• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2013

NE SOFREN E DIELLIT-ZYBA HYSA

September 1, 2013 by dgreca

VETVETEN NDËRTO…/

ZYBA HYSA/

Shqiptar i Greqisë,/

Shqiptar i Serbisë,/

Shqiptar i Malit të Zi,/

Shqiptar i Maqedonisë/

Oi, oi, oiiiiiiiiiiiiiii…/

I raftë zjarri kohës,/

Tash dhe një shqiptar i ri:/

Shqiptar i Kosovës!/

 

Shkojmë dhe përtej:

Shqiptarët e Amerikës,

Shqiptarët e Evropës,

Shqiptarët e Azisë…

Shqiptar të gjithë botës,

Po, pse qenka kaq vështirë,

Të bëhemi bashkë,

Të thirremi,

Me emrin tonë të lashtë??

Po, pse dëshirën na e mohojnë,

Kur për vete të drejtat i kërkojnë??

Çfarë duan nga ne?

Punë?

Në gjithë botën, djersa shqiptare,

Pihet si verë e ne pimë vrerë!

Çfarë duan nga ne?

Mençuri?

Dritën shqiptare për sytë e tyre e kanë marrë,

E pse na quajnë “barbarë”…

Çfarë duan nga ne?

Gjak?

Jo, jo… aspak!

Një pikë gjak shqiptari,

Me fanatizëm do ta ruajmë,

Toka u ngop,

Hasmi vampir,

Piu sa deshi e na përqeshi…

 

Ka ardhur koha,

O botë hipokrite,

Që “ëmbël” na vodhe,

Që “ëmbël” na shove,

Që “ëmbël” na ndave,

Në gjithë botën na shpërndave…

 

Ka ardhur koha dhe koha nuk pret,

Dhe lutjet e Zotit, vranë Zotin vetë,

Tash është e qartë:

Askush s’na do…!

Shqiptar… zgjohu…

Vetveten ndërto!

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: nderto vetveten, poezi, Zyba Hysa

DE BIASI SHPALL LISTEN PER SLLOVENINE DHE ISLANDEN

September 1, 2013 by dgreca

De Biasi ka publikuar listën e futbollistëve që do të ketë në dispozicion për dy ndeshjet e radhës për Slloveninë dhe Islandën që do të zhvillon në shtator. Në listën e De Biasit ka dy risi, thirrja për herë të parë e Agon Mehmetit në kombëtare dhe lënia jashtë për këto dy ndeshje e Erjon Bogdanit.

1 Samir Ujkani 05.07.1988 Palermo
2 Etrit Berisha 10.03.1989 Kalmar
3 Orges Shehi 25.09.1977 Skenderbeu
4 Admir Teli 02.06.1981 Qaraback
5 Lorik Cana 27.07.1983 SS Lazio –

6 Andi Lila 12.02.1986 PAS Giannina

7 Tefik Osmani 08.06.1985 FK Teuta

8 Renato Arapi 28.08.1986 Skenderbeu

9 Elseid Hysaj 20.02.1994 Empoli

10 Debatik Curri 28.12.1983 Hoverla

11 Armend Dallku 16.06.1983 Vorskla Poltava

12 Jurgen Gjasula 05.12.1985 Litex Lovech

13 Ergys Kace 08.07.1993 PAOK Selanik

14 Odise Roshi 22.05.1991 FSV Frankfurt

15 Migjen Basha 09.06.1987 Torino

16 Ansi Agolli 11.10.1982 Qaraback

17 Armando Vajushi 03.12.1991 Litex Lovech

18 Ervin Bulku 03.03.1981 Sepahan

19 Valdet Rama 20.11.1987 Real Valladolid

20 Vullnet Basha 11.07.1990 Sion

21 Amir Abrashi 27.03.1990 Grasshopers

22 Sabien Lilaj 10.02.1989 Skenderbeu

23 Ahmed Januzi 08.07.1988 Vorskla Poltava

24 Emilian Vila 12.03.1988 PAS Giannina

25 Edgar Çani 22.07.1989 Karpi

26 Shkelzen Gashi 15.07.1988 Grasshopers

27 Hamdi Salihi 19.01.1984 Jiangsu Sainty

28 Agon Mehmeti 20.11.1989 Olhanense Array –

Filed Under: Featured Tagged With: antislloveni, Debiasi, Islande

Bjeshkët e Bekuara, jo të Namuna

September 1, 2013 by dgreca

Kryeministri në ikje, Sali Berisha, ka publikuar sot me krenari dhe kënaqësi, dhuratat që ai ka marrë nga skulptori holandez Jaap van’t Veer, “një admirues dhe mik i madh i Shqipërisë.” Kryeministri në ikje, Sali Berisha ka marrë një dhuratë nga skulptori holandez Jaap van’t Veer, i cili në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna kishte gdhendur historinë e vendit tonë.

“Të dashur miq, skulptori holandez Jaap van’t Veer admirues dhe mik i madh i Shqipërisë, më dhuroi një skulpturë të gdhendur në një gur të marrë nga Bjeshkët e Namuna. Në këtë vepër, ai ka gdhendur historinë e ngjitjes së kombit tonë në kohën e Skënderbeut, rrëzimin e tij gjatë pushtimit osman, diktaturës hoxhiste dhe ringritjen e tij në maja më të larta pas përmbysjes së diktaturës komuniste”, shkruan Berisha në Facebook.

“Pasi i shpreha mikut mirënjohjen më të thellë për këtë kryevepër të vërtetë, dhurata më e bukur e jetës sime, ne diskutuam për Alpet e veriut, Bjeshkët e Namuna, banorët e të cilave Rose Wilder Lane në bestsellerin e saj “Majat e Shales” shkruan se janë në fëmijërinë e racës arjane, kurse siluetat e majave të tyre i përshkruan si silueta perëndimore. Miku im Jaap jetonte prej dhjete vitesh në Alpe, ku unë kam kaluar atje 27 vera të fëmijërisë dhe rinisë sime duke u ngjitur në majat e tyre”.

Berisha tha se në bashkëbisedim me skulptorin holandez kishin shkëmbyer ide për Alpet shqiptare, pasi që të dy kishin jetuar për një kohë të gjatë atje.

“Mësuam mjaft gjera nga njëri -tjetri për Alpet. Ai i njihte më mirë se unë Bjeshkët e Namuna. E informova se tani së fundi një ekip amerikan ka zbuluar tri akullnaja shekullore në këto Bjeshkë. Zoti Jaap van’t Veer më kërkoi t’i quajmë Bjeshkët e Bekuara. Unë jam dakord me të. Ato nuk janë të mallkuara, por epike deri në legjendë, hijerënda, mistike, madhështore, të përjetshme ndaj dhe shtypi europian po i quan gjithnjë e më shumë Himalajet e Europës! Sb”.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Berisha, Bjeshket e Bekuara, jo te nemuna

Analiza premtuese kanceri

September 1, 2013 by dgreca

Hulumtuesit janë duke eksploruar një strategji të re për zbulimin e kancerit të vezoreve. Prej një kohe të gjatë, mjekët përdorin një analizë gjaku për të zbuluar këtë lloj kanceri tek gratë që dyshohen të jenë prekur nga sëmundja. Tani ata shpresojnë se kjo mënyrë mund të funksionojë edhe për gratë e shëndetshme. Njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Jessica Berman.
Sipas Fondit Ndërkombëtar të Studimeve për Kancerin, ai i llojit ovarian apo i vezoreve është përgjegjës për gati 2 përqind të të gjitha llojeve të kancereve që diagnostikohen çdo vit. Sëmundja është mjaft vdekjeprurëse pasi nuk ka simptoma specifike në fazat e para dhe kur gruaja shkon tek mjeku me ankesat për fryrje barku dhe dhimbje, është shumë vonë për të filluar trajtimin.
Karen Lu është shefe e Departamentit të Onkologjisë dhe Gjinekologjisë në qendrën Anderson në Universitetin e Teksasit.
“Ne dimë se mbi 75 përqind e grave me kancerin e vezoreve paraqiten në fazat e vonëshme kur shanset për një kurim të qëndrueshëm janë shumë të pakta. Ne e dimë se nëse e zbulojmë në fazat e para shanset për kurim afatgjatë, mund të jenë deri në 90 përqind.”
Shansi për ta zbuluar kancerin herët mund të vijë nga një analizë gjaku që është përdoryr për gati 20 vjet. Mjekët e përdorin këtë analizë, që kontrollon nivelin e një proteine të quajtur CA-125, për të konfirmuar diagnostikimin e kancerit të vezoreve ose për të monitoruar përparimin e grave që tratohen për sëmundjen.
Lu dhe kolegët e saj hetuan mundësinë e përdorimit të niveleve CA-125 për të kontrolluar gratë në fazat pas menopauzës për kancer.
Ato ishin të përfshira në një studim 11 vjecar me gati 4 mijë gra të shëndetshme në mbarë Shtetet e Bashkuara. Pjesëmarrëset, 50 deri në 74 vjeç pa histori të kancerit të gjirit apo të vezoreve në familje, bënë një analizë gjaku për proteinën CA-125 në fillim të studimit dhe u ndanë në grupe. Gratë bënë analiza të regullta për gati një dekadë.
Zonja Lu thotë se ato gra që e kishin nivelin e proteinës CA-125 të ulët vinin çdo vit për të përsëritur analizën. Gratë me nivel mesatar e bënë analizën çdo tre muaj.  Gratë me nivel të lartë të proteinës CA-125 u dërguan tek specialisti i kancerit për një ekzaminim me ultratinguj. 85 gra u referuan tek mjeku bazuar tek kjo analizë. Për 10 gra u rekomandua operacion, katër nga të cilat kishin kancerin e vezoreve në faza të hershme. Mes grave të tjera, njëra kishte kancer endometrial, tre kishin tumore beninj dhe dy kishin ndryshime të dyshimta të qelizave.
Metoda e ndarjes së grave në tre grupe rreziku, sipas zonjës Lu, provoi të ishte gati 100 përqind e efektshme në zbulimin e kancerit të vezoreve perms analizës së proteinës CA-125.
“Kur pamë shtim të nivelit të proteinës i referuam gratë për analizë me ultratinguj që diktoi kancerin në fazat e para.”
Studiuesit britanikë kanë përfunduar një studim me gati 200 mijë gra të shëndetshme për të parë nëse rreziku i tyre për vdekje nga kanceri ovarian u pakësua përmes analizave të përvitshme.
Zonja Lu thotë se në varësi të rezultatit, analiza mund të rekomandohet edhe për gratë e shëndetëshme. Rezultatet e studimit nga zonja Karen Lu dhe kolegët e saj u publikuan në revistën Cancer.(VOA)

Filed Under: Sociale Tagged With: analiza premtuse, kanceri

Kërkohet urgjentisht përligjja

September 1, 2013 by dgreca

Në rast nevoje SHBA do ta sulmonte e vetme Sirinë. Që sulmi të përligjet ligjërisht, është e vështirë. Sepse shumica e shteteve i refuzojnë ndërhyrjet unilaterale./

Britanikët nuk do të marrin pjesë në një sulm kundër Sirisë pa mandat të OKB-së. Por kjo nuk e pengon Presidentin e SHBA-së Obama, për të ndërhyrë ushtarakisht kundër regjimit të Asadit. Shtëpia e Bardhë do ta justifikonte ndërhyrjen me përdorimin e gazit helmues javën e kaluar në disa fshatra në afërsi të Damaskut, për të cilin ajo bën përgjegjës regjimin e Bashar al-Asadit. Sulmi me gaz helmues vlerësohet si një shkelje e së drejtës ndërkombëtare, deklaroi ministri i Jashtëm amerikan John Kerry. Meqenëse Këshilli i Sigurimit për shkak të qëndrimit të Rusisë dhe Kinës nuk mundi të marrë vendim për ndërhyrjen ushtarake, është e mundur, që SHBA të heqin dorë nga rezoluta dhe ta sulmojnë Sirinë pa aprovimin e tij.

Qëndrim refuzues nga shumë shtete

Ndërhyrja humanitare është shumë e debatuar në të drejtën ndërkombëtare, shpjegon juristi i së drejtës ndërkombëtare Stefan Talmon, që jep mësim në Universitetin e Bonit. Shumica e shteteve e refuzojnë ndërhyrjen humanitare, thotë ai. “Nga perspektiva perëndimore ndërhyrja humanitare mund të jetë e lejuar sot në raste ekstreme, në qoftë se përmes saj shmanget një katastrofë humanitare urgjente. Nga ana tjetër po të nisesh nga një perspektivë globale, atëherë intervenimi humanitar nuk është i pranuar. Dhe natyrisht për të drejtën ndërkombëtare këndëvshtrimi global i gjërave është vendimtar”, thotë Talmon.

Rreziku i abuzimit

Dyshimet e kundërshtarëve të ndërhyrjes bazohen në përvojat e mëparshme me ndërhyrjet unilaterale, në rradhë të parë me pushtimin amerikan të Irakut në vitin 2003. SHBA e patën justifikuar atëherë sulmin duke thënë se regjimi i Sadam Huseinit zotëronte armë të shkatërrimit në masë. Pohimi doli më vonë jo vetëm i pabazë, por si informacion qëllimisht i rremë për të justifikuar ndërhyrjen. Ndërhyrjet e pasanksionuara nga Këshilli i Sigurimit të OKB janë veçanërisht të dyshuara se kryhen arbitrarisht, ose për arsye të tjera nga ato të deklaruarat zyrtarisht. “Natyrisht intervenimi humanitar bart në vetvete një rrezik, sidomos për shtete të dobëta, të cilat nuk janë vetë të afta për ndërhyrje humanitare, por mund të bëhen viktima të tyre”, shpjegon Talmon. Pikërisht kjo është parë gjatë sulmit në Irak. Ajo që e shtyu qeverinë për intervenim, nuk është shumë e qartë deri sot. Ëndrra e presidentit të atëhershëm Xhorxh W. Bush për një “Greater Middle East” të qetësuar më në fund pas vitesh të dhunshme, mund të kishte qenë një motiv. Por edhe për sigurimin e burimeve irakiane të naftës është spekuluar, si dhe për atë që administrata e Bushit donte ta kompensonte rastin e humbur në luftën e dytë të Gjirit për rrëzimin e Sadam Huseinit nga pushteti. Vetëm argumenti i deklaruar zyrtarisht për armët e shkatërrimit në masë të Huseinit nuk ka qenë që në fillim i bazuar.(DW)

 

Filed Under: Komente Tagged With: e sulmit, kerkohet perligja, ne Siri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT