• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

NDIHMA E AUSTRISË PËR KOMBIN SHQIPTAR ISHTE E DALLUAR NË ARSIM

January 3, 2014 by dgreca

Nga HAZIR MEHMETI/Vjenë/

        Vjena ishte qendër e fuqishme politike e kulturore në kontinent. Përkrahja ndaj kombit shqiptar ishte me rëndësi të madhe historike, kulturore e shkencore. Vjena duke qenë vendqëndrimi i perandorëve e mbretërve që sunduan Evropën apo pjesët kryesore të saj ishte po ashtu qendër me ndikim të madh në kulturën evropiane. Këtu duhet veçuar Dinastia e Habsburgëve me një histori disa shekullore e cila mbajti një qëndrim përparimtar ndaj kulturave të kombeve të ndryshme përfshirë këtu edhe kulturën shqiptare. Qe nga kohë të lashta hasim në dokumente ku shihen lidhjet e kulturave në lëmin gjuhësor, kulturo-artistik dhe shkencor.
Dihet se shekuj më parë u krijuan lidhje mes dy popujve tanë. Qe nga koha ilire dy popujt morën njëri nga tjetri elemente nga kultura, gjuha etj. Shtrirja e elementeve ilire në territorin e sotëm austriak ishte evidente dhe e fuqishme në disa pika gjeografike të kohës. Akoma shum studimet të rreth elementeve gjuhësore e të kulturës mes dy popujve, por dihet se gjuhëtarët albanolog më të njohur vijnë nga gjermano-folësit në përgjithësi dhe austriakëve në veçanti. Prezencën ilire në territoret e sotme austriake e vërtetojnë krahas të tjerave prezenca e kështjellave ilire apo me elemente nga kultura ilire. Pas luftës së parë Austro-Turke e vjetëve 1716-1718, ku pëson ushtria turke, ndikimi i Austrisë rritet në tërë Ballkanin. Pas luftës së dytë Ruse-Austro-Turke, Austria shtrihet akoma më në jug, deri në viset e Dalmacisë. Pas rënies së Venedikut dhe Paqes së Vjenës, më 1815, zotërimet venedikase kaluan në zotërimet austriake. Kështu, Austria bëhet fqinja i parë me tokat shqiptare. Austria ishte që atëherë e interesuar për popullsinë katolike e cila nuk kishte asgjë të përbashkët as me sllavët e as me turqit.

Pas këtyre luftërave, Porta e Lartë dobësohet edhe në territoret shqiptare. Disa familje feudale shqiptare u fuqizuan dhe krijuan pashallëqet e mëdha, e të cilat kishin ndikim të fuqishëm në zonat e vendit. Pashallëku i Bushatllinjve në Shkodër dhe më vonë ai i Janinës. Ndikimi austriak duke qenë i fuqishëm tani në Evropë, pas reformave të marra nga Maria Theresa dhe Josefi II, shtriu ndikim të fuqishëm edhe në viset shqiptare. Tregtia e fuqishme shkodrane duke shfrytëzuar flotën e fuqishme ulqinake , depërton thellë në territoret e zotëruara nga austriakët deri në Trieste. Kështu trevat shqiptar tregtinë e tyre, në vend të parë e kryenin me Austrinë, kurse në vend të dytë me Italinë. Kjo solli një erë të re në lëvizje dhe ndikimet e kulturave. Austria e fitoi të drejtën e mbrojtjes së popullsisë katolike, e shoqëruar kjo me kthimin e Urdhrit Jezuit, i cili ishte prezent më 1842. Kjo mundësoi edhe lejimin e seminarit jezuit, të kolegjit Saverian. Këto rrethana krijuan mundësi të mëdha për interesimin akoma më të fuqishëm për shqiptarët dhe rreth shqiptar.

          Shqiptarët në Austri dhe veprimtaritë e tyre me rëndësi në kulturën kombëtare
Shkencëtari i njohur slloven, themelues i shkencë së sllavistikës, Franc Xaver Ritter Miklosich, në veprën “Albanische Forschungen” (Kërkime shqiptare), botuar në Vjenë, më 1870, në faqen 10, shënon një fakt interesant, që tregon vendosjen e shqiptarëve intelektuale, në Austri, qysh ne fillim të shekullit XIX. Ai shkruan se “dijetari slloven Kopitar ,me 1829, boton një studim mbi marrëdhëniet midis shqipes, rumanishtes e bullgarishtes, brenda të cilit gjendet përkthimi në shqip i Shen Llukas, “Djali plëngprishës”, hartuar nga te dy veI1ezerit gjirokastrite, Anastas dhe Spiridhon Çelo,

           Dr.Gergj Pekmezi themelon Katedra e Gjuhës Shqipe në Vjenë në vitin 1903

Austro-Hungaria filloi një politikë të prekshme në shërbim të arsimimit e kulturës shqiptare. Ajo financoi shoqëri kulturore, gazeta, revista, si ne Vilajetin e Shkodrës dhe më gjerë, deri ne Vjenë. Kjo u realizua përmes inteligjencës shqiptare, të cilët kishin kryer studimet në Austro-Hungari dhe që përbënin pjesën më të ngritur të intelektualëve shqiptarë. Prirja e shqiptarëve për t’u arsimuar në shkollat e Austrisë është e hershme dhe kjo prirje nuk ishte vetëm tek shqiptarët katolike të Shqipërisë Veriore, por edhe shqiptarë ortodoks të Elbasanit, Korçës , Voskopojës, Gjirokastrës, Lunxhërisë, si dhe tek shqiptaret e besimit islam. Para se gjithash, në mbresat e jashtëzakonshme që i kishte lënë tregtarëve shqiptarë të Shkodrës, Voskopojës, Beratit, Elbasanit, institucionet shtetërore austriake, ndërtimi dhe organizimi i përkryer i shtetit, disiplina, rregulli qytetar, shkollat, nxënësit, studentet, institucionet , do jenë shembulli se si duhet ndërtuar vendin e tyre. Për inteligjencën shqiptare tani shteti austriak ishte ideal evropian.
Në mësimet albanologjike, pa dyshim, njëri nga figurat madhore është Norbert Jockli, albanolog hebre, pastaj Franz Nopca, ndër të parët themeltarë të albanologjisë si shkencë, të cilën e vazhduan pastaj nxënësit e Jocklit, siç ishin Eqrem Çabej, Aleks Buda etj. Njëri nga veprimtarët pararendës të kësaj plejade studiuesish, pa dyshim ishte Dr. Gjergj Pekmezi, me iniciativën e tij në Institutin e Orientalistikës së Vjenës u hap katedra e gjuhës shqipe në vitin 1903, njëra nga të parat në Evropë dhe në botë, ku do studiohej gjuha shqipe. Ai ishte edhe nga të parët ligjërues i gjuhës shqipe në UN-e Vjenës deri në vitin 1938. Ai, një vit para Kongresit të Manastirit” botoi gramatikën e shqipes në gjermanisht, një vepër e rrallë e kohës me vlera gjuhësore.

Në historinë e hapësirave Austro-Hungareze, lanë gjurmë të pa shlyer veçan këto figura: Gjergj Basta, Karl Gega dhe Aleksander Moisiu. Duke qenë jo larg trevave shqiptare, Austria si qendër me rëndësi kulturore, u bë vend ku migruan në numër të vogël shqiptarët. Edhe pse të paktë në mesin e tyre kishte intelektual të ngritur dhe formuan shoqëritë e tyre në Vjenë dhe qendra tjera, veprimtaria patriotike e të cilave ishte me rëndësi në rrugën e formimit të shtetit shqiptarë.
Austria e ndihmoi arsimin e shqiptarëve
Qëndrimi miqësor i Austrisë ndaj shqiptarëve është i hershëm. Kjo vjen jo vetëm për shkak të rivalitetit gjeostrategjik në raport Austro-Hungari përball Rusisë, por edhe nga lidhjet e vjetra që ishin venë qysh nga kohët e hershme. Kjo përkrahje është më e theksuar në pjesë veriore të Shqipërisë veçan në krahinën e Mirditës banorët e së cilës janë të besimit katolik. Qe para vitit 1855 në Shkodër kishte shkolla private të cilat financoheshin nga qytetarët shkodran. Me 1859 Perandoria austriake hapi shkollat e para fillore në Shkodër dhe Seminarin Pontefik me 20 nxënës. Në periudhën 1855-1861 numri i nxënësve u rrit. Ata fillimisht mësonin në gjuhën italiane pasi gjuha shqipe ishte e ndaluar nga pushteti. Në shkollat e para u regjistruan vetëm djem kurse më vonë hapet shkolla për vajza ku mësueset e para ishin Tushe Mici e Terezina Berdica. Me ndihmën austriake, kleri katolik ishte pro politikës arsimore austro-hungareze kështu në vitin 1877 me urdhrin jezuit hapet në Shkodër Kolegji Saverian. Ndihma austriake jepej drejtpërdrejt nga konsulli austriak i Shkodrës. Po në vitin 1877 hapet Seminari Françeskan i cili u bë vatër e patriotizmit shqiptar. Hapja e shkollave vazhdoi në Vilajetin e Shkodrës si në: Shirokë (1873v), Toshan (1882v), Banjzë të Kastratit(1891v), Blinisht dhe Selcë të Kelmendit (1893v) në Traboinë të Hotit dhe Pdhanë(1898v).

Në konkurrencë për ndikim në popullatën vendore me italianët të cilët hapnin shkolla laike, Austria e intensifikoi hapjen e shkollave. Sipas evidencës nga diplomatët austriak në Shqipërinë e pavarur numërojnë 26 shkolla të kategorive të ndryshme. Qeveria e Austro-Hungarisë politikën arsimore ndaj Shqipërisë e zbatoj edhe në dhënien e bursave për studime të rinjve në qendrat e ndryshme të perandorisë duke përfshirë këtu Vjenën, Gracin e qendra tjera. Student që u dërguan për studime në Austri mes viteve 1880- 1890 dhe vitet 1900-1905 ne drejtimet teologji dhe shkollat publike do shënojmë: Pjetër Gjura, Lazer Mjeda, Vinçenc Prenushi, Anton Harapi, Mathe Prenushi, Luigj Bumçi, mësuesit që shkëlqyem, Hilë Mosi, Kol Kodheli, Ndue Paluca, Kolë Margjini e disa të tjerë.
Shtrirja e perandorisë Austro-Hungareze në territoret shqiptare e filluar me 23 janar 1916, paraqet një fat të ri historik për çështjen e përgjithshme shqiptare. Barbaria e pushtuesve turq, serb e bullgar u zëvendësua me një pushtet civilizues dhe çlirimtar për popullin shqiptar, në veçanti për shqiptarët e Kosovës. Në Vjenë do të qëndrojnë herë pas herë, disa personalitete me pikëpamje demokratike, në mesin e të cilëve edhe Bajram Curri. Kjo kishte për qëllim themelimin e administratës dhe shkollave shqipe. Gradualisht gjuha shqipe u bë gjuha e vendit, u krijuan rrethanat e ruajtjes së traditave e zakoneve shqiptare. Në nëntorin e vitit 1916, Hasan Prishtina kërkoi bashkimin e të gjitha viseve shqiptare në një njësi shtetërore administrative nën administrimin e Vjenës. Në trevat shqiptare u lejua administrata në gjuhën shqipe, shkolla, flamuri, himni kombëtar. Vet Perandori austriak, Hasan Prishtinës i kishte garantuar se nëse fiton blloku i tij “Shqipëria do mbetej e bashkuar në kufijtë etnik”.
Për herë të parë zanafilla e shkencave shqiptare kishte për autor studiuesit gjerman të cilët botuan vepra studimore lidhur me shqiptarët. U botuan artikuj, monografi e studime nga shkencëtarët e hapësirave të ndryshme gjermano-folëse. Shumë nga këto studime janë aktuale dhe të pacenueshme edhe në kohën tonë. Duhet veçuar këtu studimet e shkencëtarëve të kohës mbi historinë e shqiptarëve, arkeologjinë shqiptare, etnografinë shqiptare, folklorit, të gjuhësisë, duke vënë kësisoj themelet e para të studimeve albanologjike me një vërtetësi të pakontestueshme. Shkencëtaret austriak vunë themelet e studimeve në shkencat natyrore si në botanikë, zoologji, arkeologji, gjeografi, në shkencat medicine etj. Pra veprimtaria studiuese e shkencëtarëve gjermanofolës është me rëndësi të gjithanshme dhe të një rëndësi historike për kombin shqiptar i cili vuante nën robërinë aziatike për pesë shekuj.

 

Veprimtaria kulturore, letrare e botuese në Austri 

Duke qenë Austria boshti i lëvizjeve në rajon e njohur si perandoria Austro-Hungareze, shumë popuj gjetën ambientin e volitshëm për shkollim e krijimtari letrare. Aty pa dyshim do vjen veprimtaria me rëndësi kombëtare e shumë figurave nga radhët e shqiptarëve. Shumë nga studentet, intelektualët shqiptar erdhën në Austri, ku krijuan shoqëri të fuqishme gjurmët e veprimtarisë së të cilave mbetën të ndritura në historinë e formësimit kombëtar. Qe në vitet e para të fillim shekullit të njëzet do lindin shoqatat: ,,Liria” e cila më vonë u quajt ,,Dija”, ,,Djalëria Shqiptar e cila më vonë u quajt ,,Albania”.
Nga këto shoqata u botuan krijime letrare, revista, gazeta, tekste shkollore etj. Ndër më të njohurat revista ,,Djalëria” dhe gazetat ,,Ora e Shqipnisë”, “Vëllaznia”, “Minerva” ,Albanische Corespondenze”, “Bashkimi Kombëtar”, “La Fedration Balcanique”. Në to botuan shkrimet e tyre studentët shqiptarë që studionin në Universitetet e Austrisë të cilët tani njihen si figura me peshë në historinë tonë kombëtare si: Hil Mosi, Dervish Hima, Dr. Gjergj Pekmezi, Kolë Rrota, Jani Basho, Xhevat Korça, Fuad Asllani, Vasil Laboviti, Lasgush Poradeci, Sokrat Dodbiba, Irakli Buda, Nush Bushati, Gjevalin Gjadri, Kolë Mirdita (Helenau), Rrok Gera, Rrok Maloki, Rrok Kolaj, Filip Papajani, Dr.Omer Hamiti, Sokol Sopoti, Rrok Stani, Terik Bekteshi, Hasan Ceka, K. Hobdari, Gjon Temali, Krist Maliki, Kristo A. Dako, Ndoc Naraçi, Kolë Kodheli, Krist Maliki (Lepetini), Ndue Paluca, Gasper Mikeli, Kolë Margjini, Gasper Baltoja, Lec Çurçia, Ndoc Krajni. Shkrime në këto revista e gazeta botuan edhe shumë studiues nga kombe tjera, veçan nga radhët e gjermano-folësve. Nën kujdesin e shoqërisë “Dija” do të botohen në Austri disa tekste shkollore të përpiluara nga vet ajo dhe tekste të shoqërive nga Shkodra ,,Bashkimi” dhe ,,Agimi” siç janë: “Abetare” nga N. Paluces, “Këndime për shkollë të para të Shqypnisë”, kalendarin ,,Shqyptari”.
Në veçanti ishte e dalluar shoqëria ,,Dija” e cila në programin e saj kishte ndihmën e popullit shqiptar, veçanërisht të rinisë shqiptare. Si detyrë tjetër parësore kishte të ndihmonte krijimin e alfabetit shqip unik kombëtar, të ndihmonte talentet e reja, kulturën dhe krijimtarinë letrare e botuese. Për të arritur këto detyra ,,Dija” kishte përkrahjen e organeve austriake që ishin në pozita shoqërore, kishin përkrahjen e intelektualëve nga radhët e kombit shqiptar si Faik Konica, Aleks Drnova, Petro Nini Luarasi, Nikolle Ivanaj, Visar Dodani etj. dhe kolonive tjera shqiptare në qendrat botërore.

 

Filed Under: Histori Tagged With: arsim, Hazir Mehmeti, Ndihma e Austrise, per Kombin shqiptar

NDËRROI JETË NË NEW YORK ATUSH DANI

January 3, 2014 by dgreca

Njoftojmë komunitetin shqiptar në Amerikë dhe në vendlindje se ka ndërruar jetë në New York Atush Dani, bashkëshortja e të ndjerit Ramiz Dani. 

   Familja njofton komunitetin shqiptar se shërbimet funerale do të kryhen të Premten me 3 Janar nga ora 2 pm deri 9 pm në Shtëpinë Mortore  “Schwartz Brothers Funeral Home” në Queens- New York.

Varrimi i së ndjerës do të kryhet të Shtunën me datë 4 Janar 2014 në Maple Grove Cemetery, që ndodhet në adresën:

127-15 Kew Gardens Rd, Kew Gardens, NY 11415
Tel: (718) 544-3600

Filed Under: Komunitet Tagged With: Atush Dani, nderroi jete

SHBA: Christie, dhe Cuomo kanë shpallë gjendjen e jashtëzakonshme

January 3, 2014 by dgreca

New Yorku, po përgatitet për gjendjen e jashtëzakonëshme, masa janë marrë në të gjithë qytetin në pritje të stuhisë së fortë që po vjen/

NGA BEQIR SINA, New York City/

TRENTON New Jersey: – Goverantori i shtetit Chris Christie, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shetin e New Jerseyt, në pritje të borës që mendohet se do të bjerë sonte dhe nesër .
Deklarata e governatorit, gjithashtu, urdhëron që të mbyllen të gjitha zyrat, spitalet, shkollat dhe instucionet e tjera shtetërore të premten gjatë gjithë ditës .
” Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve të motit gjatë ditëve të ardhshme do të “prodhojnë” një shumëllojshmëri të kushteve të rrezikshme të udhëtimit në të gjithë shtetin , ” tha Christie . ” Unë e kam autorizuar zyrtarët e shtetit që të marrin të gjitha masat e nevojshme përpara stuhisë , dhe Administrata ime do të vazhdojnë të punojnë në kushtet monitoruese në të gjithë pjesën që pritet të preket prej stuhisë . ”
Stuhia, sipas Entit Shtetror të Motit pritet të sjellë diku 10 inç në disa zona , dhe do të sjellë erërat të forta me më shumë se 30 mph në orë dhe temperatura shumë të ulëta .
Urdhri i Emergjencës bën thirrje për të gjitha drejtorit e shtetit që merren me menaxhimin e emergjencave për të bashkërenduar përpjekjet e tyre në përgjigje të situatës që pritet të vijë, pra bëhet fjalë për një kordinim të detyrave në mes të qarqeve , komunave dhe agjencive të tjera qeveritare .
Policia e Shtetit, ka bërë thirrje nëpërmjet televizioneve , radiove dhe gazetave të përditëshme, duke kërkuar nga qytetarët që të udhëtojnë me kujdes gjatë stuhisë, dhe në rast se nuk e kan shumë të nevojshme për të dalë, në rrugë të rrinë në shtëpi, të paktën këto dy – ditë .
” Kushtet e motit sonte natën dhe nesër në mëngjes do të jenë mjaft të vështira , ” tha koloneli Rick Fuentes ,inspektor i Policisë së Shtetit dhe drejtori i Zyrës shtetëror të Menaxhimit të Emergjencave . ” Ne po kërkojmë nga banorët New Jerseyt, që të qëndrojnë të informuar në lidhje me kushtet e Motit, dhe po u tregojmë planet tona të gatishmërisë , duke u bërë thirrje qyteatrëve, që të tregojnë kujdes ose të lajmërojnë emergjencën për anëtarët e familjes dhe miqtë e tyre që janë të moshuar , ose me aftësi të kufizuara apo të izoluar nga të ftohti” tha Fuentes.
Të njëjtën thirrje bëri sot në konfrencë shtypi me Policinë e Shtetit, edhe Guvertantori i Shtetit të New Jersey, Christ Christie duke bërë thirrje njerëzve që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura gjatë stuhisë, të evitojnë lëvizjet e panevojshme me automjete, nëpër rrrugët e New Jerseyt dhe të qendrojnë në shtëpi .
” Unë inkurajoj të gjitha Jerseyanët për të mos dalur jashtë nëse është e mundur në mënyrë që të jenë sa më të sigurtë, në përgjigje të situatës së jashtëzakonshme , ” tha guvernatori i New Jerseyt Christ Christie .

Edhe, New Yorku po përgatitet për gjendjen e jashtëzakonëshme,

Edhe Kryetari i ri i Bashkisë së New Yorkut, Bill de Blasio, tha se do të presë deri në mëngjes herët pasi të afrohet stuhia e parë e dimrit 2014 që ka për të goditur qytetin – për të njoftuar nëse po apo jo ai do të jap urdhër të mbyllen të gjitha shkollat dhe institucionet shtetrore të premten .
Megjithatë, tha de Blasio, qyteti po përgatitet për 5 deri në 9 inç, dëborë në pesë prej njësive bashkiake dhe se Departamenti i Mirëmbajtjes së Qytetit, po merr masa për zhbollikimin e kanalizimeve. Janë vënë në punë deri tani 450 makina hedhësa të kripës nëpër rrugët e qytetit dhe 1700 kamionë për të pastruar dëborën , tha kryetari Bill de Blasio në një konferencë për shtyp pasdite .
” Për shkak se ne jemi duke folur për rreth 1.1 milion fëmijë të shkollave në qytet- plus dhe të gjitha familjet e punonjësve , ne duhet të sigurohemi për masat që duhen marrë qysh tani , ” tha kryetari i Bashkisë së New Yorkut, gjatë një konference për shtyp gjatë mbrëmjes, së sotme në Zyrën e Menaxhimit të Emergjencave . ” Deri tani , ne thjesht nuk e dim sa të mjaftueshme janë mast për të marrë një vendim të prerë . Ne duhet të shohim se si do të kaloi situata . ”
Ndërkohë , edhe agjencitë e tjera të qytetit kan marrë masat e duhura, ato të transportiti të udhëtarve, kan planifikuara për nesër për të pakësuar shërbimet e tyre gjatë stuhisë në disa linja hekuruodhore dhe ato të autobusave urban në qytet.
MTA njoftoi se metroja nuk do të punojë në disa linja gjatë natës deri në orën 5:45 të mëngjesit të nesërm.
Trenat do të vazhdojnë të lëvizin , tha MTA , por në nivel lokal në linjat e të nëndheshme, të cilat janë të mbrojtur nga bora pra kryesishtë në Manhattan e për rreth tij në të pesë njësit bashkiake .
Metro- North, thanë ata do të zvogëlojë shërbimin pas orës 08:00 të mbrëmjes sot, por do të ofrojnë shërbim për orë të tëra në të gjitha tre linjar kryesore .
Qyteti ka pezulluar anën alternative të parkimit në rrugë , dhe u zotua për të mbajtur shkollat publike të hapur për aq kohë sa të jetë e mundur .
Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit , qyteti po përballet me një stuhi të fortë, erë dhe borë -5 deri në -9 inç në mes natën e enjte dhe të premten .
Kryetari i Bashkisë, de Blasio tha se ai e kishte shqyrtuar planet e përgatitjes të qytetit për Situatë Emergjente me komisionerin Doherty, dhe ka shtuar përpjekjet për heqjen e borës nga rrugët kryesore, duke u fokusuar së pari në vevojat e domosdoshme të komunitetit, si në Rockaway dhe në Queens .
Goveranatori i New Yorkut Andrew Cuomo, tha se ka vënë të gjitha agjencitë shtetërore, në gjendjen e gadishmërisë në mënyrë të që ti dali përpara situatave të emergjencës dhe urdhëroi mbylljen e autostradës Statet Thruway New York , dhe I- 84 si dhe Long Island Expressway nga mesnata deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës së premte.

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Beqir Sina, gjendje e jashtzakonshme, SHBA

FAMILJA SULEJMANI NE FLORIDA FALENDERON “MOTRAT QIRIAZI

January 3, 2014 by dgreca

Dr. Kohen dhe bordi drejtues i Organizates Shqiptaro- Amerikane “Motrat Qirjazi”,

Ne radhe te pare ju urojme Gezuar Vitin e Ri 2014! Qofte i shendetshem, i begatshem dhe I suksesshem per ju dhe familjet tuaja.
Jemi shume te prekur nga dhurata juaj gjeneroze per djalin tone Dominick. Per Vitin e ri, i dhuruam nje qenush 2-vjecar te races shih-tzu qe quhet Barney. Ai eshte I mesuar qe te luaje dhe te argetoje femije dhe eshte shume I qete dhe i duruar me djalin tone. U bene shoke menjehere dhe ne si prinder jemi te lumtur per te dhe kemi besim qe Barney do jete nje element shume I rendesishem ne rekuperimin e djalit tone.
Autismi eshte nje nder diagnozat me me rritje ne 20 vjetet e fundit jo vetem ne Amerike por ne gjithe boten; dhe ne si prinder dhe si familje e prekur nga kjo semundje jemi shume te aktivizuar per te edukuar dhe shperndare informacion rreth Autismit, qe asnje femije te mos diskriminohet dhe qe te gjithe femijet me Autism te rehabilitohen dhe te kene mundesine te jetojne nje jete normale. E vleresojme shume zemergjeresine dhe mirekuptimin tuaj.
Faleminderit per punen e palodhur qe beni per te ndihmuar bashkeatdhetaret tuaj.
Me dashamiresi,
Familja Sulejmani.

Florida

Filed Under: Featured Tagged With: falenderon, Familja Sulejmani, Motrat Qiriazi

Diplomati britanik: Kosova të bashkohet me Shqipërinë

January 2, 2014 by dgreca

Askush ndër politikanët shqiptarë nuk ka përmendur mundësinë e bashkimit të kufinjve të dy kombeve shqiptare në Ballkan, Shqipëri-Kosovë, por britaniku Ivor Roberts e sheh këtë jo vetëm të mundshme, por një faktor paqeje në gadishull.

Robert, që ka shërbyer si ambasador britanik në Serbi, në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve B92,në kuadër të angazhimit të tij për një politikë më realiste dhe një realitet të ri politik në Ballkan, prezanton një mendim ndryshe për kufijtë, duke deklaruar se ata janë të ndryshueshëm.

Ai deklaron se, territoret mund të ndërrohen dhe thekson se korrigjimi i kufijve në Ballkan mund t’i kontribuojë për paqe të përhershme.

“Kemi pasur gjithnjë këtë reagim. Për shembull, pasi NATO bombardojë Jugosllavinë. Pas kësaj Mali i Zi u nda nga Serbia, dhe më vonë dhe Kosova. Gjithashtu një vend që nuk ka zgjidhur çështjen e kufirit nuk mund t’i bashkohet BE-së. Në këtë pikë Britania e Madhe duhet të dalë nga BE pasi ka mosmarrëveshje me tre vende”, shprehet Roberts.“Ata që thonë, se qëllimi i vizatimit të ri të kufijve nuk do të duhej të ishte themelimi i shteteve mono-etnike, ju them se e gjithë esenca e kësaj është se brenda atyre kufijve njeriu ndjehet i sigurtë. Aty ku kufijtë krijojnë ndjenjën e pasigurisë, jo stabilitetit dhe dhunës, aty kufijtë nuk kanë ndonjë funksion të dobishëm”, thotë ish-ambasadori.

Roberts thotë se pret që “roli i kufijve të humbasë dhe të bëhet i parëndësishëm, ashtu si është në rajonin e Schengenit, kur më nuk dini a jeni në Francë apo Gjermani. Megjithatë, që kjo të ndodhë, duhet të kalojë shumë kohë, ashtu siç është dashur në rastin e Francës dhe Gjermanisë, të cilat kanë kaluar tre luftëra brenda një shekulli”.

Sipas tij, drama e kufijve në Ballkan nuk mund të zgjidhet brenda natës. “Kufijtë në radhë të parë duhet ti kontribuojnë sigurisë dhe stabilitetit. Kjo do të zgjasë deri atëherë kur ato do të bëhen krejtësisht të parëndësishëm”, tha ai.

Ai thotë gjithashtu se është për ndryshim kufijsh edhe mes Kosovës dhe Serbisë. “Konsideroj se rajoni në veri të lumit Ibër, duhet t’i kthehet Serbisë, e disa pjesë të territorit të Luginës së Preshevës t’i kthehen Kosovës”.

Por ai ka edhe një qëndrim ndryshe sa i përket bashkimit kombëtar dhe shtetëror të shqiptarëve: “Nuk shoh arsye, që pas një kohe, pse të mos bashkohen Kosova dhe Shqipëria në një shtet të vetëm, nëse këtë e duan”, thekson ish-ambasadori britanik Ivor Roberts.

Filed Under: Featured Tagged With: Kosova me Shqiperine, te bashkohet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT