
Dr. Lulzim Nika
Lezhë, më 2 mars 2025/
Sot, në këtë kohë krize identiteti, ligësie dhe dobësie, në kërkim të një Rilindje të re Kombëtare, sërish kemi nevojë për mëshirën, ndihmën, por edhe forcën tënde kryehero. Gjergji ynë i Madh, që të na frymëzosh me idealet tua të luftës për liri dhe mbrojtje të shqiptarisë! Qoftë e pavdekshme fama jote!
Në këtë moment historik, që nderon të kaluarën dhe na ndihmon të shohim përpara, zbulojmë shtatoren e Kryeheroit, Gjergj Kastrioti, të cilin historia e mban si simbol të sakrificës, guximit dhe dinjitetit. Ky akt shënon një rikthim te rrënjët tona kombëtare, një kujtesë se shqiptarët kanë gjithmonë forcën të ngrihen ndaj sfidave dhe të ruajnë krenarinë e tyre.
Le të jetë kjo shtatore një udhërrëfyes për të ardhmen tonë, një simbol që na bashkon në besimin tek liria dhe forca e identitetit kombëtar. Gjergji ynë i Madh, të lutemi që shembulli yt të mos humbasë kurrë dhe të na frymëzojë për të ndërtuar një Shqipëri të fortë, të bashkuar dhe krenare.
Qoftë e pavdekshme fama jote!