Kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, kanë përfunduar pa marrëveshje rrethin e nëntë të bisedimeve, që kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, e cila është ndërmjetësuese e procesit, ka lënë të kuptohet se palëve u është dhënë edhe ca kohë për të vendosur nëse mund ose jo të finalizojnë marrëveshjen.
“Sot (e mërkure) ka qenë një ditë e gjatë dhe intensive. Jemi përpjekur të përafrojmë të gjitha idetë e ndryshme që kanë qenë në diskutim gjatë këtyre muajve të fundit dhe kemi kërkuar nga delegacionet e Prishtinës dhe të Beogradit që t’i shqyrtojnë këto propozime dhe të shohim nëse mund të arrihet marrëveshja”.
“Herën e kaluar kam thënë se marrëveshja është afër, se dallimet janë të ngushta, por të thella. Sot, mund të them me besim të vërtetë se dallimet janë të ngushta dhe të cekëta”, thuhet në deklaratën e baroneshës Ashton.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij ka pranuar propozimin e ofruar, por ka qenë Serbia ajo që e ka refuzuar.
“Propozimi i baroneshës Ashton ka qenë i qartë dhe ne e kemi pranuar pa ndonjë ndryshim. Si edhe në herët e kaluara, Serbia ka refuzuar. Kanë mbetur edhe pak ditë deri më 22 të këtij muaji, kur do të paraqitet raporti nga baronesha Ashton. Është me rëndësi që kjo marrëveshje të arrihet”, ka thënë Thaçi.
Për të forcuar edhe më shumë qëndrimin, kryeministri i Kosovës ka thënë se do t’i drejtohet me një “letër pranuese zyrtare” Ashtonit, 27 vendeve të BE-së dhe SHBA-së.
Ai ka përsëritur para opinionit se marrëveshja do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, ndërsa Serbinë e ka porositur që të punojë për arritjen e saj dhe t’i shmanget “logjikës së Vojisllav Sheshelit”.
Akuza të ngjashme, por kundër Thaçit, ka bërë homologu i tij serb.
Ivica Daçiq ka thënë se propozimet e bëra nga barnoesha Ashton, e që kanë qenë të përmbledhura në 15 pika, kanë qenë më të pranueshme për Beogradin, por ka qenë Prishtina ajo që, sipas tij, ka penguar marrëveshjen.
“Thaçi ka refuzuar propozimin…përkatësisht, ka dashur të lidhë zgjidhjen e çështjes së policisë me një pikë të re të përfshirë, me të cilën të dyja palët obligohen të mos e bllokojnë njëra-tjetrën në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Pranimi i kësaj pike, sipas tij, do të nënkuptonte njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
Daçiq ka thënë se Serbia nuk kërkon të pamundurën, por “diçka që është reale dhe e pranueshme për të dyja palët”. “Serbia është e gatshme që në ditët e ardhshme të vazhdojë këtë dialog, që të vijë deri te zgjidhja”, ka theksuar kryeministri serb.
Rrethi i nëntë i bisedimeve, që ka nisur paraditen e së mërkurës, për të zgjatur deri në minutat e parë të së enjetes, është karakterizuar me takime dypalëshe të delegacioneve me baroneshën Ashton, pastaj me biseda trepalëshe dhe disa pauza mes tyre.
Marrëveshja nga ky proces është kusht për të dyja vendet që të përparojnë në rrugën e integrimit evropian.(Kortezi Valona Tela- Radio Evropa e Lire)
Archives for April 2013
NE MARATHONEN E BOSTONIT
NGA JULIA GJIKA/Boston/
Ata ishin aty me Fitoren, e duartrokitën./
Edhe pëllëmbët e vogelushit 8 vjecar Martin. /
I gëzoheshin me brohoritje sekondës vendimtare/
Që fija e flokut e ndau për ta kthyer në kasaphanë./
Djalli kishte punuar për të qënë preciz./
Flamujt e gjithë botës ulen koken,/
Te mbledhun tok si viktima s’pipetinin./
Djalli ishte bërë xheloz./
Kur pa botën në Boston bërë një shtëpi.
Amerika dhe engjëjt e saj,
Në një sekondë të pambrojtur.
U këputën balonat nga duart e fëmijve
në hapesirën e mbushur nga tymi e britmat ngriheshin trishtushem
I shtynte fuqia e zërave që pyesnin ajrin mes ngashërimit:
Kush e bëri, përse e bënë?
Dashuria nuk merte përgjigje.
Martini, kurrë s’do të kthehet në shtëpi
Të luajë me vellanë e madh dhe motrën e vogël 6 vjece.
Ajo ka humbur një këmbë
E ai kurrë nuk do t’a dijë.
Si bir të cmuar
Amerika e vendosi në mozaikun e zemrës.
Ky gjak i pafajshëm që u derdh në Prill
Si shirat që ushqejnë pranverën
Këto të qara që botën prekën
Nuk harrohen!
PRILL, 15, 2013/
Ne Foto: Cfare u kishte bere djajeve te terrorizmit vogelushi Martin, qe ia moren jeten?
TERRORIZMI KTHEHET NË AMERIKË
Ne Foto e Shtëpisë së Bardhë. Këshilltarët e Sigurimit Kombëtar të Marten në Shtëpinë e Bardhë përfshirë Drejtorin e FBI-ës, Robert Mueller, duke informuar Presidentin Obama mbi sulmin terrorist në Boston./
Nga Frank Shkreli/
Të hënën e kësaj jave dy bomba shpërthyen në Boston të Shteteve të Bashkuara duke shkaktuar vdekjen e tre personave përfshirë një djal 8-vjeçar — dhe plagosjen e rreth 180 të tjerëve, 19 prej të cilëve janë në gjëndje të rëndë. Autoritetet federale, shtetërore dhe vendore kanë intensifikuar hetimet për dy shpërthimet në Maratonën e Bostonit, duke premtuar se hetimet do të zhvillohen anë e mbanë botës për të gjetur personin ose personat që kanë kryer këtë akt terrorizmi. Autoritetet thonë gjtihashtu se deri tani askush nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe shtojnë se nuk janë në dijeni se cili mund të ketë qenë motivi për këtë akt të shëmtuar kundër njerëzve të pafajshëm dhe nuk mund të thonë ende me siguri nëse kriminelët që kryen këtë akt të tmershëm, janë terroristë të huaj apo të mbrendshëm.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama vuri në dispozicion, “të gjitha burimet e qeverisë federale për të ndihmuar autoritetet shtetërore dhe vendore për të mbrojtur popullin nga sulme të tilla dhe sipas nevojës, për të shtuar masat e sigurisë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara dhe për të hetuar se çfarë ndodhi”, në Boston. Ai e siguroi popullin amerikan se ndonëse do të marrë kohë për të vendosur se çka me të vërtetë ka ndodhur, “ne do të zbulojmë, do i kapim dhe do i sjellim para drejtësisë kushdo qofshin ata që kanë sulmuar bashkombasit onë.”
Ndërsa ai vuri në dukje heroizmin e burrave dhe të grave të FBI-ës, policisë së Bostonit dhe agjencive të tjera që shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, Presidenti Obama lavdëroi “mirësinë, zemërgjërsinë dhe dashurinë” e treguar nga banorët e Bostonit pas shpërthimit të bombave, duke thënë se nëqoftse “dëshironi të dini se kush jemi ne, se cila në të vërtetë është Amerika dhe si ne i përgjigjemi së keqes dhe keqbërsve — aty në Boston e gjeni përgjigjën: vetmohues e vetflijues, të mëshirshëm dhe të patrembur”, tha presidenti Obama, në deklaratën e tij drejtuar kombit nga Shtëpia e Bardhë.
Edhe Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit Amerikan, John Boehner, reagoi ndaj sulmit në Boston duke thënë se, “fjalët nuk mund e përshkruajnë pikëllimin që ndjenë Kongresi për familjet që kanë humbur të afërmit e vet….Këjo është një ditë e vështirë për Amerikën, por ne do të vazhdojmë në frymën amerikane duke u bashkuar në lutje dhe guxim.”
Shtëpia e Bardhë njoftoi dje se presidenti Obama do të shkojë të Ënjtën në Boston për të marrë pjesë në një shërbim ndërfetar kushtuar të vrarërve dhe të plagosurve nga sulmi terrorist, i cili prishi atmosferën festive të Maratonës së famshme të atij qyteti dhe solli dënimet ndaj këtij akti nga e mabrë bota. Zyra e presidentit Obama njoftoi se ai do të flasë gjatë shërbimeve fetare në Katedralën e Kryqit të Shënjtë në Boston dhe shtoi se ai ka udhëruar uljen e flamujve në gjysëm shtizë, në nder të viktimave.
Sulmi terrorist në Boston, si edhe sulmi terrorist famkeq kundër kullave të larta në New York më 2001, nuk ishte një akt vetëm kundër Amerikës, por ishte një sulm kundër gjithë botës, pasi ndër 25.000 vrapuesit në Maratonën e Bostonit merrnin pjesë mijëra vrapues nga e mbarë bota dhe ku fituesi i Maratonës ishte, jo një amerikan, por një etiopian.
Si rrjedhim, reagimet ndërkombëtare ishin të shpejta dhe ngushëlluese për viktimat, në solidarizim me familjet e tyre dhe me popullin amerikan dhe njëkohësisht duke dënuar këtë akt brutal dhe të pakuptueshëm kundër civilëve dhe njerëzve të pafajshëm, ndërkohë që udhëheqsit botërorë ofruan edhe ndihma për hetimet dhe kapjen e personit ose personave që kryen këtë akt barbar.
Edhe udhëheqsit shqiptarë dërguan mesazhe ngushëllimi për sulmin terrorist në Boston. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në mesazhin e tij dërguar Presidentit Obama, shkruan se, ”Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar.” Udhëheqsi shqiptar, vazhdon mesazhin e tij dërguar Presidentit Obama dhe popullit amerikan, duke thënë se, “Si aleatë e miq besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.”
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i dërgoi gjithashtu Presidentit Obama një mesazh ngushëllimi në emër të popullit të Kosovës, duke thënë se, “Institucionet e Republikës së Kosovës dënojnë këto akte të dhunshme që morën jetët e qytetarëve të pafajshëm amerikanë, me besimin e plotë se sulmet e tilla nuk do t’i zbehin vlerat dhe idealet e shtetit dhe shoqërisë suaj, që mbesin inspirim për tërë botën, e cila synon ndërtimin dhe realizimin e demokracisë dhe lirisë së mirëfilltë. Lutjet tona janë me ju, me popullin amerikan dhe familjarët e viktimave në këto momente të vështira”, përfundon mesazhin e saj Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Megjithse ky akt ishte shokues, Presidenti Obama tha të Martën se populli amerikan refuzon të terrorizohet dhe bëri thirrje që të mos arrihen përfundime të ngutëshme dhe pa bazë në lidhje me personin ose personat ose mbi qëllimet e këtij sulmi – se kush dhe pse e bëri — për derisa të zbulohen të gjitha faktet, duke shprehur besimin e tij se heret ose vonë, autoritetet e hetuesisë amerikane do të zbulojn ë të gjitha faktet e këtij “akti të shëmtuar prej frikacakësh”, dhe do të sjellin para drejtësisë personin ose personat që kryen këtë sulm terrorist.
Kombetarja e femrave! Shqiperia sfide Greqise.
Eshte hedhur sot shorti per Eleminatoret e Boterorit te Femrave qe do te
zhvillohet ne Kanada ne 2015. Sic dihet Kombetarja Shqiptare arriti nje
kualifikim historik nga shorti para-eleminator ku mori pjese per here te pare ne
nje ndeshje zyrtare dhe arriti dy fitore dhe nje barazim ne grup duke u renditur
ne vend te dyte.
Ne shortin e sotshem Shqiperia ishte ne vazon e fundit
pasi aty u futen te kater skuadrat qe vinin nga raundi para-eleminator. Goglat e
kane vene Shqiperine ne Grupi 5 te eleminatoreve ku do te kene nje detyre te
veshtire pasi niveli tani eshte shume me i larte.
Shqiperia qe renditet
ne vend te 125 ne renditjen e FIFA-s per femra, do te kete perballe Novergjine
(vendi i 11-te ne bote), Hollanden (14), Belgjiken (27), Portugaline (42) dhe
fqinjet e Greqise qe renditen ne vendin e 59-te ne renditjen e FIFA-s. Pra
Shqiperia eshte shume larg ne renditje nda kundershtaret dhe synimi i vajzave te
drejtuara nga trajneri Rraklli do te jete marrja e sa me shume pikeve te
mundshme, qe do te jete nje sfide e vertete. Mundesia me e mire do te jete
sigurisht ndeshja me Greqine, por dhe ajo pritet te jete nje sfide shume e
veshtire.
Ndeshjet ne grupe do te zhvillohen nga 20/21 shtator 2013 deri
ne 17 shtator 2014. Vendet e para nga shtate grupet eleminatore do te
kualifikohen automatikisht, ndersa kualifikohen edhe kater vendet e dyta me te
mira.
Deri tani Kombetarja e Femrave ka shvilluar ne total shtate
ndeshje, kater prej tyre miqesore, dhe asnjehere nuk ka pesuar humbje duke marre
gjashte fitore dhe nje barazim.
Furtuna Velaj! Krenaria jone ne Amerike.
Ajo ka emigruar në moshën 8 vjeçare drejt “tokës së premtuar”, e la vendlindjen në momentet më të vështira të jetës së saj.
- « Previous Page
- 1
- …
- 20
- 21
- 22
- 23
- 24
- …
- 56
- Next Page »