• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

Nga Washingtoni, perjetime ne 50 vjetorin e Marshimit Historik

September 20, 2013 by dgreca

Nga Washington, DC.- Mimoza Dajçi/New York/

Edhe pse kanë kaluar disa ditë përsëri mbetet aktual jubileu historik i 50 vjetorit të fjalimit “I have a dream…nga Dr.Martin Luther King Jr. pranë Shkallëve të Monument të Presidentit Abraham Lincoln në Washington,DC.

Mijra qytetarë nga SHBA e shtete të ndryshme të botës u solidarizuan për të celebruar këtë eveniment të rëndësishëm të jetës amerikane, që udhëheqësi kryesor i lëvizjes për të drejtat civile prifti protestant Martin Luther King Jr, shënoi me gërma të arta Marshimin e 28 gushtit të vitit 1963, ku morën pjesë rreth 250 mijë njerëz. Amerikanët e të gjitha racave i u bashkëngjitën kësaj lëvizje për të drejtat e njeriut duke kërkuar punë, liri e barazi sociale.

Ndër të tjera në fjalimin e tij Dr.King Jr. thotë: ”Endërroj që një ditë katër fëmijët e mi do të jetojnë në një vend ku ata nuk do të gjykohen nga ngjyra e lëkurës së tyre, por nga karakteri i tyre”

Pas përfundimit të marshimit të madh në vitin 1963 në Washington Presidenti John Kennedy ftoi liderët e kësaj lëvizje në Shtëpinë e Bardhë, të cilët i priti shumë mirë.

Dhe vërtet ëndrra e tij u bë realitet. Sot në Shtëpinë e Bardhë të SHBA kemi një President me origjinë afrikano –amerikan. Presidenti Barack Obama e ka konsideruar luftëtarin e madh për të drejtat e njeriut si një shembull frymezimi të jetës së tij.

Me rastin e 50 vjetorit të fjalimit të tij, fjalim të cilin akademistët amerikan e kanë vlerësuar si një ndër fjalimet më të mira të shekullit të XX, u mbajt këtë muaj gushti një shërbesë ndërfetare, ku morën pjesë personalitete nga vendi e bota, si dhe përfaqësues të klerit e organizatave të ndryshme jo qeveritare. Një nga folëset kryesore ishte edhe Rev. Que English e cila së bashku me bashkëshortin e saj Pastor Tim English drejtojnë prej disa vitesh Kishën “Bronx Christian Fellowship”në Bronx. Përsa i përket përpjekjeve të Rev.Quej për të drejtat e njeriut e mirëqënies së jetës në Bronx ajo është një pasuese e denjë e Dr.Martin Luther King Jr. Eshtë një grua e fortë, e guximshme e me vizion të gjerë. Për ne shqiptarët edhe një mikeshë shumë e çmuar. Në fushatën parazgjedhore të Z.Mark Gjonaj ajo ka mbështetur fuqishëm kandidaturën e tij për postin që ai gëzon sot si Assamblyman për Distriktin Nr. 80 në Bronx. Ajo ka bekuar disa nga takimet e veprimtaritë e Z. Gjonaj ku është pritur e vlerësuar me respekt nga të gjithë shqiptarët. Udhëtimin me autobus për në Washington, DC edhe për anëtaret e Organizatës  së Gruas “Shpresë dhe Paqe”në New York e mundësoi Rev. Que English, e cila e mbështet e suporton edhe këtë organizatë.

Fjalimi i Dr. Martin Luther King Jr. ndryshoi jetën amerikane. Sondazhi që u mbajt në vititn 1999 nga akademistët amerikanë për fjalimet më të rëndësishme u rendit si fjalimi më i mirë i shekullit të  XX dhe  ka hyrë në librin e historisë amerikane. Ndërsa historianët marshimin në Washington e cilësuan si një protestë paqësore dhe frymëzuese që ndryshoi jetën amerikane. Për nder të Dr. Martin Luther King Jr. jetës e veprës së tij përveç përshëndetjeve dhe fjalimeve të ndryshme u mbajtën edhe një sërë veprimtarish artistike, në mes artistëve të famshëm që kënduan performoi edhe legjenda amerikane Tony Bennett.

Dr.Martin Luther King Jr. fitues i Çmimit Nobël për Paqen në vitin 1964, lindi më 15 maj të vitit 1929  dhe u vra më datë 4 prill 1968 .

Filed Under: Reportazh Tagged With: I have e dream, Mimoza Dajci, nga Washingtoni

ME 20 SHTATOR 1991 NISI TË BOTOHEJ NË LUSHNJË GAZETA”ORA E FJALËS”

September 20, 2013 by dgreca

Nga Dalip GRECA/

Sot, me 20 shtator 2013 është përvjetori I 22-të i Gazetës lokale”Ora e Fjalës”, ndër të parat gazeta të pluralizmit shqiptar, gazetë që dha një kontribut të vecantë në shtypin lokal dhe kombëtar. Gazeta vërtetë u botua në Lushnjë dhe pat për themelues një grup djemësh të guximshëm republikanë, që atë kohë patën krijuar të parën degë të republikanëve shqiptarë në rrethe dhe po ashtu themeluan dhe të parën gazetë lokale të demokracisë, por kjo agzetë i kaloi kufijtë e Lushnjës, ajo shkoi dhe në Tiranë, dhe në Berat, dhe në Durërs, dhe tek emigrantët shqiptarë në Romë, Frosinone, Milano, Bari, Brindizi, kudo ku kishte emigrantë. Kjo gazetë vërtetë u krijua nga republikanët Shpend Sallaku, Gëzim Hajdari, Themi Bello, Pirro Kice, Astrit Hodo, por ajo pati edhe mbështetjen e krijuesëve të njohur, jashtë PR-së, si Faslli Haliti, Visar Zhiti, Halil Jacellari,Bujar Xhaferri, Sherif Bali, Kadri Fishta, Seit Selfo,dr. Prenjo Imeraj, Minella Dani, vëllezërit Bedri, Caush dhe Esat Coku,Baki Nezha,Elamz Qerreti,  i ndjeri Vladimir Cuni, Fatbardh Rustemi,  e të tjerë. Gazeta dhe një kontribut të vecantë edhe për të ndihmuar krijuesit e rinj, në pjesë e të cilëve sot janë kontribues me emra të spikatur në median qendrore në Tiranë.

Ndjehem mirë që themeluesit e gazetës më përfshinë edhe mua që në numrin e parë, ku botova një artikull kundër korrupsionit, do të më përfshinin edhe  në Këshillin Botues,  dhe pastaj do të isha me ORËN deri në fundgushtin e vitit 1996, kur gazeta u mbyll pasi shkova në Tiranë tek gazeta Republika.

Numri i parë i Gazetës doli të premten me 20 shtator. Faqja e parëk ishte dizajnuar  në këndin e majtë, Shtëpinë e Kongresit të Lushnjës-maketi i saj, titulli-emërtues në mes, dhe një njoftim i opozitës , “Miting I Madh’- sigluar nga PD, PR PSD dhe Sindikatat, që do të bëhej pasdite në qytet.

Në faqen e parë gazeta botonte urimin”Udhë të mbarë ORËS….”, poshtë saj ishin vendosur dy shkrimet kryesorë të gazetës, shkrimi i Shpend Sallakut dhe Gëzim Hajdarit: ” Demokratë të orëve të fundit”, ” Historia si duhej të ishte”, po në faqen e parë ishte një përkthim nga Bujar Xhaferri prej Antuan Fabre D’Olivet”Fjala është një pemë e madhe”; në faqen e dytë ish deputeti i ndejrë-Izet Shehu, botonte një shkrim për tokën, përkthyesi i talentuar Seit Selfo sillte shkrimin”Tatimet e jshtzakonshme të luftës dhe pasojat e tyre”, faqja e tretë sillte shkrime të artit dhe bukurisë.Binte në sy një poezi e shkurtër, por tepër pikante e Albana Kozelit”DIKTATURË”.

Ja disa nga vargjet:

Diktaturë është;

Babai im që vjen

Cdo mbrëmje i dehur,

Këpucët që i fusin ujë,

Dhe xhaketa e tij e shqepur

…dhe kallot

Dhe rroga e tij

Modeste…

Fytyra e nxirë,

Sytë e trishtuar,

Diktaturë është….

Në Faqen 4 të gazetës binte në sy shkrimi i të ndjerit Vladimir Cuni, që edhe pse ishte radhitur në krah të socialistëve, godiste pa mëshirë krimin, falsitetin, gjithcka që i kundërvihej fryëms demokratike….

Gazeta deri në prillin e vitit  1992 doli në drejtimin e Shpend Sallakut dhe Gëzim Hajdarit, të ndihmuar nga grupi i republikanëve. Më pas dolën disa numra nën drejtimin e themi Bellos, Dalip Greca, Pirro Kice, Astrit Hodo. Pastaj për më shumë se tre vjet e kam mbajtur unë duke patur bashkëpunëtorë dhe ndihmës krijuesit e Lushnjës, pavarësisht kahjeve të tyre politike. Gazeta Ora e Fjalës  fillimisht shtypej në shtypshkronjën e qytetit, më pas botuam disa numra në Berat, ndërsa nga vitit 1995 deri në fundgushtin e 1996 u shtyp në Shtypshkronjën Eurorilindja në Tiranë. Në bibliotekën e Qytetit të Lushnjës dhe në Bibliotekën Kombëtare në Tiarnë duhet të egzistojnë koleksionet e lidhura që i kam dorëzuar me dorën time. Janë botuar rreth 200 numra të kësaj gazete. Nuk e di nëse jam i saktë, por gazeta ishte e përjavshme.

Me këtë shkrim u shpreh mirënjohjen atyre që e krijuan dhe atyre që kontribuan.Gazeta ka fiksuar kronikën e ngjarjeve nga viti 1991 deri në gusht 1996, kur u botua numri i fundit.

Filed Under: Kulture Tagged With: dalip greca, gazeta e Lushnjes, Gezim Hajdari, Ora e Fjales, shpend sallaku

U MBLODH KRYESIA E DEGËS SË VATRËS NË QUEENS, NEW YORK

September 20, 2013 by dgreca

Dega e Vatrës në Queens-NY, ka hapur një zyrë pranë klinikës të dr. Skënder Murtezanit, e cila do të mbajë lidhje me komunitetin/

Të enjten me 19 Shtator u mblodh kryesia e degës së Vatrës në Queens, New York, nën drejtimin e kryetarit të saj dr. Skënder Murtezani. Me shpenzimet e Dr. Murtezanit u hap zyra pranë Klinikës mjeksore të tij, e cila do të funksionojë rregullisht gjatw javws. Pesë orë në javë aty do të ketë edhe një sekretare e cila do të mbajë kontaktet me anëtarësinë e Vatrës dhe komunitetin në tërësi, duke synuar shumimin e antarësisë aktuale dhe spjegimin e programit Kombëtar të Vatrës 101 vjecare.

Sekretarja, Saimja, është prezantuar para kryesisë dhe ia ka nisur nga puna.Të premten nisën telefonatat për shqiptarët e kësaj zone duke prezantuar historinë dhe programin Kombëtar të Vatrës dhe duke i ftuar ata që bëhen pjesë e Vatrës me moton: “Partia për  vatranët, është Kombi Shqiptar!” Po ashtu do t’u telefonohet bizneseve shqiptare për t’i njohur me synimet e degës së Vatrës në Queens. Po ashtu do të vendosen lidhje me shoqatat e tjera që funksionojnë në këtë zonë.

Gjatë takimit u diskutuan probelemet e ditës dhe ato të së ardhmes për trajtimin e cështjes Kombëtare nga Vatra.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dega e Vatres, Dr. Skender Murtezani, New York-Queens

Libri i dytë elektronik i Fahri Xharrës

September 20, 2013 by dgreca

Libraria elektronike :”Filozofia Urbane” në Prishtinë e leshoi në qarkullim virtual librin e dytë elektronik të publicistit të njohur nga Gjakova  Fahri Xharra me titull ” E vërteta historike- Shqiptarët Ortodoks të Maqedonisë ”
Libri shkarkohet falas duke klikuar në linkun e me poshtëm:
http://www.librariaelektronike.com/lexo/85
Libri është vazhdimësi e punës së palodhur të publicistit Fahri Xharra.

Libri i parë i tij elektronik ”Antika e mohuar” është pritur shumë mirë nga lexuesit shqiptarë të tërë botës ,deri në Argjentinën e largët ; dhe i ka pasur gat 40 000 shkarkime (dounlodime).

Autorin e përgëzojmë për punën e tij të sukseshme.

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, Libri i dyte

“GJITHË FRYMËZIMIN TIM E KAM PËR VENDLINDJEN, TOKËN SHQIPTARE…”

September 20, 2013 by dgreca

Krijuesit ne Diaspore-Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi/

 Ne Foto: L. Bajraktari i dhuron një pikturë, albanologut suedez, U.Kvik (Boras-Suedi, 14 prill 2012-Foto nga: M.Gecaj)/

 Shkruan: Prof. Murat Gecaj/

 1.-Kur po e nisim këtë bisedë, znj. Lule, sjell në kujtesë takimin e bukur tonin, në festën e 5-vjetorit të Qendrës Kulturore Shqiptare dhe Revistës “Dituria”, në Boras të Suedisë, më14 prill 2012. Gjithashtu, ne patëm rastin të shiheshim edhe në Tiranë, në manifestimet e 100-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, në nëntor 2012…Çfarë  mbresash ruan nga ato takime të paharruara?

-Takimi, që patëm ne Boros te Suedisë, ishte i paharruar. Aty u njoha nga afër me vëllezërit e motat e mia shqiptare. Po kështu, takimet e 100-vjetorit të Pavarësisë, si në Kosovë e Shqipëri, ishin mjaft mbresëlënëse dhe të paharruara. Mua m’u duk se ato ditë isha në ëndërr, pra se po ëndërroja dhe kam qajtë nga gëzimi. Veçanërisht, më ka mbetur i pashlyer në kujtesë takimi ato ditë, në zyrën e tij në Tiranë, me Kryeministrin e Shqipërisë, dr.prof. Sali Berisha. Atë ngjarje nuk do ta harroj, sa të jem gjallë.

Unë jam rritur në një familje atdhetare, ku është folur vetëm për  Nënën Shqipëri. Ja, sa bukur, edhe ëndrrat po u bëkan realitet! Vendosa ta kem ato ditë veshjen e Rrafshit të Dukagjinit, pra të Isniqit legjendar, të Isa Boletinit, se unë i përkas atij fisi, Shalë, kusheri me Isa Boletinin. Ashtu, shkova në 100 -vjetorin e Pavarësisë, deri në Vlorën legjendare të Ismail Qemalit. Faleminderit Zotit dhe udhëheqësve tanë, si Ibrahim Rugova e Sali Berisha dhe Ushtrisë së lavdishme të UCK-së, ku ishte komandant i Brigadës 133, vëllai im, Bujar Bajraktari, që na u bë e mundshme të takohemi dhe të festojmë së bashku!

2.-Jeton e punon në qytetin Ljungby të Suedisë, por vendlindje ke Kosovën. Lutem, na trego diçka më shumë për prejardhjen tënde, shkollimin etj. Kur u largove nga vendlindja dhe përse? 

– Po, jetoj në Suedi që prej 23 vjetësh. Largimi nga Dardania/ Kosova ishte për shkak të regjmit pushtues serb. Siç dihet, i merrnin djemtë e rinj dhe i dergonin në luftë, në Kroaci. Bashkëshorti im ishte i vetmi djalë në familjen e tij. Në këto kushte të vështira, me dhimbje të madhe në zedmër, ne morëm vendimin që të largoheshim. Shkova të përshendetesha me babin tim. Ai m’u drejtua shumë i pezmatuar dhe i mallëngjyer: “Lule, bijë, mos u largo nga vendlindja jote. Pra, dëshira jonë është të qendrosh këtu. Por, nëqoftëse do të jetosh larg Kosovës, kurrë mos e harro popullin as vendin tënd, ku linde e u rrite. Dhe, kur të krijohet mundësia, mos e kurse ndihmën tënde…”. U përshëndetëm me lotë në sy dhe tërë rrugen qava, sa shpirti dhe zemra ma dinin. Vajza ime, Gentiana ishte 2 vjeçe dhe më pyeste parreshtur: “Pse po qan, moj mami?” e mundohej të m’i fshinte lotët. Ndërsa ato vijonin të rridhnin papushim dhe unë i përgjigjesha, se po më dhimbte koka!?…

Ja, si pa u kuptuar, kaluan 23 vjet nga ajo kohë. Tani Gentjana ime është sociologe dhe e kujton me dhimbje të madhe atë periudhë të jetës së saj…Por asnjë ditë nuk shkon, pa menduar edhe unë për Kosovën e popullin tim, për Shqipërinë time të dashur. Kur u vendosëm në Suedi, mbarova gjimnazin dhe kurset e nevojshme për gjuhën vendëse. GJithashtu, studiova për pikturën, duk u njohur kështu me këtë degë të bukur të artit dhe me artistët më të shquar, nga ky shtet e më gjerë.

3.-Si arritët të përshtateshit, familjarisht, me jetën në një vendi nordik? Po bashkëpunimin me Komunitetin Shqiptar, si e mban?
– Në Suedi, ne u përshtatëm shpejt e mirë dhe ndihemi rehat. Më pëlqen kultura suedeze, e cila është në nivel mjaft të lartë. Këtu linda dy djem, Granit e Arbenit Bajraktarin (Marmullaku), të cilët e vijojnë shkollën dhe i dua sa jetën time. Jam e kënaqur, se komunitetin shqiptar e kemi të mirë dhe bashkëpunojmë e punojmë së bashku, në disa fusha. Jemi të tubuar në Shoqatën e Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqëiptarë. Pra, kryesorja në lidhjet tona, është ajo e shkrimeve e botimeve dhe krijimtarisë e veprimtarive kulturore-artistike, gjithnjë me theks të posaçëm atdhetar. Për këtë gjë, kemi gjetur edhe përkrahjen e ndihmën e pakursyer të miqëve tanë të shumtë suedezë, të cilëve u jemi shumë mirënjohës.

4.-Lidhur me pyetjen e parë…Më kujtohet se, në festën e Borasit, ti i dhurove albanologut të njohur dhe mik i shqiptarëve, Ullmar Kvik, një pikturë, ku isin dy lule të bukura…Kur u lindi dëshira ose pasioni për të pikturuar? Pastaj, pse i ke lulet në qendër të vizatimeve tua, apo pse vetë mban një emër të tillë? (ha,ha) 

-Po, në Boras i dhurova një pikturë, albanologut Ullmar Kvik, mik i shqiptarëve. Ajo kishte një lulekuqe të Dardanisë/Kosovës dhe një lule te Suedisë, blåsipa. Unë e kam pyetur, në fb, bacën Ullmar Kvik, se cila lule i pëlqen më së shumti. Ai m’u përgjigj se kisha bërë një gërshetim të bukur, ndërmjet lules së Dardanisë dhe asaj të Suedisë. Pra, piktura ishte si një urë lidhëse, suedeze-shqiptare. Mendimi i shprehur nga baca Ullmar ishte një falënderim tjetër i tij për ne, për çështjen shqiptare. Prandaj nuk do ta harroj asnjëherë. Më kujtohet se babi im më porosiste shpesh: “Bija ime, një njeri, që të bën mirë ty ose vendit tënd, edhe nëse nuk mundesh t’ia kthesh dot aty për aty, mos ia harro kurrë. Se, kështu, i respekton njerëzit, që ke të bësh me ta…”.

Si më lindi pasioni për pikturën, për  lulet? Mami im ka qenë një dizajnere e njohur, në Kosovë. Ajo ka qepë veshje  kombëtare, ka vizatur lule. Kështu, nga kjo, jam ndikuar shumë dhe, këtë punën artistike, e  kam trashëguar nga mami im i shtrenjtë. Kur pikturoj, më duket se i harroj të gjitha problemet, më ngjan sikur jam në mesin e luleve, sikur ua ndiej erën dhe i preki ato me dorë. Në procesin e krijimit të një vizatimi ose pikture, ndihem e relaksuar  dhe i harroj tëra çështjet e shqetësimet, që mund të kem.

5.-Çdo artist dëshiron të flasë për arritjet e veta…Pra, po ti, çfarë mund të tregosh për pikturat tua? Sa është numri i tyre dhe ku janë ato tani? Po ekspozita, a ke hapur ose a ke ndonjë album me to?

-Gjithë frymëzimin tim e kam për vendlindjen, tokën shqiptare…Piktura  të mijat janë gjithësej 200 copa. Kam hapur shumë ekspozita, këtu në Suedi. Ndërsa kam oferta për të hapur ekspozita të tilla në shtete të ndryshme, si në Francë, Itali, Zvicer dhe, sigurisht, në Kosovë. Kam hapur bloogun tim në Internet, ku janë pikturat e mia në fb. Nuk kam ndonjë album, të botuar me pikturat e mia. Por ato i ruaj me kujdes, në shtëpi. Shtoj këtu se, 6 piktura origjinale, i kam dhuruar për 100-vjetorin e Pavarësisë, në Kosovë, në Katedralen e Nënës Terezë, në Prishtinë. Ato ia kam dhuruar Don Lush Gjergjit dhe të gjitha do të ripodhohen, në shumë kopje, që të shiten dhe pastaj të ardhurat e mbledhura do të shkojnë për atë Katedrale, kushtuar shenjtores sonë të madhe.

Piktura origjinale i kam dhuruar edhe historianit Jusuf Buxhovi. Shprehi një falënderim të veçantë për këtë studiues të shquar, i cili na e pasuroi bibliotekën tonë shqiptare, me mjaft libra të çmuar. Për mua, ato kanë vlerë më shumë  se diamantet e tërë botës. Kështu do ta mësojnë fëmijët tanë, se edhe J.Buxhovi shkroi libra me shumë vlera atdhetare. Shpresoj që, njëra nga këto piktura të mijat, të varet edhe në muret e muzeve tanë, në Tiranë ose Prishtinë.

6.-Në një lidhje përmes “Facebook”-ut, këto ditë, më tregove se je duke punuar, me ngulm, në pikturën me portretin e një malësoreje, veshur me kostumin popullor të Veriut të Shqipërisë…A mund të më flasësh diçka për qëllimin dhe në cilën veprimtari do të marrësh pjesë me të?

-Po, është e saktë që kemi biseduar për pikturën time më të fundit, që është xhubleta e Malësisë së Shkodrës, pasi edhe familja ime i ka rrënjët prej andej. Në këtë pikturë është portreti im, kur kam qenë e re, ndërsa tani jam e moshuar (ha-ha-ha). Aty kam paraqitur një femër malësore, e cila ka veshur një xhubletë të bukur. Ajo ka pamje burrërore, krenare e trimëreshë. Dihet se xhubleta është një veshje shumë e lashtë. Me punime të tilla i dëshmojmë botës, se jemi populli më i vjetër e më i bukuri në rajon!

7.-Ndoshta, është pyetje e rëndomtë, por dëshirojmë të dimë edhe për planet tua krijuese, në të ardhmen. Pra, cili është synimi yt kryesor?

-Planet e mia për të ardhmen janë që të vazhdoj të punoj dhe sa më shumë e me cilësi të lartë. Se kështu jam e bindur që do ta jap sadopak ndihmesën modeste për vendin tim, për të cilin jam shumë krenare. Kam një projekt për piktura, të ardhurat nga të cilat do t’i jap në ndihmë të fëmijëve të varfër, në Shqipëri e Kosovë. Për këtë gjë, jam në bashkëpunim me kishën, këtu në Suedi. Paratë, që do të mblidhen, do të dërgohen atje. Në planet e punimeve të mia janë edhe 6 piktura, dhuratë për Suedinë, për fondet kundër kancerit të gjirit. Është ky një falenderim i yni, që populli suedez na u gjend pranë në ditë të vështira dhe gjetëm strehë të sigurtë dhe ndihmë nga ai, që në vitin 1991. Në këtë mënyrë, do t’u flasim të tjerëve për virtytet tona të çmuara.

Babai im ka qenë një veprimtar i njohur i pajtimit të gjaqeve në Kosovë. Prandaj një picture, me këtë tematikë, ia kam kushtuar edhe plagës së dhimbshme të gjakmarrjes dhe familjeve të ngujuara prej saj. Shpresoj që ajo të vlerësohet dhe të ardhurat do t’u jepen ndihmë familjeve të tilla. Më dhembin zemra e shpirti dhe uroj e shpresoj që kjo plagë e mallkuar të mbyllet dhe shërohet sa më shpejt, njëherë e përgjithmonë!

8.- Kur shpreson ose parashikon t’i vizitosh, përsëri, Shqipërinë e Kosovën?

-Siç është bërë e ditur nga kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, në Suedi, “Papa Klementi XI-Albani”, së shpejti do ta vizitojmë Shqipërinë. Në fundin e muajit tetor 2013, në Tiranë e në Durrës, do të bëhet përurimi i dy librave voluminozë, “Thesar Kombëtar i mërgatës shqiptare, në Suedi (Nr.1 e Nr.2): Për pavarësinë e Republikës së Kosovës”. Shpresoj të takohemi përsëri bashkë aty dhe kjo do të jetë një kënaqësi tjetër, për të gjithë pjesëmarrësit në këtë veprimtari. Gjithashtu, sigurisht, kur të më paraqitet rasti më i parë, do të shkoj edhe në vendlindjen time, në Kosovën e dashur…

9.-Gjithashtu, a do të shtosh ndonjë gjë tjetër, në mbyllje të kësaj bisede, për të cilën të falënderojmë nga zemra dhe të urojmë gjitha të mirat, në krijimtari dhe në jetën familjare?
-E falënderoj Zotin, që na dha munësinë të takohemi  e të njihemi dhe të vijmë në vendin  e në tokën tonë të shenjtë dhe të përbashkët, Nënës Shqipëri. Dikur e kishim vetëm shpresë e ëndërr këtë gjë. Por ja, tani u bë realitet i gëzueshëm për të gjithë shqiptarët, kudo që ata ndodhen. Ju shprehi mirënjohjen time, për këtë bisedë të ngrohtë tonën, si vëllai im i një gjaku dhe i një gjuhe, profesor  Murat Gecaj!

Më 20 shtator 2013

-Bisedë me piktoren e talentuar Lule Bajraktari, emigrante në Suedi-

Ne Foto: L. Bajraktari i dhuron një pikturë, albanologut suedez, U.Kvik (Boras-Suedi, 14 prill 2012-Foto nga: M.Gecaj)

Shkruan: Prof. Murat Gecaj

Filed Under: Kulture Tagged With: Lule Bajraktari, Murat Gecaj, piktorja ne Suedi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT