Të dielën me 16 Mars, zv/Kryetari i Vatrës, z. Asllan Bushati festoi përvjetorin e 65 të Lindjes. Ai shtroi një drekë me këtë rast në restorantin MAESTROS, ku përveç familjes dhe miqëve, kishte dhe shumë vatranë. Në festë ishte e pranishme kryesia e Vatrës me në krye kryetarin Gjon Buçaj, anëtari i Ansamblesë së Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj i shoqëruar nga Kolë Zagreda, dhe miq të shumtë. Në ditëlindjen e z. Bushati ishin mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet etnike. Festimi u përshkua nga një frymë vëllazërore. Kënga dhe vallja shqipe nga të gjitha krahinat e mbajti të ndezur festën.
Në përshëndetjen që u drejtoi pjesmarrësve, z. Bushati falenderoi të pranishmit, për nderin që i kishin bërë duke u bërë pjesë e festës dhe gëzimit të tij dhe familjes. Z. Bushati bëri një prezantim të vetin dhe familjes. Ai tha se rridhte nga familja e vjetër e Bushatllinjëve, dhe se kishte lindur në një fshat të Matit. Me këtë rast, ai bëri edhe një prezantim të jetës dhe karrierës së tij, ku më shumë se 30 vjet i përkasin karrierës ushtarake. Ai tregoi se gjatë të gjithë jetës ishte përpjekur që të shërbente me dinjitet në përshtatje me ligjet e kohës, por asnëjehrë nuk u përul e nuk u servilos. Unë, tha ai, që në mes vitet ’70 isha heshturazi, një kundërshtar i regjimit. Vitet ’70 dhe ’80, ku u vunë në plumb drejtues të lartë të Ushtrisë ishin tepër të ëvshtira edhe për të si për çdo ushtarak tjetër.Gjithësesi ai kishte shpresuar se një ditë ai regjim do të përmbysej.
Ishte kjo arsyeja, shtoi ai, që demokracia e gjeti në radhët e forcave demokratike progresive. Ai tregoi se si gjatë presidencës të dr. Berishës, iu përkushtua reformave në radhët e ushtrisë, duke mbajtur detyra të larta. Fatkeqsisht, tha ai, ato mbetën në mes të rrugës për shkak të rrëzimit të dhunshëm të shtetit demokratik nga forcat komuniste të Shqiëpërisë, që përfituan nga zemrimi popullor që rridhte prej humbjes së parave në firmat piramidale. Pikërisht në atë kohë, jeta e tij u vu në rrezik, për shkak të detyrës dhe nga që u ndodh në zonën e konfliktit. Ai tregoi detaje nga çastet e vështira që kaloi.
Ai tha se forcat komuniste nuk iu ndanë. Ato e patën arrestuar dhe e akuzonin për përdorimin e Lëndëve Helmuse Luftarake.Pas një viti e gjysëm hetimesh , ai doli i pfajshëm sepse asnëjherë nuk kishte shkelë ligjet dhe rregullat ushtarake.
Përsa i përket kontakteve me Vatrën, z. Bushati tha se kishte qenë me fat, që ishte takuar me vatranët që në vitin 1992 në Tiranë, ndërkohë që më 1995 atij i ishte besuar drejtimi i ceremonisë së varrimit të eshtrave të Faik Konicës, ku vatranët dhe komuniteti shqiptar i Amerikës, ishin përcjellsit. Aty, tha ai, kishte pasë fatin të takonte drejtuesit e Vatrës dhe të rrinte gjatë me ata.
Sapo erdha në SHBA, tha Bushati, kontaktet e para i vendosa me vatranët. Ai I falenderoi të gjithë ata që e ndihmuan në integrimin e jetës amerikane. Në fjalimin e vet z. Bushati tregoi edhe për kontributin që dha për stërvitjen e Batalionit Atlantiku, që shkoi për të luftuar në Kosovë.
Z. Bushati i falenderoi të gjithë miqtë, bashkëpunëtorët, familjarët për pjesmarrjen në festimin e ditëlindjes.
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj,e ka uruar z. Bushatin për ditën e lindjes dhe evidentoi kontributin e tij në Vatër. Z. Bushati e kanë uruar edhe anëtari i Ansamblesë të Shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj, zv/ Kryetari I Vatrës z. Agim Rexhaj, anëtari i Këshillit të Vatrës z. Zef Balaj, presidenti I TV Kultura Shqiptare Adem Belliu, mësuesi veteran Sadik Aliçkaj, editori i Diellit Dalip Greca dhe të tjerë. Familjarë, miq, vatarnë kanë festuar e uruar zv/ Kryetarin e Vatrës. Festa u mbyll me ndezjen e qirinëjve mbi tortë. Urimë për Ditën e Lindjes z. Bushati!(Korresp i DIELLIT)
Tonin Mirakaj says
Inderuar z.Bushati,
U lutem prendoni urimet e mija me rastin e ditelindjes.Ju
dukeni me i ri se 65 vjec.A mos jane shkrue numbrat gabim?
Marjan Cubi says
I nderuar Z. Nenkryetar I Vatres Asllan Bushati Ju uroj Ditelindjen e juaj, Pake me vonese,
Sepse isha ne Detroit diten e kremtimit por gjithesesi ju uroj te gjitha te mirat dhe qe te arrini deri ne numrin 100 dhe qe te gjitha te kalojne te lumtura dhe me gezime
Keni shume te fala nga Marjan Cubi