Të dielën me 28 prill 2013, ora 2 pm, në “Kensico Dam Plaza”, Valhalla – White Plains(Yonkers), NY do të organizohet takimi përkujtimor kushtuar martirit të Demokracis – Nick Mërnacaj.
Ky manifestim i përvitshëm që tashmë është pagëzuar si “Dita e Lirisë Shqiptare” organizohet nga familja Mërnacaj dhe komuniteti shqiptar. I pranishëm do të jetë edhe z. Rob Astorino- Westchester County Executive.
Drejtues të shoqatave do të jenë të pranishëm. Shoqëria Kulturore “Kelemendi” ka përgatitur një program artistik enkas për këtë ngjarje.Në fund të aktivitetit do të organizohet ceremonia e ngritjes së Flamuri shqiptar.
Pjesmarrja e komunitetit është e mirëpritur.