• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Trimëreshat suliote

August 29, 2013 by dgreca

Ne Foto: Gratë Suliote. Pikturë e vitit 1827 nga Ary Scheffer (1795-1858), që përshkruan vetvrasjen heroike të grave Suliote, e njohur si Vallja e Zalongos, gjatë luftrave Suliote. Muzeu i Luvrit në Paris, Francë./

Nga SAIMIR LOLJA/

Guximi i jashtëzakonshëm i grave shqiptare ka qenë shfaqur vazhdimisht në historinë e vendit, por një nga shembujt më të shquar ishte ai u bë i njohur për një degë të popullit Shqiptar të përfaqsuar prej Suliotëve, kur ato u rrethuan prej Ali Pashës më 1792. Suliotët formonin një bashkim gjysëm të pavarur që përmblidhte 66 fshatra, të cilët i përkisnin rrethinave të Margaritit, Paramithisë dhe Janinës. Deri në kohën e Ali Pashës, ata ishin krenarë për rregullsinë e pagesave të detyrimeve që i bënin Portës. Por kurthet e mashtruesit plak Ali, i cili dëshironte t’i kishte të gjithë kalorësit e Sulit dhe të ardhurat e tyre në duart e tij të pangopura, shpejt shkaktuan kryengritjen e popullit. Dhe kështu suliotët nisën luftën e tyre të gjatë dhe të lavdishme kundër fuqive shumë herë më të mëdha të Pashait të famshëm.

Me anë të lojrave të dyfishta, i të cilave ai ishte një mjeshtër i përsosur, Pashai lidhi fillimisht në fuqinë e tij Xhavellën, një nga kryetarët e Suliotëve, dhe pastaj rrethoi Sulin. Kështu, ai u përpoq që me ryshfete ta bindte Xhavellën të tradhëtonte Sulin. Këtu mashtrimi u çiftëzua: Sulioti i zgjuar u duk se pranonte t’i bindej Pashait dhe bile la djalin e tij, Foto, në duart e Ali Pashës si peng. Ai u nis për në Sul në dukje se po e tradhëtonte atë, por pa arritur akoma atje ai i dërgoi një letër kundërshtimi Pashait.

Atëhere, Aliu sulmoi Sulin dhe ishte pikërisht këtu që heroizmi i grave Shqiptare u bë kaq i dukshëm. Mosko, gruaja e Xhavellës dhe e ëma e Fotos, tregoi mrekullitë e vlerave të saja gjatë rrethimit. Ajo shqeu me sëpatë të vogël disa kuti fishekës, ia ngarkoi ato edhe grave të tjera, dhe u sulën drejt llogoreve për t’i shpërndarë ato tek Suliotët. Aliu kërcënoi se do ta piqte të gjallë djalin e saj Foto, por ajo iu përgjigj se ajo ishte e re dhe mund të lindte fëmijë të tjerë, dhe se ajo më mirë të hante mish të pjekur të djalit të saj se sa të tradhëtonte vendin e saj. (Blackwood’s Magazine)

 

The New York Times

8 Shkurt 1880

 

dhe lindja e shtetit shqiptar

 

Revista Blackwood’s Magazine ishte një revistë britanike me qendër në Skoci, e cila periudhën e saj të botimit e pati në vitet 1817-1980 dhe fillimisht quhej Revista e Përmuajshme e Edinburgut (Edinburgh Monthly Magazine). Në kohën e botimit të këtij shkrimi në gazetën The New York Times, qarku i Sulit, në përbërje të Çamërisë, ishte pjesë e Vilajetit osman të Janinës. Ashtu si pohon edhe revista amerikane TIME e datës 26 Gusht 1940, Çamëria i merret Shqipërisë me pushtimin e Janinës prej ushtrise greke më 6 Mars 1913. Një përshkrim faktik i viteve të para të shtetit të sapolindur shqiptar jepet më poshtë mbështetur në librin “Edith Pierpont Stickney, Southern Albania 1912-1923, Stanford University Press, 1926″.

Kryengritjet shqiptare kundër Perandorisë Osmane dhe më pas shpallja e Pavarësisë Shqiptare i prishën planet e shteteve grabitqare dhe balancat e fuqive të mëdha në Europën Juglindore. Si rrjedhim u ndezën dy luftra ballkanike dhe më pas Lufta e Parë Botërore.

Lufta e Parë Ballkanike (8 Tetor 1912 – 30 Maj 1913) filloi me sulmet e Serbisë, Greqisë e Bullgarisë kundër Perandorisë Osmane dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Konferencës së Paqes të Londrës. Kjo konferencë filloi punimet me 16 Dhjetor 1912 duke patur si shkak shpalljen e Pavarësisë Shqiptare më 28 Nëntor 1912 dhe në fund njohu pushtimet e bëra nga Serbia, Greqia e Bullgaria dhe Pavarësinë e Shqipërisë.

Lufta e Dytë Ballkanike (16 Qershor 1913 – 10 Gusht 1913) filloi kur Bullgaria, e pangopur me pushtimet e saja, sulmoi Serbinë e Greqinë dhe mbaroi me firmosjen e Traktatit të Bukureshtit. Bullgaria e sulmuar edhe nga Rumania e Perandoria Osmane dorëzohet dhe humb atë që pat fituar gjatë Luftës së Parë Ballkanike.

Kufinjtë e sotëm të Shqipërisë zyrtare u përcaktuan nën kujdesin e Britanisë, Francës, Austrisë, Rusisë, Gjermanisë dhe Italisë me Protokollin e Firences më 17 Dhjetor 1913. Para e pas kësaj date, Greqia edhe u përpoq të gjente përkrahje nga shtetet Europiane për rishikim kufiri edhe organizoi fshehurazi shqiptarë të greqizuar të ngrinin krye kundër shtetit Shqiptar, që qeverisej prej Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, me qendër në Durrës dhe kryetar princin Gjerman William of Wied. Përkrahja Greqisë për këtë gjë nuk i erdhi dhe një arësye për këtë mund të gjehet tek fjalimi në Dhomën e Ulët të Parlamentit Britanik më 8 Maj 1913 nga Walter Guiness, i cili tha: “Greqia po kërkon territor në Shqipërinë e Jugut ku raca Shqiptare është shumicë absolute”.

Në Shkurt 1914, këto gjashtë fuqi të mëdha Europiane i bënë të ditur Greqisë se shumica e ishujve të Detit Egje do t’i jepeshin asaj më kusht që ajo të tërhiqte ushtrinë pushtuese nga Shqipëria e Jugut brenda muajit Mars 1914 dhe ta respektonte shtetin Shqiptar. Por nën nxitjen e drejtpërdrejtë të Greqisë (në dukje zyrtarisht asnjanëse), grekërit në Jug të Shqipërisë me në krye priftërinjë e tyre deklaruan më 28 Shkurt 1914 se formonin një të vetëquajtur “Republikë Autonome të Epirit të Veriut, e cila përmblidhte Himarën, Gjinokastrën, Sarandën dhe Delvinën”. Kryetar i saj u emërua Gjergj Kristaq Zografo nga Lunxhëria, i cili më 2 Mars 1914 në Gjinokastër u shpreh se “është e pamundur të vihemi nën zgjedhën e një populli barbar…”.

Në fund të Marsit 1914, qeveria shqiptare kërkoi nga Fuqitë e Mëdha ta detyronin Greqinë të t’i jepte fund masakrave në Shqipërinë e Jugut. Theksi u vu në faktin se ndërsa në dukje ushtria greke po largohej prej Shqipërisë së Jugut, në fakt ajo edhe po lente mbrapa banditë të organizuar e të armatosur prej saj edhe po iua ndërronte veshjet ushtarëve të saj për t’i rreshtuar me “ushtrinë e Epirit të Veriut”. Me qëllim që t’i jepte sa më parë fund shkretimit dhe të sillte paqen në Jug të Shqipërisë dhe në kushtet e një shteti shqiptar akoma me kërthizë të lidhur, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit luajti lojën e bisedimeve, të mbajtura në Korfuz, me “grekërit e Epirit të Veriut”. Frika, se nëse përfundimet e këtyre bisedimeve të zhvilluara në Korfuz nuk do ishin të kënaqshme do të shkaktonin pushtimin e Shqipërisë së Jugut prej trupave Italiane dhe Austro-Hungareze, bëri që një marrëveshje [që mund të njihet edhe me emrin si Protokolli i Korfuzit] të firmosej më 17 Maj 1914. Me këtë iu jepej garanci “grekërve të Epirit të Veriut se kryetarët e bashkive të qyteteve kryesore të ishin të krishterë ortodoksë, që grekërit të mos thërriteshin në ushtri dhe të kishte liri fetare e arsimore për ta”, por gjithmonë duke ruajtur kontrollin e sipërm të qeverisë shqiptare.

Lufta e Parë Botërore (28 Qershor 1914 – 11 Nëndor 1918) filloi me vrasjen në Sarajevo të nën-mbretit Franc Ferdinand të Austrisë nga një serb dhe mbaroi me nënshkrimin e armpushimit prej ushtrisë gjermane. Në kohën e shpërthimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria zyrtare praktikisht nuk kishte qeveri qëndrore dhe Princi William of Wied u detyrua të largohej nga Shqipëria në Shtator 1914. Ushtria greke e pushtoi përsëri Shqipërinë e Jugut më 27 Tetor 1914 dhe “qeveria e përkohshme e të ashtëquajturës republikë autonome e Epirit të Veriut” bëri të ditur se nuk do egzistonte më sepse kështu qëllimet e vërteta të saja ishin arritur. Shqipëria e Jugut mbeti e pushtuar prej ushtrisë greke deri në vitin 1915 kur ajo u shty prej ushtrisë italiane.

Perandoria Austro-Hungareze zyrtarisht mori brenda saj më 1909 Bosnje-Hercegovinën, të cilën e pat pushtuar që më 1878 dhe ndërkohë u bë edhe garantore e Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. E dehur nga pushtimet e dy luftrave ballkanike dhe me ëndrën për një Serbi të Madhe ku të përfshihej edhe Bosnja-Hercegovina, nën nxitjen e mbështetjen e Rusisë, duke parë të bllokuar daljen në Adriatik prej një Shqipërie të pavarur, Serbia sulmoi Shqipërinë dhe kreu vrasjen e nën-mbretit Franc Ferdinand. Austro-Hungaria kërkoi që Serbia të largohej nga Shqipëria dhë njëkohësisht të mbahej përgjegjëse për atentatin e kryer. Kjo përplasje, në dukje diplomatike, midis Austro-Hungarisë të mbështetur nga Gjermania dhe Serbisë të mbështetur nga Rusia ndezi fitilin e Luftës së Parë Botërore dhe Shqipëria zyrtare nga shesh u bë përshesh prej ushtrive të huaja.

Konferenca e Paqes në Paris (18 Janar 1919 – 21 Janar 1920) u mbyll në fund me themelimin e Lidhjes së Kombeve. Në këtë konfernecë u bënë përsëri përpjekje për ta qethur Shqipërinë e mbetur, por ndërhyrja e presidentit amerikan Woodrow Wilson (1856-1924), i sqaruar nga shqiptarë dhe miqtë e tyre, e shpëtoi Shqipërinë e sotme dhe i ashtëquajturi “Protokolli i Korfuzit” i zhvlersuar më parë prej vetë “grekërve të Epirit të Veriut” u mohua përfundimisht (rebus sic stantibus).

Filed Under: Histori Tagged With: Saimir Lolja, trimereshat suliote

VETEM NË SHKODER: 182 TË VRAMË, MBAS VITIT 1985…

August 29, 2013 by dgreca

●“Ramiz Alia kishte mundësi me ba gjak…’po nuk bani!” thonë “disa…”!

●Prandej, edhe vazhdon me kenë edhe ky si “shokët…hero…”!!

* Kurrë Shqiptarët nuk do të mësojnë të verteten! Ma shumë “nuk dishrojnë”

* Kudo që të veni kamben mendoni se komunizmi gjakatar ka hapë një Varr!

Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Ky asht Trupi i pajetë i Pllumb Pëllumbit, vra në Hot (Shkoder) më 16 qershor 1990…/

Isha kurjoz me dijtë aty nga viti 1993 të verteten se, cila, asht arsyeja e vrasjes së njenit prej Fisit tim në vitin 1948…të pakten si asht shkrue nder dokumenta?!.. U nisa e shkova në degë të mbrendshme të Shkodres. I tregova rojes e ai thirri një oficer që kishte arkivin. Nuk vonoi erdhi e mbasi i shpjegova pse unë e kerkoj atë dokument, mbasi i pushkatuemi asht arrestue në nandorin e 1946 dhe vetem na asht njoftue nga roja e deres së hetuesisë Dulaç Lekiqi, ku ishte Kuvendi i Fretenëve i kthyem në burg se, dje me daten 11 Mars 1948, “asht pushkatua, dhe mos sillni ma ushqime!”…na nuk dijshim asgja ma shumë të dokumentueme deri në vitin 1992.

Shkueme në një zyrë ku nuk kishte njeri. U ula tek një tavolinë dhe aty oficeri X më solli një blok të trashë të pergatitun me disa fletore të lidhuna bashkë. Më shpjegoi se “këtu janë të gjithë emrat e Atyre personave që janë pushkatuar nga viti 1944 e deri në vitin 1991 në kufi.”

E hapa dhe fillova me lexue emnin, emnin e babës, mbiemnin, data ose viti i ekzekutimit, simbas rendit alfabetit. Kishte rasë që shenohej fshati prej nga ishte kenë. Ndonjë kishte edhe vendin e ekzekutimit (në ndonjë rreth tjeter) kur nuk ishte pushkatue në Shkoder. Oficeri iku dhe më la vetem tue shikue Ata Emna të mjerë… Gjatë leximit fillova me kujtue edhe “disa” që nga koha më ishin fshi fare nga kujtesa Emnat e Tyne… ose i kishe ndigjue si Fise po, nuk i kam njoh kurrë se jam kenë fëmijë, p.sh. Kazazët, Dedëjakupët etj…

Nga fundi mu kujtuen edhe emnat e dy oficerave të ushtrisë që u dënuen krejt vonë, se gjoja kishin mendue me shkue nga Shkodra dhe me lirue të burgosunit e Spaçit…etj. dhe u vrane.

Nder të vramit në kufi njoha emnin e Dhuratës, vajzës Bahrije Manit, me të cilen kam punue (prill 1990) kur i vrane vajzen dhe sigurimi e pat varrosë tek Radio Shkodra, tek antena e Kuçit, …dhe emni i djaloshit  Pllumb Pllumbaj…per të cilin u ba edhe protesta në Shkoder.

Listat vazhdonin me data dhe vendet ku janë vra…deri vonë.

Kjo per mue ishte e pakuptueshme mbasi në Shkoder na nuk kujtonim gjyqe!

 

Fillova me dyshue per ndonjë gabim shenimi mbasi kishte edhe disa emna qytetesh tjera si Permet, Vlorë, Pogradec, Sarandë etj…që ishin shenue aty dhe Emni i të vramit njihej se ishte nga Veriu. Erdhi oficeri dhe e pyeta tue i tregue të verteten se në Shkoder, në dhjetë vjetë që kanë kalue unë, nuk kujtoj asnjë nga këta Emna që janë këtu, perveç, Atyne kater që shpjegova ma naltë. I paraqita edhe variantin e ndonjë vrasjes në kufi, po këtu mbas vitit 1985 bahen edhe 182 të pushkatuem apo të vramë, që në Shkoder, “na as nuk i kemi ndigjue kurrë këta vrasje”!

Më shikoi dhe më besoj, se po i thojshe të verteten, nuk ngurroi fare me më tregue ate që as nuk më shkonte nder mend. Jam i bindun se këte e bani edhe nga keqardhja per ata vrasje!

“Këta Emra janë shumica djelmë të rinjë, po me biografi të keqe. Kur ishin ushtarë u dergonin në vende të largëta nga Shkodra. Atje disave u bëhej një gjyq “i thënçin” dhe gjyqi i dënonte me vdekje “per tentativë arratisje”, ose “veprimtari armiqësore”…Silleshin në fshatin e vet dhe prindërve u thohej: “Ka vra veten gabim…ose janë vra duke luajtur, nga pakujdesia apo e ka vra një shoku i vet padashje…etj. Kështu, familja e persekutuar, duke mos mundur  të kerkoi të verteten nga fshatrat e thella malore, apo fshatarë kulakë… kanë humbur djalin!”…

Po në gjithë Shqipninë sa ka vra Ramiz Alia, kështu, si në Shkoder!!?

Po lista e plotë e të vramëve nder kufijë kur do të publikohet?..

Melbourne, 2013.

Filed Under: Analiza Tagged With: 182 te varme, Fritz radovani, pas vitit 1985, vetem ne Shkoder

KA NDËRRUAR JETË VEPRIMTARI DHE POETI YNË NË MËRGIM FEHMI KORÇA

August 29, 2013 by dgreca

Shkruan:Shaban Cakolli/

Kurbeti kjo bukë e hidhur,për shqiptarët mbetet dhimbja më e madhe kombëtare.Atdhetarët shqiptarë të  përndjekur nga dhuna e hekurt pushtuese,qenë detyruar të braktisin trojet e tyre dhe të strehohen nëpër vende të ndryshme të Europës,por asnjëherë nuk e kanë rreshtur punën për ngritjen e vetdijës kombëtare.Ata edhe me pushkë edhe me penë kanë luftuar për të mirën e mëmëdheut.Jetë e hidhur në mërgim,atje ku njeriu dergjet me mallin për atdhe.Shumë njerëz kanë vdekur me mallin e atdheut,në kohën kur kryevrasësi sërb nuk i linte as të vdekur të i bënin varr në tokat e tyre.Edhe pas çlirimit,shqiptarët e mërguar janë kthye në vendlindje,kanë shuar pak mallin,por malli për atdhe gjithnjë i gërryan  mërgimtarët.Jetës nuk i dihet,ajo është si hije,sot për nesër.Njeriu sonte mund të bie në gjumë,nesër të mos zgjohet.

Jetës nuk i dihet,të vjetrit nga përvoja kanë thënë”Vdekjen e kemi më afër se këmishen në trup”,unë them se është më mirë që nuk e dijmë kur e kemi vdekjen.Vdekja sikur po ngatërron rendet nganjëherë,ajo po na i ha poetët,për pak kohë na i mori:Shkrelin,Podrimen,Ibrahim Ibishin,Adem Berishën,Ferit Ramadanin,na i mori në kohën më të mirë,i qajtëm nga dhimbja,i përkujtuam në shumë forma,kujtesën për ta nuk e shuam dhe për ne mbeten të pavdekshëm.Dje morëm lajmin e dhimbshëm se në Gjermani vdiq  bashkëvendasi im,veprimtari i shquar kombëtar,poeti jonë i madh Fehmi Korça.Thjesht e papritur,ishte i ri vetëm 43 vjeçar,i shëndoshë në vlugun e jetës,punës e aktiviteteve,por vdiq nga një sulm në zemër.Vdekja nuk pyet,njeriu është i pafuqishëm ndaj fenomenit të vdekjes. Ky lajm i kobshëm ishte bombë në zemrën time,qava sa munda,duhej të më dilnin lotët,ndryshe nuk mund  i mbaja  në thellësinë e shpirtit.Njeriu rrugëton me vdekjen,por mërgimtarët vdesin dy herë,njëherë në kurbet,e së dyti kur i kthejnë të i varrosin ndër varret e të parëve.Kjo është dhimbje,e cila nuk do të na liroj kujtesën e pikëllimit për te.Fehmi Korça ishte mik i madh,i dashur,i urtër,poet i madh,bashkëpunonte me ne në LSHAKSH në Gjermani,e kanë dashur  gjithë miqët,poetët,gjithë mërgimtarët.Sot shumë mërgimtarë,shumë poet,në faqe interneti shprehen ngushëllime për te,shumë telefonata me zëra të përvajshëm na shprehen ngushëllim qetësimi.

Nuk është në mundësinë tonë të bëjmë tjetër,do e qajmë,do e përkujtojmë,do të ia shfletojmë e botojmë veprat,do të mbetët gjithnjë i paharruar për ne,kurse e jona është për familjarët e tij të shprehim:

Ngushëllim

Shumë e nderuara  familja  Korça,

Humbja e të dashurit tuaj  Fehmiut është e madhe,por krenaria që lindët dhe rritët këtë veprimtarë,intelegjent dhe poet duhet të jetë më e madhe.Ne jemi të bindur se ju do të bëheni të fortë,dhimbjet të i ndajmë dhe përballojmë së bashku.Unë personalisht,shoqëria e jonë e mërgimit,LSHAKSH në Gjermani,shprehim ngushëllimet nga zemra,juve familja e çmuar  Korça, farefisit tuaj, shokëve, miqëve, mërgimtarëve që e njohën,letrarëve e poetëve,si dhe urojmë që nga gjiri i familjes suaj të dalin edhe qindra-mijëra djem,si ishte veprimtari, poeti e intelektuali Fehmi Korça.

I nderuar dhe i kujtuar për jetë do të mbetet emri i veprimtarit dhe poetit  Fehmi Korça,në mërgatën shqiptare dhe kudo në trojet tona.

 

Fehmi Korça

 

Fehmi Korça i lindur më vitin 1969 në fshatin Gminëc Komuna e Dardanes (ish-Kamenica e Kosovës) Shkollën fillore dhe ate të mesmën e mbaroi në Gjilan,ish-Student i fakultetit filozofikë dega Gjuhë letërsi shqipe në Prishtinë në vitin 1989-1991. I emigruar në Gjermani në vitin 1991.Në Gjermani për pos që ndjeki kursin intensiv të gjuhës gjermane 1992-1993 ,është i kulifikuar ndërkombëtarisht  në siguri të lart dhe punon në Bazën Amerikane.Për momentin është duke i ndjekur studimet në Kosovë dega drejtimi Juridik semestri i -IV-.I martuar babai i dy fëmijve.

Me shkrime mirret që nga bankat e shkollës fillore kurse më vitin 1996 në Gjermani shkroi dramën “Plisi në shtizë ” se cilës i bëri edhe regjin dhe u luajt në disa qytete të Gjermanisë . Më vitin 2011 në Tiranë botoi vëllimin poetik “Nuk jam larg” nga muaji shtatorë i këti viti pritet të dalë për botim edhe vëllimi i dytë poetik në Tiranë.

 

1. Në ikje pa kthim

 

Diku u tret mendimi yt,

në ikjen pa kthim.

Vonesat i përqafove prore.

Mungesa në dasma

Aty, ku shtrohej buka e misrit.

… Aty, ku kërcehej vallja.

Aty, ku me gjogun tënd,

more gjithmonë “mahramen ”

 

Na harrove ?

Poret e jetës ishin degdisur.

Nuk i kuptove lajkat gjarpërore,

theve kristalet në galerinë tënde.

 

 

Ike,diku në harresën e kohës,

ku rritet cdo stinë pa shpresa.

Këpute lulen e blirit

dhe more me vete ëndrrën.

 

Shpresat le nën oxhakun e gjyshit,

trashëgim brezash.

Fyellin,armën e mallit

nën sqetull fute.

 

Lokja nuk të pa,do ta mbyste loti…

-Do t´i bie në pyllin e panjohur !-the

atje ku perëndon,jo vetëm dielli.

Atje, ku perëndon gjithcka

dhe lind malli.

 

2. Dua

 

Dua !

Dua këngë për Flamur.

Dua melodi.

Dua kohën që erdhi,

bashkimin me Ty.

Dua ëndrra të më ofrojnë,

atje ku këmba nuk shkel.

Të zgjasë në përjetësi

bashkimi me Ty.

Dua kohës t´i kthehen akrepat

Dua aromën pranverore

Dua të bredh kryeqytetit

Dua t´i përulem Gjergjit.

Dua bashkimin me Ty,

Mëma ime Shqipëri !

 

3. Plisi

Plisi në shtizë

skëterrë,bubullimë

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe!

Të degdisur në gjashtë degë,

të poshtëruar nga të tjerë.

Njëri jam nga Lugina,

tjetri nga Janina,

nga Tivari e Tetova,

tjetri nga Kosova.

Nuk ndjejnë për fis,as për farë.

Sot shqipëtari është i përcarë.

Kënga e burrit është vaji.

Mjerë për ne mejrë për Atdhe !

Lëkura jonë është bërë gëzof,

shegertët e huaj presin si të duan.

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Njëri thotë kam terleme,

njëri kësulë e tjetri plis,

por të gjithë janë shqipëtar nga një fis.

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Ulërini e vajtoni !

Dje shqiptari i katandisur,

sot shqiptari i degdisur,

nesër shqiptari i copëtuar,

edhe gjuhën ka për ta harruar…

Mjerë për ne,mjerë për Atdhe !

Plisi në shtizë prapë ka mbetur !

Deri kur ?!

 

4. Lindja

Skalita fjalën e përbotshme

Rrënjët peshojnë më tepër

se cdo lis në mal.

Vdekjen mos e thirr !

Do vij sikur lindja.

Lindja ime ishte rastësi,apo dëshirë ?

Heshtje,predikim etik mbi moralin.

Kur më solli lejleku ishe e gëzuar,

apo thoshe:Ah,edhe kjo barrë !

Djall o punë si të flas ? Prapë heshtje ?

Nga të gjej të vërtetën,ku fshihet vallë ?!

Në sirtarin e ëndrrave të gjyshes sime,

koha plagët shëron.

Po kur plagët shtohen ?

Ikje në kortezhin e përmotshëm.

Ku mbetem unë,

tek fillimi apo fundi

i episodit jetë ?!

Më gjëmon fjala e nënës në shpirt:

Lindja ka kuptim vetëm në tokën e lirë,

në prag e në sofër,bir !

 

5. Poeti

 

(Poetit dhe dëshmorit të Kombit-Agim Ramadanit-Katana )

 

Ti që u rropate me hijen

pa ngjyrë pa shije,

i dhe ngjyra jetës

solle dhuratë

margaritarë,

lule zambaku

ujitur nga Drini i Bardhë.

Ti që shpalose histroinë,

palë më palë,

thure vargje,

nga ty mësuam fjalën:Nënë.

Ti,poet.

Ti që nuk e ndale penën

edhe kur të privuan.

Të anatemuan në cdo skutë

në dallgët dhe furtunat e jetës.

Ti që i këndove atdheut

me ndjesin e zemrës.

Ti, kandil i ndezur në horizont

Ti, pishtar në histori.

Atdhemëmëdheut i dhe shpirt !

 

6. Marsi i thyer

 

Rropollimë e ditve të thyera.

Katrahurë e netëve të errëta.

Katandisje aritmetike

Në mortin e marsit të thyer.

Zhurmë,shumë zhurmë,

Dritë ,shumë dritë

Errësir,sa shumë errësirë

në këtë hapësirë!

Kontrast monoton i koloriteve

në marsin e thyer.

Vërvitet koha e humbur,

rilind dhe prapë vdes shpresa,

kthehet kujetsa.

Ndero dhe kujto!

Mos rënko as në marsin e thyer !

Pranvera do të trokasë sërish.

 

7. Ndërgjegja

 

Gjarpri kafshon,lëndon,helmon.

Nga lëkura e tij më lirove,

të falem përjetë o mik!

Gjarpri befason,shokon,bishtron.

Nga lëkura e trashur përjtësisht

më lirove,të falem,or mik!

Gjarpri gëlltit,emër të trishtuar ka.

Të falem o Perëndi,më shpëtove

nga lëkura e gjarprit,

mbeta prapë NJERI!

Edhe gjuhën e helmuar largove

Të pacim për jetë,or mik!

Tik-taku i orës dymbëdhjetë pa pesë.

U kumtua lajmi se kryegjarpri vdiq.

Lum Lumi

a ke patur gëzim më të madh ?

Po,kur u Rilindem prapë

dhe hoqëm lëkurën e gjarprit.

Tani më lejo or mik,të lundroj,

në barkën e ndërgjegjes sime,

në ujëvarën e lotëve të popullit tim.

Të lutem,më lejo ta thërras kohën e humbur!

Do t´i pranoj edhe fyerjet.

E di dikujt nuk do t´i pëlqejë.

Të lutem,t´i hapi vetëm dosjen e X-it dhe Y-nit.

E di !Kundërmon erë e pistë,

e ndrydhur ndër shekuj.

Të lutem,të gjitha masat janë marrë,

nuk do të ketë epidemi apo virus!

Thonë se gjarpri shtatë lëkura ndërron,

dhe prapë gjarpër mbetet !

 

8. Vetëm ti

Ti je rreze dielli,

fllad pranveror.

Engjëll,

Nje flakadan me kurorë.

Je zemër,të kam xhan,

dua të të kem sa më pranë.

Je agimi i mëngjeseve

zjarri i dashurisë

që shuan furtunat

dimirit me acar.

Je Borëbardha e ëndrrave të mia,

të kam xhan!

Je romancë nën dritën e qirinjve,

kitara për ty thur melodi.

Rrugëtimi im i zemrës,

më je ti.

Në udhën e kurorave,

je oqean i pashtershëm

me plot dashuri!

 

9. Potreti

Kërkon hijen time lakuriq në potret.

Nuk dua paragjykime!

Lajthitjet e tua i dua,

kur fshehurazi më shikon

në potretin tim nudo.

Nuk je mëkatare.

Shijoje në qetësi!

Jam piktori e dashur!

Ngrihu nga ky ankth.

Potreti im është këtu

Kontrast koloritesh,ankthi,vepra-

Demonët fillojnë vallen,

mbeta farisht pa mbulojë.

Jeta rropatet hileqare,

djallëzit me ferexhe të zezë

Mëkatar i shekullit të ri jam unë apo ti ?

Potreti im ka shije

Potreti yt ka hije të dyfishtë.

Je zog në kafaz.

Je pranverë e vonuar në këtë botë.

Kalendar i vjetër ke mbetur.

Mos mallko të tjerët sikur veten…

Sikur jemi të bastarduar dhe jemi t´pafe.

Sikur bota të përmbyset,e sikur…

Ti do jesh xhelate e t´pafeve.

Kërko ndjesë!

Nëna në këtë botë,

nuk ta mbuloi as nurin,as lakuriqësin.

Mëkatare je,kur ndjell urrejtej

për të tjerët që mendojnë ndryshe nga ti.

Thuaj dhe shkruaj:

Bota paska dy hije,dy fytyra,dy ngjyra,

paska dy djallëzi,dy mëkatarë bardhezi.

Batica dhe zbatica-formula e jetës.

Këdoji së bukurës,shijoje,

kjo është vlera e Universit.

Preke realitetin lakuriq,jo lugatin e zi.

Mallkimi i gjyshes përjetësisht të mbolli zi

ferexhe dhe saf në kokë ?

Edhe ajo lindi lakuriq.

Lakuriq shkoi në amëshim…

Ndjesë pastë!Amin!

 

MOS MË TRAZO

 

Hyra këmbëzbathur në pafundësi ,

zgjata dorën ta shpëtoj,më refuzoi

ose kishte mëri djaloshare,

ose kishte vendosur fundin

katrahura jetësore.

Të lutem,mik!

Mos më trazo plagën

në metropolin e gjenezës sime,

më kurse, të paktën në këtë moment!

Mos kërko zanafillën e dhimbjes,

diku,në harresë të kohës është përvjedhur.

Mos!Thinjat e flokut tim nuk përcaktojnë kohën,moshën,as intelektin.

Mos!Mos më ngatrro me”Plakun dhe Detin”,jam enigmë në vete,jam ai që jam.

Do të mbetem kështu edhe nëse vdes.

Kështu si jam,me çmimin që do ta paguajmë të gjithë .

Mos me vete do t’i marr të gjitha nga kjo botë,

hidhërimet dhe gëzimet e pakta?

Nuk dua paragjykime,qofsha i harruar për jetë!

Hyra edhe atje,ku nuk dija ç’ka më priste,

rezunoja një pritje të pakuptimtë,për pos natës,dita sikur mungonte,

lugetërit vallën kishin filluar

dhe prtnin nuse pa dhëndërr

Hyra,po pse hyra?!

Të prek realitetin në palcë të njeriut.

*Fehmi Korça-Poezi nga vëllimi poetik-Nuk kam larg-2011-Tiranë

Filed Under: Kulture Tagged With: Fehmi Korca, nderroi jete, poeti, Shaban Cakolli

Nikolla Gruevski dhe çështja shqiptare e pazgjidhur në Maqedoni

August 29, 2013 by dgreca

Qasje të SHSHA-së debat në vend të jetës parlamentare/

Nga Skënder KARAÇICA/

Nuk shkohet në BE vetëm me një memorandum të shkruar nga Nikolla Gruevski dhe partia e tij në pushtet,kështu e nis debatin e vet(në vend të jetës parlamentare)SHSHA-ja në Çikago duke vënë në spikamë një spektër të gjërë të problemeve më të cilat tash sa kohë po ballafaqohet Maqedonia.Boshti i tërë problemeve rreth të cilave po përballen të gjitha institucionet e këtij vendi me një demokrci të brishtë është sipas asociacionit shqiptaro-amerikan mos gadishmëria e pushtetit aktual për reformat demokratike dhe të ndryshimeve të Kushtetutës që ka mbetur tash sa vjet në konturat e kodeve të vjetra të sistemit komunsit të Jugosllavisë.

Për të shkuar ky vend në BE do të pyesnim kryeministrin Nikolla Gruevski se ku gjendet populli shqiptar(jo komuniteti-pakica)në kodet e Kushtetutës aktuale në Maqedoni(?)Pse po fshihet problemi i çështjes shqiptare të pazgjidhur dhe gjithnjë ky problee të m po sillet në periferi të qasjeve të jetës parlamentare me të ,,dhënat e mekanizmave,,të shkruara të Marrëveshjes së Ohrit që nuk është zgjidhja e përhershme e çështjes shqiptare dhe ate ua kanë varur në qafë si,,medalje,,për të mbetur nën hijën e ligjeve kushtetuese të parefomuara tash e njëzetëvjet .Jo më politikë perferike dhe populli shqiptar në margjinat e kohës dhe mbrapa mureve të Kushtetutës së N.Gruevskit,thekson SHSHA-ja në Çikago,duke thënë zëshëm dhe me argumentin kohës se pa reformat e prëgjithshme demokratike me strubullarin e aktit më lartë juridik të Kushtetutës nuk ka vija të bardha të udhës drejt BE-së.

Paraqitja e memorandumit para partive parlamentare nga ana e kreut të qeverisë Nikolla Gruevski,paraqet edhe njëherë platformën e vjetër dhe të njohur për ne,për gjoja se Maqedonia i ,,paskësh,,plotësuar të gjitha standardet e BE-së dhe është e gatshme për të marrë udhën evropiane.Mirëpo,në këtë rrugëtim populli shqiptar ka mbetur përseri në periferi dhe i anashkaluar pa mbulesën e duhur demokratike të ligjeve kushtetuese me politikën e proklamuar të BE-së për barazinë kombëtare dhe të vlerave univesale të demokracisë.Jo me popullin shqiptar të rendit të dytë sikundër dikur në kohën komuniste(sic!)të shkohet në BE,Nikolla Gruevski!

Përditshmëria po tregon qartë se ku është sot ky vend dhe si po ecën me standardet e njohura evropiane që ende nuk janë jetësuar një varg detyrash që dalin nga konventa e ,,Evropës së bashkuar,,që kanë të bëjnë për decentralizimin e pushetit lokal më afër qytetarit si dhe një varg zgjidhjesh për të mirën dhe të ardhmen e këtij vendi multietnik.Në fokus të këtyre çështjeve partitë politike shqiptare dhe subjekti i ,,kualicionit të pashkruar,,(BDI)të mbajë qendrim më racional me çastin aktual politik në Maqedoni dhe për shkuar në familjen e lirë dhe demokratike të BE-së,duhet të zgjidhet drejt çështja shqiptare përmes reformave të ligjeve kushtetuese dhe të marrë pozicionin e barazisë së plotë kombëtare dhe shteformuese,që ishin të ndaluara nga të gjitha pushtetet politike maqedonase për gjashtëdhjetë vjetë.

Asociacioni politiko-kombëtar(SHSHA)në Çikago u bënë thirrje tërë mekanizmave të diplomacisë së BE-së dhe të SHBA-së që duhen të kenë parasysh çështjen e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni dhe të ndihmojnë për demokratzimin përmes ndryshimeve të Kushtetutës dhe të miratimit të konventave ndërkombëtre për lirinë dhe barazinë kombëtare të popullit shqiptar për të krijuar rrethanat e volitshme për të marrë udhën e këtij vendi kah BE-ja.Nuk janë serioze dhe nuk kanë asnjë standard të demokracisë ,,memeoradumi,,i paraqitur nga Nikolla Gruevski,ndonëse me këso farë mekanizmash ligjore periferike nuk shkohet në familjen e madhe të Evropës së Re dhe me popullin shqiptar pas mureve të Kushtetutës së pa reformuar asnjëherë në Maqedoni,thekson në fund SHSHA-ja në Çikago.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja shqipatre, Nikola Gruevski, Skender Karacica

PRESIDENTI OBAMA DHE SIRIA

August 29, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama tha të mërkurën, në një intervistë me rrjetin publik televiziv amerikan, PBS se ai nuk ka vendosur ende nëse të urdhëroj ose jo një sulm ushtarak kundër regjimit të presidentit  Bashar Asad të Sirisë.   Megjithëse, shtoi ai, qeveria e Shteteve të Bashkuara ka ardhur në përfundimin se javën e kaluar, regjimi i diktatorit sirian Asad ka përdorur armët kimike kundër popullësisë civile të pafajshme – përfshirë edhe fëmijë në gjumë — ku sipas të dhënave kanë vdekur mbi 300-veta në një sulm të vetëm, përfshirë edhe gra e fëmijë, duke shkelur  kështu vijën e kuqe të deklaruar nga Presidenti Obama, para një viti.

Gjatë intervistës, presidenti Obama tha se nuk është aspak i interesuar për një konflikt të zgjatur në Siri, ndonëse, shtoi ai, Pentagoni i ka, “paraqitur atij opcionet e mundëshme për një ndërhyrhje ushtarake dhe tha se ai është duke zhvilluar bisedime intensive me këshilltarët e tij të sigurimit kombëtar”, në lidhje me këtë çështje.   Ai shtoi në intervistën me televizionin PBS se megjithëse nuk ka vendosur ende për ndonjë sulm se ku dhe kur ndaj regjimit sirian të Asadit, ai nënvijoi se duhet që të ketë pasoja ndëshkuese për përdorimin e armëve kimike kundër njerëzve të pafajshëm,  “me qëllim që armë të tilla të mos përdoren më”.  Përdorimi i armëve kimike konsiderohet krim lufte dhe është i ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare.

Gjatë intervistës, presidenti Obama dukej i bindur se ai është i sigurt se regjimi i Asadit është përgjegjës për sulmin me armë kimike të 21 gushtit, në periferi të kryeqytetit sirian.  “Ne kemi ardhur në përfundimin se regjimi sirian, në fakt ka përdorur armët kimike… dhe për këtë duhet të ketë pasoja ndërkombëtare”, ndaj atij regjimi, shtoi ai.   Edhe përfqasuesi i Kombeve të Bashkuara në Siri,  Z. Lakhdar Brahimi njoftoi  të mërkurën se provat dhe dëshmitë tregojnë se ajo që ai cilësoi si një “substancë kimike”, është përdorur kundër civilëve të pafajshëm në Siri.  Ai u tha tekstualisht kështu gazetarëve në Gjenevë: “Në lidhje me atë që ka ndodhur me 21 gusht të javës së kaluar, duket se është përdorur njëfarë substance që vrau shumë njerëz, qindra, definitivisht më shumë se 100, disa thonë 300, disa të tjerë thonë  600, ndoshta 1000, ndoshta më shumë se 1000”, u tha gazetarve në Gjenevë, përfaqsuesi i OKB-s për Sirinë, Z. Brahimi.

Dy tre ditë më parë, Sekretari Amerikan i Shtetit, (DASH) Xhon Kerri than ë Uashington se ajo që ka ndodhur në Siri, duhet të “shokojë ndërgjegjen e botës.”   Z. Kerri vazhdoi duke thënë se “Masakra pa dallim e civilëve dhe vrasja e grave dhe fëmijve të pafajshëm me armë kimike është një turp ndaj parimeve të moralit njerëzor”.   “E gjithë bota”, shtoi Z. Kerri, “duhet të jetë e shqetësuar  në lidhje me çdo kërcënim  ose përdorim të armëve kimike dhe këjo është arsyeja se pse bota është e përqëndruar  tani mbi gjëndjen në Siri”, tha krye-diplomati amerikan.   Zyrtarët më të lartë të Amerikës, përfshirë Presidentin Obama dhe zëvendës presidentin Bajdën, vazhdojnë të jenë në kontakt me aleatët e Shteteve të Bashkuara në Evropë dhe gjetiu, në lidhje këtë çështje.

Ndërkaq, përpjekjet amerikane dhe të aleatëve të saj për  miratimin e një rezolute në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara,  për të dënuar Sirinë për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile të pafajshme, kanë ngecur për arsye të asaj që zëdhënsja e DASH e cilësoi, “kokëfortësisë” ruse.  Zëdhënsja Marie Harf u tha gazetarve në Uashington të mërkurën se, “ne nuk shohim asnjë mundësi për të shkuar përpara, kur të merret parasyshë kundërshtimi rus për marrjen e ndonjë mase më rëndësi mbi Sirinë, nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.”   Rusia dhe Kina, përkrahse të regjimit të Asadit, pritet të përdorin veton mbi çdo rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të dënonte regjimin sirian për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë së pafajshme civile.

Atëherë ç’duhet bërë. Administrata e Presidentit Obama gjëndet përballë vendimesh të vështira në lidhje me këtë çështje, por është e detyruar  të bëj diçka pasi vet presidenti Obama një vit më parë ka deklaruar se shkelja e vijës së kuqe, dmth, përdorimi i armëve kimike nga regjimi sirian i Asadit do të  shkaktonte ndëryhrjen amerikane.  Duke marrë parasyshë mungesën e bashkpunimit diplomatik në OKB, Gazeta amerikane Nju Jork Tajms sugjeron në një editorial të saj dy ditë më parë se, “Zoti Obama mund të anashkalojë Kombet e Bashkuara, ashtu siç ndodhi me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, duke bashkuar një koalicion ndërkombëtar që do të mbështeste ndërhyrjen ushtarake….në përkrahje të civilëve sirianë.”  Nju Jork Tajms thotë edhe se, nëqoftse presidenti Obama zgjedhë këtë rrugë veprimi, ai atëherë, “do të ketë nevojë për një mbështetje të fortë nga Liga e vendeve Arabe dhe  nga Bashkimi Evropian.”   Dhe nëqoftse ai është i vendosur të ndërhyjë ushtarakisht, objektivi i sulmeve, sipas gazetës Nju Jork Tajms duhet të jetë, “ndëshkimi i presidentit Asad për masakrimin e popullit të vet me armë kimike dhe jo përzierja amerikane në luftën civile të atij vendi.”

Kriza në Siri ka shkatuar shqetësime të mëdha anë e mbanaë botës, përfshirë Evropën dhe Lindjen e Mesme.  Një numër  gazetash në Evropë, në editorialet e tyre, kanë shprehur përkrahje për ndëshkimin e presidentit Asad  për përdorimin e armëve kimike kundër popullësisë civile, një qëndrim ky që pasqyrohet në editorialin e gazetës irlandeze, “Ajrish Indipendent”, ku thuhet se “Nëqoftse komuniteti ndërkombëtar nuk ndëshkon përdorimin e tillë të armëve kimike kundër popullësisë civile, atëherë mund të thuhet se nuk ekziston asnjë autoritet moral në botë. Mos veprimi në këtë rast do u japë guxim shteteve të tjera despotike, duke rrezikuar dhe kërcënuar sigurimin në rajon”.  Gazeta irlandeze thotë se, megjithse Presidenti Obama është pragmatist, ai nuk dëshiron që të lejë pas një trashëgimi mungese të autoritetit moral duke mos ndaluar krimet kundër njerëzimit, gjatë mandatit të tij…..Megjitëse një ndërhyrje e tillë është plot rreziqe dhe me përfundime të panjohura dhe të paparashikuara, parseprap është një ndërhyrje e nevojshme”, për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla, përfundon  komentin e saj gazeta irlandeze.

Ndërsa, Hans Hoyng dhe Kristof Reuter, në komentin e tyre për revistën  gjermane Der Spiegel, shkruajnë në lidhje me përdorimin e armëve kimike nga regjimi sirian se, “Kredibiliteti i Shteteve të Bashkuara dhe i aleatëve të tyre perëndimorë është në dyshim.  Kushdo që deklaron që të mos kalohet vija e kuqe dhe pastaj kur kalohet vija e kque, nuk bën asgjë, është më mirë që të mos bëjë kërcnime të tilla në të ardhmen. Sulmi i fundit në Siri me armë kimike duhet të zhdukë rezervimet për një ndërhyrje ushtarake. Gazi helmues është i ndalur  ndërkombtarisht –ndalim i cili duhet të rspektohet.”

Dhe komentuesi, Ari Shavit i gazetës izraelite Haaretz, shkruan se, “Pranvera madhështore Arabe që u përkrah me entuziazëm nga Perëndimi, është këthyer tani një një ngjarje akopaliptike.  Asnjë person i denjë nuk mund të injorojë këto që po ndodhin.  Ajo që duhet të jetë një botë e qytetëruar nuk mund të heshtë më.  Nuk janë vetëm viktimat e pafajshme të Damaskut, por kemi të bëjmë me ekzistencën e konceptit të  një nacionalizmi të moderuar dhe qytetëruar arab si dhe me shpresën se Perëndimi ka ende njëfarë ndërgjegje….Nëqoftse civilët mund të masakrohen me gaz helmues në vitin 2013, pas asnjë ndëshkim, atëherë në gjëndemi përballë mbarimit të botës”, përfundon komentuesi izraelit.

Shtëpia e Bardhë thotë se administrata e Presidentit Obama, tani për tani, nuk ka marrë ndonjë vendim për një sulm ushtarak, megjithse tanimë presidenti ka në tavolinën e tij rekomandimet dhe opcionet për një sulm të tillë, nëqoftse ai vendosë të ndërmarrë një gjë të tillë.  Ndërkaq, analistët thonë se administrata Obama ngurron të përzihet në një luftë civile ndërkohë që me të drejtë i konsideron shumicën e grupeve kryengritëse si të pabesueshme.   Por duket se po arrihet një konsensus, si mbrenda ashtu dhe jashtë administratës – përfshirë edhe në radhët e aleatëve — se përdorimi i armëve kimike nga regjimi diktatorial i Asadit në Siri – kërkon një përgjigje të shpejtë dhe të fuqishme.

 

 

 

 

 

 

 
 

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Obama dhe Siria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT