• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2013

POROSI PËR EDI RAMËN

April 18, 2013 by dgreca

Lind pyetja, një lider që beson se i ka të fituara zgjedhjet e përse kërkon ta destabilizojë vendin?/

Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Shqipëria po përgatitet të hyjë në zgjedhjet e 23 qershorit dhe prioritet i prioriteteve është garantimi i stabilitetit dhe qetësisë së vendit. Palët që do të garojnë të shpallin strategjitë e të fokusohen në programet partiake. Opozita vetvetiu është e privilegjuar, sepse ballafaqon premtimet që ka marrë maxhoranca me përmbushjet e tyre si dhe paraqet premtimet e veta. Por qetësia dhe stabiliteti është alfa dhe beta që zgjedhjet të jenë të lira e të ndershme. Kjo kërkon që palët të fokusohen tek mbarëvajtja e tyre si përmbushje e interesit kombëtar.

T’i kundërvihesh stabilitetit të vendit me provokime që çojnë në kolaps sistemin 60 ditë larg zgjedhjeve është njëlloj si të riciklosh një 21 janar! Kush doli i humbur nga 21 janari? Veç viktimave, doli Edi Rama, i cili e konsumoi edhe një herë veten si radikal. Dhe Edi Rama rrezikon një riciklim të tillë pa asnjë shkak, kur duhet të ndihet i sigurt për fitoren pas bashkimit që pati me Ilir Metën, i cili në vetvete, është një tjetër gafë e lidërshipit të PS!

Lind pyetja, një lider që beson se i ka të fituara zgjedhjet e përse kërkon ta destabilizojë vendin? Siç po vepron Edi Rama, kur kundërshtari i tij është i dërmuar nga gabimet e pafundme, siç dëshmoi edhe koalicioni që pati me Ilir Metën, i cili sot Sali Berishës iu kthye në boomerang!

Le të kthehemi tek kriza në gotë e KQZ, një institucion thellësisht i politizuar prej politikës, i cili ka një funksion të sanksionuar prej një marrëveshjeje mes PD dhe PS, kur PD ishte në opozitë, me një balancë 4 me 3 për maxhorancën. Në rastin konkret, largimi nga koalicioni i LSI e prishte këtë balancë, pasi Muho ishte i propozuar nga PD, kur PD dhe LSI ishin në muaj mjalti.

Edi Rama le të mjaftohet me muajin e mjaltit që ka startuar me Ilir Metën dhe me të mirat sipas mendjes së tij që rrjedhin prej kësaj, por jo të bllokojë vendin dhe ta fusë Shqipërinë rishtas në krizë! Sepse i humburi do të dalë ai! Mezi e ka ndrequr disi imazhin prej kujtimit të 21 janarit, s’ka arsye që të ndërmarrë veprime autodestruktiviste. Një pyetje e kam për Ramën, me këto mendje që ka sot, a do ta kishte ndërmarrë atë që ndërmori më 21 janarin e 2011?!

Sa për KQZ, ai është një bunker i partive kryesore. Më 1991 kryetar i KQZ-së ka qënë Rexhep Mejdani, i cili më 1997 do të zgjidhej president i Shqipërisë. Më 1997, kryetar i KQZ-së ka qënë Fatos Klosi, i cili më pas do të emërohej kreu i SHIK-ut! Pra shihni se çfarë rëndësie, sikur fitorja të varet prej KQZ! Ky është precedenti i krijuar. I cili duhet të çmontohet! Por kjo s’mund të bëhet as sot dhe as nesër kur në prag kemi zgjedhjet e 23 qershorit. Kjo bëhet me konsensus politik nga politikanë të përgjegjshëm!

Largimi i Muhos ishte reaksion pas daljes së LSI-së nga koalicioni me PD, i cili në vetvete ishte një akt aspak normal, prej të cilit rrodhi ngërçi në gotë, votimi kundër Muhos, aq më tepër kur ishte një figurë jo e pastër, ashtu si po flitet edhe për Arben Ristanin! Sa turp, kur partitë gjejnë vetëm njerëz të njollosur dhe pa personalitet për KQZ, lehtë për t’i përdorur dhe për t’i depersonalizuar.

Hakmarrje politike e dirigjuar nga lidërshipi ishte edhe dorëheqja e dy përfaqësuesve të PS nga KQZ, e cila e dëmton vetë Edi Ramën!

Pasi veç të tjerave. Nxjerr në pah pasigurinë e tij dhe vë në dyshim fitoren.

Dhe hakmarrja, produkt i mungesës të shtetit ligjor, degjeneron në spirale.

I tillë ishte edhe sulmi fizik dhe kërcënimet nën dritën e reflektorëve dhe përpara kamerave kundër Kastriot Islamit dhe dy deputetëve të PS, të përjashtuar nga Edi Rama, të cilët votuan largimin e Muhos! E përse do të tregoheshin luajalë deputetët e PS me Edi Ramën kur ishte vetë Edi Rama që përjashtoi nga PS, duke mos i kandiduar për zgjedhjet e 23 qershorit?

Shërbimi klientelist është antimorali që po gërryen shtetin në Shqipëri! Sepse zgjedhja e kandidatëve nga kryetari i partisë është një tjetër skandal që e bënë demokracinë atje të jetë hibride.

E përse nuk u kënaq Edi Rama nga konseguencat për efektet direkte të afrimit të tij me Metën dhe distancimit të Metës nga Berisha në këshillat bashkiakë, ku tani qarku i Fierit, i cili e la vendin në klasë, e bashkë me të edhe disa qarqe të tjera, e kthyen PS menjëherë në maxhorancë?!

Përse Edi Rama nuk u mjaftua të shijonte kthimin kokëpështë të aleancës midis Berishës me Metën, në ndryshimin e balancave në disa qarqe të pushtetit lokal, përfshi edhe Tiranën, ku raportet e reja dhe bashkimi i votave PS-LSI e kthyen PD në pakicë, dhe çiftëzimi PS-LSI shkarkoi menjëherë Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, veteranin Njazi Kosovrasti, një besnik i PD-së, i cili u zëvendësua me Aldrin Dalipin, një tjetër besnik të PS !

Po ta analizosh, largimi i Muhos nga KQZ është i barabartë me ndryshimin e balancave në favor të PS sa i përket qarqeve të vendit. Dhe kaq!

Tani Edi Rama duhet ta rikthejë në normalitet situatën, sepse hollë-hollë, shkaktari i gjithë këtyre „tërmeteve“ është ai vetë, pasi ishte ai që ngulmoi me çdo kusht që Ilir Meta të kalonte me të, duke ia punuar Berishës!

Tani Edi Rama e ka Ilir Metën me vete dhe le ta mbajë! E fushata të vazhdojë normalisht, të garantohet e ruhet stabiliteti i vendit dhe t’i krijohen të gjitha kushtet Sovranit që ta hedhë votën në mënyrë të lirë dhe të ndershme.

Sa për veprimet e Edi Ramës, Ilir Metës e Sali Berishës për gjithë këtë që kanë gatuar përfshi politizimin lunatik të KQZ-së, këto veprime janë afatshkurta, i shërbejnë momentalisht politikës, por jo interesave të vendit dhe shqiptarëve. Vendi dhe shqiptarët kërkojnë shtet ligjor dhe politikë të pastër. Kush e plotëson këtë formulë, e vazhdon rrugën, kush nuk e plotëson, mbetet në klasë!

Por të jesh në opozitë e të ndërmarrësh veprime të gabuara e nonsense, të cilat shkojnë direkt në llogari të një kundërshtari të cfilitur nga një qeverisje traumatike tetëvjeçare, kjo është marrëzi.

Edi Rama ta varë vëth në vesh, se vendi kërkon stabilitet, qetësi dhe kushte sa më të mira për një proces zgjedhor fair and free! Në këto 60 ditë ai ka plot për t’i thënë kundërshtarit, tani që e ka në krahun e tij edhe Ilir Metën, të cilin e ka paragjykuar si shans për të marrë pushtetin duke kopjuar Berishën, i cili, siç e shohim të gjithë, prej Ilir Metës mbeti në baltë ! Po këto llogari janë personale të Edi Ramës!Nesër do të lexoni: POROSI PËR SALI BERISHËN

 

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, mos tabilizo vendin, porosi per Edi Ramen

FEDERATA “VATRA” DO TË PROMOVOJË LIBRIN E MAL BERISHËS

April 18, 2013 by dgreca

FEDERATA “VATRA” DO TË PROMOVOJË LIBRIN E MAL BERISHËS:”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PËR SHQIPËRINË DHE NË SHQIPËRI”/

Të shtuënën me 4 Maj 2013, në orën 1.00 PM, në Royal Regency Hotel, që ndodhet në adresën 65 Tuckahoe Road,Yonkers, NY 10710, Federata Panshqiptare e Amerikës do të promovojë librin e autorit Mal Berisha, ambassador I Shqipërisë në Britaninë e madhe, anëtar nderi i Vatrës” ”CHARLES TELFORD ERICKSON- JETA DHE VEPRA PER SHQIPERINE DHE NE SHQIPERI”.

Për librin do të referojnë; zonjusha ELIDA RECI dhe zoti IDRIZ LAMAJ.

I pranishëm në promovim do të ejtë edhe autori I librit, ambasadori Mal Berisha, që do t’iu përgjigjet pyetjeve nga salla.

Ata që duan të marrin pjesë janë të lutur që të bëjnë rezervimet përmes Email: Ericksonbook@gmail.com dhe në Email: gazetadielli@gmail.com

 

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Charles Teleford Ericson, Jeta dhe vepra, libri, Mal Berisha

VATRA Cordially invites you to:

April 17, 2013 by Administrator

Ambassador-Mal-Berisha5

 

 The Pan Albanian Federation of America, Vatra  

 

Cordially invites you at a Book Launch of:

 

“The extraordinary life of the American

CHARLES TELFORD ERICKSON

For Albania and in Albania”

 

Presented by the author Mal Berisha

Honorary member of Vatra, 

Ambassador of the Republic of Albania to the United Kingdom                                                                     

 

Discussants: Mrs Elida Reci and Mr Idriz Lamaj,

followed by questions and answers.

 

Date: Saturday, 4 May 2013

Time: 1:00 pm

Venue: Royal Regency Hotel – 165 Tuckahoe Road

Yonkers, NY 10710

 

Please RSVP at:

Ericksonbook@gmail.com

Filed Under: Featured

ME 27 PRILL, KUVENDI I VATRES

April 17, 2013 by Administrator

vatra-logo-large

Me 27 prill 2013 në orën 10.00 am, në Royal Regency Hotel, që ndodhet në adresën: 165 Tuckahoe Road, Yonkers, NY 10710, fillon punimet KUVENDI I VATRËS.

Degët e Vatrës janë duke zgjedhur delegatët, sipas raportit një delegate për 10 anëtarë, të cilët do të kenë mandatet për të përfaqësuar vatranët në këtë Kuvend.

Në Kuvend mund të marrin pjesë edhe vatranë të thjeshtë, por pa të drejtë vote. Në Kuvend do të ketë edhe të ftuar.

Filed Under: Featured

NE 28 PRILL PERKUJTOHET AKTI I NICK MERNACAJ

April 17, 2013 by Administrator

marnacaj       Të dielën me 28 prill 2013, ora 2 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains(Yonkers), NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mërnacaj.

        Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga familja Mërnacaj dhe komuniteti shqiptar. I pranishëm do të jetë edhe z. Rob Astorino- Westchester County Executive.

     Drejtues të shoqatave do të jenë të pranishëm. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.

Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.

Filed Under: Featured

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT