• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

ROLI AMERIKAN NË AFGANISTAN PO MERR FUND

January 14, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

 Kështu deklaroi Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama të Premten që kaloi pas bisedimeve që zhvilloi në Shtëpinë e Bardhë me Presidentin e Afganistanit Hamid Karzai mbi të ardhmen e rolit amerikan në Afganistan, duke thënë se forcat amerikane së shpejti do t’ua dorëzojnë forcave afgane rolin kryesor të luftës kundër talebanëve. Presidenti Obama tha se në bazë të marrëveshjes që u arritë gjatë bisedimeve të presidentit afgan në Uashington –përfshirë takimet që ai zhvilloi në Pentagon dhenë Stejt Department –gjatë këtij viti forcat afgane do të marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për sigurinë në vendin e tyre — duke e shndërruar rolin ushtarak amerikan në një rol mbështetës këtë pranverë, para afatitqë pritej – ndërkohë që pomerr fund lufta nëAfganistan. Presidenti Obama tha se ”ky përparim është bërë i mundur falë sakrificave të mëdha të forcave tona dhe të diplomatëve tanë, si edhe të forcave të vendeve të shumëta të koalicionit ndërkombëtar, por edhe popullit afgan i cili ka vuajtur aq shumë”, shtoi Presidenti Obama.Ai tha se në luftën e Afganistanit, ”kanë dhënë jetën më shumë se 2000 bijë e bija të Amerikës”, duke shtuar se, ”Këta janë patriot të cilët ne i nderojmë sot, nesër dhe përgjithmonë.”Edhe Presidenti afgan Karzai tha se, ”gjatë bisedimeve….unë falenderova Presidentin Obama për ndihmën që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë popullitafgan, për të gjitha ato që kemi arritur gjatë dhjetë viteve të kaluara…”

Udhëheqsi afgan tha gjithashtu se “Forcat ndërkombëtare, forcat amerikane nuk do të jenë më të pranishme në fshatrat afgane, se tani është detyra e forcave afgane që popullit afgan t’isigurohet paqja dhe siguria.’’
Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio,Presidenti Obama dha hollësi të tjera në lidhje me bisedimet  me udhëheqsin afgan, duke thënë se objektivi kryesor i Shteteve të Bashkuara,që fillimishte çoi vendin në luftën e Afganistanit është drejtë realizimit, dmth, qëllimi amerikan që Al Kaida të mos e përdorë më Afganistanin si një bazë nga ku organizon dhe kryen sulme kundër Shteteve të Bashkuara, do të arrihet dhe lufta në atë vend, sipas Presidentit Obama, do të marrë  fund në mbarim të vitit të ardhëshëm. Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, Presidenti Obama tha se megjithëse misioni amerikan në Afganistan mbetet gjithnjë shumë i vështirë, ai shtoi se tani duhet të përqëndrohemi në detyrën që kemi përpara dhe në ”misjonet e vështira”, siçtha ai,për rindërtimin e Amerikës, për forcimin e ekonomisë dhe për të ndihmuar forcat tona ushtarake dhe veterantë tanë trima, duke thënë se ”vendi që ne duhet të rindërtojmë tani,është vendiynë.”

Presidenti Barack Obama dhe Presidenti Hamid  Karzai i Afganistanit gjatë një conference të përbashkët për median në Shtëpinë e Bardhë me 11 Janar, 2013 2013.

Deklarata e Presidentit Obama për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani aty nga mbarimi i vitit 2014, shihet me skepticizëm nga disa vërejtës politikë dhe ushtarakë sie dhe nga disa media amerikane, duke thënë se tërheqja e plotë e forcave amerikane nga Afganistani mund të rrezikojë arritjet e deritanishme në atë vend, pasi forcat ushtarake afgane nuk janë ende në gjëndje të luftojnë talebanët, ndërkohë që dhuna vazhdon në shumë pjesë të atij vendi.

Gazeta amerikane Nju Jork Tajms, në një editorial në lidhje me bisedimet amerikano-afgane në Washington midis Presidentit Obama dhe udhëheqsit afgan Karzai, shkruan se “Plani amerikan për t’i dhënë fund luftësvaret shumë nga aftësia e forcave afgane për të siguruar vendin. 

    Zoti Obama e ekzagjeroi përmirësimin e situatatës në Afganistan dhe anashkaloi mangësitë serioze të sigurimit në atëvend. Por ai me të drejtë zvogëloi rolin dhe objektivat amerikane nëAfganistan.Dhe tani ai duhet të tërheqë sa më pare që të jetë e mundur 66,000 ushtarët nga ai vend’’, përfundon editorialin gazeta Nju Jork Tajms.

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Afganistani, amerika, Frank shkreli, Karazai, Presidenti Obama

1OO-VJETORI I NJË KRIMINELI

January 14, 2013 by dgreca

Nga Uran Butka/

 Një nga ngjarjet më të shëmtuara të këtij fillimviti ishte kremtimi i 100- vjetorit të lindjes së Mehmet Shehut në Muzeun historik kombëtar dhe trajtimi i tij si një figurë e shquar e burrë shteti, gjë që u pasqyrua me bujë edhe në mediat elektronike dhe shtypin e shkruar dhe tronditi opinionin, brenda e jashtë Shqipërisë.

Unë nuk kam ndërmend të risjell figurën e Mehmet Shehu, apo të jap konsiderata të plota për të, sepse e kam trajtuar gjerësisht mbi bazën e dokumenteve arkivorë në librat “Lufta civile në Shqipëri 1943-1945”, “Një bombë në Ambasadën Sovjetike” dhe në botimet “Krimet e njerëzimit në Shqipëri”.

Do të sjell vetëm disa dokumente ( nga qindra që ndodhen në Arkivin e Shtetit dhe arkivat e huaja), që rrëfejnë se Mehmet Shehu ka qenë një kriminel, që ka kryer, veç të tjerash, krime kundër njerëzimit.

1.Në luftën e Selenicës, 1 prill 1943, kundër 126 karabinierëve dhe 116 bersalierëve italianë të komanduar nga një nënkolonel, forcat nacionaliste të prof.Isuf Luzajt dhe ato partizane të Çetës Plakë të Vlorës, komanduar nga Neki Ymeraj,  i shpartalluan italianët, duke lënë mjaft të vrarë e të plagosur dhe duke zënë 83 robër. Menjëherë pas luftës, atje arriti Mehmet Shehu, komandasnti i Brigadës I, i cili mori një pjesë të robërve me gjithë nënkolonelin, që e kishte pasur shok shkolle në Itali. A  i pushkatoi dhe i masakroi barbarisht dhe pa gjyq 83 robërit italianë, bashkë me nënkolonelin, natën e 2-3 prillit 1943 në luginën e Romsit, Mallakastër.(AQSH, F.270, v.1943)

Për pushkatimin e nënkolonelit dhe të robërve italianë, shkruan edhe i biri i Mehmet Shehut, Bashkim Shehu në librin “Vjeshta e ankthit”

    2. Krerët komunistë të Luftës NÇ në qarkun e Vlorës zbatonin udhëzimet dhe urdhërat e Dushan Mugoshës, i cili kishte synim të shkulte nga rrënjët atdhetarizmin e kësaj treve me tradita të shquara patriotike dhe të impononte me dhunë e terror komunizmin hibrid jugosllavo-shqiptar. Edhe M.Shehu Sh.Peçi, H.Kapo,  informonin për çdo gjë Dushan Mugoshën, i cili u jepte direktiva e urdhëra, i kritikonte dhe i vlerësonte, duke u bërë njeriu-referencë dhe personi i plotfuqishëm i Luftës NÇ. Në letrën e datës 30.11.1943 Mugosha, zv/komisar i Brigadës I, e qorton M.Shehun  për moskordinimin si duhet të forcave të Brigadës I  dhe i kërkon atij që forcat e kësaj brigade të jenë të pamëshirshme “ tue përdorë zjarrin më të tmerrshëm” kundër nacionalistëve. “Pashë se kini rrezikue forca nga mungesa e koordinimit me Besnikun (Hysni Kapo, shën.im), por siç tha edhe vetë, ke ra në pozitat e Delos  që s’ka dasht në asnjë mënyrë. Por gabimi u ba, duhet të mendohet për një sulm tjetër, duke kordinue luftën me Besnikun si edhe me forca të tjera të brigadës, tue përdorë zjarrin  më të tmerrshëm dhe duke qenë të pamëshirshëm…Shiko sesa forca të Brigadës të nevojiten për me shkelë Dukatin dhe kërkoi menjëherë.”(AQSH, F.177, D.8, v.1943, letër e D.Mugoshës)

    Dukati ishte një fshat i madh në qarkun e Vlorës, që s’e pranonte as fashizmin, as nazizmin, as komunizmin, ndaj D.Mugosha e urdhëroi M.Shehun “ për me e shkelë” Dukatin, tue përdorë zjarrin më të tmerrshëm, ashtu siç ndodhi realisht. M Shehu po atë ditë, më 30 nëntor, e çoi menjëherë në vend porosinë e  Mugoshës dhe e sulmoi Dukatin me afër 1000 ushtarë, tue qenë  të pamëshirshëm e duke e kombinuar mësymjen me forcat e Hysni Kapos nga Tërbaçi. Kështu Mugosha fuste në armiqsi e në luftë  edhe Dukatin me Tërbaçin, dy fshatra pranë njëri-tjetrit, duke vrarë me një gur dy zogj.

    Në luftën e Dukatit, më 30 nëntor 1943, merrte pjesë edhe  batalioni  italian “A.Gramshi” që kishte dezertuar nga ushtria kapitulluese italiane dhe ishte inkuadruar në Brigadën e Parë Sulmuese. Jo vetëm pjesëmarrja aktive e batalionit italian të pajisur me altileri të rëndë kundër banorëve të një krahine  patriotike si Vlora, por edhe të një fshati si Dukati, si edhe goditja e fshatit me predha altilerie nga italianët, zgjoi zëmërimin e dukatasve, që rezistuan me heroizëm. Beteja  zgjati 14 orë, u vranë mjaft luftëtarë nga të dy anët ndërluftuese,  si dhe u plagosën shumë të tjerë nga popullsia, midis tyre edhe 4 gra, që shërbenin si ndërlidhëse midis dy lagjeve: Feride Aleni, Xhemile Shajake, Dudi Havara dhe Xhixhe Jazo. As në ato lagje, as në krejt fshatin Dukat s’kishte të huaj, as italianë as gjermanë, as rusë, por vetëm shqiptarë që luftonin kundër njëri-tjetrit. Forcat e Brig.I e rahën fshatin me mortaja të drejtuara nga oficerë italianë, duke shkaktuar djegien e disa shtëpive dhe vrasjen e banorëve të pafajshëm të fshatit. Sipas informacioneve arkivore, nga banorët e fshatit u vranë tetë vetë: Beqir Elmazi, Salo Mëhilli, Shyqyri Nezha, Murat Bodo, Muharrem Beqiri, Musa Aliçka, Bino Hasani dhe Selim Hasani si dhe 10 të plagosur, ndërsa nga komunistët 15 të vrarë, 4 robër, ndërmjet të cilëve edhe një italian. Në “Historinë e batalionit II të Brigadës I” shkruhet : “Pasi u rrethua fshati, filloi lufta në mëngjes,  bashibozukët ndodheshin brenda në shtëpijat e nëpër llogoret e përgatitura me kohë. Natyra e vendit ishte në disfavorin tonë. Përpjekja zgjati tërë ditën. Ne mundëm të hynim deri në mes të fshatit, duke vrarë 16 prej tyre dhe duke zënë 6 robër.. Tërheqja jonë u bë në rregull, mbetën nga ana jonë  dy të vrarë: Jashar Vlashi, zv.komandant kompanie dhe Agim Çomja, përgjegjës i rinisë së kompanisë…” (AQSH, F.177, d.8, v.1943)  Sipas një burimi të tretë, u vranë partizanët Fadil Dauti, Myrto Sadiku, shoqja Babushe Dogani dhe 6 të tjerë”.(H.Xhelo, 860 dit lufte)

Populli i Dukatit e rrëfen këtë  realitet tragjik të luftës civile  në varget:        

                                       S”jam fashist, po jam dukat,

                                        As ti rus, po je tërbaç.

                                        Po i thonë taksirat,

                                        Që vjen e të vret në prag.

 Në rast se në të ardhmen do të ngrihet ndonjë monument në kujtim të  viktimave të  luftës civile, këto vargje popullore mund të vendosen si një epitaf – sintezë i luftës së shqiptarëve kundër shqiptarëve. Ndërkohë, me dy vargjet e fundit përcaktohet qartësisht, se kush është shkaktar i kësaj lufte vëllavrasëse, kush e nxiti dhe kush “vjen e të vret në prag. Dukatasit antifashistë e atdhetarë qëndruan e luftuan në fshatin e tyre për t’u mbrojtur, siç e thotë edhe populli, në pragun e shtëpive të  tyre. As tërbaçasit nuk janë rusë, po janë shqiptarë. Janë  serbët që i ngatërrojnë shqiptarët, janë  komunistët ekstremistë M.Shehu e H.Kapo që shkojnë në Dukat për të vrarë vëllezërit e tyre. Në vatrat  e tyre. Kjo ishte tragjedia e luftës civile.

    3.Një nga masakrat më të shëmtuara të M.Shehut  ishte ajo e Martaneshit, më 5 mars 1944. Brigada I marshonte nga Kaptina në Shëngjerg. Në fshatin Peshk parti një shkëmbim zjarri në largësi, që shkaktoi vrasjen e një partizani, Kamber Sadikut. Me urdhër të M.Shehut, partizanët u futën në çdo shtëpi të fshatit dhe arrestuan burrat që gjetën, nga një për çdo shtëpi, ndoshta edhe më tepër. Pleqtë dhe gratë vikasnin: “Pse i merrni lidhur? S’kanë bërë asgjë të keqe? Partizanë apo ballistë jeni? Kështu s’i ka marrë as gjermani!” I rreshtuan për t’i pushkatuar, por doli nga radhët partizane zv.komandanti i batalionit partizan të Martaneshit   Hysen Peshku dhe kundërshtoi: “Këta janë të pafajshëm, shoku komandant! Këta që janë rreshtuar për t’u pushkatuar, shumica janë baballarë e vëllezër të partizanëve të çetës së Martaneshit, nuk janë armiq.” Mehmeti dha urdhër që të rreshtohej edhe ai bashkë me ta dhe dha urdhër për zjarr. Kështu u vranë 22 njërëz krejt të pafajshëm dhe pa gjyq, me në krye kryeplakun e tyre, Rremë Çelën. Viktimat e tjerë ishin:  Hysen Peshku, Ibrahim Çela, Musa Balla, Fejzulla Grica, Shaban Grica, Rexhep Grica, Riza Grica, Abdulla Grica, Sulë Balla, Asllan Gurra, Ali Gjoka, Qerim Gjoka, Sulë Peshku, Kamber Peshku, Islam Çela, Liman Hasballa, Isa Çela, Gëzim Koçi.(S.Grica, Rilindja, 1993) 

Më pas M.Shehu u përpoq t’i  lante disi duart nga kjo përgjakje, kur shkruan se “partizanët e Brigadës I luftuan 6 orë me xhandarët e Abaz Kupit dhe tradhëtarët e Martaneshit, se në Martanesh pushkatuam 25 xhandarë e ballistë”(Mehmet Shehu, vepra I), ndërsa  historianët  puthadorë e justifikojnë: “Martaneshi  si bazë e partizanëve, si një pishtar i lëvizjes,  që i kish dhënë dërmën aty e një viti më parë ushtrisë fashiste italiane, tani po i kthente pushkën Ushtrisë NÇ. Gjithçka  tregonte se Brigada nuk mund të dilte nga Martaneshi pa u ndeshur me armiqtë…Një ndikim veçanërisht të madh në shpartallimin e armiqve në Martanesh, parti pushkatimi  i disa reaksionarëve të kapur robër. Pasoja e saj pozitive u ndie menjëherë.”(Brigda I S, Tiranë 1977)

    Në radhë të parë, Martaneshi nuk ka qenë asnjëherë bazë e ndikimit të A.Kupit dhe se A.Kupi nuk ka pasur as luftëtarë e as xhandarë në Martanesh.. Martaneshi ka qenë një krahinë më tradita partiotikë dhe luftarake, vatër e lirisë dhe e luftës antifashiste. Martaneshi nuk i ka kthyer pushkën Ushtrisë NÇ, siç thuhet në Historinë e Luftës NÇ, por terroristi Mehmet Shehu i ktheu pushkën Martaneshit duke pushkatuar  25 njerëz të pafajshëm.

    Së dyti, nuk u bë asnjë gjyq, madje edhe vetë M.Shehu në veprën e vet të parë, nuk pretendon se është bërë një gjyq. Së fundi, e quajnë me ndikim veçanërisht të madh këtë masakër, e quajnë me “pasoja pozitive” pushkatimin e 22 njerëzve të thjeshtë e të pafajshëm të Martaneshit! Po a ka masakër me pasoja pozitive? Është veçse një krim masiv kundër njerëzimit.

    4.Përveç të vrarëve në luftë, pasuan të pushkatuarit e robërve të luftës si edhe viktimat e shumta nga popullsia e pafajshme, grabitjet e pasurive, djegiet e shkatërrimet. Në ballë të kësaj lufte u vu Mehmet Shehu, komandant i Brigadës së Parë Sulmuese, e cila, betejat e saj të para i bëri kundër forcave nacionaliste në gjithë vendin. Një  nga ato qe lufta në afërsi të Lushnjës, tek kodra e Cen Hasanit në fshatin Golem,  më 21 tetor 1943. Mehmet Shehu shkruan: “ U ramë befas dhe i shpartalluam të 400 bashibozukët ballista: 172 robër dhe 10-15 të vrarë” (AQSH, F.41, D.32, v.1943)

    Pas betejës, Mehmet Shehu urdhëroi, në kundërshtim me çdo rregull lufte, pushkatimin e 65  robërve , që s’ishin tjetër veçse luftëtarë të thjeshtë e të rinj të pafajshëm nga fshatrat e Myzeqesë, që nuk pranuan të bashkoheshin me Brigadën I Sulmuese ( vetëm njëri pranoi) dhe nuk donin të luftonin më, po të ktheheshin në shtëpitë e tyre. Ata që nuk i zuri plumbi, i theri thika e Dushan Mugoshës, zëvendëskomisarit të Brigadës I S me pseudonimin Salë. Atje nuk kishte as italianë, as gjermanë, kish vetëm shqiptarë, kishte vetëm një të huaj, një komunist malazez që ushtronte luftën civile si një zanat të vjetër. Këtë masakër e pranon edhe vetë  M.Shehu në një letër-autokritike drejtuar Shtabit të Përgjithshëm, ku shkruan: “Me të vërtetë Ballit i dhamë një grusht të fortë në ekzekutimin e 65 ushtarëve të tij, porse mua më duket se kemi qenë të gabuar, kemi ekzagjeruar, kemi qenë shumë të rreptë. Do të mjaftonte të pushkatoheshin 10-20 ballistë nga më përgjegjësit…Gjurmët e këtij terrori duhen zhdukur dhe shpresojmë se do t’i zhdukim në të ardhmen. Kjo do të vlejë shumë edhe për mua personalsht, që të mos nxitem herë tjetër, të jem m’i matur e të mos lë të tërhiqem  nga sentimentet dhe buçitjet e çastit, që në mua shfaqen akoma si konsekuencë  e një origjine mikroborgjeze, patriarkale, prapanike, mesjetare.”(Po aty, Letër e M.Shehut) E pohon me gojën e vet Mehmet Shehu masakrën ndaj njerëzve të pafajshëm e robërve të luftës, që s’ishin veçse shqiptarë, fshatarë të Myzeqesë.

    Sipas dëshmive të Xh.Staraveckës, i pranishëm në këtë masakër kolektive, pushkatimet u urdhëruan nga Mehmet Shehu dhe Dushan Mugosha, i cili ishte shpirti dhe mendja e Brigadës I. Fiqrete Sanxhaktari (Shehu) ndikoi tek Mehmeti për të hequr nga rreshti i ekzekutimit 10 “lafshëpaprerë”, meqenëse balanca rëndonte nga ortodoksët, për t’i bërë qejfin Dushanit. Me gjithë  12 të vrarët në përpjekje dhe tre të tjerëve që M.Shehu i mori me vete dhe i pushkatoi, numri i këtyre viktimave të luftës civile  arriti në rreth  80:

    Prej katundit Remas: Rako Nako, Bani Lika, Ramë Koçi, Prof Gjata, Qazim Pina.  Kryekuq: Murat Malsori, Hysen Ismaili, Osman Plaku, Hamdi Çoku, Shyqyri Leka.   Shënkollas: Tafil Doka, Daut Gjata, Haxhi Dedej.  Grabian: Ndin Ndoni, Gaqo Ndoni. Çiflig: Beqir Cani, Sabri Bullari, Tafil Llusha, Roç Llusha, Ymer Bullari, Haxhi Sina, Arif Halili. Prej katundit Kalosh: Shemsi Arapi, Cen Arapi, Nazif Qylafi. Prej katundit Gur: Selim Kuqi, Til Bello. Shënepremte: Haxhi Murrizi, Kadri  Murrizi, Avni Murrizi, Hysen Murrizi, Ismail Murrizi. Sulzotaj: Trifon Gjeko, Alush Kasemi, Met Kasemi,  Prej katundit Biçak: Asllan Vrapi, Elmas Xhepa, Arif Muça, Rakip Xhepa, Bajram Agushi, Shaqir Sula, Çaush Xhepa, Shaban Sina, Haxhi Sina dhe  Ndoni Sako,  Fani Trungu, Gori Todi , Jani Gjeka,  Jorgji Gjoni, Jorgji Lala, Kozma Zhuka, Ibrahim Luzha, Nasi Zhuka, Koli Tashi, Kristo Shkoza, Loni Bita, Llazi Prifti, Lili Shkoza, Mihal Bita, Nasi Janko, Nasi Sako, Nasi Zaho, Perikli Prendi, Pali Zaka, Ristan Bani, Simon Gjini, Stefan Prendi, Todi Gjurgji, Vasil Përboti, Myslim Bedalli, Bajram Jeshili, Mehdi Pirra, Ruho Nako, Hysen Dupi, Latif Karafili, Muharrem Meshani, Bajram Bilbili, Ismail Koçiu, Isuf Buzi, Ramazan Kofsha, Shefik Tota, Gori Lala.( AQSH, F.41, d.32 v.1943 dhe libri “Gjëmat e komunizmit)

    Vlas Arapi (Pelivani), kuadër i Brig.I, që erdhi pas masakrës, i tha Mehmetit: “Këta pushkatove ti? Trimëri të madhe paske treguar!”. M. Shehu iu përgjigj: “ Kjo s’është asgjë, me ato që kam parë unë në luftën e Spanjës. Atje janë derdhur lumenj gjaku…”(Fatos Arapi, kush ishte Vlas Arapi)

Ja ç’thotë një kronikë e kohës: “Në vendin tonë lufta civile ka plasë pikërisht atëherë kur i huaji ndodhet në Shqipëri. Shqiptari po vret shqiptarin… Isa Toska dhe gjeneral Zanini ringjallen në personin e Mehmet Shehut”.(AQSH, F.41, d.32, v.1943)

5. Në afërsi të Labinotit ( e njohur si masakra në Malin me Gropa) Mehmet Shehu urdhroi pushkatimin e 140 ushtarakëve italianë të vetëdorëzuar tek Ushtria NÇ për t’u marrë rrobat  dhe këpucët, sipas propozimit të zëvendësit të tij, Tahir Kadaresë. Ja dokumenti: “ Këtu në afërsi të Labinotit ndodhen 20 oficerë dhe 120 karabinierë italianë, të cilët s’kanë lënë gjë pa bërë, ndërmjet tyre ka karabinierë që kanë vrarë personalisht shokë. Në krye të oficerëve është një kolonel që ka qenë nënkomandant i përgjithshëm i shtatmadhorisë së karabinierisë. Unë propozoj në lidhje me këta që t’i jepen në dorëzim batalionit II dhe me disa orë vonesë nga ne të kalojnë lumin dhe të ekzekutohen gjatë rrugës, larg nga fshatrat dhe në fshehtësi nga ushtarët italianë të brigadës. Të ekzekutohen përtej lumit, pse këtej ku janë jo vetëm që bën bujë, por është e vështirë dhe transporti i teshave personale që ata kanë.” (AQSH, F.177, D.8, v.1943)

M.Shehu, pasi e bisedoi me Enver Hoxhën dhe Ramadan Çitakun në Labinot   këtë propozim të T.Kadaresë dhe mori pëlqimin e tyre,  urdhëroi komandantin e batalionit II të Brigadas I, që t’i merrte në dorëzim nga komandanti Kadri Hoxha dhe t’i pushkatonte ushtarët dhe oficerët italianë me në krye nënkolonel Akile Rosito  dhe kolonel Gamuçi, që ishin bashkuar vullnetarisht me partizanët. Xhelal Staravecka dëshmon se në Orenjë kishte vrarë me dorën e vet 17 karabinierë, ndërsa italianët  e tjerë i pushkatuan, pasi i kishin zhveshur lakuriq për t’u marrë rrobat dhe këpucët. Ja, si e rrëfen ai këtë masakër:“ Më thirrën në mesnatë nga gjumi dhe më thanë: “Ngreu se të duan në shtab”. U ngrita, shkova në një shtëpi pa dritë  dhe kur kapërceva prakun, njoha Dushanin me sytë që i ndritnin…Më thanë: O Xhelal, në Orenjë të Çermenikës janë 111 karabinierë italianë, merr batalionin tënd , shko atje, vraji se kemi nevojë për petkat e tyre për të veshur partizanët. Ruaju, mos të shpëtojë ndonjë fjalë, pse është konspirative. E na del sekreti në shesh se italianët tani janë miqtë e Aleatëve e protestojnë kondra nesh. Aq më tepër, po ta kuptojë këtë gjë Balli, merr një armë në dorë për të na luftuar.” Çfarë del nga goja e Dushanit, s’ka diskutim. Shkoj në Orenjë në qendrën e batalionit të Çermenikës  e të Brigadës II që ishte në formim e sipër. Të nesërmen, të 111 karabinierët bashkë me kolonel Gamuçin në krye dhe dhjetra oficerë të tjerë i mora duke u thënë se do të shkonim në Burrel. Mbas dy orë udhëtimi, karabinierët i lidha, i ndava në pesë grupe dhe mbasi i xhvesha lakuriq, i pushkatova. 17 i kam vrarë vetë…”(AQSH, XH Staravecka, trakt:Torturë e terror).

    Këtë masakër makabre e pohon edhe Kadri Hoxha në dëshmitë e tij,  e pranon edhe vetë Mehmet Shehu në raportin që i dërgon Shtabit të Përgjithshëm më 29.10.1943: “Në Labinot na lajmëruan se në Orenjë ndodheshin rreth 130 karabinierë italianë dhe oficerë të karabinierisë ( edhe koloneli, nënkryetar i shtatmadhorisë së karabinierisë italiane në Shqipëri). U këshilluam me shokun Baca, i cili pranoi propozimin tonë për ekzekutimin e këtyre.. I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative.”(AQSH, F.41, d.32, v.1943). Këtë krim kundër njerëzimit, për vrasjen e të vetëdorëzuarve, e pohon me gojën e tij Mehmet Shehu: ”I ekzekutuam që të gjithë në mënyrën më konspirative”(Kadri Hoxha, luftëtar i paepur,Tiranë 2006).

6.Gjejmë në Arkivin e M B, mes të tjerash, dy dokumente që meritojnë vëmendje.

I pari, një telegram tepër urgjent drejtuar nga Mehmet Shehu Komandantit të Përgjithshëm, Gjeneral Kolonel E. Hoxhës, ku i propozon që “12 vetë nga kryengritësit e Koplikut, të pushkatohen pa gjyq, të tjerët me burgime të përjetshme e burgime të rënda, ndëkohë që mund të dënohen me vdekje edhe 20 kryengritës të tjerë”.

Kreu i regjimit totalitar E. Hoxha i përgjigjet me radiogram urgjent: (Arkivi i MB, telegrame 9.2.1945)

Radiogram urgjent

Korpusit III-të

Gjegje radiogramit Nr. Extra datë 9 Fruer 1945

Aprovohen ndëshkimet me vdekje të 12 vetëve dhe ndëshkimi i të tjerëve me dënime të ndryshme propozue me të sipërmin. Na njoftoni datën e ekzekutimit.

                                                                                       Enver Hoxha

                                                                                              Firma

    Ky dokument tregon hapur se pushteti komunist që ishte vendosur në Shqipëri me anë të pushkës, po mbahej po me anë të pushkës. Pushkatimi i 12 personave me urdhër administrativ, pa vërtetuar fajësinë e tyre me anë të gjykatave, por vetëm për shkak të lidhjeve miqësore apo gjinore me kryengritësit, ishte një genocid i egër që kish filluar qysh gjatë luftës, që kish marrë përmasa më të gjëra pas Luftës së Dytë Botërore dhe që do të vazhdonte edhe për gjysmë shekulli në mënyrë intensive.

Telegrami i M.Shehut dhe radiogrami i E.Hoxhës mbajnë të dy datën 9.2.1945. Hoxha pa u menduar gjatë, por brenda ditës, pa gjykuar nëse ishin fajtorë ose jo, pa pritur vendimin e gjykatës, nënshkruan pushkatimin e tyre. Vendimi i gjykatës ushtarake për pushkatimin e tyre mban datën 28.2.1945, njëzet ditë pas ekzekutimit të tyre, duke shkelur në mënyrë flagrante çdo ligj e moral njerëzor.

Le të nënvizojmë edhe një fakt tjetër nga dokumenti i mësipërm: Mehmet Shehu i propozon Enver Hoxhës dënimin me 39 vjet burg të mjaft viktimave që siç theksohet në dokument “s’janë fajtorë kryesorë por janë vetëm popull i gënjyer”. Dhe Hoxha e miraton këtë dënim kaq të rëndë të fajtorëve “pa faj”, ashtu siç miraton edhe dënimin me burg për 6 këshilltarë të Melgushit “që kanë dijeni, por nuk i janë përgjigjur thirrjes për kryengritje”!

Po ashtu propozohet nga M.Shehu dhe miratohet urgjentisht nga E.Hoxha ekzekutimi i dënimit me nga 30 vjet burg i këshilltarëve të Bërdicës, të Beltojës, të Trushit etj, vetëm e vetëm se “kanë dijeni për veprimet e kryengritësve”.

    7. Këto krime pas luftës, pra, në vitet e regjimit komunist, Enver Hoxha, Mehmet Shehu dhe klika e tyre në pushtet, i vazhduan gjatë gjithë periudhës gjysëmshekullore të diktaturës së egër komuniste. Tipike është masakra me pretekstin e “bombës” në Ambasadën Sovjetike, më 26 shkurt 1951. Ideator dhe realizues i kësaj masakre, që përbën një krim tjetër monstruoz kundër njerëzimit, ishte ministri i Brendshëm i asakj kohe, Mehmet Shehu.

Në mbledhjen e Byrosë politike të KQ të PPSh më 20 shkurt 1951, Mehmet Hoxha, pasi raportoi për këtë ngjarje, propozon masa represive në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë, “pa marrë parasysh ligjet në fuqi”(AQSH, F.14, D.1/a, v.1951) “Të arrestojmë menjëherë, brenda kësaj nate, 100 apo 150 vetë dhe të pushkatojmë nja 10 apo 15 prej tyre, pa marrë parasysh ligjet në fuqi. Një masë të tillë e kemi marrë edhe kur u vra Bardhok Biba, dmth kemi pushkatuar edhe jashtë ligjeve në fuqi”, -deklaron Mehmet Shehu pa iu dridhur qerpiku dhe pa e vrarë ndërgjegja për hdukjen e dhjetra njerëzve të pëfajshëm, që s’kishin asnjë lidhje me incidentin e Ambasadës Sovjetike. “Kjo masë të procedohet edhe me një masë tjetër spastrimi  nga Tirana të familjeve reaksionare brenda një muaji” –vazhdoi terroristi Mehmet Shehu.

    Kemi të bejmë me një terrorizëm shtetëror të paparë, që shkel e përdhos edhe ligjet që ka miratuar vetë, që arreston, pushkaton, burgos e internon me qindra persona të pafajshëm, pa asnjë vendim gjyqësor, pa asnjë fakt ligjor, pa  respektuar asnjë procedurë ligjore, por vetëm me vendime të Byrose politike të partisë, të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha.

Kështu, përveç qindra të burgosurve dhe të familjeve të internuara pa asnjë vendim gjyqësor, u pushkatuan pa gjyq  22 intelektualë të shquar nga gjithë trevat shqiptare: Sabiha Kasimati, Tefik Shehu, Pjetër Guraziu, Jonuz Kaceli, Anton Delhysa, Haki Kodra, Gafurr Jegeni, Myftar Jegeni, Manush Peshkëpia, Reiz Selfo, Qemal Kasoruho, Zyhdi Herri, Gjon Temali, Petro Konomi, Niko Lezo, Pandeli Nova, Thoma Katundi, Mehmet Ali Shkupi, Ali Qorralliu, Fadil Dizdari, Hekuran Troka, Lluka Rashkoviç.

Sipas të Drejtës Ndërkombëtare, edhe një njeri të vetëm të vrasësh pa faj e pa gjyq apo në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konsiderohet krim kundër njerëzimit, dhe jo, mandej,  mijra krime kundër njerëzimit që ka kryer Mehmet Shehu, i denjë për në gjyqin e Hagës!

 Një popull nuk mund të jetë plotësisht i lirë, nëse nuk njeh historinë e tij, nuk mund të jetë i kulturuar e civil, nëse nuk distancohet nga krimi e kriminelët, të çdo kohe qofshin, nuk mund të jetë i qetë e të përparojë, nëse nuk është në harmoni me veten dhe të vërtetën.

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: 100 vjetori, i nje krimineli, mehmet Shehu, Uran Butka

TALENTI SHQIPTAR I “REALITY RAP” NE BROOKLYN/NY

January 14, 2013 by dgreca

Koreality (Korey Sacipi), reperi që synon të sjellë “Repin Real” në Hip Hopin Amerikan

Shkruan: Nora Kalaja, New York/Prishtinë/

Në një kohë kur në Amerikë, filozofia e muzikës hip-hop po largohet nga ajo e viteve 90-të dhe origjina e saj, repera underground të New Yorkut si Koreality po e sjellin këtë muzikë në rrënjët tradicionale të saj. “Reality Rap” apo “Repi i Realitetit” është nocioni që Koreality quan, një lëvizje e re në këtë zhanër, ku muzika hip-hop përcaktohet nga aftësitë lirike dhe stili “street style”. Për reperin Koreality, muzika dhe hip hopi janë mekanizma për të rrëfyer një histori dhe për të qenë i vetëdijshëm për gjendjen sociale.

“Muzika në përgjithësi është një vend kënaqësie për njerëzit, ai vendi ku mund të harrosh problemet, ose mund të ndjesh veten në një këngë. Me muzikën time unë dua të dhuroj dhe të jap kontribut tek arti dhe hip hopi. Për mua është sikur të jesh pjesë e një klubi pa rregulla dhe pa tituj. Ti duhet të jesh fans i hip hopit për të qenë anëtar i klubit. Dua të jap kontributin tim në hip hop duke e kthyer në origjinën e tij, që ka qenë më i njohur gjatë viteve 90-të. Perceptimi im në fëmijëri për hip hopin është se muzika ka qenë për të treguar që artistët që nga fundi arritën majat, dhe në atë kohë artistën donin të shfaqnin që ka një mënyrë për të arritur atje. Ndërsa sot, hip hopi është më shumë për famë dhe për të shitur mend. Është kthyer në një materialism, për të shfaqur çfarë ke dhe nuk ke,”tha reperi dhe shkrimtari i teksteve, Koreality.

Muzika e Koeality adhurohet nga shumë për historitë reale dhe plot emocion që ai tregon. Hiti i tij i fundit është lançimi i videoklipit “Koreality”, drejtuar dhe xhiruar nga Edwin Escobar, me beat të Acid Beatz. Kënga është shkruar nga vetë Koreality, dhe u publikua në 1 Janar 20113. (Shiko videoklipin “Koreality” http://www.youtube.com/watch?v=aVcbJ9yMqnk&sns=fb)

Ky talent origjinal nga Brooklyn, është në fillimet e karrierës së tij drejt suksesit. Reperi Koreality po ngjall një ndjenjë të re tek fansat e hip hopit me mesazhin e tij pozitiv dhe për një të ardhme të mirë.

“Muzika është jeta ime, pasioni dhe dashuria ime, gjithçka. Muzika është ngjitësja e jetës time, e vetmja gjë që mban lidhur të gjitha gjërat bashkë për mua dhe i jep kuptim jetës time. Me këngët e mia dua të shfaq perspektivën time për problemet e përditshme . Mundohem të sjell veten time tek lirikat që shkruaj dhe të shfaq një ide ashtu siç e kuptoj unë. Shpresoj që njerëzit të jenë më të vetëdijshëm për gjërat e thjeshta në jetë dhe të vlerësojë ato që duhen vlerësuar në jetë,”tregon reperi i talentuar Koreality.

 

/Jeta dhe Fillimet në Karrierë/

 

Koreality – Reper, Shkrimtar Teksti dhe Biznesmen. Lindur si Korab (Korey) Sacipi në Mars 1990 në Brooklyn, New York. Është gjeneratë e parë amerikane meqë prindërit janë me origjinë shqiptare (babai nga Shkupi dhe nëna nga Mali i Zi). Familja lëvizën nga Europa në Amerikë gjatë viteve 80të.

“E vlersësoj shumë prejardhjen time shqiptaro-europiane. Familja më ka mësuar vlerat, respektin dhe moralin që kam sot. Parime e mia në jetë janë një pasqyrim i vlerave të familjes time dhe influence e tyre në jetën time gjatë fëmijërisë. I jam shumë mirënjohës familjes për përkrahjen dhe dashurinë e tyre,” tha Korey Sacipi.

Para se Koreality të binte në dashuri me muzikën, ai u prezantua me poezinë kur ishte vetëm në klasën e dytë të shkollës fillore. Në moshën 10-vjeçare ndëgjoi këngët e DMX për herë të parë dhe hip hopi i ka marrë vëmendjen që nga ajo kohë. Muzika e Koreality frymëzohet nga ikonat e njohura si 2Pac, Eminem and Notorious B.I.G.

“Hip hopi ndryshoi me vdekjen e 2Pac, i cili është një frymëzim i madh në muzikën time. 2Pac ishte një mendimtar i cili u mundua t’i hapte sytë njerëzve dhe i bënte të mendohen. Eminem, Biggie dhe të gjithë artistët para meje kanë patur një pasion për hip hopin, muzika i vinte nga zemra dhe ishte e vërtetë dhe origjinale. Muzika rep e 90-tave kishte të bënte me një mesazh të fortë. E vlerësoja këtë për hip hopin e asaj kohe. Me muzikën time dua të shfaq pasionin tim. Kam shkruar tekste këngësh për 14 vjet deri tani dhe dua të shpreh atë çfarë mendoj, të jap një ide, ose shkruaj për qejf,”tregon Koreality.

Në moshën 14-vjeçare Koreality inçizoi këngën e tij të parë dhe ka bashkëpunuar ndër vite me Phaze (Arben Rugova) dhe A.V.D.I.(Avdi Rugova) aka A-V. Në moshën 18-vjeçare Koreality vendosi ta bëjë muzikën karrierë dhe iu përkushtua muzikës plotësisht. Hitet e tij të mëparshme, që ishin bashkëpunime grupi me këngëtarët Phaze dhe A-V në vitin 2008, ishin “Welcome to the game” dhe “Fair warning“.

 

/Themelimi i Kompanisësë re, KorealityTv.com/

 

Korey Sacipi (Koreality) është themeluesi i Koreality TV (www.korealitytv.com), një projekt lançuar në fillim të janarit 2013. KorealityTV.com është në hapat e para si kompani muzikore me qëllim për të promovuar artistë të ndryshëm. Misioni i Koreality është të zbulojë talente të reja dhe të vejë në pah aftësitë e artistëve të tjerë, duke përfshirë edhe as A.V.D.I. aka A-V, Phaze, Ray Wunda, Kamikaze Flow, J.S., etj.

“E shikoj kompaninë KorealityTV.com si një lëvizje që i jep artistëve të tjerë vendin e duhur për të shfaqur artin dhe talentin e tyre. Vizioni im është që të promovoj artistë të ri dhe të njohur, si dhe të tregoj mesazhin e duhur të hip hopit me këtë muzikë. Muzika e KoralityTV është ajo çka unë quaj “Reality Rap”, e cila flet për gjërat në jetën e përditshme, si të mirën dhe të keqen, të gjitha momentet që njerëzit duhet të vlerësojnë. Nëse bën mirë, dhe i bën gjërat me zemër, do arrish aty ku don, sado e madhe apo e vogël niveli, do arrish diku. Besoj se ne i krijojmë vetë kufinjtë dhe pengesat në jetë. Me muzikën dhe kompaninë time dua t’i tregoj gjeneratës së re për këtë zhanër të ri ‘reality rap’. Hip hopit të sotëm i ka ra vlera dhe është e rëndësishme të vlerësosh origjinalitetin, të gjesh vetveten dhe të vërtetën në muzikë. Artisti, si inspirim për rininë duhet të ketë karaktker dhe një influencë pozitive,” tha themeluesi dhe drejtori i kompanisë KorealityTV.com, Korey Sacipi.

Koreality po sjell talente të reja dhe planifikon qëwww.korealitytv.comtë jetë plotësisht në funksionim brenda disa muajsh.

 

/Projektet e fundit: Videoklipi“Koreality” dhe lançime të reja/

 

Në janar 2013 Korey Sacipi lançoi videoklipin e tij të parë“Koreality” drejtuar nga Edwin Escobar. Ky videoklip ka inspiruar shumë të rinj dhe vlerësohet nga fansat për ndjenjat reale që shpreh artisti në këngë. Si artist, reperi i talentuar Koreality sjell aftësi si poet, shkrimtar tekstesh, dhe aftësi lirike. Me ambiciet, talentin dhe zgjuarsinë e tij, vërtet është një inspirim për rininë e sotme.

“Qëllimi i videoklipit është që sjell tek njerëzit një perspektivë pozitive. Dua të tregoj një anë tjetër për t’i bërë gjërat më mirë, të jemi të hapur se si i bëjmë gjërat, dhe duhet të kthehemi tek morali i duhur dhe korrekt në jetë. Mesazhi që dua të ndaj me dashamirësit e mi është që ai veprim që ne bëjmë sot ndikon të ardhmen tonë. Kështu duhet të kemi kujdes, të mendojmë për të ardhmen dhe vlerësojmë ato gjëra që duhen të jenë të rëndësishme dhe me vlerë në jetë,” tha reperi dhe shkrimtar i teksteve, Koreality.

Në mars 2013 Koreality planifikon të lançojë videoklipin e dytë “Still Asking” feat. A.V.D.I. (A-V). Në fillim të vitit 2013 Koreality gjithashtu ka plan të nxjerrë dhe albumin/mixtape-in e tij të parë.

“E kam pasion të bëj muzikë për publikun. Mendoj se prezantoj publikun në vete. Ndjenja më e mirë është kur marr vlerësim dhe komente nga fansat e mi. Kjo përkrahje më jep konfidencë. Mendoj se kur ke besim në vetvete është mirë, por kur të tjerët kanë besim tek ty, është akoma më mirë. Prandaj veprimet tona si artistë dhe figura publike duhen të jenë të menduara, pozitive dhe duhet të tregojmë një karakter të fortë dhe të mirë për të rinjtë,” tha reperi dhe biznesmeni Koreality.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ermira Babamusya, Koreality, Korey Sacipi, Nora Kalaja

DISIDENTI I HESHTUR ZEF ZORBA

January 14, 2013 by dgreca

Nga KOLEC TRABOINI/

Në 20 vjetorin e vdekjes se poetit (1920- janar 1993/

– Qëmtime në jetën e poezinë e poetit -/

Tungjatjeta poet, nderim për ty që i thure apoteoze dritës në errësirën me të thellë, ndër mundimet më të mëdha, kur të tjerët që ende mbahen me të madh, ishin puthadorët e diktatorit, apologje të diktaturës, pjellë e kasnecë të errësirës. Ani pse nuk jeton më që nga janari i vitit 1993, sot e në të ardhmen je e do të mbetesh zëri i parë në koralen e lirisë së mendimit e krijimit, ti disidenti i heshtur e i pakompromis në poezi, Zef Zorba!

Shkodra është kryeqyteti i tërë Shqipërisë, shkruante ne vitin 1907, Provinciali i parë i franceskaneve në Shqipëri At Lovro Mihaceviq, franceskan boshnjak. Dhe vazhdonte,….ka një pozitë të mrekullueshme, është vend i shëndetshëm dhe romantik. Këngët popullore askund nuk përshkruajnë aq bukur bukurinë mrekullueshme të natyrës se në këto pak vargje të cilat na rrëfejnë imazhin e pamjes së gjallë e të mrekullueshme të natyrës që rrethon Shkodrën:
Po si na qenka Shkodra në breg të Bunës,
Me ato male e kodra përmbi det,
Plot me fiq e me ullinj,
E me vreshta mbushë me rrush;
Kur shikon përfund të këtij qyteti,
Arat mbushur grurë të bardhë,
Përreth fusha me bar të njomë,
Përmjedis rrjedh i shkon Buna lum…

Natyrisht në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, prej të cilës do ta nis këtë qëmtim për poetin Zef Zorba, Shkodrës i kishte humbur shumëçka nga ky shkëlqim. Aso kohe, në fëmijërinë time tashmë të largët, jetoja me Daden Katrinë e cila, si besimtare e devotshme shkonte përditë në Kishën e Madhe, ku ngrinte meshë nipi i saj Don Ernest Çoba, që më pas ka vdekur në burgjet e diktaturës. E, kur kthehej prej meshe, përmes Serreqit, Dada Katrinë ndalonte tek motra e vet Milena Skanjeti-Zorba, nëna e poetit Zef Zorba. Kur kthehej në shtëpi, si hiqte velin e zi, ulej të shplodhej para se të niste të gatuante dreken. Në atë pak kohë shplodhje, se ishte fort e moçme, ajo më fliste se si e kish kaluar tek familja Zorba, si rritej Lejla e vogël, gëzimi i shtëpisë, i Bepit (se kështu e thërriste nipin e vet Dada Katrinë) dhe Terezinës, e çfarë sherresh të reja kish ba vogëlushja. Kështu Lejla trazovaqe ishte ba jo vetëm shpirti e gëzimi i gjyshes së vet Milena, por edhe i Dadës sime Katrinë.
Milena e Katrina ishin dy prej pesë vajzave e një djali që kishte pru në jetë Motra Tone, Xhokonda e shqiptarëve, motra e Kol Idromenos, e shoqja e italianit Andrea Skanjeti, drejtorit të shkollës Tregtare Italiane në Shkodër, që ka nxjerrë me dhjetra e dhjetra figura madhore në historinë jo vetëm të Shkodrës por mbarë botës shqiptare. Motra e tretë ishte edhe ajo në Shkodër, Orsolina Çoba, nëna e Don Ernestos, e Lecit, Gjylianës, Xhyzepinës dhe, Lindës, që ishte martuar në Itali. Dy vajzat e tjera të Motrës Tone ishin Matilda e Domenika, të dyja të martuara në Kosovë, me të cilat janë ndarë e nuk janë parë më kurrë me njëra tjetrën. Njëra prej këtyre motrave është vrarë me thikë në gjoks prej serbëve, po të njëjtin fat ka pësuar dhe i biri Viktori. Sipas tërë gjasave, njëra prej vajzave të motres Tone të martuara në Kosovë, duhet të jetë gjyshja e Shpresa Gashit këngëtare e njohur në Kosovë. E bija e Zef Zorbës, e vogla Lali kujton se “nga Kosova kana ardhe dikur vonë dhe e kanë takue baben, por se kush e për çfarë ai nuk e zinte në gojë”. Me siguri do të qenë ndonje prej bijëve të tezes së vet. Ndërsa vëllai i pesë motrave, ka qenë Zef Skanjeti, inxhinjer i njohur për punët botore në qytetin e Shkodrës. Ndërkohe që Jak Zorba, burri i Tezës Lenë, gjithmonë është konsideruar një prej njerëzve në zë dhe familje filantropësh. Tokat e veta në bregun e lumit të Kirit, kjo familje shkodrane ja ka falë Kishës dhe kjo e fundit ka ngritur aty vorret e katolikëve, që sot janë pjesa historike monumentale fort në zë i këtij qyteti. Edhe sot në qëndër të varrezave të Rrmajit lartësohet çinari i madh shumëshekullor me emrin Çinari i Zorbës. E sjell këtë hyrje për të vu në dukje se poeti Zef Zorba rrjedh prej një nga familjet aristokratike të Shkodrës, të asaj Shkodre që i thonin edhe Venecia e dytë, qoftë për shkak të rrethimit me ujra, por edhe se ka qenë një qendër me kulturë e tradita të hershme. Kryekreje është qyteti i Teutës, i Barletit e shumë figurave të tjera që vinë nga mijëvjeçarët deri në kohën e re. Në vitet 1800 Buna ishte e lundrueshme dhe aty rrëzë kalasë vinin anije tregtare prej Adriatikut e Mesdheut. Termeti në kapërcyell të atij shekull dhe devijimi i Drinit duke krijuar Drinasen, mbushja e Bunës me aluvione, e izoloi qytetin në një farë mënyre. Por izolimin me të tmerrshëm Shkodrës nuk do t’ja sillnin fatkeqësitë natyrore por ato njerëzore. Vendosja e sundimit komunist e diktatorial vërtetë u konsiderua prej shkodranëve si pushtimi më i egër e me shkatërrimtar që ka pësuar ky qytet ndër shekuj.
E pezull varen/ në tehun e një rrezeje/ qeniet e këputura./Me mallë të mënjanuara,/me pezme/ stërklapen/ me ta këputë shpirtin.( Zef Zorba, vjeshtë 1946).
Nuk mbet asgjë nga ato që përbënin nderin e dinjitetin e këtij qyteti të lashte veç mureve të kalasë. Intelektualët e klerikët studiues të shquar të kulturës shqiptare u pushkatuan a vdiqën burgjeve. U arrit deri atje sa edhe Flamurin që Ded Gjo Luli kish ngritur në Deçiq e tek Kisha e Brigjes në Hot, që ruhej nga Françeskanët, ta marrin e ta djegin sepse ai nuk e kishte yllin me pesë cepa të bolshevikëve të Rusisë.
E na i harruan kushtrimet:/lëmuç mbi njeri tjetrin/ s’u ndienkan për së gjalli ;/ të mos ketë mbetur frymè/ që rishtaz t’i buçasë ?……/ O jetë ! Edhe në zgrip,/shtegtarët e tu/gjithnjë të dashurojnë !
Njëri nga ata që e pësoi prej murtajës së kuqe, ishte dhe i riu intelektual shkodran Zef Zorba. Ish lindur ne 1920, në një familje shkodrane në Bosnjë. Pas mbarimit të gjimnazit të Shkodrës, ndjek studimet në Universitetin e Padovës në Fakultetin e Shkencave Shoqërore. Por në vitin 1943 për arsye të ngjarjeve të luftës së Dytë të përbotshme kthehet në Shkodër e nis punën si nënpunës banke. Kish rënë në sy për kulturën e tij të gjerë dhe aftësitë krijuese ndaj ne vitet 1945-1946 e punësojnë regjisor në Shtëpinë e Kulturës Shkodër, ku zhvillon një veprimtari artistike të admirueshme. Por regjimi i ri që nisi të kontrollojë çdo gjë në jetën shoqërore e veprimtaritë kulturore nuk mund të linte që biri i një aristokrati shkodran të drejtonte me sukses trupën e teatrit.
Poeti dhe studiuesi shkodran Anton Çefa, në një analizë të tij mbi disidencën e heshtur të letërsisë nën diktaturë ka theksuar tiparet e poezisë së Zef Zorbës të lindur në kushtet e mungesës së plotë të çdo lloj lirie.
“Zef Zorba – shkruan Anton Çefa, – vuri në skenë pjesën dramatike “Juda Makabe” të Fishtës, e cila trajtonte luftën për çlirim dhe tradhtinë kombëtare, problemet më të mprehta kombëtare, në atë periudhe kur në fshatrat per rreth Shkodrës, në Postribë, në Malësi të Madhe dhe në Mirditë vlonte lufta për të mos rënë nën thundrën komuniste ose për ta përmbysur atë. (Zef Zorba, “Disidenca e parë e organizuar e intelektualëve të Shkodrës”, “Hylli i Dritës”, numër i posaçëm, Tiranë, 1996). Kështu, Zorba e shpalli vetën haptas si disident i regjimit, që porsa kishte filluar të lëshonte rrënjë. Pas vdekjes, nën kujdesin e Stefan Çapalikut, iu botua vëllimi poetik “Buzë të ngrira në gaz”, një përmbledhje poezish lirike të shkruara brenda skajeve të një jete të tërë, prej rreth 40-50 viteve. “Buzë të ngrira në gaz” është shqiptimi i një poetike të lartë, fryt i asaj kohe absurde që ngriu në buzë fjalën e pathënë, pse jo edhe ironinë tragjike për bëmat e çoroditura të një shteti të çmendur, të një shoqërie të ndaluar në vend dhe të shkëputur nga bota.”
Tërë ëndrrat dhe pasioniet një ditë ju ngrinë. Nuk shkoi gjatë e për një a dy fjalë të thëna a të pa thëna në mes miqësh artistë të rinj, arrestohet aktorja e re e talentuar Terezina Pali e pas pak edhe i dashuri i saj regjisori Zef Zorba.

Pastaj , n’teater; një Gjido/ i larë në djersë/ përpëlitej i falisur./shkuleshe n’ gaz me të madhe,/por në sy të vetetinte/ stuhia e Shtatorit…/ A të kujtohet.( Terezës)
Ishte shtatori i vitit 1946. Të dy në trupën e teatrit, të pasionuar e talentuar, të dy të dashuruar, të dy të arrestuar në një kohë, të dy në të njëtin gjyq mizorësh e përbindshah të kuq,… e të dy të dënuar me burg. Historia e dy të dashuruarve Zef Zorba dhe Terezina Pali është vertetë një prej dramave me të fuqishme njerëzore në qytetin e Shkodrës, por që gjithsesi falë cilësive të larta morale të këtyre dy të rinjve regjimi nuk arriti tua ktheje jetën në një tragjedi fatale. U përdorën tërë mjetet e mënyrat barbare që dashuria e tyre të thyhej.
I errët ky shteg. Nuk mundem/ rrugën me e gjetë pa dritën/ tande. (Ç’ka më sëmbon?) /Në cep të greminës,/ që josh e ngujon, / a e shef si po lëkundem?/
Por jo. Zef Zorba dhe Terezina Pali që ishin ndarë e burgosur mizorish, sa fituan lirinë u hodhën në krahët e njeri tjetrit. Atë dritë që nuk e gjenin dot në jetën e përditshme sociale e gjetën tek njeri tjetri.
Kur mbetesha vetëm me ty,/ o zemra ime,/netësh të mbarsura me stuhi,/mergime kujtesash në atë dhomë të gjatë,/ pa dritë.( dimër, 1946)
U martuan. Ju lindën dy vajza që i pagëzuan Elena dhe Luçia. Zef Zorba aso kohe u kish thënë njerëzve të familjes se vajzave do t‘u thërriste Lejla dhe Lali. Edhe sot e kësaj dite dy vajzave të Zef Zorbes ashtu u thërrasin. Pas daljes prej burgut, martesës, lindjes së fëmijëve dhe punësimit të tij si llogaritar jeta e tij do të rridhte e qetë. Por veç me një qetësi sipërfaqësore sepse vepra e tij letrare poetike, e botuar post mortum, tregon se shpirti i tij nuk ishte i qetë. Ai e vuante mungesën e lirisë së shprehjes që ishte akoma më e rëndë se ajo e lëvizjes, madje edhe se vetë burgu sepse tek e fundit bëhesh guardiani i shpirtit tënd, i vetëndalimit dhe vetëburgosjes.
Unë nuk vij dot me ty/Nuk kam si shkoqem prej kësi ngujimi/ku frymën e mbaj gjallë/me cirka arsyetimi/ ku foshnja/piqet në djep/prej ethesh përvëluese/ ku jeta-dhuratë përbuzet,/ ku hiqet dreqi me vdekë.( Shkalla e Kakarriqit)
“Në heshtjen e thellë të këtij gjysmëshekulli, Zorba, i pajisur me një kulturë të mrekullueshme vizatoi figurën e një intelektuali të vërtetë, larg kompromiseve. Ai krijoi një afinitet të çuditshëm me letërsinë e filozofinë moderne, duke përkthyer poetë të tillë si R. Frost, Xh. Hungareti, S. Kuazimodo, E. Montale, T. S. Eliot, dramaturg si Shou. Pirandelo, Uelld, Uajllder, Martin, e filozofë si B. Kroçe, H. Xh. Gadamer, etj., etj.” shkruan Stefan Çapaliku, në shenimin në kopërtinën e fundit të librit “Buzë të ngrira në gaz”.
Vetë poeti ne pasthënien e librit, te shkruar ne vitin 1989 pohon:
“Lexuesit të sotëm i kërkohet përgatitje shpirtërore, kulturore e artistike për ta bërë veten bashkautor me artistin, jo vetëm për të interpretuar atë që i komunikohet, por për ta ndjerë e për ta vuajtur bashkë me poetin, duke kërkuar në vepër përfytyrimin vetjak, qoftë në formë krejt individuale e ndoshta edhe botëkuptimore tjetër. Konsumatorit të sotëm i kërkohet të jetë si ai vizitori i Luvrit që kuvendon me Da Vincin para Xhokondës, ose si ai që ankon e gladon me Van Gogun para një pejsazhi norman. Ose si lexuesi i Ungaretit që vuan e heq të zitë e ullirit bashkë me poetin në llogoret e luftës.”
Dhe më tej duke shpjeguar platformën e vet estetike shkruan: “Rrugën e “esencialitetit” ose të “Hermetizmit” e kam përqafuar kryesisht sepse ashtu e kam ndjerë mundësinë e dhënies emocionale dhe të krijimit të përfytyrimit vetiak. Njiherit kam këqyrë të mos bie, qoftë dhe pa vetëdije në binarët e “hermetikeve”, sado të adhurueshëm që ato binarë janë… pasimi i rrugëve emocionale të tyre do të kishte qënë një vazhdim i mjerë e i pafrut.”
Kujtoj se me Zef Zorben jam takuar shumë vite të shkuara, aty nga 1970, kur punonin të dy në Kombinatin e Drurit në Shkodër. Kurrë nuk mund ta mendoja se ai llogaritari që me tefter në dorë numëronte karriget e Ndërmarrjes së Prodhimeve, ishte poeti që zërin e mbyste brenda vetes. Ishte koha kur uturonin shumë rrangalla fjalësh. Edhe ato karrike që po merrnim ishin për sallën e madhe të mbledhjeve të Kombinatit të Drurit në Shkodrës, ku do të buçiste zëri i fuqishëm i partisë “për fitore të reja”. Poeti Zef Zorba, i heshtur, i menduar, do të linte tefterin e ditës për të marrë në dorë tefterin e natës. Por veç, ndërsa në tefterin e ditës shkruhej me gjuhën e karbonit, e të zezës, në mbrëmje poeti shkruante me gjuhën e bardhë të zemrës, me gërmat e të vërtetës si drita.
Tash muzgu sa me vrap/ qullos rrugën time,/(telet e dritës siku janë çartë)/Prej trurit trishtimi/ shkumbëzon e shprazet/ në gjymtyrët e këputura. /Heq këmba këmben zvarrë.
Por a e dinte valle ai madhështinë e punës së vet. Apo thjeshtë shkruante sepse, i privuar prej të drejtës të merrej me art, nuk donte ta linte shpirtin e vet prej artisti të vdesë. E kështu si të burgosurit, për të thyer vetminë në mes të mureve të ftohta të qelisë, flasin me vehte që të mos harrojnë të flasin, të mos harrojnë të dëgjojnë, keshtu dhe ai shkruante e shkruante. Ndoshta për ndonjë shkak tjetër drojes se i flashkej shpirti. Gjithsesi kur të kesh lexuar poezitë e tij, të shkruara në errësirë e në vetmi, do të ndjesh se çfarë masakrimi bënin shkrimtarët zyrtar në poetikën shqipe duke e përdhunuar publikisht. Thënë hapur, poezia shqipe ishte bërë një lavire ku shfrynin epshet kodoshët e realizmit shtatanik socialist. Ndërkohë që e vërteta mbulohej shtat pash nën dhè, këtë dëshirë kishin edhe për dritën, atë dritë që rrezaton në shpirt edhe në fund të dheut po të fusin, por veç asaj nuk kish çfarë ti bënin.
E mjerisht ende sot, ka të vjetër por edhe të rinj që i bëjnë hosana të së shkuarës e lavdërojnë madje edhe surogatot poemezezat e komunizmit, që nuk ishin kurrgjë tjetër por himn i dhunës e gjakut qe rridhte rrkaje neper gjoksin e atdheut, himne për vrasësit qe pushkatonin intelektuale te lidhur dore për dore me tela me gjemba. E ky gjak ende nuk është shpaguar jo vetëm prej kriminelëve që vranë, por as të paktën moralisht nga ata që e himnizuan dhe e poetizuan krimin e përbindshëm të diktaturës komuniste. Krijimtaria poetike të poetit Zef Zorba vlerësohet si “histori e një shpirtit të sakatuar, që jeton duke përtypur shpresë e ironi të vetvetes” në kushtet me të errta të regjimit totalitar, kur, të shkruaje të tilla poezi ishe i destinuar të përfundojë tragjikisht. Zef Zorba, anipse e njohu burgun që në rini të tij, ai edhe me pas guxoi të fliste me vete me një poezi revolte, ani pse kjo revolte që e ndryme brenda vargjesh hermetike si vargoj, ashtu si vetë jeta shoqnore qe e mbyllur hermetikish dhe e izoluar nga bota.
Në këtë mizori e terrinë, falsitet e hipokrizi, kur laperdharët e errësirës thurnin hymn e ditirambe servile për ca shqiponja qielli( kur njerëzit ishin kthyer në krimba shiu), ai meditonte në vetmi të thellë, ku dëgjohej veç prej vetes, si një burim uji mijra metra nen dhè që zemra e tokës e ndjen. Që nga ajo thellësi bulëzonte zëri i poetit Zef Zorba, atij eruditi e njohësi e përkthyesi të letërsisë botërore, që anipse tepër vone u zbulua, shfaqi me plotëri dritën e saj.
Le te citojmë sërisht shkrimin e Anton Cefes: “Në vitin 1996, Zorbës iu dha çmimi “Martin Camaj”, në arsyetimin e të cilit nga komisioni përkatës i përbamë prej albanologut Hans Joachim Lanksch, prof. dr. Walter Breu (Universiteti i Kostancës), prof. dr. Elvira Glaser (Universiteti i Zurihut) dhe prof. dr. Wilfrich Fiedler (Universiteti i Munihut), thuhet “Zorba i takon një qarku të vogël shkrimtarësh në Shqipni që, artistikisht dhe moralisht, e rimerrshin fillin e këputun të vazhdimësisë së letërsisë shqiptare dhe e rimkambëshin lidhjen me rangun e saj të naltë që kishte fitue me autorë si Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Ernest Koliqi.” Dhe më poshtë: “Vjershat e Zorbës janë art autonom i fjalës, art që ushqehet nga substanca fizike e shpirtërore e fjalës” dhe “Zorba asht modernisti i parë genuin dhe njiherit hermetiku i parë i poezisë së re shqiptare, me sa asht fjala për atë të shkruar në Shqipni”. (Hans-Joachim Lanksch: “Arti autonom i fjalës”, “Phoenix”, 1997 / 1, f. 49-52).”

* * *
Poezi e Zef Zorbës na kujton se sado e errët të jetë koha, sado e drithërueshme shpresa, etja e për dritën kurrë nuk duhet të shuhet e të vdesë. Ky është mësimi i madh që del nga poeti i pashoq i disidencës së heshtur Zef Zorba, zëri i të cilit është vertetë apoteoza e dritës së munguar nën diktaturë, të cilën tashmë, për fatin tonë, fatlumturisht e arritën ta kemi.
Tungjatjeta poet, nderim për ty që i thure apoteoze dritës në errësirën më të thellë ne sistemin qivur të komunizmit diabolik, ndër mundimet më të mëdha, kur të tjerët që ende mbahen me të madh, ishin puthadorët e diktatorit, apologje të diktaturës, pjellë e kasnecë të errësirës. Ani pse nuk jeton më që nga janari i vitit 1993, sot e në të ardhmen je e do të mbetesh zëri i parë në koralen e lirisë së mendimit e krijimit, ti disidenti i heshtur e i pakompromis në poezi, Zef Zorba!(Kortezi “Tirana Observer”)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Disidenca e heshtur, Kolec Traboini, Zef Zorba

VIT I RI – PROBLEME TË VJETRA

January 14, 2013 by dgreca

Nga Eugjen Merlika /

Çdo 31 dhjetor, që i përgjigjet një rrotullimi të planetit tonë rreth diellit, është një kufi kohor, që njerëzit e kanë caktuar në vetëdijen e tyre për të bërë një shqyrtim të bëmave të 365 ditëve dhe një parashikim apo planifikim të atyre pasuese. Jo rastësisht, kjo ditë karakterizohet nga urimet e shumta mes individëve, familjeve, bashkësive, deri në nivelet e larta të organizimeve të këtyre të fundit që quhen shtete apo bashkime shtetesh.

Në këta urime shprehet shpresa për një vit më të mirë që, me fjalë të tjera, do të thotë më shumë begati lëndore e më pak probleme të llojeve të ndryshme, që nga shëndeti, puna, siguria, harmonia familjare në rrafshin individual e deri në konfliktet apo krizat e natyrave të ndryshme në sistemin botëror. Në bilancin e zakonshëm të këtij kufiri kohor të fundit të atij viti që shkoi apo fillimit në të cilin jemi futur, hasim në dukuritë reja apo të përsëritura. Në Vendin tonë këto të fundit duket se janë më shumë të pranishme.

Përballimi në çdo vit me të njëjtën problematikë është një tregues i paaftësisë sonë, si sistem Vend, për t’i zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me ecjen tonë përpara, për pasojë tregojnë një qëndrim në vënd, për vështirësi, shpesh të pakapërcyeshme, që frenojnë, në mënyrë të përsëritur, lëvizjen tonë drejt synimeve të paracaktuara.

Viti 2012 qe një vit i veçantë, që u përcaktua nga përkatësia historike e një shekulli të qënies sonë si shtet. Festimet e këtij njëqindvjetori qenë një shfaqje pozitive e shoqërisë shqiptare dhe klasës së saj drejtuese, në drejtim të pohimit të vlerave historike të kombit që, megjithëse i ndarë në përvoja të ndryshme shtetërore, tregoi se, në pjesën më të madhe të tij, mbetet i lidhur shpirtërisht me to. Pamjet e ndryshme të festimeve, që do të ngelin për një kohë të gjatë në kujtesën tonë, jo vetëm në truallin e Shqipërisë zyrtare, por dhe në atë të asaj virtuale, tregojnë se çështja kombëtare, e traumatizuar deri në asgjësim në gjysëm shekullin komunist, po përtërihet e fuqizohet, jo aq për meritë të koniukturave të politikës, se sa për një shtysë të brëndëshme të faktorit psikologjik e mendor të bashkësisë shqipfolëse kudo. Ai entuziazëm i njëqind vjetorit të Pavarësisë, me të gjitha këndvështrimet e tij politike, kulturore e rivlerësuese të trashëgimisë historike nën një prizëm respektues të së vërtetës së saj, për herë të parë mbas afër 70 vjetësh, qe një motiv i veçantë kënaqësie për këdo që, në botën e sotme, vazhdon të ruajë e të pasurojë identitetin kombëtar.

Si në çdo veprimtari të zgjeruar shtetërore, për të cilën mund të ketë gjithmonë vërejtje, edhe në organizimin e saj mund të shmangej ndonjë shfaqje folklorike e pavend si ajo e tortës në kryeqytet, por në përgjithësi, mendoj se organizimi i festës së madhe nuk çaloi e organizatorët duhen përgëzuar.

Lë për të dëshëruar, simbas mendimit tim, kundërveprimi i një pjese të politikës, asaj të majtë pas komuniste që, para pohimit të guximshëm të problemit kombëtar nga ana e kryeministrit në raste të ndryshme, doli me kritika të hapura që i u bashkëngjitën atyre të qarqeve qeveritare të Vendeve fqinjë. Qeveria dhe kryeministri në vitet e fundit, si pasojë e real-politikës dhe “porosive” të ndërkombëtarëve, patën luhatjet e tyre në pohimin dhe përballimin e atij problemi, që me gjithë ndryshimin e kohëve, mbetet më thelbësori i shoqërisë shqipfolëse. Një klasë politike përgjegjëse dhe e vetëdijshme për rolin e saj, para çështjesh madhore, siç është ajo e bashkimit kombëtar të shqiptarëve, ulet në tryezë dhe harton një strategji synimesh që mbeten si program veprimi për këdo që merr pushtetin. Çështja kombëtare, që prej një shekulli ka kushtëzuar të gjithë jetën politike e kulturore të shqiptarëve pa gjetur zgjidhje, duhet të jetë edhe sot një gur prove për klasën politike shqiptare. Termi “nacionalizëm primitiv” nuk tregon modernizim konceptesh, mbasi nacionalizmi si shprehje e dëshirës për të jetuar në një atdhe të përbashkët për të gjithë shqiptarët, mbetet gjithmonë një synim që, sigurisht, do t’i përshtatet ndryshimeve të botës, përsa i përket sendërtimit, që do të bëjë kompromiset e domosdoshme, por që nuk ka nevojë për epitete denigruese që nuk i bëjnë nder atyre që i shqiptojnë.

Fryma e bashkëpunimit për çështjet e mëdha të kombit duhet të jetë një detyrë, zbatimi i së cilës duhet të jetë mbi kundërshtitë, mëritë, programet e ndryshme politike, formimet e ndryshme kulturore, interesat e ndryshme të grupeve, partive apo individëve. Fundi i 2012-ës na solli dhe një lajm të keq, që më duket se nuk gjeti sa duhet shqetësim në shoqërinë shqiptare dhe mjetet e saj të shprehjes së opinioneve. Qe refuzimi për të tretin vit rradhazi i kërkesës për statusin e Vendit kandidat për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Sa i takon politikës sonë, mangësia e saj në përcaktimin e atij vendimi negativ apo shqetësimeve të vetë Evropës së Bashkuar në pështjellimin e një krize financiare dhe ekonomike të pashëmbullt në historinë e saj, është një çështje e diskutueshme. Ne nuk mund të ndikojmë në faktorët përcaktues të fateve të kontinentit, por duhet të jemi të ndërgjegjshëm se duhet të kryejmë deri në një detyrat tona për të “kaluar klasën”.

Fakti që për herë të tretë “mbesim në klasë” duhet të na bëjë të thellohemi në përsiatjet tona, si qytetarë të këtij Vendi që në vetëdijën e tij ka bërë një zgjedhje të qartë : të jetë pjesë e Evropës së Bashkuar, të bashkojë fatin e tij me atë të kontinentit të cilit i përket gjeografikisht, historikisht, kulturalisht e shpirtërisht. Fakti që edhe në këtë proçes kontinental ne rrezikojmë të mbetemi të fundit, madje edhe mbrapa Serbisë që, jo më shumë se 13 vjet më parë, ishte në luftë me pjesën më të madhe t’Evropës, duhet të na bëjë t’a shohim me një sy tepër të mprehtë e kritik të gjithë punën tonë n’atë drejtim. Roli i politikës në këtë proçes vendimtar për fatet e Shqipërisë mbetet i dorës së parë, veprimtaria e saj mjaft e diskutueshme. Premtimet se çdo fund viti do t’i a arrijmë synimit nanurisin shpresat e shqiptarëve gjatë gjithë vitit, për të përfunduar në një shkëmbim akuzash të ndërsjellta mes dy forcave kryesore politike, mbas çdo dështimi janë kthyer në një dukuri sa të dhimbshme aq dhe qesharake. Opinioni publik vazhdon të zhvillojë këtë shkëmbim padish, pa u thelluar në analizën për të zbuluar një të vërtetë të hidhur : klasa politike, në tërësinë e saj, krijon përshtypjen se nuk e dëshiron bashkimin me Evropën dhe bën  çmos të mos arrijë në të.

Nuk e dëshiron mbasi prania n’Evropë ka detyrime të cilat do të cënonin “pavarësinë” e veprimeve të saj. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që parametrat e kërkuara nuk “plotësohen” kurrë. Me gjithë ndërhyrjen këmbëngulëse të institucioneve të Evropës për të gjetur një marrëveshje mes përbërësve të klasës politike që do të bënte të mundur plotësimin e atyre parametrave, duket se synimi i përgjithshëm është e kundërta. Problemi dhe pengesa kryesore e mos plotësimit të tyre qëndron në korrupsionin e gjërë që karakterizon një pjesë të mirë të jetës politike shqiptare me ndonjë përjashtim të rrallë. Ka njëzet vjet që politikanët padisin publikisht njëri tjetrin, apo më saktë kundërshtarin për korrupsion. Është në sytë e të gjithëve pasurimi i mjaft prej politikanëve të të gjitha niveleve, standarti i tyre i jetesës që nuk përligjet nga shpërblimi zyrtar i punës së tyre. Në bazë të këtij pasurimi, nuk  mund të jetë tjetër veç mitmarrjes në forma e mënyra të ndryshme. Nuk është i vetëm Vendi ynë në këtë rrugë, në Lindje e në Perëndim. Por paraqet një veçanti të rrezikëshme, nuk e lufton seriozisht korrupsionin në fushën e administratës publike, madje jep përshtypjen se sa më lart ngjiten shkallët e saj, në mbrojtje të keqbërësve vihen dhe organet e ligjëshmërisë, gjykatat. Kjo është dukuria më shqetësuese sepse aty ku nuk funksionojnë organet e Drejtësisë nuk kuptohet se ku mund të varen shpresat e qytetarit të ndershëm për të jetuar në një Vend normal.

Para se të hynte në Evropë Rumania, që përballohej me të njëjtat probleme të korrupsionit pas komunist si ne, ose ndoshta më keq, gjeti forcën të kalojë në proçese penale më shumë se 1400 vetë, të paditur për krime e shkelje të formave të ndryshme, njerëz që vinin nga funksione shtetërore të rëndësishme, duke filluar nga maja e piramidës qeveritare. Tek ne një dukuri e tillë është e pakonceptueshme. Edhe një rast, që u duk se mund të ishte një fillim i mirë i një kursi të ri, siç ishte ai i ish ministrit Meta, fajësia e të cilit provohej nga filmime të quajtura të sakta nga ekspertët e FBI-së amerikane, u mbyll me një vendim gjyqi për pafajsinë e t’akuzuarit! Në Tiranë një gjyqtare, “ish e përndjekur politike”, jep një vendim “paligjëshmërie” për grevën e urisë të disa ish të burgosurve politikë! Ndërsa në Fier gjykata merr në shqyrtim e jep vendime në kundërshtim me një të tillë të Gjykatës së lartë, që e përjashton me të drejtë si materie të punës së saj shqyrtimin e ndryshimit të barazpeshave politike të organeve të zgjedhura, si pasojë e kalimit nga një formacion në një tjetër të “tregtarve të flamujve”

Ky është një nga arsyet e dështimit të sipërmarrjes shqiptare në Evropë e dëmi që pëson Vendi është tepër i madh. Një Vend ku sistemi i Drejtësisë ka këto rezultate nuk mund të jetë pjesë e Bashkimit Evropian. Një klasë politike që shpreh institucione të këtilla nuk ka asnjë interes të bëhet pjestare e një bashkësie, në të cilën do të ishte nën një mbikqyrje të vazhdueshme që mund të vinte në pikëpyetje vetë qënien e saj.

Mesazhi i Evropës për shqiptarët është i qartë. U takon atyre të nxjerrin prej tij mësimin e duhur e të mos njëjtësohen me të keqen. Në çdo demokraci ka mjete e mënyra të larmishme për të kërkuar ndryshimet e një opinion publik i shëndoshë duhet të gjejë kurajën dhe fuqinë për të gjetur rrugën e drejtë të sendërtimit të tyre.

Janar 2013

Filed Under: Opinion Tagged With: Eugjen Merlika, probleme te vjetra, Viti i ri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 47
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT