• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 janar?

January 1, 2014 by dgreca

Me 2 Janara 1946 në Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë./

Nga Astrit LULUSHI*/

366 – Një numër i madh forcash të fisit Alemanni kalojnë lumin e ngrirë Rhein duke pushtuar territore të perandorisë romake. Alemanni (Alamani) ishin një konfederatë fisesh gjermanike në pjesën e sipërme të lumit Rhein. Përmendur së pari nga Romakët në vitin 213, Alemanni kishin filluar të përhapeshin që në vitet 260, duke u shtrirë nga kufijtë e Ilirisë ose në Zvicrën veriore, dhe çuan në ato rajone gjuhën gjermane që flitet edhe sot. Në vitin 496, trojet Alemanni u pushtuan nga udhëheqësi frank, Klovis dhe u përfshinë në zotërimet e tij. Trashëgimia e Alemannit mbijeton në emrat e Gjermanisë në disa gjuhë. Sipas Asinius Quadratus (cituar në mesin e shekullit të 6-të nga historiani Bizantin Agathias) emri Alemani do të thotë “të gjithë bashkë”, çka i bën ata një grup shumë-fisesh gjermanike. Kjo etimologji është pranuar si prejardhje standarde e termit. Straboni, një murg i manastirit Shën Gall në shekullin e 9, duke diskutuar mbi banorët e Zvicrës dhe rajonet përreth që flasin gjermanisht, thotë se vetëm të huajt i thërrasin Alemanni, sepse veten ata e quajnë Suebi, “të bashkuar”.

1492 – Ripushtimi i Emiratit të Granadës: Fortesa e fundit e mbajtur nga Morët në Spanjë, dorëzohet. Një ndihmë e vetme dhe e kufizuar erdhi nga osmanët në Afrikën e Veriut, por pa efekt. Nëpërmjet Traktatit të Granadës, popullsive myslimane dhe hebraike u jepeshin garanci për mbrojtje dhe të drejta, por këto nuk u respektuan. Kjo çoi në kryengritje në vitin 1500 e cila u shtyp shpejt; një konflikt shumë më i përhapur 1568 – 1571 çoi në dëbimin e pothuajse të gjithë Morëve nga ish-emirati dhe nga rajone e tjera të Spanjës. Rënia e Granadës së shpejti do të pasohej nga një valë zgjerimi spanjoll në Afrikën e Veriut, duke filluar me pushtimin e Melillas në bregun e Marokut më 1497. Granada ende e feston 2 janarin si ditën e çlirimit.

1788 – SHBA: Xhorxhia bëhet shteti i katërt që ratifikon Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Provinca e Xhorxhias ishte një nga trembëdhjetë kolonitë që ngriti krye kundër sundimit britanik në Revolucionin Amerikan duke nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë 1776. Në fillim të vitit 1861, Xhorxhia iu bashkëngjit Konfederatës dhe u bë fushë-betejë kryesore e Luftës Civile. Një nga betejat u zhvillua në Atlanta në vitin 1864, e cila rezultoi me djegie vrasje dhe shkatërrime ndërsa forcat e Unionit nën komandën e gjeneralit Sherman vërshuan nga Atlanta në Savanah. Mbi 18 mijë ushtarë të Xhorxhias u vranë. Në vitin 1870, pas rindërtimit, Xhorxhia u bë shteti i fundit i rikthyer në Bashkim. Filmi “Shkoi bashkë me erën” përshkruan këto ngjarje në Xhorxhia gjatë luftës civile.

1946 – Shqipëri: Një muaj pasi Fronti Demokratik mori kontrollin e Asamblesë së re Kombëtare, qeveria komuniste  shpalli jasht-ligjësimin e monarkisë. Kështu, mbreti Zog u shkarkua zyrtarisht de-jure; atij dhe trashëgimtarëve iu hoqën të gjitha të drejtat dhe pronat; dhe u ndalohej “përgjithmonë” kthimi në territorin e Shqipërisë.

Mendim i ditës
“Qeveri e mirë është ajo që qeveris më pak.”
Henry David Thoreau

  • Kortezi: Zeri i Amerikes

Filed Under: Featured Tagged With: 2 janar, Astrit Lulushi, cfare ndodhi

Nje veprimtari per grate ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara

January 1, 2014 by dgreca

Nga Mimoza Dajci/

Muaji qe lame pas shenoi arritje edhe per organizatat jo qeveritare te grave qe veprojne ne SHBA e ne te gjithe rruzullin tokesor. Edhe pse ne shume vende ka patur dhune ne familje e shoqeri te ushtruar mbi te, perseri ka patur nje civlizim e proteste te tyre, cfare tregon se zeri i gruas ne familje e shoqeri eshte i domosdoshem.

Per tu njohur me te rejat e fundit e ketyre zhvillimeve ne rajon e me gjere Organizata e Kombeve te Bashkuara zhvilloi ne New York nje takim me organizatat jo qeveritare te grave ne SHBA e vendeve te ndryshme te botes. Ne panelin e ngritur me kete rast u pasqyrua jeta e gruas ne Kine, Austri , Meksike e Afganistan e disa vende te tjera qe kerkojne akoma nje vemendje me te madhe nga OKB.

Edhe pse kjo ishte nje konference e rendesishme mbi gruan, shije te hidhur la mos prezantimi i levizjes feministe ne Kine nga nje femer , por nga nje perfaqesues i diplomacise kineze ne SHBA.

Ai mes te tjerave tha se grate e vajzat ne Kine kane nje sfere me te larte zhvillimi ne krahasim me meshkujt, dhe arritjet e tyre jane me te suksesshme se sa burrat. Menyra se si ai paraqiti aspektin femeror te takimitj ilinte per te desheruar, pasi aty mungonte zeri e prania e gruas kineze, fakte keto qe flasin qarte mbi diferencimin e madh  gjinor qe ndodh ne Kine midis gruas dhe burrit.

Gjithashtu ne kete konference pati prezantime edhe nga organizatat e reja te grave qe veprojne vullnetarisht per ngritjen e ndergjegjesimin e tyre kudo qe ato punojne e jetojne. U fol per rolin  e gruas ne shoqeri, politike  e vendimarje si dhe u ndalua tek vendimet e konferences se Pekinit, te cilat jane aktuale edhe sot persa i perket zhvilimit te gruas ne bote. Gruaja u tha ne kete takim luan jo vetem nje rol kyc ne familje edhe ne edukimin e femijeve por eshte edne nje ze i fuqishem per paqen e demokracine ne bote. Duke qene se kalendari shenonte festat e fundvitit aty u shtrua nje koktej, ku grate mes tyre e bredhit te gjelber takuan gotat e shkembyen kontaktet. E pranishme ne kete konference ishte edhe Organizata e Gruas Shqiptare Amerikane “Shprese & Paqe.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Mimoza Dajci

PRESHEVA – E BUKURA E KOSOVËS

January 1, 2014 by dgreca

Lexim i 18 veprave të Mexhid Mehmetit/

( Sa shpesh na shkuan ardhjet e u kthyen shkuarjet s’ ka të numëruar. Përsëritjet  përherë po na bëjnë të vendnumërojmë. Unë nuk e dua as vrasësin as të vrarin. Alfabetin e  lirisë dhe  të gjuhës  nuk e kam ndërruar, jam ai moçmi. Arti im në  plot vargje kullon gjak. Më  kot  dihati të  shkurtoj udhën, por udhë  të tjera të  pafund  ma  mbyllin  udhën , shprehet  shkrimtari, Mexhid Mehmeti, nga  Presheva )Mexhid Mehmeti, poet, romansier, dramaturg,tregimtar, dhe publicist, ka kohë që ka hyrë në gjithësinë letrare të kombit tonë. Ai për 50 vjet krijimtari poetike nuk ka ndalur betejën  mbi letrën e bardhë. Janë 5 mijë faqe tekst të shkruara nga ky shkrimtar prodhimtar.

Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanovc, Preshevë, Medvegje ) janë shkrimtarë të gjakut të fisëm, shkrimtarë të etërve të tyre të lashtë. Për liri më thotë Mexhidi, kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet. Për vlerat e lirisë, duhet të punojmë gjithë jetën, ky është mesazhi im.

Fqinjët tanë, jo rrallë  kanë etje për gjak, për luftë, dhe për interesa të tyre. Ky  fakt  tragjik  po  e  ndjek vazhdimisht popullin tonë. Ende pa u tharë gjaku i ‘ 99- tës , Kosova Lindore, druaj se, duhet t´ia nis luftës nga e para, për luftat  e pakryera, dhe për pjesët e betejave të pafituara.

Ata që aktualisht bëjnë urdhërin e kësaj kohe, gjakun e kanë lëndë larëse nëpër fushat e betejave, shkruan poeti Mexhid Mehmeti në librin e tij, “ Trungu i pikëllimit”. Poezia tek unë shprehet Mexhidi, nuk di të flë, nuk di të heshtë, se gjak më kullon shpirti, thotë autori i 18 veprave letrare.

Në dramën e Kosovës, në dramën e popullit tim, ne vazhdimisht jetojmë me dhimbjet e aborteve banale të historisë. Presheva po e jeton periudhën e një pushtimi të egër serb. Abortet historike në këtë pjesë të Evropës janë me pasoja të mëdha gjaku. Njerëzit duhet të flasin, të flasim duhet të gjithë.

Nuk di pse më shfaqet njeriu ngrënës i baladave, ajo fytyrë e pafytyrë në mes të epizodave të kinemasë sime. Sepse, shumë kemi jetuar me “lirinë” e të tjerëve, me lirinë e pa liri. Nën qiellin tonë  jo rrallë, festat e pushtuesit i kemi festuar si tonat.

Nën prangat e pushtuesit “drejtësia” e tij është më e padrejta. Pushtuesi, nuk  lë kurrë të zhvillohemi e të ecim përpara.

Preshevë – e bukura e Kosovës, nuk bëra gabim që të desha. Ai përqafim ishte i domosdoshëm, ishte një urdhër  zemre. Unë pyes, po i pyeturi s’ përgjigjet. Muret në këtë nënqiell kudo më kërcënojnë, andaj, sado që e dua lirinë, unë druaj nga ata që kanë në duar urdhërin për historinë.

Plani i Athisarit s´më pëlqen në shumë pika, e veçmas  në ato pika ku  fshihet asimilimi dhe zhbërja e emrit të popullit tim, dhe emri i gjuhës, dhe i simboleve. Rruste, këto nuk janë shqetësime të  vogla, shprehet shkrimtari, Mexhid Mehmeti. Mirëpo, Kosova është e mençur, dhe do të di ta bëj shtetin, pavarsisht, daullexhinjve të së keqes.  Daullet e thundrakëve unë i fshikulloj. Në Kosovë ka shqiptar që shqiptarisht e duan Kosovën, shembull tipik është, Adem Jashari, dhe Kosova e lirisë dhe pavarsisë.

Poezia e Mexhid Mehmetit, është poezi e përroit të kuq, poezi e gjakut të fisëm. Shkrimtarët e Kosovës Lindore ( Bujanoc, Preshevë, Medvegje ) bëjnë punën e tyre prej poeti. Presheva – e bukura e Kosovës,  është qytet i zemrës sime. Në Preshevë jam lindur dhe jam rritur. Hireve të Preshevës shumë i shkon poezia. Poetët e talentuar të Luginës, si Jonuz Fetahu, Qerim Arifi, Feime Selimi, Dashnim Hebibi, Xhemë Karadaku, Nerimane Kamberi e të tjerë, janë të pagjumtët e kësaj peme të gjakut. Ata dhe vetëm ata shkruajnë dhe  lexojnë plagët e tokës, zjarrin amë të dhimbjes.

Mexhid (Abedin) Mehmeti u lind më 11 qershor të vitit 1948 në Zhunicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa tetëvjeçaren dhe gjimnazin në Preshevë. Pas shkollës së mesme, Mexhit Mehmeti diplomon në Fakultetin Filozofik, Gjuhës dhe të letërsisë shqipe, në Universitetin e Kosovës në Prishtinë. Mexhid Mehmeti, për disa vjet punoi në arsim, në Gjimnazin “Skënderbeu” në Preshevë, e mëpastaj në shkollën e mesme në Tërnoc të Bujanocit, si dhe në shkollat fillore të Raincë, dhe Corraticë. Veprimtaria e Mexhidit nuk mbaron me kaq. Ai  në gazetën “Flaka e vëllazërimit”në Shkup, punësohet përkthyes. Në Shkup ai miqsohet me rrethet letrare atje. Formimi I shkrimtarit nuk është i lehtë, rrëfen Mexhidi, duhej një qerre me libra ta lexoja, ndryshe, vezullimin e dritës në ëndërr nuk do ta shihja.Jeta e shkrimtarit është poemë e gjatë.Prej vitit 1985 e deri në përfundim të Luftës së Kosovës 1999 Mexhidi punoi gazetar-korrespodent I gazetës “Rilindja”.

 

Shkrimtari Mexhid Mehmeti, ishte themelues dhe redaktor i revistave “Filizat”, dhe “Panorama” të Preshevës, dhe “Jehona” të Bujanocit. Për një kohë të gjatë udhëhoqi klubin letrar “Feniks” të Preshevës dhe editor i këtij klubi, i cili u shqua me një sërë botimesh cilësore të autorëve të Krahinës së Mollës së kuqe.

Mexhid Mehmeti është përfaqësuar në shumë antologji poetike, tekste universitare, leksikone, albume, botime kritike etj., në shqip dhe gjuhë të huaja. Bashkëpunon me të gjitha gazetat dhe revistat që botohen në trevat etnike shqiptare e më gjerë. Bashkëpunoi me shtypin e luftës, për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Mexhidi, aktualisht është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, (i rizgjedhur edhe në mandatin e dytë), ku është angazhuar në shumë aktivitete, përfshirë këtu edhe juritë, komisionet e ndryshme etj. Është fitues i disa çmimeve për poezi, kurse më 2006, për romanin “Shtatë ditë pas vdekjes” mori çmimin “Hivzi Sulejmani”, të cilin LSHK e jep për veprën më të mirë të vitit në prozë. Që nga paslufta jeton e vepron në Prishtinë dhe qtetin e  Fushë Kosovës.

Mexhid Mehmeti për 50 vjet krijimtari letrare, Letërsinë shqipe e pasuron me 18 vepra të mirëfillta. Librat e Mexhidit Mehmetit, janë të vlerësuara me cilësorin, shkrimtar i lauruar me çmime. Vepra e Mexhid Mehmetit i bën nder Letërsisë sonë të bukur. Që nga poezia e pare “Nëna” në vitin 1965 e deri më sot ka botuar këto vepra; “Klithje e përmallim”, “Lumja”,  “Frymëmarrje”,“Peizazh i ngrirë”, “Mon-strumiada”, katër drama,  “Presheva”, poemë, “ Rikthim dhembjeje ”, “Puthja vrastare”, “Hija e korbit”, “Lumi i bardhë”, “Pikë në zemër”, “Shtatë ditë pas vdekjes”, “Pallati me yje”, “Furtuna”, dhe libri monumental, “Përtej Harrimit”.

Unë s’di të nënshtrohem më thotë poeti, se i nënshtruar nuk bëj dot asgjë. Arti i Mexhid Mehmetit dashuron me forcë dheun dhe atdheun e tij : Në asnjë ëndërr timen nuk shihet dielli i thosha një mikut tim tek po bisdonim. Fjala e gjaktë e zemrës brenda ka të gjelbren e jetës. Për lirinë kurrë nuk mund të bëjmë sa duhet, për vlerat e saj duhet të punojmë gjithë jetën, është mesazhi i poetit, Mexhid Mehmeti.

Rrustem Geci – Dortmund

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mexhit Mehmeti, Presheva, Rrustem Rexhepi

SHKOLLA SHQIPE NË MËRGATË URË QË LIDHË FËMIJËT TANË ME ATDHEUN

January 1, 2014 by dgreca

Shkruan Shaban Cakolli/

Shkollat me mësim plotësues në gjermani-ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun/
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Shkollat me mësim plotësues në gjermani-janë ura që lidhin fëmijët tanë me atdheun

Nxënësit të cilët vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,ka shumë dëshmi se janë treguar shumë  më të zellshëm dhe të sukseshëm edhe në mësimet në gjuhën gjermane.
Ata jo vetëm që fitojnë një njohuri të lartë  për atdheun e tyre,të cilët qenë të detyrruar të e braktisin,shkaqet të cilat  tani i dijmë të gjithë,mësojnë historinë,gjuhën,kulturën e traditën kombëtare,por fitojnë  një  eksperiencë të  lartë në shkollat gjermane,të cilën po deshtën të e bartin në atdhe,kur të kthehen do të ndihen të barabartë  me moshatarët e tyre në vendlindje.

Kjo është ana e tyre pozitive,të cilën e kanë arritur me punën e shejtë të mësimdhënësve tanë në mërgatë,padyshim edhe me përkujdesëjen  e prindërve të tyre.
Fëmijët tanë në mërgatë janë dhembja jonë më e madhe. Ata erdhën e hynë në këtë skëterrë pa fajin e tyre. Në vendet ku janë strehuar ndihen të pasigurt në vetvete, të pabarabartë me moshatarët e tyre vendas,ndihen të përbuzur më rrethin ku jetojnë,nga moshatarët e tyre në shkollë,shoqëri,kulturë …..
Në vendet ku mësimi plotësues shqip nuk zhvillohet fare,shumë fëmijë janë traumatizuar,janë thyer shpirtërisht e psiqikisht. Në Gjermani një numër i madh fëmijësh,nga mosinteresimi i prindërve të tyre, kanë mbetur pa u përfshirë në mësimin plotësues shqip. Për këtë arsye duhet të vetëdijesohen të gjithë ata prindër që fëmijët e tyre nuk e përcjellin mësimin plotësues shqip,janë të dënuar të asimilohen.
Asimilimi vjen qetë dhe padiktueshëm. Kështu detyrë e çdo prindi mbetet që të hulumtojnë të gjitha mundësitë që fëmijët e tyre të i përgatisin për kthim ne atdhe nga se këtu jemi në vende të huaja,ku fëmijët tanë nuk mund të lëshojnë rrënjë. Qëndrimi i tepërt në vende të huaja do të bëjnë që pas shumë vjetësh kur të kthehen,të ndihen të huaj në vendin e vet..Por ,në Gjermani mund të flitet edhe për anët pozitive,për punën e shenjtë që bëhet në ruajtjen e identitetit kombëtarë të fëmijëve tanë.
Në Landin e NRW-së,shkollat shqipe me mësim plotësues me sukses kanë rrumbullaksuar rreth tri të punës.Puna edukativo-arsimore shumë vjeqare në shkollat shqipe në Gelsenkirchen, Bocholt, Dorsten, Münster, Warendorf, Reclinghausen, Botrop, Gladbeck ishte shumë e lidhur me emrin e mësuesit tanë të paepur Sejdi N Gashi(tani në pension),i cili një jetë iu përkushtua ngritjes të nivelit sa më të lartë të personalitetit të fëmijëve tanë në diasporë dhe ti mbroj ata nga asimilimi. Mbarëvajtjes së këtyre shkollave u ka kontribuar edhe mbështetja e Ministrisë së Arsimit të Kosovës, por edhe mbështetja e organeve arsimore shtetërore gjermane.
Mësuesit tanë e kuptojnë punën e tyre të shenjtë dhe me vullnet të pashuar përballojnë vështirësitë e udhëtimeve të gjata ,si dhe format e punës që nuk janë fare të lehta(me klasë të kombinuara):Se shkollat shqipe në këtë Land me sukses po e kryejnë misionin e vet,pra arsimin dhe edukimin e fëmijëve shqiptarë në frymën kombëtare,ka përplot dëshmi.
Këtë sukses të tyre e kemi vërejtur edhe ne Lidhja e Shkrimtarëve  Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë  në Gjermani(LSHAKSH) të cilët bashkëpunojmë me shumë nga shkollat shqipe në Gjermani,zatëm edhe ky është qëllimi ynë,të kyqim sa më shumë të rinjë në aktivitetet tona.

Duke u falemnderuar  mësuesëve tanë në mërgim,të cilët kanë mbështetur bashkëpunimin  tonë,kanë bërë stërvitje me nxënësit e tyre,kanë shënuar organizime kombëtare me lidhjen tonë,ne jemi ndier aq të kënaqur me talentin e tyre,qoftë në letërsi,art,muzikë,pikturë,vallëzim.

Një gjë na bënë të sigurtë:Fëmijët tanë në mërgim  të cilët i recitojnë dhe këndojnë atdheut,çlirimtarëve,që pikturojnë figura të ndritshme kombëtare,që ndjekin  kulturë e traditë kombëtare,padyshim i kanë shpëtuar asimilimit.Ne u jemi mirënjohës edhe prindërve tyre për interesimin e shtuar të tyre,nga se çdo vit në shënimet tona ne po lumturohemi,kur  na paraqiten artist të rinjë të cilët kanë njohuri  me një diapazon të  gjërë për atdheun e tyre:Kemi njohur fëmijë të talentuar të mërgimtarëve tanë,të cilët e ardhmja do të i gjejë artist të vërtetë,si të familjes Kurtishi,Bellaina,Gara,Begisholli,Makolli,e shumë tjerë,fëmijë të cilë kanë bërë emër në kulturën tonë kombëtare.Ne kemi  bashkëpunuar me mësues të ndritshëm,të cilët me përkushtim i kanë aftësuar nxënësit e tyre për shënimet tona,si me Sejdi Gashin,Rifat Hamitin,Sami Thaçin,SHQIPE  Gara,Adem Shala,e shumë mësues tjerë,puna e tyre arsimore dhe kombëtare është e ndritshme.Bisedat tona me mësuesit në mërgim na bëjnë shumë optimist,se fëmijët tanë që gjinden në mërgim pa fajin e tyre,do të i shpëtojnë asimilimit.Gjatë një bisede me mësuesen nga SHTUTGARTI;e cila është e njohur me punën plot përkushtim,,
Mësuesja  nga Shtutgarti  Miradije  Gashi thotë: Nxënësit që vijojnë me rregull mësimin plotësues shqip,janë zakonisht shumë më të mirë jo vetëm në mësimin plotësues shqip,por edhe në shkollat gjermane. Ata aftësohen në gjuhën e tyre amtare me njohuri nga historia shqiptare,gjeografia,arti,tradita dhe kultura shqiptare,në mënyrë që në raste të kthimit të tyre në atdhe mund të ndihen të barabartë me moshatarët e tyre.
Në këto paralele deri më tani kanë kaluar mijëra nxënës shqiptarë,ku prej tyre shumë kanë vazhduar shkollat e mesme profesionale,e disa prej tyre kanë arritur me suksese të larta të kryejnë univerzitete gjermane,duke fituar eksperienca të larta..Nxënësit e këtyre shkollave veç arritjeve të sukseseve të larta në lëndët mësimore,dallohen edhe në aktivitetet e lira jashtë shkollore,ku fitojnë njohuri të larta kombëtare dhe përgatiten shënime kulturoro-kombëtare,të cilat ja u mbajnë  ndezur atdhedashurinë dhe ruajnë lidhjet shpirtërore me atdheun e tyre.

 

Filed Under: Featured Tagged With: mergata, Shaban Cakolli, Shkolla shqipe

Njujorkezet i uruan mirëseardhjen kryetarit të ri të Bashkisë Bill de Blasio

January 1, 2014 by dgreca

Bill de Blasio, u betua sot të mërkurën si kryetari i bashkisë së qytetit të New Yorkut , duke u bërë demokrati i parë për të zënë vendin në City Hall në më shumë se dy dekada, duke u zotuar se do të ndjekë një axhendë liberale gjithëpërfshirës për qytetin më të madh të vendit/

Nga BEQIR SINA, New York City/

NEW YORK CITY : Ndërsa në sheshin Times Square mbrëm në mesnatë po festohej, ndrrimi i viteve zyrtarisht zoti Bill de Blasio, bëri betimin duke u bërë Kryetari i 109të, i Bashkisë së New Yorkut, duke u bërë kështu demokrati i parë në këtë detyrë që prej më shumë se dy dekada.

Zoti De Blasio e bëri betimin, sipas traditës njujorkeze, pak çaste pas mesnatës para shtëpisë së tij në Bruklin, në një ceremoni të administruar prej Prokurorit të Përgjithshëm të New Yorkut, Eric Schneiderman jashtë shtëpisë së de Blasio -së, menjëherë pasi kalendari u kthye në 1 Janarin e vitin 2014.

Krybashkiajku i ri i New Yorkut, ndërsa vendosi dorën për mbi Bibël i rrethuar nga bashkëshortia dhe dy fëmijët u betua në Perendinë dhe u lut asaj ta ndihmojë atë në detyrën e re. Pasi u betua , de Blasio, ka nënshkruar librin e zyrës së Bashkisë së qytetit të New Yorkut, dhe ka paguar një tarifë të depozitimit 9 dollar që të regjistrohej për detyrën e re, si kryetari i 109të i Bashkisë më të madhe në SHBA .

Inaugurimi ishte ndryshe nga ceremonitë për kryetar të mëparshme . De Blasio premtoi një numër të paparë të mysafirëve special dhe njujorkezëve . De Blasio dhe familja e tij mbërritën në City Hall pak para mesditës me trenin e nëndheshëm – subway pra me trenin nr 4të, të metros së qytetit .

De Blasio , 52 vjeç , i shoqëruar në këtë ceremoni nga gruaja e tij , Chirlane McCray , dhe dy fëmijët e tyre të vegjël , një familje e ngushtë – e lidhurkjo edhe me fitoren e tij, mbasi gruaja dhe fëmijët e tij thuhet se luajtën një rol kryesor në fushatën e tij.
Ndërkohë, që në mesdrekë në një të ftohtë para ballkonit të Bashkisë , para mijëra të ftuarve ai e bëri betimin zyrtar në një ceremoni të madhe, që e drejtoj miku i tij ish-presidenti Bill Clinton.

Të dy Klintonët kanë lidhje me de Blasion mbasi Kryebashkiaku i ri, ka punuar më parë për administratën e ish presidentit në  Departamentin e Strehimit dhe Zhvillimit Urban, ka ndihmuar dhe ka menaxhuar suksesshm fushatën e Hillari Klinton për në Senat të vitit 2000 .

De Blasio , shihet në qytet si një një progresist i patrembur, banorë me rrënjët e tij nga Brooklyni , i cili po merr detyrën në një moment tepër të rëndësishëm për qytetin prej 8.4 milion njerëz .

” Për të gjithë, ne sot tha ai është fillimi i një rruge që do të udhëtojmë së bashku , ” tha de Blasio pas bërjes së betimit të administruar nga  Prokurori i Përgjithshëm Eric Schneiderman .
Inaugurimi konsiderohet në qytet të jetë një ditë e lumtur për demokratët njujorkez, të cilët kalojnë në numër republikanët në qytet me një diferencë 6 – to-1 , duke mbyllur një kapitull pushteti që nga David Dinkins që la postin e tij në Vitit të Ri 1993.
Ngjitja i partisë demokrate në Bashkinë e New Yorkut, iu atribua edhe pranis së ish Presidentit Klinton dhe gruas së tij , ish- Sekretares së Shtetit Hillari Klinton , e cila thuhet se po përsiat rreth saj një mundësi që të kandidojë për presidente në vitin 2016.

Në këtë ceremoni zyrtare ish Presidenti i Manhattanit zoti Scott Stringer u përurua si Comptroller-Llogaritësi dhe Letitia James si Avokate e Popullit, kurse Komisioneri i policisë i cili, sapo e ka marrë edhe ai detyrën e re, William J. Bratton bëri betimin në këtë post,

Zoti de Blasio zëvendëson kështu kryebashkiakun i cili udhëhoqi qytetin e New Yorkut për tre mandate, Michael Bloombergun, një i pavarur të cilit i atribuohet rënia e shkallës së kriminalitetit dhe rritja e masave për të ruajtur mjedisin në qytet.

Sipas politikanëve njujorkez dhe analistëve të qytetit, Kryebashkiaku i ri de Blasio i cili u zgjodh dy muaj më parë me një diferencë rekord në premtimin për të qenë me i “mprehtë” nga Michael Bloomberg , që lë postin pas 12 vjetësh . Bloomberg do të kujtohet për këto dymbëdhjet vjet në New York, duke e bërë atë një nga qytetet më të sigurta dhe më të begatë në SHBA , por edhe një Kryetar Bashkie, që qendroi gjithnjë e më shumë më i shtresuar në mes shumë të pasurve dhe të klasës punëtore .

Bill de Blasio u betua si kryetari i bashkisë së qytetit të New Yorkut të të mërkurën , duke u bërë kështu demokrati i parë për të “marrë” City Hall në më shumë se dy dekada, duke u zotuar se d të ndjekë një axhendë liberale gjithëpërfshirës për qytetin më të madh të vendit .
Zoti de Blasio ka premtuar se do t’i japë fund një praktike të debatueshme të policisë, të njohur si “ndalo dhe kontrollo” që filloi kur zoti Bloomberg ishte në detyrë. Kritikët thonë se kjo praktikë vë në shënjestër në mënyrë të padrejtë afrikano-amerikanët dhe pakica të tjera.

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: De Blasio, Njujorkezet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 71
  • 72
  • 73
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT