• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2012

PAPA, MESAZH PER 100 VJETORIN E PAVARESISE

November 27, 2012 by dgreca

Papa Benedikti XVI uron Presidentin Nishani për 100 vjetorin e Pavarësisë/

Presidentit të Republikës, Bujar Nishani vazhdojnë t’i vijnë mesazhe urime me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë nga krerë shtetesh e qeverish si dhe nga personalitete të larta ndërkombëtare.

Një mesazh i veçantë Presidentit të Republikës i ka mbërritur nga Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, i cili shkruan se: “Po ju shkruaj për të shprehur urimet e mia më të përzemërta, me rastin e Festës së Pavarësisë të Republikës së Shqipërisë.
Në këtë rast të rëndësishëm, po dërgoj Shumë të Nderuarin Zef Gashi, Prift i Barit, si Përfaqësues të Selisë së Shenjtë, që sjell urimet e mia personale për ju dhe qytetarët tuaj. Nëpërmjet tij, jam i kënaqur t’ju përcjell sigurimet e lutjeve të mia që ju dhe qeveria juaj të kërkoni forcimin e paqes, drejtësisë dhe përparimit për vendin. Duke përsëritur, zoti President, urimet e mia, ju dërgoj për ju dhe popullit të vendit tuaj, bekimet më të shumta!”.

Gjithashtu, mesazhe urimi kanë ardhur për kreun e shtetit nga Presidenti i Greqisë, Karolos Papoulias, Presidenti i Republikës Italiane, Giorgio Napolitano etj.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 vjetorin, Papa, uron

NE CITY HALL-100 VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË NDEROHET NË BASHKINË E NEW YORKUT

November 27, 2012 by dgreca

Të Martën në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Bashkisë së New Yorkut, u nderua 100 vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me nismën dhe nën drejtimin e NYC Council Speaker Christine Quinn, edhe NYC Council member James Vacca, i distriktit 13 në Bronx, ku jetojnë shumë shqiptarë. Përfaqësues të trevave etnike shqiptare , u nderuan me Proklamatën kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë. Në Proklamatën e dhuruar secilit prej te nderuareve përshkruhet historia e Shqipërisë, kultura, traditat, që nga Illirët, pushtimi turk për më shumë se katër shekuj, qëndresa antiturke, shpallja e Pvarësisë nga Perandoria Osmane me 28 nëntor 1912 e deri në këtë 100 vjetor, ku Shqipëria feston një shekull Pavarësi dhe është partnere e Amerikës, ndihmën e së cilës e vlerëson si një faktor mbijetese.

Në ceremoninë e organizuar para fillimit të sesionit të Këshillit Bashkiak, u vlerësua kontributi i shqiptarëve dhe miqësia me Amerikën.

Ceremoninë e kryesoi  NYC Council Speaker Christine Quinn dhe NYC Council member James Vacca.

U nderuan me Proklamatën e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Dom Pjetër Popaj, Xhim Xhema, Agim Karagjozi, Niko Kirka, Agim Rexhaj, Sali Bollati dhe Ibrahim Kolari.

Në emër të të nderuarëve ka përshëndetur dom Pjetër Popaj. Më pas veprimtari cam, Sali Bollati, duke falenderuar për vlerësimin e Bashkisë, ka përmendur edhe faktin se krahina e Camërisë, është shprehje e padrejtësive historike të Evropës ndaj Kombit shqiptar.(DIELLI)

Filed Under: Kronike Tagged With: 100 vjetorine Shqiperise, City Hall, dalip greca, Vlereson

SHTATORE PER FAN NOLIN NE BOSTON DHE TIRANE

November 27, 2012 by dgreca

             NGA ARTUR VREKAJ/ WORCESTER, MA./

Duke parë gjithë vlerësimin që po u bëhet figurave të ndrituara të kombit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe Diasporë me të drejtë ne shqiptarët e Amerikës duhet të ndërmarrim nismën e realizimit dhe përurimit të një shtatoreje për Fan Nolin në Boston, Massachusetts të SHBA-së dhe një në Tiranë si një nder që i bëhet figurës së një Burri të Shtetit Shqiptar,

të Themeluesit dhe Arkitektit të Pavarësisë së Kishës Autoqefale Shqiptare, të një Njeriu të Zotit që foli Gjuhën Shqipe në Amerikë dhe Shqipëri,

të një diplomati që e bëri kombin shqiptar mik me kombin amerikan dhe e rreshtoi në Lidhjen e Kombeve, të një Shqiptari të Madh që e bëri Shqipërinë mik me Presidentin Willson për ta shpëtuar nga fqinjët,

për poetin revolucionar që ngre peshë edhe sot me vargjet himne shqiptare, për studjuesin e kalibrit botëror, për kompozitorin e njohësin e mirë të kulturës botërore, për Idhullin e shqiptarëve të Amerikës!

Ky 100-vjetor i Pavarësisë së Shqipërisë u bën apel Organizatave shqiptare në Amerikë dhe komunitetit shqiptar të Amerikës sepse Tirana zyrtare nuk e nderoi Nolin në Tiranë ndaj ne Shqiptarët e Amerikës të mos e harrojmë Nolin sepse Noli bashkë me patriotët e tjerë nuk u zuri këmba dhe’ për Shqipërinë që gëzojmë sot!

Për ti treguar brezave të shqiptarëve së Noli është mes nesh!

Dhe se Noli meriton Nder dhe Lavdi!

ARTUR VREKAJ,

Kryetar i shoqatës KOMBI tëWorcester,MA-SHBA

Filed Under: Kulture, Opinion Tagged With: artur vrekaj, nje shtatore, per Fan Nolin

DIKTATURA KA KRYER PATRICID NDAJ BABALLARËVE TË KOMBIT – I KA VRARË, SYRGJYNOSUR, LËNË NË HARRIM E MALLKIM PËR 70 VJET

November 27, 2012 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Këto ditë opinioni shqiptar për herë të parë pas gati 70 vitesh po njihet me 40 firmëtarët e pavarësisë, Baballarët e Kombit. Këtë definicion kanë themeluesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që njihen si „Etërit themelues të Amerikës“, për ata 56 burra që nënshkruan më 1776 Deklaratën e Pavarësisë të SHBA, e cila kërkonte shkëputjen nga Kurora britanike. Më vonëHistoriani Richard B. Morris në vitin 1973 do të identifikonte shtatë prej këtyre 56 firmëtarëve, si Etërit Themelues kryesorë, Etërit çelësa midis tyre John Adams, Benjamin Franklin, Alexandër Hamilton, John Jay, Thomas Jefferson, James Madison dhe George Washington, por ata 56 firmëtarë hynë menjëherë në historinë e SHBA dhe në memorien e kombit dhe qytetarëve duke filluar prej teksteve të historisë shkollore. Prandaj ky vend është i madh, sepse nuk i harron krijuesit e tij. Në Testamentin e Vjetër, në 10 Komandamentet (Dekalog) e Kuran nderimi ndaj prindërve është i detyrueshëm. Ashtu edhe nderimi për Etërit e Kombit.

Në Shqipëri ka ndodhur e kundërta, ka ndodhur Patricid, ku bijtë kanë vrarë Etërit e tyre dhe prandaj kombi vuan dhe nuk gjen qetësi. Në vend se në shkolla fëmijët të mësonin se cilët ishin themeltarët e pavarësisë, ata u helmuan që sa hodhën hapat e para me gënjeshtrën dhe u mëkuan me të vërtetën e manipuluar nga historianët e diktaturës, të cilët edhe sot e kësaj dite vazhdojnë e t’i mallkojnë ata burra shteti që e bënë Shqipërinë. Përpara disa ditësh piktori i talentuar Arben Morina hapi një ekspozitë me 40 Firmëtarët e Pavarësisë, ku për herë të parë opinionit shqiptar i është krijuar mundësia që t’i shohë në art fytyrat e tyre, të cilat nuk i njeh pothuaj askush. Për 70 vjet diktaturë dhe tranzicion është bërë gjithçka për t’i zhbërë ata njerëz, për t’i fshirë nga memoria historike, pra është ekzekutuar një genocid historik. Sepse ata 40 firmëtarë do të duhej të ishin në memorien e çdo shqiptari, emrat e tyre do të duhej të njiheshin ashtu si edhe alfabeti, alfabeti i ka 36 gërma, ata janë 40 burra që vinin nga familjet fisnike, njerëz të dijshëm të cilët kishin qënë shtetarë brilantë të Perandorisë Turke dhe që iu gjendën vendit të tyre sapo e lypi nevoja.

Të festosh 100 vjetorin e Pavarësisë duke harruar Etërit e saj do të ishte mallkim. Ju kujtohet se si vendoste Byroja Politike në kohën e diktaturës fotot e nomenklaturës së lartë përgjatë bulevardit Dëshmorët e Kombit në majë të ministrive? Nuk vendoste as dëshmorët, dhe as heronjtë e luftës, por fotot e Byroistave. Ashtu do të duhej të vendoseshin fotografitë e 40 firmëtarëve të pavarësisë. Por në vend të tyre, diktatura ushtroi terrorin e kuq, të shuarjes, diktatura ishte Patricide, por Patricide është edhe indiferenca. Kur botoj shkrimet e mia, dhe i vendos ato në Facebook dhe Twitter, miq gazetarë më dërgojnë përgëzime përmes inbox-it, sepse nuk duan të prishin rehatinë personale. Ky është mjerim kombëtar. Të heshtësh. Të heshtin gazetarët. Dikur ne heshtnim nga frika, tani gazetarët shqiptarë heshtin prej rehatisë, sepse luksi dhe komoditeti i bën indiferentë, i bën lepuj e frikacakë.

 

Por, gjithsesi, të gjithë vërejmë se këtë 100 vjetor të Pavarësisë diçka ka lëvizur për të mirë dhe uroj që kjo kthesë të mos jetë si fushatë. Ka filluar të krijohet përshtypja se ekziston një vullnet për të ndriçuar të vërtetën. Ka filluar të flitet për fatin tragjik të 40 firmëtarëve. Kam lexuar se ka një studim të Artan Lames i cili zbulon fatet e 40 firmëtarëve, njëri prej tyre, pikërisht Lef Nosi, ai që e kishte shpëtuar deklaratën e Pavarësisë nga dora e historianëve të diktaturës u pushkatua nga regjimit totalitarist dhe nuk ka varr, tre firmëtarë të tjerë vdiqën në burg dhe kanë mbetur pa varr, 6 prej tyre u burgosën dhe u dënuan deri në 24 vite burg, 4 u arratistën dhe 15 prej tyre vdiqën në emigracion, të ndjekur nga hienat e sigurimit të shtetit!

Por kulmi arrin kur shohim se edhe gjatë këtyre 22 viteve tranzicion Patricid-i ka vazhduar përmes heshtjes, indiferencës dhe lënies në harrim. Nuk ka mbetur prej Etërve asnjë shenjë, ndërsa nuk ka rreshtur asnjë çast prej historianëve të historiografisë të sistemit komunist që kundër tyre të hidhet veç dhé e baltë. Prej kohës që ata themeluan shtetin më 28 Nëntorin e 1912, gjatë këtyre 100 viteve kanë ndodhur tërmete shumë të forta kundër shqiptarëve: luftrat ballkanike, ndarjet e trojeve shqiptare, luftrat botërore, diktatura dhe tranzicioni. Shenja e parë e ringjalljes ishte Kosova, ndërsa de jure ringjallja e shqiptarëve duhet të kishte nisur ashtu si për të gjitha vendet ish-komuniste pas përfundimit të Luftës së Ftohtë dhe rrëzimit të Murit të Berlinit e sistemit totalitarist.

Në Shqipërinë e tranzicionit kanë vazhduar gënjeshtrat, ka vazhduar terri historik dhe propaganda trushplarëse se diktatura ka qenë e mirë dhe etërit që krijuan vendin kanë qenë tradhtarë dhe e kanë merituar shfarosjen dhe ekzekutimin e Patricidi-t, i cili është dhe do të mbetet i dënueshëm nga Zoti nga Njeriu i Qytetëruar dhe nga shenjtorja drejtësi. Ndërkohë, duke u nisur prej këtyre shenjave të mbara, edhe një herë uroj që kjo klimë festimesh të mos jetë fushatë, por fillimi i ri për shqiptarët, për të njohur veten, se nga vijnë, sepse atëherë do ta kuptojnë shkakun se pse integrimi në Europë është pjesë e identitetit të tyre të mohuar sa nga pushtuesit, sa nga diktatura, aq edhe nga indiferenca e tranzicionit.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: diktatura, Elida Buçpapaj, elita e Kombit

DAILY NEWS: In Bronx and beyond, local Albanians to mark the 100th anniversary of independence from Turkish rule

November 27, 2012 by dgreca

About 250,000 Albanians live in New York State; most reside in the Bronx

/By TANYANIKA SAMUELS-NEW YORK/  DAILYNEWS/

 Each year around this time, the streets of Bronx neighborhoods like Belmont and Morris Park are festooned with bright red and black Albanian flags.

This year’s celebration of Albanian independence is proving a little more special.

On Wednesday, Albanians worldwide will celebrate the 100th anniversary of the nation’s liberation from Turkish rule.

“(This anniversary) means so much,” said Esad Rizai, founder of Albanian American Society Foundation. “We are the oldest people in Europe and we have been oppressed for so long. But thank God we survived.”

“This is a huge event for us,” added Assemblyman-elect Mark Gjonaj, who recently became the first Albanian-American elected to state office.

There are about 250,000 Albanians in New York State; most of them live in the Bronx.

The local Albanian community has been holding fetes in the days leading up to the milestone anniversary, including last weekend’s Vatra Federation dinner that drew hundreds to Maestro’s in Morris Park.

The celebration moves to Manhattan on Tuesday with a special ceremony at City Hall at which some outstanding Albanians will receive proclamations.

On Wednesday, there will be flag raising ceremonies and entertainment at Battery Park and in Times Square.

While it is a time to celebrate, some also see it as a chance to dispel stereotypes.

“People think of Albanians as pizza men and doormen,” said Danny Blloshmi, of Vatra Federation. “But we are professors and doctors and politicians too. Education is a number one passion and goal. That is something I don’t think many people know.”

“Albanians are unique in many ways,” added Rizai. “We are Albanians first. We are bound by Albanian blood. We are one culture, one history, one flag. We are proud people.”

The Republic of Albania is a small nation of about 3 million people on the Adriatic Sea bordered by Montenegro, Kosovo, Macedonia and Greece.

The Ottoman Empire ruled Albania from the late 14th century to the early 1900s. But on Nov. 28, 1912, following a groundswell of nationalism, Albania declared its independence.

During World War II however, Albania was occupied by Italy then Germany. Decades of Communism followed. Since 1991, the Republic of Albania has been ruled by Democratic and Socialist leaders.

Many count such historic events as the liberation of Kosovo among the key Albanian milestones of the past century. Still much work needs to be done.

“Back home, they’re trying to get the democratic process going,” Blloshmi said. “It’s slowly but surely working out but it is not where we want it to be.”

tsamuels@nydailynews.com(Captions: Actors in tradtional garb portraying three Albanian heroes)

 

Filed Under: Histori Tagged With: 100th anniversary, daily news, of Independence

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • …
  • 44
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT