U zhvillua në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë, një veprimtari përkujtimore kushtuar Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masiv dibran në Tiranë dhe Elbasan/
Nga Beqir SINA, Tiranë/
TIRANë :Në kuadrin e aktiviteteve të javës dibrane më datë 20 shtator 2013,në një nga sallat e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, u zhvillua një veprimtari përkujtimore kushtuar 100-vjetorit të Konferencës së padrejtësive të Londrës, Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masivë dibran, në Tiranë dhe Elbasan.
Ky aktivitet ndoshta dhe i pari i këtij lloji për dibranët u organizua nën kujdesin e shoqatës “Bashkësia Dibrane” me kryetar zotin Faruk Borova dhe shoqata “Unioni i krijuesve Dibranë” me kryetar zotin Fatos Daci, si dhe ndihmës modeste finnaciare të një grupi dibranësh në Amerikë anëtarë të kryesisë së SHAD.
Në këtë aktivitet morën pjesë anëtarë të familjeve të vjetra dibrane, personalitetet të shquara dibrane veprimtar dhe aktivist dibranë që prej vitesh jetojnë në Shqipëri, kryeqytetin e shqiptarëve Tiranën. Ndërkohë, që një grup(30 veta) intelektualësh dibranë , veteran të arsimit profesor dhe arsimtarë me ndihmën financiare të veprimtarit dhe biznesmenit të suskseshëm dibran në SHBA, Ylber Pilku nga kompania – PilkuConstraction në Nju Jork, udhëtoi drejt Tiranës, për të marrë pjesë në këtë konferencë,kushtuar 100-vjetorit të Kryengritjes së Përgjithshme të Dibrës dhe eksodit të parë masivë dibran, në Tiranë dhe Elbasan.
Moderatore e këtij aktiviteti ishte zonjusha Ina Saraci.
Me këtë rast u mbajt një sesion shkencor kushtuar këtyre ngjarjeve historike jo vetëm për historinë e Dibrës, por edhe për historinë e kombit shqiptarë në të cilën personalitete të fushave të ndryshme të historisë, hulumtimeve dhe studimeve historike, mbajtën disa kumtesa mjaft interesante rreth këtyre ngjarjeve që ndodhen 100 vjet më parë duke sjellur edhe shpërnguljen ose muhaxhirllëkun e madh dibran, përtej kufirit shqiptaro – shqipëtar.
Profesoreshë Valentina Duka, mbajti kumtesën e saj të titulluar : “Konferenca e Londrës, nji padrejtësi për Dibrën dhe Shqipërinë”, ndërsa, Profesor Gazmend Shpuza, mbajti kumtesën shkencore me temë: “Dibra në vorbullën e pazareve diplomatike”. Kurse, zoti Fatos Daci publicist e historian, anëtar i përhershëm i Akademisë Amerikano-Shqipëtare të Shkencave dhe Arteve, mbajti trajtesën e tij me temë: “Dibra, nëntë vjet luftë me krajla, përballë masakrave e shpërnguljeve masive”.
Një vëmendje e vecantë në këtë konferencë, iu kushtua trajtesës që i bëri kësaj ngjarje historike për dibranët dhe kombin shqiptarë, profesori i njohur dibran Bajram Xhafa, i cili mbajti kumtesën e tij me temë: “Heroizmi dibran në Kryengritjen e Përgjithsme të Dibrës kundër pushtuesve serbë”.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një përshëndetje mjaft emocionuese në emër të komunitetit dibran, në këtë veprimtari erdhi enkas nga Nju Jorku, zoti Musa Pacuku – kryetari i shoqatës “Dibra” me seli në të ashtuquajturin “Ishulli i Dibranëve” Staten Island – Nju Jork, së bashku me veprimtarin e dalluar të këtij komuniteti zotin Rrape Ruci – i cili njëhereshit është edhe president i Insitutit Amerikano-Shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me seli në State Island.
Ndërkaq, aktori shqiptar nga Chicago Pajazit Murtishi recitoi një poezi të potetit tonë të madh Lashgush Poradeci.
Në kuadrin e kësaj veprimtarie organizatori i saj shpërndau disa mirënjohje, duke nderuar me certifikatë kryeqëndrën shqiptare Tiranën, e cila u bë shtëpia e dytë e dibranëve, sofra bujare dhe e mikëpritjes,që më 1913 priti dibranët dhe i sistemoi ato,:z. Arben Tafaj – kryetar i shoqatës “Tirana”, familjen Zyber Hallulli, dhe atë të profesor Haki Sharofit, si dhe Shoqatën atdhetare Dibra në Amerikë, dhe kryetarin e saj zotin Musa Pacuku, anëtarët e kryesisë zotin Rrape Ruci dhe Ylber Pilku.
Më pas u dha një program artistik me këngë e valle popullore, nga kjo krahinë e hershme shqiptare, ku kënduan këngëtarët e këngëtaret: ” Lirie Rasha, Caje Poleshi, Arif Madana, Zaim Tollja dhe Flora Shabani” , ndërsa, ansambli “Shqiponjat” u prezantua me një tufë me valle popullore të kësaj krahine.
Ndërkaq, nuk mund të anashkalohet edhe fakti se në këtë aktivitet organizatori i saj megjithëse nga Dibra e Madhe kishin ardhur enkas me këtë rastë duke udhëtuar me qindra kilometra, më shumë se 30 personalite të shquara dibrane, aktiivist dhe veprimtar, me keq ardhje asnjënjerit prej tyre, nuk iu dha fjala qoftë edhe ajo pershëndetëse për të falemnderuar të paktën Tiranën, për mikëpritjen e tyre historike, dhe sistemimin e dinranëve në atë kohë, e cila ka zanafillën e saj 100 vjet më parë me dibranët, të cilët, edhe sot e kësaj dite kanë edhe mëhallën e tyre në një nga lagjet më të njohura të Tiranës.
Archives for September 2013
24 Shtator 1915 NJË DATË E PAHARRUESHME
Nga Fritz RADOVANI/
Ne foto: Dedë Gjo’ Luli me të birin, Kolen/
Mali i Zi hyni për të dyten herë në Shkoder…Shpresat e Shkodranëve sa vinin e shuheshin dita me ditë.
Mjaft njerëz ishin ndër duert e pabesa të malazezëve. Bota ishte kapërthye ndër ngatrresat e mëdha e nuk i binte kujt ndër mend se a ka apo nuk ka kund Shqipni. Secili shtet veç çonte kryet mbi murin e atij komshij që kishte pranë dhe nuk mendonte tjetër, veç çka me i vjedhë apo me i shkye ndonjë copë tokë të mbetun pa mbrojtje. Pjesa ma e madhe e tyne mendonin me shty gardhiqet kufizuese tue marrë çka të mujshin me zhvatë prej fqinjëve. Shtetet e vogla, porsa përendonte dielli, mendonin se a kanë me u zgjue në mengjes pa u pasë shkelë nga thundra e një zaptuesit grabitçarë e vrasës, që gjithë natën ishin si kope ujqish lëshue në vendet e Europës. Nuk të jepej me mendue se a ka ndonjë shtet nga të mëdhejt që shikonte punën e vet apo kërkon me u mbrojtë.
Gjithkah e gjithkund veç shihej kjartë rreziku i sulmit të secilit nga ma të fuqishmit. Austria, ishte një nga shtetet që donte me shpirt dhe pa interes Popullin Shqiptar, dhe u ba shkak për Pavarësinë tonë të 1912. Kjo nuk kje lojë nën rrëgozë, por veprim i haptë dhe i pakompromis…
Kjo arritje e Austrisë kje një përpjekje e saj ma se 30-vjeçare, që mori hov njëheri me Lidhjen e Prizrenit në vitin 1878. Nga ajo kohë e deri në Pavarësinë e Shqipnisë në 1912, vetëm po të bajmë një bilanc të përgatitjes së kuadrove të nalta në Universitetet e njohuna të Austrisë, apo ndihmat materiale për shkollat tona shqiptare të porsa çeluna, vetëm atëherë do të formonim një ide të kjartë për t’ ardhmen që po i hapej Shqipnisë, e ardhme që do të sillte pa dyshim Shqipninë Europiane.
Shqiptarët dolën nga robnia Turke me armë në dorë dhe janë të gjithë tradhëtarët e vendit që po me armë e vrasje të pabesa u shërbyen serbëve me sjellë një okupacion tjetër, vetëm se nuk arrijtën asnjëherë me u çveshë nga fanatizmi anadollak, i cili ndër shekuj e ka tregue këtë qendrim të tyne antikombëtar tue i shërbye kujtdo përveç Atdheut!
Rusia synonte me kenë trashigimtare në të gjitha pjesët sllave që kishte pasë ose kishte ende nën kontroll Austria. Gjermania sa vinte e forcohej tue u ba rrezik për të gjithë shtetet e Europës që e shikonin me sy të shtrembët këte influencë të saj, që sa vinte e rritej. Franca ishte e para që friksohej nga forca e Gjermanisë, që Francës i krijonte vetëm pasiguri. Franca direkt nuk futej në luftë për problemet ballkanike, ndoshta për hatër të Rusisë dukej se sakrifikonte, por në fakt haptas nuk dilte. Anglia në vitin 1908 u bashkue me Antanten dhe kështu u krijue lidhja e tyne Tripalshe: Francë, Rusi dhe Angli. Mbi lidhjen e tyne të vitit 1891 mes Rusisë dhe Francës, ajo lidhje u pat përforcue në vitin 1894 me marrveshjet ushtarake. Hymja e Anglisë në këte Aleancë Tripalshe në vitin 1908 asht shkaku që solli pasojat e randa fatale e të pariparueshme të 1913, me Kongresin famkeq të Londrës, vendime që Europa u qendroi në mbrojtje të tyne tash ma se 100 vjet e kushedi deri kur!! I vetmi Shqiptar që demaskoi dhe parashikoi rrezikun që iu kërcnue Popullit Shqiptar, Trojeve dhe Tokave Etnike Shqiptare dhe Lirisë së Atdheut ishte At Gjergj Fishta, i cili vazhdon me kenë i “dëbuem” nga tradhëtarët shqiptarë dhe të gjithë përkrahësit e tyne edhe sot, dhe pikrisht për ato “letra të hapuna” me të cilat Ai ua ka tregue rrugën e pakorrigjueshme të tradhëtisë së tyne. Pikpamjet e Tij janë vizioni i kjartë i gjithë Klerit Katolik Shqiptar, Atdhetar e Liridashës. Ngjarjet e sajueme në Serbi nga një atentat terrorist me 28 qersor 1914, kundër Princit austriak Franc Ferdinandi, sjellin gjakderdhjen e madhe…Bota e trazueme që nga viti 1908 u gjet në pellgun e sajuem nga vetë ajo prej të cilit nuk mujt me dalë pa vorrosë miljona të vramë.
Amerika, në dukje e “largët”, në caktimin e kufijve të vitit 1913 në Kongresin e Londres, porositë “Pavarësinë e Shqipnisë”, por me një kusht që “Rusisë duhet t’i ruhet mundësia e daljes në detin Adriatik me një rryp toke…”, e “këte rryp toke” shtetet europjane e gjetën në Ato krahina të çmueshme Shqiptare, ku përfshihej Hoti, Gruda dhe zonat e Tivarit e Ulqinit, që nuk u “quejten” kurrma Shqiptare. Në përputhje me këte vepër asht edhe Masakra e Tivarit e vitit 1945, kur kosovarët fatzezë i sjellin komunistët me spijunët e tyne Enver Hoxha e Ramiz Alia nga Kukësi, vrasin sa vrasin rrugës dhe tepricën nuk e kalojnë në tokat e Malit të Zi të qeverisuna nga “druzhe” Tito, (i cili mundohet me dalë lugë e lame në këte tradhëti), po i vrasin në trojet tona shqiptare, tue i tretë kufomat në brigjet e Adritikut, brijë Tivarit.
Pabesia shekullore serbe kishte depërtue edhe ma thellë se vija formale e kufinit me ta. Edhe miqësia e Rusisë me ta kje po aq e vjetër.
Na ishim të mësuem me këto ngatrresa, po me parashikue fatin e një kohe të ardhëshme ishte e vështirë. Malet e thepisuna, ku edhe ariu shkon me pritesë, ishin këthye në strehë Atdhetarësh. Kleri Katolik dhe shumë nga Atdhetarët u banë pré e ngatrresave dhe pazarlleqeve serbe. Vrasjet dhe lufta për shfarosjen e Tyne asht poaq e vazhdueshme.
Mbas Qeveritarëve të Nderuem të Qeverisë së Parë Shqiptare, tue përjashtue Mehdi Bej Frashërin, Mustafa Krujen apo Anëtarët e Asaj Rregjence të 1943 – 44 të njollosun me tana të zezat tash 65 vjet, janë pothuej të gjithë drejtuesit e ardhun në pushtet nga Serbia, ose të lidhun drejtpërsëdrejti me interesat e veta, në dam të Atdheut, Shtetit dhe të Popullit Shqiptar, që luftuen për kolltukun dhe mbushjen e xhepave të tyne, tue tradhëtue interesat e Shqiptarëve që u vriteshin pabesisht si derrat e egjer prej tyne ndër male e fusha, ku pabesia mbretnonte.
Kjo psikologji nuk ishte e panjohun as nga Malësorët tanë, që interesin e Atdheut e të Flamurit të Gjergj Kastriotit e kishin të ngjeshun për kafazin e krahnorit, e të pazgjidhun asnjëherë mbi të Katër Gozhdat që vinin dorën e Tyne të djathtë gjithmonë para se me shkue në luftë…
Ishte ideali i naltë “Atdhe e Fe”, që kishte rindërtue në Shpirtin e Tyne virtutin e paster të Lirisë, që Malësorët e Veriut me Prijsin e tyne Dedë Gjo’ Lulin i bani të përjetshëm.
Dedë Gjo’ Luli mendoi me u largue për pak kohë me shpresë se do të ndryshonte gjendja dhe do të kthente prap ndër Malet e veta.
Ishte vetëm pjekunia e Tij për mos me ua shtue gjakderdhjen e vllazënve të vet në këte situatë kausi ballkanik.
Mori rrugën nga Mazrreku dhe shkoi në Pukë. I përcjellun me miq, doli në Qelzë të Pukës, e aty u nda nga Ata Atdhetarët e vet besnikë me të cilët Ai mendoi se do të shihej shpejt, kështu Don Loro Caka, Rexhep Shala, Ndoc Ndoja dhe Simon Doda u kthyen, ndërsa Deda me djalin tjetër dhe me Nik Prelocin u nisën për Mirditë. Kaloi lumin Drin dhe hyni në thellsi të maleve të egra të Mirditës jo ma pak të lame me gjak për Liri. Atje për tre muej pat përpjekje me forcat e tradhëtarit Esad Pashë Toptani, i shpallun “besnik” i të gjithë shteteve shoveniste që na rrethonin dhe që kërkonin pjesë në Tokat Shqiptare. U pat shërbye të gjithëve pa dhimbje sa kje gjallë dhe i vdekun.
Dedë Gjo’ Luli nuk arrijti me i shpëtue kurthës së tradhëtarit, po u gjet i rrethuem në mes tyne bashkë me Nik Prelocin e djalin e vet Kolën tek qela e Oroshit, ku Deda mendonte se do të gjente aty disa besnikë, që po e pritnin edhe ata të armatosun. Porsa po afrohej në vendin e caktuem, aty u gjet në mes të shumë ushtarëve serbë, që porsa i pa, Deda kuptoi gjithshka, dhe tha: “Sot kemi mbarue!” Ishte data 24 Shtator 1915. U koll; pështyu për tokë dhe trimnisht iu afrue komandantit serb, i cili kërkoi nga Deda që me i tregue drejtimin e shokëve të vet. Deda iu përgjigj se nuk kishte me i tregue kurrë Ata. Ushtarët serb e ndanë Deden nga Nika dhe i biri, të cilët ua dorzuen ushtarëve esadistë, ndërsa Dedën e lidhën dhe u nisën nga Mali i Shejtë i Oroshit, ku e mbytën tue e therë me bajoneta derisa i doli Shpirti. Trupin e mbuluen me gjeth dhe e lanë mbi dhe. Disa barijë mirditas e patën gjetë rastësisht dhe mbas gati pesë javësh, prifti i fshatit, mbasi e mori vesht vendin nga barijtë, e pat marrë natën me datë 8 Tetor 1915 dhe e pat vorrosë tek Kisha e Oroshit, pa i tregue askujt për këte. Aty asht mbajtë deri në vitin 1917. Atë vit Delegati Apostolik i Vatkanit në Shqipni, Imz. Ernesto Cozzi, që ishte edhe Feldkural i ushtrisë Austro – Hungareze, dhe Mik zemre i Dedë Gjo’ Lulit e shpesh bashkëpunëtor i Tij, bani hetime; madje Ai vet u interesue me ia stolisë vorrin me rrasa të latueme guri. Ai u ba edhe ndërmjetës me gjetë edhe trupin e Djalit të madh të Dedës, Kolën për të cilin ishte interesue me kohë e shoqja.
Eshtnat e Tij i treguen Shqiptarëve e Shqipnisë mbarë, se:
“Për Ty vdiqa, Për Lirinë tande! Nuk kam dashtë tjetër!”
EDI RAMA TAKON TONY BLAIR
Në faqen e vet të facebookut kryeministri Rama bën me dije se ka takuar Tony Blair dhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim .Mirë që i lëshon vetë kryeminsitri këto informacione pasi nuk ka ansjë axhendë publike të shpërndarë për shtypin e këtushëm as nga stafi i Kryeministrit dhe as nga Shërbimi diplomatik në Nju Jork.Axhende sekrete?
Në shënimin e kryeminsitrit shkruhet: Në New York me Tony Blair dhe Presidentin e Bankës Botërore Jim Kim për një projekt të ri të Bankës Botërore që do të nisë edhe në Shqipëri me ngritjen në kryeministri të Njësisë Speciale për matjen e rezultateve bazuar mbi prioritetet. Qeveria e re e Shqipërisë ka krijuar pritshmëri të lartë jo vetëm brenda po edhe jashtë vendit. Mbështetja është në nivelin më të lartë të pritshëm prej nesh dhe ne duhet ta justifikojmë me një qeverisje idealiste, të orientuar nga rezultatet në favor të vendit e të njerëzve-shkruan Rama.
Ramush Haradinaj duartokitet në Columbia University
Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po zvillon takime dhe veprimtari të shumta në New York dhe nesër, 24 shtator, shkon për takime të planifikuara në Washington, për t’u rikthyer sërish në Nju Jork, me 27 shtator, ku është i ftuar në mbrëmjen që organizon Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. Ditën e djeshme, e dielë 22 shtator, ai ka qenë mysafir fillimisht në Shtëpinë e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, ku u prit me ngrohtësi nga kryetari Bucaj dhe kryesia, ku ishin të pranishëm edhe anëtarë të Këshillit të Vatrës. Z. Haradinaj, tha gjatë takimit me vatranët se e kishte pritur prej kohësh këtë vizitë në shtëpinë e Vatrës historike që ka bërë aq shumë për Kombin tonë. Haradinaj vlerësoi rolin e madh që ka luajtur diaspora shqiptare në Amerikë për ndërkombëtarizimin e Kosovës dhe evidentoi kontributin finacar që shqiptarët e Amerikës dhe ata të Kosovës, kanë dhënë gjatë dhe pas luftës. Haradinaj, në shenjë nderimi, i dhuroi Vatrës një dhuratë simbolike, -Një Hartë të Kosovës me gurë të cmuar. Z. Haradinaj vizitoi Ekspozitën “100 vitet e Vatrës në shërbim të Kombit” si dhe bibliotekën e Nolit e Konicës. Një bisedë e ngrohtë u zhvillua në sallën e mbledhejve, ku morën pjesë edhe zotërinjët Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj.
Një pritje e ngrohtë iu rezervua z. Haridanaj në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës në New York. Z. Haradinaj mori pjesë ne Meshë. Ai me zonjën u nderuan duke u vendosur në radhën e parë dhe aty ndoqën meshën. Prezantimi që i bëri famullitari i Kishës, dom Pjetër Popaj,heroit të Kosovës, u prit me duartrokitje të qindra besimtarëve që kishin mbushur plot sallën e lutjeve. Mysafiri i nderuar i dhuroi Kishës një dhuratë simbolike të Kosvës. Më pas z. Haradinaj u zhvendos në Qendrën Kulturore “ Nëna Terezë” , ku radha për ta takuar dhe për t’u fotografuar me të, ishte shumë e gjatë. Ai u prit tamam si hero.
Po ditën e dielë z. Haradinaj është takuar me kryetarin e qytetit të Mannhatan-it, z. Stringer. Kryetari i Aleancës Haradinaj ka folur për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe përgatitjet që po bëhen në prag të zgjedhjeve lokale që do të organizohen në vjeshtën e këtij viti. Ai ka bashkëbiseduar më kryetarin Stringer për modalitetet e qeverisjes lokale si dhe ka folur për vizionin që ka AAK për qeverisjen lokale në Kosovë.
Kryetari i Manhatenit z. Stringer dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptar atje, i kanë ndarë kryetarit Haradinaj një mirënjohje me dedikim Heroit të Kombit – njeriut të orëve të para të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.
Kryetari Stringer i ka shpejguar kryetarit Haradinaj për raportet e mira që ka me komunitetin shqiptar, për rolin dhe rëndësinë e këtij komuniteti në të gjitha zhvillimet e rëndësishme në Manhaten dhe më gjerë në SHBA.
Të dielën e 22 shtatorit, i shoqëruar nga z. Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj , zoti Haradinaj dhe zonja Anita, ishin në një takim me ambasador Wizner.
Një takim i përzemërt ishte edhe ai i mbrëmjes të së dielës, ku dega e Vatrës Hudson Valley, shtroi një darkë në Restorantin Fiorino, pronë e bashkatdhetarit Sabit Bytyci, një nga vatranët e hershëm dhe anëtar i Këshillit të Vatrës.Në këtë darkë ishin të pranishëm edhe kongresmen Eliot Engel dhe ambasador Menes, Konsulli i përgjitshëm i Shqipërisë Dritan Mishto, anëtari i Asamblesë të shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj e të tjerë.
Pronari i restorantit Sabit Bytyci u ka uruar mirëseardhjen e mysafirëve dhe ka prezantuar dr. Gjon Bucaj, i cili prezantoi mysafirët dhe foli për heroin e Kosovës Ramush Haradinaj, rolin e tij gjatë luftës, humbjen në këtë luftë të vëllait të tij dëshmor, lirimin nga akuzat e Gjykatës së Hagës,rolin si kryeministër, etj. Për mysafirin e nderuar dhe për Kosovën kanë folë e përshëndetur, Konresiti Eliot Engel, ambasador Mens, Mark Gjonaj, Dritan Mishto, Harry Bajraktari, Elmi Berisha e të tjerë. Më pas fjalën e ka marrë Ramush Haradinaj, i cili tha se ndjehej i gëzuar që ishte në këtë darkë bashkëatdhetarësh, në një restorant shqiptar, mes miqëve amerikanë, që kanë bërë aq shumë për Kosovën. Më pas ai foli për Kosovën, problematikën e saj, përballjen me korrupsionin, problemet e veriut, marrdhëniet etnike dhe ato fetare etj.
Të Hënën e 23 shtatorit, ish kryeministri i Kosovës, z. Haradinaj, ishte i ftuar në Columbia University për të zhvilluar një ligjëratë për Kosovën. Ai ligjëroi në Shkollën Për marrdhënie Publike dhe Ndërkombëtare në Universitetin e Kolombias në New York, e njohur si auditor i hapur i fjalës së lirë nga shumë personalitete botërore. David Philips ka prezantuar ligjëruesin duke vlerësuar figurën e tij si një luftëtar popullor me përmasat e heroit dhe një lider me vizion bashkekohor. Më pas z. Philips foli për Kosovën, qëndresën dhe luftën e saj, dhe përpjekjet për ndërtimin e shtetit, për diplomacinë, për ndërhyrjen dhe mbështetjen amerikane etj. David Philips është i njohur mes shqiptarëve edhe me librin e tij” Liberating Kosvo- Coercive Diplomacy and U.S Intervention.”
Në ligjëratën e tij, me një anglishte elokuente, në një auditor ku kishte studentë e pedagogë, studiues të interesuar, Ramush Haradinaj, fitoi admirim dhe u duartrokit nxehtësisht. Pa letra përpara ai foli për Kosovën martire, qëndresën e saj stoike ndaj dhunës së regjimit të Milloshevicit, lufën për liri, mbështetjen amerikane dhe europiane, foli për Kosovën shtet i pavarur, njohjet ndërkombëtare, përballjen sot me problematikat e reja dhe të vjetra,foli për veriun, për marrdhëniet ndëretnike dhe ato fetare, për marrdhëniet e Kosovës me shtetet fqinjë, për burokracinë dhe korrupsionin dhe shaplosi vizionin e vetë për ndryshimin e gjendjes, foli për popullin e mrekullueshëm, për moshën e re të pupullsisë, për resurset natyrore të Kosovës etj.
Pas ligëjratës u bënë shumë pyetje që Haradinaj u përgjigj me qetësi dhe argumente.
Në takim ishin edhe veprimtarë të Komunitetit shqiptarë si Xhim Xhema, Harry Bajraktari, Rrustem Gecaj, Lumi Hadri, Elmi Berisha, Anton Raja, Mimoza Ferra, Grid Roji, Uk Lushi,e të tjerë .(Dalip Greca)
PRESIDENTI NISHANI NE MICHIGAN: “Nderi i Kombit” për institucionet fetare shqiptare
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u prit në një atmosferë festive nga qindra bashkëatdhetarë në Detroit, Michigan, SHBA.
Në fjalën e rastit, në prani edhe të senatorit Levin dhe kongresmenit Peters, Kreu i Shtetit u ndal në rolin e shqiptarëve të SHBA në të gjitha ngjarjet me përmasa historike për Shqipërinë dhe kombin shqiptar.
“Shqiptarët, të bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe shqiptarët në Detroit si pjesë e saj, kanë shfrytëzuar maksimalisht hapësirat e lirisë së pafund dhe shpirtin Uillsionian të kombit të madh amerikan, për të mbështetur aspiratat liridashëse të shqiptarëve dhe të drejtën e tyre për vetëvendosje. Dora e fortë e diasporës dinamike shqiptare të Amerikës është ndjerë në të gjitha ngjarjet me përmasa historike, si: mëvetësimi i Republikës së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO dhe çdo përpjekje e shqiptarëve për avancimin e të drejtave të tyre dhe zgjerimin e hapësirës demokratike, kudo ku ata jetojnë”.
Një rëndësi të veçantë në fjalën e tij, Presidenti Nishani i kushtoi bashkëjetesës dhe harmonisë fetare, duke e cilësuar si një nga vlerat më të çmuara të kombit shqiptar që është trashëguar dhe forcuar edhe më shumë në vendin e madh të lirisë, në SHBA.
“Institucionet fetare në Detroit janë, gjithashtu, kolona institucionale të shqiptarizmit, vatra të ruajtjes dhe trashëgimisë së gjuhës, kulturës dhe traditave kombëtare te shqiptarët, në Detroit. Shqiptarët gjejnë në këto vatra edhe aromë e shpirt shqiptarie, mikpritje dhe bujari. Ne nuk duhet vetëm të konstatojmë, por edhe të përulemi me respekt, të shprehim mirënjohje”.
Në kuadër të angazhimit institucional për vlerësimin e rolit të këtyre institucioneve fetare, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i akordoi dhe i dorëzoi dekoratën “Nderi i Kombit” Kishës Katolike të Shën Palit, Kishës Katolike “Zoja pajtore e shqiptarëve”, Teqesë Bektashiane Shqiptare dhe Qendrës Myslimane Shqiptare në Michigan.
- « Previous Page
- 1
- …
- 9
- 10
- 11
- 12
- 13
- …
- 62
- Next Page »