• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2013

SHQIPTARËT NË VJENË TË BASHKUAR RRETH EMRIT TE ARTISTIT TE MADH, ALEKSANDER MOISIU

March 30, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Nëse në këtë rruzull,ka popull që duhet të jetë krenar me historinë kombëtare,padyshim se krenaria u takon shqiptarëve.E themi këtë,nga se shqiptarët jeta dhe fati i ka përballur me shumë vështërsi,të cilat ua shklaktuan armiq të njëpasnjëshëm,të mbështetur nga  Fuqitë e Mëdha,të cilat padrejtësisht ua mundësuan pushtuesëve të shfrytëzonin vendin tonë dhe të na mohonin  lirinë dhe atdheun  tanë nëpër shekuj,duke na privuar nga çdo e drejtë elementare e jetës.Shqiptarët,pavarësisht nga pushtimet e egra të cilat ua bënë armiqët

nëpër shekuj,kanë gjetur qëndresë të pashterrshme,asnjëherë nuk janë përulur para pushtuesëve,kanë përjetuar varfëri,dhunë,shtypje,përndjekëje,sakrifica të të gjitha llojeve,masakrime,por kanë qëndruar shkëmbinjë të pa lëkundur,gjithmonë  në rezistencë, me synim të pashterrshëm për lirinë kombëtare.Shumë popuj të cilët kanë përjetuar fatin si ne,nuk kanë mundur të gjejnë qëndrueshmëri për të iu përballur këtyre vërshimeve,si dhe dal-ngadal janë asimiluar dhe zhdukur tërësisht.Populli shqiptarë nga gjiri i vet ka nxjerrur figura të ndritshme nëpër historinë kombëtare,kapedan,njerëz të pushkës e penës, të cilët me veprat e veta i kanë bërë emër të madh kombit,e vetës së tyre krenarinë që ishin shqiptarë.Këto figura të ndritshme,jo vetëm që kanë lënë vepër e nam në trojet shqiptare,por edhe nëpër shumë vende të botës,të cilët  bota do të donte që këto figura të ndritshme të i kishte të gjirit të vet,si ishin:Gjergj Kastrioti, Aleksander  Moisiu,Nënë Tereza,e të tjerë,të cilët bota i prezantonte si njerëz të origjinës së vet,por ata ballëhapur

e krenarë u thonin  jo,ne veprojmë në veprojmë në vendet tuaja,por jemi shqiptarë.Edhe viteve të 90-ta,pushtuesi sërbo sllav,volli dhunë të hekurt mbi popullin shqiptarë të Kosovës,mbi një popull të pafajshëm e liridashës,i cili jetonte në trojet e veta shekullore, por pushtuesi lakmitar sllav  donte të e bënte zap,shtonte mbi ta maltretime,burgosje,vrasje, dhe përndjekje në masë nga trojet e tyre.Njerëzit e privuar me dhunë nga vendlindjet e tyre,u detyruan të kërkojnë strehë nëpër vendet e ndryshme të Europës dhe botës.

Shqiptarët e përndjekur me dhunë nga trojet e tyre,të shkapërderdhur nëpër Europë dhe botë,u përballen me vështërsi të njëpasnjëshme nëpër vendet e huaja,me një gjuhë e kulturë të huaj, me punët më të rënda dhe pagat më minimale,punë të cilat si bënin të tjerët, kurse ata shkrinë muskujt dhe rininë e tyre, për Kosovën, kombin, shkollën, familjet, të varfërit,por  gjetën kohë të bashkohen rreth organizimit ,vetdijësimit kombëtarë,internacionalizimit të çështjes kombëtare,para popujve ku ishin strehuar. Shqiptarët kudo që u strehuan në diasporë,punuan të hapin shkolla në gjuhën shqipe,nxjerrëjen e gazetave dhe revistave në gjuhën shqipe,,mbrojtëjen dhe pasurimin e gjuhës,kulturës,traditave kombëtare,ata u organizuan,hapen  klube,,lidhje e grupime të ndryshme,për të u organizuar në baza kombëtare.

Nëpër këto shoqata e klube,shqiptarët organizoheshin të ndihmonin gjitha interesat kombëtare dhe shkrinë edhe atomin e fundit të energjisë së tyre, vetëm të ndihmonin çlirimin e atdheut nga pushtuesi. Këto forma organizimi,shqiptarët po i bëjnë edhe sot me shumë pedantëri.

Ndër shqiptarët aktiv,të cilët përkohësisht janë të përqëndruar me banim në Austri,nga maji i vitit 2011, nisën pregatitëjet e tyre për themelimin e ndonjë Qendre,e cila do të i bashkonte shqiptarët atje, fillimisht për të mbrojtur dhe pasuruar gjuhë,kulturë,art dhe traditë shqiptare, për të mbrojtur të rinjët nga asimilimi,si dhe integrimin më të lehtë dhe më efikas ,të etnitetit tonë në shoqërinë dhe shtetin austriak,ku ata jetojnë.Njerëz të mençur e veprimtarë, u desh të derdhin  mund,kohë e shkëmbime mendimesh,se çka do të themelojnë:ndonjë grup letrarë,

ndonjë Qendër kulturore,apo ndonjë  lidhje tjetër organizimi.Nismëtarët intelektual dhe aktiv,në konsultime të njëpas njëshme,erdhën në përfundim të formojë një Shoqatë Kulturore Shqiptare(SHKSH),me  Seli në Vjenë, të cilën e emërtuan: Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu”,të cilën edhe e regjistruan tek organet shtetërore austriake.Nismëtar të kësaj nisme kaq të rëndësishme e të nevojshme,ishin veprimtarët e shquar intelektual:Anton Marku,Besim Xhelili,Hazir  Mehmeti dhe Amir  Jonuzaj.Themelimi i Qendrës ndodhi me 14 janar 2012, ku edhe u bë promovimi i kësaj QKSH,,u zgjodh kryesia e kompletuar,tuboi antarësimin dhe shënoi një program të pasur kulturoro-artistik.Themelimi i kësaj shoqate,jo vetëm që ka rëndësi për shqiptarët tanë atje,por ka një rëndësi edhe për austriakët,nga se aty po vepron një shoqatë shqiptare  e emërtuar me emrin e Aleksandër Moisiut,artistit të madh shqiptarë me famë botërore,i cili një pjesë të jetës së tij e jetoi në  Austri. ShKSh”A.Moisiu”,brenda kësaj kohe bëri një punë të madhe,veq kësaj ajo hapi porta bashkëpunimi me shoqata,klube,lidhje dhe grupime të ndryshme,

shqiptare,austriake,jo vetëm të atyre që veprojnë në Austri,por  edhe me qendra tjera kudo ku veprojnë shqiptarët,la porta të hapura bashkëpunimi dhe i ftoi ata për bashkëpunim.Deri më tani Shoqata  Kulturore  Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë,ka nënshkruar memorandiume bashkëpunimi me  Shoqërinë e Akademikëve Shqiptarë në Gjermani,me Lidhjen e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH) si dhe me Lëvizjen e  Gruas  Shqiptare,në Linz.Bashkëpunimi ka qenë i frytshëm në mes palëve dhe puna e tyre po shkon për çdo lavdatë.

Duke nxjerrë persona të edukuar dhe adekuatë, kemi një zë më të fortë dhe prezanim më pozitiv për veten tonë para botës, kur kujton paraardhësit e denjë shqiptar, Ilirët me kulturën dhe traditën e tyre, e cila ruhet edhe sot në të gjitha trojet shqiptare. Në aspektin artistik-kulturor shqiptarët e diasporës kanë arritur majat në secilën fushë/ zhanër të artit që ia futur nëpër krijimtarinë e këtyre veprimtarëve të çmuar .

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro – Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Trieste dhe vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë, ishte aktor austriak me origjinë shqiptare.

Moisiu tek “Zgjim pranvere” të Frank Wedekind, 1906

 

Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der weiße Heiland“), të Wedekind-it (“Frühlings Erwachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Luftës së Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

 

Varri në Morcote

 

Ai vdiq më 23 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durresit, Shkolla e mesme e pergjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit

e mbajnë emrin e tij.

Vec aktiviteteve  të njëpasnjëshme SHKSH”A.Moisiu” në Vjenë,në 100 vjetorin e Pavarësisë së Shtetit Shqiptarë,botoi librin e parë të titulluar ILLYRICUM,ku përfshihen krijues shqiptarë që jetojnë në Austri, në lëmi të ndryshme si: poezi,prozë,,tregim,studim,piktura,skulptura,etj….

Ky libër historiko-letrarë,më ka rënë në dorë javën e kaluar më 23 mars,në orën letrare të Pavarësisë,në Koblenz të Gjermanisë,të cilën çdo vit e organizon Lidhja e  Shkrimtarëve Artistëve dhe  Krijuesve  Shqiptarë në Gjermani(LSHAKSH).Duke rrespektuar bashkëpunimet me LSHAKSH,

Shoqata  Kulturore Shqiptare”Aleksandër  Moisiu” nga  Vjena,aty patëm rastin të njiheshim me miq,veprimtarë e intelektual,si:Anton Marku,Dan Kosumi,Besim Xhelili,etj…Ata,jo vetëm që na bënë nderë,me pjesëmarrëjen dhe kontributin e tyre në orën Letrare të Pavarësisë,por na bënë

nderë edhe me ofrimin e këtij libri të çmuarILLYRICUM,për të cilin u jemi mirënjohës,si dhe duke e lexuar,nuk munda të qëndroj duarkryq,pa shkruar pak rreshta për te.Padyshim,këtë libër e kanë mirëpritur edhe ambasadori i  Shqipërisë D.r.Vili Minaroli,ambasadori i Kosovës në Austri Dr.Sabri Kiçmari.Që të dy ambasadorët kanë shprehur gëzimin e tyre për këtë libër dhe kanë dhënë nga një vështrim të shkurtër për te.Shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Austri,sikur kanë pasur fatin e tyre,nga se një ambasador si është Sabri Kiçmari,do të i përfaqësoj ata në mënyrën më të dinjitetshme,çka është shumë e rëndësishme për mërgimtarët. Dr.Sabri Kiçmari,ky intelektual e veprimtarë i shquar i çështjes kombëtare,ka shkri nga vetja çdo ind,për atdheun dhe kombin.Ai është gjindur kudo ku ka qenë nevoja për atdheun dhe kombin.Sabri Kiçmarin e njoha në Gjermani, jetonim dhe vepronim  në të njejtin qytet gjerman.E kujtoj si sot,atë mik të madh e të çmuar,atë veprimtarë pedant e të paepur,zëdhënës i çështjes kombëtare në Gjermani,i cili diti aq mirë të organizoi shqiptarët e mërguar rreth çështjes kombëtare,i cili aq bukur dhe drejt e senzibilizoj çështjen kombëtare shqiptare tek gjermanët.Habitesha si ky njeri kishte aq forcë,energji,vendosmëri,punonte në senzibilizimin e çështjes kombëtare,organizonte shqiptarët e mërguar,punonte,studjonte, mirrej me gazetari,shkruante libra,por edhe gjente kohë të kontribonte në një shoqatë sikur kjo e juaja Shoqata Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Gladbeck të Gjermanisë e cila për dhjetë vite ishte shumë aktive.Të përfaqësoj mërgimtarët një njeri si Dr.Sabri Kiçmari,i cili me vullnet,qëndrushmëri,me pushkë e penë,mbrojti interestit kombëtare,është fat dhe krenari.Nik ka  kohë që nuk më kujtohet ky veprimtarë i madh i kombit dhe nuk e fsheh se kam mall për një shtrëngim duarsh dhe përqafim me te.I njejtë është edhe zavendes konsuli i tij i akredituar në Vjenë,Mr.Isa  Kosumi.Gjërat që i them i them me bindje të plotë,

i them ato që i njoh: Isa  Kosumi rrjedh nga një familje e çmuar atdhetare,e përndjekur,burgosur e persekutuar nëpër dekadat e regjimit sllav.Isa Kosumin e njoha kur ishte fëmijë,jetonim në një lagje,ai u burrërua në fëmijëri,ishte i mençur,i urtër me qëndrime burrërore.Me vite kishim

diferencë,unë isha më i vjetër për tri vjet se ai,por kam kaluar një kohë të gjatë me te,kam zbuluar  në rini burrërinë,vendosmërinë,qëndrushmërinë dhe shumë vyrtyte të tjera.Ideolog,atdhetar e veprimtar i shquar i çështjes kombëtare,intelegjent,promotorë i shumë aktiviteteve në

çështjen e gjuhës,kulturës dhe traditës shqiptare,magjistër i shkencave ekonomike,njeri me të cilin krenohem vet unë,Dardana dhe mbarë viset tona.

 

Të kthehemi sërish te libri ILLYRICUM;libër ky shumë i pregaditur,i dëshiruar për çdo lexues,libër i kompletuar, në të cilën njohim veprimtarë,poet,prozator.artist,,gazetar,publicist,mësues,piktor e skulptor,me një fjalë emra të mëdhenj dhe vlera kombëtare.Libri është i ndarë

në tri kaptina:Në Kaptinën e parë kemiAutobiografi të veprimtarëve të kombit e kulturës,si:Besim Xhelili,Anton Marku,Hazir Mehmeti, Amir Jonuzaj,Gazmend  Freitag,Dan Kosumi,Ragip Dragusha,Edona  Ramadani,Zef Ndrecaj,Zaim Toska,Destan Gashi,Driton  Smakaj,Majlinda  Zeneli-Salihaj,

Isa Kosumi,Ramiz Selimi,Prekë Brahimi,Halit Ramadani dhe Izri Rexha.Të gjithë këta emra për lexuesit tanë janë të njohur,veprimtarë e njerëz të kulturave.Kjo për ne është një krenari,Vjena po i bashkon shqiptarët,në fakt jo  Vjena,por shqiptarët në Vjenë,po bashkohen për të mirën e kombit, pa dallime në bindjet fetare,politike,ideore,krahinore apo dialektore,shqiptarë të të gjitha viseve,po i bashkon puna e tyre kombëtare,arti,poezia,proza,piktura,,skulptura,mew një fjalë gjithçka shqiptare. KAPITULLI II(KRIJIME), ku lexuesit tanë mund të kënaqen me prozë,poezi,tregime, piktura e skulptura,me një fjalë vlera të çmuara arti.Lexuesi ynë mund të zë vlera moderne arti,me emocione të fuqishme,për ngjarje të mëdha për të cilat është sakrifikuar,ngjarje që kanë ndryshuar fatin e kombit.Megjithatë këto vlera të shkruara në mërgim kanë ngarkesën e tyre emocionale, kanë peshën e mallit,dashurinë për atdhe,njerëz të tyre, shkollën, lirinë, flamurin, kanë tema kurbeti,me një fjalë kudo hasesh në këto tema,por që janë trajtuar aq bukur artistikisht.Pra që nga fillimi i  poezisë të parë, kudo në poezi,prozë,tregim,gjenë tema malli,dashuri për atdheun,kombin,

simbolet,etj.Që në poezinë e parë të Besim Xhelilit”DALLËNDYSHET E MIA”, ndihet pesha e mallit,kur poeti shprehet:Dallëndyshe që fluturoni/Rrugëve ku kam ecur përditë,/Mua a më kërkoni,/Mua  a jeni duke më pritë?Më tej të njejtat dhimbje e pesha i gjejmë te Anton Marku,në poezinë

PA ADRESË,ku poeti  shprehet:Dhembja ime mbeti atje/Ku gurët i rrokulliste era,duke veneruar më tej dalim te ky krijues,mësues e publicist,të cilin nëpër shtypin tonë e ndjekim me vemendje dhe na njeh me gjëra interesante z.Hazir  Mehmeti,i cili trajton temën;

VJENA,VENDQËNDRIM E VEPRIM I HASAN Prishtinës,edhe këtu gjenë si motiv dhimbjen,sakrificën,qëndresën dhe krenarinë kombëtare,për të kaluar më pas në përzgjedhjen e një poezie nga Amir  Jonuzaj;DY MOLLA TË KUQE,e cila sapo të lexohet  strofi i parë,nuk do koment për asnjë lexues,

nga se poeti shprehet çiltër:Dy molla të kuqe/ që shpirtin më thanë/njëra është në këtë anë/tjetra në t´jetrën anë.Të shkruash dhe të analizosh punimet krijuese të çdo krijuesi këtu,nuk arrihet me një shkrim gazetaresk,por është një muzë e çmuar, të cilën lexuesi i vemendshëm

do e analizoj e vlerësoj ngadal dhe qetë,ashtu si u vlerësua poezia “ÇLIRIMTARËT”, e  Dan Kosumit, e cila në orën letrare të Pavarësisë në Koblenz,mori çmimin e dytë.Do mbeteshim borxh si mos të përmendim poezitë e bukura të z.Ragip Dragusha, Isa  Kosumit,Edona Ramadanit,Majlinda  Zejnelit

punime të Ramiz Selimit,i cili ka një eksperiencë në shkrime dhe jo rrallë na njofton për aktivitetet tuaja,të gjitha punimet e çdo autori në këtë libër,që nuk po mund mes natyrës së këtij shkrimi të i zbërthej në nga  një,këndojnë,vargërojnë,rreshtojnë,pikturojnë,ngrisin figura të ndritshme,

si motiv të veshur me art  letrarë kanë atdhedashurinë,mallin dhe krenarinë,si të tilla me vlera të çmuara,autorët i japin vulën letrare të një libri të mirë.

Libri përmbyllet me kaptinën e tretë”SHTOJCË” që nis me një ftesë nga Ambasada e Shqipërisë në Vjenë, veprimtarëve të kësaj shoqate,Një kafe me Bacë Adem Demaqin,Vizita e shkrimtarit  Arif Demolli në Vjenë,si dhe përfundon me disa foto mjaft domethënëse të organizimeve

të mërgimtarëve tanë rrethuar rreth kësaj  Shoqate.Mund të themi se këta veprimtarë me zgjuarsi i kanë hyrë punës dhe kanë sjellur një libër të mirë para lexuesëve.Ne i përgëzojmë,u dëshirojmë edhe shumë libra tjerë. si dhe aktivitete të frytshme e të njëpas njëshme , nëShoqatën Kulturore Shqiptare”Aleksandër Moisiu” në Vjenë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Aleksander Moisiu, Shaban Cakolli, Shqiptaret e Vjenes

NË NDERIM TË GJAKUT TË DERDHUR PËR VATRËN…

March 30, 2013 by dgreca

Nga Albert HABAZAJ/ studiues/*

Loti i brengosur i Çamërisë do të shndërrohet në një rruzull drite, në një sumbull diellore për shënjtërinë e të rënëve për Atdhe dhe  varreve të tyre që janë simbole kombëtare për bijtë e saj nesër. Në nderim të shekullit të ri të shqiptarëve, duke u përulur para gjakut të derdhur për vatrën, me shpresë e besim se ky shekull është Ora e Atdheut Tonë shoh krahun e majtë të Shqiponjës gjakosur e sakatosur, shoh Çamërinë martire për tekat e Europës plakë, që ngrihet, sikurse krahu i dhjathtë i Shqiponjës, Kosova, që po i shëron plagët e luftës, po integrohet në familjen europiane me larmi identitetesh qytetare e kulturore të kombeve që jetojnë në gjirin e saj  por që ende kullon gjak lirie. Nga vendi i Shqipeve, zogjtë e saj ngrihen, marrin lartësi të fluturojnë të lirë drejt qiellit të pastër, drejt botës së qytetëruar, drejt Perëndimit që na përket, drejt jetës dinjitoze që meritojmë të jetojmë. Ky është, ndërkohë, dhe mesazhi që unë kuptoj nga leximi dhe studimi i librit me vjersha “Lot’ i brengosur” i fisnikes kreshnike nga Çamëria me banim në Vlorë, 78 vjeçares Resmie (Mane) Beqiri. Ky është mesazhi që unë interpretoj, sa me koherencë aq edhe me emocion, sepse në objektivitetin e punës e misionit tim, më thërret gjaku që më gëlon në deje, sepse  “çamër, labër, kosovarë/ jemi një fis e një farë,/ jemi një e të pandarë/ sepse jemi shqipëtarë”, sepse kam besim që komuniteti ynë po i flet mendjes dhe po kujton porosinë e Skënderbeut të Madhërishëm, kur mblodhi kapedanët e tij princër dhe me fabulën e thuprave, që të ndara e një nga një i thyen kushdo, ndërsa të tëra tok, të bashkuara e të lidhura si një trup i vetëm, s’u bën dot “derman” askush, as bajlozi i detit me skalione hordhish, as katallani i zi me taborre egrane e me dyndjet barbare të pasosura… Vonesa u bën dëm vonestarëve, se “nga hiçja –  malli Birçja”, por më mirë vonë, se është gjithmonë më mirë vonë se kurrë, thotë një fjalë e vjetër. Këto që shkruaj janë vagëllime, që bëhen vezullime e marrin dritë të bardhë mirësie nga shpirti i bukur, derdhur në vargje i Resmies, në dukje të heshtur, por me një mal me oshëtima e me një det me gjëmime brenda globit të madh të shpirtit të saj. Nderim i bëj çdo çast të papërkulurës zonjë,  të urtës nënë, të dhembshurës gjyshe, asaj që qëndroi si kapetane mbi dallgët e tërbuara të jetës, që u dyndën me egërsi e barbarizëm, sa nga hasmi i huaj grek, po aq dhe nga “vëllai” armik komunist.

Po kush është kjo zonjë  e rëndë me emrin Resmie Mane – Beqiri, aq e lartë në dinjitet e po kaq e thjeshtë në pranueshmërinë e dashurisë njerëzore e dlirësisë altruiste, me ç’ka hequr e vuajtur si ajo?! Personalisht, më vjen në ndihmë kujtesa vetiake, që ka regjistruar njohjet e mia fillestare me familjen që krijoi kjo bijë Çamërie, si eshtër kombëtare me atdhetarin e përvëluar Skënder Beqiri në Vlorë. Skënderi, sipas gjendjes civlie, sot është 84 vjeç, por ejani në Vlorë dhe shikojeni. Do të keni në krahë a karshi një lastar të freskët, të drejtë si shtiza e Flamurit Kombëtar.

Ka qenë shtatori i vitit 1978, kur jam njohur vërtetësisht me këtë bërthamë familjare – vatër atdhetare. Ndoshta i kam takuar dhe më përpara, si Skënderin, si Resmien, në veprimtari të ndryshme artistike- kulturore në Vlorë,  por, edhe pse shkruaja te “ Zëri i Vlorës”,  “Zëri i Rinisë”, “Drita”, “Studenti”, “Luftëtari”, “10 Korriku” etj., isha ende i ri, me brumë atdhetar në gene, por akoma i pabërë kombëtarisht. Mosha…  Dija që Skënder Beqiri, me origjinë çame ishte një fotograf i zoti e nuk i gjendej dot në Vlorë një konkurent profesional. As atëhere s’kishte, por mendoj se edhe sot janë nxënësit e tij ata që ngrihen, bëjnë emër e i heqin kapelen Skënderit, profesorit të fotografisë në Vlorë. Skënder Beqiri njihej si mjeshtër i fotografisë dhe njerëzit  e quanin “Marubi i Çamërisë dhe i Vlorës”. Jam dakort me atë vlerësim për atë periudhë kohore, por ai njihej si mjeshtër i aparatit fotografik në rang kombëtar. Mendoj se brezat në Vlorë për fotografët më të mirë profesionalisht do të thonë për ndonjë që do të bëjë emër të lartë cilësor në këtë fushë të artit: Ky po! Ky është Skënder Beqiri i Vlorës, Çamërisë e Shqipërisë mbarë!”  Skënder Beqiri është themelues i ansamblit emërmadh “ Çamëria”, me jehonë jo vetëm në Shqipëri e Ballkan. Resmie Mane – Beqiri është bashkëshorte e denjë e mikut tim të nderuar Skënder Beqiri, kunatit të shkrimtarit të veçantë për mua, zgalemit të detit, pulëbardhës së brigjeve shqiptare të Mesdheut, të paharruarit Fadil Zeqiri. Resmie Mane – Beqiri është nëna e dy vajzave dhe një djali, që bashkë me qumështin e gjirit u mëkoi dashurinë deri në frymën e fundit për Çamërinë dhe Shqipërinë, e  Vjollcës,me shkollë të lartë, e Erenatës me të mesme dhe e Arjanit, dritës së syrit, me arsim të lartë. Ajo është mëmëzonja, klloçka që mbledh, mban e ngroh zogjtë në folenë e vjetër, në kujtim të të parëve. Ajo është gjyshemira Resmie për një mbeskës me emrin Nemsi të Erenatës, lulebehari si Çamëria, për të cilën gjyshen e gjyshin i ndez e mban gjallë malli për të bukurën e vetme të asaj dere të madhe;  përherë sofër e shtruar për miq e shqiptarë. Ajo është gjyshja me uratë për gjashtë ullinj Çamërie, për gjashtë lisa Shqipërie, për gjashtë nipërit e saj të dashur, për Gerartin e Dinon e Vjollcës, për Arnoldin e Erenatës, për “tre musketjerët” e Arjanit: Damianin, Dilanin e Bijanin.  Zonja Resmie Mane – Beqiri është  bijë nga derë e madhe e nuse në derë të madhe. Ajo është pinjolle e patriotit të madh Rasih Bej Dino, që vuri shpirtin, mendjen dhe kapitalin në shërbim të Shqipërisë. Ndoshta para nja gjashtë muajsh a më parë kam botuar në gazetën “Dielli”/ on line artikullin “Pavarësia flamurëron dhe nëpër këngët e popullit”, ku, që në fillim shprehem: “Pavarësia e kombit shqiptar është tempulli ku shqiptarët i falen Flamurit dhe Plakut të Bardhë, që së bashku me Bacën Isë, me Luigj Gurakuqin, me Rasih Dinon (nga treva e Çamërisë), me tërë ata burra të lartë e me fisnike si Marigo Posio e trimëreshat e tjera shqiptare, i zbardhën faqen Atdheut tonë të lashtë, larë me diell, qëlluar me furtunë”.

Kam 35 vjet që punoj me zonjën Resmie për të vjelur e regjistruar visaret e memories së saj, se mbart shpirtin e pasur të komunitetit çam dhe të fisit të madh të Dinejve, me emër që peshon rëndë jo vetëm në historinë e Çamërisë , po të gjithë Shqipërisë.  Në këtë shkrim nderimi po përcjell për lexuesin e respektuar të “Diellit” edhe një çast pune me subjektin Resmie Mane – Beqiri, një thesar i vërtetë, të cilin e ka fiksuar në celuloid mjeshtri i madh, atdhetari i shquar, miku i nderit e i lezetit, Skënder Beqiri; i cili është nderuar me çmim të parë në rang kombëtar për fotografinë artistike dhe me çmim të dytë në fotografi dokumentare në rang kontinental, në rrafshin europian. Këshilli i përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare Mbarëkombëtare “Çamëria” e ka nderuar me medaljen më të lartë që akordon “NDERI I ÇAMËRISË”. Skënder Beqiri dhe Resmie Mane – Beqiri janë një çift model me jetën e veprimtarinë e tyre familjare, qytetare e atdhetare jo vetëm në Vlorë. Zonja Resmie është mbesë e Muharrem Rushitit me histori dhe këngë. Muharrem Rushit Koska, ndër betejat e tjera për Atdhe, erdhi së bashku me Alush Take Konispolin në ballë të 300 çamëve, në krahë të vëllezërve labë, mallakastriotë, kolonjarë e skraparllinj, elbasanas e berates, korçarë e myzeqarë, kavajas e gjirokastritë, me “ dyfekët lidhur me gjalmë” për të hedhur në det Italinë, që pushtoi Vlorën e krahinat  e tjera më 1920 –ën, për të shpëtuar kombin, për të rishpallur Pavarësisnë Kombëtare Konkrete. Imazhi i zonjës Resmie Mane – Beqiri herë më shëmbëllen me portretin e Bubulinës së famshme, herë më bie dritërimin diellor të humanistes së ndritur Nermin Vlora Falaschi, emrin e së cilës fatmirësisht mban me  dinjitet biblioteka ku unë punoj…

*/ Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi

Universiteti “Ismail Qemali” Vlorë, ALBANIA

Filed Under: Interviste, Kulture Tagged With: Albert Habazaj, ne nderim te gjakut, per vatren

”MIKROFONI I KRISTALT” NË PESËVJETORIN E PAVARËSISË SË KOSOVËS

March 30, 2013 by dgreca

PËR ATA TË CILËT MBËSHTETËN KULTURËN DHE GJUHËN SHQIPE NË MËRGIM/

Shkruan: Sokol Demaku/Suedi/

Në qytetin e textilit, në qytetin ku lindi tregtia Borås të Suedisë, në qytetin ku mërgata shqiptare ka gjetë shprehje për kultivimin e gjuhës, kulturës dhe traditës shqipe, shqiptarë, anëtar të shoqatave kulturore nga qytete të ndryshme të Suedisë, anëtarë të Shoqatës së shkrimatareve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, miqë suedez dhe përfaqësues të pushetit lokal të qytetit Borås këtu së bashku me miqë dhe mysafirë nga Republika e Shqiprisë u mblodhën të gëzuar për të festuar 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës dhe pesë vjetorin e emetimit të programit të parë në shqip të Radios lokale shqipe nga qyteti Borås ”Radio dituria”. Ishte një e shtunë e bukur, një ditë pushimi ku njerëzit përqafoheshin dhe takoheshin duke i uruar njeri tjetrit: Gëzuar Pavarësinë e Kosovës e një urim madhor edhe drejtuesve të radios lokale ne shqip Radio dituria që të krijojnë dhe sajojnë edhe më progarme edhe më të mira!

Në hyrje të sallës iu uronin mirëseardhjen pjesëmarrësve, Hakif Jashari, kryetar i QKSH Migjeni në Borås, Bahtir Latifi udhëheqës i Radio diturisë në Borås, Sokol Demaku botues i revistës kulturore ”Dituria”në ketë qytet. Ushpreh mendimi dhe idea se ndoshta qe nga qershor do fillohet nga puna edhe me një Kanal TV në Gjuhën shqipe nga ana e QKSH ”Migjeni” këtu në Borås.

Mbledhja solemne u mbajt në lokalet e Studiefrämjande në Borås, ku me këtë rast për të prnaishmit fjalë rasti për pavarësinë e Republikës së Kosovësmbajti veterani i mërgatës shiqptare në Suedi Sadulla Zendeli Daja, ndërsa për rrjedhen dhe zhvillimin e Radio Diturisë, fjalë rasti mbajti Bahtir Latifi.

Hakif Jashari i njoftoi të pranishmit me punën dhe veprimtarin e shoqatës kulturoren e këtë qytet Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni, e cila është një ndër shoqtatat më aktivi në mbretërinë suedeze.

Në këtë manifestim madhor për mërgatën shqiptare në Suedi Kryetari i shoqatës së shkrimtarëve, artistëve dhe krijuesve shqiptar në Suedi, Hysen Ibrahimi shpalosi para të pranishmëve punën e kësaj shoqate brenda vitit të kaluar, dhe në këtë manifestim anëtar të kësaj shoqata prenzentuan tetë tituj të ri libra autor anëtar të kësaj shoqate si:

1. “Urti poetike” autor Ismet Hasani,

2. ”Kujtime nga diapsora III” autor Sokol Demaku,

3.”Fjalor ne kater gjuhe” bashk-autor Sadulla Zendeli-Daja,

4. ” Dritë ngrohtësi optimizëm” autor Fetah Bahtiri,

5.”Poezia bashkekohore shqipe” autor Remzi Basha,

6.”FENIKSI SHQIPTAR” autor Shefki Ollomani,

7.”Te mësojme se bashku” (libër shkollor) autor Hamdi Arifi,

8.”ME QENË A MOS ME QENË, Memoristikë, autor Zenel Peposhi

Në këtë manifestim kulturor ishin të panishëm edhe mysafirë nga Republika e Shqipërisë si Petrit Xhaja, drejtor  shkolle në Tiranë si dhe shkrimtari I mirenjohur  Viron Kona, i cili kësaj radhe kishte ardhur me librin e tij më të ri kushtuar shqiptarëve në megrim në Suedi dhe qyteti ku ai ishte mysafirë, pra qytetit të textilit Borås. Librin me tregime me motive suedeze, të titulluar Zonja nga Boråsi, libër i cili është një perjetim i autorit gjatë qendrimit të tij në Borås një vit më pare, mbresat dhe përshtyåjet e tiju nga takimet me bashkëkomas, me vendas suedez si dhe udheheqes local të këtij qyteti.

E autori i librit Viron Kona më këtë rast thotë:

Kushtim/

Këtë libër ia kushtoj komunës Borås, Suedi, si shprehje respekti për arritjet dhe sukseset në shërbim të mirëqenies së banorëve të Borås dhe si falënderim për përkushtimin dhe mbështetjen e madhe që kjo komunë i jep komunitetit të shqiptarëve, ardhur veçanërisht nga Kosova, por dhe nga vende të tjera e që sot janë qytetarë të nderuar e të respektuar të Suedisë.

Me mirënjohje të thellë,

Viron Kona

Tiranë, më 30 mars 2013

Më këtë rast Qendra Kulturore Shqiptare Migjeni në Borås, respektivisht Kryetari i Krysisë së saj, dy vperimtarëve më të dalluar, anëtar të Shoqatës së shkrimtarve ne Suedi, punëtor të palodhur të arsimit ketu, veprimtar të devotshëm të qeshtjes kombëtare, Sadulla Zendeli –Daja dhe Fetah Bahtirit , u ndau Mirënjohje, Për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës,  kulturës dhe traditës Shqipe në Suedi.

Kryesia e QKSH Migjeni në Borås, në mbledhjen e vet mbajtur me kete rast kishte propozua që Kryetarit të Bashkësisë së qytetit Borås ti dhurohet një Kristal nga nëntola e Republikës së Kosovës, symbol I cili pati ndikim në qendrat e vendosjes për fatine shqipatrëve në kohë shumë të vështira. Ky symbol I nëntokës së Kosovës, Kristal nga Kosova sot gjendet në zyrat  e vendosjes në metropolet botërore si në Vashington, Londër, Berlin e  Parisë e nga sot ky symbol do jetë prezent  edhe në qytetin e  textilit në qytetin ku shqiptarët frymojnë shqip në Borås të Suedisë.

Bahtir Latifi anëtar I krysisë së QKSH I dhuroi Per Olof Höög këtë dhuratë që do jetë symbol i miradie dhe respekti.

Për nderë të pesë vjetorit të Shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe emetimit të programit të parë në shqip nga studio në Borås, Redaksia e radios lokale në shqip, ”Radio dituria” këtue  pesë vite më parë, redaksia e kësaj radjoje ishte kujdesur që ata të cilët kanë ndihmue, janë duke ndihmua dhe përkrahin  këtë  burim të pashtershëm infomimi për kulturën, gjuhën dhe  traditën tonë në mërgim, ti shpërblejë , e kësaj radhe Redaksia e radjos u ndau ”Mikrofonin e  Kristalt”:

Poetit, leksikografit, atdhetarit, Sadula Zendeli – Daja, Borås stad (Qytetit Borås), Radio Sjuhärad, Borås, Studiefrämjandet, Borås, Hysen Ibrahimi, Kryetar i SHSHAKSHS, Fetah Bahtiri, mësues, poet dhe publicist, Bahtir Latif, udheheqë progarmi në Radio dituria, Hakif Jashari, Kryetar i QKSH ”Migjeni”, Borås, Fjärdingskolan, Borås, Viron Kona, shkrimtar nga Tirana, Saranda Iseni, Malmö; Radio Bullgaria-redaksia shqip, Kadrije Meniqi, poete nga Kosova, Osman Ahmetxhekaj, aktivist, Petrit Xhaja, drejtor shkolle, Tiranë, Avni Ismaili, Kryetar i QK”Dardania” Skene, Boråsnärradioförening në Borås, Ahmet Jashari anëtar i krysise se QKSH Migjeni Borås.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mikrofoni i kristalte, pese vjetori, Sokol Demaku

DANAJ: Të mos votosh Rezolutën Çame, do të thotë të ringjallësh Napoleon Zervën

March 30, 2013 by dgreca

Kur ka mbetur edhe një muaj e gjysmë nga shpërndarja e Parlamentit, shtohen thirrjet në adresë së politikës shqiptare, për të votuar Rezolutën Çame. Bllokimi i Rezolutës Çame, që njeh të drejtat e popullit çam dhe masakrës greke mbi shqiptarët e Çamërisë në fund të Luftës së Dytë Botërore, është denoncuar edhe nga kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj. Danaj ka shprehur domosdoshmërinë e miratimit të Rezolutës për Çamërinë nga Parlamenti i Shqipërisë. Duke i bërë thirrje PD dhe PS për të votuar këtë projekt të rëndësishëm, Danaj u shpreh se mosvotimi i rezolutës, do të thotë të ringjallësh Napoleon Zervën. “Të mos miratosh sot Rezolutën, Çame do të thotë të ringjallësh Napeolon Zervën. Është rezolutë, nuk është asgjë më shumë, domethënë thjesht tregon dinjitet. Në radhë të parë për ne Çamëria është çështje territori, nuk është çështje pronash, pronat janë të individëve, territori është i shqiptarëve, është pjesë e kombit shqiptar”, theksoi Danaj.

Argumentet

Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale ka renditur një sërë argumentesh pse duhet të votohet Rezoluta Çame. Ai e ka cilësuar absurditet mosbotimin e rezolutës. “E para më duket absurd, më duket një gjë e çuditshme që ende nuk është votuar. Kam filluar të kujtoj rezolutën e 2004-ës, para 9 vjetëve dhe asokohe kur ajo rezolutë u ndërrua në momentin e fundit, u hoq nga rendi i ditës, unë botova një shkrim me titull të cilin përsëri nuk ka ndërmend ta rishkruaj nga e para, por do ta botoj si atëherë në qoftë se nuk do të miratohet. Titulli ishte:“Deputetët shqiptarë në gjunjë para Napoleon Zervës”. Të mos miratosh sot rezolutën çame do të thotë të ringjallësh Napeolon Zervën. Kaq pak dinjitet çdo deputet duhet ta ketë, edhe nga ata që do jenë prap në parlamentin e ardhshëm edhe nga ata që nuk do jenë, them se duhet të ngrenë dorën ta votojmë që të gjithë, madje duke përfshirë këtu edhe deputetë që nuk janë me kombësi shqiptare”, tha Danaj. Si ekspert i Shqipërisë Natyrale, ai shprehet se si fillim Çamëria duhet të shpallet zonë e lire, zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi sipas tij Çamëria është çështje territori. “Fillimisht, si fillim jo si fund, Çamëria të shpallet zonë e lirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Çdo të thotë zonë e lirë? Domethënë që të mos ketë kufij, që të gjithë shqiptarët e dëbuar me genocid nga trojet e tyre të hyjnë dhe të dalin në trojet e tyre. Çështja e pronave është çështje individuale e çdo shqiptari. Në radhë të parë për ne Çamëria është çështje territori, nuk është çështje pronash, pronat janë të individëve, territori është i shqiptarëve, është pjesë e kombit shqiptar. Të eleminohet absurdi i sotëm që vetëm se ke lindjen, vendlindjen në një qytet të Çamërisë, në Margëlliç, në Filat, në Paramithi, në Artë, në Prevezë dhe nuk të lejohet të futesh brenda”, shprehet Danaj.

Ja kush e mbështeti Rezolutën Çame në 2004

Në vitin 2005, komuniteti çam nuk përfaqësohej me deputetë në Kuvend. Megjithatë, Shoqata e Çamëria, e krijuar fill pa rrëzimit të regjimit komunist, hartoi Rezolutën për Çështjen Çame dhe, me anë të disa deputetëve arriti ta fusë rezolutën në procedurë parlamentare. Një nga mbështetësit më të zjarrtë të Rezolutës Çame ka qenë kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Ekrem Spahia. Asokohe Spahia ishte deputet, kryetar i grupit parlamentar të PLL si dhe anëtar i Komisionit për Politikën e Jashtme. Spahia ka mbështetur rezolutën si në Komisionin e Jashtëm ashtu edhe në seancë. Po ashtu në krah të rezolutës janë pozicionuar edhe katër deputetë të PLL. Rezoluta është mbështetur edhe nga tre deputetë të Ballit Kombëtar përkatësisht nga Shpëtim Rroqi, Uran Metko dhe Alfred Çako. Një nga protagonistët, Ekrem Spahia, deklaron se edhe ish-deputeti socialist, Ilir Zela e ka mbështetur Rezolutën Çame. Asokohe Ilir Zela ishte kryetar i Komisionit të Jashtëm dhe kishte shprehur qëndrimin pro, por gjithçka u përmbys pas ndërhyrjes së Nanos në momentet e fundit. Spahia deklaron se Nano ndodhej rastësisht në Greqi.

Danaj: Kufiri Shqipëri-Greqi, deri në Prevezë

Kryetari i Listës për Shqipërinë Natyrale, Koço Danaj, i ka kujtuar grekëve se kufiri Shqipëri-Greqi shtrihet deri në Prevezë. Ai është shprehur se grekët nuk e njohin mirë historinë, dhe për këtë duhet të hapin dokumentet për të vërtetuar se të parët e tyre kanë qenë dakord që kufiri të jetë i përcaktuar deri në Prevezë. “Do të vija koha kur Shqipëria dhe Greqia të ulen në bisedime dhe të hedhin të gjitha dokumentet, ku do të vërtetohet se që në kohën para se të shpallej Pavarësia e Shqipërisë më 1912, është rënë dakord me grekët që kufiri ynë të ishte deri në Prevezë, madje dhe do të vërtetohet se këto politikanë grekë që janë sot nuk e njohin mirë historinë e tyre. Qysh në kohën para se Ismail Qemali ta shpallte pavarësinë në bisedimet që ka bërë me Greqinë, grekët e atëhershëm ishin dakord që kufiri i Shqipërisë të ishte deri në Prevezë. Por ashtu edhe që në kohën e Abdyl Frashërit, në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit në bisedimet që ka bërë me Greqinë, politikanët grekë të asokohe ishin dakord që kufiri shqiptar të ishte deri në Prevezë. Problem, mospërputhja ishte vetëm për Janinën. Atëherë, kur t’i hapim të gjitha këto dokumente, kur të ulemi në tavolinë do shikojmë që të gjitha faktet, të gjitha të drejtat janë në anën tonë dhe në raste të tilla dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ka çfarë bën”, shpjegon Danaj.

Ligji i Luftës, Danaj: Shqipëria dhe Greqia jo të dyja në NATO

Politologu Koço Danaj ka deklaruar se Shqipëria dhe Greqia nuk mund të jenë të dyja në NATO, pasi janë në gjendje lufte. “Unë do të bëja vetëm një gjë në qoftë se do të isha në Parlament apo do të isha në qeveri; do t’i kërkoja Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Rasmussen, që të vinte urgjent në Shqipëri dhe të zgjidhte këtë konflikt kaq të madh. Dy janë mundësitë, o ne në NATO, o Greqia në NATO, të dy në NATO nuk mund të jemi se jemi në gjendje lufte!”, u shpreh Danaj. Ai e cilësoi një absurd pasi dy vende anëtare të NATO-s nuk mund të jenë në gjendje lufte. “Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, Greqia po ashtu. Si ka mundësi që dy vende anëtare të NATO-s të jenë në gjendje lufte?! A e di shtabi NATO-s në Bruksel një gjë të tillë? Sigurisht e di, por nuk bën zë sepse nuk e ngrenë politikanët shqiptare. Atëherë problemi i parë që duhet ngritur, problemi i parë që duhet shtruar, problemi i parë që opinioni publik duhet ta shtrojë si absurd është ky: si mund të jemi ne edhe në NATO edhe në gjendje lufte me Greqinë?! Do të thotë dikush: po është formal. Atëherë në qoftë se është formal pse nuk hiqet? Po nuk është formal sepse lidhet edhe me çështjen e territoreve shqiptare të Çamërisë”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Danaj, Napolon Zerva, rezoluta came

Përfundon qetë protesta në Mitrovicë

March 30, 2013 by dgreca

Albin Kurti: “Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”/

Ka përfunduar në mënyrë të qetë protesta e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila nisi nga ora 13 në në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.
Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë në Mitrovicë njofton se në protestën e sotme kanë marrë pjesë mijëra qytetarë, të cilët i janë bashkuar thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje, për të protestuar kundër, siç kanë thënë ata, “padrejtësive që po ndodhin në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Masës së qyetarëve të mbledhur në sheshin “Mehë Uka”, i është drejtuar Shpend Ahmeti, nënkryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe vetë lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili duke kërkuar reziprocitet në bisedime, ka paraljmëruar protesta të reja në rast se ndodh ndryshe.
“Duhet të ketë reciprocitet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sepse më shumë ka shqiptarë në Serbi, se sa që ka serbë në Kosovë. Nëse do të ketë marrëveshje më 2 prill, ne do të demonstrojmë në Prishtinë kundër tradhtisë së Qeverisë së Kosovës”, ka deklaruar Kurti.
Protesta e sotme mbahej nën moton “Bashkohemi në Mitrovicë”, dhe u zhvillua vetëm tri ditë para takimit të ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, me homologun serb, Ivica Daçiq.

 Albin Kurti: “Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”

Albin Kurti, në fjalën e tij para të pranishmëve, ka kritikuar bisedimet në mes të dy kryeministrave, Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit, të cilat po zhvillohen në Bruksel. Ai tha se Plani Ahtisaari është i dëmshëm, pasi që ndan Mitrovicën në dy pjesë.

“Mitrovica nuk mund të ndahet në dy pjesë. Është një qytet që duhet të bashkohet”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për autostrada, por për fabrika, që do të punësonin popullatën e do të dilnim nga varfëria e skajshme.

“Kosovën e ka ngufatur korrupsioni dhe SHIK-u”, ka thënë Kurti para të pranishmëve.
*****

Ahmeti: “Pa Mitrovicë të bashkuar, nuk ka Kosovë”

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti, duke iu drejtuar masës së tubuar, tha se “pa Mitrovicë të bashkuar, nuk ka Kosovë”.

Teksa Ahmeti po fliste, turma brohoriste “Jo pazare me Veri”, “Hashim Hajni”, e thirrje tjera të ngjashme.

Ai tha se Mitrovica ka qenë këtu tash e 14 vjet në këtë gjendje, dhe atij iu kujtua ky vend vetëm një ditë para protestës sonë.

Protestuesve ende nuk u është drejtuar askush me ndonjë fjalim. E tëra që po degjohet janë parullat e protestuesve. “Jo Kosovë dhe veri, bashkim me Shqipëri”, “Jo negociata Vetëvendosje”.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Albin Kurti, Protesta ne Mitrovice, Shpend Ahmeti

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 26
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT