- Është iluzore të mëndohet së kjo qeveri ka mundësi që mos të lejon mbajtën e zgjedhjeve presidenciale këtë vit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Lejimi i mbajtjës të zgjedhjeve serbe do ishte ndërhyrja më flagrante karshi sovranitetit të Kosovës…/
Koment nga Skënder MULLIQI/ Si po shihet nga puna e mbrapsht kjo kastë politike moti e ka merituar pensionimin . Ka një mijë arye pse këta njerëz në pushtet do të duhej të largohen nga skena politike të cilën e kan kontaminuar.Po ti shikosh ata të cilët gjenden në krye të shtetit dhe të të partive kryesore politike më ndonjë përjashtim shumëca meritojnë tu lëshojnë vendin forcave të reja creative politike. Aq shumë e kan bërë bërllog punën e pushtetit së vërtetë nuk ia vlen më të flitët dhe të diskutohet për ta. Thotë një fjalë e popullit “po të hysh në basin e qenëve nuk din të dalësh.”Kështu po të fillosh diskumtimin për këtë kastë politike nuk mund të dalësh lehtë duke ua numëruar të keqijat. Edhe partitë politike më të njëtat struktura kan kalur tashmë në monotoni .Nuk kemi qka të presim më shumë nga këta lidër të partive politike të cilët në politike kan hy veq së kan qenë aty afër ose në emer të do meritave të cilat nuk kan lidhje më profesionin e politikëbërjës. Meritat janë diqka tjeter tek e fundit, e dija dhe zotësia e të bërit politikë është krejt e domenit tjetër. Të ngritësh në hiearkinë më të lartë të shtetit më një gjysëm kualifikim ose kushedi qfarë kualifikimi nuk është e mjaftueshme. Dihet së çfarë shteti kemi në ato vende ku sundojnë strukturat gjysem analafabete ose analfabetet potencial .Partitë politike në Kosovë kan hyrë në fazën ku pak kush po dëshiron të punojë për të mirën e qytetarëve të lodhur në skam dhe mjerim social.Kan mbetur vetëm aktivista partiakë .Disa kan depërtuar në pushtet më biografi kriminale dhe më biografi edhe të dyshimtë kombëtare . Dhe , mu për atë edhe I kemi punet keq në mbarë sistemin .Na janë bërë ministra dhe deputet ata të cilët nuk meritojnë poste as të rangut mesatar . Është dëm dhe mëkat i madh që të kemi struktura politike keq mjerane në një shtet I cili është I pasur më resurse natyrore dhe begati tjera.Gjithësesi është bërë e ditur tashmë së është në pyetje faktori njeri. Thjesht nuk po dinë të punojnë , dhe nuk po i lënë të inkuadrohen as ekspertët e lëmive të ndryshme të cilët nuk na mungojnë . Mos të flasim për arsimin dhe shëndetësin ku janë grumbulluar aq shumë problemet. Po bëhët një seleksionim negativ i kuadrove sa nuk bënë më keq.Nuk mund të vijnë kurrë në rënd të ditës meritorët të cilët do të bënin shumë më shumë .Shumica sot pyesin qka po bëjnë në politike këta yryshnik të cilët po vjedhin dhe po e plaqkisin në pakufi pronen shoqërore? Nuk po zgjedhin metoda dhe mjete për të ardhur deri të përfitimet përsonale .Mos selektimi pozitiv po bëhët për qëllime të krimit dhe të korrupcionit .Njerëzit pa kurrfarë morali politikë dhe pa asnjë referencë po vijnë në vende udhëheqëse. Zotëri të ndëruar në pushtet që po i bëni këto marifete të ndyta , nuk është njejtë së kush do të jetë në funksione të larta shtetërore , së kush do të jetë minister , deputet apo në ndonjë postë tjetër të lartë .Për të udhëhequr sistemet nuk është punë e thjeshtë dhe nuk është as punë e vogël. Mu për ate në pushtet duhet ti kemi njerëzit më të mirë të mundshem.Kosova në BE dhe në NATO nuk ka mundësi të hynë më struktura të degraduara politike.Këto struktura kan mundësuar që të kemi edhe ndërhyrje të shpeshta dhe brutale të Serbisë në punët e mbredshme te Kosovës.Madje politika e Beogradit zyrtar po ndikon në politikën zyrtare të Prishtinës. Po ndikon së I kemi njerëzit më shpirt shitur në pushtet, dhe i kemi në vende kyqe te sistemit mbeturinat e ish sistemit të Jugosllavisë.Mos njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë po ia bënë më të lehtë asaj që ta destabilizon vendin. Kjo garniture politike në pushtet nuk janë të zotët që ti kundervihen politikës destructive të Beogradit, Nuk mund ti kundëvihen ose nuk e kan kapacitetin dhe as nuk e kan deshirën ti kundërvihen forcave qetnike të Sheshelit, Nikolit dhe Vuqiqit. Duhet të kemi politikanë krejt të tjetër që ti kundërvehemi ashtu si na ka hije politikës ekspansioniste të Serbisë.Me ata që përditë abuzojnë më të mirat materjale , me ata që janë të inkriminuar në krim dhe korrupcion nuk mund të kemi politika të mira dhe largpamëse. Është iluzore të mëndohet së kjo qeveri ka mundësi që mos të lejon mbajtën e zgjedhjeve presidenciale këtë vit të Serbisë edhe në territorin e Kosovës. Lejimi i mbajtjës të zgjedhjeve serbe do ishte ndërhyrja më flagrante karshi sovranitetit të Kosovës…