Shkruan:Eugen Shehu/ Bern -Zvicër/
Shqiptarizma s’ka nevojë për Partitë,ndërsa një Parti e mirëfilltë shqiptare nuk ndërtohet dot pa Shqiptarizëm,asnjë Parti nuk mund të ndërtojë dot një program më të bukur se IDEALI që ngërthen shqiptarizma !Në emër të saj Skenderbeu tentoi të bashkonte princat arbërorë,në emër të këtij Ideali Abdyl Frashëri ballë ndritur mbushi malet me dasmorë lirie për ringjalljen e Shqipërisë,sa gjqe u pajtuan,sa interesa vetjake u hedhën poshtë,sa krenari të kota u braktisën,sa marrira u shuan,sa sedra u gjaskosën se ishte aty Zëri i Shqiptarizmës që gjëmonte në zemrat e rebeluara dhe mblidhte atje shpirtin e dashurisë midis Racës Arbërore ! Ishte ajo fryma e shenjtë e nevojës së bashkimit,drita e qiellit,bekimi i Zotit,që këndohej në djepat e drujtë të përkundura nga Zanat ! Bijtë e Shqipes krijuan Kanune me të cilën mbrojtën jetën dhe nderin,pa haruar të shtrejtëin ATDHE ! Ata respektuan personalitetin e individit deri në imazhet e kohrave moderne dhe u treguan të ashpër vetëm ndaj sakrilegjit të Shqiptarizmës ! Kush shkeli mbi këte besim,nuk vuri në kokën e tij veçse kurororën e turpit
Hapeni dyert e Shqiptarizmës dhe do të shihni se atje ka vetëm burra që i dhuruan kësaj toke jo vetëm hovet fisnike të zemrave të tyre bujare,jo vetëm pasionet e shpirtërave të tyre të etur për liri e prosperim,por dhe jetën dhe dinjitetin e tyre !Po,PO ! dhe dinjitetin e tyre kur ka ndëgjuar lëngimet nga zëri i dheut të Atdheut ! Historiografia komuniste e jonë nuk është mësuar të vlersojë ende ato figura që i kanë falur Atdheut personalitetin e tyre,sepse përpara Shqiptarizmës të gjithë ambiciozët dhe egoistët e mëdhenj e krenarë në vetvehten e kanë provuar mbi vehte funin e maskaradës së tyre.
Mjerë ai që kërkon lavdi duke mos iu ulur në gjujnë Shqiptarizmës ! Mjerë ajo Parti që mohon Shqiptarizmën ! Mjerë ai udhëheqë politik që kërkon ti shkojë përmbrapa Shqiptarizma ! Pa këtë Ideal në kombin shqiptar nuk ka mirëkuptim,s’ka progres,s’ka dritë lirije,ndaj as në thellësitë e shekujve nuk ka patur turma që të vraponin pürapa egoistëve,mendjemëdhenjë dhe shpritprishurve,prapa atyre që nuk i përuleshin shpresës së shpëtimit kombëtar.
Ky Ideal që aspironte vetëm vlerat e identitetit të vet nacional,që aspironte vetëm Lirinë e prosperimin që mbi gjithshka vënte Kombin dhe Atdheun,bëri që shqiptarët të uronin njëri tjetrin“Paç vdekjen nga plumbi“! Dhe në legjendat epike heronjtë e Shqiptarizmës u soditën me lakmi edhe prej atyre që ishin zhytur në luks e mirëqenie e s’kishin çtë kërkonin më prej jetës.Asnjëri prej këtyre heronjëve legjendarë s’ju imponua të tjerëve,meqë madhështia e secilit u ngrit mbi piedestalin e thjeshtë dhe fisnikërisë me të cilin iu përkushtua çështjes kombëtare dhe të tjerët iu nënshtruan vullneteve të hekurta,vetëm kur u bindën se ishin pjesë e Idealit të tyre dhe kishin mohuar vehten,meqë vullnetet e hekurta nuk iu imponohen të tjerëve,ata të rrëmbejnë vetëm me magjinë e përkushtimit të Idealit të përbashkët,ata fitojnë lavdinë jo nga forca e tyre,por nga ndikimi që ushtrojnë për të çliruar vullnetet e tjerë të ndrydhura ! Mjerë ai që Shqiptarizmën e bën Flamur të egoizmit dhe amoralitetit personal,të mjerë ata që nuk e fitojnë ate me dashurinë e saj !
Ato janër lulëzim i mediokritetit që tenton ti imponohet aristokracisë s¨üe mendimit,ata janë baticat e të pa zotëve që synojnë pasurinë prej të tjerëvë që zgjojnë ambicien e befasishme për tu hakmarë ndaj krenarisë.Synimi i tyre asht përdhunimi i Atdheut dhe shuarja e personalitetit të njeriut.
Nacionalistët e betuar janë mishërim i Shqiptarizmës,ata i thurin Hymnin Atdheut dhe garantojnë lirinë e individit,ata janë përfaqsues të fisnikërisë shpirtërore të Kombit,nacionalistët kur bashkohen,nuk njohin kufitë e vetë sakrifikimit të tyre për hirë të çështjes kombëtare,lumturia bie mbi ta që i gëzohen këtij deti të madh me plot Ideal Patriotik.
Kombi ynë asht fatlum që ka Nacionalistë,sepse ata janë krenaria e saj,vetëm ata janë shpresa për shpëtim të Kombit dhe Atdheut,ata janë në harmoni të plotë me gjithçka që ka të bëjë me Shqiptarizmën,ata përpiqen ti veshin Shqiptarizmës fustanin e pajës së tyre të flijimit,ata do të dinë ti përulen gjithmonë me veneracion para vetë Shqiptarizmës,sepse atëherë vjen harmonia dhe mirëkuptimi i vërtetë dhe ato kthehen në një „fllad“ përsëritës për Kombin dhe Atdheun.Atëherë ai „Fllad“ kombëtar i thëret emrit dhe vë në krye të Kuvendit.A sishte i tillë Mid‘hat Frashëri .
MID’HAT FRASHËRI – BALLI I KOMBIT
Apostul i vëllezërimit kombëtar.i urriturm për dije nga dashuria për Atdhenë.Fisniku që të mposhte me anë të së mires.Shqiptari që të bënte ta çuaje vëlla.Mësues i madh me sjellje nxënësi.Baba i fukarenjëve dhe mik i djalërisë. Mishërim i tolerances dhe kalorës krenar I Shqiptarizmës.ishte armik i egoizmit dhe i mendjemadhësisë.I lavdëruar me hak nga Shqiptarizmi i urryer pa shka nga Komuizmi,”armik” pse mbolli patriotizmin,”tradhëtar” pse deshi fort Atdhenë.I lig pse sdinte të urrente,”tiran” pse donte intelegjencën
Përçarës pse kërkonte Shqipërinë me kosovë e çamërinë.Kain pse predikoi vëllezërimin, sektar pse çmonte shumë dhe Fetë,I pasuri që blente vetëm libra,I dituri që kërkonte vetëm diturinë,I lodhuri që su lodh kurrë,I vujaturi që se pa njëri të qahej,I heshturi që fliste vetëm me pendëndën Shqiptari që vuri kurorë me Shqipërinë.Predikatori i mirë,studjues i thellë i mendimit ndryshe .Mid’hat Frashëri u bë “pasqyra” ku komunizmi pa ligësinë e vet.
Kush e lavdëroi e nuk i mbeti borxh ? Kush e qortoi e nuk u turpërua ? Kush e deshi e nuk u lartësua ? Kush e mohoi e nuk mbeti jetim ? Kush e vlersoi e nuk ndjeu gëzimin ?
Gurthemeli i Shqiptarizmës,ushtar i thjeshtë i Nacionalizmit,u bë udhëheqës shpirtëror I Kombit Shqiptar.Nuk lypi lavdi por mbeti i lavdishëm.Nuk doli në krye por mbeti në Ballë,nuk briti tribunave,ndaj zëri I tij sot buçet,nuk synoi të bënte historinë,ndaj historia sot kërkon veprën e tij.Kush nuk u magjeps nga thjeshtësia e tij ? Kujt nuk iu mor zëri,kur fliste para tij ? Kush qëndroi pranë e nuk iu bë mik ? Kush mendonte ti bëje keq e nuk u pendua? Nuk ka shqiptar që të kishte dialoguer me të e most ë bëhej dhe ma shqiptar ?
Përveç komunistëve fanatik,për të cilët edhe Krishti nuk do të kishte pranuar të kryqëzohej! Si kriminelë ordinerë,ata e urryen Mid?hatin për butësinë e tij.Si të pa Atdhe e përbuzën për Atdhedashurinë.Si arrogant e fodullë e shanë për modestinë tij.Këta shërbetorë të serbosllavëve e akuzuan pse i mallkoi për tradhëtinë.E dënuan me vdekje ( në mungesë) pse shpëtoi nderin dhe jetën Shqipërisë. Nacionalizmi ka të drejtë të krenohet me Mid’hat Frashërin . Ai mbeti gjysmëshekulli ëndër e gjallë e martirëve që rranë nga plumbat e pabesisë e tradhëtisë komunistePërmbi mallet me baltë që u hodh mbi Ballin Kombëtar “komunistët shqiptar të sllavizuar”,mbi kodrat e të vrarëvfe pa faj,mbi lumenjtë e lotëvfe dhe pellgjet e gjakut,përmbi rrë4nkimet e heshtura dhe privacionet e njohura dhe të panjohura nende,mbi martirizimin e Shqipërisë Etnike,do të ngihet si një Diell qe¨ngroh zemrat e shqiptarëve,përsëri figura madhore e Mid’hat Abdyl Frashëriot më 1939,me themelimin e Ballit Kombëtar, e cila do të të vërbojë të gjithä ata që,duke dashur të ruanin kultin e urrejtjes,tentojnë që të fusin përsër iregjimin e diktaturës hakmarëse jo vetëm ndaj sistemit dem9okratik por rrezikohet të rivendoset dhe mekanizmi qeveritar hakmarës që mund popullin ta rivendosë në pozicione vëllavrasjeje të radhës pas asaj të 1943-shit.Ndaj dhe Nacionalizmi shqiptar në nderim të figures madhore ngriti një martir të kombit shqiptar,ate të;
BALLIT T KOMBËTAR
Që ishte një martir i komplotit të koministëve shqiptaro-sllav.
Balli Kombëtar,është indinjata e pare antikomunite,I pari që dha kushtrimin e Lirisë kur Atdheun e mbuloi zija e rrobërisë.I pari që ngriti pushkën e Lirisë.I pari që kërkoi bashkimin e trojeve etnike shqiptare.I pari që doli maleve për larine e Atdheut.I pari që e kuptoi rrezikun e fashizmit dhe i dha të kuptojë Viktor Emanuelit se Shqipëria as ishte,as mund të ishte pjesë e Italisë.I pari që hodhi parrullën “Shqipëria e Shqiptarëve” dhe sanksionoi këtë thirrje me pjesën e dyte “Vdekje e Tradhëtarëve”.
Në Ballin Kombëtar hyri fshatri që gëzohej kasollës prej kashte e ndërtuar me duart e tija por krenohej me nderin e familjes së tij dhe që ruante Flamurin në sepetet e nusërisë. Hyri bujku që e kishte një cope toke për të ushqyer fëmijët,por mbante dyert hapur për mikun,hyri ai që kish besë nderë,fisnikëri e patriotizëm.Hyri tregëtari që shiste sheqerin dhe fitonte vetëm thasët,Hyri fukarai që mbronte moralin dhe nderin e shtëpisë.Hyri I pasuri që I vinte mturp që ishte I pasur kur tjerët skishin kafshatë buke.Hynë tërë shqiptarët që u dhimbsej Atdheu më shumë se jeta dhe ngritnin lartë flamurin madje duke e vendosur shqiponjë4n dykrenore dhe në plis të bardhë.Hynë pjesa më fisnike e Kombit Shqiptar,më patriotja më e ndershmja më e përkushtuesmja e kombit shqiptar,hynë ata që krenoheshin me emrin SHQIPTAR.
Balli Kombëtar u bë apostul I vëllezërimit ! Për Flamur kishte ate ntë Skenderbeut për Atdhe ILIRINË,për ideologji basshkimin,për synim çlirimin,për udhëheqës shqiptarizmin,për Parti Shqipërinë.! Nzhodhi rrugën e drejtë e të ndershme të luftës pa kompromis ndaj pushtimi fashist,kërkoi me gjdo kusht shuarjen e vëllavrasjes an ipse vritej pas shpine,kërkoi bashkimin e gjitha energjive të Kombit për ta bërë edhe një here Shqipërinë si ajo e para 1913-ës,kërkoi shkëputjen nga alenca skomuniste llavoortodokse, dhe I qëndroi besnik këtij IDEALi deri në vetësakrifikimin sublime. Ai ra dhe viktimë e tradhëtisë komuniste,por nuk tradhëtoi kënd,u vra nga pabesia e tyre,por vetë nuk u tregua I pabesë,u poshtrua nga komunistët,por ai kurrë si poshtroi kënd dhe këtë e bëri vetëm se edhe ata ishin shqiptarë port ë shiotur tek moska e beogradi,se Balli Kombëtar luftonte me parrullën “Shqipëria e Shqiptarëve”.
Por ç’far shqiptarësh ishin komunistët ? Shqiptarë që shisnin Atdheun,që mohonin Zotin,që tradhëtonin mikun ? Që shanin të Jatin dhe vrisnin të Vëllaun për Lavdin e Beogradit e Moskës ? çfar shqiptarësh ishin ata që e zhveshën shqiptarin nga të gjitha virtytet për të cilat e ka pas çmuar dhe bota ? Që s’lanë mjet për ta bërë shqiptarin të pabesë,mosmirënjohes spiun e hajdut ? Që e lane pa Fe,pa dashuri ndaj vendlindjes,pa respect ndaj të diturve dhe moshatarve,jo mbrojtës i moralit familjar? Që e bënë shqiptarin Hipokrit e servile,spiun e dembel pa shpirtë e dallkauk,aq sat ë humbi dhe kuptimin e jetës ? çfar shqiptarësh ishin komunistët që e vrisnin nacionalistin e ndershëm dhe i zhduknin dhe varrin,më pas duke mos lënë gjë pa shpifur ? O Zot…
Balli Kombëtar nuk ishte aq naiv që të mos e kuptonte se kush ishin komunistët,por ideja për vëllezërim dhe bashkim për çështjen Kombëtare ishte imperative I kohës në ato moment të histories shqiptare,prandaj ai e zgjodhi dhe rrugën e martirizimiz.
Ne brezat që nuk e përjetuam dramën e Ballit Kombëtar të asaj periudhe,por që koha na dha mundësinë të gjykojmë veprën e tij nga një lartësi plot dritë e shohim se ai asht sakrifikuar për çështjen Kombëtare,andaj e kuptojmë sot se sa elumtur e ndershmërisht kanë vdekur Nacionalistët Shqiptarë,që Kominizmi I vrau në pabesi vetëm e vetëm pse edeshën Shqipërinë Etnike,tani më mire se kurrë e kuptojmë soleminitetin e tyre para pushkës sllavokomuniste
Balli Kombëtar i cili edhe sot pas gjithë atyre tmereve që I përjetoi gjatë diktaturës komuniste,po tregon tolerance demokratike megfjithë format e frenimit dhe izolimit të saj ajo padyshim se do ngadhnjejë.Ai me vetëdije të plotë ka larguar çdo kompleks hakmarrjeje dhe ia ka dhuruar Kombi dhe Atdheut vetëflijimin e tij. Pas asj “balte historike” nga historishkruesit komunist,të hedhur mbi Naciionalizmin Shqiptar,vetëm tek ndjenja e thellë e vëllezëruese dhe shqiptarizmit të kulluar,tek ideja e bashkimit kombëtar që ruan egzistencën në jetëgjatsi të Kombit Shqiptar më shumë se kurrë gjendet sot arsyeja e respektit ndaj Ballit Kombëtar.