• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Festohet lindja e Krishtit, Imzot Rrok Mirdita uron besimtarët

December 25, 2013 by dgreca

25 dhjetori është dita më e shënuar në besimin e Krishterë. Ajo shënon Lindjen e Jezu Krishtit, Birit të Perëndisë.

Mijëra besimtarë u mblodhën në mesnatë në katedralen e Shën Palit në Tiranë për të kremtuar meshën më të rëndësishme në kalendarin fetar.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga Imzot Rrok Mirdita, Arkipeshkvi Metropolit i Dioqezës Tiranë-Durrës, i cili uroi të gjithë besimtarët katolikë për më shumë paqe, mirësi dhe dashuri me njëri-tjetrin.

Imzot Rrok Mirdita kërkoi në mesazhin e tij për festën që njerëzit ta ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të sakrifikojnë për të ngritur një jetë në paqe dhe bashkëpunim.

Katedralja  e “Shën Palit” në Tiranë ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve që pritën deri në ambientet  e jashtme për të kryer ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Pas ceremonisë, besimtarët u shpërndanë duke ndarë mesazhe për shumë paqe e dashuri mes njëri tjetrit. Festimet vijojnë më pas me drekën e Krishtlindjes dhe shkëmbimin e vizitave.

***

Mesha e shenjte e celebruar ne katedralen e Shen Nikolles ne qytetin e Lezhes, ka hapur siparin per kremtimin e Krishtlindjeve.

Qindra besimtare u mblodhen ne katedralen e Lezhes, per te kremtuar meshen e shenjte e cila u mbajt nga arqipeshki i dioqezes se Lezhes Imzot, Ottavio Vitale, i cili uroI te gjithe besimtaret per me shume paqe, miresi dhe dashuri me njeri-tjetrin.

Katedralja e “Shën Nikollolles” në Lezhe ishte mbipopulluar nga prania e besimtarëve, te cilet kryen ritualet e festës, lutjet, ndezjen e qiririt dhe faljes.

Edhe ne Gjirokaster besismtaret ortodokse kane festuar Krishtlindjet, duke u drejtuar prane te gjitha kulteve fetare te qytetit ku jane organizuar edhe meshat perkatese me rastin e kesaj dite te shenuar, e cila simbolizon Lindjen e Krishtit.

Me qindra besimtare kane marre frymen dhe driten e shenjte duke uruar per njeri-tjetrin, paqe,miresi dhe dashuri.Festimet ne kete dite te shenuar per komunitetin ortodoks priten te vazhdojne edhe ne oret ne vijim,ku ato do te perqendrohen me se shumti ne Dropull.

Besimtaret e krishtere jane drejtuar drejt katedrales ne qytetin e Korçes per te ndjekur nga afer meshen fetare dhe festuar ne te njejten kohe festen e Krishtlindjeve.

Edhe ne Vlore me qindra besimtare kane festuar diten e Krishtlindjeve, duke kembyer me njeri-tjetrin urimet e perzemerta te cilat jepen ne mbare boten me rastin e Krishtlindjeve. Besimtaret kane ndjekur me ore te tera meshen dhe ceremonine e organizuar me kete rast.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Festohet krishtlindja, Imzot Rrok Mirdita, Ipeshkevi

Krishtlindja në Shqipëri: Krerët e shtetit urojnë besimtarët e krishterë

December 25, 2013 by dgreca

Besimtarët e krishterë festojnë sot Krishtlindjen, lindjen e Jezu Krishtit, shpëtimtarit të botës.Ashtu siç është bërë traditë çdo vit me rastin e kësaj feste, krerët  më të lartë të shtetit kanë  zhvilluar sot vizita në Kishën Katolike dhe atë Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, për të përcjellë urimet për të gjithë besimtarët katolikë dhe ortodoksë.

Në fjalën e tij, presidenti Bujar Nishani pasi uroi të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjes ka theksuar se fjala ringjallje në deklaratën e tij ka qënë një lapsus.

“Uroj shqiptarët për më shumë paqe në shpirtrat tanë, më shumë qetësi në mendje. Në momentet e shkrimit ka pasur një lapsus duke pasur parasysh në terminologjinë e besimtarëve të krishterë është përdorur fjala ringjallje në vend të fjalës ngjallje por në kontekst çdo fjalë  dhe vetë urimi është jo vetëm i sinqertë por edhe mjaft i qartë” ka theksuar Nishani.

I pyetur në lidhje me kërkesën e mazhorancës për shkarkimin e tij si kryetar I KLD-së Nishani u përgjigj: “Më duhet të informohen sepse nuk e di të ketë një procedurë për të shkarkuar kreun e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”.

Ndërsa vizitoi Kishën Ortodokse Autoqefale Shqiptare në Tiranë, kryeministri Rama uroi të gjithë besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes.

“Uroj Gëzuar Krishlindjen të gjithve. Është një festë e të gjithve si të gjitha festat e mëdha të besimeve fetare në vendin tonë dhe ndërkohë përfitoj nga rasti që të nënvizoj kënaqësinë se në këtë ditë kur fryma e solidaritetit me më të dobtit, fryma e solidaritetit me ata në nevojë, dhe për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë shprese kulmon. Jemi optimist që viti që vjen do të jetë një vit nën këtë frymë dhe nën këtë shenjë” tha Rama.

Ndërsa kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u shpreh se në këtë ditë forcohen shpresat për një Shqipëri më të mirë.

“Lindje dhe dritë, rilindin dhe forcohen shpresat tona për një Shqipëri më të mirë, jo vetëm për veten tonë, por edhe për brezat që vijnë. Sot është një ditë që na bën me të bashkuar, më solidarë të punojmë së bashku për një Shqipëri të zhvilluar. Gëzuar” tha Meta.

Ndërsa Kryebashkiaku i kryeqytetit dhe njëherësh edhe kreu i opozitës Lulzim Basha vlerësoi tolerancën fetare në qytetin e Tiranës.

“Urime për çdo vatër shqiptare që të marrë bekimin e Zotit, për të gjithë njerëzit anembanë botës. Dua të shpreh krenarinë që jam kryetar i një bashkie të një qyteti, të një vendi që feston me shpirt tolerance. Gëzuar”, uroi Basha.

Filed Under: Featured Tagged With: besimtaret, kreret e shtetit urojne, Krishtlindja, shqiperi

AT SHTJEFEN GJEÇOVI-THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

December 25, 2013 by dgreca

AT  SHTJEFEN GJEÇOVI/

NË VITIN 2014 BAN 85 VJETË, QË E VRANË TRADHËTARËT…/

Shkruan: Fritz RADOVANI/

 

■Vllazen e Motra Shqiptarë !/

Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së Martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona Shqiptare, të gjithë Bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këte

THIRRJE: FALNI GJAKSORËT!..

 

■KUVENDONI PRANË ATYNE OXHAKËVE TË NDERUEM DHE RRETH SOFRAVE BUJARE SI VLLAZEN…FALNI GJAQET !

 

■JU LUTEM, DUENI FLAMURIN E GJERGJ KASTRIOTIT !

NDER ATA MALE JANË ÇERDHET E SHQIPEVE !

JEPNI BESEN E BURRAVE SI ASHT KENË ZAKONI !

MOS U NGUJONI BRE BURRA, TË ATYNE BJESHKËVE…

MOS IA BANI QEJFIN HASMIT TUEJ SHEKULLOR !..

 

■SHQIPNIA E SHUMVUEJTUN KURRË, KURRË, ASNJËHERË NUK MUND TË RINDERTOHET PA FALJEN DHE PAJTIMIN TUEJ !

 

JA, ÇKA U THA PARA PUSHKATIMIT AT MATI PRENNUSHI, NJË VLLA I AT SHTJEFEN GJEÇOVIT, VRASËSVE TË VET, SLLAVOKOMUNISTË, NË ZALLIN E KIRIT TË SHKODRES:

“JAM I PAFAJSHEM, PO VDES NË KRYE TË DETYRËS S’EME. RRNOFTË KRISHTI MBRET, RRNOFTË PAPA, RRNOFSHIN KATOLIKËT, RRNOFTË SHQIPNIA. UA BAJ HALLALLË GJYQIT DHE ATA QË DO TË SHTIJNË MBI TRUPAT TONË TË PAFAJSHEM.”(Arkivi M. P. Mbrendshme, Tiranë, Dosja 1302)

 

 

■KLERIKË SHQIPTARË TË TË GJITHA BESIMEVE !

U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë per faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014 !

 

■Ju lutem, Nana, Motra e Vajza me futa të zeza…

 

Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..

Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë …

Banje këte veper Atdhetare e fetare në vitin 2014,

Vitin e 85, të vrasjes së MARTIRIT AT SHTJEFEN GJEÇOVI !

 

            ■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:

                        Prandej, o Zot, prej qiellet

                        Ti priri sytë mbi né,

                        E ban që puna t’ kthjellet,

                        Si asht mirë për Atme e fé,

                        E gjaku i këtij meshtarit

                        T’ kjoftë falë per komb t’ Shqiptarit.

                                    1914, (Mbi vorr të At A. Paliq, OFM.)

 

                                                Me respekt e shpresë…Autori

 

Melbourne, 24 dhjetor 2013.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: at Shtjefen Gjecovi, falni gjaksoret, Fritz radovani

Një bisedë e përmenduar me Zonjën Europë

December 24, 2013 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Një bisedë e përmenduar me Zonjën Europë Kur më thanë se takimi me Zonjën Europë u mundësua, gati dola mendësh. Pak nga gëzimi e pak nga frika. Gëzimi ishte i pa përshkrueshëm,por edhe i frikëshëm. Ç`farë qëndrimi të mbaja? Të flisja e të flisja duke u lavdëruar me të kaluarën tonë? Heshtja nuk më dukej e menqur. Çka të bëj?Nuk kisha këshilltarë,dhe vendosa të punojë në bazë të intuitës sime. A thua do të ia qëlloja? Zonja e rëndë Europë ,e kishta zënë vendin e saj. E bukur ,e skalitur ,e menqur ,e pasur ,plotë krenari.Për rreth saj i kishte të gjitha të bijat . Sipas rregullave dhe protokolit e kreva pranimin e shumëpritur dhe zura vend afër saj. E shikoja ,dhe e vrojtoja ,ishte më e re se gjyshja e ime ,Por kishin dallim . Gjyshja ime , është shumë më e vjetër në moshë,jo aq vitale dhe me fytyrën e saj tregon se ishte e vuajtur gjatë jetës së saj., kurse Zonja Europë me një lekurë të ngrehur natyrale ,me një trup shtatlartë dhe dhëmbët e bardhë nuk jepte përshtypjen e së moshuarës. Rrija shumë afër saj ; herë m`i lëshonte sytë mua ,e herë i shikonte të bijat e saja.. E dalloja që të bijat ,edhe ato ishin më të reja se nëna ime. Por ishin në gjiun e nënës Europë. E nëna ime, kur? E nëna ime kur do iu bashkangjitej atyre?Nga shikimi e kuptova se gjyshja ime ishte ,edhe pse e veshur me kule,ishte një e afërme shumë e afërt me Zonjën Europë. Pse ,gjyshja ime vishte kule ,çitjane? Pse gjyshja ime vishte dimi? Përngjahëshin ndër veti. I hapja sytë se sa mirë e dinte te kaluarën tonë . -Teuta ishte mbretëresha e Ilirëve, e të parëve të mysafirit duke shikuar me sy nga unë ,iu tregonte të bijave. Çudi ,disa prej tyre e dinin e disa jo.! Edhe Teutën ,edhe burrin e saj Agronin ,Zonja Europë e kishte për krenari . Pse? Nuk e dij. Me këte deshte të më thoshte diçka .Nga mosdija e ime , ajo e përfitoi rastin që të iu kthjellon bijave të saja ,pjesë të historisë sonë. Memzi morra guxim që t`i them se e kishim edhe Pirron , e edhe Aleksandrin e Madh . Asnjë lëvizje në fytyrën e saj të rinuar ,nuk e vrejta ,mbasiqë u kyqa në bisedë. Me këtë e kuptoja se ma jipte mundësinë . të flas. Ishte shumë e kënaqur ,që e njoh dhe e pranoj të kaluarën tonë. Në ndërkohë filluan pyetjet që m`i drejtuan të bijat e saja,dhe ajo pa një pa dy e nguti prokokollin ,dhe na thirri rreth tavolinës së madhe ,ku shërbehej çaji . Me këte ,mësa kuptova unë ,deshti që të iu ikë ngacmimeve dhe bisedës e cila kishte shenja joforttë këndëshëm. E madhe, thash më vehte është Zonja Europë.! Jo pse ajo nuk i dinte,por deshte të iu bënte të dijtur disa nga bijave të saja ,gjërat që më qëllim apo jo ato i kishin “ harruar” ,kështu që më ipte vazhdimisht fjalën, Por ,unë nuk isha aq nevojshëm të flisja ,sa kërshërija më brente më shumë të dija pse ajo nuk mi thot troq disa gjëra, ajo nuk fliste më tepër që nuk fliste,dhe vazhdova të flas duke iu drejtur të gjith atij rrethi të respektuar: Mos e harroni -thash, Shën Palin e Shën Jeronimin,ne shqiptarër ua sollëm këta të ndritur.Mos e harroni as Skënderbeun,që në momentin më të veshtirë për Perëndimin ,iu doli përpara bishave aziatike,mos e harroni as Kopernikun që mësimet më të mira i muarr nga shqiptari,nga Gazulli. Po ,Nënë Tereza ? Mos e harroni as Nënë Terezën që i ngrohë shpirtërat e të gjithë besimtarëve të botës. Biseda filloi t`i nxeh fytyrat e disave ,por Zonja Europë mbante qëndrimin e saj prej Zonjeje ,e vetëdijshme ,shumë e vetëdijshme që donte të iu bëne të dijtur të gjitha të bijave se ne shqiptarët i paraprinim Europës me shumë gjëra. E kaluara e jonë shumëshekullore kishte lënë përshtypjen te disa bija të nënës sonë Europë se na jemi po ata të kohës së Kongresit të Berlinit ,të pa ditur dhe të pa arsimuar,së paku unë e fitova përshtypjen e tillë. Ra heshtja. Ndiheshin vetëm hërpat e gojës së bijave të Europës që ngrehin çajin nga ato “takëme” porcellani. Pimje e çajit, por pa zhurmë dhe lëpimje të buzëve. Gjithnjë më shkonte mendja se si do t`i përgjigjem pyetjes (nëse ajo do të më bëhej, e e kisha parandjenjën se po) ,pse e mohojmë të kaluarën tonë. Pse na e duam historinë tonë ,por pa heronj.? Duke e ditur,se kokat e intelegjencës së zbehur që e mohojnë të kaluarën tonë po bëhën bukur si shumë , e kisha të vështirë të pritja ndonjë pyetje në lidhje me këtë dhe t`i dilja përballë me argumentet e mija. Europa na njeh. Bijat e saj edhe me shumë na njohin. “Është tmerrësisht zhgënjyese kur sheh se si, megjithëse roli çlirues i njeriut të ditur është kultivuar qysh prej kohëve të Sokratit e Platonit, në këtë vendin tonë, sheh një kategori që, megjithëse e quajnë veten intelektualë, punojnë me përkushtim të paparë “ (F.L.)për të mohuar gjithëçka që është shqiptare. Në diplomaci,gjuha e trupit ,është gjuha më e përsosur e shprehjës së një mëndimi apo vërejtjeje që vjen nga i takuari me palën tjetër. Unë nuk e kisha të vështirë të lexoja gjuhën e trupit të motrave të nënës sime.,por e vështirë ishte vetëm se ato ishin shumë . Duhej të sjellja një përfundim “sa qil e mbyll sytë” ,në mënyrë që të isha i gatshëm për përgjegjegje. Njëra nga të bijat e Europës ma bëri me dije se e kemi Kalin e Trojës mbrenda. Ishin çaste të gjata të pritjës së ndonjë provokimi ,por e dija që nëna e madhe Europë nuk do të më lerë në baltë ,prandaj e ndjeja veten më të sigurt. E kisha ndjenjën se Nëna Europë i njeh mirë pseudointelektualët tonë të fryer si kacagjela dhe që të lidhur më zhgënjimin e tyre të paditurisë e të interesit material të madh ,kalojnë në çmenduri të njeriut të shpellës duke mohuar çdo gjë të mirë të vetës sonë, dhe ashtu ishte. Prap ,në kokë më sillej se mos ndoshta nga ato bija tëEuropës që nuk lënë gurë pa rrotulluar që vetëm e vetëm ,nëna ime mos t`i bashkohehej këtij rrethi ,në mos më ngacmojnë edhe mua që të jem viktimë e ndonjë grackëje dhe pastaj të rrahin gjoks para përkrahëseve tona : “ E shihni? S`keni me kënd të bisedoni.” Por në kokën time e kisha ngujuar se e tërë drama e pyetje-përgjegjeve është në stilin e paraqitjes së mohuesve tanë, se ashtu pa dhimbje për të kaluarën tonë,t`i bie shqelm asaj duke e tjetërsuar vetën me dikend tjetër për shkak të një kaluareje të përbashkët, apo duke e mohuar identitetin e të parëve të mi. S`më hante palla,e dija gjeturinë time ,e njihja mirë se çka disa nga ato kërkonin,e dija mirë se shumë më shumë dashamirës kisha se sa të atij lloji që më çdo kusht e donin kthimin tonë në “njerëz me bisht”, prandaj më dukej qëndrimi im im më i lehtë në at rreth. Habitej Zonja Europë me zërat e fundit të mendësve tanë që e donin shkapërderdhjen e kombit tonë,duke na sajuar si sajesa të pa qena. Habiteshin edhe bijat e saja që ishin për rreth ,që ne të dilnim si komb shumëkombësh ,një përbindësh i ri i pa origjinë. Por kishte ca dridhje buzësh ironike dhe shikime të vëngërta nga rrethi i madh i rrethit të çajit. E dinin motrat tona për shpërnguljet e dhunëshme të qenjës shqiptare për Turqi? Sigurisht që po. Por frigohesha t a nisi këtë temë ngase : “. Por të kthehemi tek tema. Nëse të koncipuarit dhe “spjegimi” i marrëveshjeve në fjalë qëllimisht burojnë nga instikti islamofob e turkofob, nga mosnjohuria e ekolit dhe sfondit të çështjes shkencërisht, nga binaret e trasuara nga shkollarët albanologë perendimorë/orientalistë, si dhe qasja sllaviste e katolikocentriste e qindvjeqarit të fundit në historigrafinë shqiptare, shtrohet pyetja, ku është huqja më e madhe, në vetë subjektin pretendues, respektivisht ku bazohemi kur themi se pretendimi që Marrëveshjet Turko-Jugosllave u bënë “për shpërnbuljen e shqiptarëve” është i pasaktë ? (F.S) Do të më vërsulen disa nga motrat dhe do më thonë,se kur ju shkruani e mendoni kësilloji ,atëherë pse ne të ndërhyejmë. Ky është mëndim mohues. Europa nuk e do këtë mohim të vetvetës –thoja me vehte. Ashtu rreth çajit e vëreja se nëna Europë m`i lexonte mëndimet dhe me një buzëqeshje të lehtë ,si tinëz i pranonte mendimet e mia. Por….. ……. e doja një thënje troç nga ana e saj dhe mendoja në vete:” Na thuaj troç,çka po të mundon,për çka s`po të pëlqejmë ? Fatkeqësia më e madhe kur nuk thuhet e vërteta. Thuaje haptas,se ke mjaft fuqi. Mos m`a thuaj vetëm me gjuhën e trupit. E ne ,të themi botërisht që edhe ne jemi pjesë e luftës kundër rrezikut të përbashkët që i kanosët perëndimit. Nuk jemi na ata ,të atillë si po na paraqesin”

Filed Under: Opinion Tagged With: e permenduar, Fahri Xharra, me zonjen Europe, nje bisede

KRYETARI I VATRËS URON VATRANËT DHE TË GJITHË SHQIPTARËT

December 24, 2013 by dgreca

GËZUAR KRISHTLINDJET DHE VITIN E RI!/

Nga Dr. Gjon BUCAJ/

Të nderuem vatranë, /

Të nderuem bashkatdhetarë;/

Më lejoni t’ju uroj: Për shum mot Krishtlindjet! Gëzime e shëndet të gjithëve në Vitin e Ri e përgjithmonë! Le të shpresojmë se ky Vit i Ri do të sjellë ma shumë arritje për Kombin tonë, ma shumë arritje edhe për Vatrën tonë.

Ashtë për të ardhë keq që në prag të festave shqiptarët morën lajmin e  refuzimit të marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian. Një notë pakaluese kjo për klasën politike shqiptare.

Për “Vatrën”, viti që po lamë pas shënoi një pikë kulmore me Kuvendin që u mbajt me 28 Prill, një vjetë pas kremtimit të 100 vjetorit të themelimit të saj.

Në Kuvend morën pjesë shumë antarë e dashamirë të “Vatrës”. Punimet u zhvilluen me pjesëmarrjen e delegatëve që  përfaqësonin degët, nga një delegat për 10 antarë. Gjatë këtij viti asht punue dhe vazhdohet me ristrukturimin organizativ të “Vatrës” dhe me disa ndryshime në nenet e Kanunores që rregullojnë funksionimin organizativ të saj, pa ndërrue pikat themelore. Ky vit, sidomos prej Kuvendit e deri në Kuvendin e ardhshëm, asht koha e përgatitjes së ndryshimevet që do t’i paraqiten Kuvendit të ardhshëm për aprovim. Funksionimi i degëvet dhe rritja e vazhdueshme e numrit të antarëvet,  e shtojnë optimizmin për të ardhmen e “Vatrës”.

Ndër aktivitetet e Federatës Panshqiptare të Amerikës “Vatra”, përveç Kuvendit, dallohen edhe aktivitete të tjera, si vizita e Presidentit Nishani dhe pritja e “Vatrës” me darkë në shtator, takimi me Kryeministrin Edi Rama dhe dorëzimi i një liste të arritjevet që “Vatra” dëshiron të realizohen nga koalicioni i ri qeveritar në Shqipni; roli i Degës së Michigan-it në organizimin e darkës për Presidentin Nishani në komunitetin e atjeshëm, kremtimi i njëvjetorit të themelimit të Degës në Jacksonville-Florida bashkë me Ditën e Flamurit, vizita delegacionesh e personalitetesh në “Vatër” dhe aktivitete të tjera kulturore, promivime librash, kremtimi i përvjetorit të pavarësisë në New York ,vazhdimësia e gazetës “Dielli” pa ndërpremje që nga shtatori i vitit 2009, numri special i saj dhe publikimi i përditshëm në online i “Diellit”, shtimi i bashkëpunëtorëve nga mërgata dhe trojet e vendlindjes, etj.

Vatrës për të ardhmen i urojmë: hapjen e degëve të reja dhe rregullimin e funksionit të degëvet në përgjithësi me kanunore dhe rritjen e konsiderueshme të numrit të antarëve, suksese në organizimin e kremtimit të përvjetorit të pavarësisë së Kosovës, promovimin e librit mbi Kosovën (anglisht)  të Jusuf Buxhovit dhe promovime tjera, si dhe Kuvend të suksesshëm në prill e tjera.

Viti që shkoi për kombin tonë në përgjithësi regjistroi si ngjarje zhvillimin e zgjedhjevet parlamentare në Shqipni dhe ato lokale në Kosovë, që u cilësuen nga ndërkombëtarët si ma të mirat deri tash. Mjerisht nuk erdhi ndonji dobi në rrugën e integrimeve, për asnjanin shtet shqiptar, kryesisht për shkak të korrupsionit dhe për arsye të tjera.

Urimet dhe deshirat tona për vitin 2014 janë të shumëta, por kryesisht le të shpresojmë të shohim luftë efektive kundër korrupsionit; zhdukjen e konfliktualitetit politik dhe bashkëpunimin konstruktiv në interes të vendit, në mes të qeverisë dhe të opozitës në Shqipni e në Kosovë; bashkëpunim në mes partive politike shqiptare edhe në  Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore, angazhim institucional për zgjidhjen e drejtë të çështjes Çame; ma tepër randësi harmonisë ndërfetare të shqiptarëvet, angazhimin e institucionevet shtetnore, qeveritare e kulturore  në përkrahjen dhe mbrojtjen e klerikëvet dhe institucionevet fetare që i shërbejnë me përkushtim fesë e kombit, ma shumë angazhim për pengimin e ekstremizmit radikal pas të cilit janë anmiqtë tanë shekullorë; shkëputjen jo afrimin e së kaluemes së diktaturës komuniste; dënimin e krimeve dhe të kriminelëve komunistë, ligjin e lustracionit; përforcimin e vlerave të mirëfillta morale e kombëtare.

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: gjithe shqiptaret, Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, uron vatranet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT