• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for November 2013

Vatrani nga nga Nju Jorku, dërgon në Londër 300 distinktiva me flamurin Kombëtar

November 29, 2013 by dgreca

NEW YORK-Një veprimtar i dëshmuar i çështjes kombëtare në Shtetet e Bashkuara, Sejdi Husenaj anëtari i herëshëm i shoqatës Vatra (Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA), ka zgjedhur t’a festojë krejt ndryshe festën e pavarësisë ditën e flamurit. Ai ka përgatitur një dhurat speciale për Ambasadën e R. Shqipërisë në Londër – duke dërguar me këtë rast 300 distinktiva nga Nju Jorku me flamurin tonë kombëtar, për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe.. Kjo seri e këtyre distiktivave është bërë për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit në serinë e simboleve kombëtare me rastin e kësaj feste dhe qarkullon në tregun shqiptarë, edhe këtu në Amerikë në dyqanet e suvenireve.Fotogrtafia e distinkitës paraqet një flamur kuq e zi me shkabën e zezë me dy koka rrethuar me një reth ngjyrë floririri, dhe janë publikuar në “Facebook” dhe në rrjetet tjera sociale, nga Shkëlqesia e Tij Z. Mal Berisha, Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandën e Veriut.I cili ka shkruar se : Në këtë ditë të shënuar për kombin tonë, secili gjen mënyrën e vet për të uruar dhe festuar Ditën e Flamurit – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Miku im i shtrenjtë z Sejdi Hysenaj nga Nju Jorku më uroj Festën e Flamurit me një dhuratë shumë kuptimplote, të bukur dhe mbresalënëse: Më dërgoi nga Nju Jorku – disa qindra distinktiva me flamurin tonë kombëtar për t’ua shpërndarë bashkëatdhetarëve tanë në Britaninë e Madhe. Dua t’a falenderoj mikun dhe vëllain tim Sejdi Husenaj dhe po ashtu t’u uroj nga zemra gjithë bashkëatdhetarëve tanë kudo që janë e veçanërisht atyre në Britaninë e Madhe dhe në Irlandë:

“Gëzuar Dita e Flamurit tonë Kombëtarë!”Ndërkohë, zoti Husenaj është shprehur se “Kam qenë i motivuar nga festa jonë e madhe, e 28 Nëntorit, Dita Kombëtare e Flamurit  – Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, duke menduar gjatë se çfarë të dhurojë me rastin e kësaj feste, duke bërë një dhurat të thjesht dhe tepër simbolike që të jetë unike dhe mbresalënëse  dhe të prezantojë në mënyrën më origjinale urimin tonë kombëtarë për këtë festë, lidhjen tonë me bashkëatdhetarët tanë në Britaninë e Madhe, si vëllezër të një gjaku”, citohet të ketë thënë ai, duke ia uruar të gjithë bashkëatdhetarëve :”Gëzuar 101 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë!” /Beqir Sina/

 

Filed Under: Featured Tagged With: 300 distinktiva, Londer, Sejdi Husenaj, vatrani nga Nju Jorku

CILI ISHTE DREJTORI I PARË I GAZETËS TË QEVERISE SË VLORËS ” PËRLINDJA E SHQIPËNIËS”

November 29, 2013 by dgreca

NGA GËZIM LLOJDIA*

1.

Emri i Dhimitër Beratit renditet ndër ata delegatë me atribut nga kolonit shqiptare. Është ndër firmëtarët e aktit të shpalljes së Pavarësisë .Zgjidhet delegat i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ka firmuar aktin historik të shpalljes së pavarësisë, me siglën “D. Beratti”, në emër të kolonisë së Bukureshtit.

a-Dhimitër Berati ka firmën e vecantë në aktin e shpalljes së Pavrësisë të sigëluar me D.Beratti.

b- U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” . Zgjodh anëtar i pleqësisë. Zëdhënës i qeverisë.

Delegatëtë Kuvendit kombëtar:Kolonia shqiptare Bukureshtit: Dhimitër Zografi, DhimitërMborja, Dhimitër Berati, Dhimitër Ilo.

2.

Disa autorë shqiptarë kanë shkruar për koloninë shqiptaret Bukureshtit si dhe për aktin e firmetarët e Pavarësisë kombëtare kanë bërë vlerësimin e tyre për figurën e ndritur  dhe rolin që ka pasur Dh.Berati  . Në këtë kontekst  Radio Vatikani bënë këtë koment:Më 15 tetor 1886 lindi në Korçë Dhimitër Berati, atdhetar, politikan e publicist. Punoi disa kohë si mësues i gjuhës shqipe, ndërkohë mori pjesë në Kongresin e Elbasanit dhe në Kongresin II të Manastirit. Ishte i pranishëm në Kuvendin Kombëtar të Vlorës më 1912, më pas qe delegat në Kongresin e Paqes në Paris, përkrah Imzot Bumçit e Atë Fishtës; para vendosjes së diktaturës drejtoi ministri të ndryshme në disa qeveri si dhe gazetën “Përlindja e Shqipërisë”.U detyrua të largohej nga atdheu nën këcënimin e diktaturës. U vendos në Romë, ku bashkëpunoi me pjesën më të përparuar të mërgatës dhe me revistën “Shejzat” të Ernest Koliqit.

S. Demolli në një rajvizim serioz për figurën e këtij patrioti:Dhimitër Berati është një nga patriotët e rilindjes sonë kombëtare, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V. Korçën, firmosen Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Dhimitër Berati lindi në Korçë më 15 tetor 1886, ku mori mësimet e para, ndërsa studimet e larta i kreu në Fakultetin e Shkencave Politike Administrative të Universitetit të Bukureshtit. Pas përfundimit të këtij fakulteti përfundon aty edhe Fakultetin e Drejtësisë. Ndërkohë, ai përfshihet në lëvizjen patriotike për mëvetësinë e atdheut të shqiptarëve të emigruar në Bukuresht dhe në vitin 1904, zgjidhet këshilltar i kryesisë së tyre. Më 1907 kthehet në vendlindje dhe punon si mësues i Shkollës Shqipe të Korçës, së bashku me patriotët Thanas Floqi, Thoma Avrami etj. Më 1909, merr pjesë në Kongresin Arsimor të Elbasanit dhe më 1910 në Kongresin e Dytë të Manastirit, duke spikatur si një ndër veprimtarët me të shquar të lëvizjes patriotike në qytetin e lindjes.Në nëntor të vitit 1912, Berati është një ndër organizatorët kryesorë të Konferencës së Shqiptarëve të Bukureshtit, të mbledhur me nismën e Ismail Qemalit në hotel “Kontinental”, ku u vendos që një delegacion me në krye Plakun e Vlorës, të shkojë në Shqipëri dhe të shpallë “Mëvetësinë” nga autoriteti i Turqisë. Në përbërje të këtij delegacioni, si delegat i Kolonisë shqiptare të Bukureshtit ishte edhe Dhimitër Berati, i cili së bashku me Dh.Zografin, Dh.Emanuilin, P.Calen, S.Ilon, Th.Floqin e V.Korçën firmosën Aktin Historik të Shpalljes së Pavarësisë në Vlorë më 28 Nëntor 1912.Duke vlerësuar aftësitë dhe kontributin e tij për çështjen kombëtare, Qeveria e I.Qemalit e dalë nga Kuvendi i Vlorës, e emëroi Dh.Beratin kryeredaktor të gazetës “Përlindja e Shqipërisë”, e cila ishte zëdhënëse e kësaj qeverie. Më 1919, Dh. Berati shkon në Paris me delegacionin e kolonisë shqiptare të Rumanisë, për të mbrojtur të drejtat e Shqipërisë kundër pretendimeve të shteteve shoviniste fqinje. Në vitet 1922-’24, merr pjesë aktive në qeverisjen e vendit, si Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme dhe më pas Sekretar i Përgjithshëm i kësaj ministrie. Gjithashtu, përfshihet si anëtar i Komisionit të Përcaktimit të Kufirit në Jug të vendit me Greqinë. Në vitin 1929, emërohet sërish Drejtor i Zyrës Politike në Ministrinë e Jashtme, kurse në vitin 1934 deri 1936, punoi si ministër i Ekonomisë Kombëtare e 1936 – 1939 ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Romë.
Në vitin 1941, Dh.Berati është ministër i Kulturës Popullore dhe zëvendësministër i Arsimit. Pas Luftës së Dytë Botërore, emigroi në Itali.Vdiq në Romë më 8 shtator 1970.

Mbretëria rumune më 1932 e dekoroi me medaljen “Grand Officer De La Courron Roumania”.

3.

Dhimitër Berati  jo vetëm firmëtar por  është edhe drejtonjës i gazetës së qeverisë së Vlorës :” Përlindja e Shqipëniës”.Burimet citojnë pozicionimin e DH. Beratit si drejtonjës i kësaj gazete. Burimi i parë : U emërua “drejtor i përgjithshëm” në gazetën e qeverisë së Vlorës “Përlindja e Shqipëniës” dhe u zgjodh anëtar i pleqësisë. Burimi i dytë: Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeradaktor ishte Dhimitër Berati.

B.Gace cilëson: U zgjodh delegate i kesaj kolonie per ne Kuvendin historik te Vlores, ku firmosi aktin e Shpalljes se Pavaresise Kombe-tare. Ne dokumentet e Qeverise se Vlores, emri i tij shenohet krahas Dh. Zografos, Dh. Mbrojes dhe Dh. Ilos, si delegat te kolonise shqiptare te Buku­reshtit.2) Qeveria e Vlores e ngarkoi me detyren e kryeredaktorit te gazetes “Perlindja e Shqipnies” dhe sekretar te misionit diplomatik te kryesuar nga I.Qemali.

Disa të dhëna rreth gazetës së qeverisë së Vlorës.

Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :Pëlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxorri dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare  fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati,kontribuoi publicisti Mihal Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.

4.

Publicistika e Dhimitër Beratit. Nga autorët që kanë studiuar figurën e Dh.Beratit përmendet atdhetar, politikan e publicist shqiptar.Ka botuar dy vëllime me titull “Shqipëria më 1937”, të cilët shërbejnë në ditët tona si model për shkrimin e historisë së shtetit shqiptar, shkruan Ëikipedia.

“Shënime historike mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve”. Shtëpia Botuese “Husi Borshi”, 2007 – 87 faqe.

Kur emigroi nga vendi ai u vendos në Romë, ku e gjejmë bashkëpunëtor të   revistës “Shejzat” të Ernest Koliqit.

Disa fakte të panjohura nga kërkimet tona ,gjejmë  parathënien që ai ka bërë librit  “Mësimeve” në vitin 1942 . DH.Berati shkruan për frashëllnjtë, Frashërin dhe Naimin ,poetin kombëtar kur ishte në moshë fare të njomë. Dh.Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942.Ai shkruan:“Duke hyrë në Frashër nga udhë e Kokojkës,në fund të një luadhi një pirg gurësh e një tufë drurësh,që rrëfejnë gërmadhën e një shtëpie,rrëzuar 20vjet më parë…Një shekull më larg nuk shquhej gërmadhë dhe as gurë sigurisht. E ribërë është shtëpia nga themeli.Por këmbë në shekullin e XX,s’vuri asnjë nga frashëllinjtë aty.

Duke folur për Frashërin:60 vjet më parë, shprehet ai ishte – një qytet zotërinjsh të pasur.Ata fitonin me harxhe në Greqi dhe Bosnje.U rrënuan kur financimet e spahinllëkut u ndërprenë.Dhe së fundi,zbritën një nga një në emigrim.Renta e vogël shkëmbore nuk i ushqu më.Përveç ajërit të pastër,të kthjellta mbetën qiejt vjeshtor.Ajaz beu mbriti në Frashër në pronat e dhëna. Shtëpit,që i zuri syri ishin disa. Mbiemrat,që mbanin shtëpit ishin Aliçikasit,Cerasit,Bregasit,Bakasit.Alicikasit.Alicikasit kur u shtuan,populluanv Orgockën dhe Butkën.Bregasit.Bregasit formuan Goroshianin dhe Lushnjën.Bakasit.Bakasit zbritën në Koblarë,thotë Dh.B në parathënien e “Mesime”të Naimit.

Duke folur për Naim Frashrin:

“Naimi 7-8 vjeç, i hollë, i gjatë,me sytë të zezë,çkëlqyer,i zeshkët gjeç shkruante mbi kartë cingari,shkrimin e bënte me vrejtje të mëdha dhe të qaseshin pranë,që këndonte ca vjersha më një gjuhë fare të ndryshme.

Dambara, xhandara ,ta

Minrara,lanfurka,da!

Vjeshëronte kur ishte 10 vjeç

Synbyli zade almak

Kështu ka urdhëruar Perëndija,

Kur të jetë njeriu plak,

Urdhër të mos ketë fëmija.

Ky djalë vinte në vjershqarjen e një vëllake,të quajtur Tatë për të ëmën Raza duke thënë:

Qan Tata,vdiq Raza,ga

Hajfura,rimbada,fa…*

…. Dhimitër Berati. Parathënia e ‘Mësimeve”.Dispatur, 15 tetor 1942

*Msc..Anetar i Akademise Evropiane te Arteve

 

Filed Under: Histori Tagged With: Dhimiter berati, Gezim Llojdia, Perlindja e Shqipmise

SHQIPTARJA 55 VJEÇARE, NENE E 3 FEMIJEVE, PO LUFTON PER JETEN

November 29, 2013 by dgreca

Mbas aksidentit një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton përjetën në Jacobi Medical Center/

BRONX NEW YORK  – Një nënë shqiptare e tre fëmijëve po lufton për jetën e saj në Jacobi Medical Center, pasi u godit nga një shofer 19 vjeçar disa blloqe nga shtëpia e saj të mërkurën natën, thotë kanali televizivë News12 i qytetit ku ndodhi ngjarja – Bronx – New York.

Sipas gazetares , policia thotë se Maria Lucaj, 55 vjeç, ishte duke kaluar në kryqëzimin Neil Avenue dhe Williamsbridge Road, kurajo u godit nga një shofer 19-vjeçar krejt papritur e dalur nga rruga, Në kohën që shoferi goditi kalimtaren ishte duke e bërë një kthesë në të majtë në kryqëzimine rrugës.
Dëshmitarët okularë thonë se makina e ka “ngritur” përpjet gruan, duke e përplasur tek xhami i parë dhe pastaj e ka hedhur jashtënë rrugë pas shoferi ka provuar për të frenuar.
Nëna 55 vjeçare Maria Lucaj u dërgua menjëherë në spitalin më të afërt  Jacobi Medical Center, ku policia thonë se ajo është nëgjendje të rëndë.
Policia thotë se shoferi nuk është përballur me ndonjë nga akuzat deri në këtë kohë, sa po qendron nën arrest./Beqir Sina/

Filed Under: Featured Tagged With: aksident, Beqir Sina, jacobi, Maria Lucaj

SHQIPTARËT, SA SHUMË VULLNETARË PËR LIRI

November 28, 2013 by dgreca

Shkruan: Dr. Hasan Ademaj/ New York/

Shpesh, gjatë kohës së lirë më është bërë zakon t’u kthehem librave e materialve të tjera që kanë të bëjnë me luftën çlirimtare të viteve 90-të, si, fjala vjen përshkrimeve të betejave të ndryshme, dëshmive të ish-luftëtarëve të atëhershëm tek përshkruajnë akte heroike të shokëve të tyre, një pjesë e të cilëve nuk jetojnë më, por edhe qëndrime burrërore të njerëzve të thjeshtë të cilët sfidonin terrorin e pushtuesit serb, pa i u dridhur qerpiku. Një ditë, ndërsa isha duke shikuar një emision televiziv, kushtuar vëllait tim, Vezir Ademaj,  i cili braktisi perëndimin e begatë për t’u radhitur në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mendjen time m’u bë një listë jo e shkurtër me emra të rinjsh të cilët kishin bërë të njejtën gjë. Dhe, me të vërtetë, vetë UÇK që në embrionin e saj, nuk ishte tjetër veçse një produkt vullnetarësh, të cilët, mbi të gjitha vunë idealin e lirisë, të çlirimit të vendit nga pushtuesi serb, ideal për të cilin kishin luftuar edhe paraardhësit e tyre. Askush nuk i u bashkua radhëve të UÇK-së si pasojë e ndonjë urdhëri të ndonjë grupimi politik apo të çfardo karakteri tjetër, askush nuk mori armët për të nxjerrë ndonjë përfitim personal e aq më pak për të synuar ndonjë post a privilegj tjetër pas çlirimit nga kthetrat e Serbisë.Ashtu si vëllai im,  një pjesë jo e vogël e luftëtarëve të saj i përkasin asaj kategorie që braktisën perëndimin me të mirat dhe privilegjet që kishin atje për t’u vënë totalisht në shërbim të luftës për liri. Jo pak prej tyre, do të bënin sakrificën më sublime duke dhënë jetën  e tyre të re për  kauzën e shenjtë të lirisë ose falë vetmohimit tëe treguar në beteja do të bëheshin udhëheqës kryesorë të formacioneve të UÇK. Por, nuk ishte vetëm kjo; radhët e UÇK-së do të mbusheshin dhe me vullnetarë nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarë, në radhë të parë dhe nga vendi amë Shqipëria. Përsa i përket kësaj, është mjaft domethënës fakti se ndër 2260 dëshmorë, 68 ishin vetëm dëshmorë dhe martirë nga Shqipëria. Një faqe të shkëlqyer që do të linte gjurmë të pashlyeshme do të shkruanin vullnetarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të inkuadruar në Batalionin “Atlantiku” disa prej të cilëve do të radhiteshin në listën e dëshmorëve të luftës. Kështu, duke hulumtuar për këtë dukuri të “vullnetarizmit” që karakterizoi luftën e viteve 90-të, ndoshta dhe për faktin që mbijetesa e kombit shqiptar, brez pas brezi,  është e lidhur me beteja të vazhdueshme për liri, dashje pa dashje filluan të më kujtoheshin shumë gjëra nga ato që kisha lexuar nga historia e luftrave të shumta të shqiptarëve falë të cilave ata do të siguronin mbijetesën e tyre.

 

Duke i hedhur një sy periudhave të ndryshme të historisë së kombit shqiptar, në çdo moment të rëndësishëm e vendimtar, veçanërisht,  kur kanë qenë në lojë fatet e kombit , mund të gjesh shembuj të panumërt kur shqiptarë nga treva të ndryshme kanë braktisur gjithçka duke u vënë në dispozicion të çeshtjes kombëtare, për t’u ndodhur aty ku ndaheshin fatet e kombit, ku vendosej e ardhmja e tij, apo ishte e kërcënuar nga  rreziqe, të cilët nuk kanë qenë të paktë. Ishte mëse e natyrshme, që, në mungesë të një shteti të tyrin, e vetmja gjë e cila u kishte mbetur shqiptarëve, për të mbrojtur trojet ku jetonin e punonin,ishin organizimet në baza vullnetare. Vullnetarë ishin ata të cilët në kuadër të Lidhjes së Prizrenit do t’i bënin një rezistencë të pashembëllt ushtrive osmane të cilat kishin si qëllim të nënshtronin “shqiptarët e pabindur” që duke hedhur poshtë vendimet e Kongresit të Berlinit u ngritën në mbrojtje të trojeve, të cilat, fuqitë e mëdha kishin vendosur t’u a jepnin fqinjëve. Më vonë, kjo gatishmëri për të dalë vullnetarë do të shpalosej në çdo moment, sa herë të lëshohej kushtrimi për të mbrojtur trojet  në të gjitha viset ku jetonin shqiptarët, pasi dihet që teritore të tëra shqiptare ishin bërë objekt pazaresh ndërmjet fuqive të mëdha të cilat në kuadër të kontrasteve për të shtrirë ndikimin e tyre në Ballkanin që po çlirohej nga pushtimi disa shekullor otoman po synonin që  ta arrinin këtë duke zgjeruar shtetet e sapokrijuara duke u dhuruar troje shqiptare. Në këtë mënyrë, nën pretekstin e luftës kundër Turqisë ato nxisnin shtetet në fjalë që të aneksonin territoret historikisht shqiptare. Në rrethana të tilla, shqiptarëve, të lënë në mëshirën e fatit, u është dashur t’i dalin zot vetes duke u përballur me ushtritë e organizuara të fqinjëve, që kishin dhe mbështetjen e fuqive të mëdha. Kështu, vullnetarët shqiptarë, të udhëhequr nga Isa Boletini, gjatë luftës greko-turke, do të merrnin pjesë në frontin e Thesalisë, sigurisht, jo për të mbajtur gjallë “të sëmurin e Bosforit”, por, me qëllim mbrojtjen e tokave shqiptare nga grekët. Edhe në veri, të organizuar po vullnetarisht, nën drejtimin e prijësave të tyre, shqiptarët do të kundërshtonin përpjekjet e vazhdueshme të serbëve për të depërtuar në teritorin e Kosovës. Gjithashtu dhe kryengritjet e viteve 1910-1912, të cilat e tronditën pushtetin e sunduesit turk duke e shtrënguar të ulet në bisedime me shqiptarët ishin të organizuara në baza krejtësisht vullnetare sipas parimit të njohur shqiptar “sa pushkë do të nxjerrë filan fshat apo filan krahinë…”. Shpërthimi i luftrave ballkanike, në një kohë që Turqia ishte në gjendje agonie, bëri që vetë shqiptarët  të ngriheshin në mbrojtje të vendit të tyre duke  organizuar një qëndrese vullnetare përballë ushtrive të rregullta të vendeve fqinje, të cilat i u vërsulën trojeve shqiptare si të ishin një mall pa zot. Kështu, në mesin e tetorit të vitit 1912 ushtria e rregullt serbe në radhët e së cilës numëroheshin rreth 260 mijë ushtarë, do të sulmonte nga tre drejtime teritorin shqiptar. Në kohën që Turqia u gjend krejt e papërgatitur për luftë, mbrojtja mbeti plotësisht në duart e formacioneve vullnetare shqiptare. Edhe armët e premtuara nga shteti turk nuk i u dërguan asnjëherë vullnetarëve shqiptarë. Megjithatë, kjo ushtri vullnetare shqiptare do të zhvillonte beteja të ashpra duke u shkaktuar humbje të paparashikueshme armatave serbe. Duke qenë se ushtria turke kishte braktisur frontin një ditë para se të fillonin luftimet ishin forcat e vullnetarëve shqiptare të Kosovës, nën udhëheqjen e figurave të tilla si Isa Boletini, Hasan Prishtina, Idriz Seferi, Bajram Curri…  ato të cilat mbajtën vijën e gjatë të frontit.

Lufta e Vlorës është një tjetër ngjarje historike ku spikat edhe njëherë gatishmëria e shqiptarëve për t’u organizuar vullnetarisht në një luftë të pabarabartë me ushtrinë italiane e cila mbante të okupuar qytetin e Vlorës dhe disa zona përreth. Nga të gjithë qytetet e Shqipërisë do të dilnin vullnetarë të shumtë për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës në mbështetje të vëllezërve vlonjatë. Mjafton të përmendet fakti që edhe një qytet i  vogël si Kavaja arriti të krijonte një batalion prej 400 vullnetarësh i cili mori pjesë aktivisht duke u shquar në betejat me italianët. Por në luftën e Vlorës do të kishte vullnetarë edhe nga radhët e shqiptarëve të cilët kishin emigruar në vende të ndryshme kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qysh në pranverë të vitit 1920 do të hidhej ideja e dërgimit të vullnetarëve që do të shkonin në Shqipëri në mbështetje të çështjes kombëtare duke filluar me Luftën e Vlorës. Sipas dokumentave 200 shqiptarë të cilët dhe kishin filluar të stërviteshin shprehën gatishmërinë e tyre për të marrë pjesë në Luftën e Vlorës. Ata udhëhiqeshin nga Aqif Përmeti. Jo vetëm kaq, po Organizata “Vatra” vendosi të dërgonte në Shqipëri edhe bandën e saj muzikore nën drejtimin e Thoma Nassit.

Ende pa mbaruar Lufta e Vlorës Shkodra do të gjendej e kërcënuar. Beogradi dhe Çetinja kishin planifikuar me kohë të pushtonin Shkodrën pavarësisht se në Konferencën e Paqës në Paris kishin njohur shtetin shqiptar dhe kufijtë e tij. Me tu lëshuar kushtrimi rreth 200 vullnetarë nga Shkodra do t’u bashkoheshin dy kompanive të xhandarmërisë të komanduara nga minstri i brendshëm 25-vjeçar, Ahmet Zogu dhe sapo ushtria italiane do të largohej nga Vlora mbi 300 vullnetarë nga pjesë të tjera të Shqipërisë do të mbërrinin në brigjet e Bunës të gatshëm për të kaluar në veprime luftarake. Ndërkohë, sipas shtypit të kohës, 200 luftëtarë nga Gjakova e Prizreni ishin rreshtuar përkrah vullnetarëve shkodranë kurse 260 vullnetarë të tjerë nga Kosova ndodheshin të dislokuar në Shkodër në pritje për t’u nisur në frontin e luftimeve. Një rast i veçantë është edhe ai i personalitetit arbëresh, Terenc Toçi, i cili, vullnetarisht, do të vendosej në Shqipëri që në vitin 1911 me qëllimin për të krijuar një qeveri të përkohshme gjë të cilën edhe e arriti me përkrahjen e disa prej krerëve të Veriut. Para se të vinte në Shqipëri, Terenc Toçi kishte qenë në Amerikë në përpjekje për të sensibilizuar komunitetin e atjeshëm në mbledhjen e fondeve për organizimin e luftës në Shqipëri si dhe për të tërhequr vemendjen e perëndimit lidhur me çeshtjen shqiptare. Duke qenë se dhe unë nuk jam një historian i mirëfilltë, është e kuptueshme që shembujt e përmendur më sipër janë vetëm një pjesë shumë e vogël e morisë së madhe që ofron historia e kombit shqiptar lidhur me këtë aspekt. Por nga ana tjetër, më shqetëson fakti i pamohueshëm që ne shqiptarët kemi mangësi të konsiderueshme për të evidentuar jo vetëm ndjenjën e “vullnetarizmit” nëse do ta quaja kështu, por edhe shumë cilësi pozitive e vlera që kemi si komb në përgjithësi. Kështu, në muzeumet tona mund të gjesh shumë pak materiale, dokumente e objekte të tjerë me të cilat mund të ilustrohet konkretisht gatishmëria e treguar historikisht nga shqiptarët për nisma vullnetare në mbrojtje të interesave të atdheut e kombit. E njejta gjë mund të thuhet dhe për ata që merren me historinë, të cilët shpesh përqëndrojnë gjithçka rreth rolit të ndonjë individi duke injoruar të tjerët më saktë kontributin e këtyre. Jo rrallë ka ndodhur që edhe heronjtë tanë i kanë respektuar më shumë të huajt se sa ne vetë. Dhe pastaj ankohemi se “po këta heronj” po na i vjedhin të tjerët. Fakti që në qendër të Shkupit i ndërtojnë një monument madhështor Nënë Terezës, ndërsa në Tiranë janë munduar ta përjetësojnë me një statujë “lilipute”, në një shesh sekondar, flet shumë në këtë aspekt. Madje dhe nga lufta e UÇK-së e cila shërbeu si zanafillë për këtë shkrim, nuk mungojnë shembujt e nënvleftësimit të herojve. Heroi Bekim Berisha i cili dha jetën në betejën për mbojtjen e Junikut në vitin 1998 mund të thuhet se më shumë është nderuar në Kroaci, ku dhe atje u shqua në luftime të ashpra siç ishte Vukovari se sa në Kosovë. Presidenti kroat, Tugjman ndërsa bëri që kroatët të mbanin zi ditën e rënies së do të shprehej se “ Bekim Berisha është një hero, me të cilin duhet të krenohen Kosova dhe Kroacia” ndërsa me kohë i kishte dhënë dhe gradën e lartë të gjeneralit të ushtrisë kroate. Eshtë me të vërtetë për të ardhur keq kur përballesh me mungesën e kujdesit por edhe të përgjegjësisë që kemi në shqiptarët për të ngritur heronjtë, figurat e personalitetet tanë si dhe për të ruajtur objekte historike që kanë të bëjnë me ngjarje të rëndësishme historike. Siç duket nuk e marrim aspak në konsideratë rëndësinë që kanë gjëra të tilla në edukimin e brezit të ri me ndjenja kombëtare. Gjithashtu, nuk ka si të mos indinjohesh kur shikon që përballë interesash fare banale sakrifikohen materiale, dokumenta e objekte me rëndësi historike dhe pastaj studiuesit tanë detyrohen të gërmojnë në arkivat e vendeve fqinje.(Dielli, numer special 28 nentor 2013)

* Ne Foto, luftetaret e Batalionit Atlantiku, nga Amerika shkuan ne Kosove per ta cliruar nga pushtuesi serb

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Hasan Ademaj, per Liri, sa shume vullnetare, shqiptaret

”NJË DIELL TJETËR” I VASO PAPAJ

November 28, 2013 by dgreca

Nga Sokol DEMAKU/

 -Buqetë poetike e Vaso Popaj, botuar nga Shtëpia Botuese “Eugen” Tiranë/

  -Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjëndje të marrë.   (Albert Anjshtajn)/

Nëse njeriu do bënë një rrugëtim në retrospektiv në buqetën peotike, të Vaso Papaj, ”Një tjetër diell”, lexuesi bënë një ecje në kohën në të cilën poeti eci kryelart dhe i pamposhtur nga vitet, më të cilin rrugëtim dhe ecanake mundi të shoh, të ndjej dhe të vlerësoj qeshtje themelore të jetës së njeriut, në situata dhe kushte jetese të ndryshme. Në vagun e tij ai ka rezervuar një hapësirë të gjerë, të jetës me baticat dhe zbaticat në skenat e përditshmërisë sonë.

Vëllimi poetik “Një tjetër diell” është libri i radhës i autorit Vaso Papaj.

Ky vëllim me lirika vuajtje, dhe mjerimi të skajshëm vjen si pasqyrë e artit krijues të tij, ku e përballë me lexuesin dramën bashkëkohore të bashkëkombasëve tanë të përshkruar me mjaft mjeshtri prej krijuesi të vargut. Krijimet ndërthuren me ndjenjën e shpirtit për realitetin e  kohës në të cilën jeton autori.

          Guximi në jetë shpesh është një spektakël më pak dramatik se sa guximi i një moment final, por nuk është më pak një përzierje e mrekullueshme e triumfit dhe e tragjedisë. Njeriu bën atë që duhet pavarësisht nga rrjedhojat personale, pavarësisht nga pengesat rreziqet dhe presionet dhe kjo është baza e të gjithë moralit. Guximi është qëndresa ndaj frikës, mjeshtëria për ta kontrolluar atë, dhe jo mungesa e frikës.   (Mark Tuein)

Poezia e Vaso Papaj është një ndjenjë e shpirtit e shprehurë në vargje me plotë ndjenjë dashurie njerëzore dhe me mall për jetën.

Sesi më erdhe ashtu papritur,

S`e di ç`të solli, vërtet s`e di,

Kur gjumi befas më kish dremitur,

Natën  më ndrite si një qiri.
Kështu shprehet autori tek poezi “Poezi e vonuar”.

Imagjinata prej poeti me frymëzim dhe ndjenjë patriotike Vaso Papaj e bënë aq madhështor sa njeriu në vargun e tij gjenë ate që shumë kujt i mungon në jetë, ndnjenja e atdhedashurisë, ndjenja për gjuhën, kombin, të cilat duhet të jenë sublime.

Ai në poezin e tij “Më kot në mesnatë” bënë një sheti gjeografike deri në Azi, por do ndalet në Stambollin Europian ku aty do kërkoj Naimin dhe ai do bisedojë me reliket e mbetura nga koha e Ti, por asesi ai të gjejë një përgjigje se ku mund ai ta takoj Naimin.

“E shkela me këmbë Stambollin e vjetër,

Kalldrëme, hotele dhe prapë s`po të gjej.

Ky vend ka parë sulltanër dhe mbretër

Po unë veç një mbret dua, ty Naim bej.

E poeti vazhdon me buqetëne  etij poetike ku zë vend edhe një mortaj e cila  është prekur nga të gjithë poetët e të gjitha kohërave duke u nisur nga Rilindja e deri me sot, por ndoshta kjo ka gjenezën edhe me herët, e është fjala këtu për mërgimin, i cili le vragë edhe në jetën e poetit Vaso Papaj. Është shumë brengosëse për poetin kjo brengë, kjo sëmundje që duket se është për ne e pashërueshme dhe shumë e kushtueshme me pasoja. Këtë e shprehë në përjetimin e tij në poezinë “Katër vjet në dhe të huaj” kur thotë:

“Ulur në tryzën pranë

S`ishit djem, por ishit yje

Nga larg ardhur me babanë

Gjuha u ish lidhur nyje.

Katër vjet në dhe të huaj,

Si s`mësuat dot një fjalë.

Një cicërim`të vendit tuaj

Prindërit kurrë nuk do t`i fal.

Pra ky është realiteti në të cilin jeton autori së bashku me bashkëkombasit e tij edhe në ditët e sotme, e vraga vazhdon dhe mbetet pjesë e jetës së njeriut tonë.

Êndërra dhe poezia janë një, kur kemi të bejmë me këtë vuajtje të kohës sonë kur autori thotë tek poezia: “Gurët”ku përdorë sintagmën “u bënë gurë” që ka kuptimin se ata shkuan nga jeta në aspektin figurativ pra.

Ikën djem, u kthyen pleq,

I kish lodhur udhë e gjatë

Sapo mbërritën te përroi,

U bënë gurë e mbenë në paqë.

Sipas tij nga përjetimet e kaluara mbetën vetëm përjetimet dhe parafytyrimet si ëndërra për vitete e shkuara:

Vite shkuan, atje mbenë

Udhëtarë, ai shikoni?

Tok me ta pini kafenë

E me lule i mbuloni.

Ose kur në qiellin e zymt paraqitën retë, në të cilat poeti sheh vuajtjet, mallin dhe ndjenjat e mërgimtarëve, të cilat paraqesin portretin e mërgimtarit e që trazon shpirtin e nënëlokes dhe trazojnë lotin në syrin e saj, i cili rrjedhë rreke sikur shiu nga lartë e as çatia nuk e mban, ku këtë autori e përshkruan për mrekuli tek peozia “Retë” kut thotë:

Hapu qiell, dërgona retë,

Le të vijnë dhe me vërtik!

Sjellin derte mërgimatri.

Nuk i sheh?…Pikojnë çatitë.

………………………….

Nuk është shi, por lot do jenë,

Do hap gjinë e t`i mbaj brënda.

Kur të vijnë çati të ngrenë,

Do ti kenë aromë nga nëna.

Pra sa duke autori posedonë një bagazh të duhur të stilistikës letrare dhe bënë me mjeshtri dehsifrimine të së kaluarës me ate të sotmen dhe ai është aktual në ritmet e jetes bashkëkohore.

Por edhe lirika e dashurisë në këtë përmbledhje zë një vend të rëndësishëm ku autori me vargun e ti prej mjeshtri të hollë të fjalës së shkruar nxjerrë në pah idilën e cila më shumë kujdes dhe ndjenjë është kultivua këtu. Dhe autori tek poezia “Parajsë dhe qeli” thotë:

Tek ajo më çuan këmbët,

Portës në mesnatë trokita.

Erdhi me një frymë, ma hapi

Dashurinë në krahë e ngrita,

Më ka lënë pa gojë gjithnjë,

Është parajsë, por edhe qeli.

Dashuria për autorinë është e shenjtë, është diçka e madhe në jetë, të cilën duhet ruajtë, kultivu sepse ajo është arsye e jetës së njeriut. Këtë më së mirir lexuesi e vëren tek poezia:

“Ti”.

Je mendimi im i parë:

Tingulli zgjues çdo mëngjes

Je e fundit dashuri:

Puhizë mbrëmjeje, që më ndez.

Je arsyeja më e thellë e çdo hapi që unë hedh.

Apo atëhere kur terri shuan gjurmët që trazojnë shpirtin e këtë e ndeshim tek poezia “Më mungon” kur autori shprehet fiugurativisht duke thenë:

Më mungon,

Kur terri shuan gjurmët nëpër gurë,

Kur dielli valët detit ia përkdhelë.

Poezia dhe ndjenja përbëjnë një subjekt të përbashkët dhe të veçantë, sepse autori posedon një përvojë të pasur të vargut dhe është ai i cili përjeton vargun dhe ate që vargu shprehë, sepse ai vet ndjen ritmin e jetës në vargje dhe baticat e zbaticat që e përcjellin ate kur ai thotë:

Më mungon,

Në shikime, në buzëqeshje, s`të kam gjetur

Në biseda lënë përgjysëm, më mungon

Në grukën time si një nyje më ke mbetur,

Bëj të të gëlltisë e kurrë poshtë nuk më shkon.

           Jeta është me shtigje të pakalueshme dhe se këto e bejnë sa inetersante dhe magjike ate sepse ajo e cila jetën e bënë të embël dhe me plotë kuptim është dashuria e këtë e gjemë tek poezia “Venstrehimi im”

Në ato netë të ftohta me hënën kallaknisur

Kur s`dihej në të gjente në shtrat ndonjë agim

Në gjoksin tënd të zhytur, me heshtjen nanurisur

Të thosha lehtë te veshi: Je vendstrehimi im.

Por poetët janë gjithëmonë ata që ngrisin zërin kundër çod padrejtësie, duke aluduar në një jetë më të mirë dhe të qetë. Por filozofia e Vaso Popaj është shumë interesante dhe se si duket ai ka besim në zotin sepse shumë njerëz janë të mishëruar në te dhe kërkojnë ndihmën dhe shpërtimin atje, dhe se si duket edhe kjo ka anën e saj pozitive me vlera të larta morale për jetën në kushtet e veshtira, e këtë do e gjemë me një pershkrim filozfik tek poezia

“Një SMS zotit” kur njeriu nuk gjenë shpëtim apo rrugëdalje nga vështirësitë ai është në gjendje të filozofoj dhe të kërkoj një zgjidhje apo shpëtim edhe tek Zoti e ku autori shprehet kështu:

Në SMS po të dërgoj,

S`e di o Zot, në të arrinë?!..

Në do të më bëje me pushtet,

Ta hidhja tej  këtë varfërinë.

Besoj, ta meritoj vërtetë,

Radhëve lodhur një jetë.

Lirika e Popaj e ka në brendin e saj universin i cili buron nga jeta e përditshme, nga jeta e njerëzve të rëndomt, ajo filozofi të cilën me mjeshtri prej një vargëtari bashkëkohor dhe një vargëtari të rryer ky di ta vë në jetë dhe ta përshtatë në kohë dhe vend të caktuar duke i dhënë lexuesit një peisazh aq aktual për ate çka ai rrefën në vargun e tij. Kjo filozofi ka burim në jetën reale të përditshme të njerzve të rendomt dhe se prap këtu na vjen në shprehje ajo ndjenja që autorin e lidhë me Zotin si njjë shpëtimtar të vegjëlisë nga vuajtja. Por pa lanë anash brengën që në fillim e potencuam e që është temë boshte e shumë vargjeve në këtë buqet poetike pra mërgimi, por lidhur me atë idlinë vendëse. Këtë e pasqyronë në mënyrë relae te peozia “Emigrant në tokën time” ku thotë:

Unë do të rilind sërish një pranverë,

Po qen rrugësh kurrsesi, asnjëherë.

Ndoshta lind pulëbardha përmbi detin blu,

S`do t`i harroj asgjë, nga kjo botë këtu.

…………………

Dhe do të jem me ty prapë, sa Zot të ketë,

S ` do kem frikë se bie jo, të dytën jetë

S`do të jem gjethe, që kthen faqen nga fryn era,

Emigrant në tokën time, por me vlera.

Të gjitha krijimet e Vaso Popaj në këtë vëllim poetik i përshkon një optimizëm i çiltër, një shpresë e madhe për një të ardhme të lumtur, një besim i paluhatshëm në fuqinë e njeriut të ri për ta transformuar të keqen me të mirë, vuajtjen në lumturi, robërinë me lirinë. Ai kështu e përshkruan këtë në vargun e tij tek vjersha “Emigrant në tokën time”:

Po, po do të rilind sërish, o miku im,

Vetëm ti e njeh aq mirë at`”vesin” tim

Dhe kësaj radhe, dije do të jem po ai,

I përndezuri ylber, kur bie shi.

Në tërsi në  këtë buqetë poetike autori shpreh ndjenjën dhe mllefin e tij por edhe pesimizmin në ate që ka perjetua dhe perjeton dhe se nuk gjen apo më mirë të themi nuk shef një dritë ”në tunel” e cila dritë do jepte shpresë dhe vullnet për jetën.

Dhe ashtu nga ai deshprim ai dëshiron që të jetë me diellin në vargun e tij, dhe se nuk e do atë “Lirinë gabele me lloj-lloj ngjyra” e ai shprehet keshtu në poezinë e tij ”Kënga e nomadëve”:

Sa zhytet dielli, vjen e më kërkon

E dorë më dorë më shumë të ndjej.

Vallë nga i merr ato fjalë që më kon?

Se unë mbi to më majltë nuk gjejë.

…………………………………..

Lirinë gabele me ngjyra-ngjyra.

A ka vallë liri me xhepa bosh?!…

Lirinë që paska aq shumë fytyra,

Lirinë që qenka veç për kodosh.

Këtu do ndalem tek poezitë që përmbajtja është e lidhur më kohët dhe ngjarjet më tragjike të kohës sonë bashkëkohore, kohës së ndryshimve dhe kohës së zhberjes së shtetit, mjerimindhe vuajten që edhe sot e kësaj ditëështë aktuale dhe këta njerëz përjetojnë.

Është ky moment dhe kohë që prek ndjenjat e autorit, është gjendje e cila lenë vragë në penën e  tij dhe në vargune e tij duke përshkruar ndryshimet që erdhën, pro të cilat ndryshime nuk bënë ate që ky popull priti, por edhe sot vazhdon “ Dhe ja, aty tek plehrat, i njejti burrë me zhele” këtë do e gjejmë tek poezia e tij me titull “Një tjetër diell” nga edhe përmbledhja mori emrin dhe ja se çka lexojmë në vargjet e saj:

Mëngjeseve e shoh, sa meken dritat e neonit,

Kur asnjë bar i vetëm qepenat s`i ka ngritur.

Makina e plehrave zhurmon me zërin e demonit,

Spërkat asfaltin boti, me copa jete ngjitur.

………………………….

Afrohem trotuarit, kërkoj ta përshendes,

Përkulet në kazan dhe plehrat nis trazon.

E njoh atë shumë mirë, dikur flisnim serbes,

Po sot nuk di nga vjen, nuk di as ku po shkon.

Por është shumë inetersant se në filozofinë e vargut të ti na paraqitet edhe besimi dhe  mos besimi në Zot, por kemi edhe ata të cilët janë të misheruar në te.

Sipas Biblës, frika ndaj Zotit është një koncept pozitiv, por edhe adhurimi ndaj tij, një ndjenjë e thellë konsiderate ndaj krijuesit të botës e këtë e thekson në vjreshën e tij më simbolike me titull „Zot, je akoma mbi qytet” ku autori thotë:

Cngjyroset nata si një albatros gjigant

E vidhet ngadalë me flatra

Përgjatë Autostradës.

Po zbehen si me drojë

Sytë e verdhë të shumëkatsheve,

Ngordhin dritat e përkulura të rrugëve,

Të lodhura nga puna e natës.

………………….

Ndoshta nga terracat e kateve shtatembëdhjetë,

Me kopshte si parajsa vet,

Ka mbetur, në një qoshe Zoti e na shikon.

S`e di, ndoshta dhe na përgjon,…

E di Ai, që në këto rrugë, qielli nuk shihet më?!…

Do të jetë e fundit vepër e artit modern,

Pasuria mbyt lirinë…Edhe qiellin e rrëmben…

Dhe do e përfundoj këtë shkrim timin për vargun madheshtor të mikut dhe poetit Durrësak, Vaso Popaj me këtë fjalë të urtë filozofike shqipe:

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: nje diell tjeter, Sokol Demaku, Vaso pashaj

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 68
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT