• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2013

Po frynë era e re në politikën shqiptare?

July 10, 2013 by dgreca

Po frynë era e re në politikën shqiptare, e cila për dy dekada është karaketrizuar nga sherret, fyerjet, bojkotet dhe bllokazhet. Palët nuk duken aq të grindur si para 23 Qershorit, datës së zgjedhjeve parlamentare, që diktuan rotacionin politik. Jo vetëm pranimi i humbjes dhe urimi i kundërshtarit prej kryeministrit Berisha dhe dorëheqja e tij nga funksionet politike në Partinë Demokratike, por edhe ulja e tershes Jozefina Topalli, nënkryetare e PD-së dhe kryeparlamentarja, kryeminstrit të pritshëm, lideri i socialistëve Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht kandidati potent për kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, premtojnë betejë të re në politikën shqiptare, jo vetëm me sharje e thirrje, por me argumente dhe mirëkuptim.

Në Iftarin që shtroi Komuniteti Musliman në  Tiranë në nisje të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ishin bashkë, në një tavolinë, Rama, Topalli Basha. Këtë sekret e ka bërë publik Edi Rama duke e përcjellë shënimin dhe fotografinë në Twitter. Po fryjnë erëra bashkëpunimi? Ndoshta është shpejt, por le të presim.

Filed Under: Komente Tagged With: Edi Rama, era te reja, Iftar, Jozefina Topalli, Lulzim Basha, ne politiken shqiptare

DY FJALË PËR SHPIRTIN E BARDHË TË ANTHONY ATHANAS

July 10, 2013 by dgreca

NGA ELIDA BUÇPAPAJ/

Ishte një lajm i papritur dhe shumë i trishtuar mbyllja e restorantit të famshëm Anthony’s Pier 4 të cilit i kishte dhënë këtë emër, djersë e famë një shqiptaro-amerikan me zemër patrioti. Ai që i mungon aq shumë diasporës shqiptaro-amerikane. Anthony Athanas. Shkrimi i Frank Shkrelit është shumë i plotë, në portretizimin e Anthony Athanas, për zemrën e tij të madhe, patriotizmin dhe atdhedashurinë për Shqipërinë, Kosovën, që në Amerikë të mbahej gjallë fryma e Konicës dhe Nolit.

Unë dua t’i shkruaj këto rradhë sepse fati dhe rasti na e dha mundësinë për ta njohur Anthony Athanas. Jemi takuar me të disa herë. Anthony Athanas ishte nga ata njerëz që Zoti i lë të mbeten përherë të rinj. Kur e takoje, nuk mund të thoshe kurrë se kishte përpara një të moshuar që i kishte kaluar të tetëdhjetë vitet e jetës. Elegant, gjithë vitalitet, dinamizëm të merrte me vete me energjitë e tij pozitive. Nga fytyra nuk i hiqej kurrë buzëqeshja e një xhentëllmeni të vërtetë dhe e një shqiptari të madh nga ata që i sjell Zoti rrallë dhe që ne na duhen aq shumë. 

Ajo që krijoi dhe që përfaqësoi Anthony Athanas është në një antitezë të plotë me kapitalizmin e ri shqiptar, barbar dhe të pangopur, që ka si qëllim në vetvete pasurimin individual me të gjitha mjetet, duke e zhvatur dhe rrjepur vendin tonë të dashur. Anthony Athanas ishte kategori tjetër, kategori e asaj që shpreh thelbin e shqiptarit, pa të cilin nuk do t’iu kishim rezistuar harrikanëve të historisë e do të ishim asimiluar me kohë, pa lënë as gjurmë as shenjë.

Njëherë udhëtuam bashkë nga Tirana në Romë. Zoti deshi të na takonte. Ishim në të njëjtin avion me Anthony Athanasin dhe At Artur Liolinin, të dy miq për kokë me njëri-tjetrin, të dy mezi i kishin pritur ato ditë të mira për mëmëdheun e tyre dhe vinin në Shqipëri për të shijuar erën e re të lirisë dhe demokracisë. Më përpara ishim takuar në raste zyrtare dhe gjatë atij fluturimi biseda ishte larg formalitetit. Ata  ishin kuriozë të mësonin më shumë për ne, ne për të mësuar sa më tepër për ata, që ishin dy emra të ndritur të shqiptarëve të Amerikës. Ne kishim me vete fotografinë e Prizrenit, asaj kohe dy-tre vjeçar. Endriti do të lindte disa vjet më vonë në Bernë. Ata e shihni foton e Prizrenit dhe kënaqeshin. Duhet të kishin parasysh e të merrnin me mend gjeneratat e reja që do të popullonin Shqipërinë, rininë shqiptare që do të duhej të gëzonte frutet e demokracisë. At Liolini mbante me vete fotot e fëmijëve të tij dhe na i tregoi. Të dy u entusiazmuan për emrin e djalit tonë, kur kihej parasysh Muri i Berlinit që na ndante ne shqiptarëve si komb. Të dy ishin gjithë shpresa tek e ardhmja e Shqipërisë dhe ndiheshin të lumturuar sepse gjenin arsye të plota për t’u gëzuar, sepse besonim se kishte ardhur koha e rimëkëmbjes, e ringjalljes, e të mirave, pas një diktature të egër dhe monstruoze.

U takuam rishtas me Anthony Athanas me rastin e sjelljes së eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri. Ishte bashkë me çiftin e nderuar Bytyçi, Hatixhen dhe Sabitin, që janë nga ato familje që përbëjnë ajkën e kombit dhe diasporës shqiptaro-amerikane. Ndejtëm bashkë edhe në koktejlin e organizuar me këtë rast në Pallatin e Kongreseve. Na pyeste si shkonin punët në Shqipëri. Nuk lodhej së pyeturi. E kam parasysh si sot, me sytë e tij të qeshur. Ishte i kënaqur që u takuam. Ne po ashtu. U ulëm të tre në bordurat e mermerta të hollit të madh të Pallatit të Kongreseve. Ishte rasti për të folur për Konicën e madh. Ne i thamë me çiltërsinë më të madhe se ai, Anthony Athanas ishte një xhentëllmen që mund të qëndronte pa iu trembur syri në krah të Faik Konicës, për kontributin e tij madhor si patriot. Ai qeshte, si gjithnjë me elegancën e tij si një xhentëllmen i vërtetë, dhe askush nuk mund ta besonte se kishte përpara një zotëri të moshuar, sepse puna e palodhur dhe shpirti i tij i bardhë kishte bërë që të mbetej përherë një djalosh.

Dhe kështu e kam parasysh, një njeri shpirtbardhë. Dhe u bëmë miq. Ka disa alkimi që të bëjnë miq me takimin e parë, me shkëmbimin e parë të fjalëve, sepse përshkoheshim nga e njëjta empathi. „Do t’ju ftoj në Pier 4 na tha, do t’ju ftoj e pres si miqtë e mij. Do ta bëj ftesën sa të kthehem në shtëpi.“ Dhe Anthony Athanas ishte nga ata burra që e mbante fjalën. Sa mbërriti në SHBA, na e dërgoi menjëherë ftesën dhe biletat. Zot i madh, ku t’i gjejmë ata shqiptarë të tillë si ai sot! Zot i madh kthejua shqiptarëve thelbin e tyre që do t’i bëjë të kenë të njëjtin brumë si Anthony Athanas apo Nënë Tereza.

Natyrisht që Anthony Athanasit nuk do t‘ia kishte marrë mendje kurrë që shqiptarët t‘ua bënin ashtu shqiptarëve, t’ia bënin vetvetes së tyre dhe Shqipërisë t’i kthehej si mallkim 1997. Kur do të niste një kalvar i ri dhe gjysmës së kombit do t’i duhej të mblidhte laçkë e plaçkë e me fëmijët në krahë të merrte rrugën aq dramatike të emigracionit. Ne u vendosëm në Zvicër dhe nuk u pamë më bashkë me Anthoni Athanasin. Kur morëm vesh për vdekjen, e qamë me lot, ashtu si qajmë për ata që na dhemb shpirti. Qamë për shpirtin e bardhë të Anthony Athanas.

Dhe lajmi për mbylljen e Anthony Pier 4 na mbushi plot trishtim. Pier 4 ishte një pikë referimi si për Amerikanët, ashtu edhe shqiptaro-amerikanët. Ishte një Shqipëri e vogël në zemrën e madhe të Amerikës. Ishte vetë zemra e bukur e Anthony Athanas. Edhe kur ai iku nga kjo botë. Pier 4 e tij mbeti. Pier 4 mund të kthehej në Muze, mund të vazhdonte të priste e të përcillte miq, por assesi të mbyllej. 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Elida Buçpapaj, shpirti i bardhe

Laci skuqet ne Luksemburg! “Bardhezinjte” humbasin dhe perfundojne takimin me tete lojtare.

July 10, 2013 by Administrator

Laci e ka humbur edhe ndeshjen e kthimit me Diferdanzhe, duke i thënë lamtumirë Ligës së Europës pa lënë ndonjë gjurmë, edhe pse për të shorti u konsidferua si më i favorshmi ndër skuadrat shqiptare që marrin pjesë në Europë. Dy humbje per bardhezinjte dhe nje ndeshje e dyte per tu harruar.

Luksemburgasit e Diferdanzhit konsideroheshin amatorë, por në fakt kemi provuar sërish se dhe skuadrat tona nuk jane ne nivele me te larta dhe mbase meritojne te trajtohen si te tille e jo te paguhen me miliona. Fituesit e Kupës së Shqipërisë kanë pësuar tre gola në dy ndeshjet e këtij raundi, duke shënuar vetëm një të tillë, ndërkohë që nuk vazhdojnë dot më tej me humbjen totale 3-1.

Skuadra e Nicës ka vuajtur presionin e luksemburgasve në kthim, megjithatë ka arritur ta mbyllë pjesën e parë në epërsi edhe pse kane qene vendasit qe kane dominuar kete 45 minutesh ku portieri Bakaj ka shpetuar disa here porten.

Fraksioni i dytë ka qenë shumë i pafat për Lacin, që ka goditur dy herë shtyllën e portës së Diferdanzhit, por pa shënuar dot. Dhe ligji i pashkruar në futboll, po nuk shënove do ta pësosh, futet në fuqi. Luksemburgasit barazojnë me anë të Er Rafik në 55′, pastaj kalojnë në epërsi me të njëjtin autor, në 75′ dhe godasin edhe ata shtyllen.

Në rastin e golit të dytë ka pasur protestë të bardhezinjve, duke e konsideruar si rrjedhojë të një faulli ndaj mbrojtësit Buljan shënimin e golit, por kjo vetëm sa e ka detyruar kryesorin të akordojë kartonë të verdhë, madje të mos kursejë edhe nga një të kuq me pas për Ndrekën, Vucajn dhe Sefgjinin ne minutat shtese te lojes.

Merr kësisoji fund aventura e Lacit në Ligën e Europës, dhe nuk ka mjaftuar as premio prej 40 mije eurosh e premtuar nga Laskajë. Laci ka humbur dhe nje shans te mire per te arketuar fitime te mira nga nje perballje e raundit te dyte me Utrecht te Hollandes. Ata ja kalojne tani “stafetën” skuadrave tona të tjera në këtë kompeticion, Teutës dhe Kukësit, që luajnë pasnesër.

DIFERDANZH – LAÇI 2-1

Golat: Er Rafik 55′, 75′ / Nimani 38′
Diferdanzh: Weber, Rodrigues, Bukvic, Caillet, Pedro Ribeiro (Bastos 84′), Bisevac (Kettenmeyer 90′), Jänisch, Lebresne, May, Er Rafik (Luisi 90+2′), Franzoni.
Trajner: Mishel Lefloshman
Laçi: Bakaj, Danaj, Buljan, Doku, Ndreka, Kastrati, Sefgjini, Shazivari (Rovcanin 85′), Zefi, Vucaj, Nimani. Trajner: Stavri Nica
Gjyqtarë: R.Malek, K.Myrmus, M.Lis (Poloni)
Kartonë të verdhë: May 63′, Bastos 86′ / Vucaj 60′ 86′, Sefgjini 70′, 90+4′, Bakaj 76′, Ndreka 76′ 78′
Karton i kuq: Ndreka 76′, Vucaj 86′, Sefgjini 90 +4

 

Filed Under: Featured

SHBA: 30,000të burgosur në grevë urie

July 9, 2013 by dgreca

Rreth 30,000 të burgosur në Pelican Bay State Prison në kufi me Oregonin, në Kaliforni kanë filluar të refuzojnë ushqimin në atë qëmund të jetë protesta më e madhe në historinë e burgjeve në SHBA/

NGA BEQIR SINA, New York/

CALIFORNIA: Të burgosurit në dy të tretat e 33 burgjeve në Kaliforni, dhe katër shtetet për rreth ku ndodhen burgjet private, refuzuan sot dy vakte për të ngrenë në mëngjes dhe drekë, raporton gazeta më e madhe e Kalifornisë “Los Angeles Times” . Përveç kësaj, shkruan kjo gazetë janë 2,300 të burgosur të tjerë që nuk kanë pranuar për të shkuar në punë ose në klasat e tyre të burgut, sepse janë duke refuzuar ose duke thënë se ata “ishin të sëmurë”.
Departamenti i Burgjeve dhe Rehabilitimit- në Kaliforni, , tha se nuk e pranojnë një grevë të këtillë urie, për deri sa këta të burgosur, nuk kan mbushur as 24 orë, që të njihet grva e urisë të burgosurit duhet të qendrojnë pa hëngur të paktën nëntë vakte të njëpasnjëshme, thonë zyrtarët e shtetit të Kalifornisë.
Ata thanë se protesta është e organizuar nga një grup i vogël i të burgosurve në burgun Pelikan Bay Statet pranë kufirit që ndodhet mes Oregonit dhe Kalifornisë. Sipas tyre prioritet në listën e tyre të kërkesave është për të marrë ndihmë për të burgosurit që mbahen në paraburgosje të pacaktuar për shkak të lidhjeve të tyre ndaj bandave të burgut dhe mosdhënjes së dënimit.
“Ne jemi aktualisht për të pranuar të gjitha opsionet alternative për arritjen e reformës së gjatë por të vonuar në këtë sistem, dhe, në veçanti, për ti dhënë fund torturës të sanksionuar me ligj nga shteti ,” shkroi grupi i të burgosurve që ka marrë përsipër drejtimin e grevës së urisë në një deklaratë të lëshuar të hënën për Koalicionin e Solidaritetit me Grevën e Urisë së të Burgosurve. “Tani ne duhet të vëmë në jetë dhe, në përputhje me kërkesat tona, me anë të grevës së urisë të pacaktuar për të detyruar CDCR – Departamentin e Burgjeve dhe Rehabilitimit- për të bërë atë që është e drejtë për ne – të drejtë.”
“Ne jemi të sigurt se tek ne do të mbizotërojë …. pyetjet e vetmja e qenies gjallë:? Sa do të vdesin nga uria përderisa zyrtarët shtetërorë të nënshkruajën marrëveshjen,” vazhdon deklarata. “Bota është duke na shikuar!” për këtë jemi të sigurtë ” thuhet në dekleratën e grupit të burgosurve që udhëheqin grevën e urisë.
Ndërkaq, Koalicioni i Solidaritetit me Grevën e Urisë së të Burgosurve, tha se është duke planifikuar protesta në solidaritet me të burgosurit. Axhensitë e lajmeve njoftuan se vetëm sot rreth 75 vetë u tubuan në solidaritet në qendër të qytetit Los Angelos dhe dhjetra të tjerë demonstrues u mblodhën përpara portave dhe rrethimit të Burgut “King County Jail” në Seattle .

Kërkesat e të burgosurve janë thirrje për zyrtarët shtetërorë në:

1)Për të ndaluar ndëshkimin në grup për veprimet e individëve
2) Të ndalohen ata që shpërblehen që të japin informacion mbi të tjerët
3) Të përmirësohen kushtet e ushqimit
4) Të happen programet konstruktive për të burgosurit në qeli
5) Të përfundojë mbajtja afatgjatë e izolimit të vetmuar në qeli
Zëdhënësesi i CDCR – Departamentin e Burgjeve dhe Rehabilitimit- në Kaliforni, Terry Thornton i tha gazetës Los Angeles Daily News se reformat e bëra në tetor tashmë i kanë përmbushur kërkesat e të burgosurve dhe më shumë se pritej. Nëpërmjet Programit federal “Step-Down Program” e cila i lejon të burgosurit për të fituar më shumë të drejta në strehim të përgjithshëm, pa hequr dorë nga anëtarësimi në një bandë.
Sistemi i burgjeve në Kaliforni aktualisht mban mbi 10.000 të burgosur në njësitë e vetmisë(nëpër qeli të izoluara) dhe ka nga ata të konsideruar “kriminel të rrezikshëm”, të cilët thuhet se kan shpenzuar më shumë se 20 vjet secili në qeli izolimi (biruca), thuhet në dekleratën e Koalicionit të Solidaritetit me Grevën e Urisë së të Burgosurve. .
Po e njëta shoqatë e cila vepron në liri, thotë se në vitin 2011, të burgosurit organizuan një seri grevash urie mbi të njëjtat çështje që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare. Rreth 12.000 të burgosur të paktën një të tretën e 33 burgjet e Kalifornisë mori pjesë në atë grevë, duke e bërë grevë aktuale pothuajse tre herë më të mëdha, se ishin bërë deri atëhere.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: 30 mije et burgosur, ne greve urie en ShBA, nga Beqir Sina

G O S T I V A R I SI PARATHËNIE E SHPRESËS

July 9, 2013 by dgreca

Shkruan:Eugen SHEHU/ BERNE/ ZVICER/

Është marrë si aksiomë tanimë,shprehja e latinëve se koha në rrjedhat e saj mbyll plagët.Për më tej,kur simbolet tona kombëtare ende po dhunohen publikisht në shtetin artificial të FYROM-it,nuk mund të flitet për plagë të mbyllura dhe histori të kaluara.Klithmat e gjakut të derdhur në rrugët e Gostivarit jo shumë larg se ca vite më parë,akuzojnë ende.Ç’ka mund të ketë trazuar qetësinë shqiptare të atyre viteve  ? Mendoj se janë disa faktorë.

Së pari qyteti i lindjes sime Gostivari,është historikisht e njohur për kontributet e saja në çështjen mabrëkombëtare.Bijt dhe bijat e saj kanë dhënë kontributin më të madh mes të mëdhenjëve për zgjidhjen e çështjes shqiptare,në luftëra,beteja,organizime ilegale,veprimtari patriotike e atdhetare,me një fjalë Gostivari ka qenë dhe mbetet një kështjellë e fortë e nacionalizmit të pastërt shqiptar,ndaj dhe gjithmonë ka qenë në shënjestër të ekstremeve shoveniste,serbe,bullgaro, sllavomaqedonase e komuniste.

Së dyti,Gostivari gjatë gjtha  decenieve të sundimit sllavokomunist ishte një fole e ngrohtë e nacionalizmit shqiptar,i cili në heshtje rrefyzonte gjdo ndërmarje të pushtetit sllavomaqedonas,por edhe ishte iniciatorja kryesore  e lëvizjeve ilegale në hapsirat e Maqedonisë shqiptare.Por edhe një votër e ngrohtë mbrojtëse e veprimtarëve dhe aktivistëve ilegal nga të gjitha hapsirat shqiptare.

Së treti,Gostivari mbeti gjithmonë në shënjestër të nacionalshovenizmit  ortodoks sllavomaqedonas i cili nuk i shuajti kurrë hakmarrjet kundra popullatës shqiptare të këtij qyteti me rrethina që nga kohrat e luftës së dytë botërore , thellë të humbura nga forcat e Xhem Gostivarit dhe nacionalistëve të tjerë shqiptar,për ti kujtuar më pas demostratat e 68-ës,ata të 74-ës,të 81-shit e me radhë,me aktivitetet e saja në të gjitha përpjekjet mbarëkombëtare deri tek rrezistencat e armatosura.

Mendoj se këto janë disa nga arsyet e epsheve në nacionalshovenizmit sllavoortodoks për hakmarrje ndaj popullatës shqiptare të Gostivarit,kështu për të ardhur deri tek dita kobzezë e regjistruar në memorjen e gjdo Gostivarasi si një ditë zie,ku tupanat e mortës paralajmëronin vaditjen e rrugëve të qytetit me gjak shqiptari.

LEGJITIMIMI I PADREJTËSISË

 Në mëngjezin e datës 8 korrik 1997,kish nisur të luhej skenari i përgaditur që ma parë,prej idhtarëve të verbër të boshtit sllavoortodoks Beograd-Shkup.Dhe akti i parë i kësaj drame filloj të shfaqej në sallën e parllamentit sllavomaqedonas dhe realizimi i saj,vë përpara përgjegjsisë kolektive,deputetët e zgjedhur prej elektoratit sllavomaqedonas.Në këtë ditë,parrlamenti sllavomaqedonas miratoi ligjin mbi përdorimin e simboleve kombëtare të kombësive,me ç’rast mohohej plotësisht mbajtja e tyre për shqiptarët etnik.E vërteta është se pro këtij ligji apsurd,votuan deputetët sllavomaqedonas të pozitës ndërsa opozitarët votuan kundra.Grupi i deputetëve shqiptarë të opozitës,në mënyrë të hapur,në çastet e votimit,u largua i indinjuar nga salla.Po të martën mbas dite,zëvendësi i qeverisë sllavomaqedonase,njoftoi (sipas agjensisë Enter) se :”Nëse pushtetarët lokal në Gostivar,nuk respektojnë kërkesën e gjykatës kushtetuese maqedonase,për heqjen e flamujve përpara kësaj komune,atëherë këtë do ta bëjnë organet kompetente”.

Pas kësaj deklarate ( që mund të konsiderohej si një kërcënim i hapur) policia sllavomaqedonase ndërmerri hapin tjetër kriminal.Në befasi të plotë,në mesnatën e 9.korrikut,rreth orës 1-2 ajo arrestoi me dhunë qindra shqiptarë aktivistë të Gostivarit,jashtë çdo lloj procedure ligjore,qoftë edhe prej atyre që vetë parlamenti pat vendosur.Asnjë mandat arrestimi nga gjykata nuk pati në duart e policëve sllavomaqedonas përveç se të armatosur deri në dhëmbë,të cilët shumica të prurë nga monopolet e duhanit e orizit nga rrethinat e Gjevgjelisë ,Kavadarcit,Koçanës e tj,zona të cilët janë të tërbuara nga antishqiptarizmi shoven ortodoks.Midis qindra të arestuarve me dhunë,ishin edhe kryetari i komunës së Gostivarit Rufi Osmani,kryetari i këshillit komunal të Gostivarit Refik Dauti,zëdhënësi i PDSH-së,Ernard Fejzullahu etj.Arestimet në masë u pasuan kësaj nate edhe në heqjen e flamujve shqipatrë nga të gjitha ndërtesat e objekteve shtetërore në Gostivar,Tetovë e Dibër etj,duke dashur të përulnin kësisoj dinjitetin shqiptar,krenarinë emblematike të tij.Me këtë rast,shërbimet sekrete sllavomaqedonase,të kontrolluara tërësisht nga UDB-ja dhe KOS-i,vërtetuan edhe një herë si shum herë fytyrën e tyre të pafytyrë kriminale,duke hyrë e dhunuar edhe votrat e qindra qytetarëve e veprimtarëve shqiptarë.Kuptohet lehtë pse kahu kryesor i goditjes ishte pikërisht Gostivari.Prej vitesh ka qenë dhe mbetet qyteti më krenar shqiptar në kreaturën FYROM,si në pikëpamje të rrjedhava demokratike ashtu edhe në rrafsh të vlerave të nacionalizmit të pastër shqiptar.Mbase nuk duhet harruar fakti që në Gostivar,në vitet 1941-1944,krejt rendin qetësinë,ngritjen e shkollave etj,i siguronte pushteti i cili ishte plotësisht në duart e nacionalistëve të ndershëm shqiptar.Në ato vite,falë pikërisht autoritetit dhe largëpamësisë të atyre burrave,flamuri ynë kuqezi valonte krenarisht në çdo shtëpi e shkollë në Gostivar e rrethina.Nacionalshovenizmi sllavomaqedonas,pra i një “populli” që nuk ka ende historinë dhe flamurin e tij,në vend që t’i shtyje këta në kërkim të simbolikës së humbur të tyre,i nxit për masa të tilla bizantine ndaj shqiptarëve me ç’rast kanë patur një histori,një gjuhë të folur e të shkruar,një flamur-simbol,së paku 6 shekuj më parë.Dita e dhjetë korrikut,do të vinte me përcjelljen në varr të viktimeve të para,të burrave të parë të Gostivarit që dhanë jetën për flamurin tonë kuqezi,për ate simbol të shenjtë i cili përmbledh në vetvehte aspiratën shekullore të shqiptarëve për liri,prosperite,demokraci e bashkim kombëtar.

Vrasjet e tre shqiptarëve të cilët demonstruan hapur dashurinë e tyre për mbrojtjen e simboleve arbërore, e rritën tepërimi revoltën e banorëve të krejt Maqedonisë shqiptare.Përballë kësaj revolte në shpërthim,policia e fshehtë sllavomaqedonase,ndërmori hapa të tjera kirminale duke montuar reparte të tjera nëpër udhëkryqet kryesore të Gostivarit,të gatshëm për reprezalje të tjera.Ndërkaq,në mbramjen e datës 9 korrik,parlamentarët shqiptarë në parllamentin sllavomaqedonas,kërkuan që qeveria në mënyrrë urgjente të japë spjegime mbi terrorin dhe vrasjet e kyrera,por spjegimet veç ishin shum kohë ma parë të përgaditura në sirtaret e shovenizmit sllavoortodoks.

KOMPONENTE ANTISHQIPTARE NË VEPRIM

 Mendoj se ka influencuar së tepërimi,propagnada e Shkupit shoven e cila duke u rrekur t’i fshehë e minimizojë masat represive të qevrisë sllavomaqedonase,arritiu së paku një objektiv në arenën ndërkombëtare,natyrisht duke pasur në krah të vetin diplomacia sllavomaqedonase edhe disa politikan shqiptarë nostalgjik të ish mbeturinës komuniste jugosllave.Kështu u caktua të shkojë në Shkup,komisioneri i lartë i OSBE-së,për minoritetet,Van der Shtul,i cili do të mundësonte edhe një fare “zgjidhjeje të problemit”,këtë lëvizjeje të politikës mafioze të qeverisë sllavomaqedonase, e mbështeti edhe lobi sllavoortodoks në ballakn me elemntin e tyre në zyrat e OSBE-es.Misioni i Van der Shtulit,do të menodeh i gabuar që në fillim prej disa analistëve përëndimorë.Dy-tri gazeta gjermane të atyre ditëve e quajtën madje qesharake këtë misioner i cili ishte i mirë informuar dhe me predispozitën për interesim ndaj minoriteteve dhe jo ndaj rastit në fjalë,ku shqiptarët janë më shumë se 40% e popullsisë së këtij shteti të ngjitur me pështyme disa decenie më parë.Van der Shtul do të dështonte ashtu sikundër në Shqipëri e më pas edhe në Bosnjë ndaj krimeve shovene serbosllave.Në bisedën që Rufi Osmani,ka bërë me të,në mjediset e paraburgimit,ia ka spjeguar me hollësi ç’kish ndodhur,duke u ndaluar sidomos në ato plane çka fshiheshin prapa heqjes së flamujve.Por mesa duket për Evropën “e qytetëruar” çështja e flamurit të shqiptarëve,mund të jetë edhe si çështje e kaluar,që nuk ja vlen të rimeresh.Përkundër kësaj,kryeministri  gjakatar sllavomaqedonas Cërvenkovski,vetëm dy ditë pas dhunës së Gostivarit,përgëzoi pjestarët e policisë kriminale që sipas tij:”Kanë kryer më së miri detyrën që u ishte besuar”.Në unison me këtë deklaratë,mund të merret edhe kërcënimi në po ate ditë i kryekriminelit  dhe antishqiptarit të tërbuar Gligorov,i cili u shpreh tekstualisht ndaj shqiptarëve se “Do të jetë me rrezik vazhdimi i rezistencës së tyre”.Më pas  situata e tillë e rrezikshme u përcuall edhe në Dibër,Strugë dhe Kumanovë.Pas këtyre ngjarjeve ishin me dhjetra letra e telegrame që arritën në Shkup,në qendër të misioneve diplomatike të huaja,sidoqoftë,protestat shqiptare binin në vesh të shurdhër,qëndrimi i ftohtë i këtyre misioneve në Shkup e gjetkë,dëshmonte trajtën e palëvizshme të qëndrimit ndaj shtetit amë,përndryshe detyrimin që këta shtete kishin ndaj boshtit Beograd – Shkup.

 SHTETI AMË… APO NJERKË ?

 Ngjarjet e Gostivarit,nuk mund të kalonin heshturazi në Shqipëri.Në shtetin tonë amë,mijëra shqiptarë marshuan drejt ambasadës së FYROM-it,duke protestuar zëshëm si “Shkupi-kryeqytet i Dardanisë” mandej “Shkodra,Tirana e Vlora janë në Gostivar” edhe parrula si “Shkupi,Tirana, Prishtina,Janina” mbulonin pankartat demonstruesit,duke rënë në sy edhe këngët patriotike të shoqatës “Dardania”,ndërsa në protestën e lexuar pos të tjerave thuhej se “Gjaku i derdhur në Gostivar,çjerr përpara botës perden e krimit të kuazidemokacisë së shtetit tuaj, e cila është demokraci e tankeve dhe e automatikëve.Ju bëjmë me dije se gjaku i derdhur në Gostivar,në mbrojtje të flamurit kombëtar nuk mund të shlyhet dot,asnjëherë”.E vërteta është se këto tubime,protesta,deklarime e qëndrimeve nacionale,ishin  njëra anë e medaljes,Ana tjetër ajo më e turpshmja,më paradoksalja,më ogurzeza është qëndrimi socialisto-komunist i Tiranës,në një deklaratë e cila ende sot dallon prej njollash turpi,ku asnjë nuancë dhimbjeje për të rënët e Gostivarit,asnjë fjalë humane për qindra të plagosur e maltretuar,por vetëm disa fraza të ftohta të cilat Shkupi shoven i ka dëgjuar duke qeshur.Duam apo s’duam,kjo butafori politike më jep të drejtën tju kujtoj vitin 1945,atëherë kur sllavomaqedonasit kryenin masakra të përgjithshme në Maqedoninë shqiptare ndërsa klika e Tiranës së kuqe,u binte borive të miqësisë vëllezërore me popujt e ballkanit.Po ato ditë Paskal Milo (minoritar grek),i cili  në përgaditje për postin e ministrit të jashtëm,pat bërë një deklaratë të shëmtuar ( jo pa qëllim) në të cilën popullsinë shqiptare mbi 40% të Maqedonisë perëndimore e pat quajtur minoritet.Kjo deklaratë turpi u përshëndet nga Shkupi shoven,por u denoncua ashpër nga partitë politike shqiptare të spektrit të Djathtë.,si një deklaratë antishqiptare që sinkronizohet me qëndrimet më të ndyra të shovenizmit sllavo-maqedonas.

Ultranacionalistët e Shkupit shoven,ata që i vunë flakën Gostivarit,ata që vranë e maltretuan mbrojtësit e flamurit tonë kombëtar,ata që më pas legjitimuan këtë gjakderdhje,në fundkorrikun e vitit 1997 do të vazhdonin gjyqet farse ndaj atdhetarëve shqiptarë,pikërisht duke parë se Shqipëria nuk sillej si shteti amë por si njerkë e jona.Shovenistët sllavoortodoks përsëri u liheshin duart e lira për të vazhduar krimet dhe proceset e montuara politike ndaj shqiptarëve,prona dhe votra shqiptare rrezikohej deri në skajshmëri,ndërsa qytetari gostivaras humbte vlerën përballë krimit ditorë.

SIMBOLIKAT SI KUNDËRVËNIE

 Simbolikat kombëtare përfaqsojnë një histori të tërë me epikën dhe tragjizmin e tyre.Anipse ato janë ngjizur me një moment të caktuar të historisë,bashkëjetesa me fatet e popujve ka qenë e mbetet shekullore e palujtshme.Parë në këtë rrafsh,unë them se lufta antishqiptare për flamur,asesi nuk mund të jetë shprehje e një nacionalizmi romantik të vonuar.Por ajo luftë ka qenë dhe është,betejë për të drejtat themelore për liritë e harruara,për prosperitetin dhe tek  e mbramja për vetë egzistencën e shqiptarëve etnikë.Se sa e rrezikuar është kjo egzistencë prej sulmeve të verbërta shovene,mund ta rrëfejnë dhjetra ngjarje në këto shtatë  decenie të triumfit të internacionalizmit proletar në ballkan dhe Evropën Lindore.Në FYROM nuk pati asnjë precedent të djegjes së “flamurit maqedonas” për të vënë flamurin shqiptar.Por me djegjen e flamurëve shqiptar,me vrasjet e njerëzve që e mbajtën ate,policia kriminale e Shkupit shoven kërkonte të vriste në radhë të parë historinë tonë,në përpjekje për ta mbuluar ate me një histori të shkurtër në kohë krejt të sajuar nga të tjerët.Të pretendosh paskëtej,të fshish nga kujtesa e një kombi,një flamur lavdie disa shekullore duket tepër donkishotesk dhe e rrezikshme.Kjo ngase duhet të varrosësh një etni të tërë,me kontinuitetin psiko-moral,me vlerat e fituara përmes sakrificave sublime.Në rastin më konkret,synimet e gostivarasve që mbajtën me gjak flamurin tonë kombëtar,ata e vunë jetën e tyre,jo vetëm në mbrojtje të historisë shumshekullore tonën por edhe të egzistencës fizike e morale të kombit tonë,duke u dëshmuar segmenteve kriminale të shtetit sllavomaqedonas se shqiptarët në asnjë rast nuk do të konsiderohen si qytetarë të dorës së dytë,në vatrat tona,në trojet autoktone shqiptare.

Tek e mbramja,une do të thosha se ngjarjet e Gostivarit,në 9-të korrikun e vitit 1997,shërbyen si prologu i një stuhie të madhe që afronte.Brenda zemrave të gostivarasve të mij,jetonte jo vetëm dëshira për flamur e shkollë shqipe,por krejt dimensioni njerzor që të fal liria.Ndaj në horizontet e Maqedonisë shqiptare nuk do të vononin krismat e pushkëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,të cilat paralajmëronin rizgjimin e shpresave për qëllimin emblematik të shqiptarëve,liri,bashkim, prosperitet e ardhmërinë kombëtare,në tokat ku zoti ua ka falur shqiptarëve.Dhe amanetet e   dëshmorëve të kombit,le të jenë të shenjta për gostivarasit e mij.

                                                                                                                                           Bern-Zvicër

Filed Under: Featured Tagged With: Eugen Shehu, Gostivari, si parathenie e shpreses

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • 59
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT