Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit/
Harper Woods – Detroit : Gazetat amerikane shkruajn se lajmi u mësua pasi u gjetë trupi i vdekur i viktimës nga një klient të shtunën në mëngjes. Gazetarët nga vendngjarja thonë se të shtunën restauranti “Royal Grill” në Harper Woods të Detroitit do të ishte i mbushur me klientë, por tani është i mbyllur, e nisë kronikën FoxNews2, në Detroit për shqiptarin i cili u vra në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.
Ato thonë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari A. A, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.
Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtës personi kishte shtënë me armë në viktimën.
Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës.
Policia thotë se janë në kërkim të makinës dhe vrasësit.
Policia e qytezës Harper Woods jo shumë larg Detroiti, ka bërë të ditur se pronari i restorantit “Royal Grill” në rrugën “Kelly Rd” është shqiptar, ai u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit. Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkon automjetin që autori e vodhi pasi kreu vrasjen. Viktima, sipas medias lokale është shqiptari A. A. nga Roseville, Michigan.
“A.A. ishte një anëtar i njohur mirë i komunitetit të Harper Woods, i dalluar për bujarin dhe zemërgjerësinë e tij çka do të u mungojë shumë këtij komuniteti”, ka deklaruar për medien lokale Jim Burke, Drejtori i Sigurisë Publike në Harper Woods.
Policia sqaron se :”A A, sapo kishte mbyllur restorantin e tij për atë natë, kur e qëlluan në kokë, rreth orës 10:00 të natës. Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun A.A, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës, duke kaluar mbi trupin e pajetë të viktimës. Një fqinj e ka gjetur të vdekur dhe ka lajmëruar”, thotë policia e Detroitit.
Një tjetër, që punonte në këtë restorant e që nuk deshi të identifikohej i tha kanalit televiziv “Fox2” se A.A. kishte ardhur nga Prishtina – Kosova në kërkim të ëndrrës amerikane.
Ndërsa policia në një lajmërim u lutet të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë, nëse shohin automjetin e vjedhur.
“Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.
Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin; mjafton të njoftojnë policinë. Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, shkruhet në njoftim.(B Sina)