• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2013

IKU DRITA NE UDHEN E ZOTIT

October 10, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
Drita Pelingu (Kripa), lindi, erdhi në jetë nëpër kohë në saj të një talenti më vital, që kaloi në një mjedis, që zhbirohet kompleks…
… E lindur në Vlorë, atje ku deti llapashitë dallgët, përmes talentit të vet, ajo shqipton njeriun qenien e vet në kohë dhe hapësirë duke synuar të shpalosë botën e vet, ta sqarojë dhe ta lexoj veten dhe shpirtin dhe zemrën e vet. Lindi, 85 vjet më parë, në Vlorë dhe u shkollua, në familjen tregtare të Kripajve. Kur ka mbërritur në kryeqytet thelbore ishte pastërtia, e zërit, thellësia përmes arsyes, që mund të zotohet nga pushteti talentit, ishte e para vajzë, që shkollohet në artin magjepsës të dramës, nën këshillat e Mios. Duke mbërritur viti 1946, gjendet aktore e teatrit profesionist, ndërkohë që është në shkollën pedagogjike me studime. Kryen kursin 3 vjet, aktore-regjizore. Ka përcjellë në radio –Tirana emisione, që të impononin respekt. Posedon 118 personazhe si sintezë më e përsosur e shpirtit dhe zemrës së akumuluar si ngarkesë, që kaloi në heshtje nga regjimi, kur mediokrit preknin qiejt, gjenit zbrisnin në tokë. Përmes qenies së shtypur, Drita bënte pjesë në “brezin e haruar”, nga kritika, përmes zërit kristal dhe idealeve të qëndresës, nuk mbërriti kurrë thyerja, vinte ëndërrimi i botës së artistes, që nuk solli zhgënjim, që luftoi për hir të zilive dhe çikërrimave të vetmive dhe i dashurive dhe urrejtjeve, që ngjallte pathosi artistik i të madhes Drita Pelingu(Kripa). Hysen Pelingu, bashkëshorti i saj, ky artist i madh i skenës u bë ombrellë, për të mbrojtur artin dhe bashkëshorten nga zilitë e atij arti, që zbriste nga labirintet klasore, që e ndante e mbulonte talentin, që kishte mbërritur nga qyteti detar i Vlorës. 100 role në teatër. Veçohet kompleksiteti dhe interpretimi skrupuloz tek dramat e gjenive :”Mbreti Ilir”, ”Otello’, ”Hamleti”, ”Intrigë dhe dashuri”, ”Letra e hunbur”, ”Djali plangprishës”, ”Halili dhe Hajria”, ”Tartufi””Arturo Ui”.Naim Frashëri, artisti i popullit, bashkëkohës i Dritës në teatër, në fillesën e saj e ka koncentruar obligimin e tij, qysh në atë kohë. Thënia e tij: ”Është kënaqësi të kesh partnere në skenë, Drita Pelingun”. Në botën e filmit, në titrat e tij gjendet emri i Drita Pelingut, që ka gjetur rishtazi një truall të ri, të ngrohur nga një zjarr i brendshëm, ku talenti ka mposhtur krejt ithtarët e pushtetit të kuq, që nëpër buzë, kanë dashur, s’kanë dashur kanë mërmëritur”Luan bukur”. Personazhet e saj: ”Nëna”. ”Budja”. ”Halla”, Mësusja’, ”Mukadezi”. Nga ana regjizoriale ka realizuar :”Kënga e Mjelllmës”, ”Hijet”, ”Shumë zhurmë për asgjë”, ’Kush e solli Doruntinën “, Korrupsion në pallatin e drejtësisë”. Ka vënë në skenë, në teatrot e Shkupit, Vlorës etj. Drita Pelingu ka punuar për 20 vjet si pedagoge në Akademinë e Arteve. Bashkëpunëtorët e saj në teatër Mio, Stillu, Mima, Qesari. Kjo është aktorja e madhe Drita Pelingu (Kripa) e adhuruara e artëdashësve shqiptar, që disponon hapësira, frymëmarrje, rezonancë dhe qëndresë nga cikërrimat e luftës klasore. Kjo është Drita, që ka pushtuar më rolet e saj, zemrat artdashëse, që regjimi i asaj kohe, dot nuk e bëri, ”Artiste e Popullit”, shikuar nga ky kënd rezonimi mund të thuhet se Drita Pelingu është artiste e të gjithë shqiptarëve, është qytetare nderi e Vlorës, pavarësisht se i mungon, ajo sajdisja zyrtare. Arti i Dritës do të jetojë gjatë, ngase jeta e aktorit e shkurtër është por arti tij jeton, ai është futur në panteonin e kulturës, së këtij kombi artdashës. Ky është edhe nderi, që i bën arti kombëtar, veprës së Dritës. Kësaj plejade kaq të ndritur, që bëri shumë për kulturën kombëtare dhe mori pak, i shtohet edhe vlimi vullkanik i 118 personazheve të artistes magjepse Drita Pelingu (Kripa).

Jeta e Drita Pelingut

Drita Pelingu njohur edhe si Drita Pelinku (3 dhjetor 1926, Vlorë – 2 tetor 2013, Tiranë) ishte një nga aktoret më të shquara të skenës shqiptare,regjizore dhe petagoge. Kreu shkollën e femrave Nana Mbretneshe në vitin 1944 dhe më pas vazhdoi shkollën e artit Jordan Misja për teatër ku ishte e vetmja femër. Filloi punën si aktore profesioniste në Teatrin Kombëtar në vitin 1946. Nga viti 1976 ka dhënë mësim mbi artin skenik nëAkademinë e Arteve. Në vitin 1982 bëri debutimin në skenën e Teatrit Petro Marko të Vlorës si regjizore me dramën Pavdekësia.Disa nga komeditë dhe dramat e para ku ajo ka interpretuar në teatrin shqiptar. “Rëshqitja”, “Arturo Ui”, “I çuditëshmi”, “Zonja e Bujtinës”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Artani”, etj. Në kinematografi ajo u shfaq fillimisht me një rol të vogël tek “Tana” (1958), e më pas tek “Njeriu me top”, “Kur hidheshin themelet”, ku interpreton rolin e Budës, “Vajzat me kordele të kuqe”, “Radiostacioni”, “Përtej mureve të gurta”, “Fjalë pa fund”, “Shpresa”, etj.

Si aktore e teatrit dhe kinematografisë numëron mbi 150 role, ndër të cilët më shumë se gjysma janë kryerole femërore të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Si një nga themeluest e Teatrit Kombëtar ajo ka dhënë një kontribut të rëndësishëm është si autore e shumë botimeve biografike për artistë të skenës shqiptare. Për kontributet e saj të veçanta Drita Pelinkut iu akordua nga Presidenti i Republikës urdhëri “Mjeshtre e madhe”, “Çmimi i Karrierës” dhe gjithashtu titulli “Artiste e Merituar” (1986), çmimi “Ismail Qemali” (1996), ndërsa Bordi Drejtues i Institutit Amerikan të Biografive ka ka zgjedhur ndër 500 udhëheqësit më me influencë në botë. Së fundmi, qyteti i lindjes e ka çmuar si Qytetare Nderi të Vlorës dhe Presidenti i Republikës i ka akorduar titullin më të lartë “Nder i Kombit”.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Drita iku, Gezim Llojdia, ne udhen e Zotit, Pelingu

PËRUROHET“ E fshehta e Kështjellës së Zezë”

October 10, 2013 by dgreca

Nga: Prof. Murat Gecaj/

Sa herë më vjen ftesë për të marrë pjesë në përurimin e një libri të ri, ndiej një kanaqësi të veçantë. Sigurisht, ketë ndjesi të bukur e kanë edhe kolegë të tjerë, shkrimtarë e publicistë, studiues e lexues të librave të shkrimtarëve dhe poetëve tanë. Kjo ndodhë jo vetëm se do  të njihesh nga afër me krijimtarinë e  një shkrimtari ose poeti, i çdo moshe qoftë ai, por edhe sepse do të ndodhesh i rrethuar nga sa e sa krijues, kolegë e miq tu.  Kështu, këtë gjë e përjetova edhe  sot, në sallën e bibliotekës së Muzeut Historik Kombëtar, në kryeqytet.

Pasi kisha marrë njëftim për një përurim të ri të shkrimtarit dhe poetit Fatmir Gjestila, nga kryetari i Shoqatës së Shkrimtaravë për Fëmijë e të Rinj, Pandeli Koçi (me emrin letrar Sazan Goliku), shkova aty bashkë me kolegun e mikun nga Malësia e Gjakovës (Tropoja), Ibrahim Hajdarmataj.

Në  atë sallë, që pulsonte  fort nga prania e mjaft krijuesve, u takuam ngrohtësisht  me shkrimtarin e njohur Bardhyl Xhama, por dhe me poeten e afirmuar të letërsisë  për fëmijë, Adelina Mamaqi, e cila ka vite që jeton në Itali. E, kësaj “liste”, mund t’i shtonim edhe sa e sa emra të tjerë të njohur, me botimet e tyre për fëmijë e të rritur.Përurimin  e paralajmëruar e hapi P.Koçi, i cili shprehu kënaqësinë e tij, por dhe gjithë të pranishmëve, se aty do të flitej për romanin e ri, shkruar për të vegjëlit, por i vlefshëm dhe për të rriturit, nga Fatmir Gjestila, “E fshehta e Kështjellës së Zezë”. Sigurisht, nuk është vetëm titulli intrigues i këtij libri, që i tërheq lexuesit e vegjël, por tërë përmbajtja e tij. Po kështu, mjaft të bukura janë kopertina dhe ilustrimet, nga  Mariglen Gjestila. Libri është venë në qarkullim nga Shtëpia Botuese “West Print”, Tiranë.

Për vlerat e këtij libri foli edhe redaktori, Viktor Canosinaj. Ndër të tjera, ai theksoi se aty zbulohën para fëmijëve, që nuk e kanë përjetuar atë periudhë,  “të fshehtat” e diktaturës së kaluar. Ishte koha, kur poetët e shkrimtarët dhe artistët dënoheshin për një varg, që nuk u pëlqentë pushtetarëve, për një këngë a një veshje etj. Duke e njohur mirë mjedisin dhe psikologjinë e fëmijëve të fshatit, autori i ka skalitur personazhet dhe i ka bërë të dashur për lexuesit e vegjël.  Në fund, folësi ngriti problemin ende të  pazgjidhur, që nuk po organizohen konkurse, gjë që do ta nxiste krijimtarinë letrare, si për të vegjëlit dhe të rriturit. Mendime për krijimet e sotme letrare shfaqi edhe publicisti Bujar Ferhati.

Pasi u recituan nga fëmijë të pranishëm, poezi të F.Gjestilës, për romanin e ri të tij foli studiuesi Behar Gjoka.  Mbresat e një kolegu të autorit të këtij romani, me banim në Amerikë, i lexoi publicistja Oralda Lake. Emocionuese ishin edhe fjalët e shprehura, nga një ish-nxënës i Fatmirit.Sipas traditës, në mbyllje të kësaj veprimtarie të bukur, autori Fatmir Gjestila “zbuloi” para të pranishmëve një suprizë të këndshme. Meqenëse aty ishte redaktorja e dikurshme e një reviste  për fëmijë, Adelina Mamaqi, ai hapi një zarfë, brenda të cilës kishte letrën, që ajo i kishte dërguar në përgjigje të një poezie. Me daahmirësi, ajo e këshillonte autorin e ri që ta vazhdonte udhën e krijimtarisë. Dhe ja, tanimë, ai ka se për çfarë t’u flasë lexuesve të moshave të ndryshme.

2.

Duke hapur faqe të nryshme Interneti ose duke parë në skedarin e Bibliotekës Kombëtare, e ke fare të lehtë të njihesh me jetën dhe krijimtarinë e begatë letrare të Fatmir Gjestilëes. Ai lindi në rrethin e Matit dhe mësimet fillestare i mori në fshatin Laç-Bruç. Më tej, mbaroi shkollën e mesme “Prenkë Jakova” dhe Instiututin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës. Duke shfaqur talentin e tij në krijimatrinë për fëmijë, e drejtoi për disa vjet revistën e njohur, “Cicërimat”. Me emrin e tij janë publikuar shumë poezi, fabula, gazmore dhe publicistikë në shtypin e kohës. Gjithashtu, në ndihmë të krijuesve të ndryshëm, ka redaktuar disa libra, në poezi e prozë.

Por, tashmë, ky autor ka botuar edhe vetë disa libra, në gjini të larmishme. Ndër to, janë: “Mos ma vrisni dashurinë” (poezi), jetëshkrimet “Ku del shqipja”, kushtuar dëshmorit Shahin Toçi dhe “Mustafai, miku i të gjithëve”. Por janë të njohur edhe librat e tjerë të Fatmir Gjestilës, si ata për fëmijë: “Përroi i zanave”(legjenda), “E bukura e liqenit”(përralla),”Edhe të qeshim” e ”Nuk të fal ujku”(fabula),  “Nora dhe matematika” e “Përtej ëndrrës”(poezi) etj.

…Pjesëmarrësit në përurimin e librit, që përmendëm në hyrje të këtij shkrimi informues, por dhe kolegë e miq, lexues të shumtë, të vegjël e të rritur, e dijnë se autori Fatmir Gjestila do të shkruajë e botojë, përsëri e përsëri. Prandaj i urojnë atij nga zemra: shëndet të mirë, krijimtari të begatë dhe gëzime e lumturi familjare!

Tiranë, 9 tetor 2013

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fatmir Gjestila, Murat Gecaj, perurohet

Metafora e tranzicionit

October 10, 2013 by dgreca

Shkruan: Illo Foto/New York/

Romancieri i afirmuar , Resmi Osmani , pas 5 romaneve historike ,  publikoi  romanin “Koha e cudirave “,botuar nga “Eneas “ , ne Tirane  , 2013. Ne te  115 faqet e romanit , autori , na jep nje tabllo  reale te tranzicionit demokratik shqiptar , ashtu sic ai reflektohet ne jeten e perditshme te nje qyteti pa emer . Lexusi  e kupton  sakte se eshte qytet provincial shqiptar , qe kalon nje tranzicinn demokratik te dhimshem  dhe me pasoja jo thjesht ekonomike , por dhe psiko- sociale , qe vulosin nje periudhe historike , gati cerekshekullore te Shqiperise .

Sic e  dokumenton  vete autori , ka punuar 16 vjet mbi kete roman , qe mendoj se e ka justifikuar, sepse i jep lexusit nje veper te  cmuar  jo vetem artistike , por dhe politike , filozofike  dhe  educative , per brezin e politikanve , analisteve  , qe kane jetuar dhe ata , qe do te vine pas tranzicionit te zgjatur  .Te tera keto vlera , romani I  Osmanit , nuk na i jep ne forme axhitative  dhe didaskalike , por  nepermjet nje rrjedhshmerije artistikisht te punuar bukur , plot  figura letrare , qe  na afrojne me realitetin, per te mos e lene vepren nga dora  pa e lexuar me  deshire dhe  me vemendje .

Autori as e ka permendur fjalen tranzicion , as na ka futur ne situate te lodhshme me fjalor bajat politik . Ne te tera  episodet  e shumta dhe te ngjeshura, ne ndjehemi banore te Qytetit  shqiptar , qe ngrys ditet dhe netet , jo vetem  brenda nje qetesije monotone , por sejcila qetesi , ngerthen ne vetvete  nje tronditje  me pasoja  , specifikisht per te tera moshat  dhe  shtresat e ndryshme shoqerore.  Shperthimet e 97 es dhe qetesija relative , qe  jeton qyteti , kane te njejten dramacitet , ndoshta ato , qe duken te qeta paralajmerojne furtuna , sic ishte vet 97 dhe situate kriminale , qe eshte instaluar ne te kater anet e vendit .

Ne, si lexus , e ndjejme thelle ne shpirt dhe ne tere qenien tone kete situate statike , te merzitshme dhe injorante , qe kalon qyteti . Ne , sikurse vete qyteti , behemi  personazhet e romanit dhe pashmangerisht , revoltohemi dhe kerkojme zgjidhje te kesaj  jete trgjike te qytetit. Qyteti  eshte i dashur per banoret dhe per ne , qe lexoojme , jo thjesht per t’u informuar per jeten e qytetit , por per te bere ndryshimin , qe jeta te futet ne hulline e duhur . Kjo ndjesi mbetet krejt utopike , sepse jo vetem ne jemi te pa fuqishem , per ndryshimin e jetes se qytetit te dashur , por as ata , qe e kane krijuar kete tollovi , nuk mund ta ndryshojne , vecse arrijne ta cfrytezojne maximalisht , per interest e tyre  misqine .

Ne  c’do qytet , qe vizitojme  , na shtyn kurioziteti ta njofim , jo vetem arkitekturen , historine dhe kulturen  , por vecanerisht jeten  aktuale te banorve . Futemi ne  mjediset e qytetit , ku presupozohet, qe njerzit te  frekuentojne restorentat ,  te mesohet ne shkolle , te punohet , per te siguruar te ardhura , ku vene njerzit fallen ne faltoret  dhe ku kujdesen per kafshet dhe shpezet e lluksit . Keto jane disa veprime rutine  te nje   jete te zakonsme ne nje vendbanimi te zakonshem .

Kemi rene ne rrjeten e metafores se madhe . Qyteti  pa emer , qe na paraqit romani , nuk perfaqeson veten , por te gjithe vendbanimet e Shqiperise . Lavjersi I jetes  ecen ngadal . Ceshtjet kryesore jetesore  i jane dorezuar misterit . Personazhet , qe veprojne si bamiresa ,  perfaqesuse feje ,organizata jo qeverritare , bizesmene fallco , i kemi pare ne te kater anet e Shqiperise se lodhur. Autori na i ka mbledhur ne qytetin e romanit te tij dhe kushdo , qe lexon kapitujt , per keto figura , ve bast se jane ata , qe ka pare ne vendbanimin e vet , ne juge , veri , e ndoshta kudo ne vendet fqinj te rajonit problematik , me te cilin merret seriozisht politika  europjane dhe ajo   boterore .

Qyteti I mbyllur , qe nuk kishte shkelur kembe e ndonje te huaji , per 5 dekada , sot perjeton nje situate hapjeje , qe ngjan me gojen e shqyer te llafazanve , qe i ndesh ne c’do  perditesim te qytetit pa emer . Mbi kete  mori kontradiktash , sejcili njeri normal , mbetet i befasuar . Autori eshte  futur brenda kesaj tollovije dhe e ka  letrarizuar , e ka ngritur tregimin ne art dhe e ka emeruar “koha e cudirave “ . Ku ta gjejme Kohen e cudirave ? kjo eshte pyetja e natyrshme , qe lexusi i drejton autorit .  Ne c’do  veprim jetesor te qytetit te percuduar  , nenkupton  pegjigjen , ne heshtje romani .   Ndoshta kjo eshte natyre e vet tranzicionit , shprehemi ne si lexus . Faktikisht nuk eshte fare keshtu . Tranzicion paten vendet fqinje  homologe, por nuk perjetuan te tilla “cudira “ , dhe kur i perjetuan, i perkisin tjeter kohe  . Fjala vjen rumunet e pushkatuan Causheskun , ne nje kohe dhe hapesire te caketuar , ndersa ne Shqiperi   u krye masakra e 97 es, e ngjashme me tronditjen rumune  , por  jasht kohes dhe hapesires , qe rrok mendja normale njerezore .

Per te na i bere te lehte futjen ne “Cudine “ e kohes, autori e ka ndare romanin ne 7 kapituj dhe sejcilin kapitull e ka emertuar , sipas problematikes.  Sejcili kapitull shtjellon nje”‘cudi specifike “ , por gjithnje brenda “cudise te madhe, qe eshte qyteti por   dhe vete qyteti , nuk eshte fundi ; fundi eshte gjithe vendi. Sidoqofte, kapitujt qendrojne vete ne kembe , por qe kane nevoje te lidhen per te na i dhene te plote mjeddisin , ku zhvillohet “cudija ‘ e madhe , qe quhet tranzicioni shqiptar dhe ne te cilin sejcili nga ne eshte actor  i  tij .

Te shtate kapitujt , autori mjeshterisht i ka lidhur oganikisht , qe nuk bejne dot pa njeri tjetrin . Nuk mund te  pretendosh se mjekerziu vepron vetem ne njeren linje te  prapesive. Ai behet i plotfuqishem , kudo , qe shoqerija krijon te cara  dhe mundesi per te hyre pa trokitur dhe dyert jane te tera te shqyera . Nuk eshte pa kuptim fakti , qe mjekerziu na cfaqet ne kapitullin 7 , nga i pari ku e kemi lene  dhe na duket sikur na qorton  duke na thene : Ja ku jam . Prapesite , qe kini lexuar , nuk bejne dot pa mua dhe dogmen time  rrenuse .

Po te pyesesh mua , si lexus , ta them me bindje , se sejcili kapitull , ne mos qofte roman i plote , eshte subject i nje romani , qe ndoshta ne nje te arthme , autori i kthehet. Kam parasysh faktin , qe ne Kohen e cudirave tematika eshte pa fund , me shpresen se tranzicionin do te dije populli t’I japi fund , me menyren dhe inteligjencen , qe i posedon vetem populli . Libri I autorit Osmani  eshte liber I mirfillte artistik . Jo vetem , qe nuk ka  as nje  shenje te perkatesise se vullnetit politik , por fjala politike , haset aq rralle , sa mund te thuash se nuk ekziston . Nuk duhet te mohojme , qe problemet e shtjelluara jane  thjesht politike, por  te paraqitura me nje kostum  kameleon , sic eshte vete politika .

Kam pasur rastin e lumtur , te bisedoj me nje shkrimtar kohor , qe shkruan romane , poezi , proze poetike , kritike  dhe drama tragjike . I bera pyetjen sa naïve aq dhe realiste : Pse nuk shkruante per realitetin kohor , por  hidhej dege me dege te histories  arkaike ?  Pak a shume pergjigja e shkrimtarit kohor , mund te permblidhet sa me poshte vijon:

Shkrimtari , ne rrastin konkret  dramaturgu , romencieri , poeti , kritiku , regjizori dhe aktori , realitetin e preceptojne artistikisht . Ata nuk mund te bien ne nivelin medioker te realitetit  absurd . E shkuara I jep mundesi artistit  te  operoi realitetin si kirurgu . Ke degjuar ti per transpaltin ? Une jam kirurg , qe bej transplant . Bej transplant mushkrije , qe ende s’po behet . Herojt e mi , jetojne ne Kohen e Homerit dhe marrin fryme me mushkrite e tua ( se nuk dua te pergojoj ndonje  bashkekohesin tend , per kete te kerkoj te falur ) . Natyrisht e fala shkrimtarin konteporan , por biseden e tij , nuk e vura midis thojzave , sepse ju keni te drejte ,  ta shkruani ne cilin variant t’u duket me mire . Ne te  tera rrastet shkrimtari universal eshte brenda staturres se tij artistiko –letrare –gjithperfshirese .   Romancieri Osmani , eshte  larg ketyre  artisteve , qe lindi “Koha e cudirave “ .

Te kthehemi tek analiza , qe po shtjellojme . Kapitulli I dyte , me titull “ I shenjuari nga vdekja’ , ka lidhje me interpretimin fetar te jetes dhe vdekjes . Me qe te deleguarit fetare , ishin dhe jane shume ne vendet ish komuniste , personalisht nuk di te jap nje mendim te sakte , se cili perfaqeson fene e vertete dhe cili eshte trafikant . Mbi kete optike , kur te lexoni romanin , gjykoheni vete . Nuk marr pergjegesi , qe nuk me takojne dhe jane jasht kapacitetit tim llogjik , per t’I vendosur ne raftin e memories tuaj  .

Nuk mund te rri pasiv , ndaj komentit te kapitullit te trete , me titull “ Zonja  e shpirtit te perdellyer “ , qe shtjellohet ne faqen 43 , deri ne 56 te textit . Ashtu , si te tere Ju , une kam pasur nje informacion  te plote , per nje ish tezgjaiste te kombinatit te tekstilit ne Tirane , qe e shpalli veten shenjtore . Hodhi mbi trup nje robdishamber te praruar , vendosi nje kurore  me xhevaire verbus mbi krye ,  vendosi  cifte unazash ne  gishtat e medhej .Mbi trup dhe mbi koke vareshin shirita me inxhi . Me kete paraqitje , u nda nga masa e njerzve te zakonshem te qytetit  , i perkiste mistikes . Faktikisht mistike ishin banoret e qytetit te cudirave .    Zonja e shpirtit te perdellyer , u identifikua  me vleren e nje gjysem perendije . Parashikonte  fatin , prandaj banoret e qytetit , nderprene provizorisht pertypjen e farnave te kungullit dhe ju drejtuan tempullit te saj , sa mashtus , aq dhe qesharak .

“Zonja “ , per pake kohe mblodhi te tere banknotat e qytetarve , qe kishin teperuar nga bizhozi , qe ushtroi mjekerziu . I jepnin “ perfaqesuses se zotit “  c’do gje qe kishin . Ata qe nuk i kishin me para ,  jua kerkonin femijve ne emigracion . Keta te fundit e rriten kohen e  punes ne gjirize , nga 8 , ne 16 ore . Duhej shperblyer zonja e perdellyer . Mbasi mbushi valixhet me banknota , vendosi te ndertonte nje tempull , natyrisht ne truall  me pronesi te tjetersuar  dhe me  projekt , qe mund ta honepste vetem nje zonje e atij modeli . Perfundimi dhe po te mos hamendesohet ekzakt  , aq me mire , per kete ndodhi te shemtuar , te turpshme  dhe aq masive te qyteteve tona ne tranzicion .

Kete episode te trishtuar fetar dhe kulturor  e kemi degjuar me shume se sa e meriton , por nga pena e Osmanit , ka dale nje tregim  , aq i perkryer , sa qe nuk e harron , jo vetem lexusi I thjeshte , por sejcili klerik I c’fardo feje   . E ashtuquajtura zonje , behet me qesharake , kur flet ne emer te Zotit , se sa ne emer te saj dhe te magjive  mashtruse . Keqardhia , per banoret e qytetit arrin ne pika ikandishente . Ata i besojne kultures se mangut te tyre  ,  dliresise se tyre  dhe shpreses , per te dale nga humnerra e epokes ,me lutje , duvara dhe hajmali .

Kapitullin e peste nuk do ta komentoj , jo se nuk ja vlen , por kaq me lejon  dimensioni i nje shkrimi  vleresus .  Jam i pa afte te stigmatizoj mashtrusit fetare , sepse ata mashtrojne edhe vete fetaret  reale . Mjafton te them se ky kapitull e ka titullin :” Ne kerkim te Mesias” . Banoret e qytetit ,  te helmuar nga mijra mashtrus  , kishin mangut  dhe Mesine . Ne ate lloj qyteti , Mesija eshte present kudo .

Nuk mund te le jasht analizes time modeste , kapitullin 5 , qe emertohet : “Ethet elektorale “ . Eshte kapitulli me i arrire nga ana letrare – artistike , psikollogjike ,  sociollogjike dhe filozofike . Tifua elektorale u kthye ne syndrome , keto 23 vite tranzicion, qyteti yne nuk mund te jete ndryshe nga gjithe vendi  . Elektorati , edhe kur vota manipulohet , nuk voton njerzit e devotshem dhe te ndershem , por mashtrusit , dallaveraxhinjte dhe premtusit e rreme . Kur ne fjalimin elektoral , nuk ka  mashtrim  dhe premtime pompoze te pa realizushme , elektorati ndjehet i  semure .  Farsa elektorale  cfaqet me ngjyrat me te ndezura ,  ne  nje qytet , ku vegjetojne mjekerzinjte , zonjat e perdellyera dhe figura te ngjashme me to , puna me e rendesishme diten e votimit , mbetet thyerja e rekordit te konsumit te farnave te lule diellit dhe vecanerisht te farave te kungullit.

I gjithe romani I Osmanit , do te ishte I manget , po qe se nuk do te perfshihej kapitulli i shtate , me titull : “Skllavi i frau Gretes “ .Do mjaftohem me prezantimin e Fraut , qe ka ardhur e deleguar nga Gjermania , per te percuar kulturen demokratike . U shkri totalisht ne jeten e qytetit tone . Bleu dhe nje qen , me emrin shqiptar “Laro “. Nuk kishte arsye pse mos ta  mbante  qenin afer vetes . Kur i mbaroi mandati , “Laron “ shqiptar e mori ne Atdheun e saj te dashur . Larua shqiptar , u be qytetar europjan , perpara se te beheshin bashkombasit e tij , qe vijojne te pertypin fara kungulli  alterrnuar me “orbit “. Tregojne se e paten pyetur autorin :

– Pse nuk na pershkroi nje lider politik lokal, qe drejton  jeten ne qytet .

– Ata jane  ne qytet  , u pergjigj autori . Midis mjekerzinjve , zonjave te perdellyera , mesive dhe  njerzve te shenjuar nga vdekja .  Sejcili pret radhen , per te  hyre ne perkujdesje te Frau Gretes .

Ndjehem i plotesuar , qe pata fatin te njihja romanin “Koha e cudirave “ te romancierit Resmi Osmani . U ndjeva edhe me i plotesuar , qe pashe se romani ishte sponsorizuar nga politikani , Tahir Muhedini . Nuk di nje rrast te dyte , qe politikanet te  sponsorizojne   ne kulture , jasht interesit te tyre materjal .

Pa  asnje shenje euforije , kam bindjen e shendoshe se romani konciz i Resmi Osmanit , eshte vepra me e mire letrare , shkruar , per tranzicionin . Shkrime te politizuara , ka pa fund  dhe sejcili autor na prezantohet  me flamurin e Partise , te ciles i perket .Trajtimi I problemit nga Osmani  , pranohet nga sejcili militant  I cfardo ngjyre politike . Arti dhe letersija jane mediatoret  me te spikatur te konsesusit , aq shume te kerkuar nga  faktoret relevante te politikes .

Illo Foto / studjus –NY-  Tetor 2013

Filed Under: Featured Tagged With: Illo oto, metafora e tranzicionit, Resmi Osmani

Serbët qenkan populli më i vjetër i botës

October 10, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”

Kësaj rradhe  do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historis­ë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.

”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë

që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.

” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)

”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”

Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik  ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan  paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.

”Unë  Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”

Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve  pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!

”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e  paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….

Olgа Luković-Pjаnović  thot’ që serbët e  Peloponezit  ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike (   aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”

Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë).  Rrijm­ ne ,rrij­më. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli  i 14-të.!
”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë  që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët  ishin serb”

Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje  ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.

Biokimisti  i Harvardit me analizat e tij  të gjeneve ka konstatuar  që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve  si  edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)

Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)

Gjakovë, tetor 2013

Filed Under: Analiza Tagged With: Fahri Xharra, populli, serbet

TRIDIMENSIONALITETI I DHIMBJES NE VARGUN E DISIDENTIT SADRI AHMETI

October 10, 2013 by dgreca

NGA DR. YLLKA FILIPI/

Korpusi letrar i veprës së krijuar prej poetit Sadri Ahmeti hedh dritë mbi misteret dhe të panjohurat e individit dhe me gjerë kombit, në dekadat e errëta të historisë së Shqipërisë dhe shqiptarëve para viteve’90. Në të gjitha ngjyrat dhe trajtat substanciale spikat dhimbja. Gjuha ezopike, zhdërvjelltësia e imazhit dhe monologut poetik, spektakolariteti i bërthamave strukturore të vargjeve, e bëjnë korpusin e veprës së tij tejet ngacmues për horizontin e pritjes.

Lindi në Vuthaj të Plavës, Mal i Zi, më 1939. Shkollën e mesme e kreu në Pejë të Kosovës. Pak kohë pasi kishte emigruar në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1957, arrestohet si student i Institutit të Lartë të Arteve. Dënohet në minierat e Spaçit më 3-vjet heqje lirie dhe dëbohet për 20-vjet me punë të detyruar në kantierert e Elbasanit. Kreu studimet e mbetura në Akademinë e Arteve. Shkrimet poetike i nisi që në bankat e shkollës në moshë të re, por drita e botimit të veprave iu ndez vetëm, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri. Pas viteve’90 poeti botoi pjesën më të madhe të krijimtarisë së tij poetike të cilën po e shpalosim sipas një vështrimi panoramik: Një e qeshur harbon nëpër errësirë, Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok, Masakra e Tivarit, Ajsbergu i preludit të katastrofës, Vallja e katrahurave, Kalëroj rreth botës mbi re, Loz era me gjethet e vjeshtës sime, A do të mund të takohemi nesër?, Rrëfenja në prozë në gjuhën angleze. Ka marrë pjesë gjithashtu në 4-ekspozita pikture kolektive, ka hapur 6-ekspozita vetjake brenda vendit dhe po kaq jashtë vendit.

Çastet e inspirimit poetik autori më së shumti i vjel nga jeta reale, e cila bëhet edhe udhërrëfyesja e  brengave të  tij. Sipas një këndvështimi të hollësishëm polidimensional do përpiqemi të ndriçojmë rrafshet enigmatike të të gjithë filozofisë së jetës njerëzore, nëpërmjet zbërthimit të simbolikës së dhimbjes e cila ngërthen në vetvete realen dhe virtualen, në imazhet poetike. Nëse arrijmë të depërtojmë në kolonat qëndrore të strukturës së vargjeve do të vemë re se platformat shpirtërore poetike konvergojnë hiperbolikisht me motivet vizuale të realitetit të para viteve’90 në Shqipëri. Persiatjet konvencionale janë pika strategjike të thellësive të shpirtit njerëzor, aty ku zë fill dhimbja e arratiset gjumi. Konotacionet me të cilat autori vesh me tul idetë, japin nuancat e egra të trysnisë së kohës e cila ushtron presion të jashtëm mbi individin duke i turbulluar e rënduar shpirtin. Implementimi i lirisë shpirtërore e ka zanafillën në forcën që i jep poetit observimi filozofik i ideve mbi jetën, të cilat zbardhen vetëm duke arritur të depërtojmë në subkoshiencën artistike gjatë aktit krijues. Për këtë na vjen në ndihmë teksti si pjesë thelbësore e bërthamave poetike nga e cila kanë marrë formë dhe trajtë principet më vitale të jetës .

Poeti krijon rezonancë të fuqishme shpirtërore me dritën dhe i këndon asaj nga dëshira për të harruar dhimbjen dhe terrin i cili ishte bërë tashmë pjesë integrale e njeriut, në realitetin e atyre viteve. Përthyerjet e imazheve polidimensionale, japin dorë të lirë mbi zbërthimin e enigmave substanciale të vuajtjes. Autori gjithnjë ka dalë kundër formave dhe stileve të diktuara nga trysnia shtypëse e realitetit të jashtëm, duke u kacafytur me të e duke mos e lejuar që forca ta shndërrojë apo ta thërrmojë.

Pavarësisht se qenia nuk e ka prekur dot kurrë statusin e imunizimit ndaj metamorfozave të brendshme e të jashtme, ajo rrezikon, në varësi të forcës së trysnisë që ushtrohet mbi të, ose të përshtatet, pra të rimodelohet negativisht si rezultat i energjisë negative që  derdhet mbi të, në trup e në shpirt, (duke e humbur përgjithmonë “identitetin e parë” natyral), ose alternativa e dytë dhe e fundit mbetet, zhdukja, si një iluzion që e gëlltit harrimi  pakthyeshmërisht, pa mundur dot ta shtrembërojë, as ta krisë, as ta mbulojë me dhe. Ai shumë shumë mund ta vrasë, për ta kthyer nga vdekja edhe më të lavdishëm.

Guri që ndërtuesit e kanë hedhur poshtë, u bë guri i qoshes. Kushdo që do të bjerë mbi këtë gur do të bëhet copë-copë, dhe ai mbi të cilin do të bjerë guri, do të dërrmohet.                                                                                                         (Lluka, 20: 17,18)

          Brenda këtij kaosi pa trajtë, autori krijon autoportretin e dhimbjes, duke ju kundërvënë territ, në përpjekje për të vënë pak rregull mbi botën objektive. Terri nuk ekziston, atë e kanë krijuar artificialisht dhunuesit e lirisë, (sipas autorit) për të prishur rendin e lëndës jetësore. Poeti i ndien gjer në palcë kafshimet, por kurrë nuk gjen asnjë pikëtakimi me të, ndërkohë që mijëra enigma në të njëjtën kohë i brejnë trurin. Krijohet kështu një realitet i dytë, jashtë atij real, si një kurth ndaj shpërfytyrimit të pashmangshëm. Autori e ruan megjithatë balancën midis ndëshkimit dhe një koke të turbullt që dhemb gjithnjë e që di të arratiset në hemisfera të tjera, përgjatë aktit krijues, duke ruajtur të paprekur, me të gjitha fuqitë, lirinë e brendshme shpirtërore.

Duke bërë një prerje vertikale të kolonave qendrore që veshin me palcë tekstin poetik, parë kjo në rrafsh sintagmatik, dhimbja rezulton triadike, pra e shtrirë komvencionalisht në tri rrafshe: Dhimbja e kripës (limfa), dhimbja e lirisë  (gjaku) dhe dhimbja e vetmisë (shpirti). I marrim në shqyrtim me radhë, sipas hapësirave dhe mundësive që ofron teksti:

 

Dhimbja e Kripës

       Sa herë që lexon poemën brenda vëllimit poetik Një e qeshur harbon në errësirë, me të cilën autori është marrë pothuajse 20-vjet (1973-1993), duke e latuar kohë pas kohe për t’i dhënë formën përfundimtare që ka sot, ravijëzohet hipotetikisht një analogji me kripën e Detit të Vdekur apo shkatërrimin dhe zhdukjen e popullit te Lutit (Ajeti 82 në suren, Hud: 82), pranë tij.

Kështu, kur u erdhi urdhri Ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta pa reshtur gurë prej balte të pjekur. (Ajeti 82 në suren, Hud: 82)

Arkeologu gjerman Werner Keller shkruan: Ndoshta ujërat vërshues të Detit të Vdekur i përfshinë ato pas një tërmeti.1 Cilët janë ato? Sa popuj janë zhdukur nga këto dukuri? Vunë dorë zotat e universit? A kanë lidhje shpirtërore diktatorët me ta? Trungjet dhe rrënjët në ujin e gjelbër janë shumë të të moçme, si dëshmi e vdekjes, shkatërrimit të një kombi. Sasia jashtëzakonisht e madhe e kripës së Detit të Vdekur i ka ruajtur akoma, si dëshmi të katastrofës. Ashtu sikundër ruhen ende dëshmitë e tmerreve të diktaturave, shekuj më pas.

Sa e vjetër është kripa? Kush e zbuloi? A është vërtet kripa më e rëndë se mermeri, siç thotë poeti? Shkëmbimi i mallrave, a ka pasur lidhje me shkëmbimin e përjetimeve shpirtërore mes kombeve në kohët e hershme? A është kripa dhimbje? A është kripa bukë? A ka jetë në kokrrizën e kripës? A është kripa diktaturë? A është kripa përjetësi? A është kripa shkatërrim, fund? Këto pyetje pafund e kanë gërryer kureshtjen poetike të autorit i cili përpiqet të japë shpjegim:

Sa të pacipa ligjet e natyrës!/…Unë i ndërtuar prej kripërash/ dhe i puthur nga dielli i dashurisë/ jam mbytur në gjelbërim…/Ku më shumë e ku më pak/ shtati im i gjymtuar kullon gjak.2                                                                (Pak parashtesë, po aty, fq.1-3)

Poeti ravijëzon kështu konturet e një autoportreti gjithkohor. Baza materiale e mishtë është kripa e cila vjen në formë rrezesh (nur-i). Kripa (shkaku)-deti (pasoja):

Grafist!/ Më hidh dritë mbi gungat e ballit./ Më derdh nur kripe mbi fytyrë./ Hidhmë diell ndër sy…                        (po aty, fq.5)                                                            

Tri dete në një puthje të vetme…/hidhu e kridhu, ndër këto dallgë…                                                                          (po aty, fq.7)

          Një monument kristalor kripe! I naltuar e i gdhendur prej daltës poetike të autorit. Martiri i fjalës:

O martir i një fjale dhe i fjalë së pathënë/…/me ç’lëndë të ta naltoj monumentin?/ Kripa ka peshë më të madhe se mermeri/ bronxi shkëlqen një ditë,/ kripa përjetë shkëlqen./ Sa pak kristale kripe në fjalën tonë,/ edhe më pak në gjak…        (po aty, fq.9)   

Sy që trazojnë kripën e gjakut: Nga gjymtyrë kështjellash të rrënuara,/ e ndiej që më vështrojnë një palë sy/…/nga bisku i parë i lisit,/ me kripën e gjakut,- gurin e zjarrit/ eshkën e rreshkut ma kallin.                                                           (po aty, fq.11)        

Konstatim dramatik. Brenda llojit ka një ndarje fatale në   dritë edhe errësirë! Kripa merr shijen e dhimbjes:

Njerëz!/ E kam fjalën për ju që dikoni dritë/ që rendni të grisni futat e errësirës/…/po ju pres, me duart e mbushura me kripë./ Mbrojtësve të territ ju kallë krupë/…/ Kripë!/ Qofsh në trajtë të kristaltë,/ e bluar,/

apo, e tretur/ Ti ke shijen e dhimbjes së shuar,/ midis dhembjeve që s’na ndahen.                                                                                                                (po aty, fq.13)

Ndiej shijen e kripës, kur me majën/ aq të ndjeshme të fjalës,/ …rrasem në llavën e zemrës…                                 (po aty, fq.14)

A mund të griset drita me thonj, a mund të përgjaket? Thërrmohu,/ shpërbëhu, në bulëza shkumëze, ndër këto dallgë/…/ në mjedisin që dritën me thonj e gris,/ e mësuar me errësirën pis.                                                             (po aty, fq.15)

        Poeti sjell dritëhijet konotative të këtij embrioni të shëndetshëm poetik në të gjitha përthyerjet e dimensionet: që nga nxjerrja e mundimshme e saj për njeriun, shkëmbimet tregtare e kulturore midis popujve, në Mesjetë, (koha kur, kripa dhe hekuri ishin të barasvlefshme me arin) e deri tek urimet, mallkimet, betimet. Kripa është dëshmi e pakontestueshme e dhimbjes:

Të paepur,/ që përbuzin vdekjen në shtretër, të bukëkripës e, të besës/…/ A e shihni atë sofër të shtruar/…/ me të shenjtin emër: bukë, kripë e zemër?                                                                                                                                                     (po aty, fq.17)

Drejt n’oxhak, u hodh një fjalë e për-/ dredhur/ e lidhur dy herë nyje;/ një sofër burra u mpi e u drodh…/…/dhe, kobi vërshoi,/ na shkretoi./…/… se një fjalë e pakripë,/ shtjerr e shtyp!                                                                                                 (fq.19-20)

Pse loti është i njelmë?-pyet poeti dhe aludon se mijëra vjet më parë, nga dy sy tejet të kaltër, një në Vuthaj (vendlindja e poetit) dhe tjetri në Valbonë, rrjedhin, pa shterur kurrë, lot tepër të kthjellët. Një djalë i hijshëm vuthjan që zbuste bishat, tek pinte krojet e mëkohej me mjaltë nga një bletë e arratisur, buzë një ujëvare shkumëbardhë, dashurohet me një zanë e cila për të hutuar poetin, shndërrohet menjëherë në dhi të egër mali, më pas në drenushë dhe,  pasi djaloshi e arrin, ajo bëhet nimfë…I vendos një kusht të rëndë:

Ra në dashuri, me të vetmin kusht:/ më dhuro ç’ke më të shtrenjtë!/ Ai kish më të shtrenjtë kripën/ ndaj i solli një grusht./ ajo ja hodhi syve;/ ndaj i dogjën si prush…/ …buroi dhimbje në pikat e lotit…/ përjetësisht e njelmë…                                  (fq.22)

O malësor me shtat atleti!/ Ç’e ke atë dhimbje të gdhendur në shtegball?/… ta shoh zemrën: dyersh e dritaresh/ hapur krah më krah,/ duke dikuar dritë…                                                                                                                                                   (fq.23)

Fjala pëlcet si kripa: Hidheni fjalën time në zjarr/ dhe po nuk lëshoi rrëshirë e flakë…/dhe po nuk krisi si gur rrufeje…/ po s’pëlciti, si kripa në prush/…/ le të mos i mbetet as hiri!                                                                                                (fq.24)

Poeti e ka kripën të shenjtë, aq sa thur be mbi të: Kripë!/  Aq e shenjtë dhe aq e shtrenjtë, ndër këto male!                                             (fq.29)

Asnjë kokrrizë të mos bjerë përdhe/ aq hyjneshë: sa për të janë thurë gjthë ato be,/ gjithato mallkime…/ më vraftë kripa, nëse ju gënjej!                                                                                                                                                                                 (fq.30)

E hyjnizon duke e vendosur shumë lart, pranë dritës, i jep frymë, e bën të lexueshme, i ndryshon trajtë, thur urime në emër të saj, i kujton djepin, e shndërron në dashuri, zanafillë të jetës, në kujtim, në mallkim, betohet në emër të saj, e rikthen në mysafirin më të shtrenjtë, atë që të hyn në gjak:

Kripë! Eja në fjalën time…/ përjetësisht e lëngët, poshtë qerpikësh… Ti, dritë e lëngëzuar pranë burimit të dritës…/ kur denden e dynden retë…                                                                                                                                                     (fq.40-41)

Ti ke zënë vendin tënd / dhe peshon… / në miklimet dhe mallkimet e nënave të dëshpëruara…                                          (fq.43)

Ti lexohesh…/ në të gjitha gjuhët…/ ti m’i vjel dhimbjet,/ mallin dhe pikëllimet…/Ndër poezi, mos më eja në trajtë lotësh…/…/ bëhu breshër mes tronditjesh…                                                                                                                                            (fq.43)

Edhe ti, paç kripë në fjalën tënde të ngrohtë!…/…/ të shoh që dukesh e sakaq tek zhdukesh,/ I rrëmbyer nga dallgë e nëntë. (fq.45)

 Ti nuk ke rënë, si kometë nga qielli/ Djepin e ke këtu!/ je bimëz e këtij planeti të sajuar;/ me kockat e yjeve të shuar/ e sajuar enkas për mua…/ …hedhurinë e ligjeve të gjithësisë…                                                                                                        (fq.46)

… I la kripën si kujtim, apo si mallkim/…për ndëshkim                                                                                                               (fq.46)

Kripë!- Dashuria e kulluar! … Nga ty fillon vetë jeta…                                                                                                       (fq.47)

… t’u betova në kripë, se sa të dua/ dhe ti më besove…!                                                                                                        (fq.47)

Thërrmijëz e rrallë/ ke rry në gjakun tim/ si më i rralli mysafir…                                                                                                               (fq.47)

Edhe vetë Atdheu, sipas poetit është prej kripe; ekziston edhe një njeri kriporeje që vështron ftohtë, e shtrëngon grushtet (vegim alla-migjenian), kockë e lëkurë mbi kripë të grirë, kuluvarur mbi një pikëpyetje. Është një plak atje tej, që e mban atë kokërr kripë si një kokërr shpresë mbi shuplakë të shekullit: A është kripa vallë hiri i perëndisë? E shtrenjta që shitet aq lirë, melhelmi i plagëve?

Rrezëllijnë pirgjet e bardha të kripës/ ndër kriporet, tej Ulqinit/ si mikropiramida faraonësh,/ të ardhur nga verilindja,/ piramida e shpresave prej rëre,/ pranë muzeut të një shkretëtire…/…/ nëpër bashtinat e Aga Ymerit…                                        (fq.49)

Njeriu i kripores picërron sytë e përcëlluar/ e më vështron/ më vështron ftohtë, e më peshon nga larg/ me peshoren e jetës së tij…./ të mjerë…/…/ Dhembja e dyfishtë, nëpër kyçe i bredh,/ dhe deri në palcë i ther./ Rrezja e rremë e zenithit, e vret/… mollëzat eshtake,- dy grushta të shtrënguar,/ kam kërcënue nga vojtja- të kërcyer, / e të fyer! / dy pëllëmbë më tej, çpalosen /harbojnë/ dallgët dhe pulëbardhat./ O ironi irrituese…                                                                                                       (fq.50)

I kolovarë mbi një lopatë faqeshpëlarë/ me tehun që shkëlqen, kripë e grirë,/ kockë e lëkurë…/ me lulen e kripës në buzë,/ me lulen e dhimbjes në ballë/ kufomë e gjallë./ Ai ka ngrirë si obelisk prej bronxi,/ nën qiellin e nartë/ duke matë me një vështrim të përhumbur/ hijen e vet…/ si një shigjetë e zezë…/ drejt qytetit, me sy të uritur./…/ Në piskun e diellit, kripa dhe ai./ Ai dhe sholli i këmbëve mbi prushin që përvëlon,/ ai dhe dhembja…/ ai dhe pikëpyetja ku është kuluvarë/ Nën ison e dallgëve nuk e di, nëse këndon/ apo mallkon.                                                                                                                                                (fq.51)

Mbi shuplakën gjithë vija të kryqëzuara/ mbi putrën e atij shekullori/ që dridhet nga presa e tronditjeve/ si sitë elektrike,/ plaku ka vënë një kokërr të madhe kripe…me sy të vagëlluar/ duke dyshuar se mos kripa është hiri i perëndisë.             (fq.59)

Kripë! Bukuri e ëmbël!… e renduar kah dritës dhe lirisë… flijesë e pashtershme/ në përbuzjen ndaj vdekjes/ në buzën e çarë të etjes/ dhe në gojën e hapur të urisë./ Mos je më e rralla? Po sikur të jesh me e kërkuara? Duke qenë aq e shtrenjte/ shitesh aq lirë…/melhelm mbi plagën e lënduar…                                                                                                                             (fq.61)

Poeti pagëzohet në kripë e mallkon të pakripët, me gjuhën e kripur, demaskon dhunën, tmerrin:

Në kripën time jam regjur/ nga të pakripër gjymtuar./ I ndryshkur/gojëlidhur/ kam gëlltitë kafshatën më të hidhur/(po aty, fq.65)

Kam dëgjuar dhe dëgjoj klithma/ që barin thajnë/ dhe ngjajnë/ si dy fije floku/ Makronisi/ dhe Goli Otok-u/ Ndaj duke shungëlluar, zemëruar po i rrah me gjoks këta shkëmbinj dhe po thërras me gjuhën time të kripur/ të krijuar nga limfa dhe lotët e hidhur/ tek veshët e shurdhët të dhunës/ pa asnjë rrugicë shprese/ ditë e natë po thërras, çirrem në vijat erës…Nëpër tmerre të shoh…                                                                                   ( Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok, Zëri i baticës, fq.26)       Poeti zhgënjehet nga mos-epja e kripës:  Mungesa e saj është dramë për poetin:

Edhe dielli…./ në pagjumësi të pëprjetshme/ rend duke të kërkuar./ kur ti, e paepura…/ duke e mashtruar/ vetëm avuj kon/

Kështu dhe me mua/ që të ftoj e s’më vjen në vargun tim/ …pa kripë,/ vargu jetim                                                     (po aty, fq.61)

Brenda vargjeve për kripën, autori shpalos gjithë shpirtin e tij të tronditur në sytë e lexuesit. Kripa është për të si një strehë dhimbjeje:

Laurence përshkruan atë ç’bën poezia: njerëzit nuk pushojnë së fabrikuari tendën nën të cilën strehohen (…), por poeti, artisti, kryen një çarje në ombrellë, madje gris të vërtetën hyjnore për të lënë pak rrymë kaosi të lirë, si edhe për të vënë brenda një drite të rrëmbyer vegimin, që shfaqet përmes çarjes.3

Errësira është e pakripë!/ Asaj veç thurësit e ferreve i kanë kënduar…                                ( Një e qeshur harbon nëpër errësirë, fq.27)

Ai e ndien në shpirt, e ka në trup, është gatuar prej saj, e ka mbijetuar falë shijes dhe forcës që ka marrë prej saj, në ditët e vështira të izolimit:

Në kripën time jam gatuar/ në shëllirën e saj jam kulluar/ duke mbijetuar!                                                                (po aty, fq.65)

Tek pij mushtin e një kroi malor/dhe kur lëpij kristalin e ëmbël të kripës/ shuaj nga fushë e kujtesës njëmijë dhimbje.

                                                                                                                                                   (Loz e ra me gjethet e vjeshtës sime, fq.35)

Hidhnim aq kripë, për t’u ngjesh pastaj me ujë/ dhe kishte aq shije/ sa ç’kishte në vargjet tona shi dashurie.

                                                                                                                                                                    (Vallja e katrahurave, fq.46)

 

Dhimbja e Lirisë

         Më lini të bëj me veten time çfarë dua!4  Jehon kjo klithmë proteste e individit të izoluar që kërkon terren dhe hapësirë të shtrijë mendimet, idetë e tij, por që para vetes has barrikada aq të forta dhe mure aq të pakapërcyeshme, saqë e ka të pamundur lirinë. Atë liri për të cilin kanë luftuar ndër shekuj të parët e vet me të cilët krenohet, e që tashmë mungon aq shumë:

Dhjetëmijë pëllëmbë mbi faqen e detit/ çatia e visit tim/ me trarë pishe e tjegulla guri,/ te djepi i kreshnikëve/ në vekun e legjendave/…/ ku vështrojnë nënat…/ I këndohet lirisë në mungesë…/…/ në melodinë që ruajnë grykat që prej Ilirie5              (fq.3)             Poeti e kërkon lirinë kudo, por e gjen vetëm në bujarinë e vargjeve që mbijnë nga dashuria e rrjedhin si llavë, me fjalë zjarri:

Ti vrapon nga zemra, në zemër/ si rruazë përvëluese duke vezulluar/ me liri dhe dashuri ngarkuar./ Nënë poezi!/ …/ Midis rrudhave t’u bëfsha varg!                                                                                (Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok, poezia, fq.4)

Mos m’i lidhni gishtat./ Hidhni sytë deri në horizont: E gjithë hapësira/ janë duart e  mia të shtrira/ janë duart e mia të lira.     (Duart dhe kallëzat, po aty, fq.6)

        Kemi një lloj rebelimi migjenian, kur poeti shtrëngon grushtin, brenda të cilit gjendet liria:

Të kam pasë thënë/ se lirinë e ke të fshehur te gishti,/se lirinë e ke përgjumshëm tek grushti./ ndaj të kam thënë/ se një nga gishtat mban zjarr…                                                                                                                                (A të kujtohet?, po aty, fq.14)

        Tmerret e burgjeve dhe kampeve të përqendrimit të nomenklaturës, përshkruhen hollësisht në poemën alegorike Goli Otok, një lloj kampi përqëndrimi në një ishull guri, në Jugosllavi, por që poeti i jep përmasa universale, duke përfshirë realitetin shqiptar në përiudhën e komunizmit dhe më gjerë:

Ç’baticë e solli ferrin në këta krepa të dhëmbëzuar/ në këta krepa të shurdhët e të vetmuar! Brenda një dite sikur mbinë nga varri  këto gurishta/ mijëra gjysmëkufoma fytyrash të trishta.                                          (Poemë për pëllumbat e pabindur, po aty, fq.23)

Plotësohet panorama e zymtë e Goli Otok-ut pa kufij shtetërorë, gjeografikë, politikë e shpirtërorë midis kombeve:

Dhe në fshehtësinë më të paimagjinueshme/ u ngritën mbi këtë rrashtë ngrehina pa dritare/ mure të betonuar plot me krina grerëzash/ me frëngji qepallash hekuri/ ku do të dergjej kurmi i çdo gjysmë të vdekuri…                                        (po aty, fq.23)

Cila këmbë e hequr zvarrë/shkeli këtu për herë të parë?/ Cili qe dasmori i parë që ju ngjeth mishtë/ kur këtu derdhi vështrimin? ( Po aty, fq.23)

Ç’është ky mysafir i venitur si një krisht/ me gjoksin rreshtdalë e kaq të gjerë?/ Ky vigan i rrethuar nga tufa e qenve me turizë/ duke murmuritë me zë të mbytur (klithmë danteske)- Vallë,/ nga kjo skëterrë e humbur a do të dal i gjallë?/ një shkëndijëz i pafullin ndër sy/ dhe një dritë i ndrin në ballë.                                                                                                              (po aty, fq.24)                                            

Një dramë e thellë shpirtërore shpaloset në zërin e zbaticës. Poeti herë bëhet baticë e herë zbaticë për  të nxjerrë mllefin kundër dhunës ndaj fjalës së lirë. Konstatim tragjik, shpëtim nuk ka!

Në gjirin tim të kaltër tërheq një kufomë që i ka ngrirë/ trishtimi… në sytë aq të lënduar/ është një i burgosur tashmë i liruar/ dhe i tretur, vetëm asht e lëkurë./ Xhaketa e tij është e lerosur me njolla të kafta gjaku…                                          (po aty, fq.28)

E gjetën dhe e degdisën sërish në kthetrat e skëterrës/ duke e ndëshkuar me nenin e arratisë/ për t’u kallë datën bashkëqytetarëve…/këtu as i vdekuri nuk gjen dot shpëtim.                                                                                       (po aty, fq.29)

Zërat e verbër të erës bëhen pro e kundër tmerreve te Goli Otok-ut universal. Prapaskenat, raportimet fals:

Zëri i parë: Ti, qen, ke vjell vrer e mllef kundër frymës sonë,/ na thuaj, me cilët, sa s’është vonë?/ ndryshe brinjët do t’i përsheshim, o i mallkuar/ ndërsa dhëmbët do të t’i japim në duar!

Zëri i dytë (poeti):

S’kam derdh mllef, por gjak/ dhe jo pak./ ja, plagët që dëshmojnë/ kam qarë hallet e luftës me shokët e rënë/ tani ata gjithë ëndrra/ të qetë ndër varre flenë.

Zëri i tretë:

Vdiq i poshtri, na shpëtoi/ sa shpejt i ku shpirti!

Zëri i katërt:

Ik e laji ato duar të lyrshme/ e raportoje si një vdekje të natyrshme.                                                                      (po aty fq.30-31)

Të vjen ndër mend kur dëgjon këta zëra terri, skena e duarve të përgjakura makbethiane. Një paralelizëm i përbotshëm për makbethët e kohërave moderne. Zërat i përngjajnë njëkohësisht polifonisë së një kori makabër që rrjedh që nga thellësitë e antikitetit.

Poeti kërkon të arratiset, me zërin e pulëbardhave. I jep kurajo shokëve: Eja të ikim nga këto vise të mallkuara!…/ka kohë që bregdetasit këndojnë vetëm këmgë të trishtuara                                                                   (po aty, fq.36)

… në këtë ishull eshtëror…/ …/ u hap një varrezë…/ dhe u mboll aty, e para ëndërr e shuar/ hallka e parë e një vargani të gjallë/… që s’do të ketë të sosur                                                                                                                       (Varreza, po aty, fq. 37)

Mbahu shok!/… në Goli Otok/ nuk kanë të mbaruar këto varre ferri/…/ shi arteriesh, gjak…                          ( Mall, po aty,  fq.39)

Autori bëhet zëdhënës i tmerreve që pa me sy, i 40-mijë skeleteve të stërmunduara sizifiane, i vëllezërve të panumërt bashkëvuajtës, si edhe “qytetarëve të lirë”:

Jam Sizifi më i ri i neneve të pashkruara/ në olimpet trekatëshe me shkallë prej mermeri/ jemi skelete që bartim gurë të rëndë/…/përmes kamxhikut, drurit dhe gurit/ dyzet mijë skelete duhet të zhvishen nga fosfori                               (po aty, fq.,40)

      Zgjerohet panorama e dhimbjes jo vetëm prapa mureve të ftohta të qelive, por edhe jashtë tyre. Ashtu si tek personazhi kafkian, Jozef K., kur më datë 31 dhjetor (fundviti-fundjete), i shfaqen papritur dy “tenorë me pardesy” tek dera dhe më pas, shumë natyrshëm, ia rrasin kokën mbi një gur duke ju drejtuar njeri-tjetrit gjithë mirësjellje se kush duhet ta ngrinte sëpatën i pari në qafën e të dënuart me vdekje.:

Edhe në qoftë se ndodhesh jashtë kësaj torturishteje/ njeri i rëndomtë/ i mbështjellë kutullaç…/ nuk mund të bësh kurrsesi dy net radhazi gjumë të qetë!/…/ Vdekjen mbështjellë rreth qafës e mban/ kokën dhe fytin të futur në savan/…/ duke jetuar ankthin kur po troket dera/… e të shfaqen dy hije me pardesy gri…                                                              (Kudo që të ndodhesh,po aty, fq.41)

       Realiteti behet aq i prekshëm a thua se është qenie e gjallë që avitet: Zvarriten kolonat si balle të plagosura/…/ Në çdo fytyrë, tek cilido shoh një kafkë të mertisur                                              (Kolonat dhe shushunjat, po aty, fq.46)

Poeti sërish shpreson:

…në trojet tona/ përjetësisht të ndëshkuara/…/ patëm thënë dikur: Nuk do të ketë më natë.             (Patëm thënë dikur, po aty, fq.47)

Poeti, si Mesia i këndon ringjalljes: Ç’lojë therëse, më poshtë:

Njëmijë herë kam vdekur nëpër thonj/ nëpër kthetra nenesh të pashkruara/…/njëmijë herë… në zgrip të varrit pastaj duke më ridënuar/ me nenin më të pamëshirë/ të më kthejnë në jetë/ nga frika se vdekja do të ishte nje fund i qetë./ Njëmijë herë kam dëshiruar të vdes…/ dikush i ka dhënë nënës besën/ dhe ai s’ka për të vdekur/ dhe po vdiq i varrosur në gropë kolektive/ do të ringjallet…                                                                                                                                  (Kënga e ringjalljes, po aty, fq.51)

       Po t’i referohemi Sokratit: – Pra, vdekja është ose një gjumë i amshuar pa ëndrra, ose një udhëtim në vise të lashta, mes shpirtrash të ndryshëm, të mbushur me drejtësi6, – ekzekutuesit paskan patur të drejtë! Ç’ironi makabre!

Më tej: në të vërtetë mund të thuhet se  çdo shpirt ronit shumë trupa, (nëse supozojmë se gjatë kohës që njeriu jeton, trupi është një lloj fluksi që rrjedh, mbaron, përkundrazi shpirti e përtërin vazhdimisht atë që konsumohet.(…) Pasi vdes shpirti, atëherë trupi shfaq gjithë brishtësinë e vet, dhe shpërbëhet i gjithi. 7  Sa e sa flukse rrjedhash trupore u ndërprenënë ato vite të zymta:

Ishim tetë dhe kthehemi shtatë/ duke e lënë të tetin në gjumin e gjatë/ me kokën e mbështetur mbi një gur…/ shoh qiellin e murrmë tek mbushet me mllef/…/ duke u rrekë: gjakun e gurores ta shpëlajë/ U lava në atë shi, vallëzova në drithma…(Kënga e fundit e Radës, po aty, fq.56)

Dhe shtrydhu shtrungë e diellit/…/dhe shkrumbo ndër koritat e drunjta të Rugovës/…/ndër buzët e plasaritura të Kosovës/ harbo qetave… /ndër Bjeshkët e Nemuna./…/shtrydhmuni ndër duar/ ju gjinj të dhamë të lirisë.            (Kënga e Aliut, po aty, fq.66)

         Dhimbja e lirisë merr përmasa ndërkombëtare dhe poeti, rebelohet për ndarjen e dikurshme të trojeve:

Mizeritë e bërësve të botës/ u bënë zotër në krye të sofrës/ duke endë pëlhurën e historisë së hidhur/…/ në emër të lirisë… / Breshër bie  mbi trëndafila.                                                                                                              (Në emër të lirisë, po aty, fq.69-70)

Vëllimi Masakra e Tivarit, merr përmasa tejet globale, poeti aludon për dhimbjen në polidimensionalitetin e saj. Ironia bëhet therëse:

Kam përtypë dhe ripërtypë dhimbjet 8                                                                                                                                                                                                 (fq.7)

Hallakatem i harlisur në vallen e hienave të hirta/…/ në pusin e terrinës/…/ dhe betohem sipër vorrave të braktisura/ skeletesh me duar të lidhura/prangash…                                                                                                      (Masakra e Tivarit, fq.9)

Në pritje të diellit/ I hedh vështrimin qiellit të mesnatës/ që s’di të të mbarojë së sterri.                                                      (po aty, fq.10)

Luaj vallen e një orrli/ tek vizaton rrathë në një pëllëmbë qiell                                                                                   (po aty, fq.13)

Dy breshërinj trandën luginën/ rrapllima i dha grykës kumtin e një gjëme…Kujt ja qëndisën sonte rrasën e kraharorit?/…n’emën të lirisë?…                                                                                                                                 (po aty, fq.14)

Imazhet e mëposhtme nuk janë iluzionare, ato kanë brenda vërtetësinë e tmerreve të të gjitha tiranive, në çdo epokë, për çdo komb. Ku është drejtësia? Ç’rol luan shteti?

Po t’i referohemi Platonit: drejtësia bën që shpirti substancor të ketë realitet, prandaj ai shpreh natyrën e këtij realiteti. Drejtësia në intimitetin e saj, ndërkall konceptin se njeriu i drejtë ekziston vetëm si pjesëtar i shtetit.9  Kështu duhej të ishte, dhe jo si vijon:

Fytyra të qëndisura me bluna dhune/ eshtën të shtypur morsetash, të krisur apo të thyer/ thonj të shqitur me pinca/ apo të shpuar me biza/ kortar gjymtuar cakorresh/ kafka të çara dysh/ apo sy të nxjerrë nga foletë…                                           (po aty,fq.19)

Vijojmë:

Puse me të mbytur/ dikush atje poshtë ndjehet ende gjallë/ me thonj të mbërthyer në gur…                                               (po aty, fq.20)

Liria jote kopërcatet e dhunuar/ në shtretër të huaj/dhe thahesh etje ndër duna shkretëtirash shpirt përvëluar          (po aty, fq.21)

Tmerri i skëterrës vazhdon: Shteti përskuq kraharorët e shtetasve të vet:

I ndiej si galenë valëthithëse/ shakullimat e ortiqeve/ dhe tytave që farkëtohen larg/ tek kanibalët e kuq/ për t’u shkreh këtu, mbi rrasën e gjoksit tim…                                                                                                                                             (po aty, fq.29)

Shteti ynë do të jetë i mençur dhe i këshilluar mirë, (…) për dijen e prijësve dhe të qeveritarëve, e cila ka si pikësynim gjithçkanë, njeh universalin, kujdeset në mënyrë më të mirë për shtetin, qoftë për brenda, qoftë në marrëdhënie me shtete të tjera. Kjo urti, ka realitetin e saj në klasën e këshilltarëve, (qeveritarëve.) (Republika, IV, 428B-429A)10

Poeti,  sfinksi që i bën ballë egërsisë, si bjeshkë e gdhendur,  i falet përjetësisë:

Dhe bie! Shembem mbi hijen e tij/ për t’i thënë me gjuhën e rrapëllimës/ përkohësinë e tij/ dhe përjetësinë time.   (po aty, fq.41)

Dhimbja nga individuale bëhet universale nëpërmjet këtij aliteracioni befasues: Terr e trysni iu turrën trollit tragjik të trimave…                                                                                                                                                                                  (po aty, fq.42)

Liria për poetin është edhe më e shenjtë se librat e shenjtë:

Dy fjalë për ungjillin, tri për kuranin/ Dhe katër për lirinë…                                                                                                           (po aty, fq.46)

Ulje-ngritjet e amplitudave të dhimbjes bëhen më të forta:

Tani të janë tretë buzët, dhe me ata dhëmbë/ të fildishtë i fal nëntokës/ së “mallkuar”/ të qeshurën e përjetësisë.     (po aty, fq.50)

Liri, ti shkëlqim i shenjtë/ I flijimit aq të shtrenjtë/ ti fjala pa kursim, mundësitë e mia…                                                       (po aty, fq.70)

Dëshpërimi poetik ngërthen në vetvete tragjizmin e reales tokësore, atij realiteti makabër që shkurtoi e la përgjysmë mijëra ëndrra: poeti konstaton, por nuk bie pre e pesimizmit, pavarësisht përmasave bardhë e zi të dhimbjes:

Plagët tona përsëriten/ pa gjetë kurrë shërim,/ sepse dhimbja është shkaku/ pinin dhe pinë ujë në të njëjtin burim.  (po aty, fq.71)

I njoh nga afër ata që kafshuan/  frutet e lirisë sime 11                                                                                                                                                                 (fq.10)

Nëpërmjet lirisë shpirtërore poeti e shndërron errësirën në qumësht drite:

Jam vetë liria e vehtes, dimensionesh pambarim                                                                      (Loz e ra me gjethet e vjeshtës sime, fq.14)

Liria ime e brendshme është përjetësisht e paprekshme/ asnjë drapër i huaj s’mund të korrë…                                      (po aty, fq.15)

Mbi lirinë e tjetrit mos u shtrini!                                                                                                                                  (po aty, fq.15)

        Hegeli tek Leksione mbi Platonin, shprehet:

E drejta është ekzistenca e lirisë… E drejta është Qenia-brenda-vetes-dhe –pranë-vetes shpirtërore, e cila dëshiron të ketë ekzistencë aktive. E drejta është liria që i jep vetes ekzistencën. (…) Shpirti nga është nga njëra anë njohës, nga ana tjetër i vullnetshëm, domethënë do t’i japë realitet vetes. Dhe realiteti… është shteti. Në fakt mënyra, në të cilën vullneti i lirë racional përcaktohet përbën ligjet e lirisë… Ligjet nuk janë thjesht etho-s, por duhet të jenë edhe pushteti kundër arbitraritetit…12

Ku janë individët kozmohistorikë? Ku është shpirti universal superior? Ç farë thelbi ka epoka në të cilën jetojnë? Kush lejon që të torturohen e vriten poetët? Po, a mund të vritet fjala?

Nëse trupi është i mishtë, e vdes, fjala është e fildishtë dhe mbijeton. Ja, detajet nga piramida e dhimbjeve:

Në kacafytje me terrinën rend/ për plazmën e lëngëzuar të lirisë/ si frut i pavjelë, në ikje,                                       ( po aty, fq.38)

Ti atje tej, që çirresh/ duke trembë vetveten/ me gishtin tregues drejt shtëpisë sime…/ po më uron varrin,/ ndërsa shtëpisë zjarrin/…/ dhe turmave të verbra u thërret…                                                                           (Një e qeshur harbon nëpër errësirë, fq.24)

Askush s’i njeh mirë bjeshkët e mia,/ as ai që i yshti ndër gjakra,/ as ai që na rralloi me masakra/ as dëbimi/ as pushkatimi/ as varfëria; / ato mund t’i njohë vetëm liria.                                                                                                                                                            (fq.25)

Në një sqetull shkëmbi/ në fytin e një shpelle/ në një mesnatë dimri/ me një brez dëborë,/ pa bukë dhe pa zjarr:/ kishin ngri/…/ një dorë kripë/…/ unori, eshka/ dhe guri i strallit,/ e një ëndërr e shuar/ në lule të ballit…                                                              ( fq.31)

Një herë në dy ditë,/ një ditë terr, të dytën ferr/ Oh, sa e gëzuar ishte ajo ditën e dytë…                   ( po aty, Vizitorja e torturishtes, fq.34)

Përplasej nën rrymë/ nga muri në mur,/ nga tortura në torturë,/ na kthehej e murrme/ e plot njolla me gjak,/ se nuk rrëfente: ku i strehohej/ bashkëshorti kaçak…/ nën këngët e hidhura e të njelme të djepit…                                                    (po aty, fq.34)

Në udhëkryqet e erërave të dhunës,/ …/ hedh vallen e hidhur,/ buzë e duar lidhur,/ liria ime!                                             ( fq.42)

Eja, m’u bëj gjumë/ në netët e gjata të qelisë,/ (kësaj nate kaq të gjatë)…/…/ eja më thith lagështirën e mykut të gjelbër, të dritares me hekur…/njelmore e bardhë/ me këmishë të kaltër/ ndë më gjen të lodhur, eja m’u bëj gjumë!/ Eja m’u thur thellë qerpikëve në një ëndërr…/…/ kullo e mbledhur në bulëza mbi ballë…                                                                      ( po aty, fq.44)

Shumë rendin, dhe kanë rendë kurdoherë/ të ma mbyllin derën e fjalës/ me lecka shpifjesh…/para meje heshtin mijëra të pagojë e të pashpresë…/ dhe shoh prapa mijëra të tjerë,/ gojëkyçur/ që zvarriten …                                                                   ( fq.45-46)

Kokrrizë e dashur!/ Mos je hiri i dritës së djegur?/ Mos je e qeshur e Hënës së nemitur,/ që më sheh, si një e ve, e burrit të pushkatuar/ pa gjyq/ dhe pa varr?                                                                                                                                          (fq.46)

Si askush/ nën breshër e mbi prush./…/ ndër efaga merimangash,/…/në rrfana prangash,/ …dhe mbijetoj!                     (fq.48)

Mos lakmoni të dëgjoni këngët e vrerit/ dhe mllefit./ Ai u këndon duarve/ dhe prangave të tejpashme…                                (fq.51)

…por tanku i llahtarisur i  dhunës,/ la rrugën dhe u rras në kopshtin tonë/ të trandafijve./ Na i thërrmoi gishtat e thurur:/ bisqet e bilurtë të dritës./ Rrotat e dhunës  ekzekutuan  treqind mijë dashuri,/ duke bluar gjithë vegjetacionin/ e shumë pranverave,/ për të sajuar…/ një shkretëtirë njerëzore,/ duke sajuar hordhi duartrokitësish,/ dhe gjakpirësish/ dhe kokallash për skeletin e madh të piramidës./

 O! Ç’është ky tumor…/ mbi një treve të hijshme si shtatorja e Afërditës?/ Një lëngatë kobndjellëse, mbi një djep kaq të lashtë…Gjunjëzon e tjetërson fisin e lisave që mundi katër erërat/ duke u vetskllavëruar/ vetkafshuar/ e shformuar.( po aty, fq.54)

Të vijnë ndër mend zullutë e Konicës në vargun më poshtë, porse në invers:

Turmat: qarje  kanë këngën dhe iso rënkimin                                                                           (Loz e ra me gjethet e vjeshtës sime, fq.43)

 Vijon tmerri: Nga larg dallohet nata tragjike e lirisë/ së shpërdoruar/ jashtë shtigjeve dhe ligjeve                       (po aty, fq.48)

300 netë i gjallë në një varrezë betoni/ pa gjuhë në gojë/ nga sy i saj me qerpik të ndryshkur/ një krunde drite më vinte/ më vinte në lojë…                                                                                                                                                                     (Kalëroj rreth botës mbi re, fq. 17)

Mos më fyeni me mirëmëngjesin,/ kur s’ka asnjë shenjë se do agojë.                                                                                               (po aty, fq.18)

Sërish poeti gjen forcë e shpëtim tek liria:

Në fytyrën që shoh ballas pikëllimi ka ngulë ganxhat/… e dhe mua m’u qep dikur…./ Liria ime e brendshme e përzuri (po aty, fq.46)

Mjaftojnë vetëm këto dy vargje për të kuptuar realitetin funebër të atyre dekadave:

Ne të dy-ishim  protesta të gjalla, gojëshqyera/ si dy shpella që rrëfenim lemerinë/ që mbështolli si me magji një turmë të tërë. (A do mund të takohemi nesër?, fq.16)

Atmosfera që përcjellin vargjet në vijim sa vjen e bëhet edhe më e llahtarshme:

Jemi shkrumbuar etje, kur fjala e parë hynte në qeli/ e dyta shkonte në plumb,/ dhe e treta në litar.                                 (po aty, fq.20)

Poeti përgjithëson: Brezi im u mbyt/ me fjalën e zënë në fyt/ ndaj, priteshin trazira                                      (po aty, fq.20)

Dhimbja arrin kulmin, por poeti sheh larg në ardhmërinë e shpresave të bëra realitet: po përpëlitet fëmija kërthi/ prej farkëtuesve të ferrit/ thonë se do t’i gjendet një shteg shpëtimi në raportet e dritës me errësirën           (po aty, fq.45)

…/dhe asaj nate s’pati as hënë, as shihej, nëpër errësirëvranësire lëviznin hije të kërkuara nga prokuroria./ Stinë prangash po vinin. Krimet merrnin jetët./ndaj ofshajnë poetët!                                                                                                  (po aty, fq.56)

Njerëz! T’hollojeni errësirën tuaj/tjetri për ty nuk është kaq i huaj                                                                              (po aty, fq.58)

Poeti, survejimin e fjalës së lirë, e sheh si dramë kolektive dhe jo thjesht si individuale: Ai kërkon drejtësi.Të ekzistojë i lirë, të zotërojë dhe shijojë përditshmërinë. Hegel shprehet:

Veçantia e një individi duhet të kultivohet dhe të mprehet, duhet të arrijë në të drejtën e vet, në ekzistencë; Drejtësia, sipas konceptit të saj të vërtëtë, do të thotë për ne liri, në kuptimin subjektiv (…) E drejta e lirisë për të ekzistuar është universale. Prandaj Platoni e ve drejtësinë në majë, si përcaktim të së Tërës dhe e kupton lirinë në sensin e lirisë racionale ekzistuese nëpërmjet organizmit shtetëror, një ekzistencë e nevojshme, një modalitet natyror13

Si është e mundur, pra, që instikti këmbëngulës i racionalitetit i ka tërhequr të lashtët drejt së vërtetës dhe  të sotmit drejt tiranisë dhe arbitraritetit?

I gjithë ajri është i mbarsur me yusht kthetrash/ era e ngarkuar me lajme të lemeritshme/…/ bien këmbanat e dramës kolektive (po aty, fq.59)

I ujis shkretëtirat e kafkës me verë/ duke e ditur,/ se papritur/ një ditë do të mbushet me dhe/ Në prani të diellit gjalloj zvarrë nëpër terr e hije/ pema ime me dyzet rrathë skllavërie14                                                                                                                                      (fq.12)

Kush guzoi të luftojë të drejtën e mohuar të fjalës së lirë dhe ia doli pa u lagur?

Kufomat e mëdha të librave u shndërruan në kufoma të mëdha shkrimtarësh plot plagë që rridhnin ende gjak.15

Netëve të thëllimta të dimrave/ kur shteti ju sul fjalës së thjeshtë ai ngjitej… aty ku detrat putheshin/ dhe ua zbrazte dallgëve të krisura dufin./…/Dosja qe ntrash me gjith’ ato të dhëna/ do kenë denoncuar edhe retë, deri edhe hëna               (po aty, fq.24)

Eja të rrëkëllejmë nga një gotë brenge/ mbi këtë tryezë me mbulesë të grisur                                                              (po aty, fq.47)

 

Dhimbja e Vetmisë

Vetmia në vargun e Sadri Ahmetit nuk është thjesht melankoli e romantikëve, për mungesën e dikujt aq të dashur për të, as vetëizolim i kohërave moderne. Ajo është vetmi e dhimbjes e shkaktuar nga trysnia  shtypëse e regjimit e cila e tkurrte individin duke e nxjerë jashtë hemisferave reale të ekzistencës.

Goli Otok! Goli Otok!/…/ vampirët të morën me të mirë/…/  të thanë  se kurrë më s’do të përkundësh vetminë/…/për pëllumbat e egër e të pabindur…/ ku do të vuajnë ndëshkimin/…/… të përkëdheli xhelati gjithë djallëzi/ dhe zunë të sillnin pandalë bujtës të rinj…                                                                                                              ( Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok, fq.24-25)

Zëri i zbaticës ofron strehë për vetminë dhe dëshpërimin e poetit:

Do ta kthej me fytyrë nga hëna e plotë/ duke e ngushëlluar,/ mbasi ajo i ngjan aq shumë nënës së tij të trishtuar/…/gruas së mjerë që po qëndis me arna larushe/ fundin e saj…                                                                                                (po aty, fq.28-29)

Në gjirim tim lëkundej i burgosuri/ kthyer me fytyrë nga hëna/… në netët me klithje kukuvajke…                                    (po aty, fq.29)

Zëri i zbaticës ofron ngushëllim për vetminë dhe dhimbjen e poetit: Kudo që të jesh…/ mbështetu tek unë!            (po aty, fq.29)

Përjetësisht në eklips/ unë dhe ti/, duke na brejtë vetmia/ e… duke përtypë vetminë…/O! Kur do të shpëtojmë! (po aty, fq.34-35)

… në pritje të një pranvere/ që s’u duk asnjëherë/…/ nëpër brinjët e tua si përmes një gardhi të thatë, të rralluar/ përshkojnë rryma ethendjellëse/ ti mërdhin dhe tkurresh në ngushtësinë tënde të vajtueshme                            (Ngado që të kthehesh, po aty,fq.43)

         Vetmia e poetit bëhet më e thekshme, kur e kanë braktisur (nga frika e survejimeve), edhe njerëzit më të shtrenjtë. Ai ndjehet  dyfish më i vetmuar:

Lemza na zë rrallë:/ nga të shtrenjtët, a na kujton, a na përmend kush vallë? A ju shkon ndër mend, se jemi diku gjallë/ apo kemi vdekur?…/…                                                                                                                                  (Patëm thënë dikur, po aty, fq.47)

Më thellë më theri dhimbja jote/ sesa dhimbja ime…/më thellë në palcë më theri klithma jote/ se sa dhembja ime./ Kërcitën çelësat, shuli dhe ty të morën…/ kërcitën çelësat. Ty të morën./ Më fale një vetmi që kurrë s’e kisha jetuar (Kënga e qelisë, po aty, fq.54)

Por shpesh, autori gjen forcë dhe e mposht vetminë, qoftë edhe virtualisht:

Këputini zinxhirët duke u bashkuar në një zinxhir,/ mos u mbytni në turbullirën tuajtë vetmisë,/ veneroni duke mbijetuar në një livadh të krijuar…                                                                                                                                         (Ekstazë, po aty, fq.55)

Dhimbja bëhet therëse dhe poeti fajëson ekzistencën. A thua do ishte më mirë të mos kishte lindur? Kush i ka fajet? Hëna apo nëna?

U kam thënë xhelatëve: Fajet i ka hëna,/ fajet i ka hëna me katërmbëdhjetë fytyra/ Jo! Thonë zhelatët,-fajet i ka nëna./ Kam lindë në një natë me hënë…                                                                                                                                          (Kënga e Peros, po aty, fq.59)

         Dhimbja arrin kulmin. Poeti, si një ishull i vetmuar, i shkretë, lut vdekjen që ta marrë, por vdekja nuk duket askund. Kush e paska vjedhur?

Jam ishull i gjallë në një ishull të shurdhë/ po rreshkem buzës për një pikëz ujë (antitezë e fuqishme alla-noliane!) Kush ma ka vjedhë vdekjen/ le të marrë mundimin të ma kthejë sërish/ Vdekje e ëmbël! Oh!, sa të kam kërkuar me qiri dhe me pishë. (të vjen ndërmend poezia: Një natë pa gjumë e Migjenit, poetit të dëshpërimit, me simbolikën e fuqishme të qiririt dhe të pishës:) Vdekje, që kush do të përbuzë/ me buzët shpuzë/ pse s’po më përfill?   (Kënga e Bozhidarit, po aty, fq.60)

         Nuk vonojnë pasojat, jo vetëm shpirtërore, por edhe fizike, skajshmërisht, në netët pa gjumë, në netët e mbushura me vetmi, ku i dënuari numëron brinjet, e shtyn orët e jetës së vet të trishtë:

Numëroj në pagjumësi brinjët e mia/ si thuprat e një gardhi të thatë:/ herë më dalin tetë, herë më dalin shtatë  (Kënga e pagjumësisë, po aty, fq.64)

Harboi i lirë ndër këto buqetëza krizantemash,/…/të kripës së kristaltë, përthurur në varg/…/Merre këtë buqetë thinjash deti të trazuar/…/janë eshtrat e gjymtyrëve të detit,/ të hallkave të halleve./ Prushi i dhimbjeve…(Një e qeshur harbon nëpër errësirë, fq.8)        

Edhe ju që  e doni detin, kudo që ndodheni/ shiheni këtë det kristalesh /që fle mbi vijat e fatit tim./…./ në mos paça vdekur qëkur dhe gjendem si hije mes turmave hije…                                                                                                            (po  aty, fq.10)

Ka kripë kushdo që përbuz vetminë….                                                                                                                                                                     (fq.13)                      

Askush si unë…/ kur braktisa djepin…/e, dridhesha si gjethe/ në të pambarimtat ethe…                                                                      (fq.33)

Kur shtati im dergjej/ thirra, duke u shpurdhë/ po, askush s’më gjegjej/ veç shkëmbit…                                                                  (fq.39)

Ulqinak!/ Kur të kthehesh para muzgut, nga oxhaqet e kripores,/ jam ulë e po të pres ndanë rrugës/ ta dredhim./ Me letra gazetash që vjellin gënjeshtra/ eja këtu pranë meje,/ çlodhu pak/…/mos i hiq këmbët zhak!                                      (po aty, fq.51)

Poeti e gjen ngushëllimin nga vetmia edhe tek thërrmijëzat kristalore të kripës:

Ti m’i vure ato bisqe të brishtë/ mbi gishta të lënduar/ duke m’i shëruar./ Më mbërtheve me duart e dashurisë,/ si me dy pjergulla dhembshurie,/ më fale nga jeta, kur ajo ishte duke m’u shuar…                                                                                 ( po aty, fq.54)

Më shfaqesh e thërrmuar/ ndër thyerje dritash/…/ në çdo kometë,/ që shqitet nga degëzat e bie/ krifëzjarrtë.             (po aty, fq.55)

Të putha nëpër ëndrra/ në mëngjes më gjumtuan./ Dhe ndërkaq/ e shtrenjta përpirje/ ndër ëndrra/ mos m’u shfaq!/ mos u fshih nën ombrellë,/…/kacavirru…                                                                                                                               ( po aty, fq.55)

Po të pres, kudo e kurdoherë/ me duar të shtrira,/ të ndërthuremi ndër simbroza…                                                                 ( po aty, fq.55)

Eja më mbush me ty./ dhe mbushu me mua!/ Ti je graviteti im tek me thith më shumë/ se magma e dheut,/ tek ndiej se marr peshë tek të përmend/…                                                                                                                                                                                   ( po aty, fq.56)

Çdo përpjekje buzësh, emrin tënd piptin,/ duke dëbuar atë mug që sjell mungesa jote,/ ndaj ngre batica…                ( po aty, fq.57)

Para se të ikësh gjëkund/më gdhend një mozaik/ me një kafshim/ në palën e muskujve, midis qafës dhe krahut!      (po aty, fq.57)

Mungesa sjell mallin, malli zgjon dashurinë dhe dashuria ofron perëndeshën e saj për ngushëllim:

Afërditë!/ O vashë e tejbukur, si një gënjeshtër gjahtari/ Ç’më thua me atë gjuhë formash/ tek më sheh nga tejlargësitë? (Masakra e Tivarit, fq.62)

Poeti arratiset nga vetmia, tek hëna:

Edhe ti hënë, frymëzuese e poezisë së trishtimit,/ drejt letrave i ke zgjat gishtat e brishtë,/ me muskuj të fildishtë/ të përmallimit./…/ Ti ke strehë të gjerë/ kur unë nuk gëzoj një pëllëmbe shtëpi/ ke pushtuar një qiell të tërë/… të lëngëzuar/ Ti fle e qetë…/ midis kaosit dhe mistereve/ midis rrymave që s’dihet si lindin dhe si sosin/ ku kanë lënë kockat, ndër kohëra/ mijëra anije:/ të grisura/ të thyera/ apo të kullufitura nga shqota/…/ nëpër harrime/ të zhdukur, tok me dhimbjet,/ klidhjet, / e kujtimet…                                                                                                                                                                                                               (po aty,  fq.61)

I vrarë është poeti nga vetmia, dhe i vetmi ngushëllim janë shkrimi i poezive të trishta:

As egërsirat nuk i tret uria, sa vetmia!!!

(Ai ja pat falë një pjesë të jetës së vet vetmisë,/kur u gjet I përbuzur)                                                                                           (po aty, fq.25)

Vetmia e shtyn poetin të struket pranë një gëmushe tek sodit kurmin e vashës si kërcyell të brishtë:

Atë natë kishe dhimbje koke dhe ju luta fallxhshës të të kurojë:/ lahu me skopështit në mësnatë nën rrezet e hënës / së plotë!/…/ të tria herët qeshë i  fshehur në prani/ dhe je larë edhe në currilat e syve të mi.                                                        (po aty, fq.29)

Prapë poeti gjen shpëtim:

Më në fund shpëtova nga një vdekje e ngadalshme/… u rimbështolla me zhelet e fatit tim të ripërtërirë                  (po aty, fq.30)

Lart shoh diellin që digjet për dikë në një vetmi të përjetshme/ duke i falur hapësirës gjithë mallin 16                                                 (fq.50)

Dyzet mijë fjalët e fjalorit jetojnë vetminë,/…/sepse vetmia është tejet e shurdhër/ pa gjak dhe gjymtyrë…(Kalëroj rreth botës mbi re, fq.58)

Shpirti, sipas poetit është vrunduj trysnish dhe reagimesh, e për rrjedhojë bjerret, sidomos kur është nën efektin e vetmisë. Përfytyroni një qytetërim pa njerëz… Qëkur njeriu u shndërrua në gërmadhë/ shteroi gurrën qytetërimi17                                                                                                                                                                      (fq.5)

O kokrrizë dheu!/A mos je mishi, apo shpirti i një dielli të dikurshëm, i një hapësire pa emër/ që vdiq nga vetmia në emigrim? /…/Askush nuk shpoi aq thellë, sa t’i hynte dheut në qendër/ thonë se e ka zemrën kaq të zjarrtë/ kush e di se me kë është akoma i dashuruar?                                                                                                                         (A do mund të takohemi nesër?, fq.8)

Përse toka u dëbua/ e dënuar të vallëzojë në një vetmi të pambarimtë/ e shtrydhur dhembjesh, u gjet e mbyllur në lotët e veta/ u mpiks në akull?                                                                                                                                                            (po aty, fq.21)

 O ti, i vetmuar, si ishull mes lumit njerëzor/…/e shoh që je ndalë në harkun e parë të një ure, për diku:/ nuk e di,/ me fytyrë apo me kurriz nga e nesërmja?                                                                                                                                     (po aty, fq.34)

Poeti gjen ngushëllim tek poeti, shokë të fatkeqësisë:

Hanin a s’hanim një pjatë në ditë/ ndaj ishim aq të pasur me uri/…/Bilali sytë mbi Tumenisht, Sadriu mbi Albulenë/…/ndanë Urës së Zezë/ në jetën blozë/ dy miq poetë, në një simbiozë.                                                                                                              (po aty, fq.46)

Sërish në vetminë e natës së gjatë, i brengosur, i përlotur:

…/ dhe gjithë natën duke lidhë plagë drurësh/ u ngashëreva në shiun e reve të mia                                                    (po aty, fq.48)

Shfaqet Ajo: Ajo më mbyste me shiun e pyetjeve:/ në këto humbella/ a jemi rilindje/ pjella/ apo vjella?                    (po aty, fq.50)

Poeti aludon mbi të përkohshmen njerëzore: Aq gërryese është vetmia, saqë ai nuk ka frikë nga vdekja, por frigohet vetëm prej saj.

Jemi aq pak të përkohshëm, / si spore myqesh/ në një hapësirë të dyshimtë/ të dalë nga vezë qyqesh                        (po aty, fq.52)

Po rend të mbrohem nga shpellat e frikshme të vetmisë!                                                                                                                         (fq.55)

Frojdi konstaton: Fjalia kumbuese: -Çdo frikë në fakt është frikë vdekjeje, thuajse nuk ka kuptim, për çdo rast nuk mund të justifikohet…sepse vdekja  është një nocion abstrakt me përmbajtje negative 18

 

 

Gjuha

Piktor apo poet? Të qenurit njëherësh, piktor edhe poet i jep dorë të lirë autorit t’i kapërcejë kufijtë e imagjinares me destinacionin  drejt një absurdi shpirtëror të paskajshëm. Poet-piktor, apo piktor-poet? Te Sadri Ahmeti piktura gjendet në poezi dhe poezia në pikturë. Imagjinata e shfrenuar poetike shpërthen kapërcyejt e të prekshmes, reales dhe niset kah qiellorja. Krijohen kështu metafora që të lenë pa mend, simbolika bëhet e fuqishme, fantazia shfrenohet. Poeti struket në gjirin e reve, vështrimet e njerëzve i duken yjësi, gjuhët e liga e bluajnë nëpër dhëmbët e tyre…dhe askush nuk ja vjedh dot lirinë shpirtërore, as dhuna, as qelia, as shteti, as njeriu. Siç e pamë edhe nga shembujt e mësipërm, rrallë ndodh në poezinë shqipe të deritanishme, të kemi një figuracion kaq të bollshëm dhe tejet organik, pa sforco. Ai rrjedh natyrshëm, si limfë në dejet e vargjeve të poetit. Gjuha e tij ka jo vetëm sharm, fuqi magjike të veçantë, por edhe nji bukuri, muzikalitet dhe ekspresivitet të rrallë. Varg elastik, me tonus, e simbolikë të fortë, shpesh eliptizmi dhe bërthamat konotative marrin nuancat e universales mbi dukuritë më ekzistenciale të qenies që vërtitet nëpër skutat dhe qoshet e verbra ku angullin errësira si e marrë. Imazhe të gjalla të plazmës embrionale, lëvizin nëpër galeritë e nëndheshme të shpirtit poetik, në fundoqeanet shpirtërore, aty, ku ruhen të fshehtat më të thella, të mbështjella me luspa, aty ku fle misteri dhe bën rojë dhimbja.

Gjuha e tij karakterizohet nga ngjyrime specifike substanciale. Drita ështe për poetin një bërthamë e fortë strukturore poetike, vetëekspozim i shpirtit të munduar në tempullin e përjetësisë. Po të shkëputej nga trungu i veprës së tij kjo dukuri, magjia e vargjeve do të zhbëhej, si një pjatë absurdi me xhama të thyer. Ruhuni nga njeriu- errësirë!- klith poeti, si për t’ju kundërvënë syve të terrinës që gëlltisin yjet e pranvërës së autorit. (Vallja e katrahurave, fq.57)

Poeti luan me tingëllimat, krijon neologjizma në lojën figurative me aliteracionet dhe kjo duket veçanërisht në strukturimin e brendshëm poetik të vëllimit Masakra e Tivarit. Vargu është projeksion i një psikoze sociale ku emocionet, ndjeshmëria e tepërt, variojnë që nga tematika e deri tek imazhi, duke çuar në një unifikim estetik idesh dhe mesazhesh shpirtërore. Ai reflekton së pari, në dramën e individit, jetën apo vdekjen në mungesë të lirisë, duke vizatuar rrathë në qiellin e dritarezës së qelisë, për t’i dhënë më pas trajtën e lumturisë dhe shpresës.

Tejet i guximshëm, rebel në art dhe në jetë, Sadri Ahmeti krijoi  vargun e tij, shkretëtirën e vet poetike, strofullën, folezën, brenda së cilës ndjehej i qetë, si brenda  një realiteti të dytë, ndryshe.

Të shkruash, si konia që hap koliben e vet, si miu që rrëmon llagëmin e vet… Dhe për t’ia arritur kësaj, duhet të gjesh pikën tënde të moszhvillimit, të folmen tënde të veçantë, botën tënde të tretë, shkretëtirën tënde.19

Vargje të thyera, ritëm i brendshëm i harmonizuar me një muzikalitet original dhe larushëri ngjyrash të cilat ja zgjon edhe fantazia e tij prej mjeshtri të akuarelit në galaktikën e penelit të tij e cila gërshetohet me strukturën moderne të vargut të lirë në ide, mendim dhe formë. Në një botë e cila sa vjen dhe po njëjtësohet, në një letërsi globale, vargu i poetit, pavarësisht dhimbjes së skajshme e cila tjerr terrin me gishtat e mugëtirës, do të mbetet gjithnjë ekzotik dhe befasues për lexuesin e gjerë. Atë natë m’u sulën të më puthin njëherësh tri dhembje:                                                                                                  (A do mund të takohemi nesër? fq.39)

Ende nuk ka recensione të mirëfillta shkencore që horizontitit të pritjes  t’i ofrojnë tiparet specifike të opusit  letrar të Sadri Ahmetit. Vargu polisemantik i tij ofron shumë për studiuesit, qofshin këta me përvojë ose të rinj. Shkrimet e rralla që dalin herë mbas here në periodik nuk e plotësojnë rolin themeltar të kritikës së mirëfilltë letrare mbi veprën e autorit. Në dukje si libërtha xhepi, e gjithë vepra e Sadri Ahmetit, paraqet një lëndë tejet të ngjeshur e fibroze, koncentrat mendimi filozofik mbi ekzistencën e individëve dhe kombeve në universalizimin e dhimbjes, e cila të fton në zbërthimin e pjesës së nëndheshme, sipas një leximi në rrafshe vertikale të mesazheve që përcjell në suspancën e dramës së vet.

Dhimbje kjo, e cila ja shkurtoi jetën, në një moshë që nuk e pranon ashti i gjakut të fisit të tij. Gjithë filozofia e asaj jete të munduar në vargonjtë e diktaturës së egër, zbërthehet në vargun: Unë nuk rend të jetoj gjatë, por të shtrihem gjerë!                                                                                                                        (Vallja e katrahurave, fq.42)

Në format dhe  imazhet meditative, ngërthehen monologje poetike të gjalla si një prurje origjinale me nivel të lartë artistik e estetik në poetikën shqiptare. Shpesh ironia kalon në një sarkazëm therëse dhe i jep forcë poetit për të shpresuar, një të ardhmeje drite lidhur me identitetin, historinë, dashurisë për atdheun, lirinë, paqen dhe humanizmin mbarë.

Miqtë e dritës janë të brishtë/ për të mos rënë në pranga terri./ – Eja të ngremë një gotë me musht drite/ oh! kush na e paska holluar?!…(Loz era me gjethet e vjeshtës sime, fq.60)

Drita është filigrani me të cilin autori qëndis idetë dhe vesh emocionalisht vuajtjet shpirtërore me lëndë mishtore. Dashuria, më jep me pi dritë/…/ dhe soje ndjehem përjetësisht i  dehur…(Masakra e Tivarit, fq.53) Njësoj si në parabolën biblike: Gjersa keni dritë, besoni në dritë/ që të bëheni bij të dritës.                                             (Gjoni, 12:36)

Unë kam ardhur si drita për botën, që kushdo që beson në mua të mos mbetet në errësirë.                                        (Gjoni, 12:46)

      Tashmë që kanë mbetur pas më se tre vjet nga vdekja e autorit, e ritakojnë për t’u çmallur me shpirtin e tij që baret përmes vargjeve, familjarët, të njohurit, miqtë, poetët, bashkëvuajtësit e dhimbjeve. Në raft të librave kërkomë,- si një lloj ringjalljeje alla-agolliane.

Poezia e Sadri Ahmetit ka tjerrë trupin e atdheut, fytyrën e dritës dhe shpirtin e dhimbjes. Në dukje, i rëndë në dëshpërimin e vet gjithëkohor, por tejet fisnik dhe original, vargu mjeshtëror i Sadri Ahmetit, përbën një  kortezh dramash e fatesh, njerëzish e kohësh, një funeral madhështor virtual dhimbjeje, ashtu siç i ka hije vetëm penës së poetëve, që nëpërmjet krijimeve dhe artit të tyre e bëjnë jetën më të bukur. Në rastin konkret  e degdisin dhimbjen në harresë. Siç thotë Virgjili:

Inventas vitam juvat excoluisse per artes! (VI, 663 )20                                             (Krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes artit!)

 

 

 

 

 

 

 

Dr. Yllka FILIPI

Tetor 2013,  New York

 

Referenca shkencore:

________________________________________________________________________________

1 G. Ernest Wright, “Bringing Old Testament Times to Life”, N.G, Vol.112, Dhjetor 1957, fq. 833

2  Sadri Ahmeti, Një  e qeshur harbon në errësirë, Gjergj Fishta, Tiranë, 1993 (Gjithë vargjet në vijim janë shkëputur aty.)

3 Gilles Deleuze, Feliks Guattari, Zenit, 2008, fq.256-257

4Andre Bercoff, Manuel d’instruction civique pour temps ingouvernables, Grasset, 1985, fq.86

5  Sadri Ahmeti,Dielli për në Ballkan nuk kalon nëpër Goli Otok, Iliria,1991, fq.3 (Gjithë citimet e tjera janë marrë aty.)

6 Platoni, Apologjia e Sokratit, Iliria, Tiranë, 1997, fq.21

7 Platoni, Apologjia e Sokratit, po aty, fq.106-107

8 Sadri Ahmeti, Masakra e Tivarit, Marin Barleti, Tiranë, 1996 (Gjithë citimet e tjera janë marrë po aty.)

9 Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Esenca dhe artikulimi i etikës në shtetin platonik, Platoni, Dritan, Tiranë, 2004, fq. 188

10 Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Katër virtytet, Leksione mbi Platonin, Dritan, Tiranë, 2004, fq.191

11 Sadri Ahmeti, Vallja e katrahurave, Albin, Tiranë 2000 (Gjithë citimet e tjera janë marrë po aty.)

12 Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Filozofia e shpirtit, Platoni, Dritan, Tiranë, 2004, fq.178

13 Georg Vilhelm Fridrih Hegel, Katër virtytet, Leksione mbi Platonin, Dritan, Tiranë, 2004, fq.195

14 Sadri Ahmeti, Loz e ra me gjethet e vjeshtës sime, Koha, Tiranë 2000 Gjithë citimet e tjera janë marrë po aty.)

15 Visar Zhiti, Ferri i çarë, Omsca-i, Tiranë, fq.15

16 Sadri Ahmeti, Kalëroj rreth botës mbi re, Koha, Tiranë 2001 (Gjithë citimet e tjera janë marrë po aty.)

17 Sadri Ahmeti, A do mund të takohemi nesër, Koha, Tiranë 2000 (Gjithë citimet e tjera janë marrë po aty.)

18 Zigmund Frojd, Uni dhe esi, Fan Noli, Tiranë, 1991, fq.165

19 Deleuze-Guattori, Kafka, Editions de minuit, 1975, fq.33

20 Virgjili, Eneida, kënga VI, vargu 663

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: disidenca e vargut, dr. Yllka Filipi, Sadri Ahmeti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT