• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Më vjen Çamëria në duar & TITËRRIMË VARGJESH

August 3, 2013 by dgreca

Të ftuar në Sofrën Poetike të DIELLIT, Namik SELMANI dhe Neki LULAJ/

Më vjen Çamëria e shtrenjtë/

 Miqve të Çamërisë kudo ku janë në botë/

Nga Namik Selmani/

1.

Më vjen Çamëria në duar/

Si një tufë e blertë borziloku/

E hedh në gjoksin e thinjur/

Një triko të vjetër, të leshtë./

Minaret presin ezanet/

E çerdhja pret cicërima zogu/

E fëmijët e fëmijëve/

Flasin veç për plagë e brengë…../

2.

Më vjen Çamëria e shtrenjtë

Si një tufan i zbutur nga dielli

Ndalet në supet e lodhur

Të një shpendi malor

O netë tragjike çame,

Ku plumbat vrisnin dhe qiellin

Më sillni ca ditë,

Kur të eci pa dhimbje e drojë.

3.

Edhe pa pranga

Kujtoj ftoin e shegën e pavjelur

Një dasëm

që ngrinte gurët, sofatet, përrelet.*

Një valle që hidhej

në gjokset e burrave të mençur

Një breg

ku nuk dua të bëhem kurrë gardiani i derteve.

4.

Dhe e marr Çamërinë

Në një hambar të mbushur me grurë

Ta mbjell në ugare zemrash

që kurrë të mos thahet e të vyshket si fleta

se oxhaqet duan zjarr, vëlla,

e gurët janë prej vitesh të sëmurë

Një mall i largët

Ç’po ua thinjka  vajzave të bukurat gërsheta.

5.

Me ca trokitje morsore

Po më vijnë në pëllëmbën e dirsur

Qenkan pak, shumë pak

Të zgjojnë sërish puset, bahçet, stanet.

O, po shpirti im bleron

dhe për ty, moj Çamëri e bukur

Bëhet një Jon i dytë

me blegërima, ullinj e portokalle

6.

Oooo, po shpirti  im

Këndon si aed këngë për nipin e nipit

Se toka  s’më tret nën dheun zezonë

Pa larë borxhin e vjetër.

Luturvia* pret, pret

Kokrrat e pavjelura të ullirit

Dhe strehët e vetmuara

Bëhen fole për karvanarët.

7.

Më vjen Çamëria si mandile nëne

a e vënë në  duart e vajzës nusëruar

Si një shpat i lartë

Që nuk ia numëroj dot rrezet që e ndrisin

Rahmetoj gjyshërit

Si lisa të një Pylli të Prerë

Mbi ëndrrën e tharë

Hedh lotin si farën për plisin.

8.

Dhe e prek Çamërinë

Me qerpikun e lotit në  syrin e  patharë

E thërras me oi

Në gjysëmerrësirën e klithmuar të netëve

Oooo, po ajo është larg,

e vatrat s’kanë shkarpa e zjarr

pa një dorë nëne

janë djepet që duan përkëdhelje

9.

E kam Çamërinë në sy si një shamibardhë

A si një vajzë me bukurinë  dashuruar

E në ballin e nxehtë

Fshij rrëketë e djersës së etheve

Lirikat për ullinjtë

Me elegjitë e baladat janë  shartuar

Janë kthyer në cungje

A ninulla të pakënduara të djepeve

10,

Më vjen kudo Çamëria…

Në syrin stërrall që bëhet shkëndija…

 

NEKI LULAJ/GJERMANI/

TITËRRIMË VARGJESH

(Poetit Ali Podrimja, me rastin e njëvjetorit të vdekjes)

 Si trill poetik na erdhe

Në amshimin e dhembjës

…sërkalat rrokullisën

Vetëtimë e mbushur plotë elipse

Titërron plotë rrokje në befasi

Lajmi këputë në dysh frymëmarrjën

Jetën filloi si uragan…..

arratinë mori si meteor

 

Si ti lidhë sonte litarët,

e ngërrqët plot nej…

Pisha  u thërmoq u thye

Në Çabratin shekullor

Zemra ju plagos

Mbi Ulpanë e Dardani eshkë e ndezur

Lumi në shtratin e Lumit

flenë në qetësi…..

 

Euriditë, perlë e poezisë

Aliu, ynë modern

Zanorët i mbyti i heshtja

Një vjeqare,jetime

E ti në Rilindje gjen qetësi….

 

Atje  ku qielli në Torzo fluturonte

ashti Dardan mishruar në Credo

Zemrat nuk gjetën qetësi

Në mes të fletave të përlotura

laps pa ngjyrë

Të ndrydhura në Sirtarin e ri

 

Lumi tri dekada rrjedhi ne vetmi

Pikëpjekjën e pritur….!

Me Aliun e vargut modern

bashkë ta shuajnë etjën

Të takohën me mallin e djegur

Në mes yjeve në përjetësi

 

 

TË PLLAKA

(Preshevës motës tonë)

 

Përplasën shtërngata valësh

….mbi mermerin e praruar

Çerdhe engjëjsh

27 –të shenja përjetësie

Kohës i bejnë roje….

Dritëhie  mbi trotuar

 

Fluska bore derdhën mbi flatra shqipesh

Pendlat i mprehë era

Si heshtat teh shpate

Shqipja  dy krenore thurë kurorë

Vajtojnë  mëllenjat

Për tokën e huaj

Për truallin e lashtë Dardan

 

Diç mi ngritë morrnicat

…….kjo natë eh kjo……

Eu moj Europë  k…e azdisur

27-të flakadane shqipësh

Mbi Pllakën e praruar

Në Preshevë  pararojë…

B ……. e kurdisur

 

Në majë të gishtrinjëve

Këmbëzbathur

Marshojnë hyjnitë pellazgjike

Heronjetë e pavdekësisë

Po ngjallën bijtë  dardan

Duke dalë nga zemra e dheut….

 

Ata qe skuqën Ballkanin

Nxorën një copë gur

Por rrenjët  ngelën thellë

Ne themelet e veta

Ringritën historinë

Me përjetësinë

Që ja u falën

Popullit të vet

Një tufë lule e një flamur

 

Në cilën qeli

Prangosët guri

Aj gur u kthye në strallë

Gurishtë

Shkëputur nga meteori

E  sërish mbi Jupitër

Ringjalljën feniksat  tanë……

mbiemrin Kastriot…..

Filed Under: Featured

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës

August 3, 2013 by dgreca

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë hap fushatën e mbledhjes së donacioneve nga e gjithë Shqipëria e më gjerë për ndërtimin e Xhamisë së Madhe të Tiranës. Ftojmë të gjithë besimtarët dhe të interesuarit që të bëhen pjesë në këtë projekt historik për besimtarët myslimanë shqiptarë.

Ndërtimi i xhamisë ka nisur me fillimin e gërmimeve dhe ndihma e besimtarëve është shumë e rëndësishme për vazhdimin e punimeve.

Emrat e kontribuuesve me shumat përkatëse, sipas dëshirës, do të shpallen në www.kmsh.al dhe www.tiranagrandmosque.com

Kontribuuesit me 10. 000 Euro e më shumë do të kenë emrin në pllakadën e donatorëve të Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

“E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbrame e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)”. (Teube, 18)

“Kush ndërton një xhami për Allahun, Allahu ndërton një shtëpi për të në xhenet”

Donacionet mund të bëhen pranë zyrës së financës në KMSH, myftinitë në rrethe dhe nëpërmjet llogarive bankare të hapura për xhaminë.

Kontakt: 0695264440

E-mail: xhamiaere@kmsh.al

Facebook: https://www.facebook.com/TiranaGrandMosque

 

BANKA KOMBETARE TREGETARE MAIN BRANCH TIRANE, ALBANIA

KOMUNITETI MYSLIMAN SHQIPTAR- XHAMIA E TIRANES

NR. LLOG. NE  LEK : 110000709CLTJCLALLA8

IBAN: AL7420511014000709CLTJCLALLA

SWIFT: NCBAALTX

NR. LLOG. NË  EURO : 110000709CLTJCFEURBY

IBAN: AL1420511014000709CLTJCFEURB

SWIFT: NCBAALTX

NR. LLOG. NE USD : 110000709CLTJCFUSDVA

IBAN: AL0320511014000709CLTJCFUSDV

SWIFT: NCBAALTX

 

RAIFFEISEN BANK SH A

KOMUNITETI MYSLIMAN

NR. LLOG. NE LEK : 0100807889

IBAN:  AL58202110130000000100807889

SWIFT : SGSBALTX

NR. LLOG. NE EURO : 8000807889

IBAN :  AL42202110130000008000807889

SWIFT : SGSBALTX

NR. LLOG. NE USD : 0002807889

IBAN: AL11202110130000000002807889

SWIFT: SGSBALTX

 

Filed Under: Kronike Tagged With: hap fushaten, Komuniteti Mysliman i shqiperise

Presidenti Nishani shtroi Iftar ne Naten e Kadrit

August 3, 2013 by dgreca

TIRANË-Muaji i Shenjtë i Ramazanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vlerësimit dhe nga politika e krerë të shtetit. Në vigjilje të Natës së Kadrit Presidenti Bujar Nishani ka shtruar iftar duke mbledhur personalitete të njohur të fesë, kulturës, politikës, ambasadore etj, ndërsa kryeministri i zgjedhur Edi Rama ka përcuar një urim nga Turqia, ku ndodhej për vizitë zyrtare.
“Muaji i Ramazanit është një rit madhështor e kuptimplotë. Në këto ditë besimtarët ngrenë lart sakrificat. Me anë të agjërimit ju tregoni superioritetin e virtytit mbi vesin. Përmes kësaj sfide që bëni, ju bëni atë që më tepër se gjithcka i duhet njerëzimit, dëshmoni dhe forconi besimin tek Zoti”, tha Nishani në një fjalë të mbajtur para iftarit.
Kurse kryeministri i zgjedhur Edi Rama përmes Facebook dhe Twitter dërgon këtë mesazh urimi.
‘U uroj gëzuar të gjithë muslimaneve natën e plotësimit të Librit të Shenjtë!”.

Filed Under: Kronike Tagged With: presidenti Nishani, shtroi Iftar

Deputeti Gerti Bogdani i PD: Ministri i Brendshem Tahiri, përfaqësuesit e krimit

August 3, 2013 by dgreca

Partia Demokratike me anë të një reagimi të saj nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu,e ka quajtur emërimin e Saimir Tahirit si Ministër të Brendshëm në qeverinë e re të Edi Ramës, si një goditje për ligjin dhe shtetin ligjor.

“Emërimi i Sajmir Tahirit ështe goditja më domethënëse që i bëhet shtetit ligjor dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, shpërblim i drejpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor.

Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës, përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qënë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e tij. Nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse është person i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as për evazionin fiskal të prindërve të tij’, u shprehBogdani.

Deputeti Gert Bogdani, ka theksuar se me emërimin e Tahirit si ministër i Brendshëm, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm të veshur me imunitetit qeveritar.

Ai e ka akuzuar gjithashtu Tahirin si njeriu me lidhje të shkurtra me përfaqësues të trafiqeve dhe të pastrimit të parave.

Bogdani duke kujtuar se ai është ndoshta i vetmi ministër, pronar i një skafi, ka deklaruar se emërimi i tij si kreu i Ministrisë së Brendshme, është shpërblim i Ramës për krimin që deformoi votën e 23-Qershorit.

“Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të brendshëm, njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit të parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin, pronar të një skafi”, tha deputeti i PD-së.

Partia Demokratike me anë të një reagimi të saj nëpërmjet një deklarate për mediat nga selia blu,e ka quajtur emërimin e Saimir Tahirit si Ministër të Brendshëm në qeverinë e re të Edi Ramës, si një goditje për ligjin dhe shtetin ligjor.

“Emërimi i Sajmir Tahirit ështe goditja më domethënëse që i bëhet shtetit ligjor dhe institucioneve të zbatimit të ligjit, shpërblim i drejpërdrejtë i Edi Ramës për rolin e krimit në deformimin e votës në 23 Qershor.

Qeveria e re e shpallur nga Edi Rama, nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse anëtari i skuadrës, përgjegjës për rendin dhe sigurinë, në më shumë se një rast ka qënë përgjegjës për shkatërrimin dhe destabilizimin e tij. Nuk do mund ti shërbejë qytetarëve shqiptarë, sepse është person i cili në asnjë moment nuk u distancua apo kërkoi falje për kapjen në flagrancë në trafik të ilaçeve dhe as për evazionin fiskal të prindërve të tij’, u shprehBogdani.

Deputeti Gert Bogdani, ka theksuar se me emërimin e Tahirit si ministër i Brendshëm, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm të veshur me imunitetit qeveritar.

Ai e ka akuzuar gjithashtu Tahirin si njeriu me lidhje të shkurtra me përfaqësues të trafiqeve dhe të pastrimit të parave.

Bogdani duke kujtuar se ai është ndoshta i vetmi ministër, pronar i një skafi, ka deklaruar se emërimi i tij si kreu i Ministrisë së Brendshme, është shpërblim i Ramës për krimin që deformoi votën e 23-Qershorit.

“Me emërimin e Saimir Tahirit si Ministër i Brendshëm, jo vetëm zhbëhen këto arritje, për më tepër, përfaqësuesit e krimit rikthehen kërcënueshëm tashmë të veshur me imunitet parlamentar dhe me ndërlidhësin e tyre në qeveri, jo më pak se në postin e ministrit të brendshëm, njeriun e lidhjeve të shkurtra me përfaqësues të njohur për INTERPOL-in dhe EUROPOL-in të trafiqeve, pastrimit të parave dhe atentateve ndaj uniformave të Policisë së Shtetit. Lidhje që e bëjnë të vetmin Ministër të Brendshëm në historinë e Shqipërisë dhe në mbarë Ballkanin, pronar të një skafi”, tha deputeti i PD-së.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Gerti bogdani Tahiri, perfaqesues i krimit

Edi Rama takon Erdogan: Plan i gjerë bashkëpunimi

August 3, 2013 by dgreca

Ashtu siç edhe kishte lajmëruar më herët, kreu i PS dhe kryeministëri i ardhshëm i vendit Edi Rama është pritur sot në një takim nga kryeministri i Turqisë Rexhep Taip Erdogan. Siç bën me dije dhe vetë Rama në rrjetin social twitter takimi ndërmjet dy Kryeministrave dhe një sërë Ministrash të dy qeverive ka zgjatur rreth 2 ore e 30 min, ku eshte diskutuar per mundesine e bashkepunimit mes dy paleve.

“Rreth 2 ore e 30 min me km Erdogan e nje sere ministrash te dy paleve. Nje plan i gjere bashkepunimi ne proces. Mikpritje e shkelqyer!” shkruan Rama.

Në pritje të marrjes së detyrës si kryeministër i vendit, Rama takohet me Erdogan për të dytën herë brenda një harku të shkurtër kohor. Në fund të muajit maj, lideri i PS-së u prit në Ankara nga kreu i ekzekutivit turk.

Kryesocialisti Rama ishte i ftuar dje në televizionin “CNN Turk”, për një intervistë, në qendër të së cilës ishte libri i tij “Kurbani” i botuar së fundmi në gjuhën turke, si dhe objektivat e qeverisë së re pas konstituimit në shtator.
Rama deklaroi se lufta ndaj korrupsionit do të jetë një nga pikat nga ku do të nisë edhe ndryshimi i Shqipërisë.

“Shpresoj që ju të mos mendoni se korrupsioni është një virus që i përket Shqipërisë. Por ju e dini që kudo që shkon dhe këdo që prek, korrupsioni përhapet në mënyrë shumë të shpejtë si sëmundje ngjitëse. Dhe situata në Shqipëri kështu është. Ajo që duhet të bëjmë ne është të marrim përsipër të bëjmë një luftë të madhe kundër këtij fenomeni”, deklaroi Rama në intervistën dhënë Hande Asik, drejtore e lajmeve të jashtme në CNN, Turqi.

Kryeministri i ri, Rama deklaroi gjithashtu se qëllimi i tij dhe i qeverisë së tij është të bëjë realitet ëndrrën e shqiptarëve për të qenë pjesë e familjes së madhe europiane.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: rama takon, Rexhep erdogan

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 72
  • 73
  • 74
  • 75
  • 76
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT