
Të nderuara familja Gjonaj e Zagreda
I dashur dhe i çmuar miku ynë i shtrenjtë Mark
Me keqardhje dhe hidhërim mësova lajmin e largimit nga jeta të nanës suaj të dashur e të shtrenjtë Roza (Zagreda) Gjonaj. Në emër të Federatës Pan- Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, në emër të të gjithë vatranëve e të familjes sime ju përcjell ngushëllimet tona më të sinqerta e më të dhimbshme për humbjen e pakthyeshme të nanës suaj dashur e të paharruar Roza.
Zoti ju dhashtë forcë për të përballuar dhimbjen e trishtimin për humbjen e njeriut të çmuar të zemrës suaj.
Të gjithë bashkë si vatranë jemi pranë jush, familjes e farefisit Gjonaj e Zagreda, miqve e dashamirësve tuaj në këto momente trishtimi, zie e lamtumire.
Ta kujtoni përjetë me nderim e respekt.
Lutemi për shpirtin e saj që të gjejë paqe në amshim.
I pikëlluar
Pranë jush dhe me nderime
Kryetari i VATRËS
Dr.Elmi BERISHA