• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2013

ROBERTO BENIGNI I THURI HYMN ‘MË TË BUKURËS SË BOTËS’ – DHE SHQIPËRINË AKTUALE E KRAHASOI ME MESJETËN

January 2, 2013 by dgreca

Nga ELIDA BUÇPAPAJ*/

Në dhjetorin që shkoi ngjarje e vitit televiziv për Italinë ishte dalja e Roberto Benigni-it tek Rai UNO, kanali kryesor i televizionit publik. Roberto Benigni u shfaq përpara italianëve në kohë krize globale e cila ka përfshirë dhe vendin e tij për t’iu dhënë kurajo, jo me fjalë, por me arsye legjitime.

Po ta përkufizoja Benigni-in, thjesht do ta quaja Danteja i kohëve moderne të Italisë ose ndërgjegja kombëtare italiane. Ashtu si gjithnjë, rebel dhe antikonformist i gatshmëm për të shpallur çdo të vërtetë sado e hidhur qoftë, kur vendosen në balancë fatet e Italisë dhe italianët.

Roberto Benigni edhe kësaj here u tregua i gatshëm për ta shqiptuar në mënyrën më elegante dhe brilante të mundëshme të vërtetën, duke e transformuar atë në të bukur, pra në nocion të estetikës, etikës, sociologjisë dhe moralit njerëzor. Kush e dëgjon Roberto Benignin, i vjen të shpërthejë në të qeshura dhe në të qara njëkohshëm. Gjeni i kohës sonë! Produkt i kohës sonë! Larg egocentrizmit brutal, prej të cilit jemi aq shumë të neveritur.

Në daljen e tij të kësaj here, ai i thuri hymne, iu përul në gjunjë dhe iu fal jo Biblës, por asaj të cilën e quajti “Më të bukurën e Botës”- Kushtetutës së Italisë, krijuar prej statistëve më të mëdhenj të saj, të cilët e kanë shkruar atë me një përkushtim hyjnor, duke i dhënë çdo gërme frymë, dashuri e humanizëm, sepse ajo e shpallte çdo qytetar të Italisë sovran të fatit të vet. Kushtetuta e një vendi demokratik, e mbështetur në parimet universale, ngre në piedestal të drejtat e njeriut dhe njeriun. Zoti është krijues i njeriut, kushtetutat e vendeve demokratike i japin atij de jure, ato të drejta hyjnore që në mënyrë të barabartë na i ka dhënë Hyu.

Roberto Benigni, poet i improvizimeve, ka një raport shumë të veçantë me Komedinë Hyjnore dhe Danten. Të njëjtën afërsi ai e ka edhe me Kushtetutën e Italisë, të cilat i barazon me njëra tjetrën. Në njërën anë kulturën, në tjetrën të drejtën për të jetuar jetën në mënyrë të bukur, si tek „La Vita e bella“.

Ndofta Roberto Benigni beson – ose shumë nga italianët besojnë – dhe është plotësisht afërmendjes se sipas metempsikozës, shpirti i dantesk të ketë kaluar nga Poeti kombëtar i Italisë tek ai, sepse për ndryshe si mund të shpjegohet ky mishërim i të dyve– i Dantes dhe Benignit.

Në 2006 në Firence, Benigni mbajti një cikël kushtuar Komedisë Hyjnore, pastaj Benigni bëri një tur në Itali dhe më vonë në botë të titulluar Tutto Dante, që pastaj u shfaq në një show po nga RAI UNO më 2007. Ishte një spektakël i paparë, që tregonte pushtetin e artit dhe artistit të dimensioneve të tilla. Me mijëra kilometra larg distancë kohore nga plehrat që na ofrojnë TV sot, ku si në kohën e diktaturës kërkojnë të na i imponojnë “njerëzit e kulturës”, të cilët na ofrojnë vetëm akulturim dhe dekulturimin, duke shpërfytyruar e prishur shijen e artit të vërtetë.

Kësaj here, në fund të dhjetorit 2012, si një ngjarje për jetën kulturore të Italisë, Roberto Benigni në vend të Komedisë Hyjnore, krijuar nga Dante njëri prej etërve të gjuhës italiane, zgjodhi të sjellë Krijesën më të Bukur të etërve të Italisë Moderne dhe demokratike, të cilët i lanë si trashëgim italianëve brez pas brezi, dhuratën më të çmuar, e cila të krijon mundësi që ta jetosh jetën me dinjitet, në paqe dhe harmoni, duke punuar.

Paçka se një vit më parë në Itali u kremtua me popmpozitet 150 vjetori i unifikimit të Italisë, Roberto Benigni, arsyen për të jetuar të gjithë italianët bashkë si qytetarë të denjë të Europës, e gjen tek Kushtetuta e Italisë, e cila i bëri bashkë për ta shkruar të gjithë ata që, pavarësisht bindjeve politike, e deshën Italinë deri në pikë të fundit të rrahjes të zemrës së tyre. Krejt ndryshe nga klasa politike në Shqipëri.

Ata vinin nga kahe të ndryshme të politikës, midis tyre ishte Alcide de Gasperi dhe Palmiro Togliatti, ishte Benedetto Croce, ishte Aldo Moro, ishin djemtë dhe vajzat më të mirë të Italisë, të cilët pastaj iu lanë italianëve në trashëgiminë e tyre që ta gëzojnë “Gjënë më të bukur të Botës”.

Kushtetuta e Italisë, sipas Roberto Benignit është një kryevepër, sepse iu jep italianëve të drejtën legjitime ta jetojnë jetën ashtu si jep mundësi vetëm liria dhe një shtet demokratik, ku puna e gjithëseicilit nuk ushqen vetëm jetën, por edhe shpirtin.

Roberto Begnini në fluturimet e tij danteske rreth Kushtetutës të Italisë, bëri dallimin midis mjerimit që prodhon një regjim diktatorial dhe lumturisë njerëzore që është produkt i demokracisë; bëri dallimin midis regjimeve primitive komuniste dhe mundësive të pafund që të krijon shteti i së drejtës, ashtu si Kushtetuta e Italisë, e cila u krijon mundësi italianëve të bëhen me dije e punë njerëzit më të lumtur të botës, sepse njeriu i lirë është i bekuar nga Zoti, sepse njeriu në liri mund të krijojë mrekullinë vetë me duart dhe mendjen e tij, ndërkohë që mund të jetë njeriu më solidar i botës me ata që kanë më tepër nevojë. Dhe kështu zbukurohet bota, dhe kësisoj kurohen plagët e njerëzimit e të shoqërisë njerëzore.

Roberto Begnini, i cili fitoi Oskarin me “La vita e bella”, është ndërgjegja jo vetëm e elitës italiane, por edhe asaj europiane dhe botërore. Me fjalë të tjera është europianisti më elitar dhe ndërkohë aq i lidhur me njerëzit e thjeshtë, që shqetësohet për fatin e njeriut, kur bie në dorën të keqe, dhe i thur hymne Biblës të shtetit të së drejtës që nuk të lë të gabosh. Roberto Begnini e poetizoi Kushtetutën e Italisë si Biblën e Sovranit, që i bashkon të gjithë, dhe që nuk bën asnjë dallim dhe që nuk privilegjon askënd dhe që e shpëton shoqërinë nga korrupsioni dhe keqbërësit.

Kulmi i deklamacioneve të tij arriti kur bën paralelizma midis periudhës obskurantiste të Mesjetës me partinë e Umberto Bossit, i cili është larguar nga kreu u partisë prej skandaleve, arrogancës dhe pafytyrësisë. Le të kujtojmë se ky faqeziu, Umberto Bossi ishte nga të paktët që u takuan me Milosheviçin dhe iu kundërvu fushatës të NATO-s që do të ndalte genocidin dhe eksodin biblik të Shqiptarëve të Kosovës nga vendi i tyre.

Dhe ndërsa platea dhe telespektatorët ishin përfshirë në mrekullinë dhe fuqinë e artit benignian, ku tragjedinë dhe komedinë e ndajnë midis tyre vetëm një fije peri, papritmas Roberto Benigni, iu bie kambanave të alarmit për ne shqiptarët, kur teksa përshkruante mjerimin, primitivizmin dhe pashpirtësinë e politikanëve të mesjetës, kujtonte njëfarë Trota, që shpërdorte paratë publike dhe i mbytur në ves e korrupsion blente diplomën në Shqipërinë mesjetare! Trota është i biri i Umberto Bossit, ndërsa Shqipëria mesjetare që përshkruan Benigni është Shqipëria aktuale, që jetojmë ne të gjithë, por që është shumë larg asaj që të ofron një Kushtetutë si ajo e Italisë, ku çdo qytetar është Sovran i fateve të tij.

Në fakt, nuk ishte rastësi krahasimi i tij me Mesjetën. Roberto Begnini deshte të nënvizonte shkallën e lartë të rrezikut, sepse partia e Umberto Bossit është ajo që i kundërvihet Kushtetutës italiane dhe bashkimit të Italisë. Roberto Begnini ka neverinë më të madhe për ta, të cilën e nxjerr edhe më në pah kur i përball me Etërit e Kushtetutës, të cilët pastaj i krahasoi me personazhet e Woodstokut! Këtu ishte një kulm tjetër Benignan, ndofta më i bukuri, kur etërit e Kushtetutës i krahason me John Lennon, dhe fjalët dhe nenet e Kushtetutës me fjalët dhe vargjet e “Imagine”, me „I’m a dreamer, but I’m not the only one I hope some day you’ll join us / And the world will live as one“ –„Unë jam një ëndërrimtar dhe nuk jam i vetmi dhe shpresoj se një ditë ju do të bashkoheni me ne dhe botën do ta jetojmë si të jetë një“ – pa ndarje, pa kufij. Prandaj, sipas Robertos, është gjëja më e bukur e botës Kushtetuta e Italisë, sepse krijon mundësi që çdo qytetar ta jetojë në botën e lirë dhe pa kufij, në botën pa armë, pa luftë dhe me paqe. Në mënyrë hiperbolike, Benigni doli me deduksionin se fjalët e Imagine janë krijuar tridhjetë më parë nga koha kur e krijoi John Lennon, nga Etërit e Italisë, paçka se mbajnë stilin e John Lennon, Jim Morrison apo të Jimmy Hendrix. Duhet të shkohet deri aty, fluturoi me imagjinatën e tij poetike Roberto Benigni, sa t’i kërkohet e drejta e autorëve Oko Onës, se tekstin e Imagine e kanë shkruar Alcide de Gasperi e Palmiro Togliati, etërit e„gjësë më të bukur të botës“.

*Falenderojme gazetaren Elida Bucpapaj per bashkepunim me Diellin.

Filed Under: Featured Tagged With: Elida Buçpapaj, Roberto Benigini, shqiperia

Albanian executed in Bronx

January 2, 2013 by dgreca

Yesterday’s stabbing was the 417th and final recorded homicide this year, a record low for the city. It was also the second homicide of the day. Erion Mecani, 23, was fatally shot in the head and neck in the Bronx at 1:30 a.m. yesterday morning while sitting in his father’s parked Cadillac. There have been no arrests yet, and officers say they are investigating the incident and whether or not Mecani’s murder was a possible hit job.

A 23-year-old man was found shot to death execution style in the passenger seat of his father’s Cadillac, which was parked outside a Bronx industrial building, cops said yesterday.

Victim Erion Mecani — an Albania native — was on his way to meet someone when he was blasted in the head and neck and killed at 2324 Boston Road, about two miles from his Cambreleng Avenue home, sources said.

Cops found the body around 1:30 a.m. after responding to a 911 call about an unconscious man. It was not clear when he was shot.

There were no immediate arrests and investigators were also looking into the possibility that Mecani was lured to the scene and that the killing was a hit job.

Heartbroken relatives gathered at his apartment, where his parents were inconsolable. Neighbors described him as friendly and said he always had a smile on his face.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albanian executed, in Bronx

Mbi një milion njerëz në Times Square në New York për të festuar Vitin e Ri

January 1, 2013 by dgreca

Në festën e Vitit të ri edhe shqiptarët e Amerikës/

Nga BEQIR SINA New York/

 TIMES SQUARE – NEW YORK CITY – Grupi muzikor “Treni” dhe superylli John Lennon me këngën e famshme “Imagine” ishin ata që në sheshin Times Square kan numëruar sekondat e fundit deri në Vitin e Ri, 2013 të hënën në mbrëmjen Botërore të ndrrimit të motmoteve.

Sipas shtypi prestigjoz Amerikan thuhet se më shumë se një milion njerëz celebruan rënjen e Globit të kristalt në Times Square duke pritur në vitin e ri 2013 në një natë të ftohtë dhe shpesh me erë që panë temperaturat në mes 25′ deri në ’30 degree aty afër me 1 grad nën zero.

Duke lënë pas sekondat e fundit të vitit 2012 rreth butonit mbas kishin dhënë një spektakël disa orësh Grupi Muzikor Rockettes nga Radio City Music Hall së bashku me Kryetarin e Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg bënë në mesnatë rënien tradicionale të topit . Organizatorët thanë se zgjodhën ikonën e kërcimtarëve të mirënjohur të Kërshëndelllave Grupin Muzikor Rockettes nga Radio City Music Hall për të dhënë një natë të veçantë qytetin e New York-ut .

Në Times Square – New York, mijëra policët qytetit të hënën ishin vendosur herët patrullimin e zonës përrreth 12 orë përpara ata filluan mbylljen e rrugëve për festimin e Vitit të Ri në sheshin Times Square. Masat e larta të sigurisë shoqëruan të gjithë vizitorët të cilët ishin të detyruar të kalojnë nëpër detektorë metali për të fituar qasjen në zonën e sheshit Times Square.

Mbi një milion njerëz u mblodhën mbrëmë në Times Square në New York për të festuar Vitin e Ri

. Ceremonia festive me ngjyra të gjalla e plot kolorit në Manhattan është shndërruar tashmë në një kartvizitë të metropolit Botërorë dhe çdo vit tërheq mijëra turistë nga e gjithë bota. Ndërkohë që miliona e miliona njerëz rreth e përqark Globit ndjekin nëpërmjet televizioneve këtë ngjarje kulmore në New York.
Pika kulmore e festës bëhet me numërimin e kohës(sekondave të fundit) deri në hyrje të Viti i Ri, e cila fillonë një minutë para mesnatës, dhe përfundon në krahët e lumturisë dhe dashurisë së çifteve me puthjet e tyre pasionate. Në këtë kohë nga një shtizë e lartë metali e posaçëme për këtë ngjarje rrëshqet tëposhtë një sferë gjigande kristali ose Globi tradicional. Pesha e saj është e madhe, mbi 5 ton dhe është e mbuluar ajo me 32 mijë e 256 llambushka me ngjyra të ndryshme.
Globi tradicional arrinë pikën më të ulët në atë kohë kur në bregdetin lindor të SHBA-së do të hyjë Viti i Ri 2013. Më pas në Times Square fillojnë shkreptimat e milionave tonelatatve fishekzjarresh të shoqëruara me një “borë” të dendur me shirita shumëngjyrëshe dhe konfeti – Mirëpo në të gjithë qytetin ka vite që për shkak të grumbullimit të madh të njerëzve në sheshe autoritetet e qytetit kanë ndaluar përdorimin e çfarëdolloj piroteknike.

Si gjithmonë, kryeqendra botërore New York e priti festën e fundvitit në një atmosferë elegante dhe të hijshme. Gjithë qyteti është zbukuruar me bredha të Vitit të Ri, lodra, vargje dritash shumëngjyrëshe dhe stoli. Në rrugët dhe sheshet e ndriçuara më së miri tingëlloi muzika, si dhe u mbajtën gjatë gjithë kësaj jave festimet e Krishtlindjeve. E gjithë kjo i jep New Yorkut një atmosferë të veçantë festive, ndërsa banorëve dhe vizitorëve të saj i fal gjendje të mrekullueshme shpirtërore, që rrallë herë njeriu e përjeton.

Në festën e Vitit të ri edhe shqiptarët e Amerikës………

Në këtë festë përfshihen edhe shqiptarët e Amerikës të pothuajse të gjitha qyteteve më të mëdha të të Shteteve të Bashkuara, të cilëve u jepet mundësia për ta festuar Vitin e Ri nëpër lokale shoqëruar me koncertet e e Vitit të ri. Festime këto me darka të bollshme ku marrin pjesë këngëtarët më të mirë të komunitetit, por edhe artistëve mysafirë nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës
Mirëpo megjithëse çmimet e lokaleve ku festojnë shqiptarë lëvërojnë nga 100 dollar deri në 200 dollarë për person, ka bë që nata e Vitit të ri, për të festuar dhe për tu kënaqur dhe gëzuar shqiptarët e Amerikës tregon se tek shqiptarët “nuk ka krizë ekonomike”. Megjithëse në bollëk dhe gëzim e madh familjar një pjesë e tyre, zgjedhin e festojnë në rrethin e tyre familjar, ndërkohë që ka edhe nga ata që zgjedhin festimet kryesore që zhvillohen në Sheshin e famëshëm Times Square në New York, ose sheshet kryesore në Çikago, Detroit, Boston, Washington , dhe Dallas..
Në mbrëmjet me koncerte posaçërisht me rastin e Vitit të Ri, do të zgjasën edhe sot në mbrëmje nga ora 20:00 deri në 02:00 të mesnatës nëpër lokale, të cilat për natë e dytë i ulin pak çmimet.

52 milionë vizitorë të huaj dhe ata vendas të cilët e vizituan qytetin New Yorkun gjatë vitit 2012
Edhe Uragani Sandy nuk mund të ngadalësojë një bum të madh turistësh dhe vizitorësh të huaj sidomos në qytetin e Nju Jorkut gjatë vititi 2012. Kështu të paktën deklaroi so 10 orë më parë se të nisi ndrrimi i motmoteve në një konferencë shtypi të mbajtur para ndërtesës së bashkisë së qytetit të New York, Kryetari i saj Michael Bloomberg, teksa bëri të ditur sot se Big Apple (si thirret qyteti i New Yorkut) ka pasur një rekord me 2.1 përqind rritje duke thyer numrat rekord të viteve të kaluara.
Sipas entit të statistikave NYC & Company në qytet erdhën 52 milionë vizitorë të huaj dhe ata vendas të cilët e vizituan qytetin tonë gjatë vitit 2012 – Ata deklaruan nga ky bum turistësh qyteti përfitoi miliarda dollar në ekonominë e qytetit! sidomos u rritë tregu i artikujve të ndryshëm, elektornika dhe veshmbathja por edhe industria kulinare dhe hoteleria pati rritje të mirë
Sipas entitit të statistikave NYC & Company dhe zyrës së Bashkisë të qytetit për turizmin,turistë dhe vizitorët kanë “gjeneruar për vitin 2012 një shumë e cila është e vlerësuar 55.3 miliard dollarë në ndikimin ekonomik dhe të impaktiti të ekonomisë së qytetit, me shpenzimet direkte të cilat kan arritur 36.9 miliard dollar.” Ata thanë se pika më kulmore e viztorve ka qenë Kërshëndellat dhe natyrisht pas tyre Viti i Ri, pritja madhështore sot në Times Square.
Kryetari i Bashkisë së qytetit zotit Michael Bloomberg, deklaroi se është mirë që në rrugën tonë drejt arritjes së qëllimit tonë për vitet e ardhshme, duhet që prej 55 milion vizitorëve në New York, për dy vjetët e ardhshme të shkojë deri në 70 miliard dollar përfitim të cilat do të kenë ndikimin dhe impakt ekonomik deri në vitin 2015.”
Deputy Mayor për Zhvillimin Economik zoti Robert Steel shtoi në konferëncën për shtyp se:” Rritja e sugurisë në qytet, relaksimi i mrekullueshem i vizitorëve, çmimet më të mira në botë, shpresojmë se shumë kan për të rritur një flluskë të ri të turizmit në qytetin tonë. Dhe ne duhet vetëm të mendojmë, se turizmi i cili tashmë është kthyer në industrinë e pestë, dhe konsiderohet si më e madhe në qytet, duhet të jetë më me prioritet, sipas zotit Robert Steel.
Ata thanë kemi pasur rreth 41.000.000 vizitorë vendas dhe 11 milionë turistë nga kryqetërthorë bota. Midis tyre ata paguan 29 milionë dollarë në hotele vetëm për një dhomë me vlerë një gjysmë miliard dollarë në të ardhurat tatimore për hotelet. Pra, kjo është e kuptueshme se numri i dhomave të hoteleve aktive në qytet u zgjerua për 91.500 dhoma vetëm gjatë këtij viti. Ndërkohë, sipas zyrtarve të lartë të New Yorkut thuhet se në disa nga “tregjet në zhvillim e turizmit” qyteti i New yorkut, në mënyrë aktive për disa nga vitet të fundit ka parë disa rritje të pabesueshme. Që nga viti 2006 numri i turistëve që vijnë nga Brazili, Kina, Argjentina dhe Australia kanë shkuar deri në 447 për qind Brazili, 442 për qind Kina, 258 për qind argjentina, 157 për qind, respektivisht.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: priti Vitin e ri, Times Square

MESAZH I PRINCIT LEKA II PER VITIN E RI

January 1, 2013 by dgreca

Tiranë, më 1 Janar 2013/

Bashkatdhetarë të dashur,/
Motra dhe vëllezër,/

Në këtë ditë të parë të Vitit të Ri, ju uroj Gëzuar dhe për shumë vjet, duke shpresuar që gjatë këtij viti do të realizojë secili nga ne projektet e veta personale dhe të gjithë së bashku projektet tona kombëtare.
Viti që kaloi ishte i vecantë për popullin shqiptar. Përveç kremtimit dhe festimeve që shënuan në të gjitha trojet shqiptare dhe në diasporë 100-vjetorin e Pavarësisë, kthimi në Atdhe i eshtrave të Mbretit Zog dhe ngritja e monumentit të tij, dëshmuan se shteti shqiptar ka marrë tashmë një orientim të ri. Vlerësimi që iu bë figurave historike tregon se heret a vonë e drejta dhe e vërteta del në drite.

Për mua ky ishte një vit reflektimi. Ndarja nga jeta e babait tim, Mbretit Leka I, ishte një moment i vështirë për Familjen Mbretërore! Falë mbështetjes të Popullit Shqiptar kam gjetur forcë dhe kam marrë angazhimin solemn të vazhdoj rrugën e të parëve duke qenë gati të punoj dhe jetoj në shërbim të atdheut.

Të dashur bashkatdhetarë,
Përveç arritjeve që populli shqiptar ka realizuar, na mbetet ende një rrugë e gjatë derisa të realizojmë aspiratat e rilindasve dhe patriotëve tanë drejt bashkimit kombëtar. Kudo në trojet etnike faktori shqiptar është bërë me i rëndësishëm, madje po bëhet më vendimtar dhe po gëzon mbështetjen e aleatëve tanë të natyrshem. Duhet të dijmë ti kalojmë divergjencat politike apo krahinore si edhe interesat e ngushta, për ti dhënë përparësi projekteve afatgjata të popullit dhe kombit.

Jo gjithmonë historia ka qenë në favorin tonë. Vendosja e kufijve në vitin 1913 duhet të rivlerësohet në kohën e duhur dhe nëpërmjet një rruge paqësore. Kjo nuk nënkupton qëndrimin pasiv të popullit shqiptar, përkundrazi. Duke rritur nivelin politiko-ekonomik, shoqëror e demokratik kudo që ndodhen shqiptarët, hyrja në Europë do të na gjejë një komb më të begatshëm, më të fuqishëm, më dinjitoz, më të përgatitur e më të besueshëm për realizimin e kesaj ëndërre të madhe .
Padyshim në këtë proces jo të lehtë Familja Mbretërore do të ketë rolin e saj të pazëvendësueshëm si simbol i unitetit kombëtar. Ne do të mbështesim çdo iniciativë në këtë drejtim dhe çdo nismë në mbrojtje të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri, Luginën e Preshevës dhe trojet e tjera etnike.
Edhe një herë, Gëzuar Vitin e Ri. Zoti ju dhëntë shëndet, lumturi dhe begati në familjet tuaja dhe e pastë në mbrojtjen e vet popullin dhe kombin shqiptar.

 

Princ Leka II

Filed Under: Editorial Tagged With: Mesazh i Princit Leka II, per Vitin e Ri

MBREMJA E MREKULLUESHME NE NATEN E NDERRIMIT TE VITEVE NE MAESTROS

January 1, 2013 by dgreca

LUSHNJARËT E NEW YORKUT MBLODHËN PËR VITIN E RI SHQIPËRINE ETNIKE NË MAESTRO’S/

Përpara dy muajësh nisi një organizim si një bashkim i disa familje lushnjarësh për ta kaluar së toku natën e Vitit të Ri në një nga lokalet e Nju Jorkut. Ime shoqe, Xhemilja, sic duket për të shpëtuar nga telashet e gatimit të Vitit të Ri, ma tha si ide. E kundërshtova nga që ky vit që shkoi ka qenë shumë i ngarkuar me darka e veprimtari të tjera, duke u ndjerë i lodhur, dhe i thashë se nuk do ta ndihmoja dot. Por ajo gjeti shoqe të tjera, të cilat iu bashkuan; Nazo Veliu, Mjafturie Daci, Ola Vata, Violeta Likollari, Olsa, Tamara, Monda Musabelliu dhe nga një grupimiI vogël familjesh, loja u zgjerua. Hyra në lojë edhe unë, edhe Veizi, edhe dr. Prenjo, edhe miku im Bashkim Musabelliu, edhe Ladi Vata. Numri i kërkesave po rritej përditë, shkoi numri 100, më pas 150, më pas 170 dhe nëse nuk do t’i kishim kthyer njerëzit mbrapsh në tri ditët e fundit numri do të kishte kaluar 200, por salla e Kristaltë sic quhet ajo që kishim rezervuar ne në Maestros, nuk merrte më shumë.

Kështu u mblodhëm natën e Vitit të Ri. Veiz Belliu na propozoi si DJ, Bendis Mani, të birin e artistëve të njohur Pirro dhe Pavlina Mani, pedagog në një shkollë arti në NY, por që përvec pikturës, ka për zemër dhe muzikën.

Salla e Kristaltë ishte qendisur si për Vit të Ri, gjithcka llamburinte, gjithcka shkëlqente, gjithandej balona, dhe zbukurime.Pjesmarrësit ishin nga të gjitha trevat, edhe pse lushnjarët ishin mazhorancë; por aty kishte që nga Mitrovica e deri në Camëri, nga Plava e Gucia deri në Gjirokastër, pas lsuhnjërave në shumicë ishin tiranësit, vlonjatët, shkodranët, permetaret,fierakët, beratasit dhe skraparllinjët, miqët e mi të mirë Kuksianë,dibranët, elbasansit; e gjithë Shqipëria ishte bashkë dhe u ndjesë si një familje e madhe.Kishim vizitorë nga Shqipëria, kishin ardhë aty edhe nga Kanadaja, edhe nga Michigani kishin udhëtuar për të qenë pjesë e familjes tonë të madhe. Në raste të tilla gëzimesh, kryefamiljari i thotë dy fjalë para feste, ne ksihim zgjedhur mjekun e nderuar dr. Prenjo Imeraj, që të uronte mysafirët. Dr. Prenjo, një nacionalist i njohur, i lindur në Vlorë, por që jetën e kaloi në Lushnjë si mjek, në fjalën e tij përshëndetse uroi mysafirët, organizatorët, dhe u ndal gjatë në Lushnjën tonë, përshkroi historinë e saj, që nga Beteja e Savrës, tek mikpritja Luhnjare, që me kurajo qytetare mbajti dhe familjet e Parisë Shqiptare, të degdisur në kampet e internimit të ndërtuar nga diktatura në hapësirat e Myzeqesë,ai vecoi familjet Kupi, Miraka, Previzi, Dine, Ndreu,por diktatura nuk kurseu as bijët e Myzeqesë, si familja e nderuar Coku, që nuk u përkul as pse u dnëshkua me 75 vite burg… ai foli për Lushnjën si djep të kulturës, ku u përkundën talentete Kombëtare, si artistet e mëdha Vace Zela, Margarita Xhepa,poetët e shkrimtarëet e mëdhenj Vath Korreshi, Faslli Haliti, Visar Zhiti, shkrimtari i ndjerë Halil Jacellari e shumë të tjerë.

Pasi i përshëndeti dhe pjesmarrësit nga trevat e tjera shqiptare, dr. Prenjo Imeraj, me një gotë vere uroi të gjithë pjesmarërsit:GEZUAR!

Drejtuesja e darkës, bija e Camërisë, Nazo Veliu, kërkoi një duartrokitje për organizatoret, gratë që e bënë të mundhsme këtë mbrëmje të mrekullueshme.Ajo kërkoi që me këngën”Një Komb, Një Flamur” të  niste festa.  Bendisi na e bashkoi Shqipërinë me muzikën që përcolli. Vallja nuk pushoi deri në orën 2 pas mesante. Dy orë para ardhjes të Vitit të Ri, ishte surpriza për të vegjlit, Babagjyshi i Vitit të Vjetër, shfaqet në sallë, një amerikan nga Queensi, ka pranuar ftesën e bashkorganizatores, Monda Musabelliu, që të bëhej pjesë e kësaj mbrëmjeje. Famijët të hareshëm vrapuan që ta prisnin dhe më pas të bënin forografi me të. Dea Elezaj, vajza e talentuar e Dedë dhe Arjana Elezaj, e bëri sallën për Vete duke interpretuar këngë të Eli Farës. Atmosfera e ndezur e ka “detyruar” Adem Belliun(qe kishte ardhe me gjithe familjen), president e TV Kultura Shqiptare, qe te shkoj te marre kamerat dhe ta filmoje darken.Menyar e persosur e organizimit nga nje grup grashe pa pervoje ne kete drejtim, ishet shume domnethense edhe median, por edhe per shoqatat. Grupi i kamarjerëve, ku shumica ishin shqiptarë, u treguan të palodhur dhe u bënë njësh me familjet tona, madje në fund hynë edhe në valle. Në orën 12 të natës, u prit me hare Viti I Ri 2013. Sonila, vajza e Halit dhe Mjafturie Daci, intepretoi ardhjen e  Vitit 2013-të. Të gjithë në valle uronin njëri, tjetrin, përqafoheshin.

Ishte një mbërmje e jashtzakosnshme, plot emocione e ngarkuar me mbresa. Të gjithë, pa përjashtim ndjeheshin të gëzuar që ishte krijuar një atmosferë aq familajre, sa dukej si aty ishte vetëm një familje. Ushqim i klasit të parë, pije  pa kufizim. Asnjë mbetje qejfi, asgjë nuk stonoi, të gjittë u kënaqën. Një mrekulli e vërtetë.Vonë u ndamë duke uruar: U mbledhshim sërish në të njëjtën atmosferë miqësore, familjare, gjithëshqiptare! GËZUAR!

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: dalip greca, lushnjaret e Nju Jorkut, mbremja e Vittit te Ri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT