• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Jakup Krasniqi merret në pyetje nga EULEX, dyshime për krime lufte

December 20, 2013 by dgreca

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është paraqitur në Prokurorinë Speciale, ku po merret në pyetje nga një Prokuror i EULEX-it, si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile në Kosovë, gjatë periudhës 1998-1999.

Ai ka arritur te Zyrat e EULEX-it në dalje të Prishtinës me vetura të Kuvendit të Kosovës, njoftuan mediet elektronike. Zëdhënësi i EULEX-it, Blerim Krasniqi, nuk e ka komentuar lajmin se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është i dyshuar për krime lufte në periudhën 1998–1999. “Prokuroria Speciale e Kosovës nuk ka koment në lidhje me këtë ngjarje”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

EULEX ka zgjeruar hetimet për krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.  Portali  lajmi.net raportonte  se kryeparlamentari Jakup Krasniqi, i cili ka qenë njëri nga anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, gjatë ditës do të mund të merret në pyetje si i dyshuar për krime lufte ndaj popullatës civile, gjatë periudhës 1998-1999,  varësisht nga rezultatet e hetimeve, mund të përfshihet në aktakuzën që tashmë ngritur për Sylejman Selimin, Ismet Haxhën, Nexhat Çubrelin dhe Shefki Hysenin.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i akuzuar, Jakup Krasniqi, per krime lufte

Arrestohet Xhelal Mziu, kryetar i bashkisë së Kamzës

December 20, 2013 by dgreca

Sipas Prokurorise dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme në prokurimin e fondeve për ndërtimin e një rruge./*

Nga Ilirian Agolli/Zeri i Amerikes/

Kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, dhe një zyrtar tjetër, u arrestuan nga policia e Tiranës për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për kryetarin e bashkisë Kamëz dhe një zyrtar tjetër për shpërdorim detyre.

Sipas konfirmimeve zyrtare nga prokuroria shqiptare, hetimet provuan se dy shtetasit kanë kryer veprime të kundërligjshme në prokurimin e fondeve për ndërtimin e rrugës Laknas – Valias i Ri. Komisioni i prokurimit ka shpallur fitues kompaninë “Gj… sh.p.k.”. Kompania ishte skualifikuar nga komisioni i prokurorimit bashkia dhe kishte bërë ankesë. Ndërkohë që shqyrtohej kjo ankesë, sqarojnë burimet zyrtare, rruga kishte nisur të ndërtohej nga një kompani tjetër, e cila nuk kishte arritur ta fitonte këtë tender.

Sektori i krimit ekonomik ka shqyrtuar dokumentat për disa muaj dhe sot është urdhëruar arrestimi i kryetarit të njërës prej bashkive më të reja të vendit, e populluar kryesisht me banorë të ardhur nga zonat periferike të Shqipërisë. Për shkeljet në tendera janë akuzuar edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë të administratës qendrore, ish-ministra, ish-drejtorë. Zoti Mziu është ndër të paktët që po akuzohet nga pushtetarët vendorë. Ai është ndër pushtetarët vendorë me disa mandate në atë zonë si bashkiak, dhe më parë ka qenë drejtor në ujësjellësin e kryeqytetit.

Shenimi yne: Media afer opozites kane shkruar se Xhelal Mziu eshte arrestuar sepse nuk i ka dhene tenderin Koco Kokdhimes

Filed Under: Kronike Tagged With: akuza per tender, Arrestohet Xhelal mziu, Ilirian Agolli

PËLLUMB KULLA PROMOVOI LIBRIN” LUFTË PA FUND”

December 20, 2013 by dgreca

Në Universitetin Europian të Tiranës u promovua përmbledhja publicistike e Pëllumb Kullës.  “Luftë pa fund” është botimi më i ri i UET-Press, i cili ka bërë bashkë, siç i quajti botuesi Çili “tre të tmerrshmit” e publicistikës shqiptare të këtyre 20 e ca viteve të fundit, autorin Pëllumb Kulla dhe Mero Bazen e Filip Çakulin që kanë shkruar parathënien. Të pranishëm ishin kryeministri Edi Rama, kreu i FRD-së, Bamir Topi, anëtarë të kabinetit, personalitete të tjerë të politikës, artit dhe medias, në njëfarë mënyre një “inventar miqsh” për autorin.

“Falenderoj me radhë që nga Mustafa Nano që u bë iniciator, te Henri Çili që e përqafoi menjëherë dhe që më bëri një nder shumë të madh, sepse unë e quaj një libër me vlera të mbledhësh tharmin satirik të 20 e ca vjetëve, si dhe drejtoreshën e Botimeve, Valbona Nathanailin. E zgjata qëndrimin në Shqipëri pikërisht që të dilte libri, i cili nuk do kishte dalë pa angazhimin e kaq njerëzve”, tha Kulla gjatë fjalës së tij të shkurtër përshëndetëse. Ndërkohë që botuesi Çili shprehu kënaqësinë e bashkëpunimit me një nga njerëzit e adhuruar së largu në fund të viteve ’80 për modernitetin e përhershëm. Në këtë libër ka pak për çdo shije lexuesish, shkrime politike, fjalime diplomatike, krijime të satirës dhe humorit, publicistikë, shkrime për figura të njohura të Shqipërisë. “Pëllumbi është një publicist “sui generis” sepse lëndën e vet e nakatos me një humor që mua më pëlqen shumë. Unë bëj pjesë te njerëzit e pakët që dinë ta shijojnë humorin e Pëllumbit. Unë vetë nuk shquhem për të bërë humor, por di ta shijoj atë të Pëllumbit. Pëllumbi është një njeri i ledhatuar nga Zoti në një kuptim, sepse Zoti përveç talentit për të bërë humor, i ka dhënë edhe talentin për të shkruar dhe kjo është një bujari që Zoti nuk e shfaq me shumë njerëz. Njerëzit që dinë të bëjnë humor dhe dinë të shkruajnë, janë sipas meje, njerëzit nga më të dobishmit për një shoqëri, sidomos për një shoqëri si e jona”, tha Mustafa Nano gjatë promovimit.

Publicistika, politika dhe satira e Kullës

Ky vëllim i Pëllumb Kullës, i 15-ti për të në gjini të ndryshme, ndryshe shtegtimi i tij nëpër qiellin politik, sjell një përmbledhje të artikujve, letrave, fjalimeve dhe intervistave të tij në këto 20 e ca vitet e fundit. Jo ato që janë të rëndësishme sot, siç thonë autorët e parathënies, por ato që kanë pasur vlerë në atë çast dhe që vazhdojnë të kenë. “Në këtë vëllim, autori ka bërë një shtegtim në jetën e tij dhe ka përzgjedhur në të, jo atë çfarë i intereson sot, por atë që për të ka qenë e rëndësishme kur ka ndodhur. Ky kriter i jep vlerë identitetit të autorit dhe respekton jetën, mendimet, vlerat dhe “marrëzitë” e tij në kohë, pa vrarë mendje nëse sot janë të përshtatshme ose jo”, thuhet në parathënie. Sipas autorëve të saj, Pëllumb Kulla, është nga ata “diktatorë” të skenës politike, artistike dhe publicistike të këtyre 24 viteve që nuk do të fshehë asnjë pjesë të kësaj jete publike, përkundrazi na i sjell ato me “arrogancën” e zotëruesit të së vërtetës dhe vlerave të qëndrueshme dhe si I tillë ai meriton të skanohet nga publiku shqiptar edhe sot, në këtë moshë. “Vëllimi “Luftë pa fund”, është një dëshmi e gjallë e mënyrës se si një intelektual shqiptar ka jetuar diktaturën dhe dështimet e demokracisë. “Libri është një pasqyrë e gjallë e asaj se si një intelektual nuk mund të heshtë, nuk mund të rrijë mënjanë, nuk mund të bëjë sikur nuk e ka mendjen, ose nuk e shikon çfarë po i ndodh shoqërisë së tij edhe kur ai jeton larg saj. Përkushtimi i Pëllumb Kullës ndaj artit, satirës, politikës dhe publicistikës është një standard, i cili i bën mirë shoqërisë shqiptare. I bën sidomos në këtë krizë të rëndë morale që po kalon, ku debati më i madh i saj është për lojërat e fatit, se sa për fatin e kulturës, për ndërtimet pa leje, se sa për ndërtimin e një shoqërie me vlera, për kultivimin e drogës më shumë se sa për kultivimin e dijes dhe kulturës”, thuhet mes të tjerash në parathënie.

 

Ligji i mercenatit, si mbështetës i vlerave të vërteta

Çakuli dhe Baze ndalen në udhëkryqin ku gjendet sot shoqëria shqiptare, mes banalitetit të komercializmit dhe vlerave të qenësishme që ato kërcënojnë. “Do donim të falenderonim Shtëpinë Botuese të Universitetit Europian të Tiranës, që ka sjellë për publikun kohët e fundit një seri botimesh që nuk bazohet te komercialiteti, por te sistemi i vlerave, një botim i tillë është edhe ‘Lufta pa fund’ i Pëllumb Kullës, i cili është një leksion i hapur për studentët, për gazetarët për intelektualët, për mënyrën si duhet t’i përkasin shoqërisë”, thonë autorët e parathënies, ndryshe një nga “fjalët e vetme të mira ndoshta, thënë nga dy profile që nuk thonë asnjë fjalë të mirë për asgjë dhe asnjëherë”, do komentonte botuesi Çili. Ai shfrytëzoi praninë e Ramës për të propozuar si rregullatorin e trafikut të vlerave dhe jovlerave në këtë udhëkryq të rrëmujshëm, ligjin e mercenatit. “Ndoshta ka ardhur koha që mercenati, ose mbështetja e librave dhe gjithë veprimtarive të tjera kulturore, sportive, të shoqërisë civile të ishte vërtet një veprimtari e mbështetur nga shteti dhe sistemi ynë ligjor dhe fiskal. Kemi një kryeministër që na vjen njëkohësisht nga shoqëria civile, nga arti dhe nga sporti dhe më shumë se secilit do i takonte atij të sillte një erë të re në këtë drejtim, në mënyrë që vërtet të kemi një ekuilibër të ri mes atyre fenomeneve që i prodhon tregu dhe vlerave që shoqëria duhet të gjejë një mënyrë për t’i mbështetur dhe shteti është mbështetësi më i keq, më i dobët, më i padrejtë i këtyre vlerave. Duhet gjetur një mekanizëm nëpërmjet ligjit të mercenatit që sistemi ta bëjë këtë gjë vetë”, tha Çili.

“Shqipëria gjendet në një udhëkryq të rrezikshëm, mes banalitetit dhe komercializimit të vlerave vulgare nga njëra anë, dhe sqimës e sistemit të rrezikuar të vlerave në anën tjetër. Kryqëzimi është historik, pasi në anën e banalitetit dhe komercializimit janë miliona euro në dispozicion dhe një tabor njerëzish pa emër dhe pa fytyrë, kurse në anën tjetër ka pak njerëz që nuk lodhen së treguari se kush është sistemi i vlerave dhe standardi që duhet të respektojë shoqëria, edhe pse nuk paguhen për këtë gjë. Kjo është një betejë që shoqëritë perëndimore e kanë fituar duke hequr dorë nga komercializimi i vulgaritetit dhe duke çuar në bashkëjetesë vlerat me marketingun”, japin ata zgjidhjen që ende nuk ka ardhur në Shqipëri, për të cilën botuesi Çili propozoi një mekanizëm vetërregullues të sistemit.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kryeminsitri rama, Lufta pa fund, pellumb Kulla, promovim ne Tirane

FJALA KRYENGRITËSE NË TELEVIZION

December 20, 2013 by dgreca

E ëmbël dhe e bukur është të vdesësh për atdhe / dhe të lirë të lësh pas vetes / fëmijët, shtëpinë dhe çdo gjë tjetër. –  Homeri/

Shkruan: Rrustem Geci – Dortmund/

Fjala e thënë me kohë, dhe e peshuar  mirë, forcën e saj e ka në çastin kur thuhet. Njëri nga zërat kryengritës të fjalës në Televizion, padyshim ishte, gazetari, xhiruesi, montazhieri dhe redaktori. Kujtesa e asaj kohe s´guxon të mbetet  e pa thënë. Prandaj,është e nevojshme të shkruhet për atë histori të papërsëritshme të fjalës së popullit. Kosova, e përgjakura e fjalës, dhe e kryengritjes, nga dita në ditë po bëhej me shumë duar. Pushtimit të Kosovës i kishte ardhur fundi. Në ato mëngjese rebelimi, qytete e fshatra nëpër Kosovë, lulëzonin me parullat „Kosova Republikë“! „Dhe dil jashtë nga Kosova, Serbi“! Pushteti i pushtuesit dhe vegëltarët e saj, ishin të paaftë ta mbysnin vullnetin e popullit për liri dhe pavarësi. Përkundër shtypjes së egër, dhe dënimeve drakonike, bijtë e saj po ia bënin gjëmën armikut. Rrugët dhe sheshet e Kosovës kudo ishin me kryengritës, dhe të mbytura në gjak. Toka mund të frikohet nga lufta, por, njeriu për liri, kurrrë jo. Demonstratat e vitit 1968, 1981, dhe ato mëpastaj, do t´ia shkulnin rrënjët pushtimit serb në Kosovë.

Jeta e intelektualëve shqiptarë në ato vite ishte me plotë të papritura. Vlimet e brendshme për një Kosovë jashtë pushtetit dhe prangave të serbit zienin kudo në mesin e intelektualve të formuar. Mësuesi në shkollë nxënësit i përgatiste për beteja të reja. E vërteta për Kosovën dhe rreth Kosovës, kudo kërkonte qartësim, rrugën kah do të vejmë. Armiku dhe vegëltarët e saj nuk reshtnin të trumbetonin fuqinë e pushtuesit. Mirëpo, populli është i mençur, ai përherë ka duar dhe grushta. Lavdërimi i disa komentatorëve në RTP ishte i pa zë. Por, populli në çdo çast, di ta hap rrugën e tij dhe ta bëj betejën. Eshtë e ndaluar që Kosova të mos jetë e lirë, e pavarur, dhe mëvete, lexonim në traktet e asaj kohe.

Në Televizionin e Prishtinës, kishte një grup gazetarësh, redaktorësh,  montazhierësh dhe teknikë të përgatitjeve të transmetimit, që nuk i përfillnin urdhërat nga lart, dhe i kundëviheshin politikës gjenocidale serbe, ata ishin; Rexhep Kasumaj, Ismet Begolli, Sherif Konjufca, Ekrem Kryeziu, Mentor Kaçi, Bashkim Ramadani, Hamdi Gërvalla, Rrustem Geci, Xhavit Spahiu, Florie Veselaj, Sejdi Bylykbashi, Ismail Kurteshi, Xhafer Krasniqi,Shaip Dubova, Shaqir Sadiku, Nezir Istrefi, Hamdi Sopa, e të tjerë. TVP-ja kurrë s´reshti të publikonte të vërtetën, pse Kosova duhet të jetë e lirë dhe më vete. Në Televizionin e Prishtinës, rrëfen Bashkim Ramadani, ( një kryengritës i fjalës së lirë ), atë kohë, dorë më dorë ( kuptohet në fshehtësi të madhe ) lexonim trakte, broshura, dhe thirrje të grupeve Ilegale për vetëdijësim të popullatës për një kryengritje të përgjithshme. Televizioni i Prishtinës, ishte vatra, që e bëri të shuhet Lidhja e Komunistëve të Kosovës.

Në ato vite të vlimeve të mëdha, Televizioni i Prishtinës, ndihmoi në pajtimin kombëtar, në faljen e gjaqeve, në zvogëlimin e mullinjëve të gjakut, në ndriçimin e vrasjeve në Armatën Jugosllave, dhe kontribuoi dukshëm , në unitetin dhe ndërgjegjësimin politik të njeriut shqiptar të Kosovës.

Në vitet 1981-1991, Kosova po kalonte një nga periudhat më kryengritëse dhe më të përgjakshme të saj. Demonstratat e studentëve, Grevat e minatorëve , Demonstratat e punëtorëve në ndërrmarrjet e Kosovës për kushte të këqija në punë, Marshi i madh i Kosovës, dhe demonstratat për rrogat e papaguara, vlonin në gjithë Kosovën.

Falë grushtave dhe pikave të gjakut, Kosova po absolvonte në drejtim të shkëputjes prej Serbisë. Liria në fakt as s´falet, as s´blihet, por ajo merret dhe fitohet, këndonin rapsodët nëpër demonstrate dhe pajtime gjaqesh. Kosova e atyre viteve nuk frikohej as nga tymi, as nga baroti. Në këtë tokë, 13 mijë vjet të lashtë, është lind, rritë, dhe është qytetëruar populli ynë i përvuajtur. Arbër, s´jemi mbetje pa rrënjë.  Historia jonë herët a vonë, do të shkruhet ashtu s´i duhet.

Në vitet 1981-1990, Televizioni I Prishtinës, ishte ekrani i betejave dhe i vërshëllimave. Nga ajo dritare magjike e quajtur, Televizion, Kosova edhe qahej edhe zemërohej. Nuk ishte e lehtë  në  RTP,  t´i transmetoje lajmet me praninë e policisë në studio. Por, vullneti për liri ishte ma i madh se kërcënimi për vdekje.

Në ngjarjet e vitit 1981 shumë nga punëtorët e RTP-së, ishin pjesëmarrës të demonstratave, në mesin e tyre patëm edhe të vrarë, të plagosur, dhe të burgosur. Komenti i RTP-së i shkruar nga Rexhep Kasumaj, i pari shkrim i hapur i këtij lloji në gazetarinë e Kosovës kundër  politikës  serbiane të asja kohe, ishte një gjëmë për regjimin, dhe Komenti i Bashkim Ramadanit, për braktisjen e shqiptarëve nga Lidhja e Komunistëve, ishin dy maja të fjalës kryengritëse në Televizion. Në periudhën 1981- 1990, po edhe në vitet e pastajme, Kosova gjenocidohej vetëm për shkak të përkatësisë shqiptare. Njeriut tonë në atë kohë i digjej shpirti për atë që po ndodhte. Sa mbyllej një varr, hapej një varr i ri. Drejtësia për shqiptarët e shtypur dhe të poshtëruar, nuk ekzistonte. Njerëzit dënoheshin pse kishin një lope të kuqe dhe një të zezë. Shqiptarët në atë peridhë nuk gëzonin kurrfarë të drejtash. Harta e Kosovës në ato vite kudo kullonte gjak. Këtë e kemi parë dhe ndjerë të gjithë.

Në vitet 1981-1990 i gjithë sistemi komandues në Kosovë ishte në duar të pakicës serbe. Demonstratat e pandërprera të studentëve, Grevat e minatorëve, grevat e të burgosurve shqiptarë nëpër burgjet serbe, diferencimet në ndërrmarrje dhe shkolla,vrasjet e ushtarëve shqiptarë në ushtri, maltretimet e çdoditshme, helmimi i nxënësve, dhe poshtërimi i shqiptarëve vetëm pse ishin shqiptarë, bën që zëri i fjalës kryengritëse dhe fotografisë në Televizion të jetë më i hapur dhe më i drejtpërdrejt.

Marshi i madh i popullit, ose bashkimi i popullit për të mbijetuar në trojet e veta, ishte një heroizëm i paparë i popullit tonë. Ato pamje epiko-tragjike mbeten të papërsëritshme. Televizioni i Prishtinës në atë kohë kudo ishte me popullin. Ekipet e televizionit brenda dhe jashtë studios në teren, bënin punën e duhur. Punonim ditë dhe natë. Koha s´priste për asgjë. Jugosllavia pritej të shpërbëhej. Çarja dhe thyerja e Jugosllavisë ( u pa ) ishte e përgjakshme. Inflacioni, nacionalizmi serbomadh dhe luftat nga ato çarje e thyerje, do ta shuanin përgjithmon Jugosllavinë, atë krijesë të komanduar nga serbët hegjemonist.

Në gjithë atë katrahurë, Kosova do paguaj çmimin më të lartë; 17 mijë të vrarë, mbi 1 milion të ndjekur dhe të dëbuar, mbi 1 qin mijë shtëpi të djegura, 25 mijë vajza e gra të dhunuara, dhe një popull i tërë i plaçkitur dhe i poshtëruar, nga ata që vrasjen kishin mësim. Në tërë atë ndodhje, TVP-ja bëri atë që duhej bërë, u mbështet fort në krahët e popullit.

Kontributi i Televizionit të Prishtinës, dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, është për t´u vlerësuar. Ne s´bëmë asgjë më shumë se sa kërkonte vullneti i popullit,  TVP-ja ra dëshmor si gjithë dëshmorët e kombit. TVP-ja u rrah, u ndëshkua, u vra, dhe u burgos, dhe më në fund u mbyll për veprimtarinë e saj patriotike, nga një desant që i bëri Ushtria Jugosllave. Prandaj, Unë kujtoj se TVP-ja dhe rreth 500 punëtorët e saj, e meritojnë një vlerësim institucional dhe një pllakë përkujtimore për kontributin e TVP-së, dhënë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Publik i nderuar, rrugën nga kemi ardhur, askush s´ka forcë që ta mbyllë. Ajo rrugë e bërë me vuajtje jete, me dhimbje burgu, me ekzekutime aty për aty, me ndjekje dhe dëbime, me poshtërime e mërgime të detyruara, ngre pyetjen; sa thellë i ka hyrë dhimbja e plagës në trup njeriut tonë, popullit tonë. Gjenocidi i padënuar serb në Kosovë, le të hapur konfliktin me shqiptarët e më gjerë.

Unë kujtoj shprehet Rexhep Kasumaj, se ka një heshtje të çuditshme kombëtare për atë  periudhë të lavdishme të rezistencës sonë. Vërtet, harrimi i asaj rruge, nga kemi ardhur, nuk i bën nder, as RTK- së, as udhëheqjes së saj “harruese”. Deshën apo s´deshën RTK-ëistët, RTK-ja, rrënjët i ka në RTP, në dëshmoren e fjalës kryengritëse. Duhet thënë, se brenda RTK-së është një arkiv i tërë, i trashëguar nga TVP-ja, e që i jep frymëmarrje çdo televizioni!..Eseja për Fjalën Kryengritëse në RTP vazhdon!..

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dortmund, fjala kryengritese, ne Televizion, Prishtine, Rexhep Geci

KUR POETËVE U MUNGON ATDHEU

December 20, 2013 by dgreca

Shkruan: Shaban Cakolli/

Atdheu është më i shtrenjëti dhe mungesa e tijë është dhëmbje,dhëmbje e cila të ndjek kudo,nuk të lë të qetë,larg atdheut ndihesh i huaj,madje edhe pate gjithë të mirat rreth e rrotull.Kurbeti për shqiptarët  ka qenë dhe mbetet plaga e pashërueshme shekullore,e nxitur diku nga përndjekëjet e pushtuesëve,e dikund nga turbullirat e diktaturës të vet shtetit.Kjo e dyta ishte bërë shkak i rrugëtimit të poetit dhe publicistit tonë Eduard .M.Dilo,të cilit nën diktaturën e regjimit komunist të shtetit iu privua gjithçka nga e drejta,si për këtë u detyrua të strehohet në Amerikën e largët,atje ku është djepi i demokracisë,ku jeta është komode.Megjithatë poetët janë shpirti i kombit,ata i mbanë dashuria për atdheun,njerëzit dhe  tokat e shejta të atdheut,kur  atdheu u mungon,ata shkrihen në mallin e tij,e kjo i prishë komoditetin e asaj jete sado e bukur ajo të jetë,poetit dhe publicistit tanë të njohur Eduard  Dilo, i cili zemrën e ndjenë në dysh,nga  Amerika e largët,zemra e tijë rrahë vetëm për  Shqipërinë natyrale.Eduard.M.Dilo,nuk kurseu as mund,as kohë,për të mirat e atdheut,nga larg punoi për ngritëjen e vetdijes kombëtare të të rinjëve tanë,për kulturën e gjuhën,i pa epur qëndroi gjëthnjë zgjuar dhe u bë penë e ndritëshme dhe e dashur e letërsisë sonë.Ai u bë një poet i cili rizgjoi  në zemrat e shqiptarëve të asaj ndjenje të madhe dashurie për Shqipërinë, për vendin e të parëve të tyre, për vendlindjen e tyre, në mënyrë të veçantë të atyre shqiptarëve, që në kohë të ndryshme, janë larguar nga Shqipëria, duke mërguar drejt vendeve të tjera.Dilo, vargëroi me mjeshtri,mall e dashuri për vendin e të parëve,që kanë dalë nga shpirti i  burimit të tij poetik, janë shprehje malli dhe dashurie, në një kohë kur  ndodhet larg brigjeve të Mëmëdheut , larg atyre maleve, fushave, lumenjve, larg fshatit e asaj  qerdhje  në të cilën  është lindur dhe  rritur shtatin fëmijëror.Eduard  Dilo  vargëron bukur dhe ëmbël për  dashurinë e mallit për atdhe,gjuhë,flamur,për Shqipërinë natyrale me gjitha pjesët e saj Kosovën,Çamërinë, dhe gjitha trojet e shqiponjave.Poetët si  Eduard .M.Dilo,i kontribojnë atdheut,kulturës e letërsisë shqiptare,pavarësisht sa larg Shqipërie ndodhen.Ata me shkrimet e veta pasqyrojnë kulturën tonë kombëtare para popujve të botës,kurse Shqipërisë i ngrisin nderë e krenari.

Eduard.M.Dilo,është poet dhe publicist i njohur,por për  ndonjë nga lexuesit që nuk ka njohur   ende  veprimtarinë e tij,po japim disa  fjalë për biografinë e tij:

Eduard M. Dilo, poet dhe publicist. Edhe pse ju privua gjithcka nen diktaturen me te eger ne rruzull qe kaloi Atdheu yne Shqiperia, prape fale talentit, ka nisur te shkruaj qysh femije, e ka bere prova per te botuar ne revistat e gazetat e asaj kohe, por nuk ka mundur. Vec ne nje shkrim te shkruar ne gazeten “Drita”-Tirane, Prof. Vehbi Bala e rreshton nder poetet e rinj te talentuar, qe premton ne te ardhmen. Eduard .M.Dilo është edhe bashkautorë i disa antologjive  të ndritshme poetike.

Ne   vitet e tanishme ka botuar shkrime e poezi te ndryshme sa ne gazeten “ILLYRIA” dhe “Dielli”- NY, gazeta “Rrenjet” -Itali , revista “Dituria”, Suedi aq dhe ne gazeta te ndryshme ne Shqiperi e Kosove. Bashkepunon me revistat elektronike: “Zemra Shqiptare”, “Tribuna Shqiptare” etj.

Ka botuar librat :”Shpirti i Trazuar”, “Diloiada”- bashkeautor me shkrimtarin e mirenjohur Jorgo Telo, antologjite poetike:”Keshtjella e Endrrave”, “Vargu ne Perjetesi”, si dhe pjesmarres ne antologjite:” Zemra Prinderore”, “Shpirti i Fjales” etj.

I detyruar eshte larguar nga Atdheu prej shume vitesh dhe jeton tani familjarisht ne USA.

 

NJEQIND VJET PAMVARSI

 

Njqeqind vjet Pamvarsi

Njeqind vjet qe hoqem zgjedhen

Vargojte nga Turqia

Themelet e shtetit hodhem.

 

Padrejtesia ne na ndau

Na coptoi ne pese shtete

Na percau, na dermoi

Vec s’na beri dot per vete…

 

Na rjedh gjaku ne damare

Jemi vetem Shqipetare

Trojet ne do ti bashkojme

Shqiperine Etnike ta gezojme

 

Njeri- tjetrin te ndihmojme

Larg merive, drejt bashkimit

Kushtrimi vjen nga te renet

Flet Shpirti i Gjergj Kastriot -trimit

 

Jemi nje fis e nje fare

Edhe pse ne tri Fe’ jemi

Kemi nje gjak ne damare

Shqipetare – qe rreh nje zemer

 

Jemi vellezer qe te gjithe

Myslymane e te Krishtere

Te gjithe nje sua kemi

Shqiperine e kemi Nene.

 

Kemi te gjithe nje qellim

Bashkim dhe vetem bashkim

Kemi nje Flamur qe moti

Flamur qe nga lashtesia

Qekur lindi njerezia

(Ai pershkon trojet e mia).

 

Shihni! Valvitet n’ajri

Tej e mbane ne ILIRI

Esht’ flamuri kombetar

Na vlon gjaku ne damare

Do ta mbajme deri ne varr.

 

Rrofte bashkimi, vellazerimi

Qe nga zemra del kushtrimi

Te bashkuar kur ne jemi

Syte plot shkelqim i kemi

Ndrisin drite qe ne agim

Qe te gjithe per nje qellim

Je i shtrenjte Kombi im.

***********

BURRAT E KOMBIT

 

Kur Burrat e Kombit

Gjunjezohen, e puthin Flamurin

Ata burra-trima luftetare

Qe kurre s’ju perkulen furtunes e tmerrit.

 

Jane ata qe s’dine c’do te thote lote

Por ja qe Flamuri i perlot !

Jane ndjenjat me te forta Atdhetare

Se cdo ndjenje tjeter ne bote.

 

E puthin Flamurin

Ballin mbeshtesin ne te

Si foshnja qe mbeshtetet ne gji te Nenes

Ndihen krenare, ne balle bulsa djerse

Ne shpirt gezim e krenari,

emocione te forta ka zemra e burrit.

 

Simboli Kombetar

Gjeja me e shtrejte ne jete

Per te flijohemi mbare

Pa te s’ka kuptim kjo jete.

 

 

THIRRMENI SI ME PARE

 

Emigrant emrin e kam

Edhe pse ne Vendlindje jam

Kam tani shume vjet larguar

Shoh qe qenkam i harruar.

 

Emigrant aty ku jam

Emigrant dhe ne ATDHE!

I pa strehe, i vetmuar

S’ka nje shtepi ne kete dhe

 

Vec abjentin une e njoh

U riperteriva- u bera djale

Plot kujtime, nostalgji

Rrugeve eci pa u ndale…

 

I njoh guret dhe me njohin

Edhe pse une kam ndryshuar

Isha i ri, endrra-shpresa vrare

Tani shkoj une i moshuar…

 

Bora mi ka zbardhur floket

Trupi dikur drejt, tani tkurrur…

Isha dikur djale ne fluturim

Edhe pse endrra keputur

 

U lutem o gure te udhes

Kroje qe rridhni ngadale

Mos me thirrni emigrant

Thirrmeni emrin si me pare…

*******

ENGJELLI MARGARITAR

 

Lulet e Prillit e te Majit

E humbasin bukurine kur je ti

E ndal kengen zogu i pranveres

E me admirim te shikon ne sy

E ndalin rrjedhen burimet

Endal fluturimin zogu shtegetar

Gjithshka rri e te sodit

Se je Engjell, nje Margaritar.

***********

NË KOSOVEN TONE

I lumtur jam këtu mes jush

Në Kosoven time, tuajën, tonën

Në Dardaninë martire Djep të Shqiptarisë

E shquar ndër shekuj për heroizëm.

Dardania e trimave të pushkës, të penës

Dardania – besnikja e Shqiptarisë

Nga gjiri i saj nxorri shume trima

A. Jasharin, H. Prishtinen,Dr. Rugovën-Ideatorin e Pavarsisë.

Sa i lumtur ndihem ne Kosovën tonë!

Ne Kosovën, -tokën dardane…

Ne Kosoven, ku ndodhet Prizereni

Kryeqytet i patriotizmes se trojeve Shqiptare.

Shihni bjeshkët, shihni fushat, gjithçka

Si na presin e na përshëndesin

Se jemi një gjak, jemi një komb, kemi një gjuhë.

Nuk e mposhti koha, rrebeshi…

Zemrat na gufojnë nga gëzimi

Motra- vellezër të gjithe jemi bashkë.

A nuk esht ky fillimi i Ribashkimit kombëtar

Ribashkimit qe na e thotë shpirti, se jemi nga një Asht?

Le ta ngremë dollinë e me fund ta pimë me radhë;

Se ëndrra shekullore po lulëzon

Kosova do t’i ringjitet trungut Amë

E Nana bijn’ e saj fort ne gji e shtrëngon.

 

.*********

EMIGRANTE KUDO QE JENI

Emigrante kudo qe jeni

U pershndes me kete kenge

Motra , vellezer te nje gjaku

Shqiperine e kemi Nene.

Jemi shperndare neper bote

Si zogjte e korbit ne cdo ane

Kemi lene token Nene

Braktisem Nene e Babane

Femijet rriten pa Gjyshe

U mungon krejt dashuria

Ne dhe’ te huaj, te huaj

Gjuhen Shqipe s’di femija

Toka Nene na therret

Ajo ka nevoje per ne

Ka ngelur, vetem, jetime

Me shikim larte ne re…

Motra, vellezer emigrante

Vec nje gje kurre mos harroni

Gjithe femijve te mergimit

Gjuhen Shqipe tu mesoni.

 

•***********

KOSOVE

Kosove, o vend i shejte i shqiptarise

Kosove o toke e sterlashte, djep i trimerise

Kosove o vend legjendash

ku dhe femija lind trim.

Jam tek ty Kosove, te shikoj

Te prek, te puth, guret, balten, gjithshka..

Kosove-Nena Kosove

Nga te kater anet shef syri im!

Kosove, o vend i Bekuar nga Zoti

Jam tek ty Kosova ime

Jam tek ty o vernd i shejte

Nga ku ka Nenen Gjergj Kastrioti

Kosova ime, o toke e vaditur

me gjak trimash e trimneshash

Me lote Nenash qe kerkojne bijt’

Jam tek ty Kosove

Kosova ime e bukur, Kosova martire

Qe prodhon gjithshka te florinjte!

Te dua Kosove

Do te te dua per jete

Se e imja je

Le te vdes tek ty Kosove

Eshtrat rehat do gjejne ne kete dhe’

Enderr te kisha qysh femije

Te te shifja o vend i Bekuar

Esht realitet, sot te shof

te puth, te prek

Kosova ime, jotja, jona

E tille shqiptare do ngelesh per jete.

Ne jete te jeteve do te rrosh.

Filed Under: Kulture Tagged With: kur poeteve, Shaban Cakolli, u mungon Atdheu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT