• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

BANKA BOTËRORE DHE AMBASADORËT ME HESHTJEN E TYRE KANË PËRGJEGJËSI PËR ANARKINË E PRONËS DHE DREJTIMIN E KEQ TË DEMOKRACISË NË SHQIPËRI

June 9, 2013 by dgreca

Shkruan: Loro Stajka/ShBA/

Kam lexuar në internet shkrimet e fundit të botuara në gazetën Dielli në New York dhe Telegraf në Tiranë, që z. Rrapo Danushi Niko Nesturi dhe Gëzim Boçari i adresojnë znj Lovovski, ambasadore e W.Bank në Tiranë dhe shpresoja që zonja Lovovski t’i kishte analizuar me qetësi këto kritika dhe të reflektonte për këtë problem që na shqetëson të gjithë. Përgjigja e Lovovsky në gazetën Telegraf dt 6 Qershor 2013 tegon nivelin dhe mentalitetin komunist të saj. Jam dakort se është menaxhimi i keq i Bankes Boterore por dhe i ambasadorëve të BE, OSBE ,USA etj që për 22 vjet kanë heshtur dhe kanë lejuar politkanët shqiptarë të vazhdojnë shkeljen e parimeve më themelore të një shoqerie demokratike. Ju personalisht zonja Lovovski jeni bashkefajtore në këtë krim të organizuar sepse keni justifikuar vjedhjen e pronave. Po të kishit zbatuar parimet për të cilat shoqatat e pronarëve kanë të drejtë, çdo gjë do të kishte ecur ne rrugën e demokracise. Lidhur me intervistën e ish ambasadorit Withers dhanë në Zerin e Amerikes, asesi nuk mund të thuhet se në Shqiperi ka shtet demokratik. Mbi ju znj. Lovovsky dhe ambasadorët rëndojn shkelja e parimeve bazë të njerezimit, të respektuara që nga zanafilla por po mohohen sot në demokraci. Konfliktet dhe vrasjet e shqiptareve ndermjet tyre për shkak të prones janë financuar nga ju dhe kjo rëndon mbi ju. Ju po kultivoni në popull vesin e turpshëm të vjedhjes së pronës se tjeterkuj. Ju dhe ambasadoret që deri sot jeni pajtuar me kete situatë, duke u justifikuar me ndonje kritike të mbytur, mund të shlyeni nje pjese të mekateve vetem duke zbatuar parimet morale dhe kushtetuese për pronen ashtu si i zbaton SHBA dhe Europa. Pa kthyre pronën në origjinë Shqipria do vazhdoje të shkatërrohet, ajo nuk mund të rilindi, duke firmosur tapi atyre që kanë shkelur ligjet dhe kane pushtuar pronën e tjetërkujt,siç pretendon Edi Rama. Po ashtu demokracia nuk mund beje perpara siç thote Sali Berisha, pa i kthyer pronen e grabitur pronarit të ligjshem. Çdo gja fillon me kthimin e pronës në origjinë. Une falenderoj gazeten Dielli dhe redaksine e gazetes Telegraf, qe ashte e lire dhe e hapur për kete problem qe na shqeteson të gjith shqiptareve.

Ne faqen e internetit të shoqatave, une e kam lexuar dhe studiuar projektligjin e shoqates për pronen. Nuk jam specialist i kesaj fushe por jam shume i kenaqur pasi ai e zgjidh problemin tim të prones qe ma kanë grabitur. Me sa kuptoj kjo zgjidhje është në përputhje me parimet e përgjithshme dhe me situatën e krijuar. Do të ishte në nderin e Bankës Botërore, të analistëve të politikës dhe të gazetave të shprehin mendimin e tyre për këtë problem të ditës dhe zgjidhjen e tij.

 

Filed Under: Komente, Kronike Tagged With: Banka Boterore ne Shqiperi, Loro Stajka, Lovovsky

KISHA“SHEN MERIA“ NE ELBASAN ANKOHET TEK AMBASADORI ARVIZU PER ANTIAMERIKANIZMIN E JANULLATOSIT

June 9, 2013 by dgreca

KISHA ORTODOKSE AUTOQEFALE KOMBETARE SHQIPTARE/*

SHEN MARIA ELBASAN/

Nr.Pr_001______/

Cel. 0355682533097/

LETER E HAPUR DREJTUAR AMBASADORIT TE SH.B.A./

ZOTIT ALEKSANDER ARVIZU/

Zoti ambasador./

Ju shpreh respektin dhe mirnjohjen per kontributin dhe vlersimin pozitiv ndaj vendit tim por dhe ndaj besimtareve ortodoks Shqiptar.

Kerkojme bekimin e Zotit qe si Ju dhe kombi Shqiptar, te realizojme aspirata e perbashketa per nje rajon ballkani ne zhvillim dhe paqe te perhereshme.

Ne jemi te bindur se Ju me diplomacine Tuaj, do te jeni ne mbeshtetje te kombit Shqiptar i cili ka probleme jo pak, qe nga klasa politike e deri tek sovraniteti ekonomik dhe panvaresia reale perballe korenteve politike Europiane.

Po gjithashtu, ne shpresojme ne mirkuptimin Tuaj dhe per problemet fetare dhe kryesisht ato te Autoqefalise se vertete Ortodokse Shqiptare. Probleme qe vazhdojne te jene ne dem te identitetit dhe historise ortodokse Shqiptare.

Ne shenje respekti dhe mirnjohje per Shtetet e Bashkuara te Amerikes, si dhe per ambasadoret e saje qe ne kohe te hershme,Ambasadore te cilet vazhdimisht kane deshiruar perparimin dhe zhvillimin e kombit Shqiptar. Ne e ndiejme si obligim T’ju paraqisim nje informacion te shkurter rreth konfliktit parimor te lindur qe me ardhjen ne krye te kishes Autoqefale Ortodokse Shqiptare ne menyre te paligjshme te shtetasit grek Anastas Janullatos, si Kryepeshkop i kesaj kishe.

Jemi te detyruar te bejme nje spjegim te ketij konflikti, si ne aspektin teologjik, ashtu dhe ne ate ligjor, per te mos i lene hapsire interpretimeve te pa verteta dhe trillimeve, qe dalin vazhdimisht nga struktura anti shqiptare apo vorio-epirote ne Greqi kunder identitetit dhe historise Ortodokse Shqiptare.

Ortodoksia Shqiptare, ne historine e saje, ndryshon shume persa i perket Ortodoksise Lindore.

Ortodoksia Shqiptare nuk eshte perzier ne lojra politike nderkombetare ashtu si kisha te tjera ortodokse qe me veprimet e tyre i kane dhene zhvillime negative njerezimit.

Ne statutin e vitit 1936 te Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare, satut i miratuar nga Mbreti  iShqiptareve Zogu-I dhe punuar me mjeshteri nga Ate Fan Noli, Visarion Xhuvani, Kristofor Kici te cilet kane qene drejtues te saje si Kryepeshkope, ne nenin 16 percaktohet qarte se: Kryepeshkopi duhet te jete prej gjaku dhe gjuhe Shqiptar. Statut I njohur dhe nga Patriarkana e Stambollit. Ky statut eshte i pandryshueshem edhe sot sepse eshte i shenjte dhe i perjetshem.

Influenca e politikes Greke pjeserisht ne klasen politike Shqiptare, ka bere qe ky person te jete ne krye si Kryepeshkop. Ne jemi te shqetesuar per kete njeri sepse nuk kryen ne te vertete misionin e tije fetar por perpiqet qe disa pakica te kombesive te tjera ti quaje Greke .

Ne kemi te dhene se ky person bashkpunon dhe me financime me grupe qe kerkojne territore te Shqiperise ne Jug duke perdorur misionin fetar.

Cdo tentative, per ta larguar kete person ka deshtuar per shkak te nderhyrjes se shtetit Grek ne Keshillin e Europes, duke akuzuar Shqiperine e brishte per cenim standartesh nderkombetare. Ne disa raste, shteti Grek ka persekutuar emigrantet Shqiptare.

Anastas Janullatos, kerkon me cdo kusht qe Ortodokesve Shqiptare tu implementohet nje dokem fetare me shenjtore Greke,Ruse,Serb etj. Qellimi i tije eshte qe Ortodokset Shqiptar ta ndiejne veten ndryshe nga shqiptaret e besimeve te tjera dhe te vihen ne sherbim te mendesive Ortodokse Greke.

Ne Ortodokset Shqiptare nuk jemi pjese e boshtit politiko-fetar Athine-Mosk-Beograd. Bosht i cili vazhdimisht eshte kunder interesave te drejta dhe zhvilluese te perendimit.

Anastas Janullatos kerkon te ndryshoje strukturen kishtare ose administrative, gje qe e ka bere ne disa kisha.

Arkitektura e ndertimit te kishave eshte e stilit helen me fonde qe asnjehere nuk behen transparente.

Gradualisht po largohet nga liturgjia Shqiptare dhe po perdor ate Greke.

Krijimi i Sinodit te Shenjte me pjesmarrje dhe te personave me nenshtetesi Greke, eshte nje shkelje tjeter e statutit te shenjte dhe te perjetshem.

Autoqefalia Shqiptare, ndarjen nga kisha greke e ka paguar me gjak martiresh, te cilet e shihnin te verteten dhe zhvillimin ne perendim.

Fatkeqesisht, dobesite e tranzicionit Shqiptar, si dhe nevojat e Shqiptareve per nje punesim apo qendrim jashte shtetit, i shfrytezon Anastas Janullatos, duke u kerkuar te ndryshojne emrin dhe besimin. Kjo arrihet me ndihmen e shtetit Grek dhe papergjegjesine e disa qeveritareve Shqiptare. Ky eshte nje realitet i hidhur per ne por me mire e verteta se zhgenjimi ne fund.

Ne kete konflikt, ne jemi udhehequr nga edukata dhe shpirti Kristian me menyren paqesore dhe dashurine. Kundershtim yne ndaj Janullatosit buron nga e drejta dhe vertetsija nen driten e Zotit, per te drejten teologjike dhe ligjore ne ate qe kerkojme per Ortodokset Shqiptare dhe per kombin Shqiptar ne Ballkan.

Tashme eshte e qarte vepra e tyre ne dem te Shqiperise.

-Veprimet politike brenda kishes te Janullatos dhe sherbetoreve te tije.

-Veprimet me eshtrat e ushtareve pushtues Grek duke shtuar numrin ne menyre artificial per tu quajtur deshmore te vorio-epirit.

-Ndrimin e emrave Shqiptar ne Greke.

-Financimet me bekim te Janullatosit per te pushtuar jeten ekonomike politike e fetare te Shqiperise.

-Fjalimet e Janullatosit ne organizma nderkombetare per gjoja mungese te drejtash te ndryshme ne Shqiperi.

-Qendrimet e shtetasit greko-amerikan Nikola Geixh ne dem te territorit dhe identitetit Shqiptar.

-Thirrjet e konsullit Grek ne Korce per deklarim te rreme te kombesise dhe fese.

– Fushata e Vangjel Dules dhe organizates Omonia pro regjistrimit fallsifikues te popullsise.

-Faqet ne internet te Vasil Bollanos per autonomi te Himares si dhe marrja pjese ne mbledhje te pseudo qeveria e Vorio Epirit etj.

Ju bejme me dije se plani grek eshte te tjetersoje identitetitn Shqiptar ne tre drejtime si, feja, gjuha, kombesia. Mbas ketij tjetersimi ata do kerkojne referendum per shkeputje nga trualli i atdheut.

Denancojme si nderhyrje ne punet e brendeshme, por dhe ne kushtetuten e K.O.A.K.SH. veprimet e nenshtetasit grek Anastas Janullatos i cili perpiqet te ndryshoje disa ligje te statutit apo kushtetutes kishtare, me qellim qe ti pershtasi sipas interesit te tije personal e helenizimit perfundimtar te kesaj kishe. Statuti i kishes eshte i perjetshem dhe i fundit i miratuar dhe nga Patriarkana e Stambollit, statut qe nuk lejon asnje Kryepeshkop pa gjak shqiptari,gjuhen shqipe,si dhe nenshtetsine shqiptare. Ne i jemi drejtuar dhe ambasades Greke ne Shqiperi duke i bere te ditur se, nenshtetasi i saj eshte i padeshirueshem dhe merret me pune qe i perkasin shovinizmit fantazist grek.

Anastas Janullatos, ky gjeneral dhe drejtues shpirteror i partise rraciste dhe anti amerikane “Agimi i arte” ne Greqi duhet te largohet nga Shqiperia. Shpesh here shteti shqiptar eshte perkulur perpara nacionalizmit dhe shovinizmit grek.

Zoti ambassador. Anastas janullatos bashkpunon me kishen serbe dhe ate ruse ne dem te shqiptareve qe jetojne ne atdheun e tyre si sterniper te pellazgeve. Jo rrall here janullatos perhaps ndjenje anti amerikane ne mes te besimtareve. Panvarsisht nga puna e tije ne dem te shqiptareve ne nuk do te lejojme qe lidhja shpirtrore midis kombit shqiptar dhe popullit amerikan te cenohen nga mosmirnjohes dhe shoviniste greke.

Ne shpresojme se, ashtu sic kane bere Ambasadoret e meparshem te Shteteve Bashkuara te Amerikes, duke vizituar Kishen tone, jeni dhe Ju i ftuar dhe i mirepritur per nje vizite.

Vizita Juaj do ti gezonte pa masa besimtaret Ortodokse te lagjes Kala por dhe ato te mbare kombit Shqiptar per ti dhene nje shprese, se e arthmja e Ortodoksise Shqiptare do te jete me e sigurte.

Me kenaqesi ne jemi ne pritje te vizites Tuaj kurdo qe ju ta vleresoni te arsyeshme.

Ne jemi ne pritje te pergjigjes tuaj pozitive.

Sinqerisht

AT NIKOLLA MARKU

* Letra u dergua nga Kisha Shen Meria ne Elbasan ne Gazeten Diellin me shenim:Lutemi botojeni!

 

Filed Under: Komente Tagged With: ankohet tek ambasadori Arvizu, AT Nikolla Marku, per antamerikanizmin e Janullatos

Nesër mund të jetë më mirë se sot, e pasnesër akoma më mirë se nesër!

June 9, 2013 by dgreca

Shkruan: Faik KRASNIQI?Prishtine/

Nesër mund të jetë më mirë se sot, e pasnesër akoma më mirë se nesër. Njeriu gjithmonë jeton me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë. Shpresa na mban gjallë. Në qoftëse vdes shpresa mbaron gjithçka. Jeta i ngjason një peme me rrënjë të kalbura. Ndërsa nëse një e vërtetë vdes, kjo konsiderohet thjesht një kapitull i mbyllur i jetës, që më së fundmi e pranojmë si të tillë, duke pasur shpresën që na ndihmon të shikojmë përpara dhe që na jep forcën për të hapur kapituj të rinj. Sepse jeta vazhdon…

Humbja e një shprese do të thotë të humbësh ëndrrat e tua për një të ardhme në të cilën ti investon gjatë gjithë jetës dhe sipas mendimit tim është një nga gjërat më negative.

Një e vërtetë është diçka kohore (e tanishme) dhe të nesërmen i përket të kaluarës që nuk kthehet më pas…Personalisht preferoj të humbas një të vërtetë sot sesa një shpresë mot. Njeriu përballet në jetë me vështirësi dhe të vërteta të hidhura .. që do apo s’do do i pranojë ashtu si të jenë, por shpresa na mban gjallë… ajo vdes e fundit ..ajo na shtyn përditë e përditë që kur dalim nga shtëpia ta mbajmë kokën lart dhe t’i japim vetes kurajon , durimin dhe vullnetin se ditë më të bukura do vijnë …

Nëse humb shpresa …pavarësisht se vazhdon merr frymë në pamje të jashtme .. në brendësi ke vdekur si njeri. Humbja e një shprese është më e rëndë se humbja e një të vërtete!Në botën ku jetojmë sot, të vdesi një e vërtetë është e hidhur, të vdes një shpresë, ka vdekur shpirti…….Shpirtin e mban shpresa dhe pa të do ishte thjesht një tunel i zymtë ku nuk ka as ‘’ajër’’ dhe as ‘’jetë’’…

Kur një njeri humbet shpresën, ai në fakt humbet gjithçka. Është pikërisht shpresa për një ditë më të mirë që na zgjon nga shtrati, shpresa për një pagë më të mirë ajo që na çon në punë, shpresa e prindërve tanë për një të ardhme më të mirë për ne. E gjithë jeta e njeriut është e mbërthyer me shpresë dhe humbja e kësaj është edhe humbje e një të vërtete.

Shpresa është ajo ura lidhëse drejt së vërtetës, pra janë të dyja të rënda dhe s`do të doja të humbja asnjërën. Mund të jetë diçka e rëndë, por nganjëherë koha tregon se humbja e një shprese (kur kjo është e pabazë) është një gjë e mirë. Të humbasësh një shpresë në të vërtetë ke humbur një mundësi për të mos u mërzitur ama e vërteta është ajo që na bind që mërzia është një e vërtetë më e madhe sesa tek shpresa. Thonë që të jetosh me shpresë është një mënyrë vazhdimësie ama po të ishte e vërtetë atëherë edhe materia do të ishte iluzion.

Njeriu jeton me shpresë. Në qoftë se ai e humb këtë, është i pa vlerë në shoqëri.

 

Filed Under: Komente Tagged With: faik Krasniqi, Neser me mire se sot

ABEDIN DINO-KRENARI E ÇAMËRISË

June 9, 2013 by dgreca

Nga Eugen SHEHU/

I lindur në vitin e largët 1838, Abedini ishte tepër i vogël kur në Çamëri e Labëri kishin nisur revoltat kundër reformave të Tanzimatit.Më vonë,këto revolta ai do t’i përjetonte kurdoherë përmes mbresave dhe kujtimeve të babait,Ahmet Dinos.Ahmeti,aso kohe,mbi të pesëdhjetat u gjend në krye të revoltave popullore.Në këto revolta u hodhën posht mjaft sanksione ekonomike që rëndonin jetën e fshatarit të prapambetur shqiptar,e bënin akoma më të erët fatin e ardhshëm të tij. Ngase ngriti në këmbë qindra burra në Prevezë e rrethina,ngase u lidh me krerët kryesor të revoltës në Labëri e deri në Mallakastër,Ahmet Dino do të thirrej në Stamboll për të dhënë llogari.Gjithsesi,nga dënimet e shpëton vetëm ndershmëria dhe emri i mirë që gëzonte në krejt vilajetin e Çamërisë.Por sidoqoftë, Porta e Lartë nuk mund ta lëre të shkojë në shtëpi.Ahmet Dino internohet në Qytetin e largët Konje,në Anadoll ku edhe vdiq.Ç’far pat lënë trashëgim plaku trim dhe i urtë tek bijtë e tij,Veseli dhe Abedini ? Koha që rodhi më pas si ata krojet e ftohtë të Çamërisë,vërtetoi se pos të tjerave,pos shtëpisë së madhe e tokave,me së pari,plaku i urtë u la djemve të vet amanetin e madh për Çamërinë për këto troje krejtësisht shqiptare por aq të lakmuara prej grekëve.Brenda këtij amaneti të madh u rrit,hodhi shtat dhe lulëzoi krejt jeta e Abedin Dinos.

Pasi mbaron shkëlqyeshëm shkollën e vendlindjes në gjuhën greke,ashtu si plot bashkëmoshatar të vet,Abedini i drejtohet gjimnazit „Zosimea“ të Janinës.Nuk duhet të harrojmë se ky gjimnaz dallohej aso kohe jo vetëm për kulturën e orientuar pro Perëndimit por edhe për shpërndarjen e ideve të iluminizmit evropian.Njëherazi,djaloshi i imët prej Preveze do të mësonte aty edhe greqishten e vjetër,latinishten,frengjishten dhe italishten duke hedhur kësisoj themelet e një kulture të përgjithshme mjaft solide.Por edhe gjuhët e kulturat e Lindjes nuk do të ishin të përbuzura në „Zosimea“.Pikërisht për këtë,njohuritë e marra prej Abedinit ishin mjaft të thella.

Mbas mbarimit me sukses të „Zosimeas“ Abedin Dino do të studiojë në Stamboll jurispondencë dhe ekonomi.Prirja e tij për mësimin dhe ushtrimin e disa gjuhëve e ndihmojnë më së miri për të thelluar njohuritë e veta duke asimiluar një informacion sa ma të bollshëm të marrë prej burrimeve të shumta.Kështu në mesin e viteve 70-të të shekullit të kaluar,Abedinin e emërojnë komisar të bursës së parë në Gallate të Stambollit.Në këtë detyrë,ai drejton mjeshtërisht operacionet finaciare të kësaj burse dhe shquhet sa për veprime të shkathta aq edhe për përfitimin e rrugëve teorike sa ma efektive në rrafsh të kombinacioneve tregëtare.Po të kemi parasysh,burokracinë e administratës së lartë të Portës Osmane,do të bindemi më tepër për vlerat prej nëpunësi ekonomist të Abedin Dinos.

Djaloshi prej Preveze,do të mendonte së thelli kurdoherë për Çamërinë,për ate vend të bekuar të Ilirisë së lashtë.Demokrat nga natyra,ai do të përpiqej kurdoherë të gjente diçka për t’u hapur udhë reformave të reja në të gjitha rrafshet qofshin këto ekonomike,politike apo sociale.Lëvizja e „Osmanëve të Rinj“ e bënë për veti.I ftuar në rrjedhat e saj do të ndjente jo vetëm frymëzimin për të punuar por edhe vetvehten aq të emancipuar dhe kulturuar njëkohësisht.Por kjo lëvizje,që parashihte një të ardhme të qytetëruar,nuk shihej me sy të mirë prej mehmurëve të Sulltanit.Ata bënë ç’ishte e mundur për të zbuluar e shuar këtë lëvizje madje duke dërmuar edhe në largime udhëheqësit e saj.Anipse lëvizja u shuajt me prepotencë,Abedin Dino së bashku me miqtë e tij turq e shqiptarë,u përpoqën që idetë e kësaj lëvizjeje të rezononin sa ma gjatë në opinjonin shoqëror të asaj kohe.Sidoqoftë,në horizontet e jetës shqiptare diçka kish filluar të përflakej.Tashmë dëshirat për të folur e shkruar gjuhën shqipe,për më tepër dritë lirie,ishin të hapura përkundrejt deskurantizmit anadollak.Në Stamboll, krijohet Komiteti i Stambollit me burra shqiptarë të mençur e trima.Në radhët e para të këtij komiteti është Abedini me vëllanë e vet Vesel Dinon.Të dy së bashku,agjitojnë e punojnë pa u friguar duke paraparë shpresa të mëdha edhe për ardhmërinë e prevezës së tyre aq të hijshme.

Rreth Komitetit të Stambollit u mblodhën veprimtarët më të shquar të nacionalizmit shqiptar.Tek e mbramja ata e patën kuptuar ndër të parët se nacionalizmi shoven sllav,bullgar e grek,nëse rritet e fuqizohet,natyrisht bëhet i rrezikshëm për kufijtë e shqipërisë.Prandaj ata duhet të zhvillonin ndjenjën e  tyre nacionale kurdoherë përmes mesazhit të fqinjësisë së mirë pa kaluar në nacionalizmin ekstrem.Abedin Dino,në këto situata do të mbetej kurdoherë largpamës.Ai dinte të dallonte perspektivat shqiptare duke çelur shtigje për ardhjen më shpejt të tyre. Sidoqoftë ajo çka na bën të mendohemi rreth atdhedashurisë së Abedin Dinos,është padyshim pjesmarrja dhe veprimtaria e tij në kuadër të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit.Bashkëpunimi i tij i ngushtë në Stamboll me Abdylin,Samiun dhe Naimin,bënë që optika e ndijimeve politike të tij,të zgjerohet.Tashmë ai ka të qartë se kjo lidhje do të jetë një gurrë themeli për pavarsinë dhe lirinë e krejt trojeve shqiptare. Abedini me të vëllanë,shkojnë menjëherë në Prevezë,shesin aty disa pasuri dhe me floririn e grumbulluar shëtisin krejt shqipërinë,në Kosovë e Turqi duke bërë ç’është e mundur të afirmohet çështja kombëtare shqiptare.Në disa prej memorandumeve drejtuar Fuqive të Mëdha,prej trevave të jugut Shqiptar,emri i Abedin Dinos është i pari.S’është e vështirë të kuptohet se ai ka qenë iniciues i tyre. Ai merr pjesë në mjaft takime,vepron intensivikisht por kurdohere kërkon të jetë disi i tërhequr,të mos popullarizohet.Kështu që në funksionet e tij shtetërore u përpoq me çdo mjet për të mbrojtur atdhenë e vet Shqipërinë.Kështu,në fund të luftës ruso-turke,kur disa formacione luftarake greke iu drejtuan Sarandës,ai shfrytëzoi edhe detyrën në Komitetin e Shpëtimit Publik dhe mobilizoi mijëra vullnetare nga Delvina,Vlora e Gjirokastar duke shpëtuar kësisoj coptimin e tokave Shqiptare.Sa për veprimtarinë tij në Lidhjen Shqiptare të Prizërenit mendoj se vlen të thuhet që në çdo takim,bisedë apo kuvend burrash në çamëri,ku merrte pjesë Abdyl Frashëri,fjalën e hapjes e mbante Abedin Dinoja.Të dy këta u lidhën përmes nacionalizmës duke dëshmuar jo vetëm besnikëri ndaj njëri tjetrit por sidomos dashuri ndaj atdheut të tyre.Madje kënga e bukur e popullit,kënga-lapidar e ngritur në kujtesën e kombit thotë :

                                                     „Avdyli me Abedinë,

                                                      miletin në këmë e ngrinë,

                                                      që nga Vlora në Janinë,

                                                      Nga Skrapari në Florinë,

                                                      kërkojnë autonominë,

                                                      për të gjithë Shqipërinë…“

Në vitet 1877-1880,Abedin Dino emërohet në detyrën e Valiut të Selanikut.Por edhe këtu,sytë dhe mendja e tij janë të drejtuara vetëm në Çamëri.Kështu në vitin,1879,me 11 janar,ai organizon në shtëpinë e tij në Prevezë,kuvendin e krerëve shqiptarë të Jugut.Ky kuvend përcaktoi masat konkrete lidhur me aspiratën e shqiptarëve për pavarsi.Edhe pse me detyrë të rëndësishme në Selanik,Abedini nuk rreshtet së kontaktuari me vlezzërit Frashëri,Ismail Qemalin dhe patriot të tjerë shqiptarë të cilët kishin detyra të larta në administratën turke të kohës.

Në qershor të vitit 1880,falë aftësive diplomatike dhe zgjuarsisë Abedin Dino emërohet Ministër i Jashtëm i Portës së Lartë.Në kontaktet e shumta e të drejtëpërsëdrejta me diplomatë të huaj,më tepër kujdes,biri i Prevezës sillte në bisedë çështjen shqiptare,të ardhmen e mjergulluar të saj.Por pas pak kohe,kjo frymë e tij atdhetare ra në sy të mehmurëve të tjerë të perandorisë të cilët nuk vonuan të vinin në dijeni Sulltanin për ndjenjat e theksuara shqiptare të Ministrit Abedin Dino.Ndërkohë edhe disa konsuj në Stamboll patën çuar fjalë në zyrat e Sulltanit për shqiptarin Dino.Ka qenë kjo arsyeja që shumë shpejt,me urdhër të posaçëm,Sulltani e shkarkon nga detyra duke e lënë të lirë „rebelin arnaut nga Preveza“.Në karrigen e Ministrit të Jashtëm të perandorisë osmane,Abedin Dino i shërbeu në kompleks çështjes kombëtare shqiptare e në veçanti Çamërisë së dashur të tij. Ai zbuloi në kohë,përpara diplomacive të huaja,qëllimet aneksuese të greqisë në jugun shqiptar dhe duke bashkëvepruar me krerët e lartë të Lidhjes Shqiptare të Prizërenit ruajti të paprekura trojet shqiptare duke përfituar gjithsesi prej shtrirjeve të mëdha të Portës së Lartë.Sidoqoftë ajo ç’ka nuk duhet harruar në këto momente të pushtetit të madh të tij është fakti se në krejt bisedat me bashkëatdhetarët e vet,ai shprehte sinqeritetin e madh kur thosh :

„Nëse ju e shihni të arsyeshme une e lë pa asnjë merak këtë kolltuk të Stambollit.Une kam qenë e do të jem i lumtur të vij me ju e të luftojë në radhët e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit si ushtar i thjesht i saj“.

Por veprimtaria e tij në dobi të çështjes kombëtare,natyrisht do të binte ndesh me parimet e ngurta të administratës së lartë Osmane.Ate do ta thërresin disa herë duke e qortuar e frikësuar ,por Abedin Dinua ngjan se ishte i shurdhër ndaj këtyre friksimeve banale.Ndërkohë ai mban korrespondencë të vazhdueshme me Ahmet Xhevdet Pashën,hartuesin e kodit civil të perandorisë osmane.Ky letërkëmbim ka të bëjë ma tepër me konsulltime të përbashkëta në jurispondencë pasi tek personaliteti i Abedin Dinos,Ahmet Xhevdet Pasha shihte jo vetëm njohësin e thellë të ligjeve por sidomos tejpamësinë e tij në rrafsh të rregullimit të jetës shqoqërore të perandorisë,brenda kornizave të kodit civil.

Edhe pse u internua në Jilldis Qoshk,biri i Prevezës nuk mund të shkëputej në asnjë çast prej punëve intelektuale.Studion pa rreshtur,shkruan traktate filozofike,hulumton në gjuhësi por shkruan edhe letërsi të mirëfilltë.Ç’mund të jenë këto vepra,sa janë,në cilin bodrum të Stambollit rrijnë fshehur,këto janë disa enigma që nëse nuk i zgjidh dot ky shekull që po shkon,të shpresojmë që të zgjidhen në agun e shekullit të ri për ne shqiptarët.Ka patur ndofta një rreze të vagëlluar shprese në zemrën e Abedin Dinos,kur pas njëzet e pesë vjetëve internim,thirret prej Sulltanit në oborrin mbretëror.

Ishte viti 1905.Në pritje për tu takuar me Sulltanin,në një kafene, Abedin Dino helmohet tinëzisht.Shpresat e tij për t’i parë viset e Çamërisë të lulëzojnë,vriten përfundimishtë.Shqiptarë të ndershëm prej Çamërie,Labërie,Shkodre e Kosove e përcjellin për në varr bashkëkombasin dhe patriotin e tyre duke lotuar.Gjashtë vjet më pas,Dervish Hima,një tjetër fatos i nacionalizmit shqiptar,boton në Stamboll librin „Shqiptari“. Në të renditën një varg personalitetesh shqiptare ku padyshim Abedin Dinoja zuri vendin që meritonte.Ai përshkruante aty jo vetëm në ate se çka i dha Shqipërisë por tek e mbramja ç’kontribut të madh çliruan energjitë dhe  vepra e tij në ndihmë të civilizimit të popullit turk.

Por, sa vlera pati jeta e Abedin Dinos,ate mund ta dijnë më mirë njerëzit trima të Çamërisë. Emri i tij,ashtu si edhe vepra e tij,rezonojnë edhe sot në vetëdijen tonë kombëtare.Në këtë kuadër, unë do të thoja se nderimi e respekti për këtë atdhetar të shquar,jeton në çdo vis ku flitet shqip,ku pesha e memorjes ashtë më e madhe se ajo e gurëve.

Bern-Zvicër

 

Filed Under: Featured Tagged With: Abedin Dino, krenari e Camerise

GAZETA DIELLI, SI ZËDHËNËSE E FUQISHME E FEDERATËS PANSHQIPTARE TË AMERIKËS”VATRA”

June 8, 2013 by dgreca

NGA DALIP GRECA/*

Është kënaqësi që t’ju raportoj sot në Kuvendin e riëprtëritjes dhe rigjallërimit të Vatrës si editor i Diellit. Është e fundmja e gazetave të Rilindjes Kombëtare, që vazhdon të jetë në botim. Ndërsa Vatra jonë nesër (28 prill)  ka ditëlindjen e 101, me 15 shkurt 2013, zëdhënësi dhe avokati i saj,  Dielli festoi 104 vjetorin e lindjes. Një ditëlindje që ia vlen ta festosh, ta kujtosh dhe të krenohesh, edhe pse ne nuk e festuam, thjeshtë e përkujtuam përmes vetë gazetës, ose thënë shkurt-gazeta uroi vetëveten.

Që t’ju raportoj se çfarë ka bërë Dielli, nuk mund ta nis nga sot,sepse Dielli i sotëm nuk ka kuptim pa atë të djeshmin, aq më shumë që ne kemi një masë të madhe vatranësh të rinj, që pak janë të njohur me historinë e Diellit dhe të vetë Vatrës. Pra më duhet të eci ca kohë pas, jo shumë, 104 vite të shkuara, me 15 shkurt 1909, kur Dielli nisi udhëtimin si organ i shoqërisë “Besa-Besën”, një nga shtyllat mbi të cilën u mbajt Vatra, kur u themelua me 28 prill 1912. Nuk dua t’ju shpenzoj kohë duke bërë histori, por publikimi i programit Kombëtar në numrin e parë të gazetës, dëshmon frymën dhe shpirtin rilindas të Diellit dhe kthjelltësinë e atyre që e drejtuan. Gjatë kohës që Dielli ishte gazetë e Besa-Besën kishte për editor burra fort të mençur të Kombit, si Fan Noli, Faik Konica, Efthim Natsi e Kristo Floqi. Imzot Noli editoi 69 numra të Diellit të Besa-Besës, Kristo Floqi, editori I fundit persa kohe ishte I Besa-Besën, editoi 59 numra dhe ustai I letrave shqipe,  Faik Konica 47 numra. Dielli i atyre viteve mbart gjurmët e drejtuesëve të vet dhe mbjelljes së farës kombëtare për bashkimin e shqiptarëve të Amerikës.

Gazeta u bë pronë e Vatrës pasi Besa-Besën u shkri në Federatën Vatra. DIELLI frymëzoi vatranët me frymën Kombëtare, aq sa ishin gati të jepnin edhe rrobat e trupit për çështjen kombëtare. Gazeta u priu fushatave Kombëtare të Vatrës duke kuvenduar  përzemërsisht me shqiptarët e Amerikës.

Ashtu si edhe vetë Vatra, Dielli nuk i shpëtoi mentalitetit dhe psikologjisë shqiptare, polemikave, deri në ekstrem. Kështu psh në kohën e çarjes së parë  të Vatrës, kur u shkëput fraksioni i Kristo Dakos, plasën polemikat e fuqishme mes “Diellit” dhe “Albanisë” të K. Dako, pa kursyer edhe Atin e Pvarësisë Ismail Bej Qemali. Kjo polemikë pati kundër edhe gazeta të tjera siç ishte “Koha” e Mihal Gramenos, I cili edhe ishte sponsorizuar nga Vatar, siç qe sponsorizuar edhe Atë Gjergj Fishta, Midhat Bej Frasheri e te tjerë atdhetarë.

“Dielli” e aso kohe u drejtuanga: Konica, Paskal Aleksi, Dennis Kambury, Kostandin Çekrezi (i takon atij merita e botimit të përditshëm të Diellit), Noli, Bahri Omari, Loni Kristo. Nëse do t’u drejtoheshim statistikave, kemi këtë tablo ; Bahri Omari , kunati i Enver Hoxhës, i pushkatuar nga ai vetë, editoi më shumë numra nga të gjithë,1074, Kostë  Çekrezi 241 dhe Fan Noli 137.

Dielli i është përmbajtur fryëmës Kombëtare, ç’ka ka karakterizuar vetë Vatrën.Në vitet 1920-24, gazeta mbështeti përpjekjet e Fan Nolit për zhvillimet demokratike, madje edhe Lëvizjen e Qeshorit dhe qeverinë e kryesuar nga Peshkop Noli. Dielli e mbështetur edhe nga  “Shqiptari i Amerikës”, që pat nisë botimin në Korçë më 1922, nën drejtimin e Loni Kristos si editor, ishin opozita e shtypit të kohës kundër qeverisë së Ahmet Zogu. Madje Dielli u ndalua që të hynte në Shqipëri, ndërsa Shqiptari i Amerikës u padit në Gjykatë, derisa u ndalua.

Drejtues të Diellit për atë kohë ishin: Andon Frashëri e Faik Konica, i cili krahas drejtimit të “Vatrës”, u zgjodh kryeeditor në Kuvendin e vitit 1923,duke patur si ndihmës /editor Andon Frashërin dhe Aqile Tasi. Kur  Partia Liberale e Nolit humbi zgjedhjet, lufta politike mori flakë. Megjithëse “Vatra” e përkrahu qeverinë e Nolit, “Dielli” i pat të ashpra kritikat ndaj saj. Me atë rast, Konica shkroi një perlë për kohën :“Komedia e partive, dhe rreziku që qëndron në derë të theatrës”, ku ndër të tjera shkruante: “Në qoftë se anarkia, e cila mbretëron që katër vjet e tëhu në Shqipëri, vazhdon dhe ca kohë, ahere optimisma s’ka vënt dhe trembem se diç do të ngjasë. Le të kemi shpresë se të vet-qojturve ‘udhëheqës’ do t’u vijnë menttë dhe punët do të shtrohen. Po në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”.

Dielli si zëdhënëse e Vatrës, në vitet 1925-39,ashtu si Vatra vetë, përkrahu  politikën e mbretit Zog, duke lënë mënjanë liberalizmin demokrat të Nolit dhe përqafoi qëndrimin e krahut të djathtë të Konicës. Siç ka analizuar editori para meje, poeti dhe studiuesi Anton Çefa:” Ideologjia dhe politika e gazetës kaloi në anën e qëndrës së djathtë, gjë që u pasqyrua në qëndrimet promonarkiste, profashiste për një kohë të shkurtër, dhe antikomuniste.”

Humbja e Nolit në Shqipëri, ikja  e tij në mërgim, ndërkohë që kundërshtari i tij Ahmet Zogu e dënoi me vdekje në mungesë, krijoi probleme mes vatranëve dhe e ndau federatën në dy kampe. Vatra zyrtare i ktheu kurrizin Nolit dhe çdo gjë u përqëndrua në duart e Konicës nga viti 1926, ku ai u bë Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Amerikë, Dielli ashtu si Vatra kishin një komandant, Faikun. Gazeta filloi ta godiste dhe krijuesin e saj Nolin, madje me artileri të rëndë. Fryma polemike u nxeh.Noli i përgjigjej me armë të të njëjtit kalibër përmes në gazetës“Emigranti”, që drejtohej nga editori i ardhshëm i Diellit, Qerim Panariti dhe botohej në Worchester, Mass., si dhe në “Liria Kombëtare” që botohej në Vjenë, e më pas në “Republika”, në Boston. Polemikat zgjatën deri në vitin 1937. Në ato vite Diellin e editonte “nxënësi i bindur” Konicës, Nelo Drizari, që kishte kryer studimet për gazetari dhe kishte botuar Gramatikën dhe Fjalorin shqip-anglisht. Drizari e bëri fakt të kryer pajtimin e Diellit dhe të Vatrës me Kryepeshkopin përmes artikulli “Ungjillori i shqiptarëve”.

Ashtu si Vatra nuk shpëtoi dot nga përçarjet, edhe zëdhënësi dhe avokati i saj , Dielli, nuk pati imunitet nga sherret. Ashtu siç ishte përça në gusht të vitit 1917, kur ish kryetari dhe editori i Diellit Kristo Dako,që i shkëputi Vatrës nja grup vatranësh të degës Westchester, e njëjta gjë ndodhi 19 vjet më pas, më 1936, kur Vatra u ca keqazi. U krijuan dy Vatra, një Boston, një në Detroit. Po ashtu u krijuan edhe dy gazeta Dielli, ajo e vjetra e Bostonit dhe e reja e Detroitit me kryetar Fazlli Panariti. Dielli i Detroitit u editua nga dishepulli i Konicës, Refat Gurrazezi. Dielli i Detroitit kritikonte rëndë Fan Nolin. Ky dualizëm vazhdoi për tre vjet, derisa vatranët gjetën forca dhe u ribashkuan në kohën e pushtimit fashist të Shqipërisë. Po ashtu edhe Dielli i Detroitit  pushoi së botuari.Editorët të kësaj kohe për Diellin shërbyen: Konica, Andrea D. Elia, Refat Gurrazezi dhe Nelo Drizari. Gjatë pushtimit italo-Gjerman, Dielli kritikoi ashpër pushtuesit dhe nuk i kurseu kritikat për Mbretin Zog, por ndërkohë, në Dielli u pasqyruan edhe përpjekjet e Fan S. Nolit e të Faik Konicës për formimin e një qeverie shqiptare në mërgim në kryesimin e Ahmet Zogu, si një platformë politike e domosdoshme për shpëtimin e atdheut, sigurimin e pavarësisë dhe integritetit tokësor të Shqipërisë.

Në vitin 1941 u shkaktua një çarje tjetër, e treta, ku pasojat ranë kryesisht mbi Vatrën. Kostë Çekrezi formon “Shqipërinë e lirë” dhe nisi botimin e Shemrës së Diellit- gazetën “Liria”. Një pjesë e vatranëve kaluan me Çekrezin, i cili iu kundërvu platformës politike të Nolit e Konicës për krijimin e qeverisë shqiptare në mergim. Ai propozonte një Komitet, përmes të cilit të krijohej një Front i Përbashkët për Shpëtimin e Atdheut.Fryma polemike u ashpërsua shumë.

Editorë të kësaj periudhe kanë qenë Petër Tiko dhe Qerim Panariti për të cilin kishte akuza se anonte nga qeveria e Enver Hoxhës, por në fillim të viteve ’60 Panariti shpërtheu plot inat kur gazeta Bashkimi e etiketoi si imperialist.

Vijmë tani tek periudha 1945-1990. Vatra, e lodhur nga lufta e gjatë politike, shpreson tek demokratizimi i Shqipërisë, nga frika se Greqia vazhdonte të pretendonte Shqipërinë e Jugut,u jep mbështetje udhëheqësve komunist, madje i prêt dhe përcjell emisarët e Enver Hoxhës, duke filluar nga Noli vetë që vjen në Nju Jork dhe takohet me delegacionin e Enver Hoxhës shumë herë. Po ashtu dhe Dielli mbështet Vatrën. Që në faqet e para lexohen me shkronja të mëdha lajme për qeverinë komuniste . Duket se Dielli dhe Liria e Bostonit ishin në garë kush e kush të shkruante më mirë për qeverinë e Enver Hoxhës. Po të marrim hua një shprehje nga Peter Ktona, broshura e tij”Misioni i federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra-dje dhe sot”; ajo periudhë mund të përshkruhet kështu”Pas vendosjes së Qeverisë Komuniste në Tiranë, të dy organizatat, me anë të organeve të tyre, Dielli dhe Liria, duallën hapur duke përkrahur regjimin komunist shqiptar. Editori i gazetës Dielli, Qerim Panariti, tregohesh më i flakët pro Enverit se sa gazeta Liria. Megjithëkëto Tirana nuk kishte besim tek Vatra, siç duket për të kaluarën e saj patriotike dhe e hodhi peshën e përkrahjes ndaj organizatës Shqipëria e Lirë. Një pjesë e vatranëve , shkruan Ktona, dezertuan, shkuan tek Shqipëria e Lirë që kishte përkrahjen e Qeverisë komuniste. Tek VATRA qëndruan nacionalistët dhe atyre iu shtuan në fund të viteve ’50 dhe fillim i viteve ’60 e në vijim antikomunistët nacionalistë. Edhe Dielli i forcoi pozitat nacionaliste. Në Liria botoheshin repotrazhe e intervista që lanin e lyenin Shqipërinë si Kështjellë e Socializmit, që shkruheshin nga  ata që vizitonin shqipërinë sepse kishin bekimin e Qeverisë Komunsite. Në këtë kohë, Dielli nuk i kursente kritikat.

Megjithatë nga mesi i viteve ’50 Panariti, që e drejtoi Diellin për 19 vjet, ndërgjegjësohet dhe nis kritikat.Kritikon qeverinë komuniste për izolimin e vendit nga bota perëndimore dhe për moslejimin e shqiptarëve të Amerikës për të vizituar atdheun,-kritikohet gjendja e rëndë ekonomike, kritikohet refuzimi i ndihmave amerikane dhe falënderohet Presidentin Amerikan Eisenhower për to, etj.Panariti e editoi Diellin nga 1944 – 1963. Ai mbetet editori më jetëgjatë në historinë e gazetës, dhe i vetmi që ka koleksionuar edhe një çmim amerikan të Diellit në një konkurs ku morën pjesë 1000 gazeta që botoheshin në Amerikë. Në vitet 58-60, Panariti pati si ndihmës edhe Petër R. Prifti, që kreu edhe detyrën e sekretarit të “Vatrës”. Pas Panaritit, editor i Diellit vjen Athanas Gegaj, i cili risjell frymën e monarkistëve në gazetën e Vatrës, i mëshon nacionalizmit, ashpërson kritikat ndaj sistemit komunist. Edhe Xhevat Kallajxhiu , solli një frymë të re të gazetës, duke rrahur shpesh temën e bashkimit të shqiptarëve të Amerikës. Editorialet e Kallajxhiut përcjellin frymë rilindasish. Pas tij gazetën e editoi Eduard Liço.

Tashmë vimë tek vitet 1990-2006. Nga viti 1990 – 94, gazeta nuk pati stabilitet dhe kaloi dorë në dorë, ajo u botua tepër rrallë dhe kishte më shumë vlera kronikale .Pas largimit të Eduard Liços në vitin ‘90, një numër e botoi Din Derti. Në vitet 1991 dhe 92, Arshi Pipa, njëkohësisht edhe kryetar i “Vatrës” dhe editor, botoi me ndërprerje 8 numra të gazetës, në këtë periudhë , ’91, një numër u editua nga Gjon Buçaj, Agim Karagjozi, Agim Rexhaj me asistencën e Tahir Deskut e Muhamet Mjekut; në vitin 1992, një numër është edituar nga Agim Karagjozi, kryetar i “Vatrës”, dhe Gj. Buçaj, nënkryetar; në vitin 1993, Agim Karagjozi botoi 3 numra, në vitin ’94, u botua një numër nën editimin e Agim Karagjozit dhe Anton Çefës. Nga tetor-dhjetori i këtij viti deri në vitin 2006 u botuan 45 numra nën editimin e Anton Çefës dhe me Agim Karagjozin si managing editor. Gjatë editimit të Anton Çefës Dielli u ngrit nga ana cilësore dhe kontribuoi në përcjelljen e vlerave studimore, historike dhe letrare.

Tashmë kemi mbërritur tek Dielli i sotëm. Ritheksoj se  është një ditë e shënuar për Vatrën kjo e sotmja sepse me këtë Kuvend ajo kërkon që të hapë një faqe të re në historinë e saj 101 vjeçare. 101 vitet e saj nuk tregojnë shenja pleqërie, përkundrazi, në këtë dekadë të fundit të shekullit të ri, Vatra e ka përmirësuar mjaft profilin e saj kombëtar dhe së fundi po arrin atë që nuk është bërë dot në 20- 30 vitet e fundit.

Ardhja ime në Vatër si editor i Diellit, i takon 100 vjetorit të Gazetës Dielli, ku referova kumtesën: ” Gazeta “Dielli”- shkollë e shtypit të lirë për gazetarinë shqiptare”.  Vatranët më pritën me zemër të ngrohtë. Jam emocionuar nga njoftimi publik që publikoi Vatra me 1 gusht 2009, botuar në numrin e parë të edituar nga unë , shtator  2009, nënshkruar nga kryetari Agim Karagjozi. Në të thuhej:” Në mbledhjen e mbajtur  me  1 gusht 2009, Këshilli i Vatrës miratoi unanimisht dhe me entuziazëm emërimin nga Kryesia të z. Dalip Greca editor i Diellit.” Në njoftim përcillet edhe informacioni për botimin një herë në muaj të Diellit pas një ndërprerje më shumë se dy vjeçare. Për këtë qëllim lajmërohej edhe hapja e fushatës për ndihma financiare që të mos ndërpritej Dielli, fushatë që nuk u kurorëzua plotësisht, për shkak se jo të gjithë i mbajtën premtimet,por  gjithësesi ata që i mbajtën premtimet janë përjetësuar në faqet e Diellit, ku është publikuar çdo dollar që kanë dhënë vatranët.

Jam përpjekur që ta justifikoj besimin që më dha Vatra duke punuar me të gjithë fuqitë e mia. Se sa ia kam arritur vlerësimin duhet ta thonë vatarnët. Mendoj se më e mira ende nuk është bërë. Natyrisht që ka edhe të meta, që duhen korrigjuar. I falenderoj të gjithë ata që  më kanë mbështetur , ndërkohë që  ftoj për bashkëpunim edhe ndonjë që diku i ka mbetur qejfi.

Duke iu drejtuar statistikave, ashtu si paraardhësit e mi, gjatë kohës që e kam edituar Diellin, me numrin e prillit 2013 bëhen 44 numra të edituar nga unë dhe asnjëherë nuk e kam vënë në dyshim vendimin e Këshillit për ta botuar Diellin një herë në muaj. Madje edhe kur kam pasë problem me shëndetin, Dielli nuk është penguar. Jam përpjekur që Gazeta të ruaj fizionominë e saj, të sjellë në faqet e veta problematikën që ka trajtuar Vatra, frymën e saj Kombëtare, shqetësimin e saj për zhvillimet demokratike në Shqipëri, jo rrallë ka pasë dhe frymë polemike për t’u dhënë përgjigje atyre që hedhin gurë kundër Vatrës, etj. Por duke qenë se gazeta ka qenë edhe para dy ngjarjeve të mëdha, 100 vjetorit të themelimit të Vatrës dhe 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, i ka mëshuar fort edhe historisë Kombëtare dhe historisë së Vatrës. Qëllimi ka qenë që të evokojmë tek brezat e sotëm krenarinë e punëve të mëdha që ka bërë Vatra për Kombin. Krahas temave të rrahura edhe më parë nga editorët paraardhës, jam përpjekur që të gjurmoj edhe figura pak të trajtuara të vetë Vatrës, të sjell histori për të parën herë etj. Falenderoj publikisht edhe median tjetër që na ka mbështetur. Veçoj TV Kultura Shqiptare me Adem Belliun, me të cilin për një vit kemi realizuar shumë emisione për historinë dhe rrugën 100 vjeçare të Vatrës. Edhe Zëri i Amerikës e ka ndjekur nga afër ringritjen e  Diellit dhe na ka mbështetur.Po ashtu edhe TV 21, TV Alb, Bota Sot dhe Illyria etj.

Me krijimin e degëve të reja Dielli u ka dhënë hapësirë edhe informacioneve që vijnë nga aktivitetet e tyre, por kjo kërkon përsosje të mëtejshme dhe degët duhet të tregojnë më shumë kujdes, që kur zhvillojnë takimet të caktojnë reporterin e cdo mbledhje dhe ai ta përcjellë informacionin dhe fotogarfitë në gazetë. Kjo ka qenë traditë e Vatrës gjatë 100 viteve. Ju lutem kryetarëve të kthehen tek tradita dhe të ndihmojnën Dillin jo vetëm nga ana financiare, por edhe me informacione dhe me shkrime. Jo vetëm kaq, por degët duhet të sjellin në gazetën e Vatrës çdo njoftim, që ka të bëjë me anëtarët e vet, i gëzuar apo i hidhëruar, edhe një ditëlindje, fejesë a dasëm, edhe një dalje nga spitali i një vatarni, apo një ditëlindje, nje kremtim,  një dasëm, përbëjnë lajm.Vatranët duhet ta konsiderojnë veten si pjesë e një familje të madhe ku lajmet përjetohen bashkë.

Nëse do të rendisja arritjet e Diellit gjatë këtyre tre viteve dhe 9 muaj që editoj do të përmendja edhe rritjen e numrit të faqe . Siç njoftonte editori i mëparshëm, Anton Çefa: Gjatë jetës së tij të gjatë, “Dielli” është botuar në shqip dhe pjesërisht në anglisht, me 2, 4, 6, 8, 10, 12, 14 dhe 16 faqe, me formate të ndryshme. Ne nisëm rritjen e faqeve të gazetës, me 24, 28, 32, 36 dhe 40.

Një risi tjetër ishte edhe ajo që nisi në vitin 2009 me rastin e Ditës së Flamurit ,ku ne nisëm botimin e edicionit special të gazetës me shumë faqe, ç’ka nuk ishte bërë asnjëherë më parë. Fillimisht edicioni i numrit special të Ditës së Flamurit nisi me 60 Faqe,në  vitin  2010 dhe 2011 me 84 Faqe, në vitin 2012 me 108 faqe. Po ashtu u botua një numër special edhe me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës. Në atë numër Dielli u botua me 104 faqe. Editori i Diellit në bashkëpunim me vatranët përgatiti dhe editoi në 100 vjetorin e Vatrës edhe një botim special të ilustruar me 95 faqe, me histori e urime, në traditën e botimeve të mëparshën në përvjetore të atilla. I falenderoj të gjithë kontribuesit, pa lënë mënjanë dhe z. Ismer Mjeku që dha një kontribut të veçantë në 100 vjetorin e Vatrës.

Në ndryshimet e sjella në gazetën Dielli është edhe kthimi i saj me ngjyra që nga numri i qershorit 2010.

Dua të falenderoj të gjithë ata që na kanë mbështetur dhe na kanë qëndruar afër. Mendoj që për të ardhmen Dielli ka më shumë nevojë për bashkëpunim dhe natyrisht për një staf të plotësuar, mundësisht edhe një editor për gjuhën angleze.

Kjo i takon udhëheqjes së re që do të dalë nga ky Kuvend. Drejtuesit e rinj duhet që ta mbështesin Diellin edhe me artikuj, ç’ka nuk është bërë mirë nga kryesia e deritanishme, për të mos thënë se ka munguar deri tani.Veç kryetari Buçaj, gazetarit Idriz Lamaj, firmat e tjera nga kryesia apo Këshilli kanë munguar në faqet e Diellit.

Gazeta e Vatrës ka nevojë edhe për ndihmë financiare, ka nevojë për bujarinë e vatranëve, mirëpo shumë pak nga ata që kanë biznese reklamojnë  në gazetën e tyre, Dielli, madje ka nga ata qe kane reklamuar dhe nuk kane paguar. Ndoshta Dielli nuk të shton klientelën, por  ti biznesmen vatran ia shton jetëgjatësinë gazetës dhe me bujarinë tënde nxit të tjerët që të reklamojnë në gazeten e Vatrës. Nuk ua mohojmë ndihmën që i kanë dhënë Diellit shumë nga biznesmenët vatarnë me rastin e Ditës së Flamurit apo me rastin e 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, por me kaq nuk mjafton.Prandaj i ftoj publikisht biznesmenët vatranë:Reklamoni në DIELLI se ia rrisni nderin vetes.

Falenderoj z.Sejdi Bitiçin që ka kontribuar në mënyrë të veçantë edhe në përmirësimin grafik të gazetës duke sponsorizuar dizajnimin e saj. Po ashtu falenderoj Danny Blloshmin që kohën e lirë, gjithëmon në orët e vona të natës punon vullnetarisht për dizajnimin e Diellit. Po të mos ishte pasioni i tij, vështirë do ta kishim në stabilizimin e Diellit në botimin e përmujshëm. Tash ka ardhur koha që Dielli të hedhë hapin tjetër, të nisë botimin e përdyjavshëm, duke synuar një botim të përjavshëm shumë shpejt. Por kjo nuk mund të bëhet nëse nuk ka mbështetje dhe nëse nuk niset një fushatë me frymën e vatranëve të vjetër për të siguruar të ardhura dhe nëse biznesmenët vatranë nuk reklamojnë në të.

Jasht këtij raporti nuk mund të lë edhe gazetën në on Line. Mendoj se kjo e ka bërë më publike gazetën dhe vete Vatren, ka shtuar bashkëpunëtorët, madje jo vetëm nga Amerika e Kanadaja, por edhe në Evropë, Australi, Zelanda e Re, edhe nga Kosova, Maqedonia e Shqipëria. Me lajmet e Vatërs që nga viti 2011, po jetojnë shqiptarët kudo ku banojnë. Po ju them vetëm një shifër nga analiza googl-it: Diellin e vizitojnë më shumë se 25 mijë vizitorë. Dielli në on line po na bashkon virtualisht kudo ku ndodhemi.Ju lutem shtojeni bashkëpunimin me qëllim që ta bëjmë më interesant atë.

Përfundimisht: Unë e fus e veten tek optimistët. Përherë kam besuar tek fryma e vatranëve, tek dëshira e tyre për ringjalljen e gazetës dhe i kam dhënë asaj shpirtin tim. Ndoshta kjo nuk u bie në sy atyre që janë mësuar ta shohin nga larg Diellin. Vatrën dhe gazetën e saj Dielli e kanë sulmuar për shumë kohë, madje kjo ka ndodhë edhe pas 100 vjetorit, i cili qe një manifestim  madhështor, për ata që e shihnin me syze të errëta Vatrën dhe Diellin shanin e mallkonin nëpër kafene dhe gazeta se Vatra po mbaron se Dielli po shuhet, Vatra merret me politikë, Vatra është e izoluar etj.Këtë e thonë edhe tani ku Vatra po ngre degë anë e kënd Amerikës. Po kur nuk i hodhën gurë Vatrës dhe Diellit? Dhe që të dy këto instituticione kombëtare i kanë sfiduar shpifësit dhe ndjellakeqët. Jetëgjatësinë e Diellit 104 vjeçar dhe të Vatrës 101 vjeçare nuk mund ta kuptojë një njeri që e sheh Vatrën nga jashtë, dhe mban ndaj saj pozicionin e policit kur shkelen vijat e bardha.

Mendoj se spjegimi i të ndjerit Peter R Prifti, editor i Dielli  tetor 1958-16 shtator 1959,për jetëgjatësinë e Diellit dhe të Vatrës, është më i argumentuari:  “Jetëgjatësia e Vatrës dhe e Diellit, sado e çuditshme që duket në sipërfaqe, nuk është mister i pazgjidhshëm.Vatra dhe Dielli kanë rrojtur dhe rrojnë mbasi janë të lidhura ngushtë qoftë me jetën e jashtme, kolektive të shqiptarëve (është fjala për punët e mëdha që kanë bërë nëpërmjet Vatrës), qoftë me jetën e tyre të brendshme, me ndjenjat shpirtërore dhe emocionale, me krenarinë dhe nostalgjinë për të shkuarën, me gjithë historinë e tyre në Amerikë.”.

Po e mbyll këtë raport me besimin e patundur se Vatra dhe Dielli, do të jenë të përjetshëm.

* (Raport i editorit të Diellit, DALIP GRECA, përgatitur për në Kuvendin e Vatrës, 27 prill 2013.Për mungesë kohe, raporti nuk u lexua në Kuvend. Editori përshëndeti për 4 minuta)

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, dielli, e Federates Vatra, zedhensja e fuqishme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT