• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2012

PERSHENDETJA E AMBASADORIT GALAXHI NE PRITJEN E 11 DHJETORIT

December 14, 2012 by dgreca

Mirëma të gjitheve; Good evening everyone!/

Gëzuar 100-vjetorin e Pavarësisë Shqipëri!/

Happy Independence Day Albania!/

Happy Independence Day to all Albanians wherever they live!/

 

Distinguished Deputy Assistant Secretary Philip Reeker,/

Distinguished Senators, Congressmen,/

Distinguished former US Ambassadors to Albania, /

Distinguished men and women in uniform,

Dear friends and compatriots,

We are gathered today to celebrate a very blessed day for Albania and Albanians: the first 100th anniversary of our Independence Day. May God bless all those generations which paved the way to the very wise and brave men and women who contributed for the proclamation of Independence on November 28, 1912!

All Albanians celebrated and continue to celebrate, in Albania and all-over the world; and we are proud tonight to celebrate in this very blessed land called the United States of America, that for centuries has been hosting freedom dreamers and freedom makers; that hosted the founding fathers of “Vatra” exactly 100 years ago; that hosted the great Albanian thinkers and patriots: ambassador Konica and bishop Noli; Belushi brothers as well. We are proud tonight to celebrate especially here, in Washington DC, I believe, in the Capital of the Democratic World.

Special thanks and gratitude must go to the founding father, Ismail Bej Qemali, who had the clarity, the wisdom and the vision to act fast and determinedly, in order not to lose the momentum that historical conditions provided, in order to seal the centuries-long dream of Albanians for having their own independent state, their own beautiful, proud, freedom-loving Flag.

Today, we Albanians are and feel proud of being a valid partner in producing freedom and stability; of having our Flag lined-up together with the other 27 NATO member-states; we feel proud that we stood the challenges of the first 100 years, and we are so confident that we will stand the new challenges of the next 100 years.

Albanians are so confident for their future, because their past is so glorious, full of heroes and freedom-fighters. It was exactly on November 28, 1444, that our National Hero, Gjergj Kastrioti –  Scanderbeg, raised the very same Flag proclaiming the independent and unified state of Arbëria, which included all Albanians under one and the same Flag.

Dear friends,

It would have been quite unfair to portray Albanians only as good and brave freedom-fighters, because Albanians have given the world Mother Theresa, one of the greatest examples of compassion, love and maturity. She remains a great reminder of what our mission in life should be.

Keeping all these in mind, during these two decades in democracy, Albania has played and will continue to play a very constructive and moderate role in our Region, despite the difficulties this approach have had and will continue to have for Albanians, who practically live in half of the states of the Region.

But, we are determined and fully convinced that the only and ultimate station for Albania and the Region is Brussels; it is the European Union. The faster we reach that station, the better it is for the whole region, even wider.

Albania and Albanians will continue to be a factor of stability, of good understanding, of open and sincere friendship, based always on the values and principles of democracy; working for a Europe Whole, Free, and at Peace.

Dear Friends,

On behalf of the whole Albanian Nation, I have to thank the United States of America and their distinguished Statesmen for the direct and principled support that they have provided for us, for the Albanian Nation.

100 years ago, President Wilson’s determination sealed the existence of Albania on the map of Europe;

Almost a century later, President Clinton’s determination freed the other half of our nation, adding dear Kosova to Europe’s map;

And a few years ago, President Bush Jr. and President Obama welcomed Albania to NATO, a meaningful re-birth for all Albanians.

Thank you America! We owe you so much!

But, besides many, America has another very precious jewel on its crown, it has the wonderful patriotic Albanian-American community; part of which fills this hall tonight.

Dear compatriots,

Your patriotic and democratic contribution, that of your fathers and grand-fathers, all-together has been an added value to Albania’s heritage, which You so well preserve and transmit from generation to generation. Thank you my dear compatriots!

My dear non-Albanian-speaker friends, I apologize for closing my remarks in Albanian, but I found it so difficult to translate the following lines into another language:

“Sa të rrojë gjithësia,

Sa të rrojë gjithë dheu

Do të rrojë Shqipëria,

Edhe emri i Mëmëdheut.”

 

Gëzuar!

May God bless you all!

May God bless our Independence Day!

God bless the United States of America!

God bless Albania and Albanians wherever they live!

Thank you.

*Ky fjalim u mbajt ne pritjen qe dha ambasadori Gilbert Galanxhi ne Washington me 11 dhjetor 2012 me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasadori Gilbert galanxhi

ASGJË NUK KA PËR TË NDODHUR MË 21 DHJETOR

December 14, 2012 by dgreca

NGA ALFONS GRISHAJ /

Zhurma e madhe për njëfarë pseudoprofecie sipas kalendarit Maya, ka shqetësuar një pjesë jo të vogël të njerëzimit, sigurisht dhe atdheun tim.Rastësisht, shikova një emision në një nga televizionet shqiptare, dhe në mos gabohem “Vizion Plus”. Të ftuar  ishin Fatos Klosi, fizikan, një person tjetër që nuk ia mbajta mend emrin dhe përmes linjës telefonike e pranishme ishte gjithashtu Mimoza Hafizi, astrofizikante në profesion. Personi që mbronte kalendarin  Maya, ishte njeri që kishte studiuar literaturë të kohëve të fundit, por ishte shumë i shpërndarë, për rrjedhojë nuk ia doli të artikulonte shkencërisht një çështje që në fakt i përket kulturës së qytetërimeve të hershme. Habia  ime e madhe qe, kur dëgjova shprehjen e z. Klosi: “Unë nuk u besoj librave!” Le të shpresojmë që ishte një lapsus, një shkapërcim logjik, një përpjekje për të justifikuar mospregatitjen e tij etj. Sepse përndryshe  do të na duhej të ndjenim keqardhje për të gjithë ato studentë e studente të cilëve u jep mësim një njeri “që nuk u beson librave!”

Shumë më ndryshe u paraqit, astrofizikantja, Mimoza Hafizi, e cila, shpjegoi me thjeshtësi (jo matematikisht ), se përse nuk do të ketë apokalips.

Unë mendoj se zhvillimi i njerëzimit ka kaluar në disa faza, por misteri univers është i njëjti.

Që nga kalendari  Maja, deri tek ai Sumerian 4500 më parë, shkenca ka përparuar shumë, por zbulimet nuk janë në atë nivel që të qartësojnë definitivisht ndërgjegjen tonë. Që nga Njutoni tek Ajnshtajni dhe deri tek Hawkins, teoritë e ndryshme janë ballafaquar me sfidat e kohës. “Teoria  Relativitetit”, “Teoria e Big Beng”, “Teoria e Tingujve”, “Teoria e Magmës”, “Teoria  e Ciklit Diellor”, “Teoria Dimensionale” e shumë teori të tjera, janë sigurisht zbulime që pasurojnë kuptimin tonë mbi universin, por kurrsesi nuk përbëjnë çelësin zbërthyes të misterit të gjithësisë.

Librat ”Chariots of the Gods”, apo “Teknologi of the Gods” etj., kanë për bazë fakte tokësore të përzierë me teori jashtëtokësore, të cilat të bëjnë të mendosh se ne nuk jemi të vetëm. Për këtë u shpreh në një intervistë dhe Presidenti i Rusisë, Medvedev,i cili pranoi faktorin UFO.

Fakte dhe pasaktësi të cilat përputhen dhe nuk përputhen me realitetin. Fuqia e trurit tonë është minimale përballë universit që ka krijuar ZOTI. Çdo përrallë, hamendje, shkencë apo pseudoshkencë është e pazoja për të përcjellur mesazhin e caktuar tek shpirti dhe truri i njeriut.Nëse do t’i referohemi Profetit St. Malachy, fundi i botës do të jetë, kur të vijë Papa 112. Papa i sotëm është 111, ne do të kemi dhe një Papë pas Benediktit XVI-të, i cili do të quhet (gjithnjë sipas St. Malachy), Petrus Romanus.Profetet e medhenj, Nostrodamus,Vagna, Caesy etj, rrotullohen rreth 2013-2040, por asnjë nuk është i saktë… Pse?

Nëse do t’i referohemi Biblës, ajo qendron shumë larg hamendësive të pseudoshkencës dhe shkencave ekzakte, në lidhje me apokalipsin, jo sepse thjesht aty nuk ka një datë të parashikuar, por sepse përcaktohet se fundi i kohrave ashtu si vetë krijimi vjen po nga fuqia e Zotit.

T’i hedhim shkurtimisht një sy teorisë Maya, sipas kalendarit të së cilës predikohet fundit i botës. Le te shohim trajektoren e planetit “ Nibiru”, apo asteroidit “Nibiru” që mendohet të kalojë afër Neptunit. Distanca mes këtij të fundit deri tek Toka, është 2.812 bilion mila. Shpejtesia e  asteroidit “Nibiru”  mendohet të jetë 40-45 mije  mila për orë. Kanë mbetur dhe rreth një javë nga dita që mendohet kataklizma!!! Matematika është e thjeshtë, gëzohuni dhe jetoni pa frikë, asgjë nuk ka për të ndodhur me 21 Dhjetor të këtij viti.Toka jonë ka një Protektor të madh siç është Jupiteri, diametri i këtij planeti gjigand është 88.763 mila, kurse ai i tokës është 7.520 mila. Jupiteri ka 16 hëna, kurse toka një. Asteroidet e shumtë i pret Jupiteri pa rënë në tokë. Prandaj shkencëtarët e kanë cilësuar Jupiterin, bodyguardin e Tokës. Ai nuk është rastësisht në atë pozicion. Sateliti I NASA-s sillet rreth tokës duke kontrolluar çdo trup qiellor të padëshirueshëm që mund të drejtohet nga Toka.

Ne, shëmbëlltyra e krijuesit, jemi fëmijët e vegjël, me vizion  të reduktuar në të kaluarën për të sotmen, e po kështu sot për të ardhmen, dhe aspak për të përjetshmen.

Ne jemi të kontrolluar çdo minutë dhe orë, çdo ditë dhe vit. Zoti, nuk na krijoi për të na shkatërruar, por për ta jetuar jetën në mrekullinë e universit të Tij.Ajnshtajni thotë, “If the honey bee ever disappeared, man will only have four years left to live.” Pra, përsëri ne kemi kohë për ta jetuar këtë mrekulli që e bëri Demiurgu.

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, asgje me 21 dhjetor

SHQIPTARËT E KOSOVËS NË LUFTË SHEKULLORE KUNDËR PUSHTETIT SERB

December 13, 2012 by dgreca

Nga Prof. dr. Jusuf OSMANI/

Në historinë e popujve të Evropës, vështirë se mund të gjendet ndonjë popull që të ketë qenë objekt i shtypjes nacionale siç ishte populli shqiptar, i cili jeton në trojet e veta autoktone në Kosovë e gjetiu.Populli shqiptarë asnjëherë deri me tani gjatë tërë historisë nuk ka bërë lufta pushtuese, nuk ka pushtuar territore të huaja, por ka zhvilluar luftë mbrojtjëse dhe luftë përçlirim kombëtar.Pozita shumë e rëndësishme gjeostrategjike, pasuria natyrore, tokat pjellore si dhe kushtet e favorshme klimatike të viseve shqiptare, i bënë ato objekt të interesimeve të përhershme të qarqeve serbe.

 Koha e Serbisë Mesjetare

Sllavët e jugut, të ardhur nga veriu i Karpateve, që nga dita kur u dukën në portat e Perandorisë bizantine nuk bënë asgjë tjetër veçse, u përpoqën me të gjitha mjetet e mënyrat për të zgjeruar hapësirën e tyre në kurriz të popujve të tjerë autoktonë evropianë e ballkanikë.Në shekullin VI-VII, kur sllavët shkelën Ballkanin, shumë prej tyre u dyndën në Ilirik dhe shkaktuan fatkeqësi të papërshkrueshme.Pasi kaluan një kohë të gjatë me grabitje, plaçkitnin, masakronin popullatën, digjnin vendbanime, etj.Në tokat ilire ata rrëmbyen e vranë me mijëra njerëz.Në tokat e sotme arbërore të Kosovës, në Dardaninë e dikurshme, sllavët u vendosën në shek.XI-XII. Vendosja e sundimi serb në Kosovë dhe bashkangjitja e Rrafshit të Kosovës dhe të Rrafshit të Dukagjinit, në administratën shtetërore të Rashkës shënon fillimin e ekzistimit të etnikumit serb në këto vise dhe fillimin e një prej periudhave më të vështira për popullsinë arbërore – shqiptare të kësaj treve. 

Sllavët e invaduar në këto treva synim të përhershëm kishin spastrimin etnik dhe sllavizimin e trojeve arbërore – shqiptare nga banorët e saj të lashtë iliro-shqiptarë. Ata, përveç shfrytëzimit ekonomik, përdorinim të gjitha mjetet mizore si vrasjet, terrorin, shpërnguljen e një numri sa më të madh shqiptarësh nga atdheu i vet dhe shkombëtarizimin e atyre që mbeteshin deri në asimilimin e plotë, si dhe në anën tjetër kolonizimin e atyre trojeve me elementin serbo-sllavë.Trysnia asimiluese arriti kulmin në kohën e sundimit të car Stefan Dushanit.Një rol të veçantë luajti kisha serbe me seli në qytetin e Pejës (Patrikana e Pejës), e cila duke pasur edhe mbështetjen e pakursyer të shtetit, punoi sistematikisht për largimin e popullsisë shqiptare nga riti katolik, i përhapur gjerësisht në radhët e kësaj popullsie, sidomos pas vitit 1204, dhe orientimin e saj drejt ortodoksisë sllave.Në këto rrethana një pjesë e mirë e popullsisë shqiptare të Kosovës u shtrëngua të përqafojë ritin ortodoks sllav.[1]Pushtetarët serbë merrnin masa drastike të persekutimeve e ndëshkimit të atyre, që nuk ishin të fesë ortodokse.Kishat shqiptare filluan t’i përvetësojnë dhe t’i uzurpojnë si të tyre, ose bënë rrënimin e tyre dhe në themelet e tyre ngritnin kishat serbe, si psh.të Banjskës, të Graçanicës,[2] etj.

            Megjithatë, orvatjet e mbretërisë mesjetare serbe për të ndryshuar fizionominë etnike të trevës së Kosovës nuk dhanë rezultatet e dëshiruara.Popullsia shqiptare i kundërqëndroi me sukses trysnisë serbizuese, duke mbetur shumicë dërrmuese në strukturën etnike të këtyre viseve.

 

                Koha e sundimit osman

                Ardhja dhe sundimi osman i trevave shqiptare, pas vitit 1389 solli me vete ndryshime të rëndësishme në planin politik, ekonomik, shoqëror e ideologjik. Nuk u ndryshua në thelb fizionomia e strukturës etno-kulturore të nacionalitetit shqiptar në Kosovë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. U asgjësuan strukturat e pushtetit serb dhe bashkë me to edhe pushteti ekonomik i feudalëve serbë. Me vendosjen e administratës osmane në Kosovë, u shënuan ndryshime thelbësore edhe në jetën shoqërore. U ndërpre procesi i sllavizimit të popullatës vendore arbënore dhe të konvertimit të saj me dhunë nga feja katolike në atë ortodokse. Në rrethana të reja shoqëroro-politike një pjesë e popullsisë shqiptare gradualisht filloi të braktisë fenë e krishterë dhe përqafoi fenë islame.

            Edhe pse ishin nën sundimin Osman dhe popullata shqiptare nëpërmjet të kryengritjeve të shumta në atë kohë për çlrim, regji serb i  dinastisë së Obrenoviqëve (1817-1903) vazhdoi politikën terroriste shtetërore ndaj shqiptarëve e gjatë viteve ‘30 të shekullit XIX, me qëllim të spastrimit etnik. Ajo në trevat të cilat i aneksoi nga Perandoria osmane, filloi dëbimin dhe terrorizimin e popullatës shqiptare që jetonte atje.Në frymën e kësaj politike, qeveria e Principatës së Serbisë urdhëroi me 1832 që çdo shqiptari dhe boshnjaku, që kapet në territorin e Serbisë, t’i mëshohen nga 25 të rëna me shkop, ndërsa më 1834 urdhëroi që të përdoret ushtria për t’iu djegur fshatrat.[3]

            Që nga kjo kohë përpiloheshin programet për zgjerimin e Serbisë në dëm të shqiptarëve.Politikani dhe më vonë kryeministri i Qeverisë së Mbretërisë së Sërbisë – Ilija Garashanin hartoi programin e quajtur “Naçertania” (1844). Përmbajtja e “Naçertanisë”  mbështetet në krijimin e të ashtuquajturës Serbi Jugore me të cilën nënkuptohej Kosova e Maqedonia me tokat shqiptare të saj, por edhe Shqipëria Veriore, për të krijuar kështu të ashtuqujturën “Perandori të car Dushanit”.  Nëobjektivat e “Naçertanisë” kanë gjetur mbështetje sidomos politika e gjenocidit të pushtetit serb ndaj shqiptarëve.

 

            Pushtimi i tokave shqiptare në Sanxhakun e Nishit (1877/1878)

            Duhet theksuar se shqiptarët deri kah gjysma e dytë e shekullit XIX qenë të jetonin në shumicën e qyteteve dhe qytezave, fshatrave të Sanxhakut të Nishit e më gjërë.Sipas shënimeve statistikore jo të plota, në Sanxhakun e Nishit para vitit 1877 kishte një numër të konsideruar të shqiptarëve. Prokuplja, kishte 650 shtëpi myslimane (shqiptare J.O.) dhe 140 shtëpi të krishtere.[4] Ajo ishte qendër e krahinës së Toplicës; Kurshumlia, kishte rreth 200 shtëpi shqiptare dhe vetëm 2 shtëpi serbe;[5] Leskovci, kishte 2500 shtëpi të krishtera dhe 100 shtëpi shqiptare dhe turke;[6] Vranja, kishte 2500 shtëpi të krishtera dhe 800 shtëpi me popullatë myslimane;[7] Nishi, kishte 3500 shtëpi të krishtera dhe rreth 2000 shtëpi shqiptare e turke, me rreth 30.000 banorë.[8] Në Nish dhe në disa qendra të tjera të Sanxhakut të Nishit ishte vendosur një pjesë e madhe e shqiptarëve që kishin jetuar në qytetet Qupri, Paraqin, Krushevc, Aleksinc, Karenovac (Kralevë), deri në vitin 1833, kur Principata e Serbisë i merrë 6 nahijet e reja: Paraqinin, Razhnjin, Soko Banjen, Timokun, Negotinin dhe Kryshecin. Ndërsa, më herët në vitin 1743, nga Beogradi u larguan 1000 familje shqiptare.[9]Popullatë shqiptare ka pasur edhe në qytezat Pirot, Bella Pallankë, Tërnë etj, por nuk kemi të dhëna për to. Mirëpo, këto treva sipas të gjitha gjasave kanë pasur rreth 500.000 banorë, prej tyre jetonin 200.000 – 250.000 banorë shqiptarë që jetonin në 700 e më tepër vendbanime, të pastra shqiptare, por edhe të përzira me atë serbe, çerkeze, e të tjerë.[10]Këtë e dëshmon, valiu i Vilajetit të Kosovës, Rifat Pasha, në shkurt të vitit 1878 e kishte njohtuar anglezin Cooper, se në Vilajetin e Kosovës, në atë kohë, kishte prej 200.000 muhaxhirë shqiptarë të shpërngulur nga kazatë e Nishit, Kushumlisë, Leskovcit, Vranjës, etj.[11]Këtu nuk janë përmendur muhaxhirët të cilët drejtëpërdrejt janë shpërngulur në pjesët tjera të territorit që e administronte Turqia.

            Pas luftës ruso-turke, ushtria serbe pushtoi Sanxhakun e Nishit. Menjëherë në dimrin e vitit 1877/78, nga këto vise për një kohë të shkurtër u bë spastrimi etnik i mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta.[12]Në vend të tyre u vendosën serbët dhe malazezët besnikë të regjimit. Sipas të dhënave që i ka prezantuar Komisioni për vendosjen e muhaxhirëve, për përkujdesje ndaj tyre, në valën e parë, më 1877 ishin shënuar 10.000 muhaxhirë që nuk kishin asgjë nga pasuria. Vetëm në muajt e parë të vitit 1878, statistika e muhaxhirëve regjistronte 65.000 të pastrehë, ndërsa në qershor të të njëjtit vit, Komisioni për vendosje dhe përkujdesje ndaj muhaxhirëve theksonte se 240.000 muhaxhirë nuk kanë bukë për të ngrënë dhe janë të pastrehë. Sipas Komisionit vetëm në vitin 1878, në Stamboll ishin stacionuar 85.000 muhaxhirë, kryesisht të ndjekur nga viset etnike shqiptare. Në fund të vitit 1878 theksohet se 200.000 muhaxhirëve duhet siguruar ushqim dhe veshëmbadhje. Për ta zbutur këtë tragjedi, në dokumentet e Komisionit theksohet se pjesën dërrmuese të tyre duhet kthyer në Sanxhakun e Nishit, duke bërë presion qe Serbia t’i zbatojë paragrafët e Kongresit të Berlinit.[13]

Gjatë pushtimit të këtyre trevave shqiptare të Sanxhakut të Nishit, Serbia në këtë luftë ushtroi një gjenocid masiv ndaj popullsisë shqiptare, që u mbështet edhe në forcat ruse.Ushtarakët serbë për të realizuar këtë qëllim kishin përdorur mjetet më brutale të likuidimit fizik të shqiptarëve, duke mos i kursyer as fëmijët, gratë e pleqtë.Me dhjetra mijë shqiptarë të moshave të ndryshme gjetën vdekjen nga zjarri i armëve, i bajonetave, nga djegiet për së gjalli, nga ngrirjet në dëborë e akulli.Pati edhe shumë nëna të ngrira me foshnje në gji.Pastaj ata plaçkitën, dogjën e shkatërruan shumë fshatra shqiptare. Djegiet e shkatërrimet e shtëpive të shqiptarëve qenë të pallogaritshme, gati të gjitha fshatrat shqiptare u bënë shkrum e hi në kulm të dimrit  të ashpër. Vetëm  në njërën nga lagjet e qytetit të Nishit qenë bërë shkrum e hi 300 shtëpi shqiptare. Grabitjet e pasurive ishin masive, duke nisur që nga stolitë dhe deri te mobiljet, shtrojë-mbulojë, veshjet, paratë, drithërat, bulmetrat, bagëtitë etj.[14] Në Kushumli u pushkatuan pa gjyq të gjithë nxënësitë e mderesës, në një vend publik ku ishin renditur edhe shumë civilë shqiptarë të sjellë nga lokalitetet shqiptare perreth Kushumlisë.

 

 

Dhuna dhe shfarosja e shqiptarëve bëhej në mënyrat dhe me metodat më mizore dhe më barbare, për çka dëshmojnë edhe vetë serbët. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin në  luginën e lumit  të Moravës Jugore, nëpër të ftohtit e madh, pranë rrugës, nëpër grykën e Gërdelicës deri të Vranja dhe Kumanova, shiheshin fëmijët të hedhur dhe të vdekur dhe pleq të ngrirë. Tërheqja ka qenë tragjike, kuajt dhe qetë tërhiqnin ngadalë qerret nëpër borë, sepse qerre kishte pak. Disa fëmijë të hedhur, të humbur apo gjysmë të vdekur nga lodhja dhe uria kanë qenë të enjtur dhe të fryrë si daullja, disa i linte shpirti atëherë kur tanët i ushqenin, ose pas ngrënies”.[15] Mbreti serb Millan Obrenoviq, për të arritur këtë qëllim, ushtarëve të vet serbë u kishte shpërndarë proklamata, në të cilën thuhej: “... sa më pak shqiptarë që të mbetën në territoret e çliruara nga Turqia, aq më shumë do të kontriboni për shtetin. Sa më shumë shqiptarë të shpërngulur, aq më të mëdha meritat për atdhe”[16] Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq, shpjegon qëllimet e qeverisë serbe për pushtimin e territoreve në jug. Ai shkruan se dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim “që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional” dhe të krijohet mundësia “që aksioni serb në të ardhmen të drejtohej kah pjesët e Kosovës”… “Me ndjekjen e arnautëve, disa fshatra në ato anë mbetën plotësisht të shkreta.Disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush t’i tregonte, prandaj ato fshatra të shkreta të Sanxhakut të Nishit – Prokuple, Leskofc, Vranje duhet të popullëzoheshin”.[17]

     Menjëherë pas dëbimit të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, Serbia zyrtar filloi me nxitim kolonizimin e fshatrave përreth kufirit Serbi-Kosovë. Këtë kolonizim serbët do të pohojnë se e bënin sipas parimeve të Kongresit të Berlinit. Por, këtë kolonizim e kishin inicuar me sugjerimet e diplomacisë ruse dhe pjesërisht asaj austriake në shumë rajone ku konsideronin se kufiri i ri nuk mund të ruhet. Qeveria serbe kishte vendosur që edhe bereqetin e mbjellë më nga muhaxhirët ta grabisin pa asnjë shpjegim kolonët serbë. Kështu kolonët, për një kohë fare të shkurtër do të pasurohen me pronat e grabitura nga shqiptarët. Ata njëhkohësisht do të gëzonin edhe benificione materiale duke u liruar nga tatimet dhe duke u aramtosur me armët më të përsosura, duke u udhëzuar se çdo kohë kanë të drejtë ta vrasin cilindo muhaxhir e të mos përgjigjen në asnjë instancë. Pse të mos vendosen dhe favorizohen kolonët serbë, kur vetëm rrethi i Kurshumlisë i kishte 127 fshata, ku kishin mbetur vetëm 2217 banorë deri në qershor të vitit 1879.Jo vetëm kaq, Toplica që i kishte 3.679 km² kishte mbetur pa popullsi.Atje në çdo kilometër katror kishin mbetur vetëm 11 banorë.Ajo pjesë, thuhet në dokumente, kishte mbetur pothuajse gjysmë e shkretë.[18]Shqiptarët edhe pse kishin mbetur pa mbrojtje, në forma të ndryshme mundoheshin të rezistonin, por pa sukses.

Pas fillimit të kolonizimit, pushteti serb në vitin 1879 ka bërë regjistrimin e popullsisë. Në këtë kohë ishte kjo gjendje: Qarku i Nishit më 17.561 shtëpi me 115.890 banorë; Qarku i Pirotit më 11.005 shtëpi me 76.892 banorë; Qarku i Vranjës më 10.136 shtëpi me 64.844 banorë; Qarku i Toplicës vetëm 5.968 shtëpi me 42.014 banorë, dhe të tjerë 528 shtëpi me 3.457 banorë. Gjithsej 45.198 shtëpi me 303.097 banorë.[19]

            Duke parë synimet pushtuese të shteteve fqinje ndaj tokave shqiptare dhe dobësimin e Perandorisë osmane, patriotet shqiptarë organizonin kryengritje dhe luftonin për çlirim nga pushteti Osman dhe mbrojtja e vendit. Kryengritje të shumta janë sidomos gjatë viteve 1910 deri më 1912. Këto organizoheshin nga patriotet shqiptarë si Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Bajram Curri, Ismail Qemali, Idriz Seferi dhe shumë të tjerë.

 

Pushtimi i Vilajetit të Kosovës

Në tetor të vitit 1912 shtetet fqinje  të mbështetur nga disa fuqi të mëdha lidhën aleancën në mes tyre dhe i realizuan aspiratat e kahershme për pushtimin e tokave shqiptare. Armata serbe dhe malazeze kishte angazhuar elitat ushtarake më të mëdha për pushtimin e tokave.  Këto pushtime u justifikuan në konferencën e ambasadorëve të mbajtur në Londër në vitin 1913, ku jashtë shtetit shqiptarë të shpallur më 28 Nëntor 1912, mbetën pjesa dërrmuese e tokave shqiptare, si Kosova, Kosova Lindore, Maqedonia Perëndimore, pjesë të Malit të Zi, Çamëria etj. Shteti shqiptarë u cungua.

Nga të dhënat kadastrale të administratës osmane dëshmohet se trevat shqiptare që nga Mesjeta e hershme e deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katrorë. Më pastaj në shekullin e XIX dhe XX nga 90.270 km² (Vilajeti i Kosovës më 32.900 km², Vilajeti i Shkodrës me 10.270 km², Vilajeti i Manastirit më 28.500 km² dhe Vilajeti i Janinës me 17.900 km²) u përfshinë vetëm 28.748 km² apo 32,24% të tërësisë etnike të tokave shqiptare, tregon qartë për padrejtësinë që i bëhej kombit shqiptarë qysh atëherë. Njëherit, në saje të okupimit të tokave shqiptare, shtetet fqinje rritën territoret e tyre në këto përmasa: Serbia zgjeroi territorin e vet për 82% dhe popullsinë për 55%, Mali i Zi territorin për 62% dhe popullsinë për 100%, Bullgaria territorin për 29% dhe popullsinë për 3%, ndërsa Greqia territorin për 68% dhe numrin e banorëve për 67%. Prandaj, me pushtimin e 67,79% të territorit shqiptar, u bë zgjerimi i territoreve të shteteve orthodokse të Ballkanit dhe zvoglimi katastrofal i territorit të shtetit shqiptar.[20] Ndërsa, në aspektin demografik, serbët në Kosovë deri në vitin 1912 përbënin vetëm 5-8% të popullsisë së përgjithshme.

            Menjëherë pas pushtimit të tokave shqiptare nga Serbia dhe Mali i Zi filloi dhuna dhe terrori në popullatën shqiptare me qëllim të serbizimit të Kosovës dhe pjesëve tjera të banuar me popullatë shqiptare, siç ishin Maqedonia Perëndimore, pjesë të Malit të Zi etj. Ajo iu nënshtruan spastrimit etnik dhe kolonizimit. Për këto qëllime qarqet politike serbo-malazeze shfrytëzuan përvojën e mëparshme, ushtruan terror e dhunë të pashembullt. Njësitë e ushtrisë, të policisë dhe “Narodna Odbrana” bënin gara kush do të likuidonte më shumë shqiptarë, kush do të rrënonte shtëpitë e tyre, do të plaçkiste ose t’i kthente ata përdhunisht në fenë ortodokse sllave. Dhuna e terrori  u  kthyen  në  metoda të preferuara për të frikësuar dhe detyruar shqiptarët të shpërnguleshin ose të zhvendoseshin në vende të tjera. Elementi shqiptar kompakt ishte një problem për ta dhe  ishte popullsi më e vjetër se ajo serbe, së paku dy milenium vjetësh dhe kishin për qëllim që në vend të tyre të vendosin elementin sllavë, kryesisht serb e malazez. Për këtë qëllim u përdor edhe politika agrare dhe ajo e kolonizimit të tokave shqiptare në Mbretërinë jugosllave. E tërë kjo u reflektua në shpërnguljne masive të popullatës shqiptare nga atdheu i tyre, grabitjen e pronave të shqiptarëve, djegien e fshatrave të tyre dhe me kolonizimin me ardhacakë serbo-malazezë.

    Përkitazi me këtë duhet theksuar disa dëshmi të kohës për dhunën e terrorin ndaj popullatës shqiptare dhe kolonizimin e Kosovës. Oficerët serbë shpallnin se “paqja efektive në Shqipëri mund të arrihet vetëm duke i shfarosur krejtësisht shqiptarët”. Urdhëri suprem i Beogradit ishte i prerë: “Duhet mësuar ai popull i egër për të jetuar në një shtet modern”. Pastaj, në gazetat serbe shkruante: “Duhet të vdesin disa gjenerata të shqiptarëve që të harrohet çfarë bënë serbët ndaj tyre”.[21] Ata kanë thyer dyert e shtëpive dhe kanë masakruar këdo që gjenin brenda, pa pyetur në ishte i ri apo plak, burrë a grua. Një dëshmi tjetër që dëshmon edhe këte. Se në tregun e Prishtinës, më 18 tetor 1912 më një lirë ari të Turqisë mund të bliheshin 82 fesa turq. Më 10 nëntor 1912, po në këtë treg, një fes mund të blihej me 82 lira ari. Ngritja kaq e lartë e çmimit ishte bërë për shkak se ushtria serbe likuidonte të gjithë njerëzit me plisa të bardhë, ndërsa i kursente ata që mbanin fesin turk në krye.

Pas okupimit të Kosovë nga Serbia dhe Mali i Zi, pas vendosjes së pushtetit ushtarak serb e malazez, nga nëntori i vitit 1912 deri në qershor të vitit 1914, Kosova u shkatërrua më shumë se gjatë gjithë sundimit pesëshekullor osman. Serbia dhe Mali i Zi gjatë vitit 1913-1914 dogjën e rrafshuan 235 fshatra shqiptare, 133 serbët e 102 malazezët”.[22]  Leo Freundlich, shkruan: “Mijëra e mijëra burra, femra, pleq e fëmijë të vrarë e të mbytur me të therrura, fshatra të djegura dhe shtëpi të plaçkitura, gratë dhe vajzat e çnjerëzuara, një vend i shkretëruar, i plaçkitur, i larë me gjak i turpëruar, dëshmon se serbët në Shqipëri nuk hynë si çlirimtarë, por si vrasës të shqiptarëve… Fshatra të panumërta u rrafshuan me tokë, u masakruan njerëz të panumërt në mënyrën më shtazarake. Vendi, ku gjeneratat e zellshme të shqiptarëve të varfër, krijuan atdheun e tyre, u shndërrua në grumbuj gërmadhash. Një popull i tërë u kryqëzua me gjak dhe Evropa hesht….”[23]

            Duhet theksuar se krahas metodave të gjenocidit, vrasjeve, djegieve, rrënimeve të vendbanimeve shqiptare, filloi edhe procesi i kolonizimi i trevave shqiptare me elementin serb e malazez. Kolonizimi i këtyre viseve, që zë fill prej ditëve të para të pushtetit nga ushtria serbe e malazeze, në tetor të vitit 1912 u sanksionua me dekretligje të veçanta, që dolën në të dy mbretëritë në fillim të vitit 1914. Me këto përligjeshin të gjitha padrejtësitë që u ishin bërë deri atëherë shqiptarëve. Këto ligje u hartuan në një mënyrë të tillë që të arrihej efikasiteti sa më i madh në shpronësimin e fshatrave shqiptarëvë dhe që të favorizoheshin e të stimuloheshin kolonët sllavë për të jetuar në viset shqiptare.

    Ky proces gjenocidal ndaj popullatës shqiptare u shoqërua me dëbimin e tyre në Turqi e në Shqipëri. Sipas disa vlerësimeve në periudhën ndërmjet viteve 1912-1914, në Turqi u shpërngulën rreth 500.000 njerëz. Ndërsa, vetëm nga Kosova prej vitit 1913-1915 për të shpëtuar kokën nga gjenocidi shtetëror serbomalazez u detyruan të shpërngulen më se 120.000 shqiptarë.[24] Në anën tjetër një numër prej mijëra kolonëve u vendos në trevat e Kosovës, posaçërisht në tokat e shqiptarëve të ikur nga atdheu për shkak të dhunës e terrorit. Sipas disa shënimeve, organet serbe sollën në Kosovë rreth 20 mijë serbë, shumica e tyre kriminelë. Ata u vunë në funksion të grindjeve dhe të konflikteve ndërnacionale, duke u rekrutuar në xhandarmëri dhe në provokatorë ndaj shqiptarëve. Ndërsa, në atë pjesë të Kosovës, ku okupator ishte Mali i Zi, nëpërmjet “Ligjit special për kolonizim”, në pronat shqiptare në Pejë e në Gjakovë u vendosën rreth 6000 kolonë malazezë.[25]

            Me gjithë shpronësimin e popullsisë agrare shqiptare dhe sjelljen e qindra familjeve të kolonëve, qarqet politike serbo-malazeze nuk arritën objektivat e caktuara: ndërrimin e dukshëm të përbërjes etnike të popullsisë në dëm të shumicës dërrmuese shqiptare. Ky qëllim nuk u arritë për shkak të rezistencës së armatosur të popullit shqiptar, ashtu edhe për shkak të kohës së shkurtër të sundimit të këtyre regjimeve, e veçanërisht të shprërthimit të Luftës së Parë Botërore, kur shumica e kolonëve u kthyen në vatrat e tyre.

 

Kolonizimi i Kosovës dhe dëbimi i popullatës shqiptare 1918-1941

Kosova pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore u riokupua prap nga pushteti serbë.Ndonëse kishin premtuar se do të respektonin të drejtat e shqiptarëve etnikë që jetonin në Mbretërinë Serbo-Kroate-Sllovene, madje kishin nënshkruar edhe aktet ndërkombëtare të kohës, që përcaktonin të drejtat e pakicave kombëtare (Traktati i Sen Zhermenit, i unifikuar edhe nga Lidhja e Kombeve), këto qarqe, menjëherë pasi vendosën administratën e tyre ushtarako-policore dhe civile, rifilluan terrorin e praktikuar në vitet 1912-1915. Kështu sipas një statistike, që u botua më vonë në Itali, trupat serbe vetëm gjatë janarit dhe shkurtit të vitit 1919 kishin vrarë 6.040 veta, kishin rrënuar 3.873 shtëpi.[26]  Qeveria shqiptare e informon Lidhjen e Kombeve në prillin e vitit 1921 se në Kosovë ishin vrarë 2.000 shqiptarë, që nga fillimi i po atij viti; kurse katër muaj më vonë, kreu i Bashkësisë Islame në Bosnje, Reiu ul-ulema Çausheviq, i tha një diplomati se që nga nëntori i vitit 1918, në rrethin e Prishtinës  ishin  vrarë  5.000  veta.  Sa  për  shifrat  e përgjithshme, një dokument i hartuar nga Komiteti i Kosovës, më 1921, llogariste se deri atëherë ishin vrarë 12.371 veta, ishin burgosur 22.110 veta dhe ishin djegur përafërsisht 6.000 shtëpi.[27]

            Në këtë periudhë, një ndër metodat e spastrimit etnik, shkombëtarizimit dhe sllavizimit të Kosovës, ishte edhe kolonizimi i Kosovës me elementin sllav dhe shpërngulja e shqiptarëve nga vendlindja e tyre.Kolonizimi si metodë përfide filloi të mistifikohet dhe të kamuflohet me zbatimin e njërës nga metodat borgjeze me reformë agrare, e cila propagandohej si masë përparimtare e që në të vërtetë fsheh qëllimin e borgjezisë serbomadhe – kolonizimin e Kosovës dhe shkombëtarizimin e popullsisë shqiptare, e cila ishte në shumicë absolute. Pra, borgjezia bënte përpjekje që ta rrallojë sa më tepër popullsinë shqiptare, sidomos në ato treva ku shqiptarët jetonin në numër të madh dhe Kosova ishte rajoni me popullsi më të dendur në tërë Mbretërinë jugosllave. Ekzistonte një program i gjerë i kolonizimit, i vendosjes së folësve të sllavishtes në viset e banuara me shqiptarë. Qëllimi kryesor i kolonizimit ishte thyerja e kompaktësisë nacionale të popullsisë shqiptare dhe ndërrimi i strukturës nacionale në dëm të shqiptarëve.Pushteti e shihte të rrezikshme popullsinë shqiptare në zonat e kufirit me Shqipërinë.Andaj synohej që të bëhej pastrimi etnik i popullatës shqiptare, sidomos përreth kufirit me Shqipërinë dhe në këto pjesë të vendosë kolonët dhe të ngritën vendbanime kolonësh.Kjo kishte për qëllim që kufiri të jetë më i sigurt, të formohet një tampon zonë, të ndërpritet lidhja ekzistuese organike territoriale, kombëtare, kulturore, familjare e shpirtërore e popullsisë shqiptare, siç thuhej në dokumente me qëllim sigurimi dhe në përputhje me planin e tyre strategjik.

 

           

 

Kolonët të ashtuquajtur vullnetarë, çetnikë, optantë, etj., vinin gati nga të gjitha viset e Jugosllavisë borgjeze, si nga Mali i Zi, Hercegovina, Bosna, Dalmacia, Lika, Korduni, Bania, Serbia Jugore, Vojvodina, etj. Mirëpo, kishte kolonë të ardhur edhe nga disa shtete të jashtme si nga Rusia, Italia, Hungaria, Shqipëria, Amerika, etj. Atyre pushteti u jepte prona të mëdha të tokës, sipërfaqja më e madhe e marrë nga pronarët shqiptarë, duke i detyruar ata që të shpërngulen ose të bëhen shërbëtorë “të agallarëve” të rinj, duke ua punuar tokën dhe duke e paguar edhe tatimin për atë tokë. Pushteti, kolonët i vendoste edhe në shtëpitë e fshatarëve vendas shqiptarë dhe të atyre të shpërngulur. Kolonëve, përveç tokës se dhënë falas, pushteti disave ua ndërtonte edhe shtëpitë, si dhe u jepte ndihmë në material ndërtimor, vegla pune, kredi, i lironte nga tatimet shtetërore për 10 vjet dhe nga ato komunale për 5 vjet, kurse të drejtën e plotë si pronarë – me të drejtë për të shitur atë – do ta merrni pas dhjetë vjetësh, transportin falas të tyre, të materialit ndërtimor, veglave të punës, bagëtive etj. deri të vendi i vendosjes  etj. U formuan Kooperativat agrare nga të cilat kolonët merrnin kredi pa kamatë, material ndërtimor dhe ndihma të tjera.

Në mesin e kolonëve të ardhur, që shteti u kishte dhënë tokë, përveç fshatarëve bujq kishte edhe tregtarë, pensionistë, oficerë, xhandarë, nëpunës, ish ushtarë të frontit të Selanikut, që quheshin vullnetarë dhe “sollunci”, etj.

            Të bazuar në shënimet statistikore, qeveria arriti që në Kosovë, në periudhën ndërmjet dy luftërave, siç thuhej për nevoja të reformës agrare t’i kufizojë rreth 129.212,94 ha tokë.[28] Ndërsa, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 13.482 familje me rreth 67.410 anëtarë në 594 vendbanime.[29] Mirëpo, numri i kolonëve të vendosur në Kosovë është më i madh, sesa e jep statistika zyrtare serbe, sepse ky numër ka të bëjë vetëm për familjet, të cilëve zyrtarisht u është ndarë toka. Kanë mbetur anash familjet, që e kanë rrëmbyer tokën në forma të ndryshme, ato në qytet – të ardhur si nëpunës, xhandarë, tregtarë dhe të profesioneve të tjera. Secila familje mesatarisht i kishte marrë nga 8,45 ha tokë, por kishte shumë raste kur një familje kishte marrë edhe deri 45 ha tokë. Ndërsa, familjeve shqiptare kishte raste kur toka i merrej në tërësi deri në prag të shtëpisë, kështu që nuk zbatohej edhe ai dekretligj famëkeq, i cili parashihte se familjeve shqiptare t’i mbetej 0,40 ha tokë për një anëtar të familjes.

Si rrjedhojë e spastrimeve etnike dhe e kolonizimit të tokave shqiptare u bë ndryshim i ndjeshëm i strukturës etnike të popullsisë. Duke u ballafaquar me pozitën e rëndë të tyre, të shkaktuar nga presionet e llojllojshme, që ushtronte pushteti policor ushtarak i Jugosllavisë borgjeze, dhe, duke mos gjetur mbrojtje elementare juridike për pronat dhe jetën e tyre, e po ashtu të ndihmuar me lehtësi të mëdha rreth përgatitjes së dokumentacionit të udhëtimit, që i ofronte po ai pushtet, një pjesë e popullit shqiptar emigroi në Turqi, e një pjesë edhe në Shqipëri. Shpërngulja e shqiptarëve nga vendlindja e tyre ka qenë e motivuar nga politika antishqiptare e diskriminuese. Ky proces i prirur nga qëndrimet negative dhe nga paragjykimet e qarqeve sunduese  ndaj shqiptarëve dhe vendeve të tyre kishte filluar edhe gjatë periudhave më të hershme historike. Për ta nxitur shpërnguljen, pushteti borgjez i ngacmonte shqiptarët edhe në ndjenjat e tyre kombëtare e fetare, si në rrënimin e xhamive, varrezave, etj.           

            Ultranacionalisti serb Vasa Çubrilloviq, në vitin 1937 kishte hartuar planin e ri për shpërguljen e shqiptarëve nga Mbretëria e Jugosllavisë, të titulluar “Problemi i pakicave në Jugosllavi”. Ai pushtetin e ri e “mëson” se përveç spastrimit nga ana e ushtrisë gjatë operacioneve, duhet zbatuar edhe metoda të tjera në mënyrë që pakicat kombëtare të detyrohen të shpërngulen, të krijohen për ta kampe përqëndrimi, ndërsa pasuria e tyre të konfiskohet. Ndërsa, për të realizuar këtë Qeveria e Mbretërisë jugosllave në vitin 1938 kishte nënshkruar protokolin me Qeverinë e Turqisë për shpërnguljen e më se 400.000 shqiptarëve. Mirëpo, të gjitha këto i ndërpreu fillimi i Luftës së Dytë Botërore.

 

            Programet serbe gjatë Luftës së Dytë Botërore për spastrimin etnik të Kosovës

            Fillimi i Luftës së Dytë Botërore e ndërpreu procesin e kolonizimit të Kosovës me elementin sllav. Edhe gjatë kësaj periudhe nacionalistet serb hartonin programe për zgjerimin e Serbisë dhe pushtimit të tokave shqiptare. Është i njohur programi i Stevan Molloviqit me titull „Serbia homogjene“ i 30 qershorit 1941, ku parashihej qe Serbia te përfshinte një territor të gjërë, edhe aty ku ka pakicë serbe.[30]Në programet e çetnikëve më 1941 planifikohej: “Të krijohet Jugosllavia e Madhe në të Serbia e Madhe, etnikisht e pastër në kufijtë e Serbisë dhe të Malit të Zi, të Bosnjes e Hercegovinës, të Sremit e të Banatit. Të pastrohen të gjitha territoret nga elementët joserbë”.Më 12 shtator 1941 gjenerali Lubo Novakoviq në letrën që i dërgonte Kosta Peçancit, të njohur edhe më parë për krimet e pashembullta mbi shqiptarët, i përkujtonte:  “Kur të nisem në rrugën fatlume, e di çfarë planesh ke për jugun tonë. Besoj se në Sanxhak, në Dukagjin dhe në Fushë të Kosovës, nuk do të mbetet asnjë plis për farë. Lumenjt Sitnica dhe Llapi do të bartin dy muaj koka shqiptarësh”.[31] Programi i Drazha Mihailoviqit për spastrime etnike dhe krijimin e Serbisë së Madhe në Jugosllavinë e Madhe më 20 dhjetor 1941,  në mes tjerash parasheh: “….. Të spastrohen territoret shtetërore prej të gjitha pakicave dhe elementëve jonacionalë…. Pjesët e spastruara të kolonizohen me malazezë, ndërsa çështjen e myslimaneve duhet rregulluar me Turqinë përmes Londrës”.[32] Agjentët e D. Mihailoviqit paralajmëronin se “çetnikët do të çlironin Kosovën nga shqiptarët dhe të gjithë ata do t’i zhduknin, pa lënë njeri të gjallë”.Vasa Çubrilloviqi, më 3 nëntor 1944, hartoi projektin e tij antishqiptarë, që e paraqiti para udhëheqjes më të lartë të LNÇJ e të UNÇJ, i propozon shpërnguljen masive të miliona njerëzve, sepse, sipas tij, “zgjidhja e vetme dhe e drejtë e kësaj çështjeje është shpërngulja e këtyre pakicave”, sidomos të shqiptarëve.

 

            Periudha e Jugosllavisë socialiste

            Në vitin 1945 Kosova prap u ripushtua nga pushteti serb dhe u fut në kuadër të Jugosllavisë. Populli shqiptarë bëri rezistencë të madhe ndaj këtij okupimi dhe për mbrotje të tokave shqiptare. Ai bëri rrezistencë të njohur si në Drenicë nën udhëheqjen e Shaban Polluzhës, në Anamoravë, nën udhëheqjen e Idriz Gjilanit,  etj. Atdhetarë shqiptar u organizuna në kryesisht në organizatën Nacional Demokratike Shqiptare.

            Pushtetarët e jugosllavë duke parë këtë gjendje dhe për nënshtrim sa më të lehtë të popullit të Kosovës, më8 shkurt 1945 pruan Urdhëresën për vendosjen e pushtetit ushtarak në Kosovë.

Pushteti serb, përkatësisht jugosllav e vazhdoi zbatimin e dhunës e të terrorit ndaj shqiptarëve, të shpërnguljes së tyre nga atdheu dhe kolonizimin me elementin serb në Kosovë. Periudha pas Luftës së Dytë Botërore u përcoll edhe me gjykime masive e dënime drastike të shqiptarëve përsëri për gjoja “koloborim me okupatorin” për të vazhduar me vonë, pas Rezolucionit të Inforbyrosë (1948) për gjoja bashkëpunim me Shqipërinë, madje edhe me Bashkimin Sovjetik e shtetet e tjera të Bllokut Lindor. Arrestoheshin, vriteshin, masakroheshin dhe internoheshin në burgjet e kampet e ndryshme të Jugosllavisë (Goli-Otok, Bileçë, Nish, Gradishkë, etj.). Gjithë kjo ishte pjesë e fushatës së egër antishqiptare për të shkaktuar frikë e pasiguri dhe nxitje për largimin e shpërnguljen e shqiptarëve nga trojet e tyre shekullore.

            Si presione më të drejtëpërdrejta për ndjekjen dhe për shpërnguljen e shqiptarëve, përveç keqtrajtimit të personave të pafajshëm dhe veçanërisht të intelegjencës së pakët dhe punëtorëve të arsimit, që u shpallën armiq të rendit socialist dhe u burgosën, u internuan e, madje, një pjesë edhe u pushkatuan pa gjyq – ishin deklarimi i dhunshëm për kombësi turke, aksionet e mbledhjes së drithit, aksioni i mbledhjes së armëve (1956) me arsyetim se shqiptarët kinse po përgatiten për kryengritje të armatosur dhe bashkim me Shqipërinë, inskenimi i organizatave të fshehta politike “irredentiste”, redukimi i të drejtave sa i përket përdorimit të gjuhës shqipe dhe simboleve kombëtare, mbyllja e disa shkollave në gjuhën shqipe, nxjerrja e flamurit shqiptar në ditën e festës kombëtare nga ana e organeve të sigurimit si provokacion për t’i burgosur njerëzit e pafajshëm, etj.  E gjithë kjo strategjemë mizore u sajua për të gjetur shkak për shpërnguljen masive të shqiptarëve jashtë Jugosllavisë. Në këtë periudhë “u zbuluan” kinse gjithato “organizata irredentiste e diversioniste”, “shqiptaromëdha”, të cilat, në fakt, nuk ekzistonin.

            Siç po shihet, presionet për shpërngulje ndaj shqiptarëve ishin aq të shumta e të shumëllojshme, sa jeta e tyre në Kosovë e në viset e tjera të Jugosllavisë u bë e padurueshme. Prandaj, një numër jo i vogël u detyruan të regjistroheshin si turq që të shkonin në Turqi për të shpëtuar sa më parë nga ferri i pushetit serb. Shpërgulja e shqiptarëve nga Kosova mori përmasa të gjera me intensitet të lartë, sidomos gjatë viteve ‘50 e ‘60 të shekullit XX. Gjatë këtyre viteve u shpërngulën në Turqi 283.000 shqiptarë, do të thotë afër 1/3 e popullsisë së atëhershme.[33] Maqedonia ishte etapa përfundimtare e shpërnguljeve pa kthim të shqiptarëve në Turqi. Të gjithë lumenjtë e popullsive të dyndura nga Jugosllavia vërshonin në Maqedoni dhe pastaj i drejto-heshin Turqisë. Procesi u realizua “fshehtazi”, ndërsa motivet e shpërnguljes ishin sikurse të paraluftës, kryesisht të natyrës politike, vetëm që u modifikuan dhe iu përshtatën kushteve të reja të sistemit socialist.

                Në anën tjetër në Kosovë vinin një numër i madh i serbëve dhe malazezëve si nga territoret e afërta, ashtu edhe nga ato të largëta të Sërbisë dhe të Malit të Zi, si kuadro dhe me familje. Punësohen kryesisht në organizatat dhe institucionet shtetërore, shoqërore, kulturore, etj. Vlerësohet se në  Kosovë prej vitit 1945 deri me 1965 janë vendosur 12.300 familje sllave, ose rreth 64.000 persona me prejardhje sllave.[34]

            Ky proces u ndërpre në vitin 1966 (pas Plenumit të IV të Brioneve), kur u kritikua ashpër shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Jugosllavisë së asaj kohe, që kishte goditur rëndë të gjithë të tjerët pikërisht shqiptarët e Kosovës, por edhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.  Pas Plenumit të Brioneve të vitit 1966, gjendja në Kosovë filloi të ndryshohet deridiku në të mirë. Në vitin 1968, aprovohen amandametet e Kushtetutës së Jugosllavisë, ku Kosova fiton disa të drejta minimale, të cilat më parë nuk i gëzonte. Por Kushtetuta e Jugosllavisë e vitit 1974, e ndryshoi gjendjen në Kosovë. Kosova u bë element konstituiv federal në Jugosllavinë socialiste. Filloi një zhvillim i konsideruar në arsim, kulturë, shëndetësi, madje edhe në ekonomi, por në përmasa kuptohet më të vogla sesa viset tjera të ish Jugosllavisë. Kjo është periudha kur shqiptarët arrijnë një zhvillim dhe arsimim në të gjitha fushat e jetës. Filloi shkollimi në të gjitha nivelet, krijimi i institucioneve, kuadrave të reja të shkolluara e të tjera.

Të gjitha këto të arritura dhe zhvillimi dinamik i Kosovës u bënë nga se Kosova pati një popullatë të re dhe dinamike. Kjo nacionalizmit serb i pengonte dhe mundohej që në çdo moment ta shfrytëzonte çdo rast për të ndryshuar diçka. Ai nacionalizëm vepronte fshehtas e në disa raste edhe haptas me veprime konkrete për ndërrimin e gjendjes ekzistuese në Kosovë. Disa serbë e malazezë të ardhur si kolonistë në Kosovë dhe që kishin marrë pasuri të mëdha dhe kishin pozita dhe të ardhura të mëdha, nuk u pajtuan më këtë realitet dhe filluan ta lëshojnë Kosovën dhe të kthehen nga kishin ardhur ose të vendoseshin në qendrat e mëdha urbane në Serbi, meqë kishin krijuar një kapital të madh. Këtë shkuarje të serbëve dhe malazezëve, pushteti serb e shfrytëzonte si pretekst se serbëve po u bëheshin presion nga nacionalistët e seperatistët shqiptarë.

Pas demonstratave të rinisë e studentëve shqiptarë të vitit 1981, veprimtaria dhe qëndrimet antishqiptare të Beogradit u intensifikuan. Në këtë vit, Qeveria e Beogradit iu qas punës për aprovimin e masave kundër shqiptarëve dhe për përgatitjen e terrenit politik për ndryshimin e gjendjes ekzistuese në Kosovë. Filluan të sjellin vlerësime, platforma, rezoluta e programe kinse për kthimin e serbëve dhe malazezëve në Kosovë, diferencimin e kuadrave shqiptare etj. Këto platforma e programe i përkrahu edhe Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Serbisë në Memorandumin e vitit 1986. Ky Memorandum parashtroi kërkesa të posaçme për ndryshime radikale të politikës së pushtetit serb ndaj shqiptarëve, të kaluares, të tashmes dhe të ardhmes së tyre.

Përveç kësaj, Qeveria e Beogradit arriti të mobilizojë gjithë popullin nën parullën “Serbi unike”. Disa vjet rresht u organizuan me qindra mitingje e demonstrata antishqiptare. Për të bërë kthesa nacionaliste nga Qeveria serbe u organizuan marshime dhe demonstrata shoveniste në Kosovë, në Serbi dhe para organeve serbo-jugosllave në Beograd. Parullat e tyre ishin: “Kosova është Serbi”, “Kosova është zemra e Serbisë”, “Kosova është tokë e shenjtë serbe”, “Ne do të luftojmë për këtë vend të tokës së vjetër serbe”, “Serbi mos e lësho Kosovën nga dora”, etj. Kjo qeveri serbe para organeve shtetërore përdori si paravan shpërnguljen nga Kosova të serbo-malazezëve. Ky ishte vetëm një pretekst i pabazë dhe jashtë realitetit.

Përkitazi me politikën e punësimit, vetë pushtetarët serbë bënin propagandë dhe nxitje të serbëve dhe të malazezëve kinse për shpërngulje, por me qëllim të punësimit të tyre pa kurrfarë kriteriumi. Përveç tjerash, në këtë kohë pushteti jugosllav, përkatësisht serb përdori metodën tjetër të shtypjes, duke inskenuar procese të shumta politike, duke marrë intelektualët në biseda “informative”, madje edhe duke vrarë ushtarët shqiptarë në armatën jugosllave, etj.

 

Suprimimi i autonomisë së Kosovës

Format e dhunës dhe presioni ndaj popullit shqiptarë në shkallë të gjerë u ashpërsua pas marrjes së autonomisë së Kosovës. Më 23 mars 1989, kur Kosovës iu morë subjektiviteti i saj në ish-RSFJ  dhe iu shfuqizua Kushtetuta e vitit 1974, veçanërisht pas 5 korrikut 1990, kur Serbia në mënyrë klasike e okupoi Kosovën, mbretëron një politikë tejet nacional-shoveniste dhe ekspansioniste e Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë. Filluan masat e dhunshme në institucionet e Kosovës, filloi përjashtimi nga puna i shqiptarëve, mbyllja e institucioneve, helmimi i nxënësve, etj. Ndërsa, në anën tjetër,  më 2 korrik 1990, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e Kosovës dhe aprovoi Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Më 7 shtator 1991 qytetarët e Kosovës u deklaruan me referendum për pavarësinë e Republikës së Kosovës. Qeveria e Kosovës i bëri kërkesë komisionit të Badinterit në kuadër të Konferencës ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë që në procesin e shpërbërjes së ish-Jugosllavisë të njohë shtetin e pavarur të Kosovës. Më 1992, në Kosovë u mbajtën zgjedhjet presidenciale e parlamentare. Mirëpo, kërkesave demokratike të popullit të Kosovës, pushteti serb u është përgjigjur me dhunë e terror të organizuar shtetëror që ka pasur për qëllim spastrimin etnik të Kosovës dhe serbizimin e saj.

Gjatë kësaj periudhe pushteti serb kishte sjellë në numër të konsideruar të kolonëve serb, sidomos ata nga Bosnja e Hercegovina, Kraina Serbe në Kroaci e të tjerë. Të gjithëve u siguroi banesa, punësim dhe benificione të tjera, ndërsa ndaj popullit shqiptar bëheshin trysni në formë fizike dhe ekonomike me qëllim që të shpërnguleshin. Deridiku edhe ia arritën qëllimit, meqë një pjesë e madhe e tyre, sidomos të rinjt u shpërngulën në vende perëndimore. Ish Federata jugosllave dhe republikat e saj ndanin mjete të mëdha për stimulimin e ardhjes sa më masive të serbëve në Kosovë. Privilegjet e serbëve ishin shumë të mëdha: sigurimi i punësimit, i banesave, i trojeve falas, i kredive afatgjate pa kamatë, për të njëjtin vend pune të ardhurat shumë më të mëdha dhe benificione të tjera. Në këtë periudhë filloi ngritja e reparteve industriale në enklavat serbe dhe ndërtimi i objekteve segregacioniste të banimit dhe të tjera.

Populli shqiptarë nuk e pranoi pushtetin okupues serb. Një ndër të parët që i bënë rezistencë ishin minatorët e Trepçës të cilët hunë në grevë urie më 20-28 mars 1989. U formun dhe funkcionuan institucionet paralele që vepronin në të gjitha veprimtaritë, si në arsim, kulturë, shëndetësi, etj. Të gjitha këta i financonte populli por edhe diaspora shqiptare.

 

            Lufta e agresorit serb në vitin 1998-1999

            Në këtë fundshekull, kur bota përgatitej të hyjë në mijëvjeçarin e tretë me arritje njerëzore e qytetare, shqiptarët e Kosovës pësuan një tragjedi të vërtetë: ata u ndodhën përpara mizorive dhe reprezaljeve makabre si dhe përpara një spastrimi të egër etnik të ushtruar nga ana e forcave policore e ushtarake si asnjëherë tjetër më parë. Millosheviqi dhe bashkëpunëtorët e tij, në zbatimin e planeve të përgatitura në fshehtësi, hodhën kundër shqiptarëve kosovarë armatën 45-mijëshe të policëve, ushtarakëve dhe paramilitarëve serbë. Repartet e saj me uniforma e pa uniforma nxirrnin dhunshëm brenda disa minutave shqiptarët nga banesat dhe shtëpitë e tyre, disa prej të cilave ua vënin flakën, ndërsa njerëzit ose i vrisnin ose i nisnin drejt kufirit shqiptar e maqedonas. Millosheviqi kishte vendosur që t’i qëronte hesapet përgjithmonë me shqiptarët e Kosovës, ta spastronte etnikisht tokën sa më parë nga këta banorë autoktonë. Kështu planifikonte që më 28 qershor 1999 do ta “festonte” 610 vjetorin e Betejës së Kosovës në Gazimestan pa shqiptarë në Kosovë. Millosheviqi nuk ishte asgjë më shumë se një “artist” që po luante një rol që i kishte dhën Akademia e Shkencave e Serbisë dhe Kisha Ortodokse Serbe. Zbatuesit, ekzekutorët e mizorive, masakrave e terrorit që bëheshin ndaj popullit të pafajshëm fiqinj të Kosovës nuk i bëri personalisht ai! Ata që zbatonin urdhërat ishin ushtarët, policët, oficirët, paramilitarët, etj.[35]

Me fillimin e luftës së armatosur në Kosovë (mars 1998), spastrimi etnik e mori formën e një veprimtarie barbare, që sfidoi gjithë bashkësinë ndërkombëtare në prag të shekullit XXI. Vala e terrorit të institucionalizuar shtetëror serb, e vrasjeve, e masakrimeve, e ekzekutimeve të shqiptarëve përfshiu mbarë Kosovën. Paramilitarët e policët, por dhe ushtarët serbë mund të vrisnin kë të donin e kur të donin – pa ndjerë kurrfarë përgjëgjësie as morale, as njerëzore e as ligjore. Mund të vrisnin edhe vranë të rinj e të reja, pleq, plaka e burra, duke mos kursyer as fëmijë e as foshnja. Vrisnin – me apo pa motiv, vetëm pse ishin shqiptarë. Vetëm pse donin t’i zhduknin nga faqja e dheut, t’i zhduknin nga Kosova, në mënyrë që ata, që mund të shpëtonin nga plumbi ose nga thika e tyre, të iknin, të detyroheshin të largoheshin nga Kosova, po të mund të shpëtonin nga arrestimi apo deportimi i dhunshëm i tyre.

Për vrasjet, shkatërrimet dhe dëbimet e popullatës me rëndësi është të përmendet

Operacioni famëkeq serb “Patkoi”. Pas Marrëveshjes Hollbruk – Millosheviq (tetor 1998), forcat serbe erdhën në përfundim se nuk mund kurrsesi ta zhdukin UÇK-në derisa ajo e ka përkrahjen dhe ndihmën e popullit. Për ta dobësuar atë, duhet shkatërruar prapavia. Andaj u punua intensivisht (tetor ’98 – janar ’99) në këtë drejtim. Duke u nisur nga parimet se “nuk vriten të gjithë” ajo e përpiloi planin “Patkoi”, ku emri i tij të bënë të kuptohet se për çfarë qëllimi ishte dedikuar. Qëllimi ishte që 1.000.000 shqiptarë të dëbohen jashtë Kosovës; deri në 500.000 të vriten dhe të likuidohen, 500.000 të tjerë të mbesin në Kosovë, por t’i nënshtrohen Serbisë dhe se ky numër nuk do të paraqiste kurrë më problem për Serbinë. Deportimi i këtyre do të bëhej duke ua lënë të hapur Grykën e Kaçanikut – Bllaca dhe Grykën e Lumës – Vërmica që njëherit t’i destabilizojë edhe shtetet nga numri i madh i refugjatëve. Likuidimet do të bëheheshin në ato lokalitete ku do t’i bëhej rezistencë pushtetit dhe përkrahje UÇK-së. Mediave dhe organizatave ndërkombëtare nuk do t’u lejohej hyrja në vend edhe për një kohë të gjatë, kështu që krimet nuk do të zbuloheshin fare. Popullata që do të mbetej duhej t’i nënshtrohej gradualisht dhunës dhe ndjekjeve që në këtë mënyrë edhe ata pak banorë të detyroheshin “vullnetarisht” të largohen.

Vitet 1998-1999 ishin vitet e vrasjeve, djegieve dhe të masakrimeve të qindra e të mijëra qytetarëve të pafajshëm e të pambrojtur, vite të vrasjeve, të djegieve dhe të masakrimeve edhe të fëmijëve, grave e pleqve; vite të zhdukjes së dhjetëra, qindra e mijëra familjeve shqiptare – vite të vrasjes dhe masakrimeve të një populli të tërë. Faktet dëshmuan se pikërisht këtë e parashihte faza e fundit e skenarit të çmendur serbomadh kundër shqiptarëve të Kosovës – skenarit për vrasjen dhe zhdukjen e një populli të tërë nga trojet e veta shekullore.[36]

Vrasjet e qëllimshme dhe të paligjshme të civilëve – ekzekutimet pa gjyq – ishin një pjesë e rëndësishme e fushatës “së spastrimeve”. Në të gjithë Kosovën u vranë nga policia serbe, nga ushtarët dhe nga forcat paramilitare të implikuara në vrasjet e stilit “ekzekutim në vend”, civilë të cilët dihej mirë se nuk ishin luftetarë dhe ndër të cilët kishte shumë gra dhe fëmijë. Sipas Human Rights Ëatsh, në përgjithësi vrasjet kishin tri motive të qarta. E para ishte përshpejtimi i procesit “të spastrimit” nëpëmjet kërcënimit dhe ngjalljes së frikës. E dyta ishte eleminimi i individëve që dyshoheshin se luftonin në radhët e UÇK-së apo ndihmonin atë, dy gjëra që shpeshherë ishte vështirë të dalloheshin nga njëra-tjetra. Ndër individët e vënë në shënjestër kishte udhëheqës të shquar politikë, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe biznesmenë të pasur. E treta ishte kryerja e vrasjeve për hakmarrje: disa masakra u kryen pasi forcat serbe dhe jugosllave pësuan humbje nga  ana e UÇK-së. Vrasjet nuk ishin rezultat i rastësishëm i dhunës së forcave qeveritare, përkundrazi, ato ishin planifikuar me kujdes dhe vinin në jetë operacionet, që i shërbenin qëllimit strategjik të qeverisë.

Policia dhe ushtria serbe, të përkrahur nga paramilitarët e ndryshëm, bënë shumë masakra kundër popullatës civile shqiptare. Në Kosovë janë bërë masakra të shumta, duke filluar nga ajo e Likoshanit, Reçakut, Prekazit, Izbicës, Mejës, Korenicës, Abrisë, Poklekut, Kralanit, Krushës së Madhe, Krushës së Vogël, Celinës, Pastaselës dhe shumë të tjera.

Vrasjet masive, masakrimet, dhunimet e vajzave dhe të grave të reja, djegiet dhe shkatërrimet masive të vendbanimeve, të ekonomisë dhe pronës, nuk u mjaftonin forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, por për t’i humbur gjurmët e krimeve hapnin varreza masive dhe individuale akoma të paindetifikuara (N.N), në Kosovë dhe jashtë Kosovës, në Serbi. Ka shumë raste kur kufomat janë varrosur, por pas disa dite janë zhvarrosur dhe dërguar në vende të panjohura. Nga hulumtimet e bëra në terren dhe nga zbulimet e mëvonshme në varrezat masive në Serbi e gjetiu, se pushteti serb u përpoq qëtë fsheh apo të eleminojë trupat e të vrarëve në masakrat në Gjakovë, Izbicë, Rezallë, Krushë të Madhe, Krushë të Vogël, Suharekë, Sllovinjë, Poklek, Tërnje, Kotlinë, Pastasel, etj.Shumë shqiptarë të vrarë në Kosovë, trupat e pajetë të tyre janë zhvendosur jashtë Kosovës, me qëllim të zhdukjes së shenjave të krimit të kryer. Kjo është vërtetuar në hapjen e varrezave të shumta nëpër Serbi. Përveç kësaj, dyshohet se shumë kufoma të shqiptarëve janë djegur në furra të shkritoreve, siç flitet edhe në atë të Zveçanit.

Vrasjet në Kosovë ishin të të gjitha kategorive, të rinjë, pleqë, plaka, femra, fëmijë, familje të tëra, intelektualë dhe veprimtarë të njohur e shumë të tjerë.Në bazë të rezultateve të hulumtimeve në Kosovë në periudhën janar 1999 deri më 12 qershor 1999, me disa përjashtime gjithsej në Kosovë janë vrarë, janë ende të pagjetur si dhe kanë  rënë dëshmorë  11.738 shqiptarë ose të ndonjë nacionaliteti tjetër boshnjakë, romë, etj. Nga këta të vrarë 1.316 ishin fëmijë të moshës deri 18 vjeç.  Ndërsa, deri në moshën 5 vjeçare kanë pësuar 244 fëmijë, duke mos llogaritur ata të cilët kanë vdekur menjëherë pas lindjes dhe nuk ishin të pagëzuar si dhe ata së barkë të nënës së vrarë. Janë vrarë apo zhdukur 1.725 femra, të moshave të ndryshme.

Në mesin e viktimave janë1.885 persona mbi moshën 65 vjeçare, që mund të konsiderohen pleqë. Një numër i konsideruar i viktimave të luftës ende konsiderohen të pagjetur. Numri i tyre në Kosovë të zhdukur deri më datën 12 qershor 1999 arrin numrin rreth 1500 persona.

Në luftën e fundit në Kosovë kanë ndodhur plaçkitje të shumta si dhe shkatërrime të shtëpive, objekteve ekonomike, objekteve arsimore, kulturore, historike, fetare dhe shumë të tjera.

 

Mbrojtja e popullit, lufta e UÇK-së dhe NATO    

            Mirëpo, populli shqiptar, rinia e tij përherë iu kishte kundërvën këtij terrori e kësaj dhune, e atë me forma të ndryshme. Në fillim me organizimin e organizatave ilegale, pastaj marrjes së aksioneve kundër organeve të pushtetit si dhe në vitet e fundit edhe me rezistencën aktive – forminin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën ishin përfshirë bijt dhe bijat më të mira të popullit shqiptar në mbrojtje dhe çlirim të atdheut. Përveç luftës së organizuar ekzistonte edhe një rezistencë gjithëpopullore.

Dëshira për ta çliruar vendin, të rinjtë tonë nuk morën parasysh numrin e madh të njerëzve në anën e kundërshtarit dhe as në armatimin e shumllojshëm të tij, ata lanë shkollën, lanë punën, shumë u kthyen nga jashtë edhe nga shtetet të largëta si nga Amerika, etj. (të kujtojmë formimin e Batalionit “Atlantiku”) rrokën armët dhe iu bashkangjitën e i plotësuan rradhët e UÇK-së, të cilët nuk kursyen as jetën për çlirimin e Kosovës. Luftëtarët tonë (UÇK-ja) kishin përparësi: luftonin në vendin e vet, për çlirim të popullit të vet shumë kohë të robëruar, dhe kjo sillte armë shumë të fortë, e cila i mungonte palës tjetër, e ky është morali i lartë luftarak. UÇK-ja e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës. Në agjendat ndërkombëtare, Kosova doli në plan të parë.

Me qëllim të evitimit të kësaj tragjedie njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve u bë interevenimi i NATO-së, në krye me SHBA-të. Filluan sulmet arjore ndaj forcave serbe që nga 24 marsi e deri me 12 qershor 1999, kur forcat tokësore të NATO-s hyn në Kosovë triumfalisht. Pas fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake e policore serbe, ato filluan një fushatë të re ndaj pozicioneve të UÇK-së dhe filluan dëbimin masiv të popullatës civile të fshatrave dhe qyteteve shqiptare. Mirëpo, UÇK-ja edhe pse nuk kishte mundësi në masë të duhur t’i mbrojë banorët shqiptarë, ajo çdo herë forcohej, pasi që tani kishte pas vetës edhe një aleatë të fortë ushtarak, NATO-n. Forcat okupuese serbe nënshkruan kapitullimin dhe u detyruan të tërhiqen nga Kosova.

*Kumtese e paraqitur ne Konferencen qe organizoi Akademia e Shkencave me rastin e 28 Nentorit 2012 ne NY. E solli per Diellin:Bajram Doka.


[1]Kosova në vështrimin ekciklopedik, Tiranë, 1999, fq. 79-89.

[2] Letopis Gračanički, Gračanica, 1995.

[3] Mr. Fatmir Fehmiu, Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat Shqiptare. Referat në tribunën shkencore të AMVL “Dardania”,; “Bot Sot”, 22.06.2000.

[4]Dr. Vidosava Stojancevic, Leskovac i oslobodjenje Leskovca, Leskovac, 1975, fq. 12; Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877-1877, Prishtinë, 1994,  fq. 36.

[5]Dr. Vidosava Stojancevic, Leskovac i oslobodjeni krajevi .., fq.12; Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve …, fq. 37.

[6]E njëjtë.

[7] Jovan Trifunoski, Vranjska kotlina,Skopje, 1962, fq. 78; Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve .., fq. 40.

[8]Dr. V. Stojancevic, Leskovac i oslobodjeni predeli …, fq.12; Dr. S. Uka, Dëbimi i shqiptarëve …, fq. 40.

[9] Dr. Radmilla Trickovic, Leskovac u XVIII veku (1683-1804), Leskovacki Zbornik, 11, Leskovac, 1971, fq. 20; Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve …, fq. 42.

[10]Dr. Sabit Uka, Dëbimi i shqiptarëve  nga Sanxhaku i Nishit, 1877/78, Prishtinë, 1995, fq. 31-42.

[11]Vushtrria me rrethinë, monografi, Vushtrri, 2003, fq. 110.

[12] Dr. Sabit Uka, Planet  antishqiptare të shteteve fqinje në shekullin XIX, Kosova në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, 1996,  fq. 162.

[13] Bilall Shimshir, Rumeli dengelçeri I dhe II; Bujar Dugolli, punim  në dorëshkrim.

[14] Shaban Braha, Vështrim mbi gjenocidin serb në Kosovë, botim nga Seksioni shkencor i Institutit shqiptar i mendimit dhe qytetërimit islam, Tiranë, 29 qershor 1999, fq. 38.

[15] Stefan L. Popoviq, Putovanje po Novoj Srbiji, Beograd, 1950, fq. 345.

[16] Dr. Jovan Haxhivasiljević, Albanska kongra, Beograd, 1909, fq. 14-15; Dr. S. Uka, Vendosja dhe pozita e shqiptarëve në Kosovë 1878-1912, lib. II, Prishtinë, 1994, fq. 45.

[17] E njëjtë.

[18] Ministarstvo Unutrašnjih Dela, Beograd, Dosja 6587/1878. Listat e serbëve që u vendosën me familje në pronat e shqiptarëve; Dr. Bujar Dugolli, Pasojat e luftës serbo-osmane 1877-1879 dhe reflektimi në marrëdhëniet me shqiptarët. Dorëshkrim ipti dorëzuar për botim në rëvistën “Vjetari” i Arkivit të Kosovës, 2008.

[19] Stanovništvo NRS, fq. 14.

[20]Dr. Nuri Bashota, Tokat shqiptare në udhëkryqi e tanishëm ballkanik. Shqiptarët në rrjedhat ballkanike, Prishtinë, 1996, fq. 275.

[21] Riza Lahu, Golgota shqiptare, Tiranë, 1995, fq. 43-44.

[22] E njëjtë, fq. 28.

[23] Leo Freudlich, Vjenë, 1913.

[24] Dr. H. Bajrami, Konventa jugosllavo-turke për shpërnguljen e shqiptarëve, “Gjurmime albanologjike”, XII/1982.

[25] Dr. H. Bajrami, Politika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës (1844-1995), Prishtinë, 1995,  fq. 27.

[26] Dr. Liman Rushti, Lëvizja kaçake në Kosovë 1918-1928, Prishtinë, 1918, fq. 7-81; Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, fq. 285; Më gjërësisht: Dr. Jusuf Osmani, Lënda arkivore për kolonizimin dhe reformën agrare në Kosovë 1918-1941, Prishtinë, 1996.

[27] Noel Malcolm, Kosova një histori e shkurtër, Prishtinë, 1998, fq. 289.

[28] AJ B, Ministarstvo Agrarne Reforme Kraljevine Jugoslavije, 96-15-51; 96-15-55.

[29]AJ B, MAR, 96-21-69, Regjistri i kolonive më 8.IV.1940.

[30] Rexhep Qosja, Çështja shqiptare, historia dhe politika. Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1994, fq. 171; Dr. Muhamet Shatri, Kosova në Luftën e Dytë Botërore, Prishtinë, 1997, fq. 46.

[31] Vojna organizacija četnika u okupiranoj Srbiji 1941-1942, VIG, Beograd, 1968, fq. 205-214; Dr. Hakif Bajrarmi, Planet për Serbinë homogjene dhe tragjedia ballkanike, 1941-1945, “Rilindja”, 13.IX 1995; AVII B, K.111, fas. 4, d.14; Dr. M. Shatri, Kosova në …….., v. e c., fq. 47.

[32] Dr. Hakif Bajrami, Politika ……….., v. e c., fq. 144.

[33] KMDLJN, Prishtinë, BULETINI, nr. 14, janar-mars 2000, fq. 21.

[34] KOSMET ili KOSOVA, v. e c., Punim i dr. H. Bajramit, fq. 170.

[35]Më gjërësisht shih librin: Prof. dr. Jusuf Osmani, Krimet e Serbisë në Kosovë 1998-1999, Prishtinë, 2012.

[36]Vrasjet dhe masakrimet në Kosovë – Shprehje e politikës gjenocidale serbomadhe, Kushtrim Hyseni, KMDLNJ, Buletini, nr.13, tetor – dhjetor 1999, fq. 110.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Jusuf Osmani, Shqiptaret e Kosoves

SHQIPERI: Censusi 2011, Popullsia 2.821.977 Banorë

December 13, 2012 by dgreca

Numri i popullsisë është 2.821.977 persona, nga këta janë numëruar si pjesëmarrës në census 2.800.138 persona; “83% ose 2.329.715 persona janë deklaruar shqiptarë. 14% nuk kanë preferuar të deklarohen. 99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës, çka tregon se, për përbërjen etnike në Shqipëri nuk ka surpriza. Sipas censusit, 56.7% e popullsisë në Shqipëri është myslimane, 10.3% katolikë, 6.75% ortodoksë dhe 2.90% bektashinj./

Instituti i Statistikave (INSTAT) shpalli dje zyrtarisht rezultatet e censusit në lidhje me kombësinë dhe fenë. Ministri i Inovacionit, Genc Pollo, gjatë prezantimit të “Censusit 2011”, tha se realizimi me sukses i censusit ka qenë një ndër objektivat kryesorë të qeverisë, dhe se ajo ia arriti qëllimit. Sipas tij, të dhënat e censusit do të ndihmojnë vendimmarrësit në përcaktimin e politikave për komunitetin. 
“një rNumri i popullsisë është 2.821.977 persona, nga këta janë numëruar si pjesëmarrës në census 2.800.138 persona”, tha Pollo. Ai u shpreh se, ky nuk është ezultat surprizë, për shkak edhe të emigrimit. “83% ose 2.329.715 persona janë deklaruar shqiptarë. 14% nuk kanë preferuar të deklarohen. 99% e të pyeturve deklarojnë gjuhën shqipe si gjuhën e nënës, çka tregon se, për përbërjen etnike në Shqipëri nuk ka surpriza. 0.7% e të pyeturve refuzuan censusin”, tha ministri i Inovacionit, Genc Pollo. 
Ministri tha se, “Censusi 2021 do të ketë një taban të përgatitur dhe do të zhvillohet pa shumë tensione”. Gjithashtu, sipas censusit, 56.7% e popullsisë në Shqipëri është myslimane, 10.3% katolikë, 6.75% ortodoksë dhe 2.90% bektashinj. 
Procesi i regjistrimit të banesave dhe qytetarëve nisi më 1 tetor dhe u mbyll më 1 nëntor 2011. Censusi jep një përshkrim të detajuar të të gjitha aspekteve ekonomike, sociale dhe të jetës në Shqipëri, sa njerëz banojnë në Shqipëri sot dhe si jetojnë ata, për çfarë shërbimesh kanë nevojë ata dhe shumë aspekte të tjera të shoqërisë.

Censusi, një operacion statistikor mjaft kompleks

Duke prezantuar rezultatet finale të censusit të popullsisë dhe banesave 2011, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja, tha se ky proces ka qenë i gjatë dhe angazhoi thuajse të gjithë stafin e INSTAT në Tiranë e Prefektura si dhe qeverinë shqiptare, shoqërinë civile, partnerët e INSTAT dhe komunitetin ndërkombëtar. 
“Ky census u krye, duke ndjekur rekomandimet dhe standardet europiane dhe INSTAT sot publikon të dhënat themelore statistikore socio-ekonomike për të ndërtuar politika të shëndosha për një jetë më të mirë të shqiptarëve. Madje këto të dhëna konform standardeve europiane do të japin kontributin e tyre në procesin e integrimit europian”, u shpreh Znj.Nurja. Ajo bëri të ditur se, Censusi i vitit 2011 është një operacion statistikor mjaft kompleks dhe ka kaluar në shtatë faza të ndryshme; përfshirjen e palëve të interesuara për përzgjedhjen e pyetjeve thelbësore dhe jo thelbësore, aktivitetet përgatitore, numërimin në terren, përpunimin e të dhënave, publikimin e rezultateve, vlerësimin e mbulimit dhe analizat e rezultateve. 
Të pestë fazat e para janë përfunduar, ndërsa publikimi i rezultateve finale do të kryhet sot me këtë publikim të parë, i cili do të ndiqet gjatë vitit që vjen me të tjera publikime të rëndësishme dhe së fundmi me analizat tematike deri në vitin 2014. 
Operacionet e censusit e kanë fillesën në vitin 2008 me përgatitjen e hartave dixhitale. Ndërsa në vitin 2009, INSTAT filloi një proces konsultativ me grupet e interesit, duke përcaktuar temat e regjistrimit ku qëllimi kryesor ishte për të rritur ndërgjegjësimin në lidhje me këtë proces si dhe për të patur përfshirjen e aktorëve të tjerë në këto aktivitete përgatitore. 
Gjatë këtij censusi u kryen disa testime të pyetësorit dhe në vitin 2010 u krye një census pilot në mënyrë që të testojë disa nga aspektet kryesore të funksionimit të plotë të Censusit në tetor të vitit 2011. 
Aktivitetet në terren për numërimin e popullsisë dhe banesave u organizuan dhe monitoruan me ndihmën e një mjeti mjaft efikas, atë të aplikacionit të menaxhimit Web GIS. 
Anketa e pas Censusit u krye për herë të parë në Shqipëri për të vlerësuar mbulimin e Censusit në terren si dhe cilësinë e disa variablave të përzgjedhur. 


Krahasuar me Censusin e vitit 2001 kemi një rënie të popullsisë banuese prej 8%

Sipas Census 2011 sot numërohen 722 262 familje

Sipas rezultateve të Census 2011 numri i familjeve ka pësuar një rënie krahasuar me shifrat e censusit të mëparshëm. Sot, numërohen 722 262 familje nga 726 895 që ishin në vitin 2001. Por, struktura brenda familjes (numri i anëtarëve) ka patur një ndryshim të rëndësishëm. Mesatarisht sot një familje shqiptare ka 3.9 anëtarë nga 4.2 që kishte në vitin 2001. 
Struktura demografike e Shqipërisë po ndryshon, duke patur parasysh që nga këto rezultate kemi rënie të koeficientit të fertilitetit, rritje të popullsisë urbane, ndryshim në strukturën e popullsisë, në karakteristikat etno-kulturore, në nivelin e arsimimit, në kushtet e jetesës dhe në strehim. 
Duke prezantuar disa nga rezultatet kryesore të këtij censusi, Drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja deklaroi se, “Nga rezultatet përfundimtare të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia rezidente është 2 821 977. Numri total i refuzimeve është 21 839 persona. Siç shihet nga kjo panoramë, krahasuar me Censusin e vitit 2001 kemi një rënie të popullsisë banuese prej 8%. Ndaj analizat paraprake na dëshmojnë se, emigracioni dhe lindshmëria janë dy faktorët kryesorë përgjegjës të rënies së numrit të popullsisë, të cilat kërkojnë analizë të hollësishme në të ardhmen. Numri i femrave krahasuar me vitin 2001 ka pësuar një rënie prej 9.2%, ndërsa ai i meshkujve me 8.3%. Raporti gjinor në Shqipëri kërkon një vëmendje të veçantë nga demografët dhe studiuesit. 
Për herë të parë në historinë e censuseve në Shqipëri, popullsia që jeton në zonën urbane e ka tejkaluar numrin e popullsisë që jeton në zonën rurale. Tashmë në zonën urbane jetojnë 53,5% e popullsisë, ndërsa 46,5% e saj jeton në zonën rurale. 

Rritet me 16.8% numri i banesave krahasuar me vitin 2001

Numri i ndërtesave për qëllime banimi në censusin e vitit 2011 është 598 267 dhe është rritur me 16.8% krahasuar me vitin 2001. Fondi i banesave rezulton në 1 012 400 banesa, ku përfshihen jo vetëm banesat e banuara, por edhe ato të pabanuar që përbëjnë 29.8% të totalit në krahasim me 11.3% në 2001. Jo vetëm fondi i banesave është rritur në krahasim me vitin 2001, por dhe kushtet e jetesës në to kanë ardhur duke u përmirësuar përsa i përket aksesit në shërbimet bazë si dhe zotërimit të pajisjeve afatgjatë. Në ndryshim nga censusi 2001, lidhur me karakteristikat e kushteve të banesës INSTAT disponon edhe të dhëna mbi telefoninë fikse dhe mobile, të cilat i gjeni në këtë publikim. 
Një tjetër risi e këtij censusi ishte përfshirja e pyetjeve mbi gjuhën amtare, fenë dhe grupet etno-kulturore. Këto të dhëna interesante do të japin një panoramë më të qartë të disa karakteristikave të popullsisë shqiptare, të cilat u mungonin studiuesve prej një periudhe të gjatë kohe. Po t’i hedhim një vështrim të shpejtë, shohim se 98.77% e popullsisë ka si gjuhë amtare shqipen. Më pas, vijnë gjuha greke me 0.54%, maqedonase 0.16%, rome 0.14 % dhe arumune me përkatësisht 0.14. 
Një tjetër e dhënë, e cila do të analizohet më tej nga studiuesit është dhe ajo mbi përkatësinë fetare. Sipas vetëdeklarimit mbi përkatësinë fetare në censusin 2011, në territorin e Shqipërisë janë 56.70% muslimanë, 10.03% katolikë, 6.75% ortodoksë, 2.09 bektashinj, 0.14 ungjillorë. Ndërkohë që 5.49 janë vetëdeklaruar si besimtarë të pacilësuar dhe 2.5% ateistë. Numri i atyre që kanë preferuar të mos përgjigjen kësaj pyetje është 13.79% të totalit të popullsisë. 
Përsa i përket përkatësisë etno-kulturore, 82.58% kanë deklaruar se janë shqiptarë të 0.87% grekë, 0.30% romë, 0.30% arumunë dhe 0.20% maqedonas. Numri i mospërgjigjeve në këtë pyetje përbën 13.96% e totalit të popullsisë. 
Një tjetër analizë me mjaft interes do të ishte shpërndarja e numrit të refuzimeve (13.96 %) dhe përgjigjeve të pavlefshme apo të papërcaktuara (1.58%) lidhur me përkatësinë etno-kulturore. Po t’u referohemi këtyre shifrave, rezulton se 99.6% e tyre kanë deklaruar gjuhë amtare shqipen, 0.15 % gjuhen greke, 0.04% rome, 0.04% arumune dhe 0.03% maqedonase. 
Një vend të rëndësishëm në këtë publikim, zë dhe niveli i arsimimit të popullsisë. Po t’u referohemi shifrave, vërejmë se në popullsinë 10 vjeç e lart, 96,2% tyre e kanë ndjekur ose janë, duke e ndjekur shkollën. Në censusin e vitit 2011, bën dallim ndjekja e sistemit universitar dhe pasuniversitar nga 10.7% të popullsisë 10 vjeç e lart, tregues i cili në vitin 2001 ishte 5.5%. 
Për herë të parë, në një census është pyetur edhe për aftësinë e kufizuar të popullsisë. Këto të dhëna do të shërbejnë në të ardhmen për të bërë vrojtime më të specifikuara si dhe për të ndërtuar politika mbështetëse në funksion të kësaj kategorie personash. 
Unë me të vërtetë shpresoj se, këto të dhëna do të jenë shumë të dobishme për të interpretuar ndryshimet e vendit tonë dhe do të shqërbejë si bazë për të ndërmarrë aksionet e duhura për një zhvillim të qëndrueshëm të Shqipërisë në të ardhmen. 
Në përfundim të prezantimit të rezultateve të Censusit 2011, drejtoresha e Përgjithshme e INSTAT, Ines Nurja falenderoi, Eurostat për mbështetjen e dhënë, qeverinë shqiptare, Komisionin Qendror të Censusit, Delegacionin Europian në Tiranë, Asistencën Teknike të BE-së si dhe stafin e INSTAT, i cili ka punuar me profesionalizëm dhe përkushtim maksimal për realizimin me sukses të Censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011. (Kortezi:Halil RAMA)

 

 

Filed Under: Sociale Tagged With: Censusi ne Shqiperi, Genc Pollo

ÇAMERIA MES AMANETIT DHE REALDIPLOMACISE

December 13, 2012 by dgreca

Nga Arben Manaj /

 Përfaqësuesi parlamentar më i spikatur i çamëve në Shqipëri, Shpëtim Idrizi, kapërcyesi i njohur i ylberit politik pas zgjedhjeve të fundit, me qëllim përkushtimin ndaj kësaj çështjeje, në një shkrim për të shumëpërfolurën rezolutë çame, e cila ende nuk dihet nëse do e marrë ose jo vulën parlamentare, theksonte këto ditë se: “Ky amanet nuk është i thjeshtë, sepse që të përmbushet duhet bërë politikë, duhet bërë diplomaci.”
Dhe këtu qëndron në thelb tërë e panjohura e zgjidhjes ose jo, por edhe nëse ndodh, e rebusit të çështjes çame, pikërisht te diplomacia dhe bashkë me të kuptohet, mënyra se si bën politikë në funksion të përmbushjes së këtij amaneti.
Padyshim, çështja çame është absolutisht aq e vërtetë siç e ka përshkruar tërë ndjenjë dhe patos deputeti Idrizi dhe ka tërë ato sensibilitete dhe sfida, që normalisht ai i identifikon drejt dhe saktë.
Leva e Arkimedit në këtë histori të dhimbshme mbetet përdorimi i atij mjeti efikas të gjetur, mbi të gjitha diplomatik, për ta trajtuar dhe zgjidhur aq sa mundet, në përputhje me pritshmëritë e popullit çam, pritshmëri që për mendimin tim, janë sa të natyrshme aq edhe utopike në kontekstin e problematikës shtetërore mes Greqisë dhe Shqipërisë, por edhe të vetë kompleksitetit të navigimit nëpër labirintet e të drejtës ndërkombëtare dhe parametrave shpesh padrejtësisht dhe poshtërsisht të përthyeshëm të aplikimit të saj në botën e sotme, në dëm të kombeve më të vegjël.
Si parantezë, nëse dikush do të mendojë, siç ndodh jo rrallë në mjedisin shqiptar, se nga shtjellimi i kësaj teme delikate do të perceptohesha sadopak dhe naivisht si antishqiptar, më lejoni ta kujtoj se më lidhin me çamët dhe më ndanë me grekët një fat tragjik i njëjtë deri diku, si stërnip krenar i një Dëshmori të Kombit, vëllait të gjyshit tim, komandant çete në Tepelenë, i rënë duke luftuar me armë kundër forcave greke, varri i të cilit gjendet në varrezat e dëshmorëve të Tepelenës.
Gjithsesi, përfaqësuesit politikë dhe parlamentare të çamëve, si bartës të këtij amaneti postum, e realizojnë dhe konceptojnë fatmirësisht faktin se për ta çuar në vend këtë amanet, që se tret as dheu, hyn në lojë një shtet apo shtete të tjera, hyjnë në lojë marrëdhëniet ndërkombëtare, detyrimet integruese, dhe nga dikush bëhen hesape dhe pazare se sa peshon realizimi i amanetit.
Nga ky këndvështrim, edhe nëse miratohet ose jo nga Parlamenti shqiptar, kjo rezolutë realisht do të jetë më shumë një akt-tentativë për shumë kohë, dekada do të parashikoja, sesa një shans real për të ndikuar në zgjidhjen përfundimtare të çështjes.
E them këtë pasi, nuk duhet të fshihemi pas gishtit dhe nëse nuk do të biem pre e optimizmit të pavend dhe pse jo edhe folklorizmit dhe romantizmit patriotik të evidentuar së shumti gjatë 100-vjetorit të Pavarësisë, çështja çame në realdiplomacinë moderne ka barriera kolosale për të kapërcyer, dhe zgjidhja e saj duket po aq e ftohtë dhe e largët sa Poli i Veriut.
Marrë si të kuptueshme dhe të imagjinueshme se cilat janë ato, çdo qeveri shqiptare që në fillesat e saj e deri më sot, realisht dhe pa partizanllëk politik duhet jo vetëm vlerësuar për sa është bërë, por edhe mirëkuptuar përse nuk ka shënuar aq progres avancimi i saj.
Fakti që sot në Shqipëri ka parti çame, nuk është tregues i asaj se ka mosndjeshmëri nga shqiptarët e tjerë jo çam, apo partitë mainstream për këtë çështje. Aspak.
Ka një arsye për këtë situatë. Dhe s’ka se si të ndodhte dhe ndodh ndryshe, kur një vend i vogël si Shqipëria me një histori të komplikuar dhe mbështetje të pamjaftueshme dhe me deficenca të ndjeshme në lobimet diplomatike ndërkombëtare për këtë çështje, nuk ka këllqet për ta mbrojtur, jo më sa për të larë gojën, por për ta futur atë në shinat e zgjidhjes reale.
Përballë ka pasur historikisht një shtet të përkëdhelur të Perëndimit, dhe shtet të integruar dhe kopsitur mirë në strukturat e sigurisë europiane, por edhe ato të Bashkimit Europian.
Një Greqi me përkrahje shtetesh të fuqishme që ishin kundërshtarët e Shqipërisë politike dhe sot mbeten armiqtë e asaj etnikë jo vetëm në diktaturë, por edhe në demokraci.
Një Greqi që ka lobe të fuqishme në këtë anë dhe në anën tjetër politike të Atlantikut, me influenca të konsiderueshme në administratën amerikane, e cila për hir të së vërtetës, nuk është se shfaq për çështjen çame ndonjë entuziazëm, për të mos thënë e injoron tërësisht, pasi nuk ka mbërritur ende në tavolinën e dosjeve të çështjeve kontraverse të diplomacisë botërore dhe amerikane.
Dhe përballë kësaj Greqie, që sot është në reanimacion ekonomik, ka qenë dhe është një Shqipëri në reanimacion demokratik, shumë më e pafuqishme dhe ndikuese, pavarësisht nga forca e të drejtës për të imponuar, në mos për zgjidhje të pranueshme, të paktën të negociueshme të çështjes çame.
Një Shqipëri që ende s’ka hyrë në paradhomën e BE-së, ku Greqia ka një votë dhe veto bllokuese, të cilën ajo pa asnjë kompleks dhe skrupull e përdor sa herë i duhet në relacion me fqinjët, me të cilët ka probleme të pazgjidhura, siç është rasti i Maqedonisë, por edhe pse jo zyrtarisht i konfirmuar dhe i deklaruar, por i ditur, edhe ai i Shqipërisë.
Në të tilla rrethana, për hir të së vërtetës së hidhur, asnjë qeveri shqiptare nuk ka hapësirat e nevojshme për të manovruar dhe ndikuar realisht.
Larg pesimizmit, fatkeqësisht kjo gjendje do të vazhdojë për një kohë të gjatë, madje shumë të gjatë, ku së pari, që Tirana zyrtare të mund të jetë relativisht imponuese, do të duhet që minimalisht të jetë e barabartë në të njëjtën tavolinë me Greqinë në BE, që thënë ndryshe do duhet të bëhet anëtare e Klubit, anëtarësi, që siç duken bathët, do të kërkojë të paktën një dekadë.
Vetëm atëherë do të mund të ngjallen shpresat për ngritjen e problemit në nivel po them, të një çështje të brendshme të shtëpisë së shteteve anëtare të BE-së, që do të duhet të shtrohet për zgjidhje dhe dëgjohet më seriozisht.
Pa harruar mbi të gjitha, lobimin jetik të kësaj çështjeje në Uashington, si një shtet, që mund, nëse i volit të ndikojë që çështja çame të hyjë në hullinë e një zgjidhjeje me marrëveshje.
Por, Shqipëria pa hyrë dhe zënë karrigen e vet në tavolinën e BE-së vetëm do të bëjë harakiri politik dhe diplomatik me këtë çështje.
Kjo është dhe mbetet edhe sfida më e madhe e përfaqësuesve të sotëm dhe atyre të ardhshëm të “popullit çam”, siç parapëlqen ta quajë z. Idrizi, nëse do përfaqësohen në Parlamentin apo qeveritë e ardhshme shqiptare, që të punohet sa më shumë për integrimin sa më parë të Shqipërisë në Bashkimin Europian si parakusht, si dhe të ndikojë në eliminimin e atyre shkaqeve ose politikave shqiptare, që e frenojnë realisht integrimin kuptimplotë të Shqipërisë në BE.
Thënë kjo, kompleksiteti i çështjes çame është i nevojshëm të artikulohet akoma më shumë qartë dhe me realizëm edhe për veshët e popullit çam nga përfaqësuesit e saj, të cilët nuk duhet të mbjellin iluzione se me demonstrime në afërsi të kufirit greko-shqiptar sensibilizohet siç duhet çështja, edhe pse ajo ndihmon, që ajo çështje e aktualizuar përmes Rezolutës, të mos mbesë vetëm në kufijtë e formulimit të amanetit dhe assesi kapak i asaj çka është bërë dhe thënë për çështjen çame, por si një dritare shprese, edhe aty ku kjo shpresë duket sot e vaktë, në këtë fillimshekulli të quajtur shpesh shekulli i shqiptarëve. (Kortezi Gazeta “Shqip”)

Filed Under: Opinion Tagged With: arben Manaj, cameria mes amanetit, realdiplomacise

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 43
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT