• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2013

NE MBESHTETJE TE POETIT ABDULLAH KONUSHEVCI

May 3, 2013 by dgreca

Ne dhe askush prej atyre që pretendojnë të merren me art nuk mund të jemi indiferent për jetët njerëzore, aq më tepër kur dihet se vetë thelbi i artit është humanizmi, pa këtë domethënie në shtjellim të tij, asnjë lloj krijimi nuk ka vlerë. Në këtë sens mendojmë se problemi për të cilin ngrejnë zërin një grup kolegësh shkrimtarë në Prishtinë është i madh, është në fjalë jeta e një poeti shqiptar nga Kosova, Abdullah Konushevci, dhe diçka duhet bërë patjetër. Nuk mund të bëjmë sikur nuk dimë, nuk mund të vështrojmë nga larg e të mënjanohemi, nuk mund ta braktisë artisti- artistin, shkrimtari -shkrimtarin, poeti -poetin, anipse në pah duhet të jetë dalëzotës Shteti e Qeveria e Kosovës institucionet e kulturës dhe artit. Besoj se ata diç do të bëjmë. Ata, shtetarët e qeveritarët mbahen me parat e taksapaguesve, pra të popullit e ato para duhet të shkojnë për popullin. Eshtë vendi të theksojmë se poetët në mbarë botën e qytetruar dihet se janë ndërgjegja, zemra e shpirti i kombit të vet. Me qëllimi të sensibilizimi i institucioneve dhe qarqet kulturore artistike, eshte hapur një llogaria bankare ne emer të Poetit, që të bëhet diçka për t’ia lehtësuar gjendjen, qoftë nga shteti, qoftë nga bizneset dhe njerëzit që e duan artin.. Të solidarizohemi me poetin Abdullah Konushevci dhe me çdo veprim racional që do të inicohet nga kolegët shkrimtarë dhe poetë të Kosovës, Shqiperise si dhe ne Diaspore.
Bashkangjitur është flaqja me të dhënat e llogarise bankare ku çdo kush mund te jap kontributin e tij..

Një grup miqësh të poetit
Tiranë-Prishtinë, 1 Maj 2013
Raiffesen Bank Kosovo
Prishtina, Kosovo
SWIFT code: RBKORS22
Account: 1501001003721691
Emri: ABDULLAH KONUSHEVCI
Ju mund të shkarkoni në kompiuterin tuaj fotokopjen e xhirollogarisë bankare e me të dhënat që ka ajo mund të kryeni veprimet që dëshëroni për të ndihmuar poetin. Mund të paguhen edhe nëpermjet disa bankave në lidhje në Europë dhe USA sipas të dhenave që ka fotokopja e llogarisë bankare. Ju lutemi shumëfishojeni dhe shpërndajeni ndër miq e shokë kudo në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe diasporën Shqiptare në Europë dhe Amerikë.

Per hollesi e veprime teknike Shkoni ne websitin e Kolec Traboinit:http://traboini-ese.blogspot.com/

Filed Under: Editorial Tagged With: Abdullah Konushevci, Kolec Traboini, ndaj poetit, thirrje per ndihme

ELIOT ENGEL: Marrëveshja është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur!

May 3, 2013 by dgreca

Engel :” Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Ulja e serbëve për të negociuar me Kosovën, është njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. Engel ka shtuar se në të ardhmen e afërt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të shtojë njohjet për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
NEW YORK : Në një intervistë për gazetën kombëtare Bota Sot, Kongresmeni Eliot Engel, flet për pritshmëritë e zgjedhjeve të ardhshme në Shqipëri, sjelljen e opozitës lidhur me KQZ-në, por edhe për marrëveshjen mes Prishtinës dhe Beogradit, lidhjet e forta dhe shumë të mira mes Shqipërisë, Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ligjvënësi amerikan demokrat Eliot Engel në këtë intervistë, i tha gazetarit tonë në SHBA, Beqir SINA, se reputacioni i Shqipërisë do të varet nga organizimi i zgjedhjeve të lira dhe demokratike të 23 qershorit.
Engel, demokrati më i lartë në Komisionin e Punëve të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve.
theksonë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të punojë që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare dhe demokratike. ”Nuk më intereson shumë se kush është në Komisionin, por se komisioni është duke bërë punën në pajtim me ligjet në fuqi që zgjedhjet të jenë të lira dhe demokratike”, deklaroi ligjvënësi amerikan.
Miku i dëshmuar i shqiptarëve në Kongres zoti Eliot Engel, ka komentuar gjithashtu edhe marrëveshje e fundit për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbinë. duke thënë “Unë mendoj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Ulja e serbëve për të negociuar me Kosovën, është njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. Engel ka shtuar se në të ardhmen e afërt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, do të shtojë njohjet për pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Pyetje: Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni amerikan i Helsinkit, ka për të zhvilluar një Seancë të hënën e ardhshme për zgjedhjet në Shqiperi, si i komentoni ju zgjedhjet e 23 qershorit në Shqipëri?
Engel : Është shumë e rëndësishme që Shqipëria të ketë zgjedhje të ndershme dhe të lira, dhe, shumë e rëndësishëme, dhe mendojë se është mirë që të mos ketë ndonjë mashtrim dhe që zgjedhjet të jenë të pastëra. Unë kam qenë në Shqipëri, edhe herë të tjera, kur atje ka pasur zgjedhje dhe unë kam qenë shumë i kënaqur me zgjedhjet që janë mbajtur, mabsi kam parë shumë njerëz që kan dëshirë të marrin pjesë në demokraci. Javën e ardhshme në Kongres do të ketë një seancë për Zgjedhjet në Shqipëri, në të cilën unë do të marr pjesë duke folur për zgjedhjet e 23 qershorit . Mendojë, se gjithkush, është i interesuar duke monitoruar me shumë kujdes nga afër zgjedhjet, që do të mbahen muajin tjetër në Shqipëri. Mbasi ajo që dihet, është se Shqipëria tani është anëtare e NATO-s, dhe unë mendoj se këto zgjedhje do të krijonin përsëri një arsye për Shqipërinë për anëtarësim e saj në BE, në qoftë se nuk ka për të pasur parregullsi në zgjedhje. Kështu që unë mendoj se është shumë e rëndësishme, dhe po e përsërisë që këto zgjedhje të jenë të drejta dhe të pastëra, pasi e gjithë bota është me të vërtetë duke vështruar nga këto zgjedhje.
Pyetje : Si e dini edhe ju zgjedhjet në Shqipëri filluan me një ngjarje të “pazakontë” , opozita i tërhoqi anëtarët e saj nga Komisioni Qendrorë i Zgjedhjeve, duke kryer një veprim politik, për mendimin tim , në një kohë që Komisioni i Zgjedhjeve duhet të jetë apolitk. Si e shihni ju këtë veprim të opozitës në Shqipëri ?

Engel : Ajo që më intereson mua nuk është aq shumë se kush është në Komision Zgjedhor, apo kush nuk është!?, por se Komisioni Zgjedhor, është duke bërë punën e saj – të mirë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Ajo që është me të vërtetë shumë e rëndësishme, është ajo që pritet tani nga Shqipëria, sepse Shqipëria, tani nuk është më një vend i rangut të tretë botërore, ajo është një anëtare e NATO-s, dhe kështu që ne duam të sigurohemi se nuk mund të ketë asnjë lloj mosmarrëveshje, kushdo që fiton zgjedhjet atje. Zgjedhjet duhet bëhen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria, ka përpara reputacionin e tërë e Shqipërisë, për të treguar se është me të vërtetë në linjë, duke u përpjekur për të siguruar se këto zgjedhje do të jenë nga më të mirat.

Pyetje: Si një mik i madh i Shqiptarëve si i shihni ju marrdhëniet e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, vështruar në kuadrin e zhvillimeve të ndryshme politike në Shqipëri. A kan ndikuar këto në këto marrdhënie zhvillimet e ndryshme atje ?

Engel : Dua të përsërisë se marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë janë të forta dhe të shumë të mira! Unë si mik luftojë çdo ditë për t’i mbajtur këto lidhje të mira dhe të forta, por edhe shqiptarët duhet të bëjnë pjesën e tyre. Nëse ka zgjedhje të lira dhe të ndershme, në Shqipëri, ajo forcon rolin e shqiptarëve dhe e bën Shqipërinë një kandidat të fortë për BE-në, dhe i kontribon këtyre marrëdhënieve të mira. Unë kam qenë dhe jam për Shqipërinë në BE, dhe kam qenë që Shqipëria, të ishte pjesë e NATO-s, dhe unë jam gjithmonë në kërkim për shqiptarët të kenë një mirëqenie të mirë dhe unë vazhdojë të kontribojë që të ketë lidhje të forta të rriten midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë,e shqiptarëve kudo që janë.

Pyetje: Meqënse jemi tek lidhjet e tua me Shqiptarët – ju lutem a mundet të më jepni një koment mbi marrëveshejen e Prishtinës dhe Beogradit ?

Engel : “Unë mendoj se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është një hap pozitiv dhe në drejtimin e duhur. Ulja e serbëve për të negociuar me Kosovën, është njohje de fakto e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi zyrtar. BE u tha serbëve se në qoftë se ata duan të bëhen pjesë e BE-së, ata duhet ti normalizojnë marrëdhëniet me Kosovën. Marrëveshja, thotë se qeveria është Prishtina, është qeveri e krejt Kosovës, jo e disa pjesëve të saj dhe ajo refuzon çdo lloj ndarje të Kosovës. Unë mendojë se në çdo marrëveshje asnjëra palë nuk e merr 100 për qindëshin të asaj që synon. Por kur unë e shoh dhe e analizoj këtë marrëveshje, mendoj se Kosova ka bërë shumë mirë që e ka pranuar dhe firmosur. Unë mendoj se kjo marrëveshje do të kontribuoj për stabilitetin e Ballkanit dhe stabilitetin e së ardhmes së shqiptarëve në Ballkan. Unë mendojë se në të ardhmen e afërt, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë do të shtojë njohjet për pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Pyetje : Zoti Engel ashtu si gjithnjë të drejtohem si një mik i madh i shqiptarëve që asnjëherë nuk i je ndarë shqiptarëve, të paktën dy dekadat e fundit, a mund t’ju drejtoheni me një mesazh shqiptarëve nëpërmjet gazetës Pyetje ?

Engel : Sigurisht! Mesazhi im është se Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të mbështesë fuqimisht Shqipërinë dhe Kosovën. Shtetet e Bashkuara e kuptojnë mirë se miqtë më të mirë për amerikanët që kanë kudo në botë, janë shqiptarët. Kur ne shkojmë në Kosovë e Shqipëri, ne jemi pritur shumë mirë, dhe në Kosovë ne jemi përshëndetur sikur të ishim shokë, vëllezër dhe motra, dhe kjo është shumë, shumë e rëndësishme, për ne amerikanët. Lidhja midis kombit Shqiptar dhe Shtetet e Bashkuara, gjithmonë do të jetë i fortë si në mes të Kosovës e Shqipërisë, dhe gjithë shqiptarëve. Për sa kohë që unë jam në Kongres unë jam duke punuar çdo ditë, për të siguruar që këto obligacione të jenë të përforcuara dhe unë e disa kolegët e mi në Kongres, po punojmë çdo ditë për të siguruar vendet e tjera të njohin pavarësinë e Kosovës. Tani Kosova ka 98 vende që e kanë njohur atë, por ne me të drejtë duam që ajo të ketë mbi 100 e ca njohje që një ditë Kosova të marrë atë vendin që i takon në Kombet e Bashkuara.

Shume të faleminderit !

Intervistoi Beqir SINA – New York

Filed Under: Interviste Tagged With: Beqir Sina, Eliot Engel, Interviste, marreveshja

Ken Biberaj në dasmë me Presidentin Bill Clinton

May 3, 2013 by dgreca

Los Angeles – California – Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton është një nga Presidentët amerikan më i fotografuari i presidentëve të SHBA, me shqiptarët e Amerikës.. Roli i tij në Shtëpinë e Bardhë, gjatë luftës për çlirimin e Kosovës, gjatë presidencës së tij – e ka bërë Clintonin si njeriun më të dashur dhe më të respektuar, në mesin e shqiptarëve.
Pa marrë parasysh ndjenjat që kanë njerëzit, e tjerë, anembanë botës, për Presidentin e 42-të të SHBA- ai për një arsye jashtëzakonisht të madhe, ka një gëzim të madh kolektiv, për ne Shqiptarët, mbasi Bill Clinton është pa dyshim një hero ose shpëtimtari i shqiptarëve.
Prandaj, nuk është e çuditshme që vazhdimisht, shqiptarët kan shumë dëshirë të bëjnë një fotografi me ish – Presidentin e SHBA, Bill Clinton, dhe t’a shafqin atë në rrjetet sociale të internetit, ose të vendosin korniza në vendet më të dukshme në shtëpinë e tyre, zyrat dhe mejdiset e punës së tyre, fotografin me Bill Clintonin, që të ndajnë kënaqësinë e tyre me të gjithë shqiptarët anëmbanë.
Ken Biberaj – i lindur në Amerikë, nga prindërit Kadire dhe Elez Biberaj me preardhje nga një familje e njohur patriotike e anti-komuniste nga Tropoja e Malësisë së Gjakovës, i cili zyrtarisht ka vendosë kandidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Qytetit të Nju Jorkut, ka vendosur në profilin e tij Facebook, fotografitë që janë bërë në një dasmë private në Los Angeles – California më 22 Prill .
Në të njëjtin gëzim dhe kënaqësi që kan përjetuar me dhjetra shqiptarë të tjerë, më parë, në fotografitë e bëra në evenimente të ndryshme, me ish Presidentin Bill Clinton, edhe Ken Biberaj, duket se është i përfshirë në të njëjtat ndjenja dashurie dhe respekti, në takimin me ish -Presidenti i 42-të, i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, William Jefferson Clinton në dasmën e Los Angeles – California, ku të dy duket se kan qenë në “krye” të dasmorëve. /Beqir SINA/

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, ken biberaj, me presidentin Klinton, ne dasem

BASHKËBISEDIM NDËRVATRANË:MIRË SE ERDHËT NË VATËR!

May 3, 2013 by dgreca

BASHKËBISEDIM NDËRVATRANË:MIRË SE ERDHË NË VATËR!

Kryetarja e degës në Washington DC, zonja Merita Bajraktari i shkruan kryetarit te Degës Westchester,njëkohësisht kandidat për Kryetar i Federatës VATRA, z. Nick Markola

Përshëndetje Nick,

Gëzohem që po komunikojmë dhe po njihemi. Fatkeqësisht për arësye familjare, s’munda të marr pjesë fizikisht në Kuvend, kështu që materiali juaj elektronik* do t’më shërbejë mua dhe Vatranëve në DC të njihemi më konkretisht me mendimet dhe idetë tuaja për VATRËN Dje, Sot dhe Nesër.
Kam lexuar disa nga artikujt tuaj lidhur me ekonominë dhe financat në gazetën “Dielli”. Kam parë dhe videot nga daljet tuaja në TV (FOX Business) dhe ju përgëzoj për arritjet profesionale.
Meqë nuk kemi komunikuar më parë, dëshiroj që me këtë urim për suksesin profesional, të bashkoj edhe urimin tjetër:
Mirësevjen në Vatër dhe urime për krijimin e degës së VATRËS në zonën ku ju jetoni e punoni.
Shpresoj që të vendosim një komunikim efektiv ndërdegësor dhe të bashkëpunojmë për hedhjen dritë mbi të kaluarën e Vatrës, të përparojmë Vatrën sot dhe të piketojmë Vatrën në shekullin e dytë të jetës së saj dhe më tej.
Zoti ju bekoftë të gjithëve që lexuat mesazhin dhe faleminderit për kontributin tuaj personal e familjar.
“Gur , gur bëhet mur” – i themi ne andej nga Devolli 🙂

Sinqerisht,

Merita B. McCormack
VATRA-DC Chapter
meritabmccormack@gmail.com
• Zoti Nick Markola paraqiti në Kuvendin e Vatrës Vizionin e tij për Vatrën. Këtë material ai ua vuri në dispozicion Listës së Këshillit përmes emaileve, përfshirë edhe kryetarët e degëve.

Filed Under: Opinion

GJUHA E FOLKLORIT BURIMOR NË VLORË

May 3, 2013 by dgreca

Nga GËZIM LLOJDIA/
Festival i 5-të i “Aulona Internacional Folk Festival”, do të zhvillohet në qytetin e Vlorës,shprehet Sejmen Gjokoli në datat 11-13 Maj 2013. Organizator i Festivalit është Qendra Kulturore “Aulona“, Vlorë. Festivali ka karakter burimor e spektakolar dhe është pjesë e Turizmit Kulturor të qytetit bregdetar. Data e hapjes së Festivalit do të jetë 11 Maj 2012. Kjo është edhe dita e çeljes së Sezonit Turistik të Vlorës për vitin 2013. Parashikohen të marrin pjesë rreth 10 Ansamble nga shtete të ndryshme të Evropës e Botës si dhe grupe të ftuara nga Vlora e qytete të ndryshme të vendit. Festivali është pjesë e Kalendarit të CIOOF-it dhe mbështetet në parimet e tij. Festivali zhvillohet në skenë të hapur ku, nata e fundit do të jetë Koncert i Madh me numura të zgjedhura. Për të gjitha Grupet pjesëmarrëse ndahet Emblema e Festivalit ndërsa për Grupin më të mirë jepet Kupa e Festivalit. Festivali“Aulona Internacional Folk Festival“ zhvillohet në qytetin bregdetar të Vlorës,Shqipëri. Ky Festival organizohet nga Qendra Kulturore “AULONA“ (më parë me emrin “Bilbilat e Jugut“) e cila është subjekt juridik privat që vepron në bazë të Legjislacionit shqiptar në fushën e kulturës dhe trashëgimisë kulturore. Aktiviteti synon të mbetet tradicional dhe shoqëron çeljen e Sezonit Turistik të qytetit të Vlorës në çdo muaj Maj. Festivali mbahet mbi bazën e donacioneve të ndryshme në partneritet me Bashkinë e qytetit, Dhomën e Tregtisë dhe institucione apo subjekte të tjera të interesuara, vendase apo të huaja. AIFF është një festival i drejtpërdrejtë folklorik, mbështetet në parimet e C IOFF-it dhe drejtohet nga një Komitet Organizator (Staf) i përbërë nga personalitete dhe njerëz të artit e kulturës. Festivali i Parë është mbajtur nga data 9-11 Maj 2009.
Grupet pjesmarrëse.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “IbePalikuqi “,Shkup, Maqedoni
Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi është themeluar më
30 Mars të vitit 1979 .Veprimtarinë e vet e ushtron pandërprerë plot 34vite duke lënë prapa vetes një numër të madh të aktiviteteve,që janë kurorëzuar me çmime të ndryshme. Brenda kësaj periudhe të veprimtarisë së bujshme,ka realizuar afër 1200 prezantime në kuadër të ngjarjeve të
ndryshme kulturore, festivaleve ndërkombëtare, duke afirmuar në mënyrë të
denjë dhe autentike vlerat kulturore shqiptare në vend dhe botë. Ndër çmimet të cila ky ansambël ka fituar janë festivalet në vijim :Qipro (tre here fitues të vendit të pare),Samsun, Turqi , Strugë ( tre herë vendi i parë )Viti,Presheve,Tetove,GjilanSi dhe fitues i shumë vendeve të para nëpër festival të ndryshme ne vend dhe jashtë.
Ansambli Kulturor “ŽELJEZNIČAR” , KROACI
Klubi ka qenë aktive nën emrin“ŽELJEZNIČAR” që nga viti kur u arrit pavarësia e Republikës se Kroacisë dhe ndryshimet demokratike në 1990. Ansambli ka promovuar dhe vazhdon te promovoje vlerat e trashëgimisë kulturore kroate dhe vlerat tradicionale në më shumë se 1mijë shfaqje .Ky ansambël ka një pozitë të shquar në imazhin kulturor të qytetit dhe të shtetit kroat. Në vitin 2006 me korin e përzier,grupin folklorik dhe orkestrën e tamburicave fituan diplomën e artë, çmimin e parë – medalje e artë dhe titullin e Kampionëve te Botes ne LOJËRAT e Korit ne Olimpiadën e Lojwrve në Xiamen (Kinë). Gjithashtu ansambli ka performuar dhe fituar çmime te ndryshme dhe në Britaninë e Madhe, Norvegji, Gjermani etj.
Ansambli i Valleve” Zdravets” Sofie, Bullgari
Ansambli i valleve” Zdravets” eshte themeluar ne vitin 1984 ne Sofie.
Themelusit dhe Drejtuset artistik jane Z dhe Znj Stojanov- Georgi dhe Alexandria. Zdravets eshte nje bime e eger e rritur ne mal, gjethet aromatike te se ciles qendrojne te fresketa gjate gjithe vitit.”Zdravets” aq shume i dashur ng aBullgaret simbolizon shendetin dhe jetegjatesin.Valletaret ne Ansambel jane te ndare ne grupe te ndryshme ne varesite moshes: fillestaret, grupi i femijeve, grupi i adoleshenteve dhe grupi i te rriturve. Ritmet tradicionale, teveshtiradhetedashurajaneperzgjedhur per tukercyerngagrupu i territurve. Ansamblika ne zotrimkostumeshumetebukuradheshumetevjetra per valledhevalletartendryshme,tecilat ne shumerrastejaneteberadhenga vet valletaret.Grupi” Zdravets” ka fituar shume cmim edhe trofe ne Bullgari si dhe jashte saj, te cilat jane trasmetuar dhe ne TV. Valletare tkudo qe kan marre pjese kane shprehur freski, risi ne art dhe shume kenaqesit e pubilikune vendesi: Spanje, Itali, Suedi, Turqi, Greqi, France, Hollande, Qipro e shumetetjera
Ansambli i këngëve dhe valleve “Bychleëianka”, POLONI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1974 si një rezultatet i përpjekjeve të bëra nga një grup me femra .Në fillim ishte një grup i vogël me vajza dhe gra që këndonin këngën gara joni i Sieradz dhe rrethinat e saj. Edhe kostumet bëheshin me dore nga këto vajza. Pastaj shumë shpejt u bashkuan me grupin disa djem të cilët i vunë të gjitha vallëzimet polakesi Oberek polka.
Nga 1976 grupi ka bërë të njohur emrin e tij përmes festimeve dhe festivaleve te ndryshme lokale dhe rajonale. Ky ansambël ka qenë gjithmonë në krye në muzikën popullor edhe konkurset e ndryshme folklorike. Ata kanë qenë gjithashtu të kudo ndjekur dhe nga televizionet e ndryshme polake. Muzika me instrumente performohet nga studentët e Akademisë së Muzikës Lodz. Në repertorin e ansamblit ka valle kombëtare, të tilla si polonez, kujaëiak, Oberek, krakoëiak dhe valët folklorike të rajonit të Loëicz, Sieradz, OPOCZNO. Ansambli ka marrë pjesë në festivalet e shumta folklorike ndërkombëtare .Ansambli ka selinë e saj në Qendrën e Kulturës Komunale në Bychleë i cili është sponsorizuar nga Zyra Komunale në Pabianice.
Ansambli i këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” Fushë-Kosovë
Ansambli i Këngëve dhe i Valleve “Zëri i Kosovës” u themelua nen këtë emër pas luftes se Kosovës për te ruajtur aspektin kulturor dhe traditat e kësaj zone kaq me rëndësi ne shtetin e Kosovës. Ansambli është i regjistruar si Organizatë Joqeveritare (OJQ) pranë Ministrisë së Administratës Publike, ka statutin, vulën, xhiro-llogarinë bankare dhe dokumentet tjera përcjellëse. Ansambli ka tri grup-mosha dhe numëron rreth 200 anëtar. Ansambli ka performuar ne shume festivale dhe evente kulturore si brenda Kosoves ne vendesi Kline,Gjilan,Decan etj ashtu edhe ne Shqiperi ne koncerte te ndryshme ne Sarande,Vlore,Tropoje.Per tu permendur eshte edhep jesemarrja e ketij ansambli ne shtete si :Turqi,Gjermani dhe Maqedoni ku nepermjet kostumeve dhe valleve tradicionale eshte bere e mundur percjellja e kultures se kesaj zone ane e mbane shteteve te ndryshme.
Grupi Folklorik Lucignano, Itali
Grupifolklorik i Lucignanos u themeluarreth vitit1937.Ky Grup perfaqeson një pikë të vlefshme përmbrojtjen e traditave toskan në Itali dhe ane e mban ebotes.Grupi ka qellimin e vet n ëstudimin, mbledhjen dhe riprodhimin e vallet më të njohura, këngëve dh emuzikes nga rajoni i Toscanes.Çdo valle ka kostumet e veta te cilat jane mjaft antike edhe te larmishme .Ato datojne qysh pre jshekullt te 15-te dhe shekullit te 18-te.Grupi ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare dhe kompeticione te ndryshme ne shtete si Turqi, Lituania, Hungaria, Spanja, Greqia, Franca, Zvicer, Israele, SHBA, Japonia etj etj
Ansambli “RRAJCA”, LIBRAZHD-SHQIPERI
Ky ansambël është themeluar ne vitin 1947 në fshatin Rrajca te qytetit te Librazhdit .Aktiviteti i pare ka qenë pjesëmarrja në Festivalin Folklorik në nivel lokal në vitin 1947, të organizuar në Pogradec, Shqipëri. Kjo është pasuar me Festivalin Folklorik në nivel kombëtar në Tiranë, në të cilën, u fitua çmimi I dytë në vitin 1949. Duke filluar nga ky vit, Ansambli “Rrajca” vazhdon të marri pjesë në të gjitha festivalet si në nivel lokal dhe në nivel kombëtar duke treguar, origjinalitetin dhe traditat folklorike dhe vlerat e kësaj zone. Karakteristikat kryesore të këtij grupi janë veshje tradicionale; valët popullore shumë dinamike, instrumentet popullor. Të gjitha këto së bashku krijojnë një prezantim të shkëlqyer të këtij ansamblin çdo festival në Shqipëri, në l Evropë dhe kudo ne botën. Ky ansambël ka marrë pjesë në shumë festival ndërkombëtare si në Rusi, Turqi, Itali, Maqedoni, Gjermani, Greqi etj
Ansambli „THESPROTIA”, Igumenice – GREQI
Ansambli është themeluar në vitin 2003 dhe ka selinë në Igumenicë . Ka ekspozuar pjesë të ndryshme kulturore dhe të traditës. Ekzekuton pjesë të ndryshme greke, valle për fëmijët dhe të rriturit me pjesëmarrjen në ngjarje të tilla si në Greqi dhe jashtë. Qëllimi i ansamblit është që të mbledhë dhe të ruajë çdo traditë që i referohen lindjes, jetës, sjelljet dhe zakonet e vllehëve në gjuhë vllehe. Gjuha vllehe dhe këngët polifonike janë ato që e karakterizojnë dhe i bëjnë të dallueshme.

Filed Under: Kulture Tagged With: burimore, Gezim Llojdia, Gjuha folklorike, Vlore

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • …
  • 50
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT