• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Pema e Krishtëlindjeve 2013 në Rockefeller Center do të ndezi 45 mijë diritat shumëngjyrshe

December 4, 2013 by dgreca

Ky është viti i 81-të i kësaj ngjarje vjetore, që  bredhi llojit Norvegjia Spurce, i cili është 76 – foot – këmbë, dhe që është 47 foot – këmbë në diametër dhe që peshon rreth 12 ton . Pema kësaj rradhe është vlerësuar të jetë rreth 75 vjeçare. Ajo është stolisur me më shumë se 45.000 dritat multi – ngjyrëshe, me energji-efektive LED , dhe në krye është e zbukuruar me një yll kristal Swarovski i gjatë e i gjërë 9 ½ foot këmbë me energji -efektive LED /

Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Gazeta e përditëshme njujorkeze Daily News, shkruan, :”Nëse jeni në Nju Jork, nëse jeni duke planifikuar për të vizituar qytetin e New Yorkut, sot do të ishte një rast i mirë për të parë, pemën e Krishtlindjeve në Rockefeller Center, ceremoninë e ndriçimit vjetor të pemës,. Këtë vit (2013) pemë ndriçimi i ashtuquajtur  Christmas Tree Light Rockefeller Center (e njohur edhe sindezja e dritave të pemës së Krishtlindje në Qendrën Rockefeller), në Nju Jork, është caktuar të mbahet sot të mërkurën, 4 dhjetor, 2013 në ora 8:00 e darkës me kohën lokale.
Sipas faqes së internetit TheTreeNYC.org, pema e Krishtëlindjeve 2013 e cila është ngritur të premten 8 nëntor 2013 (ndërkohë qëceremonia e ndriçimit është sot në 4 dhjetor),  është e caktuar paraprakisht të hiqet nga qendra Rockfeller më 7 janar, 2014.Ndriçim zyrtar i saj do të ndodh, që ajo të ndriçohet çdo ditë nga ora 05:30 e mbrëmjes deri në orën 11:30 të çdo nate. Me përjashtim të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri që bredhi do të qendroi i ndezur 24 orë pa i fikur dritat e dekorit mahnitës.

Pra, në 25 dhjetor në Krishtlindje, pema do të qendroj e ndriçuar për 24 orë . Në natën e Vitit të Ri, dritat kanë për t’u fikur në orën 9:00 të darkës, në pritje të festimit të Vitit të Ri në Times Square, me kohën e rënjes së Globit ndriçues.

“2013 Christmas Tree në Rockefeller Center ”

Leona Lewis dhe Ashanti janë ndër ata që kan konfirmuar deri tani për të marrë pjesë në spektaklin tradicional për Krishtëlindje në sheshin Rockefeller Center, organizuar nga televizioni NBC-së, i cili ka studiot e tij në këtë qender
Atyre do t’u bashkohen edhe interpretues të njohur si Audra MekDonald , Alauren Alaina , Mary J. Blige , Toni Braxton , Mariah Carey , Kelly Clarkson , Kenny ‘ Babyface ” Edmonds , Goo Goo Dolls , Ariana Grande , Jewel dhe The Rockettes .
NBC ka eskluzivitetin e transmetimit televizivë gjatë ndriçimit të pemës më të famshme në botë Pema e Krishtlindjeve, me një transmetim të drejtpërdrejtë nga Qendra Rockefeller në New York City nga ora 8 deri në orën 9 të darkës.
Ky është viti i 81-të i kësaj ngjarje vjetore, që  bredhi llojit Norvegjia Spurce, i cili është 76 – foot – këmbë, dhe që është 47 foot – këmbë në diametër dhe që peshon rreth 12 ton . Pema kësaj rradhe është vlerësuar të jetë rreth 75 vjeçare. Ajo është stolisur me më shumë se 45.000 dritat multi – ngjyrëshe, me energji-efektive LED , dhe në krye është e zbukuruar me një yll kristal Swarovski i gjatë e i gjërë 9 ½ foot këmbë me energji -efektive LED – .
Bredhi i sojit norvegjes është pronë e pyllit të familjes Vargoshe . 95-vjeçaria Eleanor Vargoshe, e zonja e shtëpisë, e ka bërë simbolikisht goditjen e parë me tokmak të pemës së re, dhurat për Nju Jorkun –  në Rockefeller Center me rastin e Krishtlindjeve. Pema me një ceremoni zyrtare është nisur nga fshati Shelton në Connecticut, dhe është e dyta pemë dhurat për Nju Jorku, në gjashtë vitet e fundit në Rockefeller Center, një nga traditat më të famshme në Shtetet e Bashkuara .
Sipas Enstar kjo traditë e Krishtëlindjeve transmetohet çdo vit nga kanali televizivë NBC, e cila organizon pothuajse për çdo mëngjes dhe natë, spektakle me interpretues me emra të mëdha artistësh dhe këngëtarësh amerikan, duke filluar qysh me ceremoninë e  natës së parë të ndriçimit të pemës së Krishtëlindjeve në qendrën Rockfeller në Nju Jork, sot në roën 8 të mbrëmjes.

Një ndër televizionet më të shikuara amerikane dhe më të vjetërit, NBC – i cili e ka bazën e tij në New York dhe pikërishtë në një gradaciele të kësaj qendre, ka organizuar për çdo vjet ceremoninë në Rockefeller Center për ndriçimin e  pemës . NBC, ja, ka qenë i parë kanal televizivë amerikan në ndriçimin e kësaj me transmetim televizivë drejtëpërsëdrejti qysh në vitin 1951. Kjo ka ndodhur gjatë transmetimit me spektaklin e asaj kohe  ” Kate Smith Show . ” e cila, vazhdoi të jetë një ikonë e ekranit amerikan në mbarë vendin me shown televiziv ” Howdy Doody ”  1953-1955 .
Pas ceremonisë së ndriçimit , pema do të mbetet e ndezur në mes orës 5:30 deri në 11:30 dhe për 24 orë vetëm në ditën e Krishtlindjeve dhe Vitin e Ri . Dita e fundit për të parë bredhin e famëshëm të Krishtëlindjes do të jetë 7 janari 2014 . Më pastajPema e Krishtëlindjes në Qendrën Rockfeller në Nju Jork, do të grihet në lëndë druri dhe do të shitet, që fitimet të u dhurohen për të ndihmuar njerëzit e varfër nëpërmjet shoqatës bamirëse Habitat for Humanity .
Pjesëmarrja për ceremoninë e ndriçimit është i lirë , por është e rekomandueshme për të shkuar atje pak më heret, ngaqë ka për të pasur dhjetramijëra njerëz që mblidhen çdo vit, për të parë ngjarjen në Rockefeller Center, kur sot do të ndizet Pema e Krishtlindjeve 2013.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Pema e vitit te ri, Rockefeller Center

PROMOVIM NË NEW YORK- VATRA & KONSULLATA E KOSOVËS

December 3, 2013 by dgreca

FEDERATA VATRA DHE KONSULLATA E KOSOVËS NË NEW YORK PROMOVOJNË“INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË” TË ASTRIT ZEMAJ, KONSULL NË FARNKFURT

Në bashkëpunim me Konsullatën e përgjithshme të Kosovës në New York, Federata Panshqiptare e Amerikës VATRA me seli në New York, promovon librin mbi intervenimin e NATO-s në Kosovë, nga autori Astrit Zemaj, Konsull i Kosovës në Frankfurt, Gjermani.
Promovimi do të bëhet ditën e Premte me 6 dhetor, n’orën 6 pm, në Monroe College, ne adresen:

2501 Jerome Avenue,

 Bronx, NY 10468.

Për librin do të flasë Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York, Ambasador Bekim Sejdiu, i cili është edhe recenzent i këtij botimi, ku trajtohen aspeket politike, juridike e ushtarake të intervenimit të NATOS-s nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
   Në promovim do të jetë prezent edhe autori, Konsulli Zemaj, i ardhur nga Gjermania.
Jeni të lutur që të lajmroni rrethin tuaj, që të marrin pjesë në këtë promovim, natyrisht ata që dëshirojnë. Në mënyrë të posaçme porositen kryetarët e degëve të New York-ut që të lajmrojnë antarët e tyre.

Mirë u pafshim në tubimin e promovimit!

KRYETARI I VATRES

Gjon Buçaj.

Ne foto: KONSULLI  ZEMAJ GJATE USHTRIMIT TE DETYRES

Filed Under: Komente Tagged With: Bekim Sejdiu, Gjon Bucaj, Konsullata e Kosoves, New York, Vatar

LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI

December 3, 2013 by dgreca

JO AMBASADOR NË ZVICËR BIRIT TË XHELIL GJONIT, NJËRIT PREJ PERSEKUTORËVE TË DIKTATURËS
Nga ELIDA BUÇPAPAJ/

Disa ditë më parë shtypi i Tiranës njoftoi se ish-deputeti i PS Ilir Gjoni ishte zgjedhur nga Edi Rama kandidat për Ambasador në Zvicër. Publiku shqiptar e ka shumë të freskët reagimin e Ilir Gjonit kur kryetari i PS nuk e ripërfshiu në listat e deputetëve për zgjedhjet e 23 qershorit. Tekstualisht Ilir Gjoni i tha Edi Ramës se « fisi i tij nga veriu në Jug do ta mbyste me pështyma pa marrë parasysh gjatësinë e liderit të PS. » Nuk di se si tingëllon kjo për opinionin, kërcënim, fyerje, presion apo të tria bashkë. Pas kësaj, Edi Rama e zgjodhi Ilir Gjonin si Ambasador në Zvicër. 
Ndërkohë sipas lajmeve të orëve të fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ish-kolegët e deputetit Ilir Gjoni e aprovuan kandidaturën e tij për të ardhur në Zvicër si Ambasador, ndërsa gazeta e PS Zëri i Popullit, e themeluar prej ish-diktatorit, botonte lajmin se dora vetë Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati mbronte integritetin e kandidatëve, dmth i dilte në krah Ilir Gjonit. 
Ky reagim prej Ditmir Bushatit është i kuptueshëm. Në Komisionin për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, përveç deputetëve të PS, votuan për Ilir Gjonin edhe deputetë të PD-së që janë Aldo Bumçi, Jozefina Topalli, Gerti Bogdani dhe Kastriot Islami. I keni dëgjuar si bëjnë blabla deputetët e PD-së kur është puna për të konsumuar retorikë për bijtë e ish-Anëtarëve të KQPPSH? Po përse heshtën kësaj here ? A nuk është Ilir Gjoni i biri i Xhelil Gjonit, ish-Anëtarit të KQPPSH? 
Po ua jap unë një përgjigje, një version, si e arsyetoj unë, se përse nuk kakarisën as për propagandë ata që „na krenohen se e kanë rrëzuar ata diktaturën“. Sepse po të reagonin edhe për retorikë, deputetët e PS do t’ju përgjigjeshin: „Po ku keni gojë ju të flisni, a nuk e mbajtët për tetë vjet Ambasador në Zvicër, për dy mandate rresht, një ish-kandidat të KQPPSH. Siç ishte Mehmet Elezi ! Dhe ky shkëmbim retorike sa për teatër do të mediatizohej – e populli do të dëgjonte një të vërtetë! Pradaj preferuan të heshtin e ta votojnë Ilir Gjonin. 
Unë nuk do të merrem me Ilir Gjonin. Mund të ketë CV të pasur dhe integritet të pastër. Po a mund të jetë kjo mjaft për të qenë përfaqësues i Republikës së Shqipërisë në Zvicër, kur i jati i tij Xhelil Gjoni konsiderohet si një nga persekutorët më të zinj të regjimit komunist?!
Ne themi shpesh se më 22 mars 1992 rrëzuam diktaturën. Ndërsa prej parlamentit të parë pluralist, që doli prej zgjedhjeve të 31 marsit 1991, Xhelil Gjoni ishte deputet i PS. A kishte të drejtë morale që ky persekutor i regjimit të kishte këtë vend? 
Po ashtu, prej zgjedhjeve të 1997, Ilir Gjoni, i biri i Xhelil Gjonit ka qenë deputet i Parlamentit të PS për 4 legjislatura, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Brendshme, dhe tani pret vetëm firmën e Presidentit Bujar Nishani që të fluturojë e të vijë si përfaqësues i shtetit shqiptar në Konfederatën Helvetike.
Karrierën e bujshme të Ilir Gjonit në demokraci e përmenda për t’i bërë të reflektojnë ata që thonë se meqë është i biri i ish-eksponentit të diktaturës, të mos bëjmë luftë klasash kundër tij! 
Ilir Gjoni, si bir i Xhelil Gjonit, në diktaturë ka pasur të gjitha privilegjet që kanë rrjedhur prej kësaj dhe kjo nuk e ka ndalur aspak që të ketë karrierë të shkëlqyer në «demokraci»! 
Ndërsa viktimat e regjimit diktatorial kanë mbetur viktima të këtij sistemi hibrid që ekziston sot në Shqipëri. 
Xhelil Gjoni nuk ka kërkuar kurrë ndjesë për rolin e tij të zi kundër inteligjencies. As Ilir Gjoni nuk e ka dënuar diktaturën, nuk e kemi dëgjuar kurrë të thotë se „Unë Ilir Gjoni distancohem nga bëmat e tim eti dhe dajës tim, që është Hysni Kapo, i cili konsiderohet nga vetë bashkëshortja e tij Vito Kapo, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit ».Le të hapet debat për opinionin publik. Ku janë opinionistët. Le të më thonë që gaboj. 
Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës të mos e firmosë. Këshilltar i Presidentit të Republikës për Kulturën është edhe Amik Kasoruho, një ish i burgosur nga regjimi komunist, i cili e njeh kalvarin e vuajteve që kemi përjetuar ne të mëdhenj e të vegjël nga një diktaturë mizore që nuk i fali as fëmijët e viktimave dhe i bëri të vuanin pa as më të voglin faj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Elida Buçpapaj, Jo te birit, leter Nishanit, Xhelil Gjonit

Detroit- Shqiptarja dëbohet bashkë me 3 fëmijët amerikanë

December 3, 2013 by dgreca

Autoritetet në Detroit, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë vendosur që të dëbojnë 40-vjeçaren shqiptare, Çile Preçetaj, e cila figuron pa dokumente, pasi humbi gjyqin si azilkërkuese.Preçetaj, nënë e tre fëmijëve, duhet të lërë sot së bashku me fëmijët, në orën 10:30 të paradites, shtetin e Detroit, pas një urdhri të nxjerrë nga autoritetet e këtij vendi.Lajmin për dëbim, 40-vjeçarja shqiptare e ka marrë të hënën në mëngjes, dhe ka vetëm 24 orë kohë në dispozicion që të mbledhë valixhet dhe të niset për në Shqipëri.“Në eksperiencën time, nuk kam parë kurrë që të dëbohet një nënë me fëmijë. Asnjë nuk arrin ta besojë se kjo gjë do të ndodhë realisht”, -është shprehur avokati ligjor i shqiptares, Andrew Johnson, i cili duhet të shpëtojë në një kohë rekord klienten e tij nga dëbimi.Ndërsa bashkëshorti i saj, me origjinë nga ish republika jugosllave, Pjetero (Pete) Gojcevic, ka thënë se po pret që të ndodhë ndonjë mrekulli që gruaja dhe fëmijët e tij të mos dëbohen nga Detroit-i, raporton “Detroit Free Press”.

Historia e shqiptares, u largua nga “kthetrat” e të fejuarit

40-vjeçarja shqiptare, Çile Preçetaj, ka lindur në vitin 1972 në Shqipëri. Në vitin 2000 ajo udhëtoi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që t’i shpëtonte kështu abuzimit të të fejuarit të saj, nga i cili kishte frikë se mos e rrëmbente dhe e shiste për prostitucion. Pas arratisjes nga Shqipëria, Preçetaj së bashku me disa shoqe të tjera, nëpërmjet Kanadasë, hyri ilegalisht në SHBA. Menjëherë pas arritjes në “tokën e premtuar”, ajo iu dorëzua autoriteteve amerikane dhe kërkoi strehim. Gjatë kohës që ajo jetonte në SHBA në mënyrë ilegale, Preçetaj u martua me një jugosllav, i cili ishte zhvendosur në SHBA 40 vjet më parë. Ajo ka tre fëmijë dhe që të tre kanë nënshtetësi amerikane.Pavarësisht kërkesës së saj për strehim, një gjyqtar që merrej me çështjet e emigracionit, e rrëzoi kërkesën e 40-vjeçares për strehim, duke argumentuar se asaj i mungonte besueshmëria dhe dyshohej se ajo ishte e përfshirë krime dhe prostitucion.Preçetaj nuk e mori të drejtën e strehimit, për shkak se “femrat e reja dhe të pashme nuk bëjnë pjesë në grupin e azilkërkuesve”. Kështu në vitin 2008 gjykata e rrëzoi përfundimisht kërkesën e shqiptares për azil.Ndërkohë 40-vjeçarja shqiptare vazhdoi të jetonte në SHBA, dhe gjatë kësaj kohe ishte e detyruar që të paraqitej tek autoritetet e Detroit një herë në muaj. Ajo e dinte që do të vinte një ditë kur duhej të largohej, por nuk e dinte se cila do të ishte ajo ditë që do të sillte dëbimin e saj nga SHBA-të dhe ndarjen nga bashkëshorti.Të hënën Preçetaj mori urdhrin që brenda 24 orëve duhej të largohej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sot pritet që ajo të kthehet në Shqipëri, për të jetuar me prindërit e saj të moshuar në një fshat në veri të vendit, bashkë me tre fëmijët e saj, por larg bashkëshortit.Burri i saj, Gojcevic thotë se është i habitur për këtë vendim të qeverisë amerikane, pasi presidenti Barack Obama, ka thënë se nga SHBA-të duhet të largohen vetëm ata emigrantë, të cilët kanë histori kriminale dhe jo ata që kanë fëmijë me nënshtetësi amerikane, dhe për më tepër ata që janë të pastër dhe nuk kanë kryer asnjë vepër penale.

“Lërini fëmijët të jetojnë dhe të rriten në një vend të cilin e njohin”, -i ka bërë apel qeverisë Gojcevic. /B.S/

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: B Sina, Cile Preceta, debohet nga Amerika

MESHE PER DITEN E FLAMURIT NE NEW YORK

December 3, 2013 by dgreca

Kisha katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës” – Our Lady of Scodra- për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, mbajti një meshë dhe ngriti Flamurin kuq e zi në Kambanaren e Kishës /NGA BEQIR SINA, New York/

 Hartsdale  – New York , 28 nëntor 2013 – “Historia e popullit shqiptar është unike : si pasardhës të drejtpërdrejtë të ilirëve të lashtë , shqiptarët janë ndër civilizimet më të vjetra të Evropës . Gjuha shqipe përbën degën e vet të gjuhëve indo – evropiane , dhe traditat kulturore shqiptare janë të dallueshme për theksin e tyre të jashtëzakonshm; për besën, mikpritjen dhe bujarinë . Përveç kësaj , historianët dhe madje edhe poetë amerikanë , si Henry Wadsworth Longfellow, ka thënë në festën e pavarësisë, asambleisti Mark Gjonaj – kur flet për shqiptarët tregon njësoj për guximin të jashtëzakonshm të shqiptarëve si trima e të besës, duke e ilustruar shqiptarët prej nga heroi kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu. Ishte se pavarësia e Shqipërisë, e njëjta frymë dhe dëshirë për vetëvendosje që çoi shqiptarë deri në deklaratën e Pavarësisë së  Shqipërisë, ngritjen e flamurit kuq e zi gati 101 vjet më parë nga Perandoria Osmane , më 28 nëntor 1912. Në atë ditë , flamuri shqiptar – një shqiponjë me dy koka e zezë mbi një sfond të kuq – ishte ngritur , duke treguar se i ishte dhënë fund sundimit të huaj 500 vjeçar në tokat shqiptare .
Edhe këtë vit , si është bër traditë tashmë nga Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, besimtarët shqiptarë katolik, në zonën e Nju Jorkut, nderunë këtë ngjarje historike me mbajtjen e një meshe dhe ngritjen e flamurit kuq e zi në majën e Kumbonës së Kishës, që është dhe pjesa më e lart e saj – gjatë së cilës flamuri shqiptar do të jetë ngritur për të u valëvitë krenar pranë flamurit amerikan .Mbasi Shqiptarët e konsiderojnë ShBA aleatin e saj më të mirë-  prej nga mbështetja e Presidentit Woodrow Wilson për pavarësinë e Shqipërisë një shekull më parë, demokratizimin e Shqipërisë mbas gjysmë shekulli të sundimit komunist dhe me mbështetjen më të fundit amerikane të pavarësisë së Kosovës .

I përnderëshmi Dom Pjetër Popaj, famullitari i Kishës duke ofruar Meshën në gjuhën shqipe kërkoi nga besimtarët që të luten për shpirtrat e të gjithë atyre shqiptarëve “që luftuan dhe vdiqën për të atë që Shqipëria, u bë e pavarur. “Po të mos ishin ata shqiptarë të guximshëm të cilët ishin të gatshëm për të luftuar dhe për të vdekur për Shqipërinë, ne nuk do të kishim një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, si e kemi sot”, tha Dom Pjeter Popaj gjatë meshës.

Duke shtuar se :”Historia e jonë nuk është e shkurtuar por me mijëra vjeçare.Zoti i madh e ka ruajtur dhe forcuar popullin tonë, që t’u qëndroj luftërave, okupimeve prej të huajve, diktaturëve e vujatjeve të vazhdueshme. Armiqtë tanë n’daç të huaj n’daç të shtpisë jan munduar për t’na përulur, nënçmuar, mohuar të drejtat humane dhe në fund për të na shkatërruar krejt” thotë Dom Pjetri.

Drjetori i Qendrës Kulturore Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, z Mark Shkreli – njoftoi sot se më 28 Nëntor është kryer  ngritja e Flamurit kuq e zi mbi Kambanaren e Kishës “Zoja e Shkodres”, e cila tanimë është bërë nji traditë në këtë kishë.

Ai thotë se ceremonia ka filluar në ora 12 të mesdrekës me Meshën e shenjtë kushtuar dëshmorëve tanë dhe amerikan të të gjitha kohërave., ku kan bashkëmeshuar famullitari, i perndershmi Dom Pjetër Popaj dhe meshtari, i perndershmi Dom Viktor Dedaj.

“Fill pas Meshës, thotë Shkreli, në oborrin para kishës ka filluar ceremonia e ngritjes së Flamurit, përcjell me këndimin e himnit Amerikan dhe të Shqipërisë, me pjesemarrjen edhe të Dom Pjetër Popaj, Agim Kola, Dom Viktor Dedaj, Orsin Turmnalaj dhe fëmijve të grupit folklorik të vallëtarëve – “Rozafati”. 

Më pas në sallën e Qendrës “Nëna Tereze” ishte përgatit një koktej me pije dhe ushqime të ndryshme të rastit si dhe një program i bukur kulturor. Moderatoti i programit ishte z. Mhill Velaj, i cili  e përshëndeti auditorin, falenderoi Dom Pjetrin për këtë organizim e mandej paraqiti folësin e rastiti, Prof. Gjon Frani Ivezaj, i cili foli mjaft në detaje për ata që i parapriu datës së 28 Nentorit 1912, si dhe për vetë ngjarjet e 28 Nëntorit.

Shkreli, shtoi se se “”Z. Nosh Camaj recitoi një poem të vetën kushtuar kësaj feste të madhe kombëtare dhe të rinjt e Grupit “Rozafati”, me koregografen Angjelina Nika, të gjithë të veshur me kostume folklorike shumëngjyrëshe, kërcyen disa valle nga trevat shqiptare” tha Drjetori i Qendrës Kulturore Nëna Terese, pranë Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, z Mark Shkreli .

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Meshe per Diten e Flamurit, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT