• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

FONDI I VATRES PER STUDENTET

June 8, 2013 by dgreca

Raport i Presidentit të “Vatra’s Educational Foundation” në Kuvendin e Vatrës

NGA MITHAT GASHI*/

Fondi i studentëve të Vatrës, i krijuem nga vatranët largpamës para 60 vjetëve në si Trust Fund, ka valuten $155,000 dhe manexhohet nga US Trust Bank of America.Ky fond nuk preket, përdoren interesta për bursat që akordon Vatra për studentët. Për vitin shkollor 2011-2012, nga ky fond kanë përfitue bursa 5 studentë shqiptaro-amerikanë nga $1100, dhe për vitin shkollor 2012-2013, 6 studentë kanë përfitue nga $950.  Për vitin e ardhshëm shuma totale e bursave do të jetë $5,857.

Këto ndihma janë diçka por nuk janë të majftueshme. Para 50 vjetëve, pagesa mesatare njivjetore e universiteteve publike në Amerikë ka qenë rreth 300 dollarë. Sot çmimet janë shumë ma të nalta, sa që nji bursë prej $1000 në vit, në shumë raste, nuk përmbushë as koston pagesës së librave.

Për këtë arsye, kur kam pranue detyrën si drejtues i Vatra’s Educational Foundation, kam shpreh se qëllimi i im asht që fondi ekzistues të rritetet në nji milion dollarë. Komuniteti shqiptar asht nji ndër të vetmit me nji pupullatë të madhe në SHBA që nuk ka nji fond të shëndoshë për bursa. Nevoja për t’u ardhë në ndihmë studentëve shqiptarë asht e madhe.  Numri i studentëve me origjinë shqiptare nëpër universistetet e Amerikës nuk dihet saktësisht, por padyshim asht ma shum se 10 mijë. Ka fonde qeveritare për të cilat mund të aplikojmë, por këto kanë kufizime. Nuk mund të kërkohen fonde vetëm për shqiptarë, sepse bahen dallime raciale dhe etnike. Edhe fondacionet private kanë kritere të tilla. Por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të kërkojmë.

Që të rritet fondi ekzistues në 1 million dollarë duhet nji strategji për nji fushatë të vazhdueshme. Unë parashikoj që kjo fushatë të fillojë në shtator të këtij viti. Kërkoj ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve.  Do të jem në kontakt me shumë nga ju, sidomos me kryetarët e degëve. Dhe kam shpresë se do të jemi të suksesshëm për t’u ardhë në ndihmë shtresës së re intelektuale shqiptaro-amerikane.

Unë kam shpreh mendime se Vatra për këtë viti duhet te perqendrohet ne kater pika:

1-Ristrukturimi Organizativ

2-Rritja e Anëtarësisë

3-Financat për Arritjen e Aktiviteteve Vjetore

4-Rritja e Fondit të Vatra’s Educational Foundation

Reorganizimi i strukturës organizative asht i nevojshëm. Për të mbërri këtë qëllim duhet ripërpunue kanunorja. Duhen konsultime me avokatë.  Duhet caktue nji grup të merret me studimin e organizatave të tjera të ngjashme me Vatrën, financat e të cilave mbështeten tek pagesa vjetore e anëtarëve.

Duhet të caktojmë nji objektiv se sa mund ta rritim anëtarësinë e Vatrës brenda nji viti. Arritja e këtij qëllimi kërkon strategji dhe punë të vazhdueshme. Duhet përpilue edhe nji tekst i thjeshtë (jo ma shumë se nji faqe) ku artikulohen arsyet për anëtarësim. Në këte tekst duhen përfshi misioni dhe vizioni i Vatrës për Shekullin 21.  Duhet mendue motivi që shtyn shqiptaro-amerikanin me u anëtarësue në Vatër.

Financimi i aktiviteteve vjetore të Vatrës asht objektiv në veti megjithse lidhet me dy të parat.  Por po të punohet drejt rritjes së anëtarësisë, dhe po të parashikojmë që mbas nji viti Vatra do të ketë 2000 anëtarë, kjo do të thotë se buxheti i Vatrës nga anëtarësitë mund të mbërrijë në $200,000.

Rritja e fondit Vatra’s Educational Foundation për të cilin fola paradite ndihmon në formimin e nji shtrese të re intelektuale në SHBA. Fondi ekzistues jep interes prej 5 mijë deri në 6 mijë dollarë në vit. Kjo sasi nuk asht e mjaftueshme as edhe për nji bursë të plotë me pague “tuition” në nji shkollë shtetnore.Përveç organizimeve festive dhe takimeve me politikanë shqiptarë dhe amerikanë, nga Maj 2013 – Maj 2014, Vatra ka punë të madhe po u përqëndrue në arritjen e sukseshme të këtyne qëllimeve.

  • Raport i Presidentit të Vatra’s Educational Foundation, z. Mithat Gashi në Kuvendin e Vatrës

 

Filed Under: Kronike, Kulture Tagged With: Fondi i vatres, Mithat Gashi, raport

ZANI I VATRËS, ZANI I NDËRGJEGJES SË KOMBIT

June 8, 2013 by dgreca

Raporti i Kryetarit dorëheqës, Dr. Gjon Buçaj në Kuvendin e Vatrës – 27 prill 2013 *?

Mysafirë të nderuem, delegatë, zonja dhe zotnij,/

Asht nder i veçantë dhe kënaqsi për mue t’ju paraqes nji raport të permbledhtë për punën e Vatrës gjatë nji kohe ma tepër se dy dekadash. Shumica e këtij grupi vatranësh që e kanë sjellë Vatrën në Kuvendin e sotëm, kanë qenë aktivë për 30-40 vjet pa ndërpremje, disa edhe ma gjatë; atyne u dedikohet, kryesisht, mbijetesa e kësaj organizate kombtare në periudhën kritike, përpara dhe pas ramjes së komunizmit. Kur në Boston nuk kishte ma kush interesohej për mbajtjen e saj, kryetari i atëhershëm, z. Peter Lukas, i sygjeroi degës së New York-ut, e cila ishte shtylla kryesore, t’a sjellnin Vatrën në New York, dhe ashtu u ba. Qendra e saj sot asht në Bronx, në nji shtëpi që u ble me fonde të mbledhuna nga vatranët gjatë shumë vitesh, ku janë të vendosuna arkivi dhe biblioteka dhe ku përgatitet gazeta “Dielli” për shtyp.

Ndryshimet e mëdha n’arenën botnore që erdhën me ramjen e komunizmit, ndikuen edhe në Shqipni, ngadalë por në mënyrë të paevitueshme.  Mërgata shqiptare bante thirrje për ndryshime të pavonueme dhe paqsore, ndërsa elita komuniste me në krye Ramiz Alinë, ishin të gatshëm edhe me derdhë gjak të pafajshëm, për të mos i lëshue frenat e pushtetit, siç e dëshmuen me 2 prillit 1991, me vrasjen e katër studentavet në Shkodër.

Në këtë atmosferë u mbajt Kuvendi i 20 prillit 1991. Nji grup i sapo këthyem nga Shqipnia pasë vizitash me Ramiz Aline dhe me Nexhmije Hoxhën, tentoi të  merrte në dorë Vatrën dhe “Diellin”, sollën papritmas 40-50 antarë të rij, nga të cilët disa u caktuen delegatë, edhe pse kanunorja parashifte që delegati duhej të ishte se paku 2 vjet antar i rregullt. Këtë konflikt me kanunoren e kaluen delegatët e rregulltë në fillim të kuvendit, me aprovimin e delegatëve të rij.  Megjithë përpjekjet jashtë rregullit  dhe me ndonji mbështetje të randësishme si rrjedhim i mashtrimit se Ramiz Alia do të bante reforma demokratike, grupi në fjalë nuk pati sukses;  me shumicë votash të meshefta, u zgjodh kryetar profesor Arshi Pipa, pasi pranoi kandidaturën e propozueme nga ana e jonë, për të marrë kryesinë e Vatrës dhe gazetën “Dielli” për nji vjetë.

Në kuvendin e qershorit 1992 u zgjodh z. Agim Karagjozi, i cili ishte në thelbin e të gjitha aktiviteteve të Vatrës prej shumë vitesh. Në aktivitetet  që Vatra zhvilloi nën drejtimin e tij, mbështetja e përpjekjeve të Kosovës për liri mbetej prioritet, krahas me përkrahjen e proceseve të demokratizimit në Shqipni.

Në prill të vitit 1995, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Vatra përcolli eshnat e Konicës në Tiranë me nji delegacion të kryesuem nga Agim Karagjozi, bashkë me përfaqesues tjerë të diaspores shqiptare të Amerikës, ku dalloheshin krah për krah i ndjemi Imam Isa Hoxha dhe Dom Pjeter Popaj. Para përcjelljes u organizue nji seminar shkencor  në Fordham University në New York, ku morën pjesë ligjërues nga treva të ndryshme shqiptare dhe nga diaspora.

Të gjitha këto aktivitete u pasqyruen në faqet e “Diellit” që tashma redaktohej nga letrari i talentuem Anton Çefa, i cili e mbajti gazetën për disa vjet, në nji nivel kualiteti të denjë për traditën dhe emnin e saj.

Në vitet 90-a Vatra zhvillonte aktivitete të denduna por radhët e saj nuk po shtoheshin, kështu antarëvet u binte barrë e randë, të cilën ata e mbajshin me përkushtim e bujari. Kushtet nuk ishin të favorshme për mbajtjen e kuvendeve të rregullta, por megjithatë vatranët u mblodhën në kuvend me 2 nandor 1996; për arsye të rrethanave, delegatët vendosën të mos e ndryshonin udhëheqsinë, keshtuqë aktivitetet vazhduen me intensitet të pandërpremë.

Vatra ka organizue seminarë të suksesshem, për 90 vjetorin pastaj edhe për 100 vjetorin e gazetës “Dielli”, për 90 vjetorin e pavarësisë, si dhe nji seminar për Skenderbeun, ku gjithmonë asht kujdesë të ketë ligjërues nga Kosova, megjithë vështirësitë financiare; të shumtën e rasteve shpenzimet për udhtimet e ligjëruesve nga Kosova ose nga Shqipnia i kanë përballue individët pa publikim emnash, por vetëm në emën të Vatrës.

Përveç seminareve, Vatra ka sponsorizue ose promovue botime me vlerë kulturore e historike kombëtare, si historinë e Vatrës (1912-1920) dhe ate të marrëdhanjevet shqiptaro-greke të prof. Beqir Metës, Mendimi Shqiptar i viteve 30 të Ndrçim Kullës (në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë), përmbledhjen e dokumantacionit të veprimtarisë së Rinisë Kosovare në Botën e Lirë, me autor Sejdi Bitiçin, dhe tash së voni, librin e dokumetuem me forografi mbi masakrat serbe nga prof. Nusret Pllana, si dhe librin tre vellimesh mbi historinë e Kosovës të historianit Jusuf Buxhovi. Sot nji javë, në këtë hotel, do të bahet paraqitja e botimit tre vëllimesh të studiuesit dhe publicistit të njoftun Mal Berisha, mbi humanistin amerikan Charles T. Erickson, mik dhe përkrahës i jashtëzakonshëm i shqiptarëvet.

Aktivitetet kulturore që Vatra ka zhvillue ose përkrahë, janë në vi me traditën e saj për vlerën e tyne kulturore kombëtare. Aktivitetet tjera dhe qendrimet, në dukje me ngjyrë politike, gjithashtu,  janë në vi me traditën e saj, për frymën e parimeve demokratike dhe të motivueme nga interesat jetike të kombit.

Përsa i përket Shqipnisë, Vatra ka ba thirrje për kalimin nga diktatura në demokraci pa dhunë dhe ka përkrahë ato forca që janë vu në opozitë me Partinë e Punës, që kishte ndërrue emnin në Parti Socialiste por kishte  “ndërrue qimen, jo vesin”. Në takimet që kemi pasë, që prej fillimit, si dhe me deklarata për shtyp, kemi përkrahë zhvillimin e proceseve demokratike dhe kemi shprehë qëndrime dhe mendime mbi ecuninë e atyne  proceseve dhe të integrimeve euroatlantike. Ka qenë gjithmonë mendimi dhe dëshira e jonë që shtresa e ish të përsekutuemëvet të integrohej efektivisht në sistemin politik, për të ndimue shkëputjen nga e kaluemja e diktaturës dhe për të ecë përpara drejt konsolidimit të demokracisë, si dhe për çmimin e randë që ajo shtresë ka pague për qëndresën kundër dominimit komunist. E kemi konsiderue si detyrë morale dhe nevojë kombëtare dënimin e krimeve të komunizmit dhe të kriminelëve, hapjen dosjeve dhe zbatimin e ligjit të lustracionit, këthimin e pronave të grabituna me forcë nga regjimi komunist, ose shpërblimin në mënyrë të arsyeshme kur këthimi ishte i pamundun. Me shtresën e ish të burgosunvet e të perndjekunve, jemi ndie solidarë dhe kemi dëshirue e porositë ruejtjen e  kohezionit të saj si forcë e madhe morale, për të luejtë nji rol të randësishëm pozitiv në jetën e vendit. Mjerisht, ajo shtresë u përça dhe u dobësue, kryesisht për mungesa të vetat, por edhe për “merita” të dy krahëve të politikës.

Tragjedija e vitit 1997 na shqetsoi thellësisht dhe Vatra mori qëndrim të ashpër kundër forcavet politike që ndoqën rrugën e rrenimit të vendit për të ardhë në pushtet. Në nji vizitë në Shqipni, për të përkrahë koalicionin demokratik kundër qeverisë së ardhun në pushtet me dhunë, kryetari Karagjozi deklaroi se ajo qeveri nuk e kishte “të drejtën ligjore dhe as morale të ketë në duar frenat e shtetit shqiptar dhe qeverisjen. Ajo e mori pushtetin me dhunë e dame të mëdha materiale, kulturore dhe në njerëz të pafajshëm.” “Qëndrimi i vëndosur i Vatrës kundër diktaturës dhe ideologjisë komuniste nuk është qëndrim politik, por thjeshtë kombëtar.”

Si shqiptarët e çdo kohe larg atdheut, kemi nda gëzimin dhe idhnimin me popullin në vendlindje. Vrasja e Arben Brocit me shokë asht plagë e hapun, me ministrin e mbrendshëm që dha urdhnin e masakrës, ende në sfera të larta të politikës, pa dhanë kurrëfarë përgjegjësije ai as dora vrastare. Vrasjet e shumëta në vitin e mbrapshtë 1997, djegëja e objekteve kulturore dhe shkatrrimi i institucionit ushtarak, tragjeditë e shpërthimeve në Gërdec, të vërshimeve në Shkodër e në zona tjera, na kanë zgjue ndjenjën e dhimës, jemi përpjekë të gjindemi pranë dhe të tregojmë solidaritetin tonë, sado modest. Kemi çue zanin kundër ngritjes së memorialeve për ushtarët grekë të ramë në tokën shqiptare si okupatorë, si dhe kundër mbajtjes peng të parlamentit dhe të funksionimit të shtetit ligjor, tue mos u njoftë rezultatet zgjedhore të vitit 2009, për interesa të ngushta partijake e përsonale, për të mos humbë pozitën.

Kemi nda edhe gëzimet e arritjeve të cilat jemi përpjekë t’i shijojmë për së afërmi. Kanë qenë momente gëzimi e krenarije inaugurimi i “Rrugës së Kombit” dhe nënshkrimi i pranimit të Shqipnisë në NATO nga Presidenti George W. Bush në Shpinë e Bardhë, raste këto ku Vatra ka qenë prezent.

Për çashtjen e Kosovës, angazhimi i Vatrës ka qenë gjithmonë i vazhdueshëm, por prej demonstratave studentore të vitit 1981, intensiteti i aktivitetevet në komunitet asht rritë vazhdimisht, tue nisë me demonstrata të mëdha në New York, fillimisht me inisjativën e pjesës nacionaliste. Ma vonë ndërhynë edhe elementa të porositun nga Sigurim dhe nga UDB-a në të njajtën kohë, tue përdorë flamurin me yllin e kuq, me qëllim që botës perëndimore dhe sidomos Amerikës, t’i krijohej bindja se Kosovarët po përpiqeshin të ndryshonin kufijt për t’u bashkue me Shqipninë, tue krijue kështu, nji shtet marksist-leninist të fortë në Ballkan. Kjo taktikë e ka vështirësue, por nuk ka mujtë me e ndalë informimin korrekt të opinionit vendimmarrës.

Dalja në skenë e elitës kosovare me në krye dr. Ibrahim Rugovën dhe themelimi i Ligës Qytetare Shqiptare Amerikane nga Kongresmeni i palodhshëm Joseph DioGuardi me origjinë arbëreshe, luejtën nji rrol të jashtëzakonshëm për internacionalizimin  e çashtjes së Kosovës.

Përjetuem ankthin e luftës dhe dhimën e thellë për viktimat e terrorit serb, ndimuem në çdo mënyrë të mundshme, bashkuem zanin me atë të të gjithë diasporës në thirrje Amerikës për intervenim.

Në vitin 1998 udhëtuem në Bajram Curr për të vizitue të plagosunit e UÇK-së në spital ku sollëm dhe nji sasi ilaçesh, dorëzuem nji çek Ministrit të atëhershëm të Financave në Zyrën e Përfaqësisë së Kosovës në Tiranë. Kaluem edhe në Maqedoni, jo pa probleme në kufi,  vizituem fgamiljen e te burgosunit Rufi Osmani, Universitetin e Tetovës; takuem udhëheqës dhe aktivista shqiptarë, për të dëshmue solidaritetin tonë me përpjekjet e tyne.

Mbas çlirimit Vatra shkoi në Kosovë në vitin 1999, për të nda gëzimin e lirsë dhe mirënjohjen për ata që lirisë ia falën jetën.

Jemi përpjekë gjithnji të gjindemi aktivisht me popullin dhe elitën kosovare gjatë përpjekjeve për pavarësi, kemi dënue vrasjet politike që ende presin zbardhje e drejtësi, atentatin kundër Presidentit Rugova, dhunën ndaj individëve dhe objektevet fetarë, si dhe akte të tjera me synim për të destabilizue dhe pengue Kosovën në rrugën drejt pavarësisë.

Bashkë me popullin e Kosovës nderuem me dhimbje Prijsin larpamës, arkitektin e Pavarësisë, dr. Ibrahim Rugovën, në përcjelljen e fundit me 21 janar 2006.

Në aktivitetet e kësaj periudhe që nuk mund të rreshtohen të gjitha në këtë raport, Këshillin Drejtues e ka udhëheqë zoti Agim Karagjozi, me përkushtim të rrallë dhe me matuninë karakteristike që e cilësoi gjatë eksperiencës së tij shumë vjeçare në shërbim të Vatrës.

Viti 2009 ishte me randësi të veçantë për Vatrën, pse shenonte 100 vjetorin e gazetës “Dielli” që, kryesisht për mungesë fondesh, ishte ndërpre prej afër dy vjetësh. Përkujtimi i këtij jubileu të gazetës me nji konferencë shkencore të suksesshme, ku ligjëruen shkencëtarë e studjues nga diaspora, nga  Shqipnia dhe nga Kosova, shënoi nji këthesë për “Diellin” dhe ndihmoi për gjallnimin e Vatrës. Gjatë zhvillimit të konferencës filloi spontanisht nji fushatë fondesh për botimin e gazetës. Pak ma vonë, papritmas, u gjet i lirë gazetari i njoftun Dalip Greca, i cili pranoi me entuzjazëm ofertën e Vatrës të merrte përsipër redaktimin e organit të saj. Prej atëherë gazeta u ba e përmuejshme dhe z. Greca e përgatitë me profesionalizëm të lartë, e nxjerr gjithmonë në kohë, kujdeset për shtypjen dhe postimin, tue  tregue përkushtim të admirueshëm, si për gazetën ashtu edhe për Vatrën.  Selia e Vatrës asht ba banesa e tij e dytë.  Ai e mban gazetën edhe në internet, gazetadielli.com, me edicion të përditshëm. Andrra e tij dhe e vatranëvet asht që “Dielli” të bahet gazetë javore.

Në marsin e vitit 2010 z. Karagjozi iu drejtue Këshillit të Vatrës tue konstatue me kënaqsi se aktiviteti i Vatrës po rritej, me përspektivë edhe për hapjen e degëve, nji proces që pat fillue me degën në Washington, DC. Ai shtoi se aktivitetet që e presin Vatrën kërkonin ma shumë energji, për të cilën nuk e ndiente veten në gjendje t’a përballonte fizikisht. Prandej dha dorëheqje dhe, nga dy nënkryetarët, propozoi atë ma të vjetrin që të drejtonte Vatrën deri në kuvendin e ardhshëm. Këshilli Drejtues e pranoi propozimin me vota unanime.      Ky ishte nji ndryshim i nevojshën administrativ në kryesi, por jo ndryshim drejtimi. Vatra nuk mund ta ndryshojë drejtimin e saj parimor!

Shumica e vatranëve vendosi që kuvendi të mbahej mbas kremtimit të 100 vjetorit të themelimit të Vatrës, për suksesin e të cilit duhej mobilizim serioz dhe bashkëpunim i gjanë, përtej rradhëve të Vatrës. Në mbledhjet e Këshillit u hodh ideja se 100 vjetori i këti institucioni historik nuk u përket vetëm shqiptarëve të Amerikës, por të gjithë kombit. Për këtë qellim Këshilli ngarkoi kryetarin që, bashkë me antarin e Këshillit Drejtues, z. Bashkim Musabelliu dhe me editorin e “Diellit”, z. Dalip Greca, të shkonte në Shqipni, në Kosovë dhe në Maqedoni.

Me këtë mision, në muejin qershor 2011, vizituem institucionet shtetnore, qeveritare, kulturore dhe fetare. Sollëm mesazhin e vatranëvet dhe deshirën që 100 vjetori i themelimit të Federatës Panshqiptare VATRA të shënohej edhe në trojet shqiptare dhe të përfshihej në kremtimet gjthëkombëtare të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipnisë. Delegacioni u prit nga titullarët e instituconeve, u çmue mesazhi i Vatrës dhe u pëlqye nga të gjithë. Me atë rast i ftuem ata në kremtimet që ishin caktue të zhvilloheshin në New York, në prillin e vitit 2012. Gjatë këti udhtimi morëm pjesë në manifestimin madhështor në pikën kufitare Qafë Botë, me kërkesat për zgjidhjen e çashtjes Çame, të cilën Vatra e ka përkrahë gjithmonë dhe do t’a përkrahi në të ardhmen.

Për aktivitetet akademike në 100 vjetorin e Vatrës që janë zhvillue në Tiranë dhe në Prishtinë asht shkrue në “Dielli”, ku janë botue edhe kumtesat përkatëse.

Për kremtimet në New York nuk do t’ju marr kohë pse shumica keni qenë prezent, por po kufizohem në disa pika kryesore.

Kremtimi u përgatit dhe u realizue me sukses nga vatranët, me bashkëpunimin dhe përkrahjen bujare të komunitetit, ku në mënyrë të veçantë duhet të përmenden entet fetare dhe klerikët tanë. Të gjithëvet u shkon meritë e çmueshme dhe mirënjohja jonë e thellë.

Në Konferencën Shkencore të 28 prillit, ligjëruen shkencëtarë historianë, publicistë e studiues të njoftun nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, me tema të randësishme dhe me disa nga përmbajtjet të sjelluna para publikut për herë të parë. Asht për t’u shënue pjesëmarrja si ligjërues e Ambasadorit të Amerikës në Tiranë, z. Alexander Arvizu, që nderonte 100 vjetorin e kësaj organizate historike shqiptaro-amerikane.

Këtë seminar jubilar e nderonin me prezencën dhe përshëndetjet e tyne përsonalitete të shqueme të botës shqiptare, si Kryeministri i Shqipnise, dr. Sali Berisha; z/v Kryeministerja e Maqedonisë, dr. Teuta Arifi, përsonaliteti ma i lartë shqiptar në qeverinë e ati shteti; Ministri i Diasporës i qeverisë së Kosovës, z. Ibrahim Makolli; Rektori i Universitetit Shtetnor të Tetovës, prof. dr. Agron Reka dhe Princi Leka Zogu.

Më lejoni të shtoj në këtë rast se, edhe këtë kuvend sot, e nderojnë me prezencën dhe fjalët e tyne shumë dashamirëse, Ministri Makolli i shoqnuem nga z. Naim Dedushaj, si dhe Konsujt e Përgjithshëm shqiptarë në këtë vend, z. Dritan Mishto dhe z. Bekim Sejdiu, gjithmonë dashamirë afër Vatrës.

Konferenca Shkencore u hap me nji lutje fetare së cilës i prini Peshkopi Ortodoks i shqiptarëve të Amerikës, Hirësia e tij Nikon Liolin, me pjesëmarrjen e krenëve të besimevet tjera, Imam Gazmend Aga i Komunitetit Mysliman të Shqipnisë, Imzot Dod Gjergji Ipeshkvi katolik i Kosovës, Baba Edmond Brahimaj Kryegjyshi Botnor i Bektashijve dhe arbëreshi Papas Antonio Bellusci.

Edhe darka solemne filloi me lutje të përbashket, në traditën e trashigueme prej Rilindasve dhe për të dishmue randësinë që harmonia nderfetare ka për kombin shqiptar. Në këtë kuptim asht ribotue, në faqen e parë të gazetës “Dielli” që keni përpara sot, fotografia me klerikët gjatë lutjes, të cilën e prini, me pëlqimin e të gjithë bashkëvllazënvet tjerë klerikë, prifti arbëresh At Antonio Bellusci.

Besojmë se në trojet shqiptare duhet kushtue ma shumë kujdes këtij subjekti dhe duhen përkrahë klerikët që shërbimin shpirtnor e ushtrojnë me përkushtim edhe në frymën kombëtare.

Përkitas me temën e besimevet, duhet theksue se Vatrën e shqetson zbehja graduale e Autolqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, e cila u realizue me nismën e Fan Nolit dhe me shumë përpjekje, si arritje me vlerë të randësishme kombëtare. Prandej vatranët kanë përkrahë moralisht dhe, simbas mundësisë materialisht, Kishën e Shën Mërisë në Elbasan, për qendrimin e kjartë në vi me Autoqefalinë. Jemi mirënjohës Presidentit të Republikës së Shqipnisë që vlerësoi kërkesën e Vatrës dhe dekoroi, bashkë me klerikë të tjerë, edhe dy priftërinj që u këthyen në Shqipni dhe punuen për suksesin e Kongresit të Beratit të vitit 1922, ku u morën vendimet për Autoqefalinë. Ata ishin Peshkopi Agatangel Çamçe dhe At Vasil Marko, të cilët kishin shërbye ma përpara nën jurisdiksionin e Nolit në Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Në pragun e 100 vjetorit të pavarësisë, ishte bisedue në Këshillin Drejtues të Vatrës, për nevojën e përkujtimit dhe mirënjohjes të figurave dhe ngjarjeve historike, si detyrë morale kombëtare. Ishte përmendë, ndër të tjera, ura në Podgoricë ku ishte vra Isa Boletini, si nji nga vendet që duheshin përkujtue dhe mundësisht vizitue, në kuadrin e vitit jubilar të pavarësisë. Në këtë frymë, në fillim të tetorit 2012, u realizuen vizita në disa nga vendet  me randësi historike: Kulla-Muze e Isa Boletinit, Ura e Ribnicës ku heroi u vra në pritë dhe katundi Isniq ku sapo ishte zbulue monumenti i tij; Kulla-Muze e Dedë Gjo’Lulit dhe Bratila ku ai ngriti Flamurin me 1911; ceremonia e inaugurimit të monumentit të Ali Ibrës në Gjakovë. Doemos u ndalëm te  memoriali i Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova në Prishtinë dhe te ai i Jasharajvet legjendarë në Prekaz, vende pelegrinazhi kombtarë, ku u vendosën kunora lulesh:                             Vatra, me nderim e mirënjohje të përjetshme.

Me afrimin e 100 vjetorit të themelimit u ngjall interesimi për Vatrën dhe po shtoheshin degët me antarë të rij. Në këtë kuvend arrijtëm me shtatë degë, disa me antarë të regjistruem para pak ditësh. Me qellim afrimi, kemi vendosë që të gjithë delegatët të vijnë në kuvend me të drejta të barabarta, edhe pse kushtetuta parashef  që delegatët të jenë antarë të rregullt prej dy vjetësh e lart. Këta do të bahen legjitimë me votën e delagatëve të rregullt, para se të fillojë sesioni i punës ku do të merren vendime dhe do të bahen votime, në të njajtën mënyrë si në kuvendin e vitit 1991, por kësaj here për të tërheqë sa ma shumë antarë, të cilët vijnë me qellim të mirë për të ndimue Vatrën. Shumë prej nesh kemi refuzue  vullnetarisht emnimin delegatë, për të lanë vend për sa ma shumë delegatë nga antarët e rij.

Asht nevoja që në këtë kuvend të merren vendime, për të vu në rrugë përshtatjen me kushtet e kohëse, të neneve të kanunores që rregullojnë strukturën administrative të Vatrës. Përshtatja mund të bahet me ndryshime të neneve ose me shtesa (amendamente), gjatë kohës deri në kuvendin e ardhshëm, ku do të votohet për aprovimin final. Nenet që përcaktojnë parimet e Vatrës nuk mund të ndryshohen!

Administrata që do të dali nga ky kuvend, duhet të përkushtohet për të mbajtë të gjallë e në rritje entuzjazmin vatran të mujve të fundit, për të shtue numrin e antarëve dhe organizimin e degëve të reja, në mënyrë që Vatra të shtrihet në të gjitha qendrat ku ka shqiptarë, në Shtetet e Bashkueme dhe në Kanada; të vijë në gjendje me nxjerrë gazetën ma shpesh, mundësisht nji herë në javë, dhe të angazhojë nji editor për pjesën anglisht. Me kontributin e kronikave nga degët, “Dielli” duhet të bahet pasqyra e komunitetit shqiptar të Amerikës, pa lanë pas dore hapsinën gjithëkombëtare.

Komunitetit shqiptar në këtë vend duhet t’i kushtohet shumë ma tepër kujdes se deri tash. Vatra duhet të rritet, të hapet dhe të fuqizohet, në proporcion me emnin e madh që ka, për të luejtë efektivisht rrolin prijs që i përket. Të gjithë ata që e njofin nevojën dhe dobinë e nji Vatre të fortë, duhet të afrohen dhe të bahen pjesë e saj, Vatra asht dhe duhet të vazhdojë të jetë e të gjithëvet.

Angazhimi i Vatrës për çashtjet shqiptare duhet të jetë aktiv dhe konseguent, si në arenën kombëtare edhe në atë ndërkombëtare, por zani i saj duhet të jetë gjithmonë zani i ndërgjegjes së kombit, objektiv dhe i pamëvarun, mbi interesat e korrenteve politike.

Faleminderit!

  • Shenim: Ne gazetene printuar te Majit jane botuar edhe dy raportet e tjere, ai i arketarit, Danny Blloshmi, i dr. Nexhat Kaliqi per Vatra’s Foundation. Duke qene se ato permbajne shifra, vatarnet mund t’i lexojne ne gazeten e printuar.

 

 

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: 27 prill 2013, dr. Gjon Bucaj, e Vatres, raport ne Kuvendin

“NËSE NUK PUNON PËR VENDIN TËND”

June 8, 2013 by dgreca

Vladimir Koçiraj, Vladimiri igomave ‘,  që do të shqiptohet si :” i ikuri nëpër stere me goma”, pra nga vendkalimet nga Shqipëria në Itali,  Kantautor,autor tekstesh e librash,/

 NGA GËZIM LLOJDIA/

Shkurt nga jeta/

Nëalkiminë e gjuhëve, stilet dhe formulat letrarebashkëjetojnë. Sentencë e kohëve të sotme….Kantautori dhe bërësi i teksteve të këngëve Vladimir Koçiraj ka ditur që me format letrare e muzikore të ndërtoje një emër në shtetin fqinjë. Historia e emigrantëve shqiptarë ngjason si dy pika uji. Vladimir, shkurt Ladi, ose ironia eMiguel Angel Garciase kronikat e mis aventurës për një flokëverdhëme sy blu papritmas u bën ‘ të zinj ‘, me flokë tëdredhur dhe mospërfillje, ,që tregon kohën dhe hapësirën kur u dyndën emigrantët në shtetin me formën e çizmes. Dhe ende këndvështrimet në realitetin ‘të ditës sonë mbetën në histori,ditë-ikjet e tyre, Vladimiri igomave ‘ që do të shqiptohet:” i ikuri nëpër stere me goma”, pra nga vendkalimet nga Shqipëria në Itali. Ideja për t’u larguar nga Shqipëria, thotë Ladi , më lindi në muajt e fundit të vitit 1990 dhe në fakt para se të merrja rrugën për në Itali, natën e fundit të vitit mora atë të Greqise, ku qëndrova pak më shumë se 20 ditë. Nga fundi i janarit të vitit 1991 u riktheva në Shqipëri dhe zbulova se disa prej anijeve të peshkimit kishin filluar të largoheshin nga Vlora drejt brigjeve italiane.Ai esinqerisht përshkon kështu, aventurën e tij:”Anija ishte një anije peshkimi e Sarandës, e cila nuk ishte për në Itali por thjesht ishte ankoruar disa qindra metra pranë molit. Në qytetin e Himarës nuk kishte ngelur këmbë njeriu, kishin ikur të gjithë në Greqi. Mes njerëzve të grumbulluar pranë molit ndodheshin disa peshkatarë dhe detarë nga Vlora. Nuk kishim me çfarë të shkonim tek anija e ankoruar në ujë pak më tutje. Diku në një rrugë aty afër ishte i parkuar dhe i braktisur një kamion të cilit i premë një gomë dhe i morëm kamerdaren. E frymë dhe mbi të hipën tre detarë vlonjatë të armatosur të cilët gjetën në gjumë ekuipazhin e anijes nga Saranda. Morën anijen dhe e afruan në mol ku hipëm të gjithë. U nisëm nga ora 4 e mëngjesit, ishte e premte 8 mars 1991.Një pyetja ime përt fëmijërinw e tij,gjen një përgjigje të thjeshtë: si në fshatë.

Emigrimi

Ladi shprehet:Në hyrje të portit të Brindisit na doli përpara për të na ndaluar një nga ato anijet gjigante që të fuste frikën. Nga bordi i saj mes të tjerëve ishte dikush që fliste me megafon dhe na urdhëronte të ktheheshim mbrapa duke na thënë: “Tornate indietro! Brindisi è pieno”.Në qershor të 1991-shit filloi të bëhej shpërndarja në gjithë Piemonten. Në fillim të korrikut unë bashkë me 6 të tjerë u transferuam në Bra, një qytet i vogël në provincën e Cuneos me gati 30 mijë banorë. Muajin e parë ishin nën kujdesin e komunës, pastaj gjithsecili për vete. Unë ngaqë flisja italisht e kisha pak më të lehtë se të tjerët. Brenda atij muaji gjeta tri vende pune, për vete dhe për 2 të tjerë. Shumë shpejt u sistemuam të gjithë. Flinim në një hyrje të vogël, të përbërë nga një dhomë dhe një banjë, ofruar kjo nga një prift, Don Lino. Krevatet ishin ato model ushtarak.Unë gjeta punë në një kompleks të madh që prodhonte pllaka dhe pajisje sanitare, të tjerët të gjithë në ndërtim, përveç njërit që nisi punë si pjatalarës në një restorant luksoz. Kohë më vonë duhej të lironim hyrjen e ofruar nga Don Lino pa ditur se ku do të shkonim dhe pa pasur asnjë mbështetje, nga askush. Unë bashkë me një tjetër gjetëm sistemim në një manastir ku studionin një grup djemsh nga e gjithë Italia për t’u bërë priftërinj. Dhoma ku duhet të flinim ishte shumë e pistë dhe e lartë gati 6-7 metra, plot me merimanga në tavan. Për të rrëzuar merimangat që aty duhej t’i qëllonim me llastiqe. Në fund të një korridori të gjate ishte ajo që ne përdornim si kuzhinë. Vendosëm një bombulë gazi dhe një nga ato gjysmë sobat, që funksiononte një ditë po e një ditë jo. Gatuanim rrallë, më shumë hanim bukë me gjalpë, domate dhe kuti peshku (tono). Me rubinetin e ujit të ngrohtë të kuzhinës lidhëm një tub gome që përdornim si dush.Me familjen lidheshim nëpërmjet letrave që unë ruaj edhe sot diku në një sirtar…Ky rrëfim është një pjesë e vogël e jetës sime, në ditët e para dhe të vështira të emigrimit. Shumë kujtime të tjera i mbaj në zemër dhe ndoshta një ditë do t’i tregoj në një libër.
Tanimë kanë kaluar 20 vjet. E gjatë gjithë kësaj kohe kam përjetuar edhe momente të tjera me të vërtetë shumë të vështira.

Lidhja me muzikën

Shtruar,Ladi më rrëfen:Kam pasur dhuntin e të shkruarit. Që kur? Nga kohët e vegjëlisë.Kam marrë pjesë në një konkurs për poezinë.Radio e vetme kombëtare,”Radio Tirana”,ka recituar poezinë time.I kushtohej Vlorës.Vargjet , që shkrova ishin thëllim.Në të vërtetë ngjizeshin në brendi, të brendisë.Thosha kështu:”Brigjet të mbajnë ngrohtë/mes gjirrit të tyre/dhe të dhurojnë/prej tyre,ckanë/Adriatiku i lashtë/ujë të kristaltë.Cdo mëngjes fytyrën të lante/ dhe ti zbukurohesh/si gjimnaziste capkëne/ me sy të kaltër dhe flokë kacurrel/nga netët baluket të mbajnë/copëza hëne/nga ditët – sytë ke mbuluar me diell”.

Kantautor
Vitit 1991, në veri të Italisë, në kufi të Francës.Cuneo,quhej katundi.Zhvillohej për vit një konkurs, që orgnizohej në tre krahina të Italisë Veriore.Duke marrë shkas nga ky konkurim shkruajta një tekst kënge për nënën. Nënës sime i kam dedikuar një këngë, që titullohet: “Më fal o nënë!”kënduar si në shqip dhe në italisht, për të cilën në festivale dhe konkurse të ndryshme jam vlerësuar me disa çmime.Historia e këtij teksti dhe kënge mbetet e vecantë për mua.Kur emigrova në’ 91,nëna më vdiq por unë nuk dija gjë.Shkrova këngën,2 muaj pasi shpirti i saj kishte shtegëtuar drejt qiellit, mësova lajmin e trishtë.Një redaktor lokal quhej B.Konteramo më njohu me një grup muzikantësh vendas ,tre vetë ishte grupi, bënin këngë.Ju shpreha idenë time për ta kthyer tekstin në këngë.E bëmë këngë dhe hymë në konkurrim.Mora cmimin e tretë për tekstin.Cmimi special.E gjithë kënga ishte në gjuhën italiane.Këtë këngë, një këngëtar italian Gigi Molino e ka kënduar në shqip.Është këngëtari i parë italian, që mori pjesë në Top-Festë dhe këndoi shqip.Viti 2005.Sepse dihet kahu i kundërtë.D.m.th shqiptarët, që këndojnë italisht në mjaftë kompeticione.”Libera di Sicilia” më ka kushtuar një faqe të tërë .Është një gazetë.Si ka mundësi një shqipëtar ,shkruan poezi italisht?

Vidoklipi i fundit:”Nëse nuk punon për vendin tënd”

Historia ime i ka të gjitha brenda: vuajtjen, trishtimin, gëzimin, arsyen, qëllimin, mundimin, bukurinë e rrëfimit. Historia ime është ajo e gjithë shqiptarëve që morën rrugën e kurbetit. Duket sikur është e ngjashme me të tjerat, por kur e dëgjon me vëmendje kupton që kjo histori më përket vetëm mua.Kanë kaluar 20 vjet dhe unë përjetoj ato momente sikur të kenë ndodhur dje.

U ktheva nga emigrimi.Fëmijtë: një djalë dhe një vajzë shkojnë në shkollë.Po mundohem të bëjë një jetë këtu.Disa të dhëna të vidioklipit të fundi:Teksti V.Kociraj.Këndon:V.Kociraj.Referenin e këndon këngëtari italian Gigi Molino.Korri përbëhët nga zëri i këngëtarit dhe një fëmijë 8 vjec.Kënga është regjistruar në Itali.Studio regjistruese:”Mikrofazë”.Kjo studoi, ka një histori të cuditshme.Përvecse mbështet këngëtarin italian Nikola Fabi vendodhja e saj gjëndet në banesën ku kam jetuar unë në Cuneo, kufi me Francën në veri të Italisë.Kur shkova herën e fundit në atë zonë ku kisha jetuar ,aty çuditërisht mësova se banesa ime ishte kthyer në një shtëpi regjistrimi disqesh.

Shkova atje dhe më thanë:”Vladimir,ty po të prisnim!

Vidoklipi është bardhë e zi ,si realiteti ynë i sotmë.Klipi është realizuar në Vlorë dhe në lagunën e Orikut të lashtë.Klipi ndahet në dy pjesë.Një fëmijë, që vizaton dhe i ngjitë në murre vizatimet.Ngre kokën për të parë dhe shikon befasisht se vizatimet janë kthyer në logo partie.Pjesa e dytë:një fshatar hedh farën në ugar. I mbijnë në vend të prodhimit trungje me logo partish.

Ja kënga e plotë e vidioklipit:”Jam poet, nuk jam kengetare/Nuk kam zerin e bilbilit/Jam thjesht koke e kembe shqiptare/Jam nga Vlora e Ismailit/Nuk dua ta them për mburrje/Por pse mos ta them/Ne dialektin e veriut dikush tjeter do te thoshte/“Vlona,krenari e venit tem“/Gjakun e kam kuq si flaka/Pasuria ime eshte fjala/Pi kafe te Pirro Xhaka/Ha pilaf te Pilo Lala/Sepse unë s’jam miliarderë/Nuk jam biznesmen i kapur/Ne Zvicër s’kam qen asnjëherë/Nuk kam korrur droge me draper/Dhe tani, dua te flas me ty/Me degjo,me shif ne sy/Quhesh Edi apo Sali/Nuk dua t’ia di/Je i majte apo i djathte/S’ka rendesi/Ne opozite a ne qeveri/S’ka rëndësi/Apo sikur dhe LSI/Po,ska rëndësi/Unë pra nuk dua t’ia di/Nëse nuk punon per vendin tënd/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Une pra nuk jam miljardere/Nuk jam biznesmen i kapur/Por kam shoke e miq me vlere/Për ta derën e mbaj hapur/Jam i thjesht,jam si ti/Kam gjak nga gjaku i Shqipërisë/Ne komunizmin bardh e zi/Ne një kohe te shkuar,atëherë/Enderroja..ngjyrat e demokracise/Qe nuk erdhi asnjehere/Prandaj due te flasme ty/Me degjo,me shif ne sy/Quhesh Edi apo Sali/Nuk dua t’ia di/Si i majte dhe i djathte/Nga njeri-tjetri nuk ndryshoni/O njerëz..ngriheni kokën lart/Ejani këtu dhe thoni/Duhet te ikësh ti nuk bene/Duhet te ikësh ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Nuk punon për vendin tënd.?/Duhet te ikesh,ti nuk bene/Kupen e ke mbushur plote/Ndaj une po te keshilloj/Mos u beje tradhetor/Se pastaj,do te pendohi/Ke ngrene desh e ke ngrene torta/Jetes ja ke ndjer lezetet/Por nje gje duhet te dish/Ikin vitet,ikin motet/Ti nje dite nuk do t’jesh me/Shqiperia veç do t’mbetet/Ne s’kemi sy te shohim afer/Dhe mbajmë sytë nga Amerika/Unë e di dhe ju e dini/Se ç’është ndryshe politika/Si e majte dhe e djathte/Nga njeri-tjetri ju s’ndryshoni/O njerëz ngriheni kokën larte/Mblidhuni ketu dhe thoni/nuk punon për vendin tënd.?/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Ti nuk bene,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/Duhet te ikësh,ti nuk bene/( Kupën e ke mbushur plote/Ndaj unë po te këshilloj/“mos u beje tradhetor/Se pastaj do te pendohi.!” Vladimir Koçiraj (Vlore,Mars 2013) )

 

Filed Under: Kulture Tagged With: autor librash, autor tekstesh, Gezim Llojdia, Vladimir Kociraj

Pirustët-Fisi i Prushëve Ilir

June 8, 2013 by dgreca

Ne Foto:  Gjetjet piruste ne Plevle (Mali i Zi)/

Shkruan Fahri XHARRA/ Gjakove/

Vendbanimet e para në regjonin e Plevles (Mali i Zi ) njihen që nga koha e vonëshme e Akullit. Faktet që e vërtetojnë këtë mund të gjenden në shpellën Malishina afër Plevles so sotme. Përndryshe vendbanimi më dokumentues nga Koha e Gurit është në Medena Stijena.Populli i parë i qytetruar në këtë regjion ishin  fisi ilir i Pirustëve , të cilët jetuan në tokat e tyre lirëshëm deri  në kohën e pushtimit romak në shek e parë pas Krishtit. Pas pushtimeve dhe shkatërrimeve ,mbi qyetin Ilir ( të cilit nuk i dihet emri) e ndërtuan qytetin e ri , Municipium S . ( S ,është shkronja e parë e qytetit ,të cilit gjithashtu nuk i dihet emri). Pas Docleas , Municipium S (Komuna S) ishte qyteti i dytë për nga madhësia në tokat e Malit të Zi të sotëm. Gjetjet e mëdha historike si bizhuteria, vazat prej qelqi ,poçaria janë gjetur në rrënojat e qyetit. Kurse gjetja më me vlerë është Diatreta ,kupa e qelqit e posaqme për nga punimi ,që është e vetmja e këtij lloji në botë.(Burime të shkruara malazeze).

Pirustae, Peiroustai,Pyrissaioi ose Piroustai ishin fisi ilir që ka jetuar në tokat e Malit të Zi të sotë.Sipas disa burimeve ata kishin jetuar edhe në një territor më të gjerë ,por shumica e arkeologëve së bashku më arkeologun e njohur Britanik Sir Arthur Evans thonë Pirustë kanë jetuar në veriun e Malit të Zi , për rreth qytetit të sotë të Plevles dhe ishin xehetarë me famë. Fama e tyre dëshmohet edhe në monumentet epigrafike të regjioneve të pasura me xeherore në Daki ( Rumania e sotme) .Emrin Pirust apo Pyrissaioi e spjegon Prof.Dr. Skënder Riza duke thënë që emri i tyre mund të zbërthehet vetëm nëpërmjet gjuhës Shqipe : Prushi .

Se Pirustët kanë jetuar edhe më gjërë në vende tjera ilire , Pirustet si përpunues te metaleve shtriheshin  edhe në Mirditëdhe në Malësinë e Gjakovës shembull është Fshati Prushi (rrethi i Gjakovës ) si dhe Qafa e Prushit në bjeshkët e Pashtrikut. Në afërsi të Prushit është xeherorja e kromit e Devës.Pirustët dhe fiset tjetra Ilire Sardeatët dhe Buridustët në shekullin e II-t|, Perandori Trajani ( 98-117 vitët e sundimit të tij) i dergoi në Daki si profesionist të xeheve.

Municipium S ( sot Komini afër Plevles) është një vendgjetje arkeologjike që nga koha e antikuitetit ,në mbrendi të Dalmacisë . Lokaliteti ishte i ngritur në terasën në bregun e majtë të lumit Vezishnica.

Municipium S  iu kishte tërhjekur vërejtjen udhëtarëve  që nga shekulli 18-të dhe ai i 19-të.,vend tërheqës nga ushtarakët e ndryshëm zyrtar ,nga shkollarët e fushave të ndryshme.

Në vitet 1960 dhe 1970 hulumtimet arkeologjike nga profesori i Arkeologjisë Klasike të Universitetit të Beogradit  Aleksandrina Cermanoviç-Kuzmanoviç.Spjegimet për S .. nuk ka , por dihet që Municipiumi S ishte  një vend -lidhje kyqe për mbrendinë  e asaj ane me detin  dhe Salonen ( Splitin).Sipas hulumtimeve , del që Municipium S ishte edhe qendër e madhe administrative -ushtarake.

Pra ,para Romës ishin Pirustët- Prushët Ilir(Artur Evans).mjeshtër të xeheve dhe të përpunimit të metaleve dhe mu për ate gjatë barbarimit romak këta gëzonin një privilegj të madh duke u liruar edhe nga taksat,si dhe nga ana e Konsullit Lucium Anicium e gëzonin lirinë qytetare. Është edhe një supozim që pas bartjes së Pirustëve në Daki, .(shek.II-të pasK) në këto anë Romakët i kishin sjellur fiset tjera ilira.Emrat e banorëve (sipas përmendoreve epigrafike ) ishin karakteristik me ata të anës së Dalmacisë së Mesme.

Gjurmët e Prushëve janë gjetur në Daki(Rumaninë e sotme)  Si e thash edhe më lartë që punëtorët e xeheve ishin sjellur nga Dalmacia dhe i takonin fiseve ilire të Pirustëve, Sardeatëve dhe Buridustëve .Mbi 64 % të emrave Ilir të gjetur në Daki janë gjetur në distriktet minerare. Xehetarët ilir jetonin në bashkësi të mbyllura (Vicus Pirustarum),së bashku me prijësin  e tyre fisnor (princeps). Duke i bartur me vete dhe praktikuar doket dhe zakonet e tyre ,gjithashtu edhe venbanimet i quanin Kështjella (castellum)

Qyteti Alburnus Maior u themelua nga romakët në kohën e Trajanit si një qytet i xehetarëve me kolonistët ilir. Evidenca për qytetin  eshtë gjetur në një tabelëz orej dyllit e datë 6 Shkurt 131. Arkeologët kanë zbuluar nekropole ,galeri minierash ,vegla xehetarësh etj. Romakët u larguan nga Dakia në vitin 271.

Këtu hapet një qështje dhe duhet të spjegohen se pse ka aq shumë fjalë shqipe në gjuhën e sotme Rumune?

Sa i përket historisë së Pirustëve ,më së shumti kanë shkruar serbët por gjithmonë me një dozë të mëshefjes së fakteve duke u munduar të mëshefin aq sa mundin apo duke shkruar në mënyrën e tyre ”… sipas të gjitha gjasave Ilir”.

Fahri Xharra ,06.06.13

Filed Under: Kulture Tagged With: Fahri Xharra, fisi i prusheve Ilir, Pirustet

BEKIMI NUK E VRAU BEKIM FEHMINE- AI NA BEN EUROPIANE

June 8, 2013 by dgreca

Bekim Fehmiu aktroi jeten, aktroi edhe vdekjen. Simbolikisht, ai gjate jetes vdiq shume here dhe gjithnje u ngrite. Me vdekjen, ai shkoje, mirepo ne e takojme cdo dite, nga faqet e gazetave revistave, librave e deri tek ekrani dhe cdo dite flasim me te. Fehmiu nuk vrau vehten, sic u tha, Bekimi nuk e vrau Bekim Fehmiun: Ate e vrau koha e lige./

 Nga Hyse Shkreli/ New York/

Vdekja e Fehmiut nuk ishte ndarje, nuk ishte vdekje, por ishte nje proteste, ishte revolte, vullkan. Disa vite para vdekjes, ai zgjodhi heshtjen si arme, mirepo edhe heshtja e tij fliste. Filmat e tij flisnin per nje talent te pashembult, kurse heshtja per nje mllef, pakenaqes e pezem ne ngjajet qe zhvilloheshin rreth tij, si ne jeten personale ashtu edhe ne ambientin e rrethin ku jetonte.

Bekim Fehmiu lindi e vdiq ne Qershor. Shpirti i tij shkoje larte ne qiell, tek pushojne yjet, kurse trupi rrodhi lumit shqiptar te Prizrenit per te u bashkuar me det e detra te kulturave te botes, ashtu sic rrjedhte filmi i tij dikur.

Na pasuroje me jeten e tij, por edhe me vdekejn. Ndonese vdekja eshte hymbje, ne rastin e vdekjes se tij u ngjallen zere, polemika pyetje, studime te vepres se tij, debate e dialogje si asnjehere me pare. Nder pyetjet me te zeshme ishte ajo e kundershtarave te tij: Sa ishte Bekimi shqiptar dhe cka beri ne kulturen tone? Pse nuk luajti ne asnje film shqiptar etj?

Fakti qe Bekimi jetoje ne Beograd nuk e ben ate me pak shqiptar se shume krijues shqiptar te cilet jetuan ose u shkolluar ne qendra tjera te Europes. Ne kohen e pushtimin Otoman te Shqiperise e Kosoves, shume intelektuale shqiptar , jetonin e shkolloheshin ne Stambol: Athua duhet fshire ata nga kultura jone? Athua duhet eliminuar nga kultura italiane Frenk Sinatren, Martin Skorcizin, Leonardo di Kapron sepse asnjehere nuk luajtne ne ndonje film italian?

Per dallim prej tyre, Bekimi megjithate luajti ne skena shqiptare te Kosoves. Ai ishte aktor i Teatrit (atehere Krahinor) sot Kombtar te Prishtines per disa vite. Ai madje luajti, dhe foli shqip ne filmin “Te arrijsh para agimit” (ne rrolin e Esad Lumit). E per rrole me te medha, as qe kishim filma per Bekimin: Ai ishte me i madh se filmat qe benim. Ta zeme, Bekimi luan rrolin e parene film ne vitin 1953: Cfare produksioni filmik kishim asokohe ne Kosove ose Shqiperi? Nuk kishim madje as kinema, pos ne dy tre qendra te medha, kurse ne Shqiperi sapo krijohej Kinostudioja “Shqiperia e re”, dhe ate me ndihmen e eksperteve rus dhe jugosllav. Ne kohen e vrullit te tij krijues, prodhimtarija filmike shqiptare praktikisht as qe egzistonte ne Kosove as Shqiperi.

Shume here shkruam se Bekimi u shkollua ne Beograd. E verteta, shkollimin baze ai e filloje ne Universitetin Fehmiu,sepse Familja Fehmiu, ishte nje universitet i vogel shqiptar. Ne kohen kur Kosova nuk kishte Universitet, madje as shkolle te larte, ishin disa familja te njohura shqiptare qe luajten rolin e universiteteve shqiptare, si familja Fehmiu, Mekuli, Agani, Zajmi, Kelmendi , Kacinari, Berisha, Begolli, Qena, Shkreli, Mulliqi, etj. te cilat i dhane secila, nga disa emra kultures tone.

Bekim Fehmiu beri udhetim Uliksi jo vetem ne ekran, por edhe ne jeten e tij duke u shperngule nga nje qytet ne tjetrin, nga nje kulture ne tjetren: Kater qytete dhe kater mure paten ndikim te madh ne formimin e Bekim fehmiut si njeri: Qyteti ku filloje nje lufte Boterore,Sarajeva, pastaj qyteti i veteflijimit shqiptar Shkodra, Qyteti i Beses se Madhe Shqiptare (Lidhjes) Prizreni, kryeqyteti i shtetiti te ardhem Prishtina, dhe kryeqyteti i shtetit te fundosur ( Jugosllavise) Beogradi. Ne keto qytete, beri jete e lufte per shumecka.

Kater qytete dhe kater mure do te mbesin keshtjella ne biografine e tij. Disa i pushtoje, disa i ngriti.

Muri i pare te cilin e rrenoje ishte ai qe viteve te 50-ta ndante dhe izolonte Kosoven nga bota, posacerisht ajo perendimore. Duke dale nga nje geto kulturore teresishte e panjohur, cfare ishte shendrruar Ksoova pas Lufts se Dyte Boterore, Bekimi rrenoje kete mure dhe hapi dyer e inspiroje edhe krijues tjere kosovare per hapa te till.

Muri i dyte qe rrenoje, ishte ai i percmimit qe i behej kutlures shqiptare nga Beogradi e Serbija. Ai u ngrite mbi ate urrjetje dhe i beri edhe armiqet e kultures se tij ta admirojne e pranojne artin e tij.

Muri i trete ishte muri i izolimit kutluror qe Evropa Perendimore iu kishte vene asaje Lindore. Viteve te 70-ta, asnje film apo artist i shquar nga Evropa Komuniste nuk arrijti te bente emer ne Perendim. Duke ngadhnjyer ne festivalin e Kanes, Bekimi ishte i pari aktor nga Lindja, qe po fitonte nje shperblim prestigjioz ndekombtar ne Perendim. Shume vite para rrenimit te Murit te Berlinit, nga Regani e Gorbatqovi, Bekimi me disa krijues tjera, kryesishte nga komuniteti hebraik i Evropes Lindore, thyen murin kulturor te Berlinit.

Nje mur e barier tjeter edhe me e madhe per Bekimin ishte hyrja ne Arenen filmike te quajtur Holivud. Atje, hyrja ishte edhe me e rende, pasi qe Holivudi gjate kohes se Makartizmit ishte akuzuar si qerdhe e komunizmit ne Amerike,ndaj ishte tejet hezitant ne pranimin e cfaredo artisti qe vinte nga Evropa Lindore e cila shihej si bastion i komunizmit. Me filmin “Aventurieret”, Bekimi e theu edhe kete mur dhe nuk pranoje kompromis as ne ndryshimin e emrit per qellime komerciale, sic i sygjeruan. Pak nga paragjykimet negative holivudiane per krijuesit nga “Lindja”, e pakez nga etja e tepruar per spektakel, filmi shenoje mbylljen e karieres se sukseseve te Bekimit. Ai u prit ashper nga kritika amerikane, mirepo kjo nuk zvogloje madheshtine dhe vullnetin e Bekim Fehmiut per te vazhduar me projekte tjera.

Ne historine e kombit tone, mbetet fakt qe Bekim Fehmiu ishte i pari aktor shqiptar qe u promovua ne Holivud. Asokohe, Gjon Belushi, i cili sapo kishte filluar karieren e tij ne Televizion, nuk ishte identifikuar akoma si shqiptar. Fakti qe Belushi nuk prezentohej si shqiptar , flet per aftmosferen e disponimin qe mbreteronte ne Holivud ndaj “ardhacakeve” filmik. Per te mesuar kete situate me kombesin e Belushit, duhet shfletuar Biografine e tij te pare, te shkruar nga gazetari tani legjendar Bob Vudvard, i cili u be i njohur pasi qe sebashku me Karl Bernstein zbuloje aferen “Watergate” dhe detyroje ish Presidentin Nikson te jep doreheqje nga Shtepia e Bardhe.

Sipas pershkrimeve te Vudvard, i cili eshte biografi i pare i Belushit, akori ne fillim te karieres, hezitoje te zbuloje publikisht identitetin e tij shqiptar pasi qe Shiperia atehere njihej si keshtjelle tipike komuniste .Njekohesisht, Holivudi qe sapo kishte dale nga akuzat makartiste per “strehim komunistesh’, te cilat sollen burgojke e arratistje artistesh. Disa prej tyre, si Qarli Qaplin, madje u detyruan ta leshojne Holivudin e vendosen ne Europe, ku Qaplin edhe sot ka varrin. Ndaj Belushi, me gjase frigohej se dikush do te mund ta fuste ne listen e “te kuqeve” dhe keshtu do te demtoje karieren e tij ne start. Reth dhjete vite me vone Belushi, del para opinionit amerikan si shqiptar.

Ky fakt nuk njollose biografine e Bellushit, apo stolise ate te Fehmiut: Eshte vetem nje ilustrim i rrethaneve, e atmosferes me te cilen u ndeshen ne Holivud si Belushi ashut edhe Fehmiu e shume te tjere.

Ai zgjodhi Beogradin jo si cak, por si nje shkalle per ne Evrope, dhe bote, pasi qe realisht, asokohe ky qytet kishte industine me te zhvilluar filmike krahasuar me qendrat tjera te Ballkanit. Nga aty, ai hyri ne Evrope e hyri dhe ne kinematografine boterore. Fakti qe ai i kontriboje edhe kultures serbe, nuk na demton, por na pasuron. Ata qe dikur na quanin sharraxhinje, tani e pranuan si yll. Kombi yne edhe me heret , gjate historise , u ka dhene dhene gjenerale , prijse, artiste e krijues kulturave te huaja.

Ne Kohen kur ne Kosove e Shqiperi po perpiqemi te hyjme ne Evrope, kariera e Bekim Fefmiut nxite e inspiron ne kete udhetim. Sepse, ne Europe nuk hyhet vetem me nenshkrime marrveshjes, traktatesh,e liberalizim vizash. Ne Europe, me se pari hyhet me kulture. E Bekim Fehmiu, na beri europjane atehere kur Europen e kishim shume larg. Atehere kur Europa na kishte harruar teresisht.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Bekim Fehmine, Bekimi nuk e vrau, Hyse Shkreli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT