundit.
Mysafirët dhe delegatët me vatranë nga shtetet e largëta nuk paguajnë; për të tjerët pagesa e darkës është 100 dollarë.(Foto-Dielli arkiv- Noli mes shqiptareve te Amerikes, 1906)