• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

GREQIA, PERVEC PRESIONIT DIPLOMATIK, NIS PRESIONIN MBI EMIGRANTET SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

‘Përmeti’, grekët presion emigrantëve, fshijnë pamjet e xhiruara nga grupi i News24/

 KAPSHTICË- Pala greke në pikën kufitare të Kapshticës ka ndaluar sot për më shumë se 1 orë grupin e xhirimit të televizionit News 24.
Mësohet se grupi i News 24 ishte duke intervistuar qytetarë që pretendojnë se nuk lejohen të kalojnë në kufi nga pala greke, për shkak të konfliktit të krijuar para disa ditësh në Përmet, ku kisha ortodokse u zhvendos nga godina e Pallatit të Kulturës me një vendim gjykate, por edhe incidenteve të ndodhura dje, ku persona të panjohur hodhën gurë në ndërtesën e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër.
Mësohet se një oficer policie ka shoqëruar në doganën greke gazetaren e News 24 Enkeljeda Skënderasi dhe operatorin Bledar Cenolli, me qëllim sekuestrimin e xhirimeve e realizuara gjatë ditës së sotme në kufi.
Në pamjet e xhiruara nga News 24, emigrantët shprehen se që në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndaluar të kalojnë në kufi, pa ndodhë arsye konkrete nga pala greke. Madje ata shprehen se oficerët e policisë greke në kufi i kanë marrë në pyetje edhe në lidhje me konfliktin e Përmetit.
Gazetarja dhe operatori i News 24 u mbajtën në ambienet e doganës greke për më shumë se 1 orë, nuk janë lejuar të kontaktojnë me redaksinë e tv News 24, si dhe i janë sekuestruar telefonat celularë.
Pala greke, sic raportoi gazetarja Enkelejda Skënderasi la të lirë grupin e xhirimit pasi fshiu xhirimet e News 24. Më herët sic shtoi ajo, ata i dëgjuan intervistat dhe shprehën revoltën e tyre ndaj fjalëve të qytetarëve. Pala greke ka pretenduar që pamjet janë realizuar në tokën greke, por sic shpjegon gazetarja ky ishte një justifikim, pasi si gjithnjë grupi i xhirimit ka filmuar në token neutral.

RRËFEHET GAZETARJA E NEWS 24: JA PSE MË NDALOI POLICIA GREKE
Pasi është lënë e lirë nga autoritetet e doganës greke, gazetarja e News 24, Enkelejda Skënderasi në një lidhje telefonike rrëfen arsyet e ndalimit. Teksa e quan ngjarjen të pazakonte, ajo shprehet se qëllimi i vetëm pse është ndaluar është fshirja e materialeve filmike, ku qytetarët denonconin ndalimet e padrejta dhe presionet e plaës greke për ëështjen e Përmetit.
“Ngjarja është e pazakonte,ne po punonim si zakonisht në tokën neutrale. Ndalimi dhe shoqërimi për në godinën e doganës greke ka ardhur pasi siguruam intervistat e qytetarëve të kthyer dhe të pyetur për ngjarjet e Përmetit. Realizuam 5 intervista, qytetarët u shprehën se pala greke i ka fyer, ju ka thënë ju jeni njerëz të ligë, e fjalë të tjera të rënda. Ata i kanë thenë se ju na morët kishën dhe s’do kaloni më në kufi, s’do hyni më në tokën greke”, shprehet gazetarja e News 24.
Enkelejda vijon më tej rrëfimin, duke shtuar se, “Kur ishim duke kryer punën tonë, na kanë shoqëruar me pretendimin se jemi në tokën e tyre, por në fakt ne kemi qënë në tokë nutrale, na kanë marrë telefonat dhe na kanë kërkuar mjetet e identifikimit. Na mbajtën më tepër se një orë. Na pyetën pse po bënim intervista, kanë dëgjuar intervistat e regjistruara prej nesh dhe u revoltuan edhe më tej duke fshirë filmimet”, tha ajo.

Filed Under: Kronike Tagged With: Greqia nis presionin, mbi emigrantet

Policia private rimerr Pallatin e Kulturës në Përmet, dritaret izolohen me tulla

August 20, 2013 by dgreca

Ministria e Jashtme Greke i ankohet Ministrise se Jashtme Shqiptare/

 PERMET- Policia private rimerr godinën e Pallatit të Kulturës së Përmetit, që prej vitesh ishte shndërruar në kishë me emrin “Shën Maria e Pazarit” dhe që para disa ditësh iu rikthye Bashkisë së qytetit që fitoi betejën gjyqësore me Kishën mbi pronësinë e objektit.
Mësohet se pasi janë larguar besimtarët ortodoksë që hynë dje forcërisht në këtë ndërtesë, policia private ka vendosur sërish kontrollin e saj mbi këtë objekt të kthyer tashmë në një mollë të vërtetë sherri.
Mësohet se pas rimarrjes së godinës nga policia private kanë nisur përgatitjet për izolimin e dritareve të Pallatit të Kulturës me tulla.

MINISTRIA E JASHTME: HOMOLOGËT GREK TË SHQETËSUAR PËR SITUATËN

Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë reagoi sot në lidhje me konfliktin mbi pronësinë e Kishës Ortodokse në Përmet si dhe incidentin me konsullatën greke në Gjirokastër.
Ministria e Jashtme bën me dije se pala greke ka thirrur ambasadoren shqiptare në Athinë znj. Ermira Braho, për ti shprehur shqetësimin lidhur me ngjarjet. Nga ana e saj, diplomacia shquare ka kërkuar që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin.
“Në mbrëmjen e datës 19 gusht, u thirr në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke zëvendës ambasadorja shqiptare në Athinë znj Ermira Braho. Gjatë takimit pala greke paraqiti shqetësimin lidhur me dy incidente, në Përmet si dhe goditjen me gurë të Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë në Gjirokastër. Në vijim, diplomatja shqiptare në Athinë, ka sqaruar se te dhënat zyrtare flasin për situata të ndryshme. Sipas informacioneve zyrtare, në datën 19.08.2013, disa besimtarë ortodoks janë afruar tek godina e shtëpisë se kulturës në Përmet duke çarë rrethimin e forcave të policisë private, dhe pasi kanë hequr materialet rrethuese janë futur brenda në këtë objekt. Më tej, dy besimtarë ortodoks janë paraqitur të plagosur në Spitalin Civil të Përmetit. Autoritetet përkatëse shqiptare kanë marrë në pyetje shtetasit në fjalë, për të sqaruar rrethanat e plagosjes së tyre, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar të shpjegojë asnjë rrethanë hetimi. Lidhur me sulmin me gurë të pretenduar, rezulton se në oborrin e Konsullatës ka rënë një gur i përmasave relativisht të vogla, që sipas hetimeve paraprake, mendohet se ka rënë si pasojë e fërkimit me gomën e ndonjë makine. Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare kërkoi që ngjarjet të analizohen sipas fakteve me gjakftohtësi dhe vetëpërmbajtje dhe në kontekstin në të cilin ato ndodhin”, thuhet në deklaratën e shpërndarë për media të Ministrisë së Jashtme

NGJARJA DJE
Rreth orës 11:00 dy autobusë me afro 40 besimtarë dhe priftërinj ortodoksë nga qarku i Gjirokastrës kanë zbritur në Përmet dhe i janë drejtuar Shtëpisë së Kulturës për të rimarrë godinën. Fillimisht ata janë konfliktuar me rojet private që ruanin objektin, të cilët ushtruan dhunë ndaj tyre. Një prej policëve privatë ka hedhur sprajt me gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve ç’ka ndikoi në tensionimin e situatës dhe nisjen e konfrontimeve fizike. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje 2 priftërinj dhe 2 besimtarë janë parë të gjakosur. Ata janë Ilia Mavro nga Mursia dhe Stefan Koti nga Xara e Sarandës. Të dy të plagosur lehtë me thikë, Mavro në pjesën e ballit, i cili pasi ka marrë mjekimin ka dalë nga spitali, ndërsa Kotit iu bë qepje poshtë veshit. Të plagosurit pretenduan se ishin goditur nga policia private, por zyrtarisht kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

KONFLIKTI
Godina dykatëshe, dikur krenaria e përmetarëve, ka heshtur së funksionuari në vitin 1997. Prej 16 vitesh objekti në fjalë është bërë “mollë sherri” midis Bashkisë së Përmetit dhe Kishës Orthodokse.Të dyja palët kanë pretenduar pronësinë, por Gjykata ka vendosur që kjo godinë t’i rikthehet bashkisë. Pallati i Kulturës u ndërtua 51 vjet më parë, në vitin 1962. Pas Luftës së Dytë Botërore, në truallin ky është ngritur Pallati i Kulturës dhe lulishtja e qytetit, jetonin në baraka 30 familje. Në vitin 1958 u shpërngulën, pasi sistemi komunist hartoi një plan rregullues. Në nëntor të vitit 1962 u inaugurua lulishtja e qytetit sëbashku me Pallatin e Kulturës. Gjykata Kushtetuese në vitin 2002 ka vendosur në favor të pushtetit vendor, por prej 11 vitesh ky objekt u përdor nga Kisha Ortodokse. Pallati i Kulturës funksionoi si objekt fetar prej 26 majit 1997, falë një vendimi të Komisionit të Pronave të rrethit të Përmetit. Pallati i Kulturës, me sipërfaqe rreth 6000 metra katror, figuron me Nr.pasurie 16/9, ndërsa Zyra e Përmbarimit ka tentuar 15 herë të ekzekutojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por fatkeqësisht janë penguar nga përfaqësuesit e Kishës. Pak ditë më parë përmbaruesit të mbështetur dhe nga policia private kanë ndërhyrë me forcë, duke larguar nga Pallati i Kulturës, ikona të Kishës, këmbana, si dhe materiale të tjera. Përmbaruesit kanë hequr kryqin nga godina e Pallatit të Kulturës dhe kanë vendosur atje flamurin sh- Flamuri i krishterë i vendosur brenda ambienteve të Pallatit të Kulturës në Përmet qiptar, duke zbatuar kështu vendimin e gjykatës. Për largimin e objekteve të kishës dhe priftërishve nga kjo godinë ka pasur edhe reagime të Athinës zyrtare.
( Kortezi/BalkanWeb)

Filed Under: Kronike Tagged With: i ankohet MPJ SH, Ministria e Jashtme greke, tulla ne vend te llamarinave

SEÇ NA U “NGATËRRUA” PROVINCIALISTI ME ARISTOKRATEN!

August 20, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil LUSHI/

Disa ditë më parë rastisi të jem “dëshmitar i paftuar dhe i heshtur” i një zënke, gjegjësisht i një “rebelimi” mes dy shqiptarëve. Njëra ishte femër a motër shqiptare, mësuese në detyrë, ndërkaq tjetri ishte me gjini asnjanëse-as mashkull as femër, as mish as peshk, as shehërli e as fshatar? Asnjëri prej protagonistëve të kësaj “grindjeje” nuk i kishte hallet, sikletet, qasjet, shijet e as sjelljet e njëjta. Karakteret e tyre ishin diametralisht të kundërta. Se ç’m’u desh të dëgjoja llafet e tyre, sot e kësaj dite s’ma pret fiqiri. Megjithëkëtë, kjo më provokoi që këtë “sherr” ta marr për kryefjalë të shkrimit në vijim. Nëse neve do na lejohej ta qëndisim këtë vështrim, atëherë do të bëjmë çmos për të mos marrë taraf, respektivisht nuk do ta avancojmë, nuk do ta kritikojmë e as nuk do ta lavdërojmë asnjërën palë, ndaj shpresojmë se këtu nuk do të ketë vend për ndonjë karakterizim diskriminues a diskreditues.

Shkëmbimi i mendimeve ndërmjet tyre u duk që në fillim se ishte jomiqësor, për faktin se këmbë e krye ishte e përmbytur me “qytetari, provincializëm, me inate, me xhelozi dhe me ca shaka me thepa që sjellin më shumë “zarar se qar”. Kjo motra a zonja e nderuar sikur donte në atë “komunikim linguistik” të zbulojë a të sheshojë pezmin e saj ndaj gjithë asaj që nuk bënte në profesionin e saj, përkatësisht në arsimin shqip, këtu e gjetiu; sikur donte ta shprehte gjithë atë nostalgjinë e saj të trishtë sa u përket mësuesve të dikurshëm që sot nuk duken më këtejpari. Sikur donte që bashkëbiseduesit t’i sugjeronte se dikur moti gjyshi i saj, që kur kishte zbarkuar në kasabanë e Tetovës (në vitet e gjashtëdhjeta), kishte hapur librarinë e parë popullore (shqipe). Sikur donte t’i thoshte: Ti, zotërote, të lus më kurse dhe mos më fol për kulturë, për arsim dhe  për aristokraci, më lër të qetë, sepse këto virtyte të larta morale, i kam trashëguar  nga gjyshi dhe prindërit e mi, në vaktin kur soji e sorollopi yt i shkonin pas cjapit të egër! Të lus, mos ma ngacmo kureshtjen a dëshirën time për të mësuar diç më tepër për ty…, më lër rehat që këtë trashëgimi ta ruaj me xhelozi dhe me atë fanatizëm të rrallë, një trashëgimi të ngarkuar me plot humanizëm, mirësi si dhe me altruizëm.

Kjo motra jonë e nderuar, sikur donte ta qortonte edhe më tej bashkëbiseduesin e saj të kompleksuar fund e majë, sikur donte t’i bërtiste e t’i thoshte: pse ti, vëllaçko, për “qytetari të rreme” hoqe dorë me aq lehtësi nga të qenët fshatar, pse hoqe nga mendja fisnikërinë e saj, pse nga higjiena e mendjes aq fare kollaj hoqe burrërinë, mikpritjen bujare, të ngrohtë, të përzemërt, vëllazërore dhe të thjeshtë të saj. Po ti, vëllaçko, ç’të duhet që për hir të një “qytetarie dhe aristokracie të shtirur”, ashtu për qejf, të shkelësh a të përbuzësh vendin ku ke lindur…, bukuritë e jetës në fshat!? Kjo motra jonë, mësuese në detyrë, sikur donte t’i thoshte bashkëbiseduesit të saj se aristokracia po dhe qytetaria e tij virtuale është një element i rrezikshëm, nëse me të do të mëtosh të ushtrosh  pushtetin dhe ta zaptosh kryeminderin e saj, është edhe më i rrezikshëm, nëse gjithë këtë imagjinatë do ta “shndërrosh në besim dhe në bindje të verbër”!?

Motrës sonë si duket i doli pushka huq, sepse me gjithë përpjekjet për ta bindur vëllaçkon e saj, nuk ia doli dot…, nga fakti se bashkëbiseduesi mezi i shqiptonte fjalët, mezi ia ndiqte mendimet,  jo pse i mungonte kjo dhunti e të shprehurit e të dëgjuarit, por pse “gojën e kishte plot me kikirikë”, se ashtu dhunshëm e detyronte motrën a zonjën e nderuar ta duronte arrogancën e dërdëllitjeve të tij të pafund. Dhe, në vend që t’i saktësonte mendimet, ai përkundrazi i ngatërronte ashtu njësoj si leshi i arapit…, në vend që të “kuronte kompleksin e të qenit provincial” ai, përkundrazi e ushqente atë të paqenë…, sikur turpërohej nga identiteti i tij, nga prejardhja a nga origjina e fisit, nga vendlindja etj. E gjithë kjo të krijon përshtypjen se puna e këtij “provincialisti” është si ajo batuta gjirokastrite: “…, e dini ç’e gjeti gomarin kur u mundua të pjerdh sa kali? Iu shqye b…”! (Besoj se lexuesit do më ndjejnë për këtë batutë)

Nëse do më lejohet, këtë shkrim do ta mbyll duke iu referuar një shpjegimi që e kishte bërë një mik yni (Salih Kabashi) në lidhje me një mesele nga vakti i ish-Jugosllavisë: “Një gazetar me nam i kishte kërkuar një intervistë Branko Mikuliqit, kryetarit të atëhershëm të Këshillit Ekzekutiv Federativ dhe ky ia kishte dhënë pa  hezitim. Duke dashur që ta nderonte gazetarin, ai e gostit me një drekë dhe pas dreke e fton gazetarin që bashkërisht të “çlodhen” në një pishinë qeveritare. Dreka u hëngër, kafet u pinë…, u lanë dhe u kënaqën. Pastaj u shtrinë krah njëri-tjetrit. Ashtu duke ndenjur e duke bërë llaf, Brankoja po i shikonte vjedhurazi herë shputat e veta dhe herë shputat e gazetarit. Këmbët e veta  i shihte të shtrembëruara dhe gishtat të gjithë çatall, me thonj të deformuar e keqas të çakorduar. Këmbët dhe shputat, lëkura dhe gishtat e gazetarit përbri i shihte me xhelozi, sepse ishin në rregull, të pathyer e të hijshëm. Nuk u durua Brankoja, nga katundi Pogragjë i Bugojnos, dhe e pyet mysafirin e tij: – Shoku…, po shikoj këmbët e tua dhe po shikoj këmbët e mia, po shikoj shputat tona. Shiko si janë të miat dhe shih si janë tuat. Pse është kështu?- Nuk e di, thotë gazetari zagrebas. Ndoshta pse në familjen tonë ka më shumë se një shekull që mbathen këpucë. Maloku, kryetar qeverie, nuk e kishte zgjatur muhabetin më tutje. I pikëlluar për mungesë të sadopak aristokracie për biografinë dhe veten e tij, çartaqejfas dhe jo pa siklet duke e parë veten fare thundrakë, i tha rrugë të mbarë zagrebasit!”

Mendjendriturit a ata me mendjen femër mbase mund të thonë se nuk duhet të heqësh mendjen nga prejardhja a origjina, pavarësisht se ky shpjegim i lartpërmendur mëton të diskreditojë a të diskriminojë bashkëbiseduesin e motrës a mësueses sonë në detyrë. Nga ana tjetër, ata që e njohin këtë shpjegim do të thonë se shumë kohë më vonë regjimi titist aristokracinë e familjes së gazetarit nga Zagrebi, ashtu pamëshirshëm, e kishte masakruar dhe denigruar dhe njëkohësisht ia kishte zaptuar të drejtën e shpalosjes së gjenealogjisë së familjes së tij! (Ashtu siç komunistët dhe harresa e turmës provinciale e shuan dhe e ekzekutuan me përpikëri, njëherë e përgjithmonë, aristokracinë e familjes prej mësuesi të motrës sonë!)

Se si kishte përfunduar ai “shkëmbim i lirë mendimesh ndërmjet protagonistëve në fjalë”, unë sot e kësaj dite nuk gjeta ndonjë provë. Një gjë e di, aristokracia e saj prej mësueseje është e vërtetë në krahasim me atë të bashkëbiseduesit që ishte i sajuar a i imagjinuar!

 

Filed Under: Opinion Tagged With: aristokratja, Fadil Lushi, ngaterrim, provincialisti

JANULLATOS, HIQ DORE NGA PROVOKIMET DHE DHUNA NDAJ INSTITUCIONEVE SHQIPTARE

August 20, 2013 by dgreca

NGA ATE NIKOLLA MARKU/ Kisha Ortodokse e Pavarur Kombetare Shqiptare”Shen Maria-Elbasan/

Cfare po na shohin syte! Nje grup arrogantesh, te mbledhur si helmi i gjarprit ne autobuze dhe disa te veshur me rroben e priftit, ushtrojne dhune skandaloze ndaj punonjesve te veshur me uniforme! Si eshte e mundur qe qytetaret e Permetit bejne sehire nje turp te tille?! Janullatos, misionit tende shovinist ne dem te Shqiperise po i vjen fundi. Te paralajmeroj drejtperdrejte, se po vazhdove me lojra te tilla ne Permet, do te mbashe ti pergjegjesi direkt per ato cka mund te ndodhin me pas.

Po shkojme ne me autobuze dhe do te mbrojme vlerat e historise sone. Askush ne Shqiperi nuk kerkon te marre kisha me force ne dem te besimtareve ortodokse por, problem me shtepine e kultures ne Permet eshte ceshtje qe zgjidhet me drejtesi dhe jo me konflikt. Bashkia e Permetit, duhet te kishte gjetur nje zgjidhje alternative per pretendimin e saje ndaj asaj godine.

Mbas asaj shfaqeje te turpshme, del metropolia greke e Korces bashke me komandantin fetar te Agimit te arte dhe vorio-epirit Anastat Janullatos. Te cudit policia e shtetit qe mban qendrim asnjanes! Si mund te rrije policia e shtetit indiferente ndaj ngjarjeve te tilla, e ka per detyre te parandaloje konflikte te mundshme qe mund te perfundojne dhe me lendime njerezish dhe pse jo dhe me vrasje.

Si guxon kisha ortodokse greke te flase dhe te bej presion ndaj kishes ortodokse shqiptare dhe shtetit Shqiptar? Me cte drejte nderhyn ne punet e nje shteti te pavarur dhe nje kishe te pavarur ortodokse sic eshte kisha shqiptare? Cfar kerkon ministria e jashtme Greke dhe shtypi i saje me deklarata dhe prononcime shoviniste kunder institucioneve te shtetit Shqiptar, si dhe kunder njerezve qe mbrojne ligjin dhe te drejten e besimit, por dhe lirine e pacenushme te kishes ortodokse te pavarur Shqiptare dhe te besimtareve te saje sa ortodokse po aq dhe patriote, ne dobi te kombit te tyre?

guxon te trajtoje atdheun tone si nje province Greke? Sa e ndyre dhe e peshtire eshte ajo shfaqe qe bejne pseudo prifterinj ne Permet, te cilet jane sherbetoret e agjentures shoviniste greke me ne krye Janullatosin, si dhe autoret e veprimeve makaber ne dem te kombit shqiptar me cfarrime dhe varreza memorial vorio-epirote?

-Kujt i ka ikur mendja qe kerkon  te cenoje historine, lirine dhe dinjitetin shqiptar, besimin e ndritshem fetar te cdo lloji?

-Kush mendon se ne shqiptaret jemi kaq te pafuqishem duke na provokuar ne durimin tone hyjnor dhe tolerance fetare te perjetshme qe kemi?

-Kush jane keta rrugace dhe rraciste te mirfillte  me emrin politik agimi I arte qe mbyllin dyert e varrezave ne Himare per te bere rite kanibaleske dhe antishqiptare, duke i hequr te drejten cdo individi te respektoje njerezit e dashur qe nuk i ka me ne kete jete?

-Cila parti apo shoqate politike, mbeshtet veprime shoviniste te agimit te arte nazist me ne krye Janullatosin per veprime si ato te Himares, Kosines apo te Permetit?

-Kush e trajton Shqiperine si ne vitet 1967 per te krijuar nje imazh te rreme kunder saje?

Kush i imponohet Shqiperise, por dhe kombit Shqiptar kudo qe ndodhet me shantazhe te turpshme qe prej 23 vjetesh, me prishje kompjutersh ne dogana, gabime ne pashaporta, emertimesh te gabuara, tortura psikologjike etj?

Eshte e qarte,  Anastas Janullatos ne fe, Vangjel Dule ne politike, Omonia ne minoritetin grek e mbeshtetur tashme nga agimi i arte ne Greqi, por dhe nga politika greke pjeserisht e coroditur per shkak te krizes. Kjo bande, me disa prifterinje te shitur ne dem te Shqiperise si qershite mbi torte, po kurdisin ngjarje te arthshme te rrezikshme. Une dua ti kujtoj ketyre bashibozukeve te paguar nga Asfalia greke se, ketu eshte Shqiperi dhe se fundi i tyre do te jete shume tragjik. Po po, e them me siguri te plote se fundin do ta kene tragjik, ashtu sic e kane patur dhe armiq te tjere te ketij populli. Dhe me te zi do ta kene tradhtaret dhe te shiturit.

Kerkoj mbeshtetjen e intelektualeve  vendit tone. Kerkoj zgjimin nga gjumi te policies dhe prokurorise se shtetit. Janullatos ka kryer veper penale me organizime te tipit Kosine, Himare dhe Permet. Sigurisht, ne nuk do te rrime duar kryq ndaj besimtareve te Permetit por dhe te gjithe Shqiperise. Ata qe ushtrojne dhune si ne rastin e Permetit nuk jane as prifterinje dhe as besimtare, ata jane bandite te paguar dhe udhezuar nga Janullatos.

Reagimi yne si ortodokse, por dhe si shqiptare qe e duam vendin dhe popullin tone do te jete i menjehershem. Askush nuk do te munde te perdhose vlerat e besimit fetar ne Shqiperi por dhe vlerat tona kombetare ne pergjithsi.

Filed Under: Komente Tagged With: ate Nikolla marku, Janullatos, mos provoko

Kategoria Superiore!Bano:”Lushnja eshte gati”.

August 20, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari. Pak jave perpara fillimit te sezonit te ri 2013-2014, tekniku Artan Bano qe drejton skuadren lushnjare shprehet se:”Ky kampionat do te jete shume i forte. Une kam ne dispozicion nje grup shume te mire futbollistesh te cilet jane gati te sakrifikojne per kete fanelle. Une kam besim se do te arrijme objektivat tona per kete sezon dhe do te jemi supriza e ketij kampionati”. FK Lushnja sezonin qe kaloi u shpall Kampione e Kategorise se Pare, duke dominuar ne te gjitha ndeshjet. Per te perballuar sezonin e ri, lushnjaret jane perforce me lojtare te rinj. Tekniku Bano thote:”Kemi ofruar disa lojtare kete sezon duke krijuar nje ekip te denje. Por merkato eshte e hapur deri ne fund te ketij muaji. Ne kemi ende nevoje per futbolliste cilesore dhe klubi vazhdonn te jete ne merkato”. Per sa i perket afrimeve te reja dhe gjendjes se ekipit, Bano nje nga ish lojtaret me te njohur lushnjare ne futbollin shqiptar shprehet:”Jam pergjithesisht i kenaqur. Lojtaret e rinj po pershtaten me se miri me pjesen tjeter te grupit”. Takimin e pare te sezonit te ri, skuadra lushnjare do ta luaje ne stadiumin:”Roza Haxhiu”, perballe Kukesit. Lushnjaret pretendojne ta fitojne takimin duke shfrytezuar faktorin fushe por edhe mbi lodhjen e kundershtarit te saj qe luan ne Europa Lige. Ne takimet miqesore qe ka zhvilluar skuadra lushnjare ka treguar potencen e saj duke mundur Apollonine dhe Flamurtarin. Artan Bano thote se:”Kemi bere pergatitje intensive. Takimet miqesore kane sherbyer per te pare formen e futbollisteve duke na dhene mundesi te krijojme nje ide per formacionin baze. Loja e ekipit ka qene ne ngritje. Por dua te theksoj se kemi konstatuar mangesi te cilat ne si staf ne bashkepunim me lojtaret do ti eleminojme”.179594_291361864287137_1318002107_n

Filed Under: Sport

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT