Në Universitetin e Vjenës studiuesja shqiptare Mag.Vlora Mehmeti – Tërshani do të mbron temën e doktoratës nga lëmi i mikrobiologjisë:
“Large-scale comparative study of the Medicago truncatula metabolome:Evaluation of the role of N-assimilation in response to different abiotic stress treatments”
Donnerstag, 8. September 2016, 14:00
Hörsaal 4, UZA II
Althanstraße 14
1090 Wien
Vlora Mehmeti –Tërshani u lind në fshatin Beçiq (Besnik) të Drenicës, Kosovë. Shkollën fillore e mbaroi në Vushtrri, Gjimnazin dhe UN në Vjenë. Gjithmonë me sukses të shkëlqyeshëm. Vlora bëri histori në gjimnazin “Schopenhausesstrasse Bez !8 të Vjenës ku në historinë e tij është e para dhe e vetmja nga nxënësit e ardhur e cila nuk e përsërit klasën sipas rregullores për përvetësimin e gjuhës. Për këtë rast, i cilësuar si rast i veçantë, kujdestarja e klasës e informon Ministrin e Mësimit të Austrisë. Sukseset e Vlorës janë të vazhdueshme edhe në fakultetin e Farmacisë të cilin e përfundon me nota të larta. Temën e Magjistraturës e përfundon në Tokio (Japoni) tek Profesori i njohur Asakawa Yoshinori në gjuhën angleze duke u vlerësuar me notë të lartë dhe mbrojtur me sukses të shkëlqyeshëm. Vlora punon në UN-e Vjenës në sektorin e njohur laboratorik për hulumtime shkencore njërin nga më të njohurit në sferën e mikrobiologjike. Me punët e saja hulumtuese shkencëtarja shqiptare e ka prezantuar UN e Vjenës në disa kongrese botërore të hulumtuesve nga lëmi i farmacisë, mikrobiologjisë, ku mori vlerësime të larta për rezultatet hulumtuese. Këto hulumtime u botuan në revistat shkencore më prestigjioze të qendrave shkencore botërore.
Vlora Mehmeti-Tërshani është ndër doktorantët e parë nga shqiptare në UN e Vjenë dhe Austrisë. Puna shkencore afirmative e studiueses së re shqiptare është shembull që duhet ditur gjenerata e re dhe meriton vlerësimin nga të gjithë, veçane mjetet e informimit publike shqiptar.
Janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit, kështu informon përmes komunikatës komisioni i profesorëve nga UN- i Vjenës në komunikatën e lëshuar të cilën e japim për publikim.
Hazir Mehmeti, Vjenë