Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, gjatë takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Beqir SINA – New York City/
NEW YORK CITY : Znj. Voltana Ademi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës – një ndër bashkitë më të mëdha në Shqipëri, me rreth 150 mijë banorë, këto ditë ndodhet së bashku me një grup të kryetareve të bashkive nga Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare e ftuar nga një program i Departamenti i Shtetit Amerikan
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të Programit të Lidershipit që organizohet prej gjashtedhjetë vitesh nga Departamenti i Shtetit Amerikan me liderit administrative të bashkive nëpër botë.
Pjesë e kësaj vizite ishin edhe kryetarë të tjerë të bashkive të Shqipërisë, Vlorës, Fierit,e të tjerë.
Takimet e zhvilluara këtu në SHBA- ishin me kryetarë të bashkive dhe zyrtarë të distrikteve menaxhuese në Washington DC, në Charlotte dhe Catawba(në shtetin e North Caroline), në Portland dhe në shtetin e Oregonit, në Indianapolis dhe Carmelit(në shtetin Indiana) dhe në Albany, në shtetin e New York-ut.
Gjithashtu, kryetarët pjesëmarrës të bashkive të Shqipërisë, u takuan me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, drejtues të programit ndërkombëtar për mbështetjen e lidershipit.
Kurse, mbrëmë Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, gjatë takimeve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur një takim privat – mjaft të ngrohtë me Asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.
Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i stafit Gjonaj, zoti Stefan Gjurraj.
Mark Gjonaj – duke ia uruar vizitën në Nju Jork, kryeqendrën e shqiptarëve të Amerikës, dhe suksese, kryetares ( Mayor of Shkodra ) zonjës Ademi, i tha asaj se së bashku me komunitetin shqiptarë dhe Asamblenë dhe Govermentin në Shtetin e New Yorkut, Bashkinë e qytetit, ne po punojmë fortë, për të hapur edhe një Qender Kulturore Shqiptare, në këtë qytet- Dhe, kemi realizuar gjatë gjithë vitit së bashku me shoqatat dhe organizatat e komunitetit, disa veprimtari të rëndësishme kombëtare, duke i mbledhur dhe bërë së bashku gjithë komunitetin shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Mali të Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, për të festuar festat tona kombëtare ruajtur e kultivuar traditën tonë edhe këtu përtej oqeanit – duke shërbyer kështu edhe si ura lidhje mes SHBA dhe vendlindjes sonë”.
Gjate takimit, me asamblestin Gjonaj, u bisedua edhe për komunikim, bashkëpunim – më të mirë jo vetëm me komunitetin shqiptarë, por edhe me institucionet amerikane. U folë edhe për ndonjë investim në qytetin e Shkodrës, mbasi Nju Jorku, është edhe një nga qytetet më numërin më të madh të komunitetit shkodran, biznesmen , afaristë dhe njerëz të suksesshëm, që kan dëshirë e vullnet, për të investuar në qytetin e tyre – Shkodrën.
Ndërkohë, duke e falenderuar për pritjen e rezuervuar me këtë rast- kreu i bashkisë Shkodër, znj. Voltan Ademi, tha se ne jemi të impresionuar për arritjen tuaj dhe ju përgëzojmë, që ju jeni shqiptari i parë në një detyrë kaq të lart zyrtare në shtetin e New Yorkut, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve të Amerikës, të cilët kan dhë një kontribut historik, për Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës, dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
“Mirëpresim, çdo lidhje dhe investim nga diaspora, tha ajo duke i siguruar çdo njeri që vendos të investojë në Shkodër, dotë gjejë, tek ne në Shqipëri, gadishmërinë tonë – për t’u ndihmuar, sidomos, në lehtësira dhe duke ju siguruar një kuadër të sistemit ligjor, për t’ u dhënë prioritet investimeve nga bashkëatdhetarët tanë, në SHBA, që janë mëse të mirëpritura”.
Ajo foli më pastaj edhe për rritjen e bashkëpunimit mes shoqatave të biznesit shqiptarë në Amerikë : “Kështu, që edhe nepermjet ketij bashkëpunimi mendojë tha kreu i bashkisë Shkodër, ne do të jemi sa më afër njeri tjetrit, mbasi tani kemi një numër të madh me shqiptarë, që kanë bërë histori suksesi, dhe që jetojnë e punojnë këtu në SHBA”.
Zonja Ademi – tregojë edhe për sistemin tregatar, të cilin ajo e quajti një prioritet me garantu atë të disaporës dhe huajt për të shkuar në Shkodër dhe investuar atje.
Ndër proiritet e saj – për bashkinë, numëri një i Shkodrës, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi renditi : Rregullimin e master planit për zonën e qytetit, Gjykatat, Punësimi, Bujqësia, Emigracioni, dhe Tregëtia. “Mbasi, ajo dhe stafi i saj tregon besnikëri dhe vendosmëri, ndaj këtyre premtimeve – andaj edhe në bashki kan një vullnet të mirë, për ti realizuar ato” tha Ademi.
Ndërkohë, që nesër thuhet se ajo do të marrë pjesë në darkën festive në Bronx – New York me rastin e 8 Vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot ajo u takua më drejtuesit kryesorë të Vatrës.
Kurse, tek Vatra, zonja Ademi bëri një vizitë në shtëpinë e Vatrës (Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra) në Bronx, New York, për të konfirmuar edhe një herë lidhjet e shumë të mira dhe të hershme, që ka Shkodra me Vatrën,më e vjetra në komunitetin shqiptar në SHBA, me një rol dhe kontributë, historik, ku ajo u pritë nga Kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj dhe bashkëshortja e tij, Nikoleta Buçaj, dhe udhëheqësit e kësaj organizate, nga New Yorku e kryesia nga dega e Vatres në Detroit dhe këngëtari i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci.Televizioni Kultura Shqiptare, ne New York ndoqi takimin tek Vatra
J Rrapi says
Duhej te ishte me mire ne se ky Mark Gjonaj te priste te gjiothe kryetaret e bashkive sepse duke pritur vetem ate te Shkodres nuk e kuptoj se cfare mesazhi dergon ky zotni ne Shqiperi?
Kur thuhet qe New York eshte kryeqendra e shqipetareve te Amerikes por keta kryetar bashkishe nuk perfaqesojne kryeqendren e shqipetareve te Shqiperise.
Si ka mundesi qe ky zotni nuk e kupton kete dhe nuk ka asnje problem qe takon kryetaren e bashkise te Shkodres per kete ka bere shume mire por para se te takonte ate ne nje takim privat te kishte miresin qe te takonte te gjithe kryetaret e bashkive.
Nuk besoj te jet nisur nga budallalleku qe kjo eshte kryetare demokrate dhe te tjeret jane kryetar socialiste dhe nuk duhen takuar.