Presidenti amerikan, Barack Obama, kërkoi autorizimin e Kongresit për ndërhyrje ushtarake në Siri.
Gjatë fjalimit që e mbajti në Shtëpinë e Bardhë, Obama deklaroi se SHBA-ja duhet të ndërmarrë aksion ushtarak, por është me rëndësi që të ketë debat, por edhe votim në Kongres, i cili mblidhet më 9 shtator.
Ndërkohë, SHBA-ja pohon se raportet e saj të shërbimeve inteligjente sugjerojnë se Qeveria siriane ka kryer sulme me armë kimike më 21 gusht, me ç’rast kanë vdekur 1429 persona.
Obama tha se intervenimi ushtarak në Siri do të ishte i limituar për nga kohëzgjatja, por i fuqishëm për të parandaluar sulmet e mëtutjeshme me armë kimike.
Sipas tij, intervenimi ushtarak megjithatë mund të ndodhë në çdo kohë, nesër, javën e ardhshme ose në një të ardhme të afërt.
“Nuk mund të bëhemi sikur nuk shohim atë që ndodhi në Damask, ku u vranë gra e fëmijë”, theksoi presidenti Obama.
Por, pavarësisht nga përgjigja e Kongresit, për apo kundër sulmit në Siri, Obama, si komandant suprem ka autorizim që të urdhërojë sulmin pa miratimin e Kongresit.
Në anën tjetër, presidenti rus, Vladimit Putin, deklaroi se do të ishte e pakuptimtë nëse Qeveria siriane do t’i provokonte kundërshtarët e vet me sulme kimike, derisa kërkoi nga SHBA-ja dëshmi për përdorimin e armëve kimike.
Archives for August 2013
Obama Decides To Attack Syria, Seeks Approval From Congress
U.S. President Barack Obama says he has decided that the United States should take military action against the regime of Syrian President Bashar al-Assad, after U.S. intelligence reports confirmed the regime has used chemical weapons in the suburbs of Damascus.
Obama said he would first seek authorization from the U.S. Congress for the use of force, with a debate and vote as soon as Congress comes back into session.
Calling the UN Security Council “paralyzed” on the issue, Obama said limited U.S. military strikes would not require authorization from the Security Council.
Earlier on August 31, Russian President Vladimir Putin challenged the United States to present evidence to the United Nations to back their claims that the Syrian government used chemical weapons.
During a visit to Vladivostok on August 31, Putin said it would be “utter nonsense” for the Syrian government to use chemical weapons when its forces are winning in the fight against rebels.
“Common sense speaks for itself. The Syrian government forces are advancing, in some regions they have surrounded the rebels. In these conditions, to give a winning card to those who are calling for a military intervention is utter nonsense,” Putin said.
U.S. President Barack Obama said he would first seek authorization from the U.S. Congress.
U.S. President Barack Obama said he would first seek authorization from the U.S. Congess.
“It does not fit any logic, especially on the day of the arrival of the UN inspectors, so I am convinced that it is just a provocation by those who want to pull other countries into the Syrian conflict, who want to gain support from powerful international players, first of all — the United States.”
A U.S. intelligence report said U.S. officials had “high confidence” the Syrian regime carried out the August 21 attack, which the report says killed 1,429 people.
Would Military Action Against Syria Be Legal?
On August 30, Obama said Washington was considering the possibility of what he called a “limited, narrow” military operation to send the message that chemical weapons should not be used.
“The world has an obligation to make sure that we maintain the norm against the use of chemical weapons,” Obama said. “Now, I have not made a final decision about various actions that might be taken to help enforce that norm.”
The Syrian government has condemned the U.S. report as “fabricated” and based on “lies” put forward by rebels.
The Syrian government has denied involvement in any chemical attack, instead accusing rebels of being behind such attacks in a bid to trigger Western intervention and reverse battlefield losses.
‘Utter Nonsense’
Putin said Obama, a Nobel Peace Prize laureate, should consider potential victims of a military strike.Russian President Vladimir Putin said the alleged attack was an attempt by the rebels to draw the West into the war.Russia, a longtime ally and arms supplier to the Syrian government, has said any use of military force without UN approval would be a breach on international law.
Russia has blocked efforts in the UN Security Council to agree on a resolution that would authorize foreign strikes in Syria.
Putin said plans to deliver strikes against Syria have been prompted by recent Syrian government’s advances against rebels.
He said the British Parliament’s decision not to sanction participation in military strikes was unexpected, and showed “there are people of common sense there.”
A Russian Foreign Ministry statement on August 30 called for Washington to await the results of a United Nations investigation into the alleged attack.
The lack of a Security Council resolution has limited the number of countries that have publicly said they would back a U.S.-led military operation.
Only France has publicly indicated it is ready to join any U.S. attack. Britain said it would not be involved after lawmakers voted down a motion on August 29.
In Turkey, Prime Minister Recep Tayyip Erdogan said any international military intervention should be aimed at bringing an end to the rule of Syrian President Bashar al-Assad.
Erdogan said the point of any military action should be to stop the bloodshed and weaken the regime “to the point where it gives up.” He said an operation of one or two days “will not be enough.”
Erdogan cited the NATO operation against Serbia during the 1999 Kosovo war as an example. That war ultimately led to a change in government in Belgrade.
Earlier on August 31, United Nations inspectors who have been probing the alleged chemical-weapons attack near Damascus left Syria, crossing into Lebanon after carrying out four days of inspections.
Later, they arrived in the Netherlands from Syria and spoke with UN Secretary General Ban Ki-moon about their investigation.
Martin Nesirky, Ban’s spokesman, said the team left Syria early on August 31 in order to safely transport medical and soil samples to two designated laboratories in Europe where they will be analyzed.
“The team which is now in the Netherlands will be spending the day [on September 1] collating the samples and other evidence which they have, prior to the testing in the laboratories in Europe,” Nesirky said.
“The United Nations mission is uniquely capable of establishing, in an impartial and credible manner, the facts of any use of chemical weapons based directly on evidence collected from the ground.”
Speaking at United Nations headquarters in New York, Nesirky told journalists that the UN chemical-weapons experts plan to return to Syria to continue their investigation, because it is not yet completed. He did not specify when they would return.
“We have given an undertaking — the team has given an undertaking — to the Syrian authorities that it will return to complete its investigation of all pending allegations. That remains the case,” he said.
Nesirky stressed that the UN chemical-weapons experts had a mandate to confirm whether or not chemical weapons have been used in Syria.
He said the investigators would not extend their probe to the question of who was responsible, if anyone, for launching chemical attacks in Syria.
“The mandate is the mandate. The team and the secretary-general will abide by that mandate,” Nesirky said.( A picture released by the U.S. Navy shows the guided-missile cruiser “USS Gettysburg” (left) and the aircraft carrier “USS Harry S. Truman” transiting the Strait of Gibraltar earlier this month on their way to the Mediterranean Sea.)
RFE/ RL With reporting by Reuters, AP, Interfax, AFP, and dpa
Fillimi i një fushate ushtarake të një lufte të “mbaruar”?!
Nga Zaim Kuçi/
Me gjithë angazhimin e kohëve të fundit të mbarë botës për situatën në Siri, tashmë me vonesë, bazuar në katastrofën çnjerëzore të kryer në këtë vend nga një regjim vrasës, vlerësoj më shumë sipas meje një “bërje sehir” të organizmave ndërkombëtare dhe të shteteve “elitë” të botës përballë fakteve tronditëse të kësaj tragjedie të shekullit.
Ajo çpo ndodh në tokën e djekur siriane, ku një popull i tërë i viktimizuar kulminizohet me pamje tronditëse të fëmijëve të mbytur në gazet misterioze kimike të kohës moderne, tregon se bota u paaftësua përballë kësaj drame lufte ku shteti vrasës u vendos në pozicione luftarake kundër popullit të vet. Ajo u tregua e paaftë të parashikonte dhe të parandalonte që kriza të mos zgjerohej drejt një lufte civile, për më tepër të mos shndërrohej në një konflikt rajonal. Kjo botë moderne ku ne jetojmë, ka kuptuar se lufta mori përmasa kombëtare pasi u shkaktua jo vetëm nga politikat konfliktuale të presidentit diktator, mbrapa të cilit janë dhe interesat globale të një rusie të sëmurë apo kineze në këtë vend dhe në rajon, por edhe nga mungesa e diplomacisë vepruese të saj, më tepër, nga indiferentizmi për humanizëm botëror.
Ajo që paraqitet e “zbukuruar“ në kohën e sotme është fakti se, prioritet dhe tendencë e botës së sotme janë mobilizimi, veprimet dhe propaganda per eleminimin e pasojave të luftës, pra kur lufta ka mbaruar. Tmerret e luftës të filluar prej shumë kohësh në Siri, bilanci tragjik me vrasjet e mbi 15O mijëve sirianëve, me qindra mijëra të plagosur, si dhe largimet masive të mbi 5miljon sirianëve, (popullsia 20 miljon) nuk mund të riparohen më nga solidariteti i botës duke dërguar forca dhe mjete apo ndihmë logjistike, ata nuk kthehen më, është tepër vonë.
E vërteta është se, studiues, analistë, strategë të botës mbarë nuk kanë mundur të japin një përgjigje afatshkurtër apo të na ofrojnë për zgjidhje një strategji veprimi afatgjatë, pasi për vite të tëra nuk po gjendet formula për të zgjidhur ekuacionin më të vështirë të botës, për të parashikuar dhe parandaluar luftën në kohë. Për të fituar luftën e ideve dhe vlerave që vlon prej kohësh dhe pjell shkatërrime, për të na ofruar një kuptim më të qartë se cilët janë treguesit e mjaftueshëm për të sensibilizuar njerëzimin për katastrofën e shkaktuar nga udhëheqës diktatorë që sakrifikojnë jetën e të tjerëve, çfarë të drejta kanë ata për të humbur vlerën më të shtrenjte -jetën e njerëzve të vendit të vet- dhe si i kuptojnë këta vrasës motivet e tyre për veprim. Kjo mungesë zgjidhje ka stimuluar sjelljen ekstremiste të elementeve te tipit “naziskin” vrasës.
Por, le të ndalemi tek Organizata e Kombeve të Bashkuara, tek ky organizëm ligjërisht paqësjellës, duke shtruar pyetjen, a është sot ky organizëm funksional për interesa të paqes globale? Sa dhe si ky organizëm është i aftë të parashikojë dhe të parandalojë krizën dhe të shmangë luftën? Cila krizë e çfaqur në një shtet apo rajon është shmangur nga roli, efikasiteti dhe angazhimi i këtij organizmi? Në fillimet e krijimit të kësaj organizate bota u duk më e sigurt, madje u krijua një përshtypje se lufta do të ishte larg.
Fuqitë globale të asaj kohe gjetën gjuhën e përfaqësimit ballancues tek Këshilli i Sigurimit. Këto organizma, krijesa sigurie, arritën në formulimin e Nenit të famshëm 51 të Kartës se OKB-se, “Parimi i vetëmbrojtjes” i cili u vlerësua si shpëtimtarë dhe një nga arritjet më të arrira të asaj kohe për të parashikuar dhe parandaluar konfliktet kërcënuese të brishtësisë së kohës në zhvillim. Të paktën, me këtë Nen konfliktet e armatosura ndërshtetesh, pra veprimet luftarake të një shteti ndaj nje shteti sovran, u dukën se gjetën organizmin mbrojtës global për një kohë relativisht të gjatë.
Ajo që duhet analizuar dhe vlerësuar nga këto dy dekada të fundit, nga ky globalizëm i tejshpejtuar është fakti se bota globalizohet dhe individi tkurret, pra ka lindur një botë pragmatiste ku humanizmi është zëvendësuar nga individualizmi. Në këtë situatë të re politike, ekonomike dhe sociale të botës, zor se gjen vend unanimiteti për sigurinë në një proces vendimarrje në shkallë të gjerë. Reagimet e organizmave të sigurisë globale ndaj lëvizjeve që përfshinë vendet “pranverës” arabe apo konfliktet e deritanishme të zhvilluara në botë ishin të vonuara.
Në këtë gjeopolitikë globaliste të ardhur, shtrohet pyetja, në se strukturat e Këshillit të Sigurimit të OKB-se a janë riformuar dhe riformuluar në përputhje me këto ndryshime që tashmë janë evidente për shoqërinë? A është në operacionalitetin e duhur ligjor dhe a ka kapacitetet e nevojshme për forcën dhe rolin që duhet të luajë Organizata e Kombeve të Bashkuara, si organizëm vendimmarrës, për sigurinë e paqes globale? Sipas meje, Këshilli i Sigurimit është kthyer në një organizëm paaftësie përballë krizave dhe vatrave të luftës të kudo ndodhura në planet. Psh, në vlerësimin e situatës të humbjeve njerëzore në Siri, Franca prej kohësh ka dhënë versionin e saj për përdorim force, por shtetet formuese të kësaj organizate paqebërës nuk vlerësuan aspak bilancin e luftës civile dhe heshtën përballë viktimave në rritje në këtë vend.
Për sa më sipër, tashmë janë disa tregues për të reaguar dhe ndryshuar strategjinë apo konceptet vepruese të OKB. Në kujtesën e popullit shqiptar, si reagimet e organizmave të sigurisë në ngjarjet e -87 apo ndërhyrja luftarake në Serbi, për çlirimin e Kosovës dhe hezitimi i tanishëm për ndërhyrjet në Siri, lë të kuptosh se hallakatjet për një veprim të armatosur vërtetojnë se e drejta e argumentit (konceptet ligjore) për veprime luftarake ka evoluar dhe se e drejta ligjore ndërkombëtare kërkon evoluim për përmirësim ligjor. Kjo është paaftësi për sigurinë e popujve.
Për dakortësi vendimmarje shtetesh, është urgjente rishikimi i një pakete ligjore apo gjetjen e një mekanizmi rregullues për rastet psh: kur krimet masive kundër njerëzimit janë vepër e një qeverie diktatoriale, pra kur krijohen katastrofa humane të shkaktuar nga vet shteti. OKB nuk duhet të mbajë një qëndrim formal, thjesht për t’i denoncuar apo dënuar ato, por ky organizëm duhet të ketë potencialet e duhura, forcat dhe mjetet e mundshme për të parashikuar dhe parandaluar krizën që bëhet premisë për luftë. Këto organizma nuk e mbarojnë detyrën me konstatime, me dënime formale por ato veprojnë.
Duket qartë se, aktualisht e drejta ndërkombetare është në diskoordonancë me dëshirën mbarë botërore të popujve për të përdorur forcën kundër regjimeve të shteteve diktatoriale dhe paaftësisë apo pamundësisë ligjore të Këshillit të Sigurimit për të autorizuar përdorimin e forces luftarake kundër regjimeve diktatoriale. Ky pasivitet për veprim në kohë ka krijuar dhe imazhin se OKB nuk garanton paqen globale.
Në këtë vorbull pasigurie, popujt e botës së civilizuar kanë hedhur sytë dhe shpresojnë tek forca e vetme e botës, SHBA, si shpresëdhënës për vendosjen e paqes globale. Aktualisht, SHBA të ndodhur përballë indiferentizmit humanist të shteteve elitë (rasti Anglia , Gjermania etj), janë në kërkim të aleatëve për të vepruar në Siri, ky është një sinjal që bota ka nevojë për një “tutor” të vetëm ndërkombëtar dhe se SHBA gëzojnë politikisht, ekonomikisht, demokratikisht dhe ushtarakisht të dirigjojnë botën mbarë. Në raste ekstreme si ai i Sirisë, ata duhet të shpejtojnë për të vendosur veton, kjo për të shpëtuar jetë njerëzish.
Në se analizojmë, si konfliktet globale të deritanishme dhe ato të brendshme të vet shteteve, duket se zhvillimi i luftrave më tepër ka pasur influencën për interesa të individit delirant se sa zhvillimin e interesave kombëtare të vet shteteve dhe përballë këtij fakti ka qëndruar dhe qëndron indiferenca e atyre organizmave që kanë të drejtën e forcës së reagimit.
Në këtë rritje ambicie antinjerëzore, ndoshta dhe të stimuluar lufte, ende në horizont nuk janë shfaqur mekanizmat e duhura për të përmbysur plane e projekte armësh dhe lufte të individëve të veshur me petkun pushtet, duke afruar zgjidhje për konfliktet e shoqërisë.
Në epokën e globalizmit vërehen ndryshime të shpeshta dhe të shpejta politike dhe ekonomike, sidomos në shtete me demokraci të brishtë, ku individët me populizmin falls marrin rol përcaktues në emër të interesave të shtetit.
Le të shkojmë më tej problemit në fjalë, sipas meje, ajo që plotëson më tepër subjektin e këtij shkrimi është fakti se, …. as edhe Londra e qytetërimit evropian nuk ishte e mjaftueshme për të civilizuar studentin sirian Bashar Al-Asad; e të tjera histori të ngjashme diktatorësh formuar dhe në perëndim, tërheqin konkluzionin se, përballë këtyre specieve antinjerëzore (të sëmurët mendorë), bota nuk duhet të hesht, ata duhen të largohen herët…. edhe në mënyra dhe forma të tjera, kjo është e domosdoshme për t’u bërë, kështu shpëtojmë jetë njerëzish.
Kukesi:”prapa me vjen historia”.
Nga Albano Kolonjari
“Endren tone e nderpreu nje kundershtar i fuqishem sic ishte Trabzonspor. Kukesi tashme eshte nje legjende dhe do te mbahet mend per shume vite. Arritja qe beme ishte historike keshtu qe nuk na ngelet gje tjeter vecse te pergezojme lojtaret per suksesin e madh”, shprehet drejtori teknik Sulejman Starova.
Nje histori brilante e nje skuadre te vogel. Kuksianet te cilet tre sezone me pare ishin ne Kategorine e dyte, kete vit realizuan ate qe asnje skuader shqiptare nuk kishte mundur ta bente me pare duke kaluar tre turne ne Europa Lige. “Askush nuk e mendonte se ne do te arrinim deri ketu, por ne saje te nje angazhimi te madh, dhe punes se palodhur te te gjitheve realizuam ate qe askush nuk e ka bere per shume dekata”, deklaron Sulejman Starova.
Por historia e Kukesit mund te mos perfundoje ketu. Trabzonspor rrezikon denimin nga UEFA dhe Kukesi mund te luaje ne ndeshjet ne grupe ne Eurpa Lige. Lajmi eshte i lidhur me faktin se dy klube turke Fenerbahce dhe Beshiktash jane penalizuarr nga UEFA, per trukim te ndeshjeveeee. Mesohet se ne Gjykaten e Arbitrazhit jane edhe dy skuadra te tjera turke Trabzonsopr dhe Gallatasaraj. Nese Trabzonspor do te gjendet “fajtor” atehere do te jete Kukesi ai qe do te luaje ne Europa Lige pavaresisht se i ka humbur te dyja ndeshjet me turqit 0-2, 1-3. Skuadra e Kukesit ne Europa Lige eleminoi Flora Talin, Sarajevo dhe Metalurg Donjeckun. Skuadra e Kukesit e zhvilloi takimin e pare ne Estoni dhe e perfundoi aventuren e saj ne Turqi.
Kukesi tashme ka filluar pergatitjet per ndeshjen hapese te sezonitt te ri. Takimin e pare kuksianet do ta luajne ne stadium in “Roza Haxhiu”, te qytetit te Lushnjes, perballe skuadres vendase qe eshte Kampionia ne fuqi i Kategorise se Pare. Dje presidenti i klubit Safet Gjici nenshkroi kontrata me tre futbolliste, kapitenin Hallaci, portieret Halili dhe Koci, pasi marveshja e tyre me klubin kishte perfunduar. Nga ana tjeter klubi verior beri te ditur se kishte ofruar ne ekip mbrojtesin gjirokastrit Ylli Shameti. Gjate sezonitt te ri skuadra nuk do te kete ne perberje te saj mbrojtesin roland Peqini, i cili do te luaje per Tiranen.
Sipas president it Gjinci:”Kukesi synon kete sezon te fitoje per here te pare titullin Kampion dhe do te synoje te perserise vitin e ardhshem ne Europe, suksesin e keti viti”.
NAIM FRASHERI DHE KRISHTI…. tek “Lulet e Verës”
Esse nga Aristotel Mici/ Massachusetts/
Në librin poetik “Lulet e Verës” të Naim Frashërit, botuar më 1890, midis vjershave të tjera ndodhet edhe ajo qe titullohet “Përpara Krishtit”. Për arsyet më naïve kjo vjershë është lënë në harresë prej studjuesve dhe kritikëve letrarë. Mendimi ynë është se kjo vjershë jo vetëm nuk duhej injoruar, po të ishte analizuar me seriozitet e dashuri. E para, sepse është pjesë e përrmbledhjes poetike “Lulet e Verës”. Së dyjti, se me këtë poezi qartësohet edhe më shumë ideja rreth humanizmit të Naimi Frashërit si edhe të kuptuarit e filozofisë së tij për personin e sakrificës dhe të martirizimit. Së treti, poezia “Para Krishtit” nuk duhej lënë në harresë edhe për faktin se është shprehje e tolerancës fetare e vetë autorit në të njëjtën kohe, e gjithë lexuesve, pra e mbarë popullit shqiptar. Kështu Krishti te “Lulet e Verës” nuk është një figurë religjioze, sepse nuk trajton motive fetare, përkundrazi, me personin e Krishtit poeti jep mendimtarin humanist, i cili brengoset për vuajtjet e padrejtësitë në shoqëri.
Madhështia e Krishtit në poezi shprehet në thjështësinë e Tij. I thjështë midis të vuajturve, Ai guxonte të thoshte të vërtëtën për mirësinë, për të drejtën, për njerinë. Për t`u mësuar njerzëve të vërtetën , ai nuk u tremb deri në sakrifikim, deri në kryqëzim, duke u bërë ashtu një Promethe i ri i njerëzimit. Jo më kot gjithë bota e qytetëruar e ndanë Kohën e Vjetër, të cilën e quan Para Krishtit, nga Kohën e Re, Pas Krishtit, pra e kthen Krishtin kështu, si pragun kohor më të madh të njerëzimit.
Nisur pikërisht nga akti i martirizimit, Naim Frashëri e shikon Jezu Krishtin kryesisht si njeri, pra e zbret nga kupola qiellore dhe e shikon si njeri tokësor.
Djalëth njeriu i Perëndisë
Fytyra jote mua më tregon
Ah ! Të keqijat e njerëzisë,
Që ka punuar dhe punon…
Pra fyutyra e vuajtur e Krishtit si martir i tregon poetit mbrapështitë e njerëzve të ndjekjes e të përsekutimit që nga Farisenjtë e deri te Juda Iskalioti, qe nga mbret Herodi deri te Pont Pilati. Fytyra e zbehtë e Krishtit është një rrëfim i vuajtjeve dhe i mundimeve njerëzore.
Se kjo fytyrë/Është pasqyrë/ dhe na rrëfenë/E s’na gënjen.
Pamja e dobësuar e Krishtit është pasqyrim i njerëzve të tortruar, fytyrë e njerëzve që kanë vuajtur padrejtësitë e të tjerëve pa asnjë arsye, që janë dënuar për bindjet e tyre të patundura, që për idetë e tyre kanë shkuar vetë drejt flijimit, duke sakrifikuar ashtu veten. Dhe poeti e sintetizon këtë imazh të Krishtit në vargjet e tij:
Gjithë ç’ ka hequr njeriu i mjerë,
Nga vet` e tinë e nga i vëllaj,
Që kanë vrarë e kanë prerë
Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.
Dihet nga të gjithë dhe është më se e vërtëtë se në jetën sociale janë shfaqur fenomene antihumane, dukuri të dhimbëshme, që kanë shkakëtuar tragjedi dhe brenga shoqërore dhe familiare, ashtu siç thotë vargu i poetit si dënime nga ata : ”Që kanë vrarë e kanë prerë/ Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj” Dukuri të tilla kanë ndodhur në shekuj, para Krishtit, pas Krishtit , e deri në ditët tona.
Le të kujtojmë nga historia botërore Galileo Galilenë dhe Xhordano Brunon, Ana Frankun dhe kampet shfarosese të nazitëve hitlerianë, si dhe mijera viktima qe humben jetën , kur u shemben Kullat Binjake me 11 Shtator 2001, në Neë York, prej akteve terroriste. Po kështu na vijnë në mendje nga jeta në vendin tonë, vrasjet e mësuesve martirë, si Pandeli Sotiri, Papa Kristo Nëgovani, e Petro Nini Luarasi, vrasjet e liberatorëve të shquar si Luigj Gurakuqi e Bajram Curri, martirët e masakrës së 4 Shkurtit 1944, po ashtu vrasja e viktimave me rastin e ”hedhjes së bombës” në Ambasadën Sovjetike në fillim të vitëve `50, po kështu dënimet e rënda për inxhinierët e pasionuar të naftës Koço Plaku, Petraq Xhaçka dhe Enriko Veizi, të gjykuar në gjyqe me dyer të mbyllura, vrasjet e dëshmorëve të demokracisë në Shkodër me 2 Prill, 1991, si edhe vrasja e maskrës më 21 Jannar 2011 në Tiranë, që janë të gjitha ashtu si si i përshkruan Poeti vrasje “Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj”.
Merret vesh se të gjitha këto ngjarje tragjike kanë ndodhur në kohën pas Krishtit. Po pamja e Krishtit në vjershën e Naimit si edhe fjalët e poetit për të na bëjnë të kujtojmë episode të tilla të ndodhura në kohëra të ndryshme midis njerëzve, si padrejtësi mizore, ashtu si i përfytyron poeti: ”Fytyra jotë më tregon …të këqijat e njerëzisë” dhe më pastaj , po në këtë vjershë: “…kjo fytyrë është pasqyrë /Dhe na rrëfen/ Gjithë ç` ka hequr njeriu i mjerë/ Pa gjyq, pa fjalë, pa pasur faj.”
Personifikimi dhe portretizimi i Jezu Krishtit si njeri real , futja e tij midis njerëzve shpreh edhe nderimin që kishtë Naimi për njerinë:
Faltore kemi njerinë, Atje gjejmë edhe Perëndinë. Ai besontë dhe kishtë bindjen se: “Po të nderojë njeriu njerinë/ E ka nderuar edhe Perëndinë”
Përmes figurës së Krishtit poeti përpiqet të japë pamjen e njeriut të mirë, që i do njerëzit dhe vuan për njerëzinë, prandaj ai i thotë figurës së Krishtit:
Ti u përpoqe për njerëzinë, Dhe dashurinë e bëre besë/ Njeriut i vure nom miqësinë,
Që kur të lind gjer sa të vdesë.
Duke medituar para Krishtit, me anë të vargjeve të tij, autori do të hedh dritë rreth përsosmërisë së figurës së njeriut. ”Problemi qenësor i filozofisë së Naim Frashërit është krijimi i njeriut etik; ai kërkon që çdo njeri, pavarësisht prej fesë, të jetë i kompletuar moralisht”.[1]
Poezia “Përpara Krishtit” si gjithë vepra e Naim Frahërit , përshkohet nga një humanizëm i thellë. I ndikuar prej iluminizmit francez, si edhe nga romantika e Viktor Hugoit, poeti Naim Frashëri i shikon me dhembshuri njerëzit në përgjithësi dhe të varferit në veçanti., siç e verejmë me së miri të poezia “Varfëria”. Po shpirti i ndijshem i poetit dhembshurohet edhe për një kafshë e për një shpend. Le të kujtojmë vetëm vargjet e para të poezisë ”Zogu dhe djali”: Një zog të bukur zuri një djalë,/Ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë:/ Nukë të vjuen keq që jam i mitur/Si ti i vogel, e s`jam dhe rritur. Siç shihet gjithë vepra e Naim Frashërit përshkohet nga një humanizëm i madh; në çdo varg të tij ndihet prania e njeriut zemërgjerë e të ndijshëm. Keshtu edhe të poezia “Përpar Krishtit” gjejme nje dhembshuri të jashtëzakonshme për njeriun. Po është për të ardhur keq, qe nje studiues disa dekada përpara në librin e tij “Jeta dhe idetë e Naim Frashërit”, me gjykimin e vet skematik, ketë humanizem të poetit e quan “abstakt”. Paradoksi arrin kulmin kur ai po në atë libër rreh të argumentojë se humanizmi i poetit tonë është abstrakt, sepse “njeriu për të cilin bën fjalë Naimi, është njeri abstrakt , që nuk bën pjesë në asnjë klase”. Pra absurdi filozofik i studiusiot në fjalë të çon te logjika e mungesës së klasave dhe për rrjedhojë edhe të mosnjohja e luftës së klasave në veprën e poetit. Absurditeti i autorit të librit të sipërpërmëndur rritetet edhe më shumë kur ai merr të trajtojë poezinë “Përpara Krishtit”, citon edhe strofën e pestë të saj, por jo pa arsye, nuk shkruan titullin e poezisë. Në vend të atij titulli, pra, “Përpar Krishtit”, ai ka venë togfjalshin “në një poezi tjetër”… Kështu në të njëjtën kohë, pa titullin e saj, edhe injorohej poezia po edhe denigrohej.
Me Krishtin e” Luleve të Verës”, siç e thamë edhe më sipër, më tëpër se hyjninë Naim Frashëri përsonifikon njeriun e sakrificës, martirin e drejtësisë, të toloerancës, dhe të urtësisë; shikon mendimtarin human, që është i gatshëm të flijohet për të mirën e njeriut dhe përparimin e tij. Ketë kuptim kanë këto vargje: ”Zot ti ke vuar, Edhe s`ke pushuar, Nga njeriu hoqe, Për të u përpoqe.
Këto vargje të kujtojnë simbolikën e “Qiririt”, që aludon vetë poetin:
Në mes tuaj klam qëndruar E jam duke përvëluar. Që t`u jap pakëz dritë Natën t`ua bëj dite.
Për analogji duhet nënvizuar se është po ajo simbolikë e vetëflijimit edhe te poezija tjetër alegorike “Fyelli”, ku poeti vuan, rënkon e mallëngjehet për brengat e njerëzisë:
Kraharor e kam çpuar, E kam bërë vrima- vrima
Dhe kam qar` e kam renkuar Me mijëra psherëtima.
I përmendëm këto dy motive alegorike të poetikës së Naim Frashërit për të sqaruar edhe më shumë me anë të anologjisë përkushtimin e madh të poetit , angazhimin e tij shpirtëror, mendor dhe fizik për Shqipërinë, kombin shqiptar dhe gjuhën shqipe.
Të poezia “Përpara Krishtit” si edhe në disa poezi të tjera lirike , N. Frsashëri përjeton thellë ndjenjën e flijimit si një Krisht në miniaturë. Pra , te Krishti i “Luleve të Verës”, te sakrifikimi i tij, duhet të shikojmë, përzjerë me të, edhe autorin, poetin që me veprën dhe fjalën e tij ishte bërë ashtu Apostulli i shqiptarizmes.
Dhe së fundi, si konklusion, themi se gjithë poezia “ Përpara Krishtit”, është shkruar me frymëzim dhe duhet parë e vlerësuar si pjesë përbërse e veprës së Naim Frashërit. Kjo poezi mbyllet në pajtim me frymën panteiste të poetit:
Për këtë fjalë
Të qofsha falë, Se njerëzia Ësht’ Perëndia/
Pra fuqia hyjnore, ”zjarri i dashurisë qiellore” është kudo dhe gjithë qenia njerëzore është përzjerë me të, ashtu siç meditonte poeti në filozofinë e tij.
Në përmbyllje të kësaj esseje, do te doja t’i kujtoja lexuesit, se poeti Naim Frashëri, edhe pse musliman i sektit Bektashi, në librin “Lulet e Verës”, para se të shkruante për Abas Alinë, shkruan për Jezu Krishtin poezinë “Përpara Krishtit”. Dhe ajo që duhet ritheksuar është humanizmi dhe dhembshuria e poetit për atë, kur ai Krishtin e zbret në tokë dhe fytyrën e tij të vuajtur e quan pasqyrë për njerzimin, ku ne duhet ,pa perjashtim, të shikojme veten me te mirat, po edhe me mëkatet tona. Sepse, si thotë poeti “Edhe ëngjëlli dhe djalli, Janë Brenda tek igjalli.” Krishti i Naim Frashërit ashtu predikon paqen dhe jo konfliktimin midis njezëve; Ai lutet për mirëkuptimin, urtësinë dhe dashurinë midis nesh
Nga poezia “Përpara Krishtit” duhet të marrim mësim dhe shembull të gjithë lexuesit për tolerancë, po kështu edhe klerikët e perkushtuar ndaj fjalës së Zotit. Duke shkruar keto radhë per poezinë “Përpara Krishtit” të Poetit tone kombëtar, më erdhën në mendje veprimet e dhunshme të disa prifërinjve në Përmet. Veprime, të cilat ngriheshin forcërisht kundër vendimit të Gjukatës së Lartë të Shtetit Shqiptar.
Shenoj se ky veprim i forcës nuk është aspak në përputhje me mësimet paqësore te Jezu Krishtit. Sa larg janë këta priftërinj nga filozofia paqësore e Krishtit. Ky shembull violence bie ndesh jo vetëm me mësimet paqësore të Krishtit, po edhe me filozofine e poezisë së Apostullit të Shqiptarzmës, Naim Frashërit, që dëshironte aq shumë unitetin kombëtar, kur shkruante:”Fet’ e bsët t’i kemi,/Po të ndarë të mos jemi”
“Gjithë ç’jemi Shqipëtarë,
Jemi një fis e një farë
Kemi të tërë një shpresë,
Një gjak, një gjuhë, një besë,
Besë kemi Perëndinë
Dhe ligj vëllazërine.
Ja pra kuptoet edhe nga këto vargje se kush predikon vëllazërine dhe cilet mbjellin grindjen dhe perçarjen.
[1] Nga Rexhep Qosja” N.Frashëri”, Vepra 1, “Rilindja”, Prishtinë, 1978, f.18
- 1
- 2
- 3
- …
- 80
- Next Page »