• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në SHBA, Takim me Bolton, sekretarin Mike Pompeo

November 25, 2018 by dgreca

-Presidenti Thaçi vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një periudhë të rëndësishme për Kosovën/

1 Thaci Trump

-Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo/

PRISHTINË, 25 Nëntor 2018-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi i dërguar nga Presidenca thekson se, gjatë qëndrimit në Uashington, presidenti Thaçi do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Shtetit, Kongresit, Senatit, si dhe me personalitete që kanë mbështetur rrugëtimin e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit.Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të zhvillojë një takim me John Bolton, Këshilltar për Siguri Kombëtare i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti Thaçi, po ashtu, do të takohet edhe me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo.Në këto takime, presidenti Thaçi do të bisedojë për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, për perspektivën euroatlantike të Kosovës dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e cila i siguron Kosovës njohje nga Serbia dhe i hap rrugë për anëtarësim në BE, NATO dhe OKB.Presidenti Thaçi do të ketë takime të shumta edhe me kongresistë dhe senatorë amerikanë, të cilët në dy dekadat e fundit e kanë mbështetur Kosovën.Po ashtu, presidenti Thaçi në Dallas do të ketë një takim të veçantë edhe me ish-presidentin e SHBA-së, George W. Bush, si dhe me komunitetin shqiptaro-amerikanë atje.Vizita e presidentit Thaçi në Uashington vjen në një periudhë të rëndësishme për vendin, ku Kosova është duke bërë përpjekje për konkretizimin e perspektivës euroatlantike dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë, e cila duhet të rezultojë me njohjen reciproke dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Presidenti Thaçi, vizite ne SHBA

Komandanti i FSK vizitë në SHBA

May 21, 2018 by dgreca

-Komandanti i  Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndron për vizitë në SHBA/

1 a KOM FSK1 Kom FSK2 fsk 22 Kom FSK1 interv abcSHBA, 21 Maj 2018-Gazeta DIELLI/ Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, i shoqëruar nga ambasadorja e Republikës së Kosovës Vlora Çitaku,  atasheu i Mbrojtjes në SHBA kolonel Ilir Qeriqi, atasheu i Mbrojtjes së SHBA-ve në Prishtinë koloneli Jeffrey H. Fisher si dhe nga komandanti i  Gardës Kombëtare të Ajovës  gjeneralmajor Timothy Orr,  më 17 maj 2018 mori pjesë  në  ceremoninë e 25-vjetorit të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP) të Gardës Kombëtare të SHBA-ve, ku u prit  nga gjeneral Joseph L. Lengyel, Komandant i Byrosë së Gardës Kombëtare në Kolegjin Kombëtar të Luftës, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare Ft McNair, Washington DC.

Gjeneral Rama e  falënderoi Gjeneralin Lengyel për partneritetin e jashtëzakonshëm. Ai theksoi vizitën e fundit në Kosovë të mbi 100 qytetarëve të Ajovës  nga sektorë të shumtë si: arsimi, bujqësia, biznesi i vogël, sporti, ushtria, siguria. Në veçanti e falënderoi për  kontributin e zhvillimit të ushtrimit fushor “Shqiponja 6”.

Në kuadër të kësaj  vizite, gjeneral Rama u takua me zyrtarët të lartë të  Departamenti të Shtetit, Mr. Matt Palmer  dhe me ndihmës asistenten e  Sekretarit të Mbrojtjes Ms. Laura Copper me të cilët diskutoi mbi zhvillimet e fundit në FSK,  sfidat e sigurisë ne rajon dhe procesin e  tranzicionit të FSK-së në FAK. Gjeneral Rama i njoftoi me të arriturat e deritashme të FSK-së si një forcë e besueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe i falënderoi për mbështetjen e deritashme.

Gjeneral Rama po ashtu pati takim në Senat, ku u takua me Senatoren Joni Ernst nga Ajova. Me këtë rast  biseduan lidhur me zgjerimin dhe  dinamizmin e Partneritetit Ndërshtetëror. Gjithashtu Gjeneral Rama u takua me kongresmenin Mike Turner nga Komitetit për NATO, me të cilin pati mundësi diskutimi lidhur me hapat dhe proceset e mundshme për integrim në strukturat e sigurisë rajonale dhe euroatlantike, si  dhe e njoftoi për bashkëpunimin  e FSK-së me NATO-n.

Gjeneral Rama pati rastin dhe nderin të takonte të ftuarën e nderit për këtë mbrëmje, zonjën Dr. Heather Wilson, më ç ‘rast theksoi vlerën e partneritetit dhe aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  të mbështetur në orientime perëndimore dhe euroatlantike që ka Kosova.

Gjeneral Rama me Sekretaren e Forcave Ajrore biseduan edhe mbi mundësinë për të përmirësuar sigurinë kibernetike në Kosovë përmes mbështetjes së Forcave Ajrore, si zonë kryesore e misionit të Forcave Ajrore të SHBA-së. Në mënyrë të veçantë ai e falënderoi atë për mundësinë e përfshirjes së Kosovës për të konkurruar për herë të parë, për një vend (kadetë) në Akademinë e Forcave Ajrore të SHBA-së në vitin 2019.

Gjeneral Rama pati mundësinë të vizitonte edhe Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare, ku për herë të parë, duke filluar nga gushti i  këtij viti, një pjesëtar i FSK-së dhe një anëtar i PK-së, do të marrin pjesë në këtë universitet. Ky bashkëpunim do të mundësojë zhvillimin profesional të mekanizmave të sigurisë në vend.

Po ashtu  ai  ka pasur  edhe një vizitë të shkurtër në Akademinë e Trajnimit të Shërbimit të Emergjencave të Uashingtonit.

Komandanti i FSK-së gjatë qëndrimit në SHBA  u intervistua nga Zëri i Amerikës, mediat e Gardës Kombëtare dhe nga gazetarja e NBC./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Komandanti i FSK, vizite ne SHBA

Kosovë-Veseli vizitë në SHBA

July 25, 2016 by dgreca

-Do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara/

 PRISHTINË, 25 Korrik 2016-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së  Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Filadelfia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Njoftimi dërguar sot nga Kuvendi thekson se, me ftesë të Partisë Demokratike, kryetari Veseli do të jetë i pranishëm në Kongresin e Partisë Demokratike të Amerikës, ku Hillary Clinton do të nominohet zyrtarisht kandidate për presidente të Shteteve të Bashkuara.

Gjate qëndrimit disaditor në SHBA, kryetari Veseli pritet të ketë takime me zyrtarë të lartë të Shtetit amerikan dhe personalitete tjera nga bota./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Veseli, vizite ne SHBA

KRYETARI I OPOZITES LULZIM BASHA, VIZITE NE SHBA

March 12, 2016 by dgreca

-Takime në në Departamentin e Shtetit, Kongresin Amerikan, takim me grupin e miqësisë SHBA – Shqipëri…leksion në Universitetin e Kolumbias etj/

*“Vatra” e shqiptarëve në SHBA do të jetë një nga ndalesat e Bashës. Ai gjithashtu do zhvillojë një takim të veçantë edhe me studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në SHBA/

Kreu demokrat, Lulzim Basha, pritet të zhvillojë një vizitë 5 ditore në SHBA, në datat 15-20 mars, duke filluar nga data 13 mars.

Bashën do e shoqërojnë deputetët Jorida Tabaku, Gent Strazimiri dhe Eduard Selami, këshilltari Mal Berisha, si dhe një pjesë e stafit të marrëdhënieve me publikun.

Axhenda e Bashës përfshin takime me zyrtarë të niveleve më të larta në Departamentin e Shtetit.

Kryetari i PD-së do zhvillojë takime edhe në Kongresin Amerikan. Ai ka në axhendë bisedime me kongresmenë amerikanë.

Kreu demokrat do të zhvillojë një takim me grupin e miqësisë SHBA – Shqipëri, e cila drejtohet nga kongresmeni amerikan Elliot Engel. Në këtë grup janë pjesëmarrës edhe shumë kongresmenë të tjerë amerikanë. Ky takim zhvillohet pikërisht në ditë e 25-vjetorit të rivendosjes se marrëdhënieve Shqipëri-SHBA, raporton City News.

Një leksion në Universitetin e Kolumbias është pjesë e aktiviteteve të Bashës në SHBA. Gjithashtu, mësohet se do të ketë një dalje të tij edhe tek Zëri i Amerikës.

“Vatra” e shqiptarëve në SHBA do të jetë një nga ndalesat e Bashës. Ai gjithashtu do zhvillojë një takim të veçantë edhe me studentët shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë në SHBA, si dhe Këshillin Shqiptaro-Amerikan.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Lulzim Basha, vizite ne SHBA

Zonja Voltana Ademi dhe nje grup kryebashkiakesh nga Shqiperia, vizite ne SHBA

February 13, 2016 by dgreca

Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, gjatë takimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Beqir SINA – New York City/
NEW YORK CITY : Znj. Voltana Ademi Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës – një ndër bashkitë më të mëdha në Shqipëri, me rreth 150 mijë banorë, këto ditë ndodhet së bashku me një grup të kryetareve të bashkive nga Shqipëria, në Shtetet e Bashkuara për një vizitë zyrtare e ftuar nga një program i Departamenti i Shtetit Amerikan
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të Programit të Lidershipit që organizohet prej gjashtedhjetë vitesh nga Departamenti i Shtetit Amerikan me liderit administrative të bashkive nëpër botë.
Pjesë e kësaj vizite ishin edhe kryetarë të tjerë të bashkive të Shqipërisë, Vlorës, Fierit,e të tjerë.
Takimet e zhvilluara këtu në SHBA- ishin me kryetarë të bashkive dhe zyrtarë të distrikteve menaxhuese në Washington DC, në Charlotte dhe Catawba(në shtetin e North Caroline), në Portland dhe në shtetin e Oregonit, në Indianapolis dhe Carmelit(në shtetin Indiana) dhe në Albany, në shtetin e New York-ut.
Gjithashtu, kryetarët pjesëmarrës të bashkive të Shqipërisë, u takuan me përfaqësues të Departamentit të Shtetit, drejtues të programit ndërkombëtar për mbështetjen e lidershipit.
Kurse, mbrëmë Kryetarja e Bashkisë Shkodër, znj. Voltana Ademi, gjatë takimeve të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pasur një takim privat – mjaft të ngrohtë me Asamblesitin e parë shqiptarë në Asamblenë e Nju Jorkut, zotin Mark Gjonaj.
Në këtë takim mori pjesë edhe anëtari i stafit Gjonaj, zoti Stefan Gjurraj.
Mark Gjonaj – duke ia uruar vizitën në Nju Jork, kryeqendrën e shqiptarëve të Amerikës, dhe suksese, kryetares ( Mayor of Shkodra ) zonjës Ademi, i tha asaj se së bashku me komunitetin shqiptarë dhe Asamblenë dhe Govermentin në Shtetin e New Yorkut, Bashkinë e qytetit, ne po punojmë fortë, për të hapur edhe një Qender Kulturore Shqiptare, në këtë qytet- Dhe, kemi realizuar gjatë gjithë vitit së bashku me shoqatat dhe organizatat e komunitetit, disa veprimtari të rëndësishme kombëtare, duke i mbledhur dhe bërë së bashku gjithë komunitetin shqiptarë, nga Shqipëria, Kosova, shqiptarët e Mali të Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Çamëria, për të festuar festat tona kombëtare ruajtur e kultivuar traditën tonë edhe këtu përtej oqeanit – duke shërbyer kështu edhe si ura lidhje mes SHBA dhe vendlindjes sonë”.
Gjate takimit, me asamblestin Gjonaj, u bisedua edhe për komunikim, bashkëpunim – më të mirë jo vetëm me komunitetin shqiptarë, por edhe me institucionet amerikane. U folë edhe për ndonjë investim në qytetin e Shkodrës, mbasi Nju Jorku, është edhe një nga qytetet më numërin më të madh të komunitetit shkodran, biznesmen , afaristë dhe njerëz të suksesshëm, që kan dëshirë e vullnet, për të investuar në qytetin e tyre – Shkodrën.
Ndërkohë, duke e falenderuar për pritjen e rezuervuar me këtë rast- kreu i bashkisë Shkodër, znj. Voltan Ademi, tha se ne jemi të impresionuar për arritjen tuaj dhe ju përgëzojmë, që ju jeni shqiptari i parë në një detyrë kaq të lart zyrtare në shtetin e New Yorkut, duke ngritur lart emrin e shqiptarëve të Amerikës, të cilët kan dhë një kontribut historik, për Shqipërinë, pavarësinë e Kosovës, dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë.
“Mirëpresim, çdo lidhje dhe investim nga diaspora, tha ajo duke i siguruar çdo njeri që vendos të investojë në Shkodër, dotë gjejë, tek ne në Shqipëri, gadishmërinë tonë – për t’u ndihmuar, sidomos, në lehtësira dhe duke ju siguruar një kuadër të sistemit ligjor, për t’ u dhënë prioritet investimeve nga bashkëatdhetarët tanë, në SHBA, që janë mëse të mirëpritura”.
Ajo foli më pastaj edhe për rritjen e bashkëpunimit mes shoqatave të biznesit shqiptarë në Amerikë : “Kështu, që edhe nepermjet ketij bashkëpunimi mendojë tha kreu i bashkisë Shkodër, ne do të jemi sa më afër njeri tjetrit, mbasi tani kemi një numër të madh me shqiptarë, që kanë bërë histori suksesi, dhe që jetojnë e punojnë këtu në SHBA”.
Zonja Ademi – tregojë edhe për sistemin tregatar, të cilin ajo e quajti një prioritet me garantu atë të disaporës dhe huajt për të shkuar në Shkodër dhe investuar atje.
Ndër proiritet e saj – për bashkinë, numëri një i Shkodrës, Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi renditi : Rregullimin e master planit për zonën e qytetit, Gjykatat, Punësimi, Bujqësia, Emigracioni, dhe Tregëtia. “Mbasi, ajo dhe stafi i saj tregon besnikëri dhe vendosmëri, ndaj këtyre premtimeve – andaj edhe në bashki kan një vullnet të mirë, për ti realizuar ato” tha Ademi.
Ndërkohë, që nesër thuhet se ajo do të marrë pjesë në darkën festive në Bronx – New York me rastin e 8 Vjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot ajo u takua më drejtuesit kryesorë të Vatrës.
Kurse, tek Vatra, zonja Ademi bëri një vizitë në shtëpinë e Vatrës (Federatën PanShqiptare të Amerikës Vatra) në Bronx, New York, për të konfirmuar edhe një herë lidhjet e shumë të mira dhe të hershme, që ka Shkodra me Vatrën,më e vjetra në komunitetin shqiptar në SHBA, me një rol dhe kontributë, historik, ku ajo u pritë nga Kryetari i Vatrës, dr Gjon Buçaj dhe bashkëshortja e tij, Nikoleta Buçaj, dhe udhëheqësit e kësaj organizate, nga New Yorku e kryesia nga dega e Vatres në Detroit dhe këngëtari i mirënjohur shkodran Frederik Ndoci.Televizioni Kultura Shqiptare, ne New York ndoqi takimin tek Vatra

Filed Under: Kronike Tagged With: dhe kryetarja Voltana Ademi, vizite ne SHBA, Voltana Ademi

Artikujt e fundit

  • “Dialogu Kosovë–Serbi”, një interpretim politik
  • At Zef Valentini, ndër emrat më të ndritur të albanologjisë dhe historiografisë shqiptare
  • QË DRITA E DITURISË PËRPARA TË NA SHPJERË…
  • Në 44 vjetorin e rënies se Tahir e Nebih Mehës
  • Çfarë përmban projektligji i madh i Trump? Triliona në ulje taksash, ndryshime në Medicaid…
  • Në Philadelphia u organizua panairi shqiptar
  • “Ukshin Hoti ishte filozofi i rezistencës”
  • 63 vjet Orkestra Simfonike e RTSH
  • Samiti i KPE në Tiranë – Liderët ndajnë vizionin për Europën, luftën në Ukrainë dhe integrimin në BE: “Së bashku në rendin e ri botëror”
  • “Le të ulërijmë”
  • SHËNIMI NDËRKOMBËTAR I 80 VJETORIT TË ÇLIRIMIT TË MAUTHAUSENIT
  • EVROPIANËT NË TIRANË: FESTË TË MADHE KA SOT SHQIPËRIA—HANI E PINI DHE RRËMBENI…
  • Anëtarë të Komitetit Shtetëror për Kultet në Shqipëri vizituan Vatrën
  • FEDERATA “VATRA” DHE GAZETA “DIELLI” PËRKUJTOJNË EDITORIN DALIP GRECA NË 3 VJETORIN E KALIMIT NË AMSHIM
  • Epopeja e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e Jasharajve në Prekaz

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT