• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

VATRA DHE PROTESTA KUNDER KRYEPESHKOPIT JANULLATOS

January 28, 2014 by dgreca

Mesazhi i Kryetarit te Vatres, dr. Gjon Bucaj per Bishop NIKON/

Propozimi i ditës së djelë për nji takim me Janullatos të hanen në mbramje, u refuzue si i padobishëm nga organizatorët e protestës, mbasi protesta nuk mund të anullohej. Si erdhi deri tek takimi me përfaqësuesat e Kryepdshkopit mbasi ishte refuzue fillimish? Zoti Mark Gjonaj, antar i Asemblesë së Shtetit të New York-ut, me njoftoi me telefon të hanen rreth drekës, se Vatra kerkohej qe te vinte ne nji takim ne zyren e tij, ku do te jete Bishop Nikon, përveç tjerësh. Aty mendova pa mëdyshje se Vatra nuk mund te refuzonte takimin me kete prelat të lartë shqiptar, të cilin e respektojmë si udhëheqës të Kishës Ortodokse të Nolit në Amerikë dhe i jemi shumë mirenjohës per pjesëmarrjen e tij ne kremtimet e 100 vjetorit te themelimt te Federatës. Ai i prini Lutjes Nderfetare me të cilën filloi Konferenca  Shkencore, bashkë me  udhëheqësit tjerë ma te lartë të besimevet tona. Atij na duhet t’i shkojmë në takim pa pyetje dhe pa kushte.  Tue u ndodhë larg dhe i pamundun të shkoj vetë, iu luta nënkryetarit, zotit Asllan Bushati, të shkonte në takim dhe t’i sjellte përshëndetjet e Kryesisë së Vatrës me nderimet ma të mëdha. I sigurtë se tema dominuese e takimit do të ishte rreth protestës së përgatitun kundër Kryepeshkopit Janullatos, i rreshtova në letër disa prej arësyeve pse shumë shqiptarë do të protestojnë kundra kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare në mbramjen e ftoftë të së martes me 28 shkurt 2014, përballë Fordham University në Bronx.

 

Letrën, të shkrueme anglisht, ia dhashë zotit Asllan për Hirësinë e Tij Nikon, si argument për mbledhjen nga Vatra. Ja mesazhi:

 

Your Grace, Bishop Nikon,

 

We believe that it is appropriate for VATRA to list the concerns of those Albanian Americans who have decided to take part in tomorrow’s rally. We consider ourselves honored by being invited and obligated to take part at this meeting and contribute to the clarification and exchange of information that the given situation requires. For this purpose, we feel that is necessary conveying some of the
issues that we believe are at the root of the concerns of many Albanians here in the Diaspora and in the Motherland:

His Excellency, Janullatous, was sent to Albania to rebuild the Orthodox Church that was left in devastation by the communist regime in terms of churches, clergy, and the spiritual condition. While he met the qualifications to head the church, many took issue with the fact that he was not an Albanian by blood and language as required by the Church Statute which remained in effect until destroyed by the communist party, suffering the same fate as other religious institutions and communities. Another issue that is continuously kept alive in discussions is enthroning the head of the Albanian Autocephalous

Church could not have been valid if there were any dissenting voices during the process. Being that many dissenting voices were raised during the process, the governing body moved to another location where dissenting voices were not allowed in. At that time Janullatos was chosen as a temporary custodian but recently Janulltos stated that ‘we are all here temporarily’ insinuating that he had no intention of leaving his post.
In Greece Chruch and State are not separate, therefore he is considered a high official of the Greek State. This is perceived by many as a conflict of interest. This is illustrated by two examples:
Janullatos publically spoke out against the military and humanitarian intervention of NATO saving the population of Kosova from Serbian genocide and ethnic cleansing.
On the occasion of an anniversary, Chams in Albania asked all religious leaders for an interfaith prayer for souls of victims of genocideand ethnic cleansing suffered by Muslim Chams at the hands of Greek military in 1945. Jannullatos refused to take part in that prayer while leaders of other faiths in Albania did in fact join in prayer.
Albanians give much importacve to the fact that Fan Noli’s image, founder of the Autocephaly of the Orthodox Church of Albania, is nowhere to be seen in churches throughout Albania.
The language of the liturgy translated by Noli and used in masses and other liturgical functions has been changed by Archbishop Janullatos.
Additionally, many churches are being renovated or rebuilt entirely in the greek style as opposed to the traditional Albanian architectural design.
Some churches in the traditional Albanian style are left do decay like the ones in Qesorat, Polican and others.
There are many other concerns, seemingly unimportant, but they all add up and give an impression, rightly or wrongly, that the Autocephaly is being downgraded and gradual helenization of the South is subtly taking place.
We believe that this meeting and Your Grace showing interest in addressing the issues of concern, will help clear the air from confusions and contribute to resolving the factual issues, thus bringing harmony and peace that all appreciate and desire.
We at VATRA treasure the memory of Your Grace leading the Interfaith Prayer at the 100th anniversary celebration of the Federation. We will always try our best to contribute in preserving and strengthening the religious harmony among Albanians, as a cornerstone of the foundation of our common house, our beloved nation.

27 January 2014

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Gjon Bucaj, mesazh per bishop Nikon, Protesta kunder Janullatos

PËRFUNDOI NE NJU JORK TAKIMI MES ORGANIZATORËVE TË PROTESTËS ME PËRFAQËSUESIT E KRYEPESHKOPIT JANULLATOS

January 28, 2014 by dgreca

* PROTESTA ZHVILLOHET SONTE, 28 JANAR 2014,  NE OREN 5 e 30 /

* Takimi u organizua në zyrat e ansambleistit të shtetit të Nju Jorkut, z. Mark Gjonaj. Në takim kishin ardhë Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korcës Joan Pelushi, Jim Liolin, Lu Fundos, Tom Beno etj./

*Marko Kepi per DIELLIN: Ne protestojme qe ne krye te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise, te vije nje Kryepeshkop si Joan Pelushi, me gjak, gjuhe, nenshtetesi e Kombesi Shqiptare! Uroj qe kjo dite dite te vije shpejt!/

 Nga Dalip GRECA/

  Të hënën në mbrëmje të datës 27 Janar 2014 u bë një takim në zyrën e ansambelistit të shtetit të Nju Jorkut z. Mark Gjonaj me përfaqësuesit e Kryepeshkopit Janullatos. Ky takim ishte propozuar nga z. L Fundos gjatë takimit të së shtunës të zhvilluar në Shtëpinë e Vatrës. Kishte ardhë në këtë takim Bishop Nikoni, Mitropoliti i Korcës bishop Joan Pelushi si dhe shoqëruesit e tyre.  Drejtues i këtij takimi ishte asambleisti Mark Gjonaj, i cili prezantoi disa nga shqetësimet e komunitetit shqiptar dhe protestën e tyre.Takimi vazhdoi qetë me pyetje dhe përgjigje nga të dy palët. Bishop Nikoni bëri një ekspoze të Kishës Orthodokse Shqiptare dhe punët lavdëruese që ka bërë Kryepeshkopi Janullatos në ngritjen e Kishës ortodokse shqiptare. Ai argumentoi se Hirësia e Tij është tashmë i pranuar nga besimtarët ortodoks të gjithë Shqipërisë dhe këtu nga Kisha Ortodokse Shqiptare e Amerikës dhe ortodoksit shqiptarë. Hirësia është një personalitet i njohur  dhe ka bërë shumë për Kishën Ortodokse shqiptare dhe është i vlerësuar në botë. Ai tha se e shihte të pavend protesën që bëjnë shqiptarët e Nju Jorkut dhe kërkoi të dinte arsye: Përse po protestoni?- pyeti ai. Nuk na nderoni kështu! Ja unë që përfaqësoj ortodoksët  shqiptarë të Amerikës jam këtu. Atëhere në emër të kujt protestoni ju? Të ortodoksëve jo. Ai këshilloi që të hiqnin dorë nga kjo pretestë sepse bëhet në kohë të papërshtatshme dhe në vend të gabuar.

 

Presidenti i Shoqatës Rinore”Rrënjët Shqiptare” Marko Kepi parashtroi shqetësimet që i kanë detyruar disa nga organizatat që t’i bashkohen kësaj proteste. Ai rënditi probleme të tilla si: Fortulumturia e tij erdhi si eksark për rorganizimin e Kishës ortodokse jo për të qëndruar përjetësisht në fronin e kryepeshkopit, ndërkohë që Statuti i kishës Autoqefale të Shqipërisë e kërkon të parin e Kishës me nënshtetësi, gjuhë e Kombësi shqiptare. Po ashtu ai ngriti problemin e ndryshimit të arkitekturës së Kishave të ndërtuara nën drejtimin e Kryepeshkopit,krejtësisht me stilin e kishave greke, kritikoi qëndrimin e Hirësisë për kundërshtimin e ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, për mospërkrahjen e popullsisë came dhe refuzimin e Lutjes për viktimat; nuk njeh genocidin grek mbi Camërinë etj.

 

Metropoliti i Korcës Joan Pelushi mbajti pjesën kryesore të debatit. Me njohuri të thella teologjike ai u përpoq të sillte informacion të gjërë rreth funksionimit të Kishës Ortodokse, të konceptit të Autoqefalisë, solli shembuj, fakte, shifra nga puna e madhe e Kryepeshkopit Janullatos në Krye të Kishës etj. Sa për nenin 16 të Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare të vitit 1929, ai mbrojti pikëpamjen se Statuti nuk është i pandryshueshëm. Ai i këshlloi përfaqsuesit e protestës që ajo të mos bëhet dhe ajo nuk i nderon shqiptarët e Amerikës. Kryepeshkopi , tha se me këtë vlerësim që i bëhet Hirësisë së Tij, nderohet Kisha shqiptare, ortodoksizmi në Shqipëri. Ne duhet të krenohemi me këtë, jo të protestojmë. Mitropoliti Pelushi tregoji dhe vështirësitë e Kishës , mungesën e prifëtrinjëve, mundimin që duhet për të përgatitur një peshkop etj.Ai solli fakte dhe detaje nga gjendja e sotme që ka Kisha Ortodkse Shqiptare dhe bëri krahasime edhe me fetë e tjera.

 

Puna që ka bërë Hirësia e Tij Janullatos është e jashtëzakonshme, tha Mitropoliti. Pse po protestoni- shfaqi ai habinë e tij dhe shtoi: Aty do të ngrihet flamuri shqiptar, ai amerikan dhe i Universitetit Fordham. Ju jeni kundër? Pse?

 

Zef Balaj shfaqi opinionin e tij dhe argumentoi pse janë të pakënaqur shqiptarët me Janullatosin në Krye të Kishës Autoqefale Shqiptare.Ai përmendi Kombësinë e Kryepeshkopit, përkohshmërinë e misionit të Tij dhe të tjera shqetësime që janë objekt i protestës.

 

Nënkryetari i Vatrës Asllan Bushati, tha se Vatra e mbështet protestën. Pasi vlerësoi kontributin e Kishës Ortodokse krahas besimeve të tjera, ai shfaqi rezervat e Vatrës për qëndrimin e Fortlumturisë së Tij në krye të Kishës Autoqefale. Kur statuti e kërkon prerazi se në krye duhet të jetë një Kryepeshkop me gjuhë, nënshtetësi e Kombësi shqiptare, ai duhej të kishte kryer misionin që mori përsipër në ringritjen e kishës dhe të shkonte. Edhe mënyra se si e mori e fronin me kundërshtime gjatë ceremonisë, Vatra mendon se ishte një arsye që ai nuk duhej të bëhej Krypeshkop, përderisa  kishte zëra kundërshtues. Vidio me pamje nga marrja e fronit vazhdon e qarkullon në internet. Hirësia e Tij ka bërë pak për  përgatitjen e kuadrit drejtues të Kishës. Janë 22 vjet dhe Kisha Ortodokse mbanë sërish në krye një njeri që nuk është me Kombësi shqiptare. Ai erdhi nga Kisha Greke, ku kisha dhe shteti janë bashkë, ndërsa në Shqipëri jo. Përderisa ka mospajtime të Kishës Greke me atë shqiptare dhe e djeshmja e tyre ka qenë një luftë e ashpër, në fronin e Kishës shqiptare duhej të ishte një shqiptar. Nuk pati kohë Hirësia të përgatiste një pasues shqiptar? Ishte ironike e tallëse përgjigja e tij për përkohshmërinë e Misionit: Ne të gjithë jemi të përkohshëm në këtë Botë?

 

Vatra nuk mund të pajtohet me faktin e injorimit të Ikonës së Kishës Autoqefale ortodokse Shqiptare, Imzot Fan S Noli, edhe pse Mitropoliti tha se ai kishte bërë shumë për Imzot Nolin.

 

z. Bushati tha se Vatra është për harmoninë fetare dhe e vlerëson këtë si faktor kryesor në zhvillimin dhe prosperitetin e Shqipërisë.

 

Nuk dukej se pozicionet mes dy palëve ndryshuan edhe pas 2 orë e gjysëm debat. Takimi përfundoi në orën 10 e 30 të darkës. Përfundimisht Marko Kepi, drejtuesi i protestës falenderoi për takimin, por nuk u tërhoq nga organizimi i kësaj proteste për të cilën të Hënën ishte marrë edhe leja nga Policia dhe Autoritetet e Sigurimit të Universitetit.Ai e uroi Metropolitin e Korces Joan Pelushin. Ndersa  per gazeten Dielli, Kepi, u shpreh: Ne protestojmë që në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë , të vijë një Kryepeshkop, ja psh si Joan Pelushi, me gjak, gjuhë, nënshtetësi e Kombësi Shqiptare! Uroj që kjo ditë të vijë shpejt!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, dhe perfaqesueseve te Kryepeshkopit, Janullatos, Takim mes organizatoreve et Protestes

Kadare,78

January 28, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulshi/

“Diktatura dhe letërsia autentike janë të papajtueshme… Shkrimtari është armiku natyral i diktaturës.” Me 28 janar 1936 – në Gjirokastër lindi Ismail Kadare – fillimisht tërhoqi vëmendjen si poet, por ishin librat në prozë që e bënë të famshëm.

“Tani unë ngjitem lart dhe s’kam asnjë gezim./Këtu ku kam arritur më ftohtë është, më vetmi./E dija këtë, por padurimi i vdekur/Më shtynte të shpejtoj të ky sinor i kotë.” (I.K.)

“Gjenerali i ushtrisë se vdekur” (1963), është romani i tij më i njohur, por edhe libri i tij i parë që arriti audiencën ndërkombëtare. Ndër romanet e tjera të Kadaresë që kanë të bëjnë me historinë e Shqipërisë është “Kështjella” (1970), me ngjarje në shekullin e 15-të gjatë rezistencës së armatosur të popullit shqiptar kundër osmanëve. E njëjta temë e rezistencës, por në një kontekst politik, rishfaqet tek “Dimri i Madh” (1977), me ngjarjet që pasuan prishjen e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.

“Ura me tri harqe” (1978) vendoset në Shqipërinë mesjetare. Veprat e mëvonshme të Kadaresë përfshijnë “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave” (1981); “Dosja H.” (1990) dhe “Piramida” (1995). Libri “Tri këngë zie për Kosovën” (1999) përbëhet nga tre tregime për një betejë të shekullit të 14-të mes udhëheqësve të Ballkanit dhe Perandorisë Osmane (në Fushë Kosovë). “Lulet e ftohta të marsit” (2000), tregon historinë e një piktori në Shqipërinë pas-komuniste; “Pasardhësi” (2003) shqyrton fatin e një prej pasardhësve imagjinarë të Enver Hoxhës. “Darka e gabuar” (2008) ndjek jetën e dy mjekëve në një seri ngjarjesh të lidhura me hyrjen e trupave naziste në Gjirokastër në vitin 1943. “Romani Kronikë në gur” (1976), është një libër ku Kadare flet më shumë për fëmijërinë e tij, si dhe për qytetin e vet, Gjirokastër. Tek “Eskili, ky humbës i madh” (1988), autori shqyrton afërsitë mes kulturave shqiptare dhe greke nga antikiteti në kohët moderne. Ndërsa në librin “Nga një dhjetor në tjetrin” (1991) Kadare shpreh pikëpamjet e tij mbi politikën shqiptare nga viti 1944 1990. Prej vitesh kandidat për çmimin Nobel në letërsi, Kadare, fitues i shumë çmimeve ndërkombëtare, banon në Paris, me Tiranën si destinacion kryesor.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi, Kadre 78

SHQIPËRIA NË GJEOSTRATEGJINË E SOTME TË BALLKANIT PERËNDIMOR

January 27, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/                                    1.

Një Gupim Gjashtëshe (West Balkan Six), tip “Komënuelthi Ballkanik”, po siluron si nismë diplomatike e Malit të Zi. Arkitekt prijtar ka kryeministrin socialist, 51 vjeçarin Millo Gjukanoviç, ndërsa ideolog, pasues e zbatues ministrin e jashtëm malazes, 37 vjeçarin Igor Luksiç – ish kryeministër (2010-dhjetor-2012), ish ministër i financave. Përpjekjet për të tilla lidhnaja ballkanike janë të vjetra sa Rusia Cariste, Serbia Berlineze, Jugosllavia Versajiste, janë të reja sa vet koha pas rënies së Murit të Berlinit.

Ky termi “Ballkani Perëndimor”(BP) u pagëzue në vitin 2000 në Zagreb (Kroaci) në Samitin BE-BP, që përfshinte shtete të Procesit të Stabilizim-Asocimit (pa Slloveninë e plus Shqipërinë dhe tevona, pas Kroacisë-edhe Kosova). Ky “Union BP”, përndryshe:“Jugosllavia e Re”, në projektin e vet, i përfshin gjashtë shtete: Mali i Zi, Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Serbia, Bosnje-Hercegovina. Dy shetet e tjera ballkanike: Sllovenia e Kroacia nuk e pëlqejnë një federatë të tillë, pasi e shohin si tepër të dyshimtë rolin e qëndrimet e Serbisë, etj. Sllavët e Malit të Zi e të Serbisë, veçanarisht pas 1 korrikut 2013 të antarësimit të Kroacisë në BE, duan t’i kthetrojnë medoemos e me përngutje ofensive në këtë nismë të re ballkanike, Shqipërinë e Kosovën.

Në strategjinë e paarritshme Gjashtëshja Ballkanike (G-6) parashikon në ardhmëri disa përbashkmëri edhe përtej modelit të avancuar Nordik: një Asamble Parlamentare (10 përfaqësues nga secili shtet antar, me seli qëndrore në Beograd), një treg ekonomik, një polici, një sistem të edukimit e të arsimimit; bashkëpunime disaplanëshe si në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, etj.

Kjo nismë malazeze, në (prapa)skenën e saj diplomatike e politike nuk është gja tjetër veçse një “Komënuelth Serb”, në një farë përafërie sikurse Komënuelthi i sotëm Rus. Krijimi federal i një “Jugosllavie të Re”, e katërta në histori, është e rrezikshme për vet Ballkanin e Europën. Jugosllavia Versajiste, Avnojiste, Unioniste millosheviçiane u përmbytën në gjakun e dy luftërave botërore e të tri luftërave ballkanike, tue përfshi si “të tretën luftë” edhe këto ma të fundit në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë e Kosovë.

Presidenti i Serbisë, ekstremisti kundërshqiptar Tomisllav Nikoliq, gjatë vizitës së tij në fundgusht 2013 në kryeqytetin kinez, Pekin, deklaroi botërisht:“Serbia do të jetë lider i Ballkanit”. Përndryshe: i kësaj “Jugosllavie të Re” në projekt gjeostrategjik, që po merr udhënisjeje të nëndheshme mafioze për zbatim diplomatik, politik, ekonomik, etj.

Bashkimi Europian në Bruksel, me disa personalitete si politikani e diplomati çek, Stefan Fyle e të tjerë dhe struktura të saj si RCC në Sarajevë, me drejtues diplomatin serb, Goran Svilanoviç, etj. po e promovojnë në forma e metoda dhe me praktika e mjete të ndryshme platformën e ecurinë e kësaj nisme të Malit të Zi gjukanoviçian. Këta të dy e të tjerë, shpeshherë e gjithandej, këtë nismë malazeze ua (keq)paraqesin shteteve ballkanike dhe botës euro-atlantike në emër “të integrimit në Bashkimin Europian”, etj.

Kjo nismë malazeze e prosllave ka lidhjen e peshën e vet ajzberige edhe me Dialogun e hapur Kosovë-Serbi; edhe me traktate e marrëveshje ndërballkanike si kjo e pritshmja “Traktati i Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë” në mes  dy shteteve shqiptare: Shqipërisë e Kosovës (Rama-Thaçi); edhe me ndikime në rrotacione politike ballkanike si në Shqipëri veçanarisht pas fjalës kombëtare të Sali Berishës më 25 nëntor 2012 në Shkup, etj.; edhe në krijimin e  një trekandëshi të liderëve Rama-Thaçi-Gjukanoviç për t’i pasë bota euro-atlantike e ballkanike si “faktor paqeje e stabiliteti” në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor, etj.

Disa politikanë euro-ballkanik duhet të tregojnë ma tepër vëmendje që “Bisedimet Kosovë-Serbi”, të stërgjatura e me disa arritje të njohura, të mos instrumentalizohen nga (pro)sllavët me kahje që çojnë në hulli shovene të tilla si kjo nisma federaliste e Malit të Zi të Gjukanoviçit kundërshqiptar, politikanit ma jetëgjatë në Ballkan, ish mik i vjetër i Millosheviçit. E ngrejmë këtë çështje me problematika në rritje sepse “eposi” euro-atlantik e ballkanik i këtyre “Bisedimeve” në një korridor pa dalje fitimtare për shqiptarët, qyshse tani në hapat oazorë të nismes unioniste të Gjukanoviçit, kanë krijue dhe po përcjellin disa fenomene të rrezikshme. E para: po krijohet një diferencim proçesor i (pa)ndjeshëm e i disaanshëm në mes dy shteteve shqiptare në Ballkan, midis Shqipërisë dhe Kosovës. E dyta: mbi këtë hendek të saponisur, me zhelozi në rritje e rivalitet të heshtur, klasa politike zyrtare e Tiranës po e kaluçon Kosovën për me shkue turravrap në Beograd. Prisni, shikoni, dëgjoni: shumë shpejt edhe Edi Rama do falmeshëndetet në kryeqytetin e serbëve. Në asnjë kryeqytet ballkanik fqinjë me Shqipërinë Tirana zyrtare, klasa politike elitare kombëtare e saj, nuk mund të shkojnë në asnjë rast sipas formulës diplomatike-politike të Edi Ramës “Zero probleme me fqinjët”(!) Rruga e politikanëve shqiptar të Tiranës për në Beograd kalon vetëm nga Prishtina e Presheva e, pse jo, edhe nga Sanxhaku shqiptar  (Novi Pazari – Tregu i Ri) dhe vetëm duke u zgjidhur problematikat shqiptare të prejkohshme e të reja.

Në start e ecuri të kësaj nisme malazeze diçka është fort e qartë dhe shumë e sigurtë: Të parët do të përfitojnë Serbia dhe Mali i Zi për vete e nga të tjerët. Serbia qyshse në nisje po e përdor këtë nismë për t’u integruar sa më shpejt në BE, duke mos e njohur Kosovën si shtet i pavarur e antar në OKB. Mali i Zi, shtet gjeo-strategjik bregdetar e malor, me rolin e tij promotorr i shtohen pikët për antarësim në BE e në NATO.

Të parët e të fundit, si gjithmonë – edhe kësaj here, do të humbasin Shqiptarët në Ballkan (Shqipëri, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni, Luginën e Preshevës). Qyshse në start kjo nismë sllave e parasheh Kosovën në kuadrin e Rezolutës 1244 të OKB, me status të kategorisë së dytë, si “territor i (pa)varur”. Mjafton vetëm ky fakt që Shqipëria, shtet 101 vjeçar, të mos bahet pjesë diplomatike, politike e administrative e kësaj nisme të Malit të Zi, këtij shteti republikan 8 vjeçar.

Kosova, me gadishmërinë e saj për të mbështet çdo nismë ndërkontinentale integruese,  edhe në takimin e 16 korrikut 2013 në Budva ishte në nivel përfaqësimi si MPJ me një drejtor të përgjithshëm dhe me drejtorin për Ballkanin). Tani, Kosova,e njohur si shtet i pavarur nga 105 vende të botës, ende ka kohë të tërhiqet ende pa hyrë në thelluta të kësaj nisme slave.

 

2.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, mbetet një nga përkrahësit e flaktë të “Inisiativa G-6” të Malit të Zi. Vet zëdhënësi i tij, Peter Stano, pohoi para disa ditësh: “Komisioneri për Zgjerim e përkrah këtë inisiativë, në përputhje me rëndësinë që ajo atribuon për bashkëpunimin rajonal”. Komisionieri Fyle, disi i njohur për disa shtysa (jo)politike edhe për integriminin e Shqipërisë në BE, ndihej i interesuar për kryenegociator i bisedimeve Kosovë-Serbi, sidomos në kohë-krizën e bisedimeve në prill 2013 kur shefja e diplomacisë europiane, baronesha Ashton, paralajmëroi se mund të japë dorëheqjen. Nejse! Gjithësesi, shpresojmë që ky burrështetas, ky komisioner europian, të mos kapërthuret shumë në këtë nismë malazeze e prosllave, por të flasin e të veprimtarojnë ma shumë në emër të së ardhmes se sa të shkuares, t’i shohin shqiptarët në kompleks e pa komplekse si një faktor politik e demografik në Ballkanin Perëndimor, pasi janë të dytët për nga popullsia, etj.

Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC) me seli në Sarajevë e zyrë ndërlidhëse në Bruksel (në BE) po kërkon në mënyrë diplomatike-politike publike, të paktën qyshse në takimin e 16 korrikut 2013 në Përzhno (Budva) në Mal të Zi, që të jetë “dora ekzekutive” e këtij “Unioni” të Ballkanit Perëndimor. Pse po ndodh kjo?! Sekretar i Përgjithshëm i RCC është 50 vjeçari Goran Svilanoviç, ish ministër i Jashtëm i Unionit Serbi-Mali i Zi në kohën e Millosheviçit. Ky e drejton RCC, këtë  institucion vazhdues i Paktit të Stabilitetit për Europën Juglindore (SEECP), i cili grupon 46 vende, organizata ndërkombëtare, institucione financiare, dhe prej shkurtit 2013 përfaqësohet edhe Kosova (pa siglen: UNMIK).

Këta të dy, Fyle e Svilanoviç dhe nga stafet e tyre, e kanë kaluar nëpër duart e bisedat e veta platformën malazeze të këtij Komënuelthi qyshse kah prilli 2013. Pra, kanë pasë njohje e sugjerime para se dokumente të tilla t’iu shpërndaheshin “Gjashtëshes Ballkanike” (G-6). Të dy në bashkari iu kanë parapri apo i kanë ndjekë edhe takimet në Budva – Mal i Zi, në Ohër – Maqedoni e deri në Nju York – SHBA.

Komisionieri Fyle ishte nisiator edhe i një takimi diplomatik në nivel të lartë të gjashtë shteteve ballkanike, sipas disa burimeve, i mbajtur më 26 shtator 2013 në Nju Jork, me objektiv: jetësimin e “Unionit Ballkaniko-Perëndimor” apo siç i jep tjetër format Serbia: “Jugosllavia 4” (Versioni 4.0 i Jugosllavisë”).

Kjo dyshja Fyle-Svilanoviç i rrijnë deri në tepri në krah njani-tjetrit në ecuri e ngecje të kësaj nisme malazeze. Në takimin sa sekret dhe të hapur të 16 korrikut 2013 në Përzhno të qytetit bregdetar Budva në Mal të Zi dukej sikur Svilanoviçi i RCC ishte “i pari i vendit” me direktiva e kërkesa të tij demokratike, të dyshimta, etj. Po as Komisionieri Fyle nuk mungonte aty. Ishte ambasadori i Delegacionit të BE në Mal të Zi, Mitika Drobniç, që i përcolli selamet diplomatike të diskutueshme të Fyles me thaniet (jo)diplomatike si: nisma malazeze, ky takim në Budva, po ndodh “në kohën e duhur”,  Fyle “iu sheh të gjithëve si të barabartë”, etj.

Për çdo shqiptar kombëtar çështja është ma problematike nga ç’duket realisht. Diplomacia ndërkombëtare nuk mundet që në shek. XXI të futin  Shqiptarët në një komënuelth të këtillë si ky “Jugosllavia 4”, siç veprohej dikur në konferenca ndërkombëtare, si ato të Berlinit (1878), Londrës (1913), Versajës (1919), etj. Kjo nuk duhet të paraqitetet nga asnjë palë ndërkombëtare apo rajonale si një mundësi, kusht apo alibi për antarësimin në Bashkimin Europian. Ne, shqiptarët e Ballkanit, do të integrohemi në BE vetëm me integritet kombëtar.

Dyshja Fyle-Svilanoviç apo ndokush tjetër nuk mund të jenë të dërguarit e Perëndisë dhe as të jenë vet Bashkimi Europian. Këta mund të kenë një rol frymëzues, përçues e realizues ndaj një nisme gjukanoviçiane të Malit të Zi për një “Jugosllavi të Re”. Mirëpo, Shqiptarët në dy shtetet e derisotme: Shqipëri e Kosovë, nuk i presin integrimin kombëtar e euro-atlantik as në Serbinë e Nikoliqit e Tadiçit, as në Malin e Zi të Gjukanoviçit, Vujanoviçit e Luksiçit, as në Maqedoninë e Gruevskit e Ivanovit, por me antarësimin në Bashkimin Europian.

3.

Pjesmarrja e Shqipërisë në nismen malazeze për një “komënuelth” të Ballkanit Perëndimor është një theqafje kombëtare. Përndryshe: u cilësue edhe si një “tradhëti kombëtare” mbi gjakun e plagët e të rënëve dhe mbi ëndrrat e sakrificat e të gjallëve. Kësodore, me të tilla etiketime politike e nacionaliste, u sulmue muajt e fundit edhe kryeministri Sali Berisha e qeveria e tij për “përfshirje” me pëlqim apo veprim në “Projektin Malazez”, për dhanie “konsensusi” për “Serbinë e Madhe”, etj., Mirëpo, ende hidhen dyshime të pambyllura për takime shqiptare të hapura apo të fshehta, si më 16 korrik 2013 në Budva të Malit të Zi, etj. Sidoqoftë, kundërshtari i tij politik, kryeministri pasues Edi Rama, deklaroi në mënyrë dinjitare në një konferencë online të 1 tetorit 2013: “Qeveria e mëparshme ka plot faje, po jo këtë”. Edhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, del disi “i larë” nga projekti për Unionin Ballkaniko-Perëndimor (UBP), pasi e bojkotoi Samitin e Ohrit të 1 qershorit 2013, ku atje u fol “në kambë e në dorë” për këtë projekt ballkanik, që po s’na futi ujë nën kambë sot, ka me na ra kokës nesër.

Kryeministri i ri, Edi Rama, deklaroi në atë konferencë online: Nuk ka një projekt të tillë?! Ashtu qoftë! Po kryeministri Ivica Daciç, kryetari i Partisë Socialiste Serbe, ka folur për një “lidhje ballkanike nordike”, të ngjashme me një “Beneluks Panshqiptar”(!) dhe ka deklaruar  se këtë ide e ka pasë edhe ma herët, se Serbia “është ende në shqyrtim të saj”, etj. Këto qëndrime të kryeministrit serb, Daciçit kundërshqiptar, janë të muajit të kaluar. Këto i pohojnë edhe nga Milivoje Mihajloviç, zëdhënës i Qeverisë Serbe, edhe socialistja Dijana Vukomanoviq, anëtare e Komisionit për Integrime Europiane në Qeverinë e Serbisë, etj.

Vërtet shtetet ballkanike nuk japin detaje plotore rreth kësaj nisme malazeze, po i vërtetë është edhe fakti tjetër: Në zyra diplomatike e politike, natyrisht edhe në Shqipëri, ka ftesa, ka shkresa, e përveç këtyre qarkullon gjithandej edhe një  farë platforme me 20 pika” etj. Pra, kësisoj, nuk është vetëm një ide, por me mjeshtëri diplomatike (jo)shovene po jetësohet ashiqare në realitetin gjeopolitik ballkaniko-perëndimor. Edhe nga vet Brukseli i Bashkimit Europian, pikërisht nga Komisionieri Europian për Zgjerim, Stefan Fyle, vjen një deklarim zyrtar mediatik: “Iniciativa G-6 e Malit të Zi, ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor”, etj.

Gjithandej (për)flitet për një takim të Gjashtëses Ballkanike (G-6) në shtator 2013 në Nju Jork. Troç: Edi Rama (vet)akuzohet për përkrahje të kësaj nisme malazeze!  Kësohere nuk po e akuzojmë kryeministrin Edi Rama për “tradhëti kombëtare” siç vepronin të tjerët në këta muajt e fundit ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha tek e (para)gjykonin për këtë nismë sllave. Dihet: genet e Edi Ramës në breza nga baba e nana e tij nuk ia lejojnë të rrëshqasin kaq shpejt e kaq lehtë në “tradhëti kombëtare”. Një fakt bindës: stërgjyshi i tij, Kristaq Rama në Durrës ishte ndër firmëtarët e ngritjes së Flamurit të Pavarësisë në këtë qytet bregdetar në fundnëntorin 1912, (sëbashku me të vllain, Mihal Rama) iu ba krah Ismail Qemalit në nëntor 1912 kur erdhi në Durrës, ndërkohë që ortodoksë e boshnjakë të atyshëm i dolën kundra, i banë antimiting. Kryeministri i ri Edi Rama po vepron ndryshe: po bahet mjaft i rrezikshëm me mospërfilljet e tij, pasi nuk po i informon institucionet e shtetit shqiptar e popullin shqiptar për nisma të tilla si kjo G- 6 ballkanike apo ajo G-6 afrikane e latino-amerikane, etj. Rreziku i tij i madh për shoqërinë e sotme demokratike është se ai kujton sikur shteti ynë/tij është “shteti i babës” dhe “shteti i dajës”, sikur ai “ka lindur për shtetin”, ndërkohë që shteti ka lindur për njerëzit. Ai duke hipotekue klanin e tij nga bashkia deri tek qeveria, kujton sot apo do të kujtojnë nesër sikur hipotekën e tij është krejt Shqipëria.

Kryeministri Edi Rama duhet të shpjegohet për nismen malazeze të Gjukanoviçit kundërshqiptar. Kjo për pasi disa arsye: Flitet për një takim në fundshtator 2013 në Nju Jork të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Vet Edi Rama pati disa takime e biseda në Nju Jork me Gjukanoviçin, si në një takim  zyrtar dyshe si kryeministra të dy shteteve ballkanike, pjesmarrja e përbashkët në veprimtarinë vjetore të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork, etj. po këto nuk janë takimet e para dhe as të fundit që këta dy lider ballkanik bajnë ndërveti.

Kryeministri e kryesocialisti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç (sëbashku me ish-presidentin serb, Boris Tadiç) ishin në qytetin e Shkodrës më 22 prill 2013 si “palë e tretë”, si “bashkidealistë socialistë”,etj. në beslidhjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës e të Lëvizjes Socialiste për Integrim të Ilir Metës. Gjukanoviçi rivinte në këtë solemnitet në Shkodër fiks 100 vjet pasi Esad Pashë Toptani kreu besëpremjen e dorëzimit tek krajl Nikolla i Malit të Zi të Shkodrës qëndrestare (9 tetor 1912-22 prill 1913). Të nesërmen, më 23 prill, dy liderat Rama-Gjukanoviç me suitat e tyre politike e të tjerët, drekuan në Budva, në këtë vend turistik në komunën e Tivarit të të tragjedisë së mbi 4 mijë shqiptarëve të vrarë nga etërit e tyre bio-politik sllavo-komunistë rreth shtatë dekada ma herët, në prill 1945. Kësokohe, në prill 2013, Mali i Zi i Gjukanoviçit e nxori në skenën diplomatike ballkanike e euro-atlantike nismen G-6 të Unionit Ballkaniko-Perëndimor. Patjetër që dy “arinjtë polar” të politikës ballkanike si “i vjetri” Gjukanoviç dhe “i riu” Rama, të dy të rrezikshëm njësoj – njëri në ngritje e tjetri në rënie,  nuk mund të bindin askënd që asokohe këta të dy të mos kenë folë për nismen malazeze G-6?!

Paradoks diplomatik, politik e moral: Nisma e Malit të Zi, sipas platformës parasheh edhe luftën e përbashkët kundër korrupsionit, si një nga kushtet që BE parashtron për këto vende ballkanike të G-6. Aty, sipas një përkthimi, thuhet: “Meqë është rënë dakord se lufta kundër korrupsionit paraqet një komponent të rëndësishëm dhe të përpjekjeve të përbashkëta, vendet anëtare do të sugjerojnë konsolidim të Iniciativës Rajonale për Migracion, Azil dhe Refugjatët, dhe Iniciativës Rajonale Anti-Korrupsion me qëllim të krijimit të një qendre rajonale të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”. Dihet: kryenismëtar i “Unionit Ballkaiko-Perëndimor” (Jugosllavia e Re) është politikani bankier, Millo Gjukanoviçi, që i mban rrobat sipas trupit, kravatit sipas qejfit e orët e shtrenjta sipas shijes, i cili është edhe një nga liderët ma të akuzuar në botën e sotme për korrupsionin e tij, që e ka krye me vendet fqinjë të tokës e të detit, sidomos me Italinë për cigaret e me Shqipërinë për naftën. Mbi Gjukanoviçin, që i ka të gjitha në vetveten e tij: komunist dogmatik, nacionalist sllav, patriot malazez, strateg në luftë kundër kroatëve, përkrahës i luftës kundër boshnjakëve në B-H, “baba i Pavarësisë” (siç i pëlqen ta quajnë të tjerët), “njeri i hekurt” -i pamëshirshëm në politikë e në biznes, (me bandat e kondrabanden e tij), mban gjithato akuza për korrupsion e lidhje me mafien. Gjukanoviçit i kanë tërheq vëmendjen për korrupsionin edhe personalitete të larta botërore, e ka shpall në kërkim edhe Prokuroria Italiane, opozita malazeze si Nebojsa Medojeviç – ish kandidat për President më 2008, e cilëson si “nun” i “shoqatës kriminale” të pak familjeve super të pasura në Malin e Zi. Thuhet në dokumente se mafia me kondrabandën nëpër Mal të Zi ka fituar miliarda lekë të ardhura. Gjukanoviçi kundërshqiptar, ky kameleon politik, që hiqet e duket si njeri karizmatik në Malin e Zi, që ka ngrit edhe universitet privat, etj. me fjalën e gojën e tij “brisk rroje” justifikohet për gjithçka në akuzat ndaj tij.

Millo Gjukanoviçi shtatë herë kryeministër i Malit të Zi dhe Edi Rama i sapo zgjedhur kryeministër i Shqipërisë janë miq të hershëm, pasi të dy janë politikanë socialistë, të dy janë  sportistë basketbollistë, me tipare lideri e praktika politike pothuaj të njëjta. Gjukanoviçi është politikani ma jetëgjatë në Ballkan, kurse Rama është një nga dy politikanët zyrtar ma jetëgjatë në Shqipëri (pas Berishës), pasi ishte ministër i Kulturës, kryebashkiak i Tiranës, e së fundit, kryeministër. Kjo shoqëri ndërveti ka disa ndërvartësi të këqija për vet Edi Ramën; I ban kopjaci atij. Gjukanoviçi në fushatën elektorale parlamentare më 2012 e ngriti Koalicionin “Mali i Zi Europian”, çka edhe Rama më 2013 e quajti koalicionin e majtë Aleanca “Për Shqipërinë Europiane”. Pra, njësoj. E keqja ma e madhe është se Rama si kryeministër (pas tij edhe Thaçi) po e imitojnë në vazhdimësi Gjukanoviçin, mikun e tyre, pikërisht në atë përvojën e tij tepër të keqe, që e drejton  prej kohësh Malin e Zi si një shtet privat.

4.

Atë çka ka ndërmend e në letra të nismes së hapur e të fshehtë Gjukanoviçi i Malit të Zi na e thotë kohët e fundit edhe Ivica Daciç, kryeministri e kryesocialisti i Serbisë. Këta flasin për një “Benelux” panshqiptar. Kjo thanie përforcohet edhe nga Milivoje Mihajloviç, Dijana Vukomanoviq, etj. në prapaskenë thuhet se do të jetë hapi i parë i Unionit të Ballkanit Perëndimor. Ky “Beneluks Panshqiptar” do të mbetet i tillë edhe pas ngritjes së Unionit (UBP). Ky Beneluks do të përfshijnë tri shtete ballkanike: Shqipërinë, Kosovën e Malin e Zi. Rreziku kombëtar ma i madh i kësaj trinjakërie shtetesh do të jenë trevat shqiptare në Malin e Zi, që shtrihen nga deti në male përgjatë kufirit të Shqipërisë e të Kosovës si komunat e Ulqinit, Podgoricës (Tuzi, etj), Plavë-Gucisë, Rozhajës, etj. Po kështu do ta pësojnë keq edhe Lugina e Preshevës (Kosova Lindore), Mitrovica me komunat përrreth, etj.

Hije të zeza diplomatike e politike të këtij Beneluksi Panshqiptar u shfaqën keqas edhe në Nju Jork në darkën e 17-të gala të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NACC) më 27 shtator 2013, ku ishin të ftuar nderi tre kryeministrat: Edi Rama i Shqipërisë, Hashim Thaçi i Malit të Zi dhe Millo Gjukanoviç i Malit të Zi. Disa pyetje: Përveç “dorës së Sorosit” kush tjetër i tuboi bashkarisht në një takim të tillë panshqiptar? Pse nuk erdhi edhe tjetri kryeministër kundërshqiptar, Gruevski i Maqedonisë, ku edhe përqindja e shqiptarëve në këtë shtet është më e lartë se sa në Malin e Zi, ku në këtë veprimtari kishte edhe personalitete të larta shqiptare nga Maqedonia si Musa Xhaferri, etj.?! Aty mund të ishte edhe Ivica Daciç i Serbisë, pasi për shqiptarët e Ballkanit e të Diasporës të janë njëlloj, një brumë sllav kundërshqiptar. Të tre kryeministrat e “Beneluksit Panshqiptar” para se të vinin në këtë veprimtari të NACC ishin takue ndërveti në Nju Jork.

Shqiptarët në Amerikë me origjinë nga trevat etnike shqiptare në Mal të Zi, qyshse më 17 shtator 2013,  të përfaqësuar nga shoqatat e tyre: Ana e Malit, Dedë Gjo’ Luli, Kraja në Nju Jork, ajo e Intelektualëve të Pavarur e Malësia e Madhe në Detroit, Fondacionet Plavë-Guci dhe Dom Simon Filipaj dhe Fondi Humanitar Malësia në Nju Jork kundërshtuan atdhetarisht e publikisht pjesmarrjen e Gjukanoviçit në këtë veprimtari pothuajse panshqiptare. Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe” udhëtoi 12 orë rrugë nga Detroiti në Nju Jork për të protestuar (bashkë me të tjerë) më 27 shtator 2013 para selisë së OKB, konsullatës malazeze në Nju Jork dhe tek rruga 42 – tek salla Cipriani e darkës solemne e festive të NACC. Protestuesit nuk i takoi askush përveçse ministrit të Jashtëm të Kosovës, zotit Enver Hoxhaj. Të tre kryeministrat trinjak ballkanik hynë bashkarisht e mospërfillës në sallë. Të nesermen MPJ e Malit të Zi lëshoi deklaratë kundër shqiptarëve protestues në Nju Jork, duke i etiketue “grupe radikale”, etj. Dy kryeministrat shqiptarë heshtën ndaj shqiptarëve të Malit të Zi për hatër të Gjukanoviçit. Asnjë nga shoqatat apo shqiptarët protestues nuk e dinin plotërisht se mospërfillja e tyre i kishte rrënjët edhe tek “Beneluksi Panshqiptar” i pritshëm e i frikshëm i Gjukanoviçit në Podgoricë-Kotorr dhe, në (prapa)skenë shovene, i Ivica Daciçit në Beograd.

Treshja Rama-Thaçi-Gjukanoviç i sfidoi shqiptarët në Nju Jork e në Mal të Zi për hir të miqësisë e të pushtetit të vet politik. Këtyre tre kryeministrave iu intereson ma shumë një mandat i tretë i Thaçit në Prishtinë se sa kërkesa tre dekadore e Tuzit për komunë më vete, etj. Edi Rama i ka njëjtësisht larg Tiranës edhe Tuzin, Ulqinën e Plavë-Gucinë, ashtu sikurse Hashim Thaçi i ka nga Prishtina si Plavë-Gucinë e Rrozhajën. Këto treva shqiptare janë ma afër se liderët malazezë të Kotorrrit: Gjukanoviçi e Vujanoviçi.

Klasa politike shqiptare e pas rënies së Murit të Berlinit si në Mal të Zi, në Tiranë e në Prishtinë, etj. ka me mbajt përgjegjësi historike edhe nga brezat pasardhës për trevat shqiptare në Mal të Zi e për shqiptarët e saj, pasi kanë hyrë në dekadën e tretë duke heq vallen (anti)shqiptare sipas kukës së Gjukanoviçit. Nuk është në nderin tonë kombëtar që shqiptarët në Malin e Zi ende të mbeten “të tradhtuar” kaq keqaz, sepse Mali i Zi multietnik don të bahet shtet etnik sllav (po mundi edhe malazez) me tokat e shqiptarëve, se Gjukanoviçi me të tijët don të rrijnë në pushtet, sepse Tirana e Prishtina duan të jenë “faktor paqeje” në Ballkan, etj.

Në Nju Jork gjatë shtatorit 2013 dy kryeministrat shqiptar, Rama e Thaçi, u takuan me Gjukanoviçin. Çka diskutuan ndërveti del sipas deklaratave të tyre për shtyp. Edi Rama flet si pan-europian për degëzimet e rrjetit TAP drejt Kosovës e Malit të Zi dhe për ndërtimin e një autostrade që do të kalonte nga Kroacia drejt Mal të Zi e Shqipërisë për të lidhur bregdetet Adriatik me atë Jon. Pra, nga fusha e Shah Denis të Azerbajxhanit do të vijnë gazsjellësi gjigand TAP për të cilin kanë nënshkrue Memorandum Mirëkuptimi qyshse në maj 2013 katër shtete ballkanike: Shqipëria, Mali i Zi, Kroacia e Bosnje-Hercegovina. Aty, në maj 2013, ishte dhe foli edhe Igor Lukshiç, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e Integrimit Europian i Malit të Zi, ideologu e promotorri flamurmbajtës i nismes malazeze për federatën ballkanike G-6. Edi Rama flet si pan-europian për “Korridorin Dalmat” nga Trieste në Igumenicë, negociatat për të cilin kanë nistue qyshse më 2004 dhe do të jetë sipërmarrje madhore edhe e Bashkimit Europian. Edi Rama të bahej ma tokësor, të tregohej ma shqiptar. Të fliste për rrugën Han i Hotit-Vermosh-Plavë-Guci, për hapjen e pikave kufitare si ajo e Çeremit dhe ndertimi i rrugës Dragobi-Çerem-Plavë-Guci.

Në krahun tjetër, Hashim Thaçi i mburret mikut të tij, Gjukanoviçit, se tashma në Prishtinë do të hapet ambasada e Malit të Zi. Ky, njeriu që luftoi për lirinë e pavarësinë e Kosovës në male e kancelari të botës nuk e përmend hapjen e Rrugës Deçan-Plavë, që iu ka premtue disa herë kryekomunarëve, shqiptarëve e banorëve të tjerë të kësaj treve etnike shqiptare. Thaçi nuk flet as për kufirin Kosovë-Mali i Zi, etj.

Dy kryeministrat shqiptarë: Edi Rama i Tiranës e Hashim Thaçi i Prishtinës, që saherë takohen me Millo Gjukanoviçin na fyejnë në krenarinë e ardhmërinë kombëtare shqiptare, kanë pasë dhe kanë çka të diskutojnë për çështjet problematike të pazgjidhura të shqiptarëve në Malin e Zi: çpopullimi i trojeve tona nga shqiptarët; mos lejimi i perdorimit të lirshëm i simboleve kombëtare; ndryshimi i ligjit për përfaqësimin e popullatës Shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi; arrestimet dhe burgosjet gjatë aksionit famëkeq e terrorizues “Fluturimi i Shqiponjës”; injorimi dhe mos dhënja e të drejtës për komunën e Tuzit; tentimi për ndryshimin e strukturës demografike duke sjellur ardhacakë nga veriu i Malit të Zi në Tuz; arrestimet e gjykimet e padrejta të 23 shqiptarëve në fshatin Martinaj të Plavë-Gucisë; eksproprimi i pronës private në emër të krijimit të parqeve nacionale në pronat private të shqiptarëve të Plavë-Gucisë; marrja e kompetencave në mënyrë arbitrare për pasuritë detare të komunës së Ulqinit si dhe konfiskimi i pronave private të shqiptarëve në Gjirin e Valdanosit.

5.

Shqipëria Europiane, me aktin ajzberig të kryer nga kryeministri Edi Rama të hanën e  23 shtatorit 2013 në Nju Jork, u fut në Grupin e Gjashtëses (G-6): “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve” (Global Network of Global Delivery Leaders). Ky projekt i përbashkët me nismëtar ish-kryeministrin britanik, Tony Blair, e mbështetës presidentin e BB, Jim Yong Kim, e keqdegdis dhe e barazon Shqipërinë me vende të botës së tretë, me ato afrikane: Etiopia, Gana, Malawia, Senegali dhe me Haitin, latino-amerikan. Pas kësaj, një pyetje të hapur: Shqipëria euro-atlantike a do të rikthehet tek politikat ekonomike të botës së tretë?!

Një absurd diplomatik e politik: kjo aleancë u lidh në Nju Jork “kryeqendrën e botës”, në ditët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB, në prani të disa personaliteteve botërore e liderë rajonal, por nga kryeministri i ri Edi Rama u mbajt tepër e fshehtë për shtetin e popullin shqiptar. Masmedia shqiptare stërfolën për takimet e Ramës me Blair e Kim, po askund nuk u cek e as cing një fjalë e vetme për këtë kahje pa busull, kaçimak diplomatik, labirinth donacionesh. Nga “tuneli” i këtij takimi enigmatik Edi Rama nxorri të nesërmen në faqen e tij në fejsbuk vetëm 8 foto pa deçitura, ndërkohë që pikërisht ato ditë i cullakoj në treg diplomatik e publik plot 83 foto me kryekoment e pamje jo të mira edhe nga wc përdhese nga Kryeministria e tij/jona e shtetit të vet/tonë. Si prirje drejt numerologjisë, ishin aq foto sa ditë kishte i zgjedhur e dekretuar si kryeministër i pas 23 qershorit 2013. Nejse! Edi Rama erdhi në të parafundmen ditë të shtatorit në Tiranë. Prapë, më 1 tetor i ripublikoi në websajtin e Kryeministrisë ato 8 fotot heshtanike të Nju Jorkut. As cijatje zyrtare për mbrapshtinë e rradhës: Rrjetin G-6. Heshtje diplomatike e mjergullt edhe nga miku i madh i shqiptarëve, Tony Blair, që në fillnisje të tetorit ishte misionar i jehonshëm në Tiranë, në cilësinë e re – këshilltar i ligjshëm i Qeverisë Rama.

Presidenti Xhon Mahama i Senegalit gjysëmpresidencial në Afrikën Perëndimore përmes faqes zyrtare të Presidencës e njoftoi publikisht vendin e tij disa orë pas takimit njujorkez për “Nismën G-6”. Krejt ndryshe po vepron kryeministri Edi Rama. Ka plot një muaj që manifeston shpërfillje të patolerueshme mosinformimi ndaj institucioneve të larta të Shqipërisë për këtë vendimmarrje të tij ekstreme për inkuadrimin e vendit tonë euro-atlantik në Afrikë e në Amerikën Latine.

Ftesa Blair-Kim e 1 gushtit 2013 për kryeministrin në pritje Edi Rama e cilëson takimin e Nju Jorkut si “event” dhe “mbledhje private” me krerë shtetesh “për të ndarë eksperiencat e  implementimit të qeverive të suksesshme”. Mirëpo, OKB e BB, të dyja në një ditë, më 3 tetor, në buletinin e lajmeve, në websajtet e tyre, publikuan njoftimin për nismen G-6: “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve”. Kësisoj, ky takim, kjo nismë, u zyrtarizue publikisht e botërisht. Prej kësaj dite edhe shqiptarët e mësuan prej të tjerëve të vërtetën e përfshirjes me diplomaci jo dinjitare e politikë disi urithore të Shqipërisë në Grupin G-6. Ende Edi Rama e mbart si “nismë private” takimin e platformën e Grupit të Gjashtëve. Nuk ka një diskutim publik e miratim zyrtar as Qeveria, as Parlamenti, as Presidenca. Heshtje apo vonesa të tilla po e thyejnë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Kombi shqiptar nuk ka nevojë për një kryeministër me shumë fytyrësi politike, ende pa konstrukt palcor diplomatik. Kryesocialisti Edi Rama vitin e kaluar e akuzonte kryeministrin paraardhës Sali Berisha se po don ta kthejnë Shqipërinë në një Etiopi (Paskuqan, 9 dhjetor 2012). Kur ishte në opozitë bojkoti për tre ligjet që i jepnin vendit tonë statusin për në BE parapëlqente të perifrazonte krahasime të Shqipërisë me Etiopinë (Tiranë, 29 janar 2013). Menjëherë pas ardhjes në pushtet, vetëm shtatë ditë pasi betohet si kryeministër i Shqipërisë, lidh aleancën G-6. Në G-6 tashmë është edhe RPD e Etiopisë së lashtë e multietnike, tejet e lodhur nga kryengritje antikomuniste, luftëra civile dhe me fqinjët, gjyqet për krime lufte, aqsa edhe një raport i OKB e rendit në vendin e dytë në botë për nga përqindja e njerëzve të varfër. Etiopia, në këtë rrjet trekontinental, është i vetmi vend që ende nuk e ka njohur shtetin e ri të Kosovës. Kryeministri Edi Rama në takimin njujorkez me homologun e tij bashkëmoshatar, kryeministrin etiopian, Hailemariam Desalegn, nuk dihet nëse veproi suksesshëm sikurse kryeministri turk, burrështetasi proshqiptar, Rexhep Erdogan, i cili ndikoi tek presidenti Wade e kryeministri sheik Soumare të Senegalit për ta njohur Kosovën dy ditë pas shpalljes së Pavarësisë së saj, më 19 shkurt 2008.

Ky projekt Blair-BB qyshse në start po pritet me dyshime hetimi ndaj nismëtarëve. Peter Koula në Londër, kryetar i institucionit Bretod Uds, me një gjysëm shekulli historik monitorimi të projekteve të ndërmarra edhe nga BB e FMN, shprehet për “konflikte interesi me bollek”, paralajmëron se për këtë çështje “mund të flitet me vëllime”. Në Shqipërinë Londineze po ngjet krejt e kundërta: ende Parlamenti nuk e ka thirrë në interperlancë parlamentare kryeministrin Edi Rama për shpjegime e përgjegjësi për këtë kahje mbrapshtie ndaj traditës historike properëndimore të shqiptarëve të Ballkanit.

Kryeministri socialist Edi Rama po vrapon me dorën e kambën e djathtë në Europë. Në anën tjetër, me dorën e kambën e majtë po magnetizohet në Afrikë e në Amerikën Latine, në grupime të tilla si G-6: “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve”. Vërtet “Afrika e Zezë” nuk është ajo e viteve ’60, po as Shqipëria nuk është “Afrika e Bardhë” e viteve ’90.

Shqipëria – vend antar në NATO, KiE, OSBE e vend kandidat për në BE, me këto shtete afrikane e latino-amerikane takohet vetëm në një organizëm ndërkombëtar, vetëm në OKB dhe vetëm me Senegalin në Konferencën e Vendeve Islamike (OIC). Përndryshe: në këto vende ende problematike për botën Kombet e Bashkuara kanë investue edhe me forca paqeruajtëse: në Etiopi me misionin UNMEE (2000-2008), në Haiti me misionet UNMIH (1993-1996), UNSMIH (1996-1997), UNSMIH, MINIGUA, UNTMIH (1997), MIPONUH (1997-2000), MICAH (2000-2001), etj.

BB dokumenton se (GNI) niveli i të ardhurave kombëtare bruto për frymë (PPP) për Shqipërinë për vitin 2012 është 9.390 USD, ndërsa për për Malawin 880 USD, Etiopinë 1.140 USD, për Haitin 1.240 USD, për Senegalin 1.920 USD, për Ganën 1.940 USD. Shkalla e zhvillimit varion nga 5 deri në 10 herë më e lartë për Shqipërinë.

Nga vendet G-6, gjithnjë sipas BB, Shqipëria renditet në vendet me të ardhura mesatare të larta (4.148 USD të ardhura vjetore për frymë), ndërsa Gana (1.604 USD) renditet në vendet me të ardhura mesatare të ulta, kurse Senegali (1.034 USD), Haiti (770 USD), Etiopia (470 USD), Malawi (268 USD për frymë). Kështu, Shqipëria e ka treguesin e të ardhurave për frymë ma shumë se këto pesë shtete sëbashku apo ndryshe, me një rritje pesë herë ma të madhe se sa mesatarja e përbashkët e tyre.

Ky “klub”, projekti G-6, ka mision shkëmbimin e përvojave të qeverisjes ndërveti të një vendi euro-atlantik si Shqipëria me pesë shtete si ato afrikane e latino-amerikane. Disa liderë, si presidenti i Senegalit në deklaraten e 24 shtatorit 2013 për takimin e Nju Jorkut, nuk begenisin t’ia përmendin as emrin Edi Ramës dhe as Shqipërisë së tij/tonë. Qeveria e re Shqiptare, me “qeverisjen e frikës”, me “diktaturën e bardhë” të liderit, “diktaturën e kuqe” të etërve të majtë, etj. po iu shembëllen këtyre shteteve të aleancës së re. Kjo duket edhe tek qëndrimet e veprimet me ligjin e Statusit të Nëpunësit Civil: thyerja me arbitraritet të tejskajshëm i konsensusit pozitë-opozitë i 30 majit 2013, shkarkime kolektive nga puna edhe brenda një dite si kryepolicin e shtetit me 12 drejtorët e policisë në 12 qarqet e vendit, 88 policë të policisë rrugore të Tiranës, 150 oficerë të Antikrimit Ekonomik, etj. akt-shkatërrimet e institucioneve shqiptare rreth 90 vjeçare si Garda e Republikës, etj.

Raste të tilla ekstreme të qeverisjes së majtë në Shqipëri vijnë në vargnim faktik përgjatë dy muajve, të cilat janë krejt të ngjashme me ato në Haitin amerikano-latin, ku janë krye 32 grushte shteti; me ato në Etiopinë afrikane me dhjetra raste të burgosjeve edhe të deputetëve të opozitës të cilët edhe Amnesty International i cilëson “të burgosur të ndërgjegjes”, etj.

6.

Ballkani si asnjë rajon tjetër i botës së sotme është i mbushur deri në tejngopje me organizata e organizma ndërkombëtare e rajonale si OKB me agjensitë e saj, NATO, BE, KiE, OSBE, si edhe Procesi i Kooperimit të Europës Juglindore (SEECP), Konferenca e Vendeve Islamike, Këshilli Rajonal i Bashkëpunimit (RCC), Nisma Adriatiko-Joniane, Nisma e Europës Qendrore, Nisma e Detit të Zi, SECI, Forumi i Kartës Adriatik 5, etj.

Çështja shtrohet: Çka i duhet Ballkanit edhe një organizëm tjetër federalist G-6 (West Balkan Six): Unioni Ballkaniko-Perëndimor (Jugosllavia 4, etj.) dhe brenda formatit të saj nismëtar e bashkudhtar, ngritja parësore e mbajtja edhe e mapasme e një “Beneluksi Panshqiptar” (!) Për ma tepër çka i duhet realisht pjesmarrja e një vendi ballkanik si Shqipëria në një tjetër G-6: “Liderët e Rrjetit Global të Shkëmbimeve” (Global Network of Global Delivery Leaders)  me shtete afrikane dhe latino-amerikane të botës së tretë. Deri kur Parlamenti e Presidenca e Shqipërisë do të heshtin dhe nuk do të kërkojnë përgjegjësi ndaj kryeministrit Edi Rama për angazhime të heshtura e të hapura në këto dy grupime G-6.  Njejtësisht kryeministri Rama duhet të shpjegohet edhe pwr takimin e tij në shtator në Nju Jork me ministrin e Jashtëm Rus, Sergei Lavrov në kohën që presidenti amerikan Barak Obama mbante fjalimin historik në sallën e OKB, sepse kryediplomatit rus i është premtuar futja e oligarkëve rusë në ekonominë shqiptare, për një numër projektesh të Rusisë me Shqipërinë, etj. Kryeministri Rama duhet të arsyetojnë ftesat e tij për ngritje të një superushtrie me këshilltarë  të huaj në Shqipëri si “Njësi speciale për G-6 me vendet afrikane e latino-amerikane, siç po i ngrejnë edhe këto në vendet e tyre; grup me këshilltarë nga disa vende Arabe; grup këshilltarësh nga Turqia, etj. etj. Patjetër duhet të rrëfehen për takimet e ndryshme në ditët e Asamblesë së Përgjithshme të OKB në Nju Jork lidhur me projektet për Shqipërinë, për Çështjen Kombëtare Shqiptare në Ballkan, etj. Ndihet nevoja kombëtare që të sqarohet ma tej e ma tepër nga kryeministri Rama ideja e tij e hedhur në Parlamentin e Kosovës për një pesëkandësh gjeo-politik Itali-Turqi-Greqi-Shqipëri-Kosovë, që, ndoshta, edhe me afrimin e Malit të Zi, do të kemi një tjetër G-6, në të cilën a jetësohet “Beneluksi Panshqiptar”, etj.

Përndryshe, në mungesë të shpjegimeve të tilla dhe të mos institucionalizimit zyrtar të këtyre nismave G-6, etj. nuk na mbetet gja tjetër veç të themi se në këto veprimtari diplomatike, politike, etj. nuk kemi vetëm dy grupe G-6, po kemi vetëm një grup G-666, që në numerologji simbolizon “Djallin”. Pra, G-666 është Edi Rama, që po vjen në skenë e rri në karriken kryeministrore si Djalli vet. Pra, djalli vet është Edi Rama, pasi me grupime të tilla si UBP na çon tek djajtë e kuq të kombit tonë, tek sllavët.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ramiz Lushaj, Shqiperia ne Gjeostrategjine e sotme, te Ballkanit

Nemo propheta in patria – a është gjithmonë e vërtetë?

January 27, 2014 by dgreca

Nga Arjan Th. Kallço*/

Nuk është hera e parë që takohen në Tiranë poetë dhe shkrimtarë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali me kolegët dhe kritikët e tyre shqiptarë dhe italianë. Eventi i vitit 2010 Dy popuj, një det, një miqësi sikur i parapriu urës që vetë kultura mes dy brigjeve ka filluar ta ndërtojë. Është një urë që po i afron gjithnjë e më shumë shqiptarët në të dyja anët e Adriatikut, por edhe më gjerë. Një urë që na tregon se kultura shqiptare merr edhe dimension tjetër, jashtë atdheut, por kjo e gërshetuar me një kulturë tjetër, të vendit që i ka bujtur qysh prej 23 vjetësh. Për t’i dhënë frymë vazhdimësisë së eventeve , më datën 23 janar në Tirana International, u organizua nën kujdesin e shumë faktorëve, si Krahina e Puljas, Instituti Italian i Kulturës, Shtëpia Botuese Besa, Fondazioni Gramshi, Forumi i pavarur i gruas shqiptare dhe të tjerë, Konferenca Ndërkombëtare e studimit ku morën pjesë studiues dhe profesorë të universitetit të Barit, Tiranës, Shkodrës dhe Korçës. Pas fjalëve përshëndetëse të institucioneve, ku mes të tjerash ministri Erion Velia e vlerësoi takimin si një problem që deri pak kohë më parë ishte jashtë vëmendjes së shtetit, të politikës, krejtësisht e braktisur, për të mos folur për fatin e kulturës së qindra mijëra emigrantëve që morën rrugët e botës pas vitit 1990. Ky është dhe një farë shfajësimi – vazhdoi Velia – edhe për të gjithë kohën e mëparshme, kur qeveria e sotme ishte në opozitë, por edhe për qeveritë e mëparshme.

Drejtorja e institutit italian të kulturës, Flavia Veneciani, pasi përmendi të gjitha veprimtaritë që po ndërmerr instituti për të krijuar urat e bashkëpunimit mes dy vendeve, e filloi përshëndetjen me shprehje e famshme, Nemo profeta in patria, për të kujtuar se në Itali ka një numër të konsiderueshëm shqiptarë që shkruajnë edhe në gjuhën italiane, por që ndoshta janë ende të panjohur në vendlindjen e tyre, në Shqipëri. Ka autorë qënuk janë përkthyer kurrë në gjuhën shqipe dhe në këto bashkëpunime mes dy vendeve duhet të merret në konsideratë edhe kjo letërsi, që nxjerr në pah lidhjet e gjata të miqësisë mes dy vendeve tona. Shkrimtarët – theksoi drejtorja – janë një urë mes Italisë dhe Shqipërisë. Insituti italian ka ndërmarrë një nismë tepër të guximshme që të sjellë të enjten e parë të çdo muaji një autor apo edhe autorë që të përcjellin tek dashamirësit e letrave temat, librat, problematikën e gjerë të kulturës italiane, të gjuhës dhe historisë, të udhëtimeve dhe ekspolrimeve të autorëve italianë në Vendin e Shqiponjave. Një nismë që i ngre në nivel tjetër shkëmbimet reciproke mes dy brigjeve, duke i kushtuar kulturës vendin që meriton në një shoqëri globale, në një europë ku po synojmë të afrohemi dhe të bëhemi pjesë e saj.

Livio Muçi, drejtori i shtëpisë botuese Besa, i përkushtuar për botimin e letërsisë shqiptare dhe të shqiptarëve që jetopjnë në Itali, numëri i librave të botuar kap një shifër të lartë me autorë të shekullit të kaluar dhe të sotmit, e konsideroi këtë takim si një moment për të theksuar se ky fakt përbën një pasurim të vetë letërsisë italiane, pra autorët shqiptarë që jetojnë në itali duhen konsideruar si pjesë e trashëgimisë kombëtare italiane, pasi edhe kontributi i saj është i padiskutueshëm. AUI solli shembullin që sipas tij është tepër nëgativ që disa figura të njohura shqiptare në arenën e kulturës italiane po largohen edhe nga Italia drejt destinacioneve dhe vendeve të tjera. Një prej intelektualëve, Ron Kubati, që ka riemigruar në Amrikë, për Muçin është një largim që nuk duhej të ndodhte, pasi largimi i njerëzve të tillë, është humbje për Italinë dhe Shqipërinë më parë kur u detyruan ta braktisin vendlindjen. Shkrimtarët me veprën e tyre krijojnë një lloj sociologjie tregimtare, prandaj evente te tilla marrin një kuptim të madh. Këto takime na shërbejnë edhe si një moment për ta përfshirë Shqipërinë në këto nisma bashkëpunimi, por i hap rrugë edhe studimeve gjuhësore në një letërsi dygjuhëshe.

Profesorja dhe kritikja e Universitetit të Barit, Xhovana Shanatiko, e njohur në departamentet e gjuhës dhe letërsisë italiane edhe tek ne, në fjalën e saj u ndal mes tyë tjerash duke theksuar se shkrimtarët janë dritarja jonë në botë, edhe nëse ikin nuk është ndonjë gjë e keqe, pasi do të jenë ata që do të bëjnë të njohur në botë vendin e tyre të lindjes, vendin që i priti për shumë vjet dhe kulturën e tyre. Letërsia që shkrimtarët me origjinë shqiptare është si italiane, ashtu dhe shqiptare. Në veprat e tyre shohin si gjithmonë temat që janë më tipiket të emigrantëve, si ajo e përkatësisë, e dashurisë për atdheun, e jetës së dikurshme shqiptare, si dhe e Italisë që gjetën që kur mbërritën.

Në konferencë e morën fjalën dhe diskutuan për krijimtarinë e shkrimtarëve shqiptarë edhe studiues, kritikë dhe pedagogë të tjerë italianë dhe shqiptarë të cilët vlerësuan jo vetëm tematikën e larmishme, por edhe shumë elementë të tjerë të kulturës, jetës dhe gjuhës. Poetë të ftuar recituan poezitë e tyre në gjuhën italiane dhe shqiptare dhe sipas organizatorëve janë rreth 36 autorë shqiptarë në Itali që kanë krijuar poezi dhe prozë në gjuhën italiane.

Kjo nismë ku meritën më të madhe e ka botuesi nga Leçja mendoj se duhet të shtrihet edhe më gjerë, me të gjitha vendet ku jetojnë dhe krijojnë shqiptarët. Një nismë tjetër që duhet të marrë udhë është një bashkëpunim me vendin tjetër kufitar, Greqinë, ku në të gjithë qytetet e saj më të mëdha, ka shumë shqiptarë që shkruajnë në gjuhën shqipe, por edhe atë helene. Kështu urat e njohjes dhe shkëmbimeve kulturore do të shtohen dhe integrimi i kulturave do të jetë më i natyrshëm.

*Arjan Th. Kallço

Pjesëmarrës në konferencë

 

Filed Under: Featured Tagged With: a është gjithmonë e vërtetë?, Arjan Kallco

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 8
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT