Agron Duka ç’regjistron partinë nga KQZ/ Nis tërheqja e aleatëve të Lulzim Bashës nga zgjedhjet e 18 qershorit. Vendimi u mor pas takimit që kreu i PD-së, pati me ambasadorin amerikan, Donald Lu.Opozita duket se do të përshkallëzojë qëndrimin me dy hapa, organizmin e kuvendeve në të gjitha qytetet dhe bllokimin e zgjedhjeve të 18 qershorit.Duka ishte i pari që lajmëroi çregjistrimin nga Komisioni.Në një prononcim për mediat, ai tha: Së bashku ramë dakord për të mos shkuar në zgjedhje pa qeveri teknike. Sot do t’i kërkoj KQZ çregjistrimin e Partisë Agrare Ambjentaliste!Kuvendi i Shqipërisë mbështet Rezolutën e Kosovës/
Në përfundim të seancës plenare sot në Kuvendin e Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë përshëndet dhe mbështet plotësisht Rezolutën e miratuar sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës përmes së cilës kërkohet lirimi i menjëhershëm i ish-Kryeministrit të Kosovës z. Ramush Haradinaj.“Dua të përshëndes edhe në emrin tuaj dhe të gjithë Kuvendit të Shqipërisë, Rezolutën e sapo miratuar nga Parlamenti i Kosovës që kërkon lirimin pa kushte të z. Haradinaj”, u shpreh Kryetari Meta në fund të punimeve të seancës së sotme.Me nismën e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Kuvendi i Kosovës miratoi të enjten një rezolutë që kërkon lirimin pa kushte dhe sa më shpejt të ish-kryeministrit të Kosovës, z. Ramush Haradinaj, duke e konsideruar atë si detyrë primare shtetërore.
Berisha: Ja kush janë ‘të fortët’ që vizitojnë zyrën e Edi Ramës!
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur me emra konkretë sot se cilët janë “të fortët” e krimit që mbështesin Kryeministrin Edi Rama. Në fjalimin e tij sot në çadrën e protestës, Berisha tha shprehimisht:
“Çfarë ndodhi këto 4 vite?! Të gjitha bandat, një nga një, të cilat ne, 204 grupe kriminale i arrestuam dhe i çmontuam, që i vendosëm para ligjit, për ç’ka u anëtarësuam dhe në NATO, Edi Rama një nga po i nxjerr nga burgu.
Çfarë ndodhi gjatë këtyre viteve? Edi Rama futi 19 vrasës, trafikantë prostitucioni e droge në parlament si kurrë ndonjëherë në historinë e një parlamenti. Çfarë ndodhi më tutje? Pasi opozita bojkotoi 6 muaj parlamentin për dekriminalizim, Edi Rama, vrasësit, përdhunuesit, trafikantët i nxjerr nga dera, i fut nga dritarja!
A e dini ju cilët janë vizitorët e zyrës së Kryeministrit këto ditë? A mund t’i imagjinoni? Jua them unë! Janë Lul Berisha, Ymer Lala, Orik Shyti, Armand Prenga, Arben Ndoka! Këta janë vizitorët e zyrës së kryeministrit!”- theksoi Berisha.
Blushi: Reformën në drejtësi e keni trukuar që ditën e pare
Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka lëshuar akuza të rënda ndaj mazhorancës në Kuvend këtë enjte për pikën më të dobët: Reformën në drejtësi.
Ai e akuzoi Ramën dhe shumicën qeverisëse se e ka truktuar të gjithë reformën në drejtësi, e ka komplikuar aq sa atë nuk e beson më njeri dhe solli shembull kandidatët që po përzgjidhen për Vetingun.
“Dalin disa ministra dhe thonë se pas procesit të Vettingut, do të ndryshojë modeli i këpucëve, do të rritet numri i bletëve në Dibër apo do të ndryshojë çmimi i arrës në Tropojë, – tha Blushi. – Jo të nderuar!
Vetingu ka për qëllim që të fusë disa ish-ministra, ish-kryebashkiakë apo qeveritarë – vrasës në burg. Kaq e thjeshtë është!
Pse e hapët ju garën e Vetingut? Pse doni të shtoni kandidatë të tjerë? Ju keni bërë një përzgjedhje para përzgjedhjes. Nuk ju pëlqyen dhe vendosët disa të tjerë. Ky proces u komplikua. Kush e beson këtë reformë në drejtësi. Ju e keni trukuar këtë që ditën e parë
Çdo të thotë të trukosh një garë? Në 2005 me kujtohet se po bëheshin zgjedhjet për kryesinë e re në PS, dhe në darkë përfundoi procesin ndërsa në mëngjes vjen dhe më thotë Rama që kemi harruar Mimin dhe u fut pa u votuar në garë. I tillë është dhe procesi i Vetingut ku po futen pa u votuar në garë”
Të dy proceset janë bllokuar. Reforma në Drejtësi është bllokuar me një vendim nul. Për ju nuk më vjen keq por për Shqipërinë po. Shkatërrim të mbarë, por Shqipëria nuk e meriton këtë çmim.