Disa përjetime dhe mendime për të ashtuquajturën luftë antifashiste nacional-çlirimtare
NGA NIKO KIRKA, New York/
Ishte mbasdite dhe unë isha duke bërë detyrat e shkollës, kur dëgjova si një jehonë të largët të kënduar nga shumë zëra, të mirënjohurën këngë “Eja mblihuni këtu”. Vura në kokë kasketën me simbolet e Liceut tonë e shiritin kuqezi dhe vrapova jashtë drejt rrugës nga vinte zhurma. Më dolli para një turmë studentësh që mbanin në ballë flamurin tonë e këndonin këngët patriotike. Njëri prej tyre sa më pa kasketën në kokë, më thirri të futesha midis tyre. Kështu unë dymbëdhjetë vjeçari, student I vitit të parë të Liceut, u bëra pjesë e demonstratës. Të nesërmen në demonstratë mernin pjesë mijra vetë. Në krye ishin dy vajza të veshura me kostume kombëtarë, njëra prej tyre mbante flamurin, kurse tjetra një fotografi të madhe të mbretit Zog. Parrullat ishin kundër Italisë që kërkonte të pushtonte Shqipërinë. U mblodhëm në qendër të qytetit, para Bashkisë, nga ballkoni I secilës foli Fazlli Frashëri kundër pushtuesit. (Ky u internua nga italianët për disa vjet në ishullin Ventotene dhe në 45 u pushkatua nga komunIstët si “tradhëtar”!). Kurse në emër të rinisë foli Pullumb Dishnica.Këto ndodhën ato ditë të prillit 1939 dhe thëniet e historianit Paskal Milo për një aktivitet të dukshëm të Enver Hoxhës nuk qëndrojnë.Ato ditë atë s’e pashë në asnjë rast dhe e njihja mirë, se jepte mësim në vitet e dyta.
Shqipëria iu kundërvu me armë pushtuësit Italian. Në kujtimet e tija Churchill shkruan: “Më 7 prill 1939, në mëngjez herët, trupat italiane zbarkuan në bregdetin shqiptar dhe pas një lufte të shkurtër, e pushtuan atë” Në rrethanat ndërkombëtare të asaj kohe, kur para njëmuaji Çëkosllovakia I hapi dyert armatës gjermanë pa bërë zë dhe Mussolinin po e përkëdhelnin të gjithë, për Shqipërinë e vogël e të varfër ajo që bëri ishte mjaft.
Mbas pushtimit italianët u suall sikur nuk kishin hyrë me luftë, por ishin pritur miqësisht dhe me një farë mirëdashjeje nga shqiptarët. Pas komedisë së bashkimit vullnetar të kurorave mbretërore, ata nuk e prekën administratën e mëparshme. Arrestuan e internuan disa intelektualë të rinj nga ata më aktivët gjatë demostratave dhe filluan menjëherë programin e tyre për fazën e parë të asaj që ata synonin: krijimin e ish perandorisë romake në kuadrin e ndarjës së re të botës.Në stil të gjërë filloi ndërtimi I rrugëve, gazermavë,depove. Tregu u mbush me mallra. Unë nuk e dij ku ishte e çfarë bënte në atë kohë historiani Kristo Frashëri, por jam I sigurt që ai e din se në atë kohë kushdo që vintë në Itali për vizitë mjekësore dhurata më e mirë për doktorin ishte një kg. kafe, e cila në Itali ishte e racionuar, kurse në Shqipëri gjendej me shumicë. Në Durrës u bë proverbiale ajo thenia e puntorit të ngarkim-shkarkimit që kur pyetjes së tij se si do të ishtë socializmi, I deleguari I partisë iu përgjegj se do të kishtë bollëk, a I tha:”Si në kohën e Italisë!” Mos më dalë ndonjë birbo tani e të më thotë që po lavdëroj pushtimin Italian. Po flasim për historinë, pra duhet thënë e vërteta si ka qënë.
Si e përjetonin shqiptarët atë kohë? Sigurisht me hidhërim, se kishin humbur pavarësinë. Po le të përpiqemi ta analizojmë më hollësisht. Shumica jetonte në fshat, pra ishte popullsi rurale. Përveç fshatrave të mëdhej ku kishte dy tri familje të arsimuara e në gjendje të mirë ekonomike shumica dërmuëse ishte analfabete e shumë e varfër. Kështu lind pyetja: një njeri që nuk din e as I intereson jo vetëm çfarë bëhet në botë, por as në fshatin tjetër? Një njeri që mendon vetëm se si të sigurojë një copë bukë për të shuar urinë, a mund të mendonte se një I huaj që ai as e ka parë, I ka pushtuar vëndin që ai nuk e njëh e duhët luftuar kundër tij?! Pra për shumicën dërmuëse të popullsisë në atë kohë as që mund të flitët për luftë kundër pushtuësit.
Si po e përjetonte pushtimin Italian popullata urbane? Ajo përbëhëj nga puntorë, zanatçinj, tregtarë, profesionistë të lirë,zyrtarët shtetrorë e publikë dhe të rinjtë, sidomos studentët e shkollave të mesme. Mbas vrullit të demostratave kundër pushtuësit, me faktin e kryer, shumica iu kthyen punëve të tyre të përditëshme për të siguruar jetesën, kurse urrejtjen ndaj pushtuësit ë mbajtën të mbyllur thellë në shpirtin e tyre. Ndërsa shtresa shoqërore e atyrë që kishin luftuar për pavarësinë e vëndit dhe më vonë për ndërtimin e shtetit si dhe intelektualët e formuar gjatë viteve të pavarësisë vazhdonin të ndiqnin zhvillimet politike në botë që në të ardhmen do të vendosnin fatin e atdheut të tyre. Zakonisht orientimet politike të tyre përcaktoheshin nga politikat që ndiqnin shtetet ku ata kishin studjuar ose kishin jëtuar mjaft kohë. Po si ishtë gjëndja në Europë? Britania ë Madhë e Franca, mbas një periudhe lëshimesh shteteve agresorë të Boshtit, kishin hyrë në luftë kundër Gjërmanisë nazistë, e cila kishte lidhur një pakt (Molotov-Ribentrop) me Bashkimin Sovjetik dhe të dy sëbashku po plaçkisnin Europën. Mbas sulmit nazist, sovjetikët pushtuan pjesën e mbetur të Polonisë. Nazistët pushtuan Danimarkën e Norvegjinë, sovjetikët pushtuan Shtetet Balltikë e sulmuan Finlandën.Nazistët pushtuan Jugosllavinë e Greqinë, sovjetikët pushtuan territore të Rumanisë.Filofrancezët shqiptarë me hidhërim panë shpartallimin e turpshëm të Francës së madhe. Një pjesë e mirë e atyre që ishin të dojçekulturës, nisur nga teoritë raciste naziste që ne shqiptarët na konsideronin të barabartë me ta si racë ariane, dukë pare fuqinë e Boshtit, filluan të mendojnë se me ndarjën e re të botës, do të mund të realizonim bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve shqiptare. Filo englezët e paktë kujtonin me hidhërim deklaratën e bërë në prag të pushtimit në Dhomën Komuneve të kryeministrit Chamberlen se ata nuk kishin interesa të veçanta në Shqipëri.Kurse një pjesë e vogël e filoitalianëve nga ata që në të kaluarën nuk kishin ndonjë aktivitet atdhetar as vetë e as familjet e tyre, filluan të bashkëpunojnë me italianët në realizimin e synimeve të tyre në Shqipëri e më tej. Filoamerikanët prisnin duke shpresuar që edhe njëherë tjetër gjigandi I largët të ngrintë zërin e fuqishëm në mbrojtje të vëndit të tyre të vogël. Ndërsa komunistët, simbas shëmbëllit të atdheut të tyre të përbashkët, pra Bashkimit Sovjëtik,mbanin qëndrim dashamirës ndaj fuqive të Boshtit dhe të përçarë midis grupeve të ndryshëm hidhnin idëra të tilla si p.sh. pushtimi sjell zhvillimin e vëndit, gjë që sjell fuqizimin e klasës puntore, premisën për formimin e partisë komuniste. Kurse në jetën praktike përfitonin nga pushtimi I vëndit. P.sh. Qemal Stafa shkruan në gazetën Fashizmi dhe me bursë shteti shkon për studime universitare në Itali sëbashku me “të fëjuarën” Drita Kosturi. Studimet në Itali I vazhdonin edhe Nako Spiro, Manush Myftiu, Arben Puto etj. sigurisht me paret e familjeve të tyre që ishin në gjëndje.Kështu ishin punët në Shqipëri deri më 28 Tëtor 1940, ditën që Italia sulmoi Greqinë. Pra për gati dy vjet, që përkon më një të tretën e gjithë kohës te pushtimit (fillimi I prillit 1939 kur hynë italianët dhe fundi I nëndorit 1944 kur iku gjermani) nuk ka pasur asnjë lëvizje kundër italianëve. Flasim gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Sulmi Italian kundër Greqisë, dështimi I turpshëm I saj, hyrja e trupave greke në një pjesë të mirë të territorit shqiptar suallën ndërlikime të shumta në Shqipëri të natyrës ekonomike dhë politike. Pati shkatërrime e dëmtime ekonomike të mëdhaja si dhe rigjallërimin e politikës shoviniste greke me famëkeqen çështje të të ashtuquajturit “Vorio Epir”. Në Korçë u arrestuan e u internuan në Greqi më dhjetra njerëz, midis tyre edhe gra, shumica të besimit ortodoks. Qëndresa greke ndaj fuqive të Boshtit u vlerësua nga Londra e asaj kohë, mbetur e vetme para furrisë nazi-fashiste dhe mbeshteti pretendimet tokësore ndaj Shqipërisë. Shumë dokumenta të asaj kohe tregojnë qartë që sa herë Mbrëti Zog kërkontë të lejohej të formonte një qeveri shqiptare në emigracion si kombet e tjera të pushtuara, në Foreing Office vihej shënimi anash: “Të pyetet qeveria greke”. Ata asnjëherë nuk dhanë pëlqimin, sepse formimi I qeverisë shqiptare në emigrim do të ishte vazhdimi I legjimitetit të shtetit të pavarur shqiptar me kufijtë e njohur botërisht.Edhe mbas largimit të grekëve, qarqet atdhetare I shqetësontë me shumë se rigjallërimi shovinist grëk, qëndrimi britanik. Ata nuk mund të dinin atë që luhej në prapaskenë, por pyëtja “pse vëtëm ne pa qëvëri në emigracion” I mpinte e I detyronte të rrinin në pritje.
Ndërhyrja gjermane në ndihmë të aleates së saj solli pushtimin e Jugosllavisë e të Greqisë. E para u shpërbë dhe si rrjedhim Kosova (pa minierat e Mitrovices)e territoret e tjera shqiptare iu bashkuan Shqipërisë. U bë realitet ëndra shekullore e shqiptarëve për bashkim kombëtar, pavarësisht rrugës e mënyrës si u arrit. Historianët komunistë thonë së kjo ish pa vlerë se vetë Shqipëria ishte e pushtuar dhe nga ana tjetër lavdërojnë luftrat që bënë shqiptarët kundër vendimeve të Shën Stëfanit ndonëse ishim nën pushtimin turk. Përmëndin Kartën e Atlantikut që nuk njeh ndryshime kufijsh, kurse aty shkruhët se “Nuk do të dëshëronim ndryshime territoresh të bëra pa dëshirën e vullnetin e lirë të popullsive përkatëse”. Atdhetarët shkuan edhe më tej duke kërkuar parimin e vetvendosjes që ka qënë, është e do të mbetet parimi kryesor I të gjitha organizmave ndërkombëtare. Nuk mund të mos vemë në dukje që ata ”kolaboracionistët” e qeverisë së Tiranës çelën shkolla anembanë Kosovës ku u formuan ata që punuan, luftuan dhe arrijtën pavarësinë e Kosovës!!
Mbas sulmit gjerman kundër saj Rusia komuniste nëpërmjet Kominternit e rrjetit të tij ndërkombëtar filloi propagandën për ta paraqitur luftën deri dje kapitaliste, si çlirimtare. E stërholloi mashtrimin edhe më tej duke deklaruar shpërndarjen e Kominternit. Me këtë platformë të sofistikuar propagandistike, pra lufta për çlirim të popujve, filloi të paraqitej lëvizja komuniste sidomos në Europë.Ndërsa në Shqipëri disa individë gjoja të frymëzuar nga idetë komuniste, vazhdonin të vegjetonin të ndarë në disa grupe e duke akuzuar njëri-tjetrin. Këtë situatë e shfrytëzoi partia komuniste jugosllave, parti me përvojë shumë vjeçare, duke dërguar emisarët e saj, gjoja të ftuar nga shqiptarët. Shumë e errët është historia e formimit të partisë komuniste shqiptare. Paskal Milo thotë se ka gjetur dokumenta të reja. Ai shkruan se mamitë qenë jugosllavët, kurse fëmija qe shqiptar. Unë mendoj se balta qe shqiptare, kurse qypin e bënë duart e shkathta të ustallarëve sërbo-malazes.Ajo parti me mistere filloi e ashtu vazhdoi. Edhe nga viti 44 deri në 48, ndonëse ishte në pushtet, qëndronte e fshehtë, në ilëgalitet.Dhe gjatë gjithë diktaturës së proletariatit nuk pati kurrë një tabelë identifikimi në godinën ku ishtë selia e saj.
Viti 1941 u mbyll me futjen në luftë të Japonisë militariste në krah të Boshtit dhë gjigandit amerikan në krah të Britanisë. Në Shqipëri veç atentatit të Vasil Laçit, u bënë gadi tre vjet pa ndonjë veprim luftarak kundër Italisë. E kemi fjalën gjithmonë për luftë kundër pushtuësit.
Gjatë vitit 1942 ushtritë e trekëndëshit Romë-Bërlin-Tokio vazhdonin të zotëronin gjëndjen si në Europë, ashtu edhe në zonën e Pacifikut. Megjithatë kish filluar të ndjehej një lloj lodhjeje, shterim forcash. Dhe nga fundi I vitit, me betejën në El-Alamein dhe më pas në Stalingrad filloi kthesa e madhe që Luftën e Dytë Botërore do ta fitonin padyshim aleatët anglo-sovjeto-amerikanë.
Kjo situatë botërore sigurisht që filloi të pasqyrohej edhe në Shqipëri. Përvoja shumë e pasur e komunizmit ndërkombëtar po ndjehej edhe në vëndin tonë.Partia komuniste e sapo formuar,sipas udhëzimeve të ardhura nga jashtë nëpërmjet emisarëve jugosllavë, me parulla për një luftë nacional çlirimtare, filloi të ngjitë tek të rinjtë që ishin synimi kryesor I saj. Nga përvoja dihej se masa e të rinjve përpunohej më shpejt, indoktrinohej më lehtë me ndjenjën e fanatizmit e të urrejtjes për kundërshtarin. Me një disiplinë të hekurt në zbatimin e urdhrave të ardhur nga kupola lart që gjithmonë ishte e mbështjellë me mister, me frikën e ndëshkimit për mos zbatim e tij shumë shpejt ky I ri shndrohej në një terrorist gjakatar. Kështu që gjatë asaj kohe u bënë disa aksione kundër forcave italiane që u propaganduan me të madhë si luftë guerriljesh. Përballë kësaj veprimtarie të organizuar mirë, krahu nacionalist vazhdoi të punonte me mënyrën e vjetër që më parë kish dhënë rezultate të mira, pra më njohje përsonale me individë me influencë në zonat e tyre, pa një organizim efikas të përqëndruar në qendër, pa asnjë lloj disipline. Për më tepër duke përçmuar të rinjtë si “kalamanë”, si “çuna të çoroditur” e të tjera si këto. Dhe kur u kujtuan për gabimin që kishin bërë, ishte vonë. Dhe gjatë luftës civile, ata vazhdonin t’I mbronin të rinjtë me parimin “se ne nuk mund të vrasim bijtë e shokëvë tanë”, kursë ata djem të shndruar në krminelë terroristë ua prenë kokat shokëve të baballarëve të tyre. Duke shfaqur në këtë rast edhe ndjënjën e ndyrë e çnjerëzore të mosmirënjohjes ndaj atyre që vetëm pak kohë më parë I kishin mbrojtur.
Sipas të vërtetës historike, veprimtarinë kryesore partia e sapo formuar e filloi më terrorin kriminal duke vrarë anëtarët e saj në atë që quhej “spastrimi”. Të bije në sy fakti që emisarët jugosllavë, zotërit e vërtetë të partisë, në fillim shprehen për Enver Hoxhën si I ngathët, dembel, I paqëndruëshëm, me përbuzje e quajnë lopë, por pastaj kur ai aktivizohet në fushatën e “spastrimit” kundër shokëvet të vet, fillojnë e lavdërojnë dukë parë tek ai njeriun e duhur për t’u shndruar në vegël të bindur të tyre.
Për atë që propaganda komuniste e ka cilësuar si “likuidimi I fraksionit të Sadik Premtes” , prisja që historiani Milo edhe si me origjinë nga ajo zonë, ta shtjellontë hollësisht si aktin fillestar të terrorizmit komunist. Por jo. Vetëm me dy fjalë si “Anastas Lulua u vra në luftë” dhë “pasi iu vranë shokët Sadiku kaloi në ilegalitet të thëllë”. Po si more Paskal nuk thua se Lulon e vranë më plumb prapa kokës shokët e vet? Si nuk thua që krimineli I shndruar në partizan Idriz Seiti, I udhëzuar nga terroristi gjakatar Mehmet Shehu me përvojë të madhe nga lufta civile në Spanjë në likuidimin e shokëve të idealit, vret komisarin e Çetës Plakë Xhemil Çakërrin dhe plagos komandantin e çetës Neki Ymerin? Si nuk thua që ata “trima atdhetarë” që kishin dalë gjoja për të luftuar pushtuësin, pushkën e parë nuk e shkrehën kundër tij, as kundër “kolaboracionistëve”, por kundër shokëve të idealit? Ti duhet të flisjë për atë gjakderdhje që sipas atyre që janë thënë ka kushtuar jetën e afër një qind të rinjve dhe që është akti I parë I terrorit që do të vazhdonte gjysmë shekulli. Pra kish të drejtë Zonja Donika Omari (nënkuptohet Luani) kur në një shkrim të sajin thoshte se nuk mund të ndodhte që një lëvizje në fillim e mirë të shndrohej më von në të keqe, se e keqja brenda saj ka qënë që në fillim. Dhe sigurisht nipi e njihte mirë dajën e vet!
Synimi I komunizmit botëror për të marë pushtetin me çdo kusht e mjet në çdo vënd sigurisht nuk mund të realizohej vetëm me ca të rinj qofshin edhe fanatikë të vendosur. Ashtu si para lufte me të ashtuquajturit “fronte popullore”, në kushtet e luftës, u ideua e u përpunua skema djallëzore e “lëvizjeve nacionalçlirimtare” ku do të përfshiheshin individë pa dallim feje, krahine dhe ideje, bilem edhe me bindje antikomuniste. Dhe këto lëvizje, në prapaskenë, do të drejtohëshin nga komunistët. Kështu që edhe në Shqipëri, nën drejtimin e emisarëve jugosllavë, filloi aktiviteti për të arritur tek ajo që do të quhej Konferenca e Pezës. Kristo Frashëri gënjen kur thotë që partia komuniste hoqi dorë vullnetarisht nga programi I saj politiko-ideologjik. Ai e din mirë se ai vëprim ishte mashtrim. Vendimi që çetat partizane do të përdornin yllin e kuq në flamur e në kapelë përcaktoi që luftimet që do të bënin kishin karakter ideologjik e jo luftë kundër pushtuësit. Dhe më kryesorja vetëm partia komuniste në atë lëvizje do të ishte formacion I organizuar e do të përfaqësohej me delegatë, kurse kushdo tjetër do të pranohej vetëm si individ. Në synimet e në rrjedhimet që pati ajo mbledhje ishte një dështim që pasqyrohet qartë në kritikat e autokritikat e organizatorëve. Kështu po mbyllej edhe viti I katërt pa luftë kundër pushtuësit. Dhe vetvetiu lind pyetja: kur ka ndodhur ajo luftë që shkëlqen me bëmat e saja, ajo epope madhështore e popullit shqiptar? Vetëm në shtatë muaj të 43-shit kur Italia fashiste ishte në grahmat e fundit nga goditjet e forcave anglo-amerikane? A u rrëzua Duçja e bashkë me të edhe fashizmi më 25 Korrik? Po le të vazhdojmë.(VIJON)
Eugjen Merlika says
Pergezimet me te sinqerta autorit te nderuar te ketij shkrimi me vlere, per objektivitetin dhe paanesine ne paraqitjen e ngjarjeve historike te periudhes me te diskutueshme te historise shqiptare. E verteta historike, ne kete shkrim, eshte e qarte si drita e diellit dhe e paster si ujet e burimit. Ne tekstet e historise, ende te shkruara nga historianet e regjimit komunist, ajo e vertete tjetersohet, mbulohet, zhduket, per t’i lene vendin nje sajese teper larg realitetit. Eshte nje tregues bindes i faktit te pamohueshem se , ne kete drejtim, “demokracia” shqiptare mbetet kampione e vazhdimesise….
ILIR HASHORVA says
Sa më shumë të ketë shkrime të tilla dhe në sa më shumë gazeta të dalin, aq më mirë është. Që të triumfojë e vërteta, ajo duhet thënë e shkruar shumë më shumë e shumë më shpesh se gënjeshtra.
Urime e përgëzime Niko!
vildan says
Eshte e veshtire te rishkruash historine kur,akoma,ne Shqiperi sundojne sllavo-komunistet. E kane gllaberuar dhe veshtire se e leshojne vullnetarisht.Historianet e tyre ,Paskal Millo,Kristo Frasheri,Arben Puto etj jane munduar,mundohen me te gjitha menyrat ta perjetesojne ne histori.Kjo eshte periudha me e erret ,me e turpshme qe do te fshihet nga historia e kombit tone.Autori po na tregon nje grimze te vogel te ketij realiteti.Ju falenderoj ,
Sali Bollati says
“Beme Baba qe te ngjaj”.Kjo e thene dhe e sterthene popullore duket se paska lindur me Atdhetarin e Nderuar z. Niko Kirka. Tregimet origjinale te jetuara, me nje gjuhe te thjeshte e plote ndjenja tregojne djallezite e te ashtuquajtureve “historiane” qe perpiqen dhe shtremberojne te vertetat
Faleminderit I Nderuar N.Kirka per kujtesen fenomenale qe ruani dhe na tregoni te vertetat e shtremberuara qellimisht nga fallsifikatoret e histories.
Atdhetari says
Ashté e vérteté se disa pjestar té klanit komunist si Kristo Frashéri,Paskal Milo,Nasho Jorgaki etc. vazhdojné, me theoriné enveriste me ndérshue faktet historik té kombit toné;Kétyrve nostalgjikve nuké duhet té japim réndési se sot zbulohen faktet té kalueshme dhe faktet té servilizémit té kétyre pseudo historianve;