• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

NJË NGA ATA NJERËZ QË NDËRTUAN VLORËN E RE

January 7, 2014 by dgreca

  nga Albert HABAZAJ*/ studiues/

 Ne Foto:Pamje nga qyteti i Vlores/

 -Babai asnjë ditë s’rrojti për vete, – më tregonte miku im i mirë, Çela, para nja gjashtë muajsh, kur Xhelal Avdulla Veizi, 86 vjeçar, qëndronte akoma si një bredh i plotë, i drejtë e i pathyer nga erërat dhe borërat e gati një shekulli të tërë. – Edhe tani që ka këtë moshë rron e flet për të tjerët, për Vlorën, me merak, me besim…

Ai, bredhi i rëndë  me kurorë i lartësive të Barçallait, në shpatull të malit të Lungarës,  mbi Dukat, i ka rrënjët të thella e të përhapura  deri në Vlorë, nga ku ushqehen filizat e gjelbër të tij për jetën. Emri i tij mbahet mend në Vlorë e nderohet sikurse edhe emri i Kristo Papajanit, Misto Meles, Petro Dodes, Vasillaq Ndinit, Sihat Tozajt, Baki Balilit, dr. Llukë Gjidedes, Teki Mukës, Hysen Gjondedës…Vlera e tyre qëndron se urbanizuan Vlorën, i dhanë një fytyrë të re qytetit, sikurse Petro Marko, Fatos Arapi e Kudret Velça që e futën frymën dhe kulturën qytetare në Vlorën e tyre, duke u bërë  pjesë e  elitës  së re të botës letrare shqiptare.

Ndërsa shkruaj këto radhë për një nga ata burra që dhanë nga vetja e tyre, nga shpirti, nga mendja dhe nga trupi i tyre, për të ndërtuar Vlorën e Re të Pasluftës, më kujtohet një fjalë e urtë popullore, që në Labërinë e Vlorës transmentohet si këshillë e mençur brezave:

“Respektoni të vjetrit, se ata janë përmendore të gjalla në tokë”.

Dhe shembulli më kuptimplotë i mishërimit të urtësisë zakonore vërehet edhe në familjen Veizi, me vëllezër, motra, vajza, djem, nipër, mbesa e deri te Drini Veizi i vogël, djali i djalit të vogël, Asqeriut apo Çelos, si i flasin në shtëpi e shoqëri atij djali të zot e vijimi fisnik të Xhelalit, të atij Xhelali që sot qetësohet në paharrim, përjetësisht…

 

Pak historik.

 

Fisi Veizaj është ndër më të vjetrit në Dukat. Dega në Dukat quhet Çeloaliaj, në Himarë Veizaj, në  Vlorë njihen si vlonjatë të hershëm.

Xhelal Avdulla Veizi është lindur më 23 mars 1920 (1922). Avdulla Veizi është ndër flamurtarët e Plakut të Bardhë, Shenjtit të Flamurit, ndodhet i fiksuar dhe në fotografi me Ismail Qemalin e gjithë ata trima të tjerë. E ëma quhej Shero, ishte vlonjate dhe rridhte nga një familje tregtare. I ati, qysh i ri, ka punuar sipas motos: “Adoleshentit – sa më pak  kohë të lirë”. Kur punonte te “Monai”, u njoh me  Hysni Kapon e Rrapo Dervishin. Njihet si komunist i ’42 – shit, nga ata idealistët e lirisë; ishte me gjimnaz të përfunduar dhe pjesëmarrës i njësitit  guerril  të qytetit deri në Çlirim, mik i  Arif Haskos, Rrahman Perllakut, Mico Eminit… Pas Çlirimit ka qenë deri në Shkodër, tok me gjeneral Vehbi Hoxhën. Kërkoi lirimin nga ushtria, se i vdiq dhe nëna, pasi babai kishte kohë që i kishte vdekur dhe Xhelali kishte tashmë në ngarkim dy vëllezër: Ejupin dhe Xhevdetin. Ishte njeri i pastër, nikoqir e u bë parakohe zot i shtëpisë; nuk la njeri në jetimore e u bëri ballë halleve të jetës. Në Vlorë hapi Parkun e Mallrave me të burgosurit (i nxorri nga burgu e bënte punë me ta). Caktohet të ngrerë kooperativat artizanale të Vlorës, si rrobaqepësinë, këpucarinë etj. Pasi u jep fytyrën e duhur për kohën, këtyre sistemeve  të organizimit të punës së shoqërizuar, ngre Ndërmarrjen e Ndërtimit “Perlat Rexhepi ” e i jep emër. Me përkushtim, përgjegjësi e zotësi, në vijim ngre shkollën e Rezervave të Punës. Një veçori dalluese e tij, gjë që ndikoi tek fitimi i një respekti mbarëqytetar, ishte se Xhelali asnjëherë, me asnjë nuk zhvilloi luftë klasash, por kërkesën e llogarisë e mbante gjithmonë në standartet e domosdoshme për mbarëvajtjen e punëve në çdo sektor që krijonte e drejtonte. Shëtitorja Vlorë – Skelë, Rruga  e Re, Galeria e Arteve, Studioja e Piktorëve, Uji i Ftohtë e sa e sa vepra të bukura kanë firmën fantaziste të atyre burrave të vlefshëm, që ndërtuan Vlorën në ato vite të vështira emrat e të cilëve i përmenda në fillim të shkrimit e që qyteti ynë i kujton me adhurim përherë)

Tregon vajza, Shero Fejzullau: “…Njërin nga vëllezërit, Selametin, e nxorri partizan, siç qe dhe vetë. Selameti u vra aksidentalisht në mal, gjatë pastrimit të armëve, jo duke luftuar kundër pushtuesit. Babai nuk kërkoi ta bënte vëllain partizan dëshmor, edhe pse kishte luftuar për liri. Vrasja e tij rastisi e tillë, aksidentale, nuk u vra në luftë kundër armikut, edhe pse qe partizan! – kështu na thoshte babai ne, fëmijve, se ky qe botëkuptimi i tij. Kaq i pastër qe babai, kaq i vërtetë, kaq i virtytshëm. E ne jemi krenarë për një baba të tillë, e mbajmë lart ballin me të.

Ai punoi një jetë të tërë me djersë, me nder, pa kërkuar as më të voglin privilegj. Edhe pse rridhte nga një familje tregtare, asgjë s’mori për vete. Një lagje të tërë ndërtoi. -Të rregullohen të gjithë – thoshte i bardhi.

Shpirti atdhetar e i pastër i tij na bën ne sot të jemi të nderuar me të. Ai ishte ballëlarë e ne na bëri ballëlart me punën e tij, me jetën e tij, me veprën e tij. E ne s’mund të na rritet mendja, se s’duhet ta turpërojmë, veç të ndjekim shembullin e tij, se na hapej dera me nderim kudo ku trokisnim.

Petro Dode na thoshte “Po punove sa gjysma e Çeçoit, me ne je në rregull (Çeço shokët i flisnin Xhelalit, babait tonë të dashur e të paharruar).

“Xhan i babait, po bëri punën tjetri, vlerësoje ! – na porosiste Xhelali ne. – Dy vezë po u përpoqën, xhan i babait, njëra do thyhet. Njerëz jemi. Një grusht njerëz!…Bën punën?! Është në rregull! Ke mundësi t’i bësh tjetrit mirë? Bëji! S’ke mundësi? Mos i bëj keq, lere në punë të tij!” Këto ishin këshillat e vyera të tij për ne, që të bëheshim të mirë e të vlefshëm për vete, për familjen e për shoqërinë…

Xhelali me Feruzen, bijë e Halim Çobos, (tregtar nga Trevllazri, familje e pasur në Topallti e me miqësi me Hajredin Cakranin) bënë nëntë  fëmijë: 5 djem e 4 vajza. Për respekt dhe për kujtesë po i përmëndim konkretisht e me radhë: Afërdita e datëlindjes 1949, e martuar me Dilaver Muhon, nga Tepelena, kanë 4 vajza; Nexhmia, e datëlindjes 1951, martuar me Xhevat Fejzullaun nga Mallakastra, me universitet, kanë 2 vajza  dhe 1 djalë, (njëra vajzë, Ticiana është piktore e spikatur dhe anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Vlorës); Ëngjëlli, i datëlindjes 1953, martuar me Adelinën, vajza e Danish Hoxhës, kanë  dy djem, të dy në Itali; Leka, i 1955 – s, martuar me Eleni Sakon nga Vlora, kanë dy djem; Shero, martuar me Ali Fejzullain nga Fieri, banojnë në Tiranë, kanë 4 çupa me universitet; Elisabeta; Iliriani, martuar me Silvanën nga Selenica, me dy djem, njëri nga ata quhet Xhelal (në kujtim të babait); Qemali, martuar me Majlinda Koçin  nga Vlora, kanë 1 djalë;  Asqeriu (Çela), martuar me Irena Haxhiaj, kanë 1 vajzë dhe Drinin, pinjollin e fisit, me të cilin mburren të gjithë Veizajt e Xhelalit, sikur është një trim – kordhëtar me pallë!…

Ejup Veizi, i datëlindjes 1 shtator 1934, është vëllai i Xhelalit. Shkollën 8 vjeçare e ka bërë në Muradie, te shkolla nr. 2. Jetëshkrimin e tij e ka të pasur, por flet telegrafisht për vete. Ka punuar mekanik dhe elektro – mekanik, më 1978 nga Komiteti Ekzekutiv i Vlorës, seksioni i Industrisë, merr  titullin e lartë  “Mjeshtër i punës”. Më 1. 06. 1997 del në pension…Gjatë bisedës, pasi dëgjon mbesën, ai sikur kërkon me ngulm ta plotësojë historikun dhe thotë : – Avdullai, para shpalljes së Pavarësisë erdhi nga Janina, me 10,12 patriotë të tjerë, veshur me kostum kombëtar. Di që babai është lindur në Vlorë, nga vitet1874 – 1875, në lagjen e Re (sot “Partizani”); në Janinë merrej me tregëti. Vdiq më 1941. Ka qenë pjesëmarrës i Luftës së 1920 – ës; ishte dhe kundër Zogut, se ai ishte shtypës i popullit. Kështu mendonte ai. Ne rrjedhim nga një familje atdhetare, që përherë ka përkrahur lëvizjet popullore dhe luftërat për liri. Babai ka strehuar, kur u bë kryengritja e Fierit, njerëzit e Riza Cerovës e shprehej: “Nga revolta lindin ideologji të reja”.

Avdullai qe martuar tre herë. Me të parën, Hamiden nga Karbunari s’pati fëmijë, ajo vdiq shpejt. Me të dytën, nga Mallakastra bëri Nezirin, Shabanin dhe Sadikun; ajo vdiq 48 vjeçe. Metë tretën, Sheron, bijë  në Trevllazër e mbesë  në Rrapaj, bëri pesë fëmijë: Xhelalin, Selametin, Faton, Ejupin dhe Xhevdetin. Babai i Sheros (nënës time) quhej Ejup, ishte nga Veriu dhe  merrej me tregëti lëkurësh. Emrin e tij e kam unë… Xhelali, djali i madh i Avdullait e Sheros, u martua me Feruzenë, bijë nga Çobajt e Trevllazrit, vajza e madhe e Halim Çobos, martuar më 1948, me të cilën lindi 9 fëmijë. T’i tha mbesa ime, Sherua ca gjëra, po dua të shtoj akoma të jenë për brezat: Xhelali mbaroi shkollën fillore, pesë klasë te “4 Heronjtë”, afër te godina e Kokajve, te Aneta e Thoma Koleka, te shkolla modelore, shkollë femërore, ku në vitet 1941 – ’42 mësohej dhe italisht. Pas shkollës fillore, që e mbaroi në vitet 1936, në moshën 14 – 15 vjeçare, babai e mbante me vete, bënte tregëti, si kasap etj. Xhelalit ky zanat nuk i pëlqeu dhe  filloi punë në ofiçinën italiane “Tenda” të Monait. Pikërisht aty u fut në aktivitetin e P. K. të qytetit dhe u angazhua me njësitet guerrile të Vlorës, ku si detyrë kishte përgatitjen politike të anëtarëve të rinj për t’i bërë kontigjent të rreshtave partizane për lirinë e Atdheut. E di që ka punuar së bashku me ish -kuadro të P. K. të rrethit të asaj kohe, si Nuri Arapi (banor  i lagjes), Hetem Gjinushi etj. Me njësitet ka qenë deri më çlirimin e vendit. Më 1945 u emërua kryetar i këshillit të tre lagjeve: të lagjes së Re, (sot “Partizani”), të Topanasë (sot “4 Heronjtë ”) dhe të Karabashit (sot “15 Tetori”) dhe  e la këtë detyrë më 1948, kur u thirr për të kryer detyrën ushtarake, dy vjet në veri, në Kukës. Pas lirimit nga ushtria, kontribuoi, me urdhër të Partisë që drejonte vendin, në ngritjen Parkut të Mallrave, në fillim në Skelë, te Plazhi i vjetër, te ofiçina, te kripa, që më vonë erdhi këtu ku është dhe sot. Qe nëndrejtor teknik dhe shef i ofiçinës (në vitet 1950 – 1957). Xhelali njihet si themeltar e krijues i Parkut të Mallrave. Nga vitet 1957 – 1969 kemi këtë  ecuri të karrierës së tij: Transferohet për organizimin  punës në Ndërmarrjen e Ndërtimit “Perlat Rexhepi” si kryeteknik; ndërkohë emërohet drejtor i kursit të shoferëve, që ka qenë atje ku sot ndodhet Ndërrmarrja Rruga. Mbas mbylljes së këtij  kursi, pas dy vjetësh, (1961 – 1963) u krijua Shkolla Një vjeçare e Rezervave të Ndërtimit dhe Xhelali ka qenë  drejtor i kësaj shkolle nga viti 1963 – 1970. Ai qe kuadro i spikatur, i praktikës, i veprimit, i duhur, saqë dhe kur u lirua nga kjo detyrë, në vitet ’70, inxhinierët e rinj me arsim të lartë e kërkonin për këshillim në vijimësi. Në këtë kohë fillon punë në Ndërmarrjen e Përpunim – Drurit si  teknik makinerie, deri sa doli në pension, në vitet ’86-’88… Xhelali, përveç 9 fëmijëve të tij, rriti dhe dy vëllezërit e tij, nga nëna e nga babai: Ejupin dhe Xhevdetin dhe u bë prind për ta. I mbajti deri në moshën  që ata u bënë zotër të jetës së tyre, biles njërin prej tyre, Ejupin e nisi me bursë në Poloni, në vitet 1953 – ’56 për degën teknik, elektromekanik i mesëm, (tre vjeçar) …

Jo se Xhelali është vëllai im, por ai ishte nga ata burra, që, për qytetin e  Vlorës, për kontributet e dhëna për ringritjen e jetës qytetare pas Çlirimit, emrin e kishte sakrificë, në emër të idealit, për hir të dinjitetit njerëzor, në respekt të mundësive dhe vlerave që mbartnin…

Sot, një rrugë në qytetin bregdetar të Vlorës është emërtuar pikërisht “Xhelal Veizi”.

Në nderim të personazhit për të cilin po shkruaj këto radhë dhe për mirënjohje të visareve morale, shpirtërore e atdhetare që na lanë të përkushtuarit deri në vetëmohim, prindërit tanë të mrekullueshëm thura dhe këto vargje:

 

NJERËZ QË NDËRTUAN VLORËN

 

Baladë për Xhelal A.Veizin –

 

Hedh shikimin lart nga mali,

e zgjat tutje, buzë detit;

ca rrënjë fisnike më flasin,

mallin me valët e tresin.

 

Është një mall i bardhë, i ëmbël,

buron nga kurorë e bredhit,

plot’ dëshirë, porsi në ëndërr

t’i mbajë dinjitetin emrit.

 

Emrit që nuk përsëritet

as edhe një herë të vetme,

me erë Dukati flladitet,

me Jonin të bëjë marrëveshje.

 

Ia ka gdhendur koha emrin:

Xhelal Avdulla Veizi.

Mirësia njerëzore

e ka palcën e kurrizit.

 

Emrin ia ka gdhendur koha,

diti jetën ta jetojë;

për të s’kishte kuptim mosha,

por fjala si mjalt zgjoi.

 

Si mjalt zgjoi iu bënë të nëntë,

stinë me gonxhe Drini i vogël.

Ec, Xhelal e mos u çmënd!

Po ti ke fituar botën!…

 

Si Xhelal Veizi, burra,

njerëz që ndërtuan Vlorën,

vijnë të kthjellët nga Gurra

ta pranverojnë metaforën.

ALBERT R. HABAZAJ

 *) Master Shkencor për Etnologji dhe Folklor, Qendra e Studimeve Albanologjike, Tiranë.

 Drejtor i Bibliotekës Qendrore “Nermin Vlora Falaschi”,Universiteti i “Ismail Qemali”, Vlorë, Albania.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Albert Habazaj, Nje nga ata, qe ndertuan Vloren

JEZUS, KRISHT, KRYQ-GJUHA DHE BESIMI PELLAZGO-SHQIPTAR

January 7, 2014 by dgreca

EMRI « JEZUS », « KRISHT » DHE « KRYQ » SHPJEGOHEN VETËM ME GJUHËN DHE BESIMIN E PELLAZGO-SHQIPETARËVE/

« Zakoni i të mbajturit me fanatizëm i shenjave të veta dalluese ka një kuptim të përcaktuar qartë… dëshira e tij (e shqipetareve) për t‟u identifikuar është më e madhe se frika nga vdekja. »

Rose Lane « Majat e Shales » /

Shkruan Fatbardha DEMI/

Ka vite, që gjithmonë e më shumë 25 dhjetori, dita e Krishtlindjeve, po bëhet e pranishme në shoqërinë shqipëtare. Si një popull tolerant, ay historikisht i ka festuar ditët e shënuara të të gjitha besimeve, pavarsisht në se i njihte apo jo domethënien fetare apo mitike të këtyre datatve dhe riteve.

Me qenëse çdo dukuri ka një zanafillë, na lind pyetja se: “Nga e ka origjinën emërtimi i Jezusit, KRISHT dhe në gjuhën dhe besimin e kujt populli, ay arrin të motivojë simbolin kryesor të fesë kristiane, KRYQIN ? ”

Sipas Ungjillit të Mateut, tregohet se Maria , nëna e tij që i ishte premtuar Jozefit, mbeti shtat-zanë me Frymën e Shenjtë. Jozefit, që mendonte ta linte Marine, iu çfaq në ëndër një ëngjëll i Zotit dhe i tha : « Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë me vete si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lind një djalë dhe ti do t’i vesh emrin Jezus, sepse ai do te shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre. (1)

Në Bibël nuk përmendet se kush ja vuri emrin « Krisht » (Christ) Jezusit të Nazaretit. Ka studiues dhe besimtare, që e shpjegojnë emrin « Krisht », si pasojë e dënimit të Jezusit me një vdekje plot vuajtje trupore mbi një kryq. Kryqi, sipas besimit kristian, shpreh kryqëzimin, Krishtin, Fjalën dhe Figurën e dytë të Trinitas. Të gjithë besimtarët dhe studiuesit e historisë, bashkohen në mendimin se “kryqi” sot, përfaqson simbolin e besimit kristian.

Por, siç dëshmon studiuesi Joel B. Green (“The Cambridge Companion to Jesus”)“Dëshmia e mënyrës së vdekjes të Jezusit është shumë më e errët, se sa është paraqitur. Në literaturën e antikitetit Roman, nuk jepen përshkrime të aktit të kryqëzimit“ (2) Edhe teologu anglez E. W. Bullinger, në librin “The Companion Bible” (botuar më 1922) pohon se në katakombet e Romës, Krishti nuk është pasqyruar asnjëherë i dënuar mbi një kryq. (3)

a b

(a) një grafikë që sjell formën e përhapur të dënimit (Justus Lipsius, 1595) (b) Dënimi i legjionarit romak Acacio, (viti 303) për shkak të përqafimit të besimit të ri kristian.Në plan të parë është Jezusi. (4) 2

 

Siç dihet, për krijimin e miteve të reja, duhet të kalojë një periudhë disa shekullore nga ngjarjet historike. Gjatë kësaj kohe, miti pasurohet me material tregimtar, pasqyrim viziv nëpërmjet artit të gdhëndjes dhe pikturës, me rite e ditë të shënuara.

J. Hall në “Dictionary of Subjects & Symbols in Art” ka pohuar se : “duke filluar nga shk V, kryqi filloi të gdhëndet në sarkofaget dhe objektet e tjera. Wallis Budge (në librin “Amulets and Talismans”) shton: « Para shk 4, Kryqi nuk ishte emblemë kryesore dhe simbol i të krishterëve”. (5)

Si përfundim del se, simboli i kryqit kristian është futur në periudhat e mëvonshme, nga koha historike e vdekjes së Jezusit. Format e ndryshme të kryqit që gjënden sot në Europë, na bëjnë të mendojmë, se keto figura grafike, duhet të kenë lidhje me simbole të miteve të tjera (që nuk lidhen me kryqëzimin) të një besimi shumë më të hershëm, të pa trajtuar deri më sot. Në Enciklopedinë e literaturës Biblike (Cyclopædia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature) dëshmohet se shenja e kryqit mbahej si simbol i shenjte tek shume popuj të Antikitetit. (6) Sipas studiuesve, ndërmjet figurave gjeometrike, kryqi është simboli i tretë kryesor i ardhur nga periudha me e herëshme e lashtësisë dhe ka lidhje me qëndren, rrethin, katrorin dhe trekëndëshin.

1 2 3 4 5

6 7 8

Kryqi (1) latin , (2) françeskan , (3) grek, (4) ortodoks, (5)kryqi i Shen Andreas, le premier apôtre appelé par Jésus dans l’Évangile (Matth. 10,2) i shek X, (6) kryqi bizantin, (7) bask dhe (8) keltik.

Gjatë historisë njerëzore është vërejtur se çdo mit i ri, për të ndikuar mbi popullsinë, mbart në gjirin e tij simbole të miteve dhe besimeve të kaluara. Ky fakt e gjen shpjegim në shkencën e psikologjisë. Si shëmbull mjafton të vërejmë flamurin e BE-së. Yjet pes-cepësh na sjellin ndërmend yllin e Davidit dhe numri 12, numrin e Perëndive mbi Olimp. Në simbolet e shumë flamujve apo heraldikave të shteteve, gjënden yje pes-cepesh, vetëm apo të shoqeruar me hënën, shqiponjën, numrin e shënjt « tre » të ngjyrave, vijat paralele, katrorin, rrethin, trekëndëshin, pemën e jetës etj. që i gjejmë në besimin hënor dhe mitet pellazge. Në këtë pamje, nuk mungon edhe kryqi i paraqitur në forma të ndryshme. Petro Zhei shprehet se « Simbolet kapërcejnë vëndet dhe kohërat, situatat individuale dhe rrethanat e rastësishme… » (7) Kete e deshmon edhe studiuesi Joseph L. Henderson « Miti antichi e uomo moderno », i cili pohon se ka simbole që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre për racën njerëzore. (8)

Përderisa besimi kristian e vuri kryqin në qëndër të mitit të tij, jam e bindur se ky simbol, mbart në vetvete një kuptim shumë të rëndësishëm, ndoshta më të rendësishmin ndër simbolet e tjera të besimit zanafillor të shoqërisë njerëzore. Gjithashtu mendoj se, kjo peshë 3

 

simbolike e kryqit në lashtësinë e herëshme, ka lidhje edhe me emërtimin « Krisht » , me të cilin shqiptohet sot figura qëndrore e kristianizmit – Jezusi i Nazaretit.

Kryqi, ndër shenjat më të lashta

Më poshte kemi të paraqitur (a) shkrimin më të lashtë europian dhe (b-c) kryqe tek simbolet ilire dhe një tatuazh me kryqe i dorës tek shqipetarët e Maqedonisë, dërguar nga studiuesja Edibe Selimi Osmani (dt 2.07.2013). (9)

a) b) c)

Në studimet e sotme, kryqi (dy-tre rrezesh) është përcaktuar si gërma të alfabeteve të lashtësisë. Në fig poshtë (a) kryqi tre-rrezesh, i përket alfabetit të mijevjeçarit të tretë pk. dhe (b) dy kryqe dy-rrezesh shprehin emertimin fonetik “tau” në shkrimin kuneiform të Mesopotamisë.(10)

a) b)

I këtij mendimi është edhe Niko Stillo i cili pohon se “Simboli i kryqit të thyer është simbol apo shkronje e shkrimit apo e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europe” (11)

Meqenëse kryqin e hasim që në “artin” e njeriut të neolitikut, kur nuk ishte krijuar akoma shkrimi, arrijme në përfundimin se në periudhën e parë këto shenja nuk ishin shkronja, por lidheshin me besimin zanafillor. Studiuesi At Justin Rrota, në veprën e tij “Për historinë e alfabetit shqyp”(1936), na tregon një shembull të tillë: “Në botimin e Buzukut, gjejmë fijen qi na zgjidh nejet (hijen-shën im) e dyshimit mbi shenjet e posaçme të shkrimit të shqypes (….) Për të shprehe tingullin e « y »-s sonë, qi ky shkrimtar e përdori edhè për zânoren « u », ai vojti e muer shêjin e zodiakut (brirët e demit) qi âsht në përdorim në degë t’astronomis për ftyrën e Taroçit (Taurus).” (12)

Ne sot nuk arijmë dot, të themi me saktësi se ç’fare ka dashur të shprehë njeriu primitiv me shenjën e kryqit, që vizatoi në shpella apo kur e gdhendi në kockë, gur apo baltën e pjekur. Por mund të pohojmë, se në atë periudhë të herëshme, besohej në forcat e mbinatyrshme, të paaritshme prej tij dhe në rradhë të parë, ato që ndodheshin në qiell, si hëna, dielli, yjet, uji (shiu) dhe ajri, etj. Besimi dhe mitet më të herëshme, ju përkasin “banorëve” të kupës qiellore, dhe sot e kësaj dite aty ndodhet edhe banesa e Zotit. Mircea Eliade pohon se “Lartësia është diçka e paaritshme për njeriun dhe si e tillë, i përket forcave dhe ekzistencës mbinjerëzore…Qielli ‘simbolizon’ përsosmërine, shenjtërinë, forcën, pandryshueshmërine…Thjesht nga të qenurit ‘i lartë’ , që ndodhet ‘lartë’ e barazvlerëson me të qenurit i pushtetshëm” (13)

Njeriu i paleolitit ishte në « kërkim të Zotit », të ndjerë prej tij si një FORCË e pa-formë. Ay e shikonte atë tek shumë dukuri të natyrës qiellore dhe tokësore, nga të cilat varej jeta e 4

 

tij dhe e fisit. Frika më e madhe për të qe zhdukja e dritës, kur terri i një nate pa hënë apo në thellësinë e shpellave, përpinte çdo gjë përreth tij. Në terr, nuk ekzistonte asgjë. Lufta kundër « territ » për të shpëtuar DRITËN (hënore dhe diellore), gjëndet në themel të miteve të para të njeriut.

Kryqi, përmban në vetvete elementin shprehës të zbritjes në tokë të DRITËS – rrezen (vijën e drejtë). Fjala e gjuhës shqipe “rreze” , vëren studiuesja Nermin Vlora “ Është një fjalë që e hasim edhe sot në të gjitha gjuhët indo-europiane, (por) nuk haset as në greqisht, turqisht, arabisht dhe as në gjuhen kineze…” (14) Siç e vërteton Petro Zhei nëpërmjet fizikës moderne, gjuhës dhe miteve «Gjuha referon gjithnje tek Qendra (Zoti) » (15)

Rrënja e emrit “rreze” gjëndet në emrin e Zotit tek egjiptianët e lashtë (Perëndia Rê / Ra- ajo që bije në tokë sipas Xh.Katapanos) dhe është e shprehur në muret e Piramidave në formën e vijave të drejta që përfundojnë me një dorë (dora e Zotit), por edhe në pikturat mesjetare të kristianizmit. Asnjë objekt tokësor, nuk kishte atë pamje të përsosur të vijës së drejtë si rrezja, e cila lidhte Dritën qiellore (Zotin) me Tokën. Ashtu sikurse në lashtësi edhe në besimet e sotme, çdo element i shënjtërisë, shprehet si një burim ndriçimi apo rrezatimi.

a) b) c)

(a)Monedhe me koken e Seleukidit, mbretit të Sirise antike (b) Perendia Mitra (c) Mozaik i Krishtit me rreze perreth kokes i shk 3 në bazilikën e Shen Pjetrit, Vatikan (16)

Dy rreze të kryqëzuara (kryqi) ishin një nga simbolet më të herëshme për Zotin, se bashku me figurën e hënës, si shpreje e natyres së tij KRIJUESE dhe Shqiponjës, të vetmes qënje të gjallë që i afrohej më afër tij.

Në veprën “Thoti fliste shqip” studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano pohon se “Shqiponja dhe Ylli simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor …(dhe) sipas Moisiut , shqiponja dhe ylli, janë sinonime (17) Në fotot poshtë, kemi një monedhe romake e vitit 217-215 pk, me shqiponjën që mban një kryq në formë ylli dhe një pjesë e relievit kushtuar perëndisë së Mithrës në Muzeun e Vatikanit e shk 3, ku paraqitet hëna me dy kryqe-yje .(18) 5

 

Të tre këto figura (hëna, kryqi-yll dhe shqiponja) përfaqësonin të Plotfuqishmin dhe janë pasqyruar së bashku apo të veçuara, gjatë të gjithë periudhës së lashtësisë, mesjetës, por edhe në kohët moderne, kur bëhej fjalë për fuqinë hyjnore.

a)b) c)

(a)Monedhë romake e vitit 189-180 pk. (Hëna lart dhe kryqi në formën e rrotës) (b) shqiponja në qendër të kryqit përfaqëson Zotin (c) pjesë e heraldikës gjermane e shk19 ku duket një kryq (X) i formuar nga speranca dhe shpata, një kryq i drejtë i dorezës së shpatës dhe hëna. Këtu përfshihen edhe simbole të tjera. (19)

trastë e gruas së Sopotit, Librazhd, fillimi i shk 20 « Veshje popullore » Vell 2.

Në qëndër të kryqit qëndron shqiponja, që së bashku me dy hënat dhe yjet sipër, përfaqësojnë Krijuesin. Katër rrathët, me qëndrën e spikatur në formë ruaze, janë shprehje e botës hyjnore me Zotin në qëndër. “Raporti midis Zotit dhe Krijimit –shprehet Antonietta Zanatta- është i njejtë me atë të rrethit dhe qëndres”. (20)

Që të treja format e kryqit që njihen edhe sot (X,, T ), kanë patur për lashtësinë vlerë të njejtë mitike, gjë që dëshmohet edhe në alfabetet e para. (vini re gërmën-kryq fenikase, atë arkaike greke , formën “T” greke klasike, etruske dhe latine, me të njejtën vlerë fonetike (21) 6

 

Kjo vihet re edhe në monedhat romake ku kryqi, ylli dhe germa “T” janë simbole të Zotit.

a) b) (a-b) Binjaket Dioskure me kryqin brenda rrethit dhe dy yjet mbi kokë, në monedhat romake te viteve 211-208 pk .

c)

Germa “T” mbas kokës së binjakeve dhe dy yje mbi kokat e kuajve si shprehje të Krijuesit. Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8. (22)

Kryqi-yll dhe binjaket e Zeusit

Që simboli i kryqit-yll ka qënë, dy / tre rreze që ndërpriten me njera-tjetrën, me idenë e pranisë së Zotit, kemi dëshmi të shumta në materialet arkeologjike. Në shumë monedha të periudhës romake, mbi kokën e binjakëve: Kastorit dhe Polideukut, të njohur me emerin – Dioskurë, ndodhen dy kryqe-yje (fotot lart). Dioskuret, sipas mitit pellazg, ishin fëmijët e Ledës, (grua e Tindrit, mbretit të Spartës) e të Zeusit, që e mashtroi duke u paraqitur si mjelmë. Dy binjakët, kanë mbi kokë pikërisht dy gjysmat e vezës nga kanë lindur (qeleshet) që është pjesë e veshjes vetëm e traditës shqipetare. Ky është edhe një fakt tjetër, që dëshmon se mitet “greke” kanë për autorë, paraardhesit e shqiptareve-Pellazgët hyjnorë. Në fotot poshtë : 7

 

(majtas) skicë e mitit, punuar nga Leonardo da Vinçit (1692) Musée Boijmans Van Beuningen de Rotterdam (qendër) binjakët Dioskure mbi kokën e të cilëve qëndron hëna dhe dy yje, shk 2 pk (djathtas) statujë e Dioskurëve, si simbol hyjnor i forcës ushtarake të Perandorisë Romake. (23)

Më hollësisht për Dioskurët dhe babanë e tyre, Zeusin pellazg apo Oine, Lamahun, Minosin, Nino, Sheshoosi tek egjiptianet, Dionis nga greket dhe Noe, në Dhjatën e Vjetër është shtjelluar në veprën madhore të Niko Stillos “Etruskishte-Toskërishte”, që vijon të mos përfillet nga Albanologjia e politizuar zyrtare.

Në shumë objekte arkeologjike apo grafika edhe të kohëve të reja, kryqi-yll me hënën, paraqiten të bashk-shoqëruara si shprehës të njeri-tjetrit, siç e gjejmë ne simbolin e besimit islam, të huazuar nga besimi pellazg. Ylli sipër hënës ishte simboli i Perëndeshës Afërditë dhe i shtetit të Epirit. Ky simbol është pasqyruar edhe mbi qeleshen e Aleksandrit të Madh. Në monedhën romake (në foton poshtë) të vitit 112 pk, hëna dhe ylli shprehin idenë “Zoti është me ju!”dmth ushtari romak ka mbrojtjen hyjnore. Po kështu, në heraldiken e gazetës së arbëreshëve, hëna / kryqi-yll, në qendër të shqiponjës dy krenore, shprehin tre simbole të Zotit dhe dëshmojnë lidhjen e tij me Kombin arbër.

a) b) c)

(a) monedhe romake e vitit 113-112 pk (b-c) ne mes të shqiponjës dy krenore, ndodhen dy figurat sinonime: hëna dhe ylli.(24)

Në librin kushtuar figurës së shquar arbërore Gjergj Xhemisto Pletones (shk15), Moreno Neri sjell një dëshmi të çmuar për temën tonë. Në një letër dërguar fëmijëve, me rastin e vdekjes së babait të tyre shkruhet: “(Ai) i kaloi njerëz të shumtë të hyjnizuar që ka lindur Hellada, ashtu sikurse Faeton (Zeusi) ishte më i miri ndër yjet e tjerë ” ( 25) Të mos harrojmë, se Ptolemeu e quan Epirin “Hellas prehistorik” ndërsa Polibi e quan popullsinë e Epirit dhe Maqedonisë, si hellenë në të gjitha kuptimet (26) dhe “(s)hellenizmi” ka qene deri në shk19, besimi i popullit arbër. Emërimin “yll” nuk e gjejmë vetëm për Zeusin, por edhe tek fiset pellazge. Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (27) Simboli i yllit qëndron edhe tek emërtimi “Ilirë”, që gabimisht kuptohet si “i lirë”. Ne dialektin çam emri “ylli” shqiptohet “illi” dhe emërtimi historik i popullit tonë është “yllorë” dhe i vendit Ylliria. Këtë e mbështet mitollogjia pellazge dhe emri i më vonshëm “Illyria”, ku ka ndodhur ndrimi i zanores “y” me “i” tek bashtingellorja e parë. „Yj“( yj- yjnor – hyjneron) -dëshmon Nermin Vlora- këtë fjalë nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me përjashtim të 8

 

shqipes(…)megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtesisë, nga Egjeu deri në Atllantik (28)

Për sa u shtjellua më sipër mbi simbolin e kryqit në objektet arkeologjike, të traditës, studimet gjuhësore dhe historike, dëshmohet se : KRYQI në besimin dhe mitollogjinë pellazge, ka simbolizuar YLLIN dhe ka përfaqësuar Krijuesin-Zotin.

Kryqi, shkenca e lashtë dhe miti

Në rast se do të shprehemi se, besimi i Pellazgëve dhe tempujt ishin institucione sa administrative të mbretit, aq edhe shkencore të lashtësisë, nuk do të bënim ndonjë lajthitje, por do të zbulonim ndryshimin e madh që ka patur besimi në lashtësi, me ate të ditëve të sotme.

Brënda kësaj strukture besimtare (mitike dhe shkencore) të lashtësisë, kurdoherë, kryqi ka qënë i pranishëm. Këtë përfundim e dëshmon katërcipërisht materiali arkeologjik.

Siç vumë në dukje edhe më lart, kryqi është i shprehur me kryqezimin në qëndër të dy dhe tre drejtëzave (rrezeve) me kënde të ndryshëm apo 90° dhe në lashtësi mendohej se kishte një forcë magjike hyjnore. Në foton e parë poshtë (a) në varkat e fisit ilir të Liburnëve, kemi një brez kryqesh që shprehin Hyjninë (kryqi) në botën tokësore (katrori), dhe do të thotë: “Zoti është pranë jush!” Në të dytën (b), tek statuja e Isidës (1360 pk.), qëndrimi i Perëndeshës hënore, shpreh kryqin e drejtë, të shoqëruar nga krahët e shqiponjës dhe hënën e plotë mbi kokë mes brirëve të demit. Kjo paraqitje e Isidës, do të bëhet simbol i kryqit në Egjiptin e Lashtë. Foto e tretë (c) paraqet një armë dy-tehëshe e tipit pellazgjik, me kryqe brënda saj dhe tehun në formën e hënës.(29)

a b c d e

(d) Kryqi egjiptian, qe perfaqeson perendeshen henore Iside, siç paraqitet në figurën më lart (b) Në foton (e) simboli i besimi kristian (figura në qëndër në formën e rrotës) i njejtë me kryqin egjiptian (Monogramma di Cristo, sec. IV)

Njeriu modern e ka shkurtuar me mijëra-vjeçarë, periudhën kohore të lashtësise. Duke mos qenë në gjendje të zbulojë plotësisht arritjet e shkencës së lashtë, të mbuluar me “vellon” besimtare të simboleve, sot kemi një shkencë historike dhe gjuhësore të mangët për nga faktet dhe lehtësisht të manipulueshme. 9

 

Por studimet e kohëve të fundit, sidomos të studiuesve shqipetarë, kanë sjellë trajtime të reja të simboleve dhe miteve pellazge. Një prej tyre është edhe vepra“Shqipja dhe Sanskritishtja” e Petro Zheit, që vendos bazat e një shkence të re në studimin e Lashtësisë, duke shfrytëzuar simbolet dhe mitet e besimit pellazg, gjuhën shqipe, ligjet e fizikës moderne dhe gjuhësinë krahasuese.

Për zbërthimin e simbolit të kryqit, ne do të mbështetemi pikërisht në këtë shkencë të re, të cilën autori e ka emërtuar « Filozofia dhe Llogjika e Gjuhës »: “Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instance të fundit me ZOTIN… (30) Qëndra = Zoti = Dashuri. Ky përfundim gjen një rikonfermë të njëzeshme në të gjitha Shkrimet e Shenjta, sipas të cilave Zoti është Dashuri, një dashuri pa kushte e me çdo kusht …Qëndra = Dritë” (31)

Kryqi përfaqësonte mbrojtjen hyjnore të Zotit ndaj bijve të tij, por edhe lidhjen me të. Tek arbërit ka ekzistuar gjithëmonë bindja se ishin një popull HYJNOR. Shumë popuj e kanë shpallur këtë emërtim për veten, por përveç miteve të vonshme, nuk kanë mundur ta vërtetojnë edhe me gjuhën e tyre. Siç dihet, gjuha ka lindur para miteve, prandaj është ajo, që e vërteton mitin dhe ky privilegj i ka takuar gjuhës pellazgo-shqipe. Ky fakt dëshmon se arbërit, janë ay POPULL HYJNOR, që thurri mitin e Krijimit dhe ngriti një besim institucional Sellenizmin (besimin hënor).

Po sjell vetëm një, nga shumë fakte që e vërtetojnë mendimin tim. Sipas fjalorit të Biblës, emri Adam në hebraisht vjen nga “âdam” (kuqalash, i kuq, i lyer me të kuq) (Edom); është emër i dhënë Esaut pasi ai kishte shkëmbyer parë-birin e tij me një pjatë supë të kuqe (Zan. 25.30) (32). Në fakt, emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe : A+dam dmth “A-i pari + i damë, i ndarë/i krijuar” nga Zoti. Po sipas Fjalorit të Biblës lexojmë se: “Te Zanafilla ( e para qënje e krijuar- shën im) quhet nga vetë Perëndia: njeri ose Adam (Zan. 5,2) për të vënë në dukje anën tokësore të qënies së tij… për njeri në hebraisht është fjala «îysh », që do të thotë « burrë » ose « mashkull »(Eks. 35,29) “bashkëshort”, “qënie njerëzore” (Num. 23,19)” (33)

Në gjuhën shqipe, emri “njeri”, ka si rrënjë emërtimin e numrit “një” dmth- Zoti, i cili është unik -“1” dhe i pandashëm. Pra Adami ishte Bir i Atit-Një dhe si vepër e Zotit, u emërtua me emrin e tij “një + ri”. Pra as në gjuhën hebraishte dhe as në gjuhën greke apo latine , numri “një” nuk ka lidhje me fjalen “njeri” dhe nuk përputhet, nga ana gjuhesore, me mitin e krijimit. Por nuk është vetëm gjuha shqipe, që vërteton se paraardhësit e arbërve dhe shqipetarëve të sotëm, i përkasin asaj race hyjnore. Kryqi tek fiset pellazge ishte pjesë e pandarë e veshjes dhe e gjejmë edhe në veshjen e traditës të shqipetarëve të sotëm. 10

 

(Dy të parat) Burrë me fustanellë (gur i gjëndeur në Maribor të Sllovenisë shk Vpk) dhe një veshje ilire me rypa në formë kryqi. (djathts) Dy kryqe në veshjen e perëndisë Shamash në Mesopotami apo Utu tek Sumerët, i cili njihej si bir i perëndisë hënore Sin. (34)

Kur shikohen ngjashmëri të simboleve apo në mite me popujt e lashtë të Azisë së Afërt , studiuesit zakonisht u venë “vulën” se janë ndikime të ardhura nga Lindja.

Arif Mati, pas një pune afro 30 vjeçare mbi lashtësinë, dëshmon se Sumerët ishin me zanafillë nga Ballkani dhe të afërt me trojanët, thrakasit ose frigët, dmth një popull pellazg

“Popull i famshem ‘i malësorëve me kokë të rrumbullakët’ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (35) Shqipetaret e ruajne kryqin edhe sot në veshjen e traditës.

a b c

(a) Sepata dy-tehëshe pellazge dhe rrypat e kryqëzuara në veshjen e luftëtarit. (b-c) Qostek, shk19, Tepelene. Zbukurim i veshjes së burrave në fomë kryqi, i përsëritur edhe në katrorin në qëndër ku duket ylli rezatues gjashtë-cepësh i Aleksandrit të Madh.

(d) Vargu me kryqe në pelerinë dhe kryqe në dy shiritat e kryqëzura, në veshjen e Sigismond de Luxembourg, Mbret i Perandorisë së Shenjtë (1510-1513) të huazuara prej besimit pellazg nga kristianizmi.(36)

Studiuesi Petro Zhei në veprën e tij « Shqipja dhe Sanskritishtja » pohon se : « Qëndra është e vendosur në pikën e ndërprerjes të të dy krahëve të kryqit …(dhe) me qenëse O (zero, hiçi) është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës = Zotin, kjo është njëlloj si të thuash se ka vetëm një Zot. (37) Pra besimi pellazg apo “pagan”, siç u emërtua nga 11

 

kristianizmi, ka qenë besim monoteist, që do të thotë se ADHUROHEJ NJË ZOT. (Të mos ngatërohemi me Perënditë e Olimpit , që ishin njerëz tokesorë të hyjnizuar)

Për lexuesin e thjeshtë, ndoshta është e vështirë të kuptojë shpjegimin shkencor të studiuesit Petro Zhei mbi simbolin e kryqit. Por, arti i lashtësisë na e pohon me gjuhën e tij shprehëse.

Në fotot e mëposhtme shikojmë se ideja e Zotit (Qëndrës së prerjes së dy rrezeve) ishte e njohur për njeriun e lashtësisë dhe kryqi mbahej si simbol kryesor i besimit.

a b c

(a) Duart e mumjes egjiptiane te vendosura kryq dhe të mbuluara nga shqiponja. (b) Faraoni Senusret me duar të kryqëzuara dhe me kryqin Ankh (c) Fëmijë me duar të kryqëzuara, këmbë e fronit të Papës në Vatikan,i huazuar nga modelet pellazge.(38)

Simboli i kryqit si shprehje e Krijuesit, në Egjyptin e lashtë, dëshmon origjinën pellazge të Faraonëve, profetëve dhe mbretërve, që krijuan më vonë besimin e judaizmit ( të izraelitëve), paraardhës i besimit kristian. “Ramsesi i II, i Madhi i dinastise XIX, më i madhi dhe shkëlqimtari Mbret , nipi i tij Hosarsiph (djali i motrës) prift i Osiridës, sipas Menetonit dhe Strabonit, i quajtur më vonë Moisi nga çifutet, çështjen e të cilëve e pranoi më vonë, Salomoni-djalë i hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë” (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974) (39) Dhe siç e pamë edhe më lart, trojanët ishin pellazg. Pra, simboli i kryqit-yll, u trashëgua në besimin kristian nga vetë pellazgët, por tashmë me një mit të ri – si objekt i dënimit të Krishtit.

Nga e ka origjinën emri i Jezus Krishtit?

Në traditën e arbërve, një nga femijët trashëgonte emrin e gjyshërve, sipas gjinisë që kishte. Ky zakon e kishte burimin nga besimi pellazg, sipas të cilit shpirti (fryma e shenjtë) e të parëve “rilind” në tokë, në trupin e familjarëve të tij. Sigurish gjatë qindra shekujve, ky mit është haruar, por është ruajtur riti, si një detyrim i pasardhesve për të rikujtuar dhe nderuar të parët e tyre.

Edhe emri i Jezu Krishtit, ndjek po këtë mit të besimit pellazg. Tek “Ungjilli sipas Mateut”, për lindjen e Jezusit, shkruhet se ngjizja e tij u bë nga Fryma e Shenjtë e Zotit.

Shpjegimi i P.Zheit të emrit të Jesusit nëpërmjet gjuhës shqipe, e mbështet këtë mit: “Trekëndëshi i formuar nga blloqet e shkarkimit dhe arkitrau, dukej si një “sy” i madh qëndror, brenda tij, ishte skicuar një tetragrame (4shkronja) që në gjuhën çifute lexohen JHVE që përbën emrin e “të Pashprehshmit” dmth “Ti je i Vetmi” pikërisht si në arbërisht : Je VE(T). Ju kujtojmë se në hebraishten e lashtë H-ja shqiptohej E“ (40) 12

 

Ndërkohë në fjalorin e Biblës thuhet se: “Jezus në greqisht Jesous, i përgjigjet Jehôshûa në hebraisht dhe do të thotë Jehôvâh shpeton, Perëndia shpëton”. (41) Siç shihet, gjuha shqipe e shpjegon saktësisht fjalën JHVE, dmth Biri, ku u “fut” Fryma e Shenjtë e Atit, morri edhe emrin e tij, siç e gjejme ne traditën e popullit tonë. Ky mit nuk mbështetet me gjuhën hebraike.

Për emrin “ Krisht”, sipas fjalorit të Biblës është përkthim i emrit grek « Kristos » dhe i fjalës hebraike Mesia (Masîah) që do të thotë “I vajosur” (Gjo1,41). (42)

Edhe në këtë shpjegim, emri nuk zberthehet me anën e gjuhës hebraike, greke apo latine., Jezusi u emërtua edhe Krisht nga emri i Atit, që siç e pamë më sipër, përfaqësohej nga kryqi. Në gjuhën shqipe, rrenja “kri” është e njejtë, si për Krijuesin edhe kryqin (kri-qi në dialektin çam),që nuk e gjejmë në gjuhët e tjera. Kjo rrenjë e përbashkët dëshmon lidhjen e Jezusit me simbolin e kryqit dhe Zotin (Kri-sht, Kri-q, Kri-juesi).

Nga materiali i mësipërm, ku për të mos u zgjatur nuk janë përfshirë edhe fakte të tjera, kemi provuar se:

1: Kryqi dy rrezesh me të dyja format e tij, (90° apo kënde të tjera) si dhe tre- rrezesh, ka qënë simbol i yllit, dhe krahas hënës dhe shqiponjës, ka shprehur botën hyjnore dhe vetë Zotin. Të gjitha format e kryqit, kanë qenë sinonime të njeri-tjetrit, gjë që dëshmohet në materialet arkeologjike. Kryqe dy-tre rrezesh edhe sot shërbejnë për të shprehur grafikisht yllin.

2: Emri Krisht dhe Kryq kanë të njejtën rrënjë “kri”, siç e gjejme në dialektin e Çamërisë, ku kryqit i thonë “kri-q” (sht dhe q, janë mbaresa), e dëshmuar edhe nga gjuhësia historike e shqipes, ku vërehet se gërma “y” është më e vonëshme. Këtë lidhje gjuhësore nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të besimit kristian. Rrënja “Kri” i përket në dialektin çam edhe emrit “Kriet”, që tek shqiptarët e sotëm shqiptohet Kryet apo Koka dhe ruan edhe në ditët e sotme kuptimin e “njëshit”, i të Parit të familjes apo Zotit të familjes, i cili mendon dhe vendos për të. Kjo dëshmohet edhe nga përdorimi i fjalës “Zot” për të Plotfuqishmin qiellor dhe për krye-familjarin, gjithemonë në kuptimin “i vetmi, i plotfuqishmi për fatin e … dhe të përkatësisë”. Siç pohon edhe studiuesi Beonlev: “Fjala, me të vërtetë i përket gjuhës në të cilën ajo nuk gjëndet e izoluar, ku bën pjesë në të gjithë familjen e termave, nga të cilat njëra palë shpjegon tjetrën” (43)

3: Emri i kryqit lidhet me emrin e Jezu Krishtit nëpërmjet mitologjisë dhe gjuhës pellazgo-shqipe.

Perfundimi: Gjuha pellazgo-shqipe ka qënë gjuha e miteve të para të njeriut europian dhe e simboleve të besimit. Bashk-shoqërimi i Jezusit në art, me simbolet pellazge si : shqiponja, hëna dhe dielli, rrezet, syri i Zotit, kryqi, demi, etj dëshmon zanafillën pellazge të kristianizmit. 13

 

a b c d

(a) Shqiponja dy krenore mbi “Kryqin e vërtetë” (Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem). (b-c) Shqiponja me rezatimin hyjnor, afër këmbës së Krishtit (d) Hëna dhe dielli mbi kokën e Jezusit¨(44)

Emri i Jezu Krishtit, siç e thërret e gjithë Bota kristiane, dhe i Kryqit janë të gjuhës shqipe dhe shpjegohen me mitet e besimit të dardano-thesprotëve – sellenizmin (hellenizmin). Ky besim, gjatë mijeravjeçarëve pati zhvillimet dhe ndryshimet e veta, duke u pasuruar në mite dhe duke krijuar besime të reja që trashëguan doktrina, rite ,simbole, emërtime dhe shume gjera të tjera, nga besimi i PARË zanafillor. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet :“Askush se pa Perëndinë kurrë ; i vetëm-linduri Bir, që është në gjirin e t’Et është ai, që e ka bërë të njohur”(45) – duke trasheguar emrin e Tij, në gjuhën hyjnore të ARBËRVE!

Fatbardha Demi

3.01.2014

1-f1 BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)

2- en.wikipedia.org/…/Instrument_of_Jesus’_crucifixion

3- po aty

4- (a) Justus Lipsius’ De cruce 1595 http://en.wikipedia.org/wiki/Crucifixion_of_Jesus (b) http://it.wikipedia.org/wiki/Sant%27Agazio

5- http://en.wikipedia.org/wiki/Dispute_about_Jesus%27_execution_method

6- po aty

7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Croix_(symbole)

6- po aty

7- f57 Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dyte),Tirane, Tertiumdatur, 2006

8- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011

9- Fragment nga nje objekt erkeologjik. (La più antica scrittura alfabetica, Marston, “La Bible a dit vrai”, Plon 1935, f21) www.abebooks.fr/Bible-dit-vrai-MARSTON-Sir-Charles/…/bd

10- http://www.funsci.com/fun3_it/scrittura/scrittura.htm

11- f184 Niko Stillo”Etruskishte Toskerishte”

12- f12 At Justin Rrota « Per Historine e Alfabetit shqyp » Botime Françeskane, Shkoder, 2005

13- Mircea Eliade- da Trattato di Storia delle Religioni (1948), Einaudi, Torino 1954, pp. 42-45; 111-114; 105-107.http://www.disf.org/AltriTesti/Eliade.asp

14- f 45 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike”,1997

15- f17 Petro Zhei ,po aty 14

 

16- (a) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b) Perendia Mitra (c) http://it.wikipedia.org/wiki/In_hoc_signo_vinces

17- f87, 88 Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip ose Thot-i boreal, Iliro-Shqiptar, i dha Botes Kumtin e pare te Lirise dhe te Drites“ Botimet enciklopedike, 2007

18- http://www.antiqva.org/Monetazione%20IV-III%20Sec%20aC.htm

(djathtas) Sol Invictus (upper left) and Mithras slaying a bull, 3rd century, Vatican Museum

19- (a)Monedhe romake e vitit 189-180 pk. (b) (DA ALLORA INIZIO’ IL DECLINO DI VERCELLI www.webalice.it) (c) Ein heraldisches Exlibris aus dem Jahr 1895, entworfen von Ernst Krahl (1858-1926) http://www.dr-bernhard-peter.de/Heraldik/seite38.htm

20- Antonietta Zanatta http://www.storia-dell-arte.com/significato-del-cerchio.html

21- http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm)jiptiane

22- (a-b) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (c) Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8.jpg it.wikipedia.org

23- (majtas) http://fr.wikipedia.org/wiki/L%C3%A9da_et_le_cygne_(L%C3%A9onard_de_Vinci) (qender) A ROMAN MARBLE RELIEF WITH THE DIOSCURI CIRCA 2ND CENTURY A.D. http://www.christies.com/lotfinder/ancient-art-antiquities/a-roman-marble-relief-with-the-dioscuri-5546883-details.aspx (djathtas) Romano Impero: CULTO DI OPI – OPS www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html

24- (a) Denarius. Rome, 113-112 BC. Helmeted head of Roma left, holding s… http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b-c). www.bksh.al

25- f251 Moreno Neri “Pletone Trattato delle virtu” Bompiani Testi a Fronte, Milano 2010

26- it.wikipedia.org/wiki/Denominazioni_dei_Greci

27- f64 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008

28- f 43 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike” 1997

29- (a) http://www.forumishqiptar.com/threads/118026-Gjetjet-arkeologjike-në-Kroaci (b) www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html)

(c) http://it.wikipedia.org/wiki/Arma_bianca (d) http://www.thekeep.org/~kunoichi/kunoichi/themestream/min.html#.UijwieNOJH0#ixzz2e3SxjfDo (e) (Monogramma di Cristo, sec. IV) www.scalarchives.it

30- f24 Petro Zhei po aty

31- f49,50 Petro Zhei po aty

32- f306 BIBLA– Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)

33- f306 Bibla po aty

34- http://www.forumishqiptar.com/threads/123176-Veshjet-Ilire-dhe-frizuara-e-tyre-(djathts) http://fr.wikipedia.org/wiki/Shamash

35- f.277 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008

36- (a) Flickriver: Photoset ‘Etruscan Civilization’ by ЯAFIK ♋ BERLINTwo men retrieving a dead comrade.www.flickriver.com (b) Albrecht Dürer, Portrait de Sigismond de Luxembourg, empereur du Saint-Empire, vers 1510-1513.http://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_%C3%A0_deux_t%C3%AAtes (c) Qostek, shk19, Tepelene. «Veshje popullore shqipetare », Instituti i Kultures Popullore, vol I, f 101

37- f46, 87 Petro Zhei po aty

38- (a) ilsalottodellestreghe.forumcommunity.net(b) The Original Black Cultures of Eastern Europe and Asia realhistoryww.com (c) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3c/Pope_Benedict_XVI_1.jpg

39- (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974), f58 Xhuzepe Katpano, po aty

Filed Under: Featured

A jeni gati për Hillari 2016 !

January 7, 2014 by dgreca

Wesley  Clark : “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbase, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet e vitit 2016.”/

Nga BEQIR SINA, New York/

NEW YORK CITY : Gjenerali i pensionuar amerikan, ish Komnadanti i Përgjithshëm i NATO-s,Wesley Clark në një mesazh, jo zyrtar,duket se ka hapur fushatën presidenciale për Hillary Klinton për zgjedhjet e vitit 2016, duke i bërë thirrje qytetarëve amerikane – që të blejnë materiale reklamuese të kësaj fushate dhe mbështetjen e kandidaturës së ish-Zonjës së Parë amerikane dhe ish-Sekretares së Shtetit, Hillary Clinton. Kështu të pakën bëhet e ditur sipas një mesazhi të derguar, në rrjetin e tij social Fb dhe Twitter ku ai u është drejtuar dje sipas shtypit amerikan mbështetësve të Hillari Clinton

Ish kandidati demokrat për president të SHBA , gjenerali në pension Wesley Clark përndryshe i njohur shumë edhe nga shqiptarët, si ish Komandati Suprem i NATO-s, në luftën e Kosovës, ka për të marrë ndoshta edhe mbështetjen e shqiptarëve të Amerikës, mbas këtij mesazhi për Hillary 2016.

Më tej ai sqaron në mesazhin e tij elektronik :”Ju lutem, ndalo një moment për të lexuar këtë mesazh të veçantë  ; “Unë jam gati për Hillari! –  PAC është vetë përgjegjës për përmbajtjen e këtij mesazhi”.

Në mesazhin e tij, privat ai ka kërkuar, që kjo lëvizje të nisë që në mesin e shtresave më të ulëta, sipas tij të ndodhë kur të bisedoni me fqinjët dhe t’u tregoni atyre që të përfshihen edhe ata në këtë lëvizje.

Sepse, thotë mesazhi :” Kjo është një nga mënyrat më të mira – për të nxitur këto biseda rreth Hillaryt e cila duke par edhe mbështetjen tuaj – qysh tani edhe potencialisht merr drejtimin për në zgjedhjet Presidenciale në vitin 2016 ” shkruhet në mesazh

Gjenerali Klark në porosinë e  tij – dje drejtuar amerikanëve promovoi slloganin “Të përgaditur jemi për Hillarin në vitin 2016”. : “https://www.readyforhillary.com/Free-Stickers”

Mesazhi më tej vazhdon se “Hillary ka atë që duhet të jetë Presidente e ardhshëme e Shteteve të Bashkuara, por sot, nëse ajo vendos se do të kandidojë, ajo ka nevojë për të parë mbështetjen tonë. Mbas, tani është koha për të marrë mbështetjen tonë për Hillaryn dhe ne të jemi të organizuar dhe të gatshëm për të mbështetur atë në presidencialet në vitin 2016.”

Në fund mesazhi elektronik, i cili thuhet se nuk është zyrtar, por është dërguar në postën private, shkruan se ::Eshtë  krenari për të marr mbështetjen tuaj për Hillaryn dhe t’u tregoni edhe miqve tuaj për të bërë të njëjtën gjë.” Faleminderit për t’u bashkuar me ne, Generali Wesley Clark”

Por, Hillary Cilnton që njihet si politikane e suksesshme në të gjithë Amerikën, megjithëse disa herë në fjalimet e saj ose të bashkëshortit të saj ish Preisdentit Clinton, tërthorazi ka lënë për të kuptuar ambicjet e saj – akoma nuk ka bërë publike, zyrtarisht qëllimin e saj për të qenë ajo Presidente e ardhshme e SHBA.

Pra, për të treguar edhe se nga Partia Demokratike, ajo ka për të qenë kandidatja më e favorizuar për zgjedhjet e ardhshme, brenda partiake – ku përflitet se edhe nën/Presidenti Joseph Biden do të jetë një kandidaturë e mundëshme nga partia Demokrate.

Siç dihet, zonja Hillary Clinton, tentoi të marrë nominimin në vitin 2008, por këtë nuk e mori pas “humbjes” së papritur në disa shtete dhe ngritjes së kandidatit tjetër mbrenda partisë Demokrate, Presidentit aktual Barak Obamës, i cili më pas e caktoi atë si Sekretare të Shtetit, çka Hillary e pranoi detyrën dhe e kreu me sukses për katër vjet.

Megjithatë, Wesley Clark, si nje figurë e demokratëve njihet si një aleat i familjes Clinton, i cili njihet po ashtu si emisari  ushtarak i presidentit Bill Klinton për disa çështje në Ballkanin e trazuar, por edhe një nga Komandatët më të suksesshëm në historinë e Aleancës së Veriut NATO-s, sidomos në atë të operacionet ushtarake kundër Serbisë në vitin 1999 për çlirimin e Kosovës, sulmit ajror kundër bazave dhe caqeve ushtarake serbe, shkatërrimin e tyre.

Sipas praktikës amerikane edhe pse ka edhe dy vite deri në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, në SHBA, kandidatët gjithmonë përshpejtojnë të shpallin ambicjet e tyre me kandidaturat brenda partiake në zgjedhjet presidenciale. Kështu flitet se edhe në rradhët e republikanëve senatori Rend Pol shpalli jozyrtarisht kandidaturën e tij për president në radhët e republikanëve.

 

Filed Under: Opinion Tagged With: A jeni gati, per Hillary, presidente 2016

NJË KLSH SIC E IDEOI ALI KËLCYRA

January 7, 2014 by dgreca

K.L.SH-INSTITUCIONI  QË MBRON FINANCAT E SHTETIT/

Nga Gëzim Llojdia*/

Ne Foto:Ali KELCYRA/

1.Si fillesë një copëz historie/

Kur Ali Klisura(Këlcyra)  në 22 mars 1924 propozoi formimin e K.L.SH ose “ cour de compts”  ai hasi në kundërshtimin e deputetëve të tjerë për të kontrolluar financat e shtetit,megjithatë  të shtunën pasdreke ,të 22 marsit Këlcyra do të propozonte: …Bashkohem në parim për kontrollimin e financave të Shtetit, po dua që ky kontrollim të bëhet nga një organ kompetent që të ketë cilësinë e duhur e që të jetë largë atmosfera politike .Ky organ,i cili mund ta kryej këtë detyrë ësht vetëm Cour de Compts dhe deri sa mos të kemi një organ të tillë nuk do mundemi kurrë të kontrollojmë të  ardhurat e të prishurat e Shtetit. Pra në vend që të shkojmë kohën kot e të formojmë një komision sikur e pronon propozuesi,do ti lutesh Kryesisë, që atë projekt ligj që e ka paraqitur Qeveria e që pak a shumë komisioni i Drejtësisë e ka biseduar e që Parlamenti i mëparshëm  e ka biseduar edhe kanë qenë pranuar artikujt e parë,ta vënë në ri-bisedim. Pra jam dakord në princip me Z . e tij por jam kundra procedurës dhe si thashë dua, qe ky kontrollim të bënet  prej një organit kompetent. Të tilla gjera kanë muejt me ngja edhe gjetkë dhe akoma më tepër zyre financiare. Pra jam i mendjes të krijonet një organ kompetent i cili mund  të verë pakë dritë e rregull në parat e Shtetit.

2 .Pse u mek zëri i KLSH dhe si u ringritë nga përgjumja e madhe

a-Që nga koha kur u bë propozimi i A. Klisura,u krijua ,u rrit dhe u formua si institucion KLSH duke u drejtuar nga 23 kryetar, por  vetëm vitet e fundit duhet thënë se transparenca dhe veprimtaria e këtij institucioni  u rrit dhe u bë prezentë për publikun. Kryetar i fundit i KLSH  është Bujar Leskaj, që po ngre këtë institucion nga “përgjumja e madhe”, kohë-ekzistenca e të cilës vijonte prej viteve. Kemi  aftësisht jo më tepër se 1.5 vjet , që po njihemi në mediume me provat, që afron ky institucion në mbrojtje të financave të shtetit shqiptar në një farë mënyre ” rojtari”, që e ka për detyre të mbrojë financat e shtetit nga abuzimet dhe shpërdorimet e zyrtarëve,duke i gjurmuar  në çdo skutë shpërdorimet, që janë kryer. Kemi dëgjuar shpesh në hapësirën kohore  të një viti e gjysmë se KLSH ka dërguar në prokurori ku kanë filluar ndjekjet penale, shumë zyrtarë. Dhe ende vijon pa u ndalur denoncimet nga KLSH  për zyrtarët shqiptarë.

b-Vetëm prej 1.5 vit kemi dëgjuar nëpër mediume për marrëveshjet, që ka lidhur KLSH me institucionet tjera ,që do të thotë ndjekje deri në hallkën fundit të abuzimeve me financat e shtetit dhe vënien përpara përgjegjësisë të abuzuesve.

Nga përvoja e trashëguar e këtij institucioni , motua e punës së tij ishte bëj kontrolle dhe mos vendos askënd përpara ligjit. Fraza përkthehet kështu: Fjalë shumë dhe gurë në trastë ,që përkthehet: Fjalë,fjalë  imzot,por  asgjë konkrete.

KLSH mjaftohej me një deklaratë mediumesh në zyrën e  zëdhënësit me logon e KLSH dhe dërgimin e dosjeve  pa adresë nëpër dyer e prokurorisë ndërsa shkaktarët ,stigmatizonin:”A u dërguan vërtete dosjet në prokurori?

c-Ndër mënd më vjen koha kur B.Leskaj mori në dorë detyrën e kreut të KLSH.

Jo pak gjëra mund të thuhen,por në një gjë duhet njohur  se çdo qelizë e shtetit ishte e”infektuar” nga “mikrobi i korrupsionit”.A do të mjaftonte vetëm” bisturia e kryetarit” për të “qëruar egjrën” nga gruri si fillesë tek  KLSH ,për ta pastruar më tej një administratë, ku korrupsioni vepronte si në fushë të vet? Kush do t’ia pastronte fytyrën këtij shteti, që i nxinte nga “kroma korrupsion”?

d-Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSh) është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar në Republikën e Shqipërisë, i cili në ushtrimin e kompetencave të tij i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjit.

-Që nga zgjedhja e  Bujar Leskaj në krye të KLSH a ra KLSH në  ujërat e turbullta të korrupsionit?

Si fillesë KLSH,ndryshe nga institucionet tjera si : Banka  e Shqipërisë, Gjykata e  Lartë, KLD, Prokurori,  Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP-së etj, etj,që  “gjithë ditën e  Perëndisë ,dergjeshin  nëpër zyra,që gjithë ditën e Perëndisë    “pleqëronin”, me rrogat e taksapaguesve shqiptarë, filloi një fushatë kundër zyrtarëve të korruptuar dhe abuzuesve  shtetëror, që kishin vite, që nuk njihnin “gjembin në këmbë,ngase financat e shtetit i kishin kthyer gati në financa familjare. Shumë kryetar komunash  apo bashkish, shqiptarët i njohin si të paprekshëm(pas tyre prapavija e fortë qëndronte partia) madje figura anekdotike (të kthyer në:” bejlerët e komunave”) ,u dërguan në rastin më të parë të kontrollit, në dyert e prokurorisë  si dhe të mësonin numrat e qelive,shokët e dhomës etj, etj, ngase kishin shpërdoruar financat publike dhe “rojtari” (apo “bekçiu i financave publike”  etj)i vetëm,pra ç’mund të jetë në këtë rast  i pikasi me “sulmin e tij të parë”. Ç’bëhej gjer atëherë më këto financa, çfarë rezultati kishin paraardhësit dhe  që kur s’u kishte shkuar ndërmend abuzuesve  se:çeçua kishte biçak,thonë lebërit dhe kush prish duhet të përgjigjet.

Më vijnë ndër mend këto pyetje:Sa është numri i zyrtarëve të lartë, që u dërguan  përpara ligjit në kohën e paraardhësit,dhe përse ky fenomen si korrupsion mori përmasa të mëdha në mandatin e dytë qeverisës të mazhorancës së djeshme. Cili ishte roli i KLSH në luftën kundër korrupsionit ,kur fytyra e shtetit nxinte nga kjo  tablo malinje. A e njihte publiku KLSH-ën dhe a e dinte se kishte një institucion që duhej të vepronte në mbrojtje të financave të shtetit?Përse u zbeh aq shumë puna e KLSH duke i lënë dorë të lirë zyrtarëve për të shpërdoruar financat publike? Pyetja e taksapaguesve ishte e këtillë:Si mundet të bashkëjetojë i korruptuari me atë që e lufton korrupsionin. Përse  zëri i KLSH është mekur,ku e ka hallin,etj,etj.

Kur shohim veprimtarin në këto pak kohë të KLSH, kuptojmë se ky institucion nuk paska pasur vetëm raportimet në themel të punës së tij,por vënien përpara ligjit,pra deri atëherë të gjithë thërrisnin :Kapeni  të korruptuarin edhe ata, që duhet realisht ta kryenin detyrën,pra të kapnin hajdutin.

e-Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit publik për përfitime personale. Korrupsioni është shpërdorim i pushtetit të besuar  për përfitime personale. Një definicioni shkencor për ‘korrupsionin’ si koncept është zhvilluar nga Profesor (Emeritus) dr. Petrus van Duyne: Korrupsioni është një pandershmëri ose kalbje në procesin e vendim-marrjes në të cilin një vendim-krijues pranon të devijojnë ose kërkon devijim nga kriteri i cili duhet të vendosë marrjen e vendimeve tij ose të saj, në shkëmbim të një shpërblimi ose për premtimin apo pritja e një të shpërblyer, ndërsa këto motive kanë ndikuar në vendimmarrjen e tij ose të saj nuk mund të jetë pjesë e arsyetimit të vendimit. Korrupsioni është shpërdorim i burimeve publike për të pasuruar apo të japë avantazh të padrejtë për individët, familjet e tyre apo miqtë e tyre . Në të vërtetë korrupsioni në këtë vend për nga përmasat mund të gjejë një tjetër përkufizim. Ngre një pyetje:A nuk është detyrë e Gjykatës së  Lartë të luftonte korrupsionin kur dihet se sistemi i drejtësisë është më i gangrenizuar nga të gjithë ,po KLD që vijon përpjekjet për të mos humbur statusin e të fjeturit,Prokuroria si strehë e qëndresë së gjatë të dosjeve,Inspektorati i  Përgjithshme  i ILDKP, duhet të zbulonte pasuritë dhe mashtrimet, që kanë kryer zyrtarët por na kujton thënien proverbiale:Paskemi edhe ILDKP, mos është vallë zyra e kolaudimit të makinave?

KLSH, kur filloi detyrën B.Leskaj ishte i vetmi zë në shkretëtirë ,që filloi të luftonte pa mëshirë këtë sëmundje,e cila vitet e fundit e kishte kapur për gryke edhe vet shtetin. Shumë emra të paprekshëm ,të fortët e partive që drejtojnë jo pak komuna dhe bashki  kanë tashmë emrat edhe në listat e hetimit të prokurorisë.

KLSH ka 1.5 vit që edhe e vetme e filloi vrundllshëm luftën kundra fenomenit të korrupsionit në administratën shtetërore. KLSH ngriti zërin për abuzimet në Bankën e shtetit me financat e taksapaguesve. U habitën drejtuesit e saj:Paskemi edhe ne kontroll….

Dua të prek fenomenin e përfolur të pronave në bregdete dhe abuzimet që janë kryer.

Sa e sa letra kanë dërguar dhe çdo ditë kanë shkuar drejt piramidës shtetërore të nisura nga jugu për abuzimet, që janë kryer nga drejtuesit si rasti i fundit  i Aluiznit në Sarandë, që duhet të vijojë me rrethet Vlorë, Durrës,Tiranë ku abuzimet janë denoncuar në çdo emision ,gazetë,medium, forume etj, etj, por që askush nuk ka vënë gishtin, ku dhëmbë plaga. Duhet theksuar se ndërsa qeveria e re solli një farë optimizmi për të luftuar këtë fenomen të vetmin institucion që gjeti madje luftëtare kundër korrupsionit (bënte një vit jetë që vepronte edhe e vetme  në këtë luftë kundër korrupsionit) ishte KLSH dhe duhet sqaruar se çfarë ngjet dhe çfarë pasoja ka kur lufton korrupsionin.Përpjekjet  e KLSH kanë për qëllim për të luftuar  korrupsionin dhe për të mbrojtur sa më shumë të jetë e mundur financat e shtetit. Në fund të gjitha kostot e korrupsionit janë të paguar nga konsumatori dhe tatimpaguesit . Ato pra financat  kanë nevojë për mbrojtje .Dhe duhet thënë qartësisht se tash KLSH është mbrojtësi i vërtetë i tyre. Këtë luftë KLSH vecse një vit e ca po e bënë në mënyrë të përhershme,madje gati agresive dhe duhet kuptuar se ata që bëjnë detyrën ndryshe nga prokurorët,gjyqtarët etj, etj, janë më me pak mbrojte që luftojnë këtë fenomen, që në këtë vend ka hapur një fushë veprimi prej 20 vjetësh. Iku qeveria e parë dhe e la sheshit,erdhi tjetra dhe e mbolli me keq dhe korrupsioni  u bë tash e 20 vjet,lulja mos më prek,ngase gardiani që duhet të mbronte ishte vet i infektuar.

3.

Dy fjalë për kryetarin e KLSH.

Midis  personazheve që kanë ardhur nga qyteti i Flamurit dhe kanë drejtuar poste të larta ka një gjurmë të thellë Bujar Leskaj. Ish-ministër i kulturës,deputet në parlamentin  shqiptar  në legjislaturën e viteve  2005-2009. Në një hark të tillë kohor ai ka lënë  gjurmë të një njeriu që punon ndershmëritë.Po sjell disa vlerësime:

Dr. Xh .Zekaj ka shkruar këto radhë në Ëeb e Panorama: Bujari është një zgjedhje mjaft efektive, profesioniste, vizionare, gjithë përfshirëse, politike dhe ne shume aspekte te tjera. Bujar Leskaj sa është vlonjat po aq është edhe prishtinas, sa është tolerant dhe miqësor, po aq është edhe i rrepte dhe stoik ndaj kujtdo dhe gjithfarë gabimi, korrupsioni, shkelje ligji etj, Bujari sa politikan i suksesshëm, po aq edhe një mjeshtër kompromisesh ne interes te kombit, por ai ka ruajtur ndershmëritë edhe votën e vet. Gjate periudhës si ministër e deputet tregoi vlera dhe vizion te një politikani perëndimor. Nuk ka sportist te harroi nismat dhe miratimet ligjore për shpërblimin e tyre , por jo vetëm ata etj. Sporti dhe arti ka provuar stimulimin e tyre pa kërkuar 10% apo miq. Kushdo qytetar vlonjat e njeh mire edhe qytetarin e mikun e tyre qe u rri pranë ne te mire dhe te keqe, dhe ai për Vlorën është një simbol bashkimi. .Natyrisht qe publicistika e tij i shton vlerat dhe ne aspektin e vlerësimit realist te ngjarjeve te se shkuarës, se sotmes dhe se ardhshmes.
Kjo zgjedhje është mjaft e goditur edhe ne aspektin e shtrirjes se organeve te larta shtetërore edhe duke ruajtur shtrirjen gjeografike, qe do te thotë Vlora ska asnjë ministër ne qeveri apo… Pra duhet një vlonjat ne drejtimin e shtetit dhe ku ka ne këto momente një zgjedhje me të mirë se Bujar Leskaj, dhe këto i shkruan një njeri qe nga bindjet apo përkatësia politike mund te jete pak larg nga ato te Bujar Leskajt.
Rasti Bujar Leskaj është sfide edhe për kompromisi jo vetëm të majtës me te djathtën, por edhe brenda te djathtës vet.

Veprat e mira shkruhen .Të kujt degë lëkunden prej tufanit. Ndërmend më vjen një vargëzim poetësh mistik. Degët e forcueshme artificialisht. Dhe nuk i tremben degët e forta me rrënjë. Shkruani veprat e mira . Përpara se të përfundoja një mision shtetëror ,shqova një ide për të dhënë “Mirënjohje e parkut arkeologjik Amantia”,për të gjithë ata personalitete që kishin dhënë ndopak kontribut për këtë pasuri të çmueshme të të parëve tanë  ilirë. Midis emrave ndër më të parët vendosa ish-ministrin e kulturës Bujar Leskaj që hapi këtë park. Muzeu i Pavarësisë në Skelë të Vlorës .Disponohej deri në vitin 2005 nga qendra kulturore Vlorë ,juridiksion i bashkisë .Ai i dha statusin Muzeu Kombëtar i Pavarësisë me varësi të drejtpërdrejt të M.T.K.R.S. I.Dobi,ish-drejtor i qendrës kulturore Vlorë të përmend një fakt të paharrueshëm  ndër ministrat B.Leskaj dha fonde për Vlorën .L.Gjika ish-drejtore e bibliotekës  Vlorë ,përmend dhurimin që bëri në vitin 2006. Bujari 5 milion lekë për bibliotekën dhe 300 libra në gjuhën angleze. Duke qenë i pari shtetar që dhuron për kulturën në këto vite tranzicioni. Dhurimi i Ministrit të Kulturës do të mundësoj blerjen e mbi 17 mijë librave ose 20% të fondit aktual të kësaj biblioteke .Ministri i kulturës ka qenë një ndër lexuesit më të mirë të bibliotekës,pamjet e të cilit ishin ekspozuar në përvjetorin e bibliotekës. Shembulli i ministrit të Kulturës regjistron të vetmin rast në Shqipëri,që një personalitet  dhuron si paraardhësit e vet të viteve’30,financa dhe libra një biblioteke shqiptare të cilat kanë nevojë të madhe pas rrënimit të madh të vitit ’97. Emri i Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj vendoset përkrah emrave të Eqrem Bej Vlorës, Shaban Demiraj, Petro Markos, Nermin Vlora Falaski  ,Fatmir Toci etj.

Dy botime për parlamentarizmin. Bujar Leskaj shkroi dy libra të vlefshëm për parlamentarizmin shqiptar. Pjesëtar i parlamentit shqiptar në legjislaturën e viteve 2005-2009 librat  mbeten të vyer për punën e kuvendit shqiptar në një periudhë kyçe të tranzicionit . Të dy librat ruajnë të përbashkët njerëzit e qytetit të tij të lindjes . Parlamentarët  e këtij qyteti që nga shpallja e pavarësisë kombëtare deri në ditët e fundit. Një përmbledhje historike dhe reale ku gëlojnë shumë figura të shquara patriotike të këtij qytetit. Kjo është një përpjekje serioze që duhet të merrte një indicia edhe për qarqet e tjera të e vendit për të njohur figurat që I kanë përfaqësuar në parlamentin shqiptar në rrollanën e historisë parlamentare shqiptare .Po të lexosh gazetën Drita që botohej në perëndim të viteve ’30  ku gjene foto të parlamentarëve të qarqeve të vendit ,këto foto mbeten historike. Edhe libri i Leskaj mbetet një histori e parlamentarizmit shqiptar për Vlorën .Jo më pak interes sjell edhe botimi tjetër “Brenda dhe jashtë parlamentit” me një okelio domethënëse kushtuar reporterëve të medias të qytetit të tij .Ndonëse vëllimi voluminoz përmbante fjalime nga jeta në parlament ai ua kushton njerëzve të medias të qytetit të tij. Dy botime dhe shumë shkrime analitike në median e përditshme shqiptare ,si kritike letrare duke sjellë këtu në kujtesë  kritikën profesionale për librin e Koco Kostës ,apo  kushtuar poetëve të vrarë dhe të tjera analiza letrare tregojnë përkushtimin e  edhe në fushën e letrave krahas asaj politike   dhe komunikimi i tij i përhershëm me këtë kategori. Një vit kulturor me Vlorën . Duke pasur në epiqendër njerëzit  letrave , ai promovoi veprën krijuese të shkrimtarëve të qytetit si Vilhema Vranari, Enver Qamo, librin me kujtime të  Eqrem bej Vlorës ,librin e Ago Agaj, “Lufta e Vlorës”,supoziume kushtuar jetës së Ismail Qemalit, pavarësisë së Kosovës, hyrje në NATO .Një vit kulturor në një qytet në jugperëndim të vendit është gjallëri e jetës kulturore në forma të reja, kur qytetet të tilla mbyten nga plogështia  ,që rrethon shpesh qytetet larg kryeqytetit të vendit .Botime të tjera të sjella nga ky autor:”Senjorazhi”, punim doktorature, Tiranë 2009. “Paraja dhe banka” (cikël leksionesh), Tiranë 2011. “Leksione në financë” (pjesa I), Tiranë 2011. “Muzat e qëndresës (Nëpër libra të kryqëzuar)”, Tiranë 2011.

*Studiues.Anëtar i Akademisë Evropiane tëArteve

Filed Under: Analiza Tagged With: Ali kelcyra, Gezim Llojdia, KLSH, sic e ideoi

RRUGA E PËRPJETË DREJT EVROPËS SË BASHKUAR

January 7, 2014 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/

Viti 2014 e gjeti  Shqipërinë mes halleve të përditëshme të një jete që shtrenjtohet gjithënjë e më shumë në një Vend që shkon drejt varfërimit të pjesës më të madhe të popullsisë. E gjeti me një Qeveri, të re në moshë e në fytyra, e me një Kuvend ku shumica i ka të gjitha numurat për të bërë edhe reforma të rëndësishme. Por muaji i fundit të vitit të vjetër solli me vete një zhgënjim të ri, atë të mospranimit nga ana e Këshillit të BE të kërkesës shqiptare për shoqërizimin, mos pranim që përsëritet, në mos gabofsha, prej katër vitesh.

Ndërkaq, në mjediset e Evropës, u njoftua se, më 1 janar 2014, klubi i Euros u shtua me një antar të ri, Letoninë, një  republikë balltike ish sovjetike, me pak më shumë se dy mil. banorë, që filloi ecjen e saj drejt Evropës në të njëjtën periudhë me ne e në kushte pothuaj të përafërta. Sot treguesit ekonomikë të antarit të 18-të të Eurozonës janë të lëvdueshme, për t’u patur zili edhe nga themeluesit e BE. Rritja e PBB në gjashtëmujorin e parë të 2012, në zemër të krizës globale, është në masën 5,9 %, përqindja e interesit të bankave në 3 %, raporti defiçit PBB 1,3 % e borxhi i brëndshëm më pak se 40 %.

Në 1 janar edhe qytetarët rumunë e bullgarë panë dritën jeshile për të punuar pa asnjë kufizim në BE.

Një kuadër i tillë i Evropës na le hidhësirë në gojë, ne shqiptarëve, që mbetëm duke përtypur si “Legjendën e misrit” të kujtesës migjeniane, iluzionin e një premtimi që, me “bujari” të jashtzakonshme, politikanët tanë e ndonjë kuadër i lartë i BE na e shërbejnë, në këmbim të një dëshire të madhe për të hyrë në rrugën e integrimit evropian. Psikodrama e refuzimit të Evropës ndaj kërkesave shqiptare fillon të ndihet e të rëndojë mbi shpresat e qytetarëve tanë që, prej më se një shekulli, e kanë lidhur përfytyresën e Shqipërisë me atë të shteteve t’Evropës.

Njëqind vjet më parë, Evropa, edhe pse krijoi një shtet të gjymtuar shqiptar, u përpoq të marrë në dorë drejtimin e tij, nëpërmjet KNK-it e Princit Wied, që do të vinin gurët e parë të shtetformimit në rrugën perëndimore. Atëherë rebelimi filoosman i Shqipërisë së Mesme ndërpreu proçesin e sapo nisur evropian dhe lufta botërore plotësoi kuadrin ogurzi të shtetit më të ri të kontinentit. Sot quhemi ende të papjekur për të hyrë në Evropë, në një proçes që na gjen të vetmuar, në shoqëri të Bosnjës e të Kosovës.

Duhet të jetë një çast përsiatjeje të thellë për të gjithë ata që i besojnë ende ëndrrës evropiane. Kjo përsiatje nuk mund të kufizohet në deklaratat e qeveritarëve e të politikanëve, në shtyrje afatesh, që pasohen nga shpjegime të thata e në shkarkime përgjegjësish. Ajo përsiatje duhet të jetë kërkesë madhore e shoqërisë, një kërkim llogarie i përpiktë  atyre që kanë drejtuar Shqipërinë në këta 23 vjet kalese, me përfundime kaq të varfëra. Si në të gjitha krizat e mëdha të historisë sonë, edhe sot ngre krye një prirje për të shkarkuar mbi të tjerët, mbi “burokracinë e Brukselit”, apo forcat anti-sistem të Vendeve të ndryshme, përgjegjësinë e dështimit për të satën herë të proçesit të shoqërizimit, kur edhe Sërbia, para 15 vjetësh nën bombardimet e NATO-s, sot e gëzon atë status. Ajo prirje është tepër e dëmshme, sepse largon vëmëndjen nga thelbi i problemit që është një dhe vetëm një : paaftësia e mungesa e vullnetit e klasës politike shqiptare, për të sendërtuar ato masa që do të plotësonin kriteret e pranimit në BE.

Një Ministri integrimi, që prej vitesh punon pa asnjë rezultat, asnjëherë nuk na ka thënë shkoqur e shqip se ç’duhet të bënim konkretisht për të respektuar kriteret, dhe përse nuk veprohej n’atë drejtim. Është folur gjithmonë në terma të përgjithëshme e në tone triumfaliste për të mbuluar një kërkesë që, siç duket, nuk shkonte mbas mides së politikanëve shqiptarë, “pa dallim feje, krahine apo ideje”. Ideja e integrimit në BE binte ndesh me krijimin  e shtetit mafioz, në të cilin, synimi kryesor i pushtetarëve nuk ishte shërbimi ndaj interesave të Vendit, pra plotësimi i kushteve të kërkuara, por pasurimi vetiak, familjar, klanor, partiak me çdo mjet të ligjshëm e të paligjshëm….

Autoritetet e Evropës na thonë se duhet të luftojmë më mirë korrupsionin e duhet të gjejmë në institucionet gjuhën e dialogut. Nuk di a do të mjaftonin këto arritje për të sendërtuar synimin, mbasi duhet të shoqërohen nga treguesit ekonomikë. Por qoftë dhe tfillimi i atyre dy kërkesave nuk le asnjë shteg për të shkarkuar te të tjerët sado pak përgjegjësi, mbasi mbetet nder dhe detyrë e politikës dhe institucioneve shqiptare. Fjala “korrupsion” është ajo më e lakuara në historinë politike të këtyre viteve. Çdo fushatë zgjedhore ka patur në qendër të propagandës së saj paditëse atë fjalë “magjike”, veshur kundërshtarit të rradhës. Në vitet e fundit fjala zhdukej nga qarkullimi, sapo krijoheshin “koalicionet” qeverisëse e një amnisti e përgjithëshme ndehej jo vetëm mbi nivelet e larta të politikës, por edhe mbi vetë konceptin.

Shqiptarët i besojnë “profetëve” ( të tillë mund të quhen ata që janë në politikë prej një të katërt shekulli) të tyre e janë gati të votojnë këdo që i premton më shumë, edhe nëse këta premtime të pambajtura përsëriten në pafundësi, pa çka se këta shquhen vetëm për demagogji e për pasurim. Institucionet e kontrollit të zbatimit të ligjit, prokurori e gjykata, marrin bajrakun e paligjshmërisë. Simbas ambasadorit amerikan, rreth 80 % e sistemit është i korruptuar e simbas gojëve të “liga”, për çdo antar të Gjykatës së Lartë posti paguhet me 500.000 €. Ka një ligj për kontrollin e pasurisë së funksionarëve shtetërorë, por Komisioni i ngarkuar me atë detyrë, bën një gjumë letargjik, i kërcënuar s’dihet se si, apo i shpërblyer po ashtu…

Qarkullojnë fjalë mbi vila prrallore e “pasuri” të reja në bregdet, të ligjëruara nga pasanikët e rinj, ndërsa ata “të vjetrit” vërtiten me dhjetëvjeçarë gjyqeve e komisioneve të kthimit të pronave. Në rastin më të keq nuk arrijnë të marrin asnjë copë letër që t’u njohë pronësinë e trashëguar e në më të mirin i u duhet të përballohen me policinë e shtetit, që mbron selinë e PSD-së, të njohur si pronë nga gjykata pronarit të ligjshëm, por jo si të tillë nga kreu i partisë që ende, mbas shtatëdhjetë vjetësh, vazhdon të teorizojë grabitjen e shtetit komunist…. Gjykatat arkivojnë krime të çdo natyre, duke i paraqitur si të paqena, kur në mes janë shtetarët apo politikanët apo bijtë e tyre e, si kompensim, për të ruajtur formën, bëjnë të tringëllijnë prangat, edhe atëherë kur nuk është e nevojshme, duke dhënë përfytyresën e një Vendi të kthyer 40 vjet mbrapa, për të shërbyer si kornizë e një portreti t’urryer që ende shpaloset me mall edhe në ceremonitë zyrtare…

Vendi jeton çaste të pafundme ankthi, si pasojë e pushimeve masive nga puna (vetëm në një ditë 80 vetë në ministrinë e brëndëshme), që lidhen me këmbimin e administratës së “depolitizuar” shtetërore. Kjo praktikë është kthyer në një tumor asfiksues të shtetit të së drejtës. Ka arsyet e saj objektive e subjektive të të qenit, si mungesa e një ekonomie që krijon vende pune, por është edhe pjellë e një mendësie të trashëguar komuniste, që e mbështet krijimin e kastës së nëpunësve më shumë mbi kritere të besnikërisë partiake se të meritokracisë. Zoti Rama kishte premtuar se do t’i jepte fund kësaj praktike negative, duke kryer një hop cilësor të lëvdueshëm në afrimin e konceptit të shtetformimit me atë të mendësisë liberale evropiane. Faktet po e përgënjeshtrojnë dhe heqja e shumë nëpunësve t’aftë e shumë të aftë si Nevila Nika, për të marrë një shembull, nuk i japin imazhin e duhur kursit “të ri” edhe se duhet pranuar se ka edhe prirje pozitive në emrimin e kuadrove të larta të dikastereve. Dua të përmend këtu zv. Ministrin Radovani në Turizmin e zonat urbane, apo zonjat Elira Kokona e Ledia Mirakaj në Ministrinë e kulturës, emërime që përbëjnë një fije shprese në drejtimin e duhur.

U miratua një ligj për Statusin e Nëpunësit Civil, por Qeveria e mëparëshme e la të mangët, pa nxjerrë dekretet plotësuese, kurse e reja shfrytëzoi rastin për të pezulluar zbatimin.

Shqipëria, prej vitesh, ka qenë në shënjestrën e Interpolit për trafiqet e paligjëshme drejt Evropës. Gjatë këtyre viteve duket se ka një përmirësim në luftën kundër tyre, por problemi nuk mund të quhet i zgjidhur. Qënia e Lazaratit, si shtet brënda shtetit, është një shkëmb i madh, i vendosur tërthor në rrugën drejt Evropës e, çuditërisht asnjë qeveri shqiptare nuk ka guxim të matet me atë problem e t’a verë në rrugën e zgjidhjes.

Borxhet e shtetit ndaj qytetarëve, sipërmarrësve, shtresave në nevojë, ish të përndjekurve politikë vërtetojnë funksionimin e keq të makinës shtetërore. Tingëllojnë krejtësisht të pathemelta paditë e Opozitës për marrjen e borxheve, kur Vendi lihet në një gjëndje të tillë. Akuzat e ndërsjellta, mbi çështje që janë mjaft të dukëshme, dëshmojnë mangësitë e theksuara të klasës politike. Përsëritja e qëndrimeve kundër-shtet, si braktisja e Kuvendit, tregojnë se nuk ekziston një vullnet i qartë për t’i shërbyer projektit evropian. Miratimi i një rezolute t’Opozitës, para vendimit të Këshillit të BE, është një flluskë sapuni që mund të bindë ndonjë sylesh në Shqipëri, por jo qeveritarët e Evropës plakë.

Përmenda vetëm disa prej problemeve të Shqipërisë, që shihet e bllokuar në rrugën e saj në ngjitje drejt Evropës. Janë të gjithë pllaka të një mozaiku që përbën përfytyresën e asaj që është sot Shqipëria reale. Janë të gjitha simptoma të një organizmi të sëmurë, që ka nevojë për terapi shoku, të cilën nuk besoj se janë në gjëndje t’a zbatojnë ata që e sollën në këtë gjëndje. Duhet një mobilizim i fuqishëm i shoqërisë civile, që të shërbejë si nxitje e shtytje kundrejt politikës, t’i detyrojë asaj kohët dhe zgjedhjet, të ndikojë drejt për së drejti në zhvillimet e saj. Përvoja e manifestimeve për armët kimike mund të jetë një metodë për t’u ndjekur e për t’u përsosur. Shoqëria shqiptare ka sot një rini universitare e një klasë intelektuale që duhet të marrin në dorë flamurin e Evropës. Duhet t’a marrin, pa u kushtëzuar nga ideja e rreme se Evropa ka paragjykime se jemi myslimanë. Nuk ka asgjë të vërtetë në atë pohim veç prirjes për të fryrë pjerrjet kundër evropiane të hershme e të sotme. N’Evropë bashkësitë myslimane gëzojnë të gjitha të drejtat e qytetarëve evropianë. Madje ato nuk janë vënë në diskutim, as mbas ngjarjeve tragjike të atentateve terroriste në Londër e Madrid. Të ndërgjegjshëm se fatet janë në duart tona, duhet të shkojmë para me besim e siguri se, nëse duam, rezultatet do t’i arrijmë, nëse këmbëngulim jo vetëm të teorizojmë shtetin ligjor, por edhe t’a sendërtojmë atë.

Do të sugjeroja krijimin e një organi këshillimor, pranë Kryeministrisë, që të merrej vetëm me integrimin në Evropë. Duhet të jenë dhjetë burra e gra të elitës së shoqërisë, pa asnjë lidhje me politikën, me aftësitë e kompetencat e duhura, me shtatin moral të provuar, me dashurinë për Vendin e t’ardhmen e tij, me vullnetin e mirë për të punuar për të, jo për interesin e tyre. Do të kishin një rol të përkohshëm, një shembull kushtimi atdheut në një çast të vështirë, që kërkon ritme të shpejta veprimi, sepse kohën e kemi shpërdoruar në mënyrë të pafalëshme. Mund të ishte një mjet i dobishëm për të ndihmuar proçesin, gjithënjë duke i kërkuar politikës mos t’a quajë si ndërhyrje në fushën e kompetencave të saj, por si një ndihmesë në atë rrugë të përpjetë që, për mungesën e saj, po del më e vështirë se sa parashikohej njëzet vjet më parë.

Janar 2014                                                                     Eugjen Merlika/Itali

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, Europes, Rruga e perpjete drejte

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT