• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Leni fëmijët jashtë qërimit të hesapeve politike!

August 21, 2013 by dgreca

Percjellje: Në këtë shkrim në formë të letrës publike që i kam dërguar Valdrin Sherifit, i cili së bashku me Petrit Avdylajn, Besart Kodraliun, Bardh Shabanin, Doruntina Sulejmanin dhe Alban Kryeziun përfaqësuan Republikën e Kosovës në Olimpiadën e 54  Ndërkombëtare të Matematikës që u mbajt në qytetin Santa Marta të Kolumbisë nga 18-28 korrik të këtij viti përpiqem të ve në spikamë disa anomali të funksionimit të hapësirës politike dhe mediatike jo vetëm të Kosovës./

Në këtë letër, ndër të tjera mund të lexoni:

“Ty Valdrin të uroj nga zemra për rezultatet e arritura dhe çmimin «Honourable Mention»! Duke të njohur mirë jam i bindur se ty nuk të bën dhe aq përshtypje fakti se ky delegacion përfaqësues i matematicientëve të ri të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës u prit vetëm nga familjarët e tyre! Në aeroport munguan përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të medieve! Sa i përket politikanëve, me gjasë ata ishin në ‘pushim’! Ndërsa mediat?!!!!

…. ishin të preokupuar të mediatizonin se si ‘Valon Buja, i biri i Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, kishte dëmtuar një pompë benzine në një aksident  me veturë’ apo se si ‘Guxim Grabovcit, të birit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, i është gjetur një armë gjuetie dhe një Kallashnikov në veturë’!”

 

Letër publike Valdrin Sherifit,

 

I dashuri Valdrin,

Unë dhe ti kemi mësuar në lëndën e historisë dhe kemi parë filma dokumentar  që dëshmojnë se një ndër faqet më të errëta të historisë së njerëzimit pa mëdyshje është Lufta e Dytë Botërore.

Kemi parë se si në përpjekje për të imponuar një hierarki mes «racash » çizmja dhe uniforma naziste la pas vetes me dhjetëra miliona viktima. Sa për ilustrim po përmendi vetëm një rast, i cili nuk është përzgjedhur rastësisht në këtë letër që po ta drejtoj.

Rreth 400.000 anglez u vranë dhe rreth 4 milion londinez u detyruan të largohen nga qyteti i tyre për të evituar sulmet e barbarisë raciste, që simbolizohej përmes «çizmes dhe uniformës hitleriane».

Pesë dekada më vonë, kur ti ishe dy vjeç, humbi jetën në një aksident të komunikacionit në Paris, Princesha Diana. Që nga ajo kohë e deri më sot nuk janë ndalur hipotezat për implikimin e shërbimeve sekrete angleze në kurdisjen e këtij aksidenti. Unë nuk do të lëshohem në spekulime rreth këtyre hipotezave, që sërish këtë javë i dominojnë mediat më prestigjioze të perëndimit.

Ajo që të gjithë pajtohen lidhet me rolin e pakontestueshëm në shkatërrimin e jetës së Diana Frances Spencer nga një kategori e gazetarëve që emërtohen si « racë e papës» ( transkriptimi i këtillë i emrit të personazhit të filmit Dolce Vita, fotografistit me emrin Paparazzo, është i qëllimshëm).

Tetë vite më vonë, gazetarëve të kësaj « race» nuk do t’i shpëtojë mediatizimi i skajshëm i ‘skandalit të princit’ Harry (djalit të vogël të Dianës). Faqet e para të gazetave dhe lajmi kryesor i edicioneve televizive  nxori një foto të Harry-t 20 vjeçar, të veshur në uniformë naziste! A mund të kishte ‘skandal më të madh’ se sa një ‘pjesëtar i familjes mbretërore’ të vishte atë uniformë që ishte sinonim i tragjedive të panumërta për anglezët dhe për tërë njerëzimin. Harry, kësaj radhe në cilësinë e princit, sqaroi opinionin publik se këtë veprim e kishte bërë në një ‘festë kostumesh’ që kishin organizuar bashkëmoshatarët e tij dhe për këtë “gabim” ai “u kërkoi falje publike të gjithë atyre që ishin ndier të ofenduar’.

Përkundër vjelljes së vrerit të asaj « race gazetarësh», që përmes veprimeve dhe sjelljeve të një adoleshenti tentonin ta luftonin dimensionin mbretëror të sistemit politik të Britanisë së Madhe reagime të shumta pati nga specialist të lëmive të ndryshme (psikolog, sociolog, edukator etj).

 

Psikologët, sociologët dhe edukatorët që u prononcuan lidhur me këtë ‘skandal’ e zhveshën Harry-n nga funksioni i princit dhe e shtruan në rrafshin e veprimit të një adoleshenti. Vetëm kjo qasje shkencore mund të hapte rrugën, që përtej ‘funksioneve dhe roleve të trashëguara’ si fëmijë mbreti e mbretëreshe, fëmijë princi e princeshe, fëmijë ministri a ministreje, fëmijë deputeti e politikani etj të kuptohen veprimet dhe sjelljet e një adoleshenti si veprime dhe sjellje të një të riu.

Harry është adoleshent, si miliona adoleshent që në Angli dhe në mbarë botën tenton të testojë kufijtë e asaj që i përcaktohet si ‘e lejueshme’ apo si ‘e palejueshme’, si ‘e drejtë’ apo si ‘e padrejtë’, si ‘normale’ apo ‘jonormale’ etj. Para se të gjykohet për veprimet dhe sjelljet e tilla, Harry, si edhe çdo adoleshent tjetër në botë, ka nevojë të kuptohet nga rrethi, si formë e vetme që siguron pranimin e ndihmës nga ana e adoleshentit dhe evitimin e përsëritjes së veprimeve të ngjashme.

Diskualifikimet, akuzat dhe sidomos intrumentalizimi i sjelljeve të një adoleshenti për të sulmuar politikisht prindërit e adoleshentit janë veprime shumë të ulëta.

Çka është edhe më e keqe, kjo « racë e papës» përpiqet në të gjithë botën, pra edhe në Kosovë, që të imponojnë në fushën mediatike «INDEKSIN» e temave që janë ‘legjitime’ të njihen dhe të ndiqen nga publiku i gjerë dhe temat që duhet të lihen në heshtje si ‘pa interes’ për publikun.

Ti Valdrin, megjithëse i ri dhe në moshën e adoleshencës, e ke përjetuar mbi kurrizin tënd  këtë logjikë të funksionimit të fushës mediatike në Kosovë.

Kur ti, së bashku me Petrit Avdylajn, Besart Kodraliun, Bardh Shabanin, Doruntina Sulejmanin dhe Alban Kryeziun si përfaqësues të Republikës së Kosovës në Olimpiadën e 54  Ndërkombëtare të Matematikës që u mbajt në qytetin Santa Marta të Kolumbisë nga 18-28 korrik të këtij viti, kishit nevojë për mbështetje të gjithanshme, përpos moderatorit Besim Dinaj që u mundua t’i jep pak oksigjen kësaj atmosfere të kontaminuar, u ballafaquat me heshtje totale!

Në vend të mbështetjes së gjithanshme për delegacionin që përfaqësonte shtetin e Kosovë në «Parlamentin e Dijes» dhe në vend që t’ju sigurohej mundësia që të shkonit së paku një javë para fillimit të garave në Kolumbi për t’u adaptuar me kushtet përtej Atlantikut, ju mezi arritët disa orë para se të fillonte kjo garë.

Përkundër kësaj, ju përfaqësuat në mënyrë dinjitoze shkencëtarët e ri të Kosovës në këtë garë ndërshtetërore dhe ngritët renditjen e shtetit të Kosovës për 15 vende (nga vendi 94 që ishte ranguar në garat e Olimpiadës paraprake të 53-të, në vendin e 79 në botë). Ju u kthyet me tri çmime «Honourable Mention» dhe jam i bindur se sikur të kishit përkrahjen minimale, në krahasim me mbështetjen financiare dhe mediatike që u bëhet olimpiadave të muskujve, ju do të ishit kthyer me gjashtë çmime. Mungesa e tri çmimeve duhet t’i fakturohet mospërfilljes për të investuar në shkencëtarët e ardhshëm dhe pamundësinë që t’ju krijojmë kushtet dinjitoze për ta përfaqësuar denjësisht cilësinë dhe kualitetet e njohurive që i posedoni.

Ty Valdrin të uroj nga zemra për rezultatet e arritura dhe çmimin «Honourable Mention»! Duke të njohur mirë jam i bindur se ty nuk të bën dhe aq përshtypje fakti se ky delegacion përfaqësues i matematicientëve të ri të Kosovës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës u prit vetëm nga familjarët e tyre! Në aeroport munguan përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës dhe të medieve! Sa i përket politikanëve, me gjasë ata ishin në ‘pushim’! Ndërsa mediat?!!!!

Për delegacionin që përfaqësoi shtetin e Kosovë me rezultate shumë të mira në Olimiadën Nërkombëtare të Matematikës nuk pati gazetarë që të shkruajnë. U deshtë të marrim informatat përmes familjarëve tuaj apo përmes ueb faqes zyrtare të olimpiadës: (http://www.imo-official.org/year_country_r.aspx?year=2013&column=total&order=desc).

Duke të njohur mirë jam i bindur se ti Valdrin nuk do të kishe dashur të shkruhet në media se ti Valdrin Sherifi, i biri i politikanit Bilall Sherifit që për më shumë se 30 vjet është aktiv në skenën politike kombëtare (ish i dënuar politik me 15 vjet burgim, anëtarë i Grupit Diplomatik të UÇK-së, disa herë anëtarë i Kryesisë së PDK-së dhe aktualisht këshilltar i Kryetarit të Parlamentit të Kosvovës, z. J. Krasniqi) u kthye me çmim nga Kolumbia! Ti atje ishe si një person me individualitetin tënd dhe me njohuritë tua.

Ti Valdrin e din fare mirë se për mediat kosovare ju nuk bëni lajm! Në kohën kur ju ktheheshit me rezultate nga kjo garë ndërkombëtare «papa racët»  ishin të preokupuar të mediatizonin se si ‘Valon Buja, i biri i Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, kishte dëmtuar një pompë benzine në një aksident  me veturë’ apo se si ‘Guxim Grabovcit, të birit të Kryetarit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcit, i është gjetur një armë gjuetie dhe një Kallashnikov në veturë’!

Kam bindjen e plotë se ti Valdrin e din se kësaj «race gazetarësh» nuk u intereson se a u lëndua apo nuk u lëndua Valon Buja në aksident por shpallin me pompozitet se dëmi i shkaktuar i pompës është 7000 euro!  Kësaj «race gazetarësh» nuk u intereson të shohin sjelljet dhe veprimet e Valon Bujës, Ngadhnjim dhe Guxim Grabovcit si sjellje dhe veprime të adoleshentëve dhe ta zhveshin interpretimin e gjërave nga bagazhi i funksioneve publike të prindërve të tyre. Përkundrazi! Përmes veprimeve dhe sjelljeve të adoleshentëve tentojnë të bëjnë luftën politike kundër personaliteteve të caktuara publike!

Adem Grabovci, Shukri Buja dhe të gjithë personalitetet publike janë objekte sulmesh dhe mbështetjesh për veprimet që i bëjnë apo nuk i bëjnë! Kjo është normale në çdo shoqëri që synon demokratizimin e vet! Ajo që është neveritëse te ne, sikurse edhe në vendet tjera, ka të bëj me instrumentalizimin e veprimeve dhe sjelljeve të fëmijëve për të luftuar prindërit e tyre!

I dashur Valdrin! Jam i mendimit se ti, unë  dhe shumica dërmuese e njerëzve klithim në kupë të qiellit: leni fëmijët jashtë qërimit të hesapeve politike!

Bardhyl Mahmuti/ 21 gusht 2013

 

 

 

 

Filed Under: Analiza Tagged With: Bardhyl Mahmuti, jashte hesapeve politike, Lereni femijet

NJË VEPËR E RE, KUSHTUAR ME DASHURI JETËS USHTARAKE…

August 21, 2013 by dgreca

Pak fjalë për librin e Hysë Xhemali Hasës, “Mes shokësh, në shërbim të Atdheut”/

Nga: Prof. Murat Gecaj/

1.

Edhe pse tani gjejmë disa “pika takimi”, si p.sh: jemi nga një qark, pra ai nga Kukësi e unë nga Malësia e Gjakovës (Tropoja); se ai ia kushtoi tërë jetën shërbimit ushtarak, në armën e artilerisë, por edhe unë kisha qenë 4 vjet skënderbegas e afër një vjet e gjysëm kursant në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, në  degën e artilerisë kundërajrore, deri para dy-tre vjetësh  nuk e kisha njohur kolonelin në rezervë, Hysë Xhemali Hasa. Për herë të parë, mësova diçka për jetën dhe  botimet e tij, nga një artikull dy faqesh, në gazetën “Republika”, nga i ndjeri dr. Ibrahim Gashi. Ai shkrim botohej, pas vizitës së këtij të  fundit në Filadelfia të SHBA-ve, ku Hysë Hasa jeton familjarisht, që në shkurt të vitit 2006.

Rasti e solli që, më vonë, Hysa erdhi me pushime në Shqipëri dhe ne u takuam e u njohëm nga afër, sigurisht dhe në shoqërinë e disa personave të tjerë, nga Kukësi ose jo. Menjeherë, falë karakterit dashamirës e të çiltër të tij për  cilindo, u bëmë miq të pandarë. Tani, ne na bashkon edhe një “urë lidhëse” e fortë dhe e bukur, siç janë librat, pra botimet tona. Kështu, më tej, pas njohjeve të para, publikova një shkrim modest për librat e Hysës, në disa faqe Interneti e në shtyp.

Në vazhdim të këtyre lidhjeve miqësore edhe kur ai u kthye në Fialdelfia, nuk i ndërpremë  ato, përkundrazi i forcuam më tej, duke komunikuar disa herë, jo vetëm përmes Internetit, por dhe në telefon, në ketë të fundit me nismën e vetë atij. Sigurisht, kemi përcjellë edhe përshëndetjet për disa kolegë e miq të përbashkët  shqiptarë, me banim në Filadelfia, si Llazar Vero, Vlashi Fili, Sadik Elshani e të tjerë.

2.

Për vlerat e tij të shumanshme,  të këtij libri me 580 faqe, kanë shkruar në hapje të tij: z.Armando Vinçani e dr. Fejzulla Gjabri, por dhe do të shprehen  kolegë të tjerë në veprimtarinë përuruese, e cila parashikohet të organizohet në Tiranë, në fundin e muajit gusht 2013. Ndërsa, pa u zgjatur, këtu do të mjaftohem të nënvizoj vetëm ndonjë veçori të këtij botimi të ri, që sigurisht e vërejnë dhe lexues të tjerë.

Siç dihet, në kujtesën e çdo pjesëtari të Ushtrisë Shqiptare, që nga ushtari më i thjeshtë e deri te gjenerali, kanë mbetur dhe do të mbeten të pashlyera në kujtesë: shoqëria e miqësia e pastër, përkushtimi në detyrë, dijet dhe djersa e derdhur pa kursim në shërbim të Atdheut etj. Këto dhe dukuri të tjera të jetës ushtarake, autori Hysë Hasa na i ka  shpalosur dhe përshkruar me gjuhë të thjeshtë, me sinqeritet e dashuri për secilin ushtarak: vartës, koleg ose epror, qoftë ai.  Nga ana e ndërtimit, libri bëhet më i lexueshëm, se është hartuar me pjesë të shkurtëra, por të lidhura mirë e organikisht me njëra-tjetrën. Në 12 kapitujt e tij, gjejmë edhe pjesë të tilla, si: “Rrjedha e një jete ushtarake”, “Në Akademinë e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë”, “A kishte “grup puçist” e armiqësor në krye të Ushtrisë apo…?” etj. Me dhimbje të natyrshme, autori Hysë Hasa  shkruan për persekutimin nga diktatura, të mjaft komandantëve, kuadrove të larta dhe gjeneralëve të Ushrisë Shqiptare, të cilët u shquan në luftën për çlirim dhe mbrojtjen e Atdheut.

Në të gjitha faqet e këtij librit, është  shprehur nderimi e dashuria e madhe e autorit për çdo cep të tokës amtare, ku ai ka shërbyer, si në Korçë e Kukës ose Tiranë. Këtë gje e dëshmojnë pjesët, si: “Vlera dhe personalitete lumjane”, “Fëmijëria ime”, “Nderim për mësuesit”, “Vlera shpirtërore”,”Transferimi nga Korça”, “Në degën ushtarake të Tiranës”, “Jehona e proceseve demokratike, te ushtarakët e Garinizonit të Kukësit” etj. etj. Por gjejmë të shprehur edhe mallin e pashuar të këtij mërgimtari, larg vendlindjes së tij, pra përtej Oqeanit Atllantik.

Një veçori tjetër dalluese e këtij libri, për të cilën bindet çdo autor ose lexues, është numri  shumë i madh i fotografive, që e shoqërojnë atë. Me sa arrita t’i numëroj, ato janë 686 copë, pra më shumë se një fotografi për faqe.  Ndër to, janë fikësuar: familjarë të autorit, bashkëkrahinas, kolegë e miq, oficerë e gjeneralë, një pjesë e të cilëve edhe të nëpërkëmbur dhe të ndëshkuar ashpër  nga diktatura etj. Pra, të njohurit e shumtë të Hysë Hasës e gjejnë veten në faqet e këtij libri, jo vetëm përmes fjalëve dashamirëse të tij, por edhe në fotografitë e ndryshme.

Përmbledhurazi, mund të themi se, pas botimit të librave: “Vila, pjesë e krenarisë lumjane”(Tiranë, 2008); “Midis emigrantëve shqiptarë, në Amerikë” (17 janar, 2010) dhe “Nga Filadelfia, në Tiranë”-mbresa, përsiatje, vlerësime (janar, 2012), vepra e re, “Mes shokësh, në shërbim të Atdheut”,  shënon një arritje tjetër të bukur të autorit Hysë Hasa. Prandaj e përgëzojmë, si për botimet e mëparshme dhe për këtë më të fundit. Dëshirojmë   që ai të ketë shendet të plotë, për të arritur të botojë edhe disa libra të tjerë, që ka planifikuar. Gjithashtu, e urojmë  nga zemra që të kenë: begati, gëzime e lumturi të përhershme, vetjake e familjare!

Tiranë, 21 gusht 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Hasa, Hyse xhemali, Murat Gecaj

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION

August 20, 2013 by dgreca

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION/

 Vatra’s Educational Foundation is currently accepting scholarship applications for the academic year 2013-2014.  Vatra has been providing financial support in the form of scholarships to hundreds of Albanian American students during the last five decades. This year Vatra will be awarding scholarships in the amount of $1,000 to six deserving students.

                       CRITERIA TO APPLY:

  1. Must be of Albanian descent.
  2. Applicant must be enrolled as a full time student at a college/university during academic year 2013-2014.
  3. Priority will be given to members of Vatra and their children/grandchildren.

NECESSARY DOCUMENTS

Enclose documents in one envelope in this order:

  1. Scholarship Application Form
    1. An official (sealed) transcript enclosed with the application.
    2. Two letters of recommendation by individuals who have known you at least one year. One of the recommendations must be written by a teacher/professor.
    3. A personal statement on the topic of what you hope to accomplish in your field of study, not to exceed one page (8 ½  x 11, single-spaced).

 

EVALUATION CRITERIA

  1. Academic records and      extracurricular activities.
  2. Recommendation letters.
  3. Personal statement.
  4. Late applications will not be      considered.

 

 

DEADLINE AND SUBMISSION

 

All required documents must be received in one package by November 15, 2013.  Recipients of awards will be notified by November 30, 2013. Forward all documentation in one envelope to:

 

Vatra’s Educational Foundation

Mithat Gashi, Chair

2437 Southern Blvd.,

Bronx, New York 10458


 

VATRA’S EDUCATIONAL FOUNDATION

 

SCHOLARSHIP APPLICATION FORM

(Please Type or Print)

 

First Name: Last Name:
Mailing Address:
Permanent Address:
Telephone No: Fax No:
E-mail Address:
Date of Birth: Birth Place:
Are you or anyone   in your family a member of Vatra? Who?
How did you hear   about us?

 

Scholastic Record

 

Current   College/University: City,   State
Prior   College/University: City,   State
Undergraduate   degree from: City,   State
High   School: City,   State
Major   Field of Study:
Present Academic Standing:    Freshman, Sophomore, Junior, Senior, Other:
Anticipated Completion Date of the Current Study Program:

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Foundation, Vatra's Educational

NGJARJA E PERMETIT: REAGON MINSTRIA E JASHTME SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

MPJ apel qeverisë greke: Gjakftohtësi e vetëpërmbajtje për kishën në Përmet/

Mbrëmjen e së martës zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë, Ermira Braho, është thirrur në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke lidhur me ngjarjen ne Permet. Sic bën me dije një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme, gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.

Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme.

“Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi.Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine” thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.

Nderkaq Ministria e Jashtme greke pretendon për dhunë ndaj dy qyetareve kur dje një grup besimtarësh dhe klerikesh hynë forcërisht në godinë e Pallatit të Kulturës. Kjo godinë ishte marrë në ruajte nga Policia private pas lirimit pak dite me pare nga objektet fetare. Ministria e Jashtme greke tha se edhe ndërtesa e Konsullatës greke në Gjirokastër ishte goditur me gurë por kjo nuk kofirmohet nga policia e Gjirokastrës.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Permeti, reagon Ministria e Jashtme

Lufta për kishën e Përmetit, reagon Berisha: Qëndrimi grek absurd dhe i papranueshëm

August 20, 2013 by dgreca

Kryeministri, Sali Berisha, në reagimin e tij të parë zyrtar lidhur me ngjarjet në Përmet, vlerëson se zbatimi i vendimeve të gjykatave është themeli i funksionimit te shtetit ligjor por nga ana tjetër skenat e rrëmbimit të objekteve të shenjta nga përmbarimi privat gjatë egzekutimit të vendimit gjyqësor të 11 viteve më parë, rikthyen për shqiptarët pamje të kohës së barbarisë hoxhiste mbi institucionet e kultit.

“Prej dy ditësh skena jo të denja janë regjistruar në Përmet. Përmbarimi privat ka egzektutuar nje vendim përfundimtar gjyqësor te vitit 2002, me të cilin i ka kthyer Bashkisë së qytetit të Përmetit një lokal që gjatë diktaturës ka qenë Pallat Kulture, por që sipas autoriteteve kishtare të vendit më parë ka qenë kishë dhe që prej vitit 1999 është kisha ortodokse e këtij qyteti”.

Sipas Kryeministrit ky ishte një ofendim i rëndë për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë.Kryeministri thekson gjithashtu se qëndrimet e djeshme të disa qytetarëve por dhe të ndonjë të kleriku ishin të gabuara.

Në deklaratën për media, Berisha vlerëson dialogun e sotëm midis autoriteteve të Bashkisë së Përmetit dhe atyre fetare dhe i ka kërkuar Kryetarit te Komitetit te Kulteve që së bashku me këto autoritete të bëjnë verifikimet e nevojshme dhe propozimet respektive për një zgjidhje përfundimtare jashtë të gjitha abuziviteteve dhe praktikave të dënueshme ateiste.

Kryeministri konsideron të papranueshme dhe ndërhyrje absurde në punët e brendshme të Shqipërisë deklaratën e djeshme të autoriteteve greke.

“Shqiperia ka të gjitha mundësitë dhe mjetet ligjore për garantimin e shtetit të së drejtës, veprimtarisë normale të institucioneve të vendit dhe atyre të huaja si dhe për t’iu përgjigjur shkelësve të rendit dhe provokimeve të cdo lloj” përfundon deklarata.

 

Filed Under: Komente Tagged With: flet Berisha, Lufta per Kishen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 30
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT