• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

JAM BEFASUAR NGA TRASHEGIMIA E JANKO PALIT

December 22, 2013 by dgreca

Disa mbresa dhe mendime per Jeten dhe Vepren e Janko Palit. /

Nga Polo Mihali /

Ne internet dhe ne shtypin e kohes, kam ndjekur me shume interes shkrimet dhe botimet e Zotit Petraq Pali, por ato qe me kane terhequr dhe befasuar jane prodhimtarite e shumta letrare , qe ka lene trashegimi, te pa botuara deri tani, i Ati i Petraqit, Janko Pali. Jankua, I perket plejades te pare te mesuesve ne gjuhen shqipe, mbaruar Maturen,sic e permend vet ne nje nga poezit e Tij, I perkushtushem ne profesionin, qe tere jeten ja kushtoje mesimdhenies, duke arsimuar mijera nxenes dhe duke mos pu-shuar, duke ndikuar fuqimisht ne rritjen e ndergjegjes Kombetare. Per kontributin e dhene ne kete fush, eshte vleresuar dhe nderuar kudo ku ka punuar dhe ka disa cmime edhe nga Sistemi qe lame pas. Me Poemen ‘Histori e lashte ne vargje”, qe sapo lexova, botim I radhes nga I Biri,krijova bindjen e padiskutushme,qe I Madhi Janko, meriton te studjohet, te vleresohet dhe njifet nga bashke Kombasit, si nje shkrimtar dhe poet I mirefillt, I radhitur krah figurane te njohura letrare te Vendit tone. Kjo veper monumentale, e ndertuar ne vargje, po jep me nje vertetesi te plot , tere historikun e ” Luftes te Trojes” Duke u njohur me Jeten dhe Veprat e Janko Palit, duket si e pabesushme, qe Ay, ne moshen 90-96 vjecare, ka nxjerre nga dora e Tij nje veper kaq madheshtore si dhe shume poezi te tjera.Po kaq na habit fakti, qe ne nje moshe te tille, ka mundur te ruajtur freskine e mendimit dhe forcen fizike, per te na lene keto Vepra qe duhen konsideruar si thesare. Shkrimet dhe poezit e Jankos , qe jane ndertuar ne ate kohe, nga nje Njeri me arsim jo te plot I rezistojne edhe kohes. Pyes vceten: Po sikur Jankua te ishte ne moshen active sot, kur shkenca dhe teknollogjia po ecin me hapa gjigande, ku nje pjese e mira e shqiptareve jene me arsim te lart me Mastera dhe Dok-toratura, c’mund te prisnim nga ky personalitet?. Nisur nga sa me lart, mendoj se Janko Pali , ka qene dhe mbetet nje Njeri I math si shkrimtar dhe poet, nje figure me personalitet, aqsa edhe shkrimtaret tane me me ze, duhet ta kene zili punen dhe vepren e Tij. Nje vleresim te merituar duhet te ket edhe nga Lidhja e Shkrimtareve e deri tek Institucionet Qeveritare . Shkrimet dhe Poezit e Jankos, kursesi nuk duhet te mbeten ne gjume si deri tani.

Nga Polo Mihali- New Jersey USA. December 20, 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: befasim nga trashegimia, e Janko Palit, Polo Mihali

Anastas Janullatos vazhdon misionin e Kozma Etolos për greqizmin e jugut të Shqipërisë

December 22, 2013 by dgreca

“Më 1999 Janullatos shoqëroj ekstremistin grek Babis Karathanos dhe Karamalisin në Livadhja të Sarandës për tu treguar se ku do të ndërtohej kisha e Shën Kozma Etolos”/

Ne Foto: Janullatos me prefektin e Thesprotias Vasili Gjogjakas,Kisha Kozmait, Mursio-Sarande/

Shkruan: Arben LLALLA/

Ardhja në krye të kishës ortodokse shqiptare të Anastas Janullatos është kundërshtuar ashpër nga patriotët shqiptar duke nuhatur rrezikun e asimilimit të shqiptarëve ortodoks nga misioni i tij. Por me kalimin e viteve Janullatos siguroj përkrahjen e drejtuesve të lartë të partive shqiptare në detyrën që kishte marrë përsipër. Në sytë e politikanëve shqiptar Janullatos hiqet si njeri humane dhe njerëzore, por ka shumë të dhëna që kryepeshkopi z.Anastas Janullatos me origjinë nga Preveza e Çamërisë ndër vite vazhdon misionin e priftit Kozma Etolos (1714-1779) për greqizmin e jugut të Shqipërisë duke ndërtuar edhe shumë kisha për nder të Shën Kozma Etolos si mirënjohje për punën e këtij prifti për asimilimin e shqiptarëve në shek.XVIII.

Në Janar të 1999, Kryepeshkop Anastas Janullatos shoqëroj kryetarin e Lëvizjes të Autonomisë së Vorio Epirit, ekstremistin Babis Karathanos, dhe Kosta Karamalisin, në atë kohë kryetar i partisë greke Demokracia e Re në Livadhja të Sarandës për tu treguar se ku do të ndërtohej kisha e Shën Kozmait. Pas disa vitesh ashtu siç kishte premtuar Janullatosi, përfundoj me suksese kisha e Shën Kozmait në Livadhja.

Në Gusht të vitit 2009, Anastas Janullatos shoqëroj për në fshatin Mursio të Komunës së Xarrës që i përket rrethit të Sarandës, prefektin e Prefekturës së Thesprotias Vasili Gjogjakas për ti treguar kishën e re të Shën Kozma Etolos. Të dy përsonalitetet bënë edhe një lutje në këtë kishë për shpirtin e Shën Kozmait. Por kisha me emrin e Shën Kozma Etolos janë ndërtuar në Aliko, Vrisera, Himarë, Çarçovë etj. Këto kulte me emrin e njeriu që punojë për greqizimin e shqiptarëve nuk janë të rastësishme, por gurë themeli për të shkruar historinë greke se Greqia shtrihet deri aty ku shkeli këmba e Kozma Etolosit.

Me financat që ka siguruar kryepeshkopi z.Anastas Janullatos flitet se ka ndërtuar rreth 150 kisha të reja në të tërë Shqipërinë, një numër i madh nëse shihet koha e shkurtër e ndërtimit të tyre dhe kur dihet që në vitet 1990 Shqipëria kishte gjithsej rreth 160 kisha ortodokse. Disa të dhëna jo zyrtare flasin se në tërë Shqipërinë numri i priftërinjve ortodoks nuk i kalon 150 predikues, pra sot ka më shumë kisha dhe manastire se sa priftërinj që duhet të shërbejnë në këto kulte fetare.

Interesantë është fakti se kishat që janë ndërtuar pas viteve 1990 u jepet pamje në arkitekturë si model të kishave greke, duke i ndryshuar karakteristikat të arkitekturës shqiptare sepse kishat ortodokse shqiptare dallohen nga ato greke dhe sllave në llojin e ndërtimit. Një rast të tillë kemi kishën qendrore në Korçë e cila u ndërtua si model i kishës greke dhe nuk ngjan fare në arkitekturë me kishën origjinale që ka ekzistuar në atë vend. Këto ndryshime u janë bërë shumë kishave shqiptare gjatë rindërtimit të tyre duke humbur karakteristikat e tyre shqiptare.

Kush është Kozma Etolos

Kozma Etolos (Κοσμάς Αιτωλός) lindi më 1714 në rajonin e Etolisë në fshatin Mega Dendron, afër qytetit Thermo, u dorëzua murg në malin Athos ku edhe kreu shkollën Teologjike. Pasi mbaroj shkollën fetare filloj misionin për asimilimin e shqiptarëve ortodoks që njihen me emrin arvanitas, më tej e vazhdoj detyrën në Çamëri e deri në Krujë duke hapur shkolla në gjuhën greke. Ai ka hapur rreth 200 shkolla greke duke asimiluar shqiptarët, bullgarët dhe vllehët. Kozma Etolos u arrestua në një fshat të Beratit nga turqit dhe u var më 24 Gusht 1779.

Ishte ideja e Kozma Etolosit që dita e pazarit në Greqi të mos jetë dita e diel ashtu siç e kanë vendosur hebrenjtë, por të jetë dita e shtunë me qëllim që njerëzit të dielën të shkojnë në kishë për tu lutur. Ai u shpall Shënjtor në Prill të 1961 nga Patriakala e Stambollit.

Shën Kozmai për grekët është babai i përhapjes së greqizimit për asimilimin e shqiptarëve (arvanitasve) në Greqinë e sotme dhe për asimilimin e shqiptarëve në Shqipëri. Këtë na e dëshmojnë shumë dokumente historike, njëri në to është edhe libri i shkrimtarit grek, Thoma Paskidhus.

Studiuesi i nderuar, prof. Sherif Delvina, në një studim të tij për figurën antishqiptare të Shën Kozmait shkruan se ai përhapi gjuhën greke nga Suli i Çamërisë e deri në Krujë. Shën Kozmai u thoshte shqiptarëve: “Dërgoni fëmijët tuaj të mësojnë greqisht për arsye se kisha jonë është greke. Dhe ti, vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund të kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, se sa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua, që më premton se brenda në shtëpi nuk do flasë shqip, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do t‘i marr atij të gjitha mëkatet në qafën time, që nga dita e lindjes së tij deri sot, do t‘i porosis të gjithë të krishterët që t‘i flasin dhe do t‘i shlyej të gjitha mëkatet. Ai nuk do ta gjente këtë rast sikur të jepte para me mijëra”. (Predikimi i shtatë, drejtuar shqiptarëve të Epirit).

Në një dokument tjetër për greqizimin e shqiptare të bërë nga propaganda e Shën Kozmait, mësojmë për asimilin e fshtarave shqiptar Frashtan dhe Lugari në Dropull. Frashtani dhe Lugari banohet nga shqiptarë ortodoksë dhe kur kaloi andej Shën Kozmai, deklaroi që këto fshatra duhen të greqizohen. Për greqizimin e fshatrave Frashtan dhe Lugar në Dropull kemi edhe dokumentet historike të kohës së mbretit Ahmet Zogut, kur fshatarët e Frashtanit edhe të Lugarit i shkruanin mbretit të shqiptarëve, Zogut: Ahmet Zog, o madhëri. Kjo punë qish bëri vaki, të mësojmë grekçen në skoli (shkollë)? Frashtani dhe Lugari s’kanë punë me Greqinë se janë me Shqipërinë. Duam gjuhën që flet ti dhe flamurin kuqezi, duam shkollë si në Muzinë, si fshatrat që kemi fqinjë, Labova me Lunxhërinë. Dhe gjithë bregdeti ynë.

Ahmet Zogu, u përgjigjet fshatarëve të Frashtanit dhe të Lugarit: “Vllazën të gjakut dhe të gjuhës! Duke përgëzuar për dëshirat tuaja të zjarrta, ju uroj t’i gëzoni shkollat shqipe”.

Këto janë vetëm disa vështrime historike për propagandën e Shën Kozmait për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Por sot, misionin e Shën Kozmait e vazhdon Kryepeshkopi i Shqipërisë z.Anastas Gerasimos Janaullatos.

Filed Under: Analiza Tagged With: Anastas janullatos, arben llalla, greqizimi i Jugut, Kozma Etolos, misionin vazhdon

Kultura e Vinçës , e Shasit dhe e Komanit

December 22, 2013 by dgreca

Letër e hapur atyre që e dijnë e nuk e flasin, edhe atyre që e dijnë por e shtrembërojnë!/

Nga Fahri XHARRA/

Duke lundruar nëpër histori, e posaçërisht në historinë tonë të bujëshme dhe kolosale, më shkoi mendja tek ” Kultura e Vinçës ” ,” Kultura e Komanit” dhe ” Shasi ilir i 365 kishave”. Unë përvehte i njof shumë mirë që të tri këto epoka të rëndësishme të historisë sonë të vjedhur e të stërvjedhur; por mendova për dashamirët e kombit tonë si ata shqiptarë dhe jo shqiptarë të cilët nuk kanë qasja në këto epoka titanike të kombit . Mos me thuani që nuk është specialitet i juaji, këto që po i përmendi ; se atëherë ma qoni mallin e një specialisti të zemrës i cil kishte me thënë së nuk e njof zorrën qorre. Por jo , Kultura e Vinçës nuk është zorrë qorre e historisë sonë por ndoshta janë mushkëritë apo zemra e kësaj historije të ngratë të vjedhur e të stërvjedhur, të përvehtësuar e të shkruar sipas nevojave të ardhacakëve që u bënë ” patron” në tokën e huaj falë rrethanave historike. Deshta ashtu këmbas të bisedojmë për Kulturë e Vinçës ,e cila është kultura gati më mbresëlënëse e historisë sonë. Keni dëgjuar për te? Nëse po ,pse nuk na keni folur kurrë? Apo juve jeni specializuar vetëm për kohën kur na ishte ndalur ora? Nëse nuk keni dëgjuar , ( e nuk e besoj që jo) atëherë është turp për një historian që mos dij asgjë për kulturën Vinçës. ” Diku nja 45 shekuj pra krishtit ,thuhet që Vinça dhe kultura e saj janë shuar dhe pastaj paskan pas ardhur kulturat e neolitit të rinj, që i paskan pas dhënë emrin e Vinçës ( burimet serbe). Ju nuk e dini se si është quajtur Vinça në gjuhën e të parëve? Sigurisht që jo. 7 mijë vjetë para Krishtit fillon ”optimumi klimatik” atëherë kur fillojnë shkrierjet e masave të akullta. Klima bëhët më e këndshme, më e nxehtë dhe fillon rritja e pyjeve gjetherënëse .Kurse për ne në Balkan , pra në të gjitha ish tokat tona ,që nga fillimi i neeolitit dhe deri në epokën e madhe të tij ,Kulturës së Vinçës e pershkruan një periudhë fiks njëmijë vjeqare. Ishim pra ne këtu edhe atë here por edhe më herët. Të tjerët erdhën pas nesh.,dhe po na e vjedhin atë margaritar të historisë duke na thënë që për ne fillon historia rreth shek.XV-të . Ju e dini se kush., nuk kam nevojë t`ia përmendi emrin. Vinça ,për herë të pare përmendet me 1893, kur në takimin e Shoqatës së Gjeologëve të Serbisë, Jovan Zhujoviqi iu tërhjek vëmendjen për këtë vend historik. Dhe kur me 1897 u gjetën eksponatet e para , u vërtetua që aty pra në Vinçë( afër Beogradit) gjindet një lokalitet parahistorik. E dini ju zotërinj që në atë kohë Serbia e kishte njëfarë autonomie nga turku dhe vepronte si shtet i pamvarur; dhe i lejohej që në atë kohë të bënte largimin me dhunë të shqiptarëve, zbrazjen e tokave tona nga Nishi e këtej , po ata në të njejtën kohë i kishin gjeologët ,historianët dhe largëqofshin të aftë për të përvetësuar e vjedhur tokë e histori. Po ne? “Luftonim “ për mbi jetesë ,të shpëtojmë shpirtin e gjallë . Sidoqoft ,ishte kohë e vështirë. S`ishte fryma në anën tonë. Kush kishte kohë nga ne ,të interesohej për Vinçën? Por sot, Ju të shkolluarit, të paguarit mirë ,të privilegjuarit pse na e mshefni Vinçën? Keni turp që nuk e keni dijtur për te apo që nga një motiv apo tjetër nuk po doni ,apo nuk po guxoni t`a përmendni atë. O ju që e dini e nuk flisni ,pse nuk flisni për Shasin? . Ne keto vendbanime kemi te bejme me nje popullsi albane – shqiptare autoktone, vazhduese e popullsisë së hershme ilire, e formuar historikisht shumë shekuj përpara depërtimit sllav dhe atij osman në këto treva. Këto të dhëna te dorës së parë kundershtojne dhe hedhin poshtë hipotezat ”shkencore” dhe antishqiptare te disa autoreve te huaj borgjez, e sidomos te atyre sllavë, te cilët orvateshin të paraqitnin popullsinë shqiptare të kësaj ane si joautoktone, si të ardhur nga tokat e brendshme shqiptare më vonë, aty kah fundi i shek. XVII dhe fillimi i shek. XVIII, pas luftrave austriako -turke (1683-1690). Edhe shumica e toponimeve te Anes së Malit janë dëshmi se ato i kanë emërtuar për herë të parë shqipfolësit, qe i kishte shenuar administrata e kohes, ne frymen e gjuhes shqipe, Gjetjet arkeologjike e provojnë se qytetin e Shasit të panjohur deri në shekullin VIII në të vërtetë e prek krishterimi i hershëm në periudhën ilire. Ilirizmi i kësaj kulture dëshmohet veçmas nga njëjtësia tipologjike e objekteve të kulturës arkeologjike të Shasit me kulturën iliro-arbërore të Komanit Në kalanë e Delmaces gjenden toponimet e katër kishave si ajo e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Sën Mëhillit si dhe Kisha e Zonjës së Mirë. E gjithë kjo tregon se sa e madhe ishte shtrirja e këtij qytetërimi të hershëm por edhe më rëndësi kishtare e kulturore të Krahinës së Pultit të Sipërm. Zona e epërme e Pultit së bashku me kalanë e Delmacës në bazë të shënimeve dhe fakteve, toponimeve të mbledhura kanë qenë qendrat më të mëdha të krishterimit në këtë rajon. Pse heshtim , kur kemi me çka të krenohemi. Pse nuk ia bëjmë botës të ditur atë që ne e dime; atë që ka kaluar mbi ne dhe atë që ka mbetur pas të parëve tanë: Delmace, duke qenë një vend malor, kur rrethanat ishin të favorshme historike të shek. VI-VIII u bë një qendër me përmasat e një “kulture qytetare” (H. Spahiu “Gjetja e Delmaces” 1971) Sipas arkeologes Etleva Nalbani, kërkimet shkencore për jetën e Mesjetës së hershme në Kalanë e Delmaces shtrihen në një sipërfaqe prej 2 500 metrash katrorë. Aty janë të vendosura në forma tarracash mbi 35 banesa prej guri. Zbulime të rëndësishme e me vlerë janë edhe ato të 300 varreve e që japin shenja edhe për njëmijë varre tjera të pa hapura në atë lartësi mbidetare. Zbulimet e tilla e klasifikojnë Komanin edhe si qendër të referencës së mësimit në të gjithë Ballkanin. Komani si i tillë i banuar nga popullata ilire ka qenë një nga metropolet e Ballkanit Perëndimor. Nuk e kemi dijtur se na është mëshefur; Isaiah Bowmani, gjeografi i Woodrow Wilsonit: ”Kufijtë e Shqipërisë të bashkojnë gjithë shqiptarët me trungun kryesor!. Ai e këshillonte administratën e Rosveltit, dhe e ndihmoi që të skicoheshin shumë aspekte të politikës së Jashtme amerikane të pasluftës dhe të formulohej rindërtimi evropian territorial i pasluftës.( Pajtim Ribaj, Albert Hitoaliaj).

Filed Under: Featured Tagged With: e Shasit dhe e Komanit, Fahri Xharra, Kultura e Vinçës

100 vjet – marrëdhënie diplomatike midis Rumanisë dhe Shqipërisë

December 22, 2013 by dgreca

Në dhjetor të këtij viti u mbushën 100-vjet që nga dita kur qeveria rumune dërgoi një përfaqësues diplomatik pranë autoriteteve shtetërore të Qeverisë së Durrësit në Shqipërinë  e pavarur, duke pranuar, pa mëdyshje, ekzistencën e shtetit të ri shqiptar. Më konkretisht, Qeveria e Bukureshtit ishte e para qeveri europiane që i shtriu dorën miqësore autoriteteve të reja shqiptare, duke u konfirmuar marrëdhëniet e mira që kishin rumunët dhe shqiptarët përgjatë historisë. Kësisoj, duke filluar nga 15 dhjetori i vitit 1913, mbretëria e Rumanisë dërgoi Ministrin Fuqiplotë dhe të Jashtëzakonshëm, N. Burghele, pranë Qeverisë Shqiptare. Qysh nga ajo kohë e deri më sot, shteti rumun ka akredituar në Tiranë 21 përfaqësues të lartë diplomatikë, ashtu si dhe Tirana ka dërguar një numër të barabartë ambasadorësh në Bukuresht.

Për të shënuar këtë ngjarje, Ministria e Jashtme në Bukuresht, në bashkëpunim me Lidhjen e Shqiptarëve të Rumanisë, organizoi një tryezë të rrumbullakët, që kishte si temë njëqind-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Rumanisë dhe Shqipërisë. Nga ana e Ministrisë së Jashtme të Rumanisë morën pjesë Sekretari i Shtetit pranë kësaj ministrie, z. Radu Podgorean, z. Viorel Stanila, ambasadori aktual i Rumanisë në Tiranë (i cili edhe inicioi dhe përkrahu këtë projekt) si dhe George Micu, ish ambasador i Rumanisë në Shqipëri. Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë përfaqësohej, nga ana tjetër, nga znj.Oana Manolescu, përfaqësuese e pakicës shqiptare në Parlamentin rumun, Marius Dobrescu gazetar dhe shkrimtar, kryeredaktor i revistës “ Miku i Shqiptarit”. Në këtë tubim morën pjesë edhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Bukuresht, historianë dhe studiues në fushën e shqipes, gazetarë e përfaqësues të masmedias rumune. Ishte i pranishëm edhe akademiku i njohur rumun, Grigore Brënkush, personalitet shkencor me kontribute të mëdha në fushën e gjuhësisë krahasimtare, sidomos në atë të marrëdhënieve midis shqipes e rumanishtes. Në këtë veprimtari mori pjesë, gjithashtu, Luan Topçiu, diplomat dhe studiues, autor i shumë librave me studime kushtuar edhe marrëdhënieve kulturore midis Rumanisë dhe Shqipërisë. I ardhur nga Tirana, i ftuar posaçërisht për këtë eveniment, shkrimtari shqiptar dhe botuesi Fahri Balliu ishte i pranishëm në këtë aktivitet se bashku me artistin e mirënjohur, piktorin Ali Oseku.

Të gjithë pjesëmarrësit që morën fjalën nënvizuan faktin se, duke u nisur nga faktet historike të evokuara në këtë eveniment, marrëdhëniet midis dy shteteve mund dhe duhet të njohin një zhvillim në nivelin e ndjenjave reciproke të dy popujve, shqiptar dhe rumun. Përfaqësuesi i qeverisë rumune, z. Radu Podgorean, riafirmoi mbështetjen që Rumania i jep Shqipërisë për integrimin e saj në BE. Në fund të këtij takimi jubilar shkrimtarit Fahri Balliu iu akordua „Diploma e Shkëlqesisë” nga ana e Ministrit te Jashtëm rumun, kurse Shoqata e Shqiptarëve të Rumanisë i dha “Diplomën” e Nderit me motivacionin „për kontribut të veçantë në kultivimin e marrëdhënieve kulturore midis Rumanisë dhe Shqipërisë. Z Balliu u çmua për atë që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për njohjen në Shqipëri të disa veprave themelore nga letërsia, historiografia dhe filologjia rumune, përmes botimit të tyre në shqip. Gjithashtu, ai është i njohur në Rumani përmes librave të tij të përkthyera dhe botuara nga Shtëpitë Botuese Humanitas dhe Vremea, libra të pritura me interes nga publiku rumun.

Fatkeqësisht, duke përsëritur, edhe kësaj here, ndërhyrjet e tij të dështuara në mjediset diplomatike, ambasadori Sami Shiba, me shumë vështirësi, mezi arriti të artikulojë, në një anglishte të prishur, disa fraza te thata mbi marrëdhëniet dypalëshe. Ky fjalim, i lexuar keq, me ndërprerje dhe belbëzime te gjata, nuk u arrit të kuptohej nga pjesëmarrësit për shkak edhe të diksionit të papërshtatshëm në këtë gjuhë të komunikimit diplomatik. Nëse nuk do të ishte prezantuar nga moderatorja e takimit, prezenca e këtij „ambasadori” në sallën „Gafencu” të Ministrisë së Jashtme të Rumanisë, asqë do të ishte vënë re nga askush. Por, në analizë të fundit, evenimenti shënoi një sukses dhe riafirmoi në një kuadër zyrtar ndjenjat e miqësisë në të shkuarën dhe në të tashmen që kanë ushqyer dy popujt tanë, shqiptar dhe rumun.

Kushtrim Kastrioti, Bukuresht, dhjetor 2013

Filed Under: Rajon Tagged With: 100 vjet, marrdhenie diplomatike, Rumani-shqiperi

NË EVROPË – SI ALEATË TË AMERIKËS

December 22, 2013 by dgreca

Nga SKËNDER BUÇPAPAJ/

Le ta themi haptas – vendimi për të mos ia dhënë Republikës së Shqipërisë statusin e vendit anëtar për në Bashkimin Evropian, edhepse i pritshëm në një farë mase, nuk ka zgjuar aspak ndjenja të bukura tek Shqiptarët.
Shije disi të baltimtë do të linte sidomos fakti që, për të kundërshtuar kandidimin e Republikës së Shqipërisë për në Bashkimin Evropian, në krye të kësaj nisme mori trajtë një institucion lobues i përbërë nga tri vendet më të fuqishme të këtij organizmi, përfshirë vendin e Tony Blairit, si dhe të dy vendeve të tjera (pra, gjithësejt, deri tash, pesë vende).
Ndoshta, më shumë se vendimi negativ, na befasoi vrazhdësia e sjelljes së vendimmarrësve dhe e termave të përdorura që e shoqëruan atë.
Ne, tashmë Republika e Shqipërisë dhe, herët a vonë, edhe Republika e Kosovës, e shikojmë veten drejtpërdrejt në një garë jetike me vendet fqinje ballkanase – kush do të shpërblehet duke u integruar më herët e më mirë në Evropë, për rrjedhojë, kush do të ndëshkohet me shtyrje pas shtyrjesh, kush do t’i meritojë apo nuk do t’i meritojë shpërblimet, kush do t’i meritojë apo nuk do t’i meritojë ndëshkimet.
Vendet fqinje ballkanase, në gjithë historinë moderne, deri edhe në koniunkturat më të liga e më të mbrapshta, kanë pasur raporte të privilegjuara me Evropën, qoftë me atë të dikurshmen, qoftë me atë të mëvonshmen, e cila identifikohet me vizionin e Bashkimit Evropian. Për këtë, ka ndikuar fuqimisht fakti se këto vende janë aleate të Rusisë. Dhe po integrohen në Evropë si aleate të Rusisë.
Shihet qartë, pra, se tradita ka ndikim të madh aktual dhe se kjo logjikë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Prandaj, ne shqiptarët, mund ta shohim veten të integruar me sukses në Evropë vetëm si aleatë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky vend na shpëtoi në fund të Luftës së Parë Botërore nga kthetrat e Evropës, ky vend na shpëtoi menjëherë pas mbarimit të Luftës së Ftohtë kur makineria e luftës e Millosheviçit synonte të na shndërronte në një komb pa atdhe, pra në një komb-diasporë, ky vend na anëtarësoi në NATO, ky vend dëshmon interes të sinqertë që ne të integrohemi sa më suksesshëm në Evropë, në hapësirën veriatlantike dhe atë globale.
Ndonëse, deri në sekondën e fundit, ne shpresuam në një vendim pozitiv të Bashkimit Evropian, meqë jemi më mirë ose shumë më mirë se fqinjët tanë, ne jemi të bindur se Republika e Shqipërisë nuk e meriton integrimin në këtë organizëm. Po ta kishim ne në dorë, sigurisht, një vendi ku bën kërdinë prej njëzet e sa vjetësh ligji 7501, një klon i reformës agrare të Enver Hoxhës, nuk do t’ia hapnim dyert e integrimit evropian. Nuk do t’ia hapnim dyert pa e vënë në rrugën e zgjidhjes së plotë dhe të drejtë çështjen e pronës. Nuk do t’ia hapnim dyert pa bërë drejtësinë e plotë ndaj klasës së ish të burgosurve dhe ish të përndjekurve politikë, si dhe pa dënimin moral të ish burgosësve e ish përndjekësve të tyre. Nuk do t’ia hapnim dyert pa hapur dosjet e zyrtarëve të lartë të periudhës së tranzicionit, të cilët kanë qenë eksponentë të Sigurimit të Shtetit apo të shërbimeve të tjera lindore antishqiptare. Nuk do t’ia hapnim dyert pa parë se konkretisht po merr fund periudha e pandëshkueshmërisë së politikës së përfshirë në korrupsion dhe në krim të organizuar. E kështu me radhë.
Pikërisht nga Shtetet e Bashkuara, nga njëri prej institucioneve më eksperte të Uashington D. C. vinte këto ditë mesazhi i qartë: për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në vendet e Ballkanit, pra edhe në Shqipëri, është e domosdoshme që të konfiskohen pronat dhe pasuritë e politikanëve. Të gjithë e dinë se në Shqipëri, si në vendet fqinje ballkanike të saj, politikanët janë pasuruar në mënyrë të paligjshme. Kjo ka bërë që në këto vende të ndërtohen një rend i padrejtë, deri në flagrancën më të skajshme.
Për të krijuar një rend të drejtë, është e domosdoshme të ndërtojmë me sukses shtetin e së drejtës, të ndërtojmë demokracinë funksionale, të ndërtojmë pluralizmin e frytshëm bashkëpunues. Kjo kërkon që ne të jemi të hapur ndaj ndihmës së drejtpërdrejtë të aleatëve tanë, në radhë të parë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të të gjithë atyre që janë të prirur e të dëshmuar për të na dhënë ndihmë të sinqertë. Dhe një nga këto ndihma të sinqerta do të ishte që opinionit shqiptar, kur i flitet për korrupsionin dhe krimin e organizuar, t’i flitet gjithnjë e më pak me terma të përgjithësuar, abstraktë, t’i flitet gjithnjë e më shumë me terma konkretë të prekshëm. Në këtë mënyrë faktorët përbërës të realitetit tonë do të krijojnë bindjet dhe vendomsëritë më të plota për të zëvendësuar pjesërisht apo rrënjësisht politikën në Republikën e Shqipërisë dhe në Republikën e Kosovës.
Në retorikën që e shoqëroi vendimmarrjen e këtyre ditëve në Bruksel, u vunë re edhe paragjykime të mbrapshta kundër veçorive tona evropiane, në vend që të theksoheshin e të përgjithësoheshin ato për t’u bërë vlerë e Evropës, siç është toleranca shembullore ndërfetare. Dhe u shpërblyen pikërisht ata që kanë investuar me shekuj për t’i rrënjosur në Evropë e në botë paragjykimet e tilla ndaj nesh, aleatët e Rusisë, në vend që të shpërbylerit të ishim ne për sjelljen tonë shembullore ndaj fqinjëve tanë, ndonëse ata nuk kursyen ndaj nesh armiqësitë dhe mizoritë më shembullore.

Për t’i çrrënjosur këto paragjykime ndaj nesh në trurin e Evropës, natyrisht, ndihma më e sigurtë dhe më e frytshme do të jetë pikërisht Amerika. Garancia më e plotë dhe më e qartë për faktorizimin tonë sa më të suksesshëm evropian, perëndimor dhe global do të jetë pikërisht vizioni amerikan, pa të cilin nuk mund të realizohet kurrë as vetë vizioni aq i mrekullueshëm i Bashkimit Evropian. Për këtë kërkohet që të rritet pesha e Republikës së Shqipërisë në NATO si dhe në të gjitha organizmat e instancat e tjera ndërkombëtare. Për këtë kërkohet konsolidimi sa më i shpejtë i Republikës së Kosovës dhe hyrja e saj sa më bindëse në rrugën e integrimeve evropiane, perëndimore e globale.
Në ditët e sotme ne e shikojmë se Evropa nuk i ka nervat e duhura, nuk e ka vullnetin e duhur, nuk i ka kapacitetet e duhura për të na ndihmuar ne në mënyrë sa më të frytshme në integrimin tonë të suksesshëm. Për këtë, siç e theksoi edhe kryeministri Rama këto ditë, ndikojnë edhe ngërçet e krijuara nga përçarjet e brendshme të vetë Bashkimit Evropian – çka u vu re edhe në rastin e vendimmarrjes për ne, ku vetë institucionet e Bashkimit Evropian ishin haptas kundërvënëse dhe kundërthënëse mes tyre, duke hedhur poshtë konkluzionet e njëra tjetrës dhe duke krijuar çorodi, në vend të kthjelltësisë dhe transparencës, tek vetë vendi që aplikoi për kandidat të Bashkimit Evropian.
Shtyrjet e deritashme doemos ndikojnë tek ne në krijimin e psikologjisë se këto shtyrje do të jenë të pafundme, se dera ndaj nesh do të jetë gjithnjë gjysmë e hapur, pra gjithnjë gjysmë e mbyllur, ndërkohë që fqinjët tanë e kanë të rezervuar biletën e hyrjes, kur të duan ata dhe si të duan ata. Kjo nuk ka pse të zbehë aspak evropianitetin tonë. Ka në Evropë vende bindshëm më të suksesshme se vetë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, siç janë Zvicra dhe Norvegjia.
Vetë Evropa sot përbëhet nga disa rrafshe, diku paralele, diku prerëse, siç janë Bashkimi Evropian, Evropa e Zonës Euro, Evropa e Hapësirës Ekonomike Evropiane (Organizata e Bashkëpunimit për Zhvillim Ekonomik) e të tjera. Kjo e bën atë sa të ndërlikuar, aq dhe të depërtueshme. Për këtë na është e domosdoshme ndihma psikologjike, teknike dhe e gjithanshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Jo vetëm në fazën e anëtarësimit, por edhe në perspektiva tejet afatgjata.

Filed Under: Analiza Tagged With: ne Evrope, si aleate te Amerikes, Skender Bucpapaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT