• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË VËSHTRIM GJITHËPËRFSHIRËS I EMIGRACIONIT SHQIPTARO-AMERIKAN

August 23, 2021 by s p

Nga Veri Talushllari/

Më në fund mërgata shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e gjen veten në faqet e një botimi voluminoz, shkencor e gjithëpërfshirës, në kohë dhe në hapësirë. Një botim që e pasuron shumë bibliografinë e kësaj mërgate. Sepse të shkruash për legjendat e shkuara, ngjarje, vënde, njerëz…kërkon guxim, mes të tjerash. Por të shkruash për legjendat e gjalla,që zhvillohen para syve të tu, oh, kërkohen shumë, shumë gjëra. Guxim po e po, vullnet, dije, informacion, mëndje e hapur, talent, pastaj punë, punë,punë… 15 vite punë ju deshën studiuesit Shefqet Saliu të na japë në mbi 770 faqe, librin “Mërgata Legjendare e Amerikës”.

Dhe tani ne kemi në dorë një Legjendë Shqiptare, një tregim i parë nga shumë kënde për një prej pasurive më të çmuara të Kombit tonë: Mërgatës Amerikane. Kur e përcaktova autorin si “studiues”, ndoshta u tregova i padrejtë, apo pjesërisht i saktë. Pasi do të duhej të thosha “historiani”, “shkrimtari”, “gjeografi”, “staticieni”, e mbase do të duhet të shtoj edhe qytetari,prindi, gjyshi…  Sepse në këtë libër do të gjeni një përshkrim të Mërgatës Shqiptare të Amerikës të parë nga shumë kënde, dhe autori ka përdorur me mjeshtëri një arsenal të tërë  armësh ( po të flasim me gjuhën e profesionit bazë të autorit të librit, i cili, sikurse dhe autori i këtij shkrimi, vjen nga bota ushtarake), por sigurisht flasim për armët krijuese letrare, stilistike, figurative. Libri hapet me një pjesëz nga shënimet e Faik Konicës ku ai thotë një të vërtetë të dhimbshme, që kushdo që fati  e bëri mërgimtar e di dhe e ka në shpirt:” Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’ bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: “Shqipëri!” E pastaj lexuesi i hyn një rrugëtimi të gjatë, por jo të lodhshëm, nga ka kaluar dhe vazhdon të ecë komuniteti shqiptar- amerikan. Që nga fillimet. Nga shqiptari i parë i dokumentuar, Koli (Nikolla) Kristofori,(1884), por që edhe ai pati paraardhës dikë që pasi shkeli në Amerikë, iku në Argjentinë, madje para tyre ka qënë për pak kohë edhe Anastas Kullurjoti, e akoma para tij arvanitas e arbëreshë që nga fillimet e 1800s, e deri në ditët tona, 2020.( Autori shkruan madje edhe për COVID-19 dhe kontributin e mjekëve, farmacistëve dhe shkencëtarëve shqiptaro-amerikanë në luftën ndaj kësaj pandemie). Lexuesi, nëpërmjet këtij libri, -një nga përpjekjet më serioze dhe më të plota të jetëshkrimit të emigracionit shqiptar në Amerikë-, do ta njohë mërgatën dhe vendin ku ajo jeton e zhvillohet, siç thashë,  nga shumë kënde. Autori përshkruan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe kombin amerikan, qytetet dhe shtetet, rajonet dhe terrenin, përshkruan vende dhe ngjarje, personalitete politikë e historikë, njerëz të artit e të kulturës, veprimtarë shoqërorë e shkencëtarë, duke bërë një gërshetim mjeshtëror të aspekteve nga më të ndryshmet të të shkuarës dhe të sotmes së këtij vendi. E në këtë gjerësi vështrimi e përshkrimi, spjegohet e analizohet, tregohet dhe ekspozohet në të gjitha dimensionet Mërgata Shqiptare, historia dhe lavdia, shtrirja në kohë dhe hapësirë, emrat e mëdhenj dhe njerëzit e thjeshtë, çfarë i morën e çfarë i dhanë Atdheut të parë, tokës shqipare,çfarë i morën dhe i dhanë atdheut të dytë, SHBAve, kontributin për lartësimin e kombit shqiptar dhe krijimin në hapësirën e 100 viteve të dy shteteve shqiptare, historinë dhe rolin e shtypit dhe medias, të krijuesve dhe veprimtarëve shoqërorë, politikë, letrarë, artistikë, biznesmenëve, të shoqatave dhe organizatave atdhetare. Aty do të gjeni Nolin dhe Konicën, Belushët dhe Dua Lipën, Vatrën dhe Diellin, Illyrinë dhe Bijtë e Shqipes, nolistët dhe zogistët, Thomas Stefanin dhe Enver Hoxhën, partizanët dhe ballistët, të majtë e të djathtë, gjyshërit dhe nipat e mbesat, sukseset dhe dështimet për ruajtjen e gjuhës, grindjet,marveshjet e mosmarveshjet, UÇKnë dhe dëshmorët e saj, dollarët dhe ndihmat e tjera…Gjithçka që kjo Mërgatë ka bërë për rritjen e vet dhe kujdesin për Nënën!
Një libër voluminoz, me vështrimin në mbi 150 vjet të shtrirë në tre shekuj, me një galeri pafund ngjarjesh e personazhesh, datash e vendesh, autori, me një shkathtësi të admirueshme, e ka bërë të lexueshëm lehtë. Ai kalon nga një situatë në tjetrën me lehtësi, aty spjegon historinë, e dy paragrafe më tutje një bisedë me mbesat, aty “ vizaton” avenjutë dhe stritet e Nju Jorkut, aty tregon kontributin e “x” dege të Vatrës dhe kush dha më shumë në fushatën e 3 qershorit 1917 “ Jepni për Nënën!” nën ritmin e vargjeve të Nolit “Mbahu Nëno, mos ki frikë/ Se ke djemtë në Amerikë!”. Vargje që për çudi edhe pas 100 e më vitesh, tingëllojnë bukur, ndihen aktualë, ngjallin emocion, dhe në raste kur Atdheu ka patur nevojë, le të quhet Shqipëri a Kosovë, MV a MZ, mjaft që bukës i thuhet bukë e ujit ujë, bijtë e bijat e Nënës kanë hapur zemrat dhe portofolet. Le të ishte 1917 apo 1999, e rastet më të fundit janë duke u zhvilluar para syve tanë me ndihmat për tërmetin e 2019s dhe pandeminë, për të cilat autori jep informacion të gjerë.
Autori, me këmbëngulje dhe pasion, e ka hedhur vështrimin jo vetëm në komunitetet e mëdha të shqiptarëve, që gjenden në Bregun Lindor, në Nju Jork a Boston, Detroid a Filadelfia, Nju Xhersi a Konektikat, por në çdo shtet të SHBAve, deri në Alaskë e Hawaiin e largët. Ai përshkruan festat dhe ditët e zakonshme, punën dhe pushimet, gjendjen dhe problemet e shoqatave dhe organizatave, jetën familjare dhe shoqërore, liderët dhe yjet, heronjtë dhe shkencëtarët, librat dhe mediat…Asnjë aspekt i jetës nuk i shpëton. Pra një libër i plotë, shumë informativ dhe i shkruar bukur, me kulturë, dije dhe pasion. Shefqet Saliu kështu na ka bërë ne, pjestarëve të Mërgatës Amerikane, të ardhur në kohë e nga treva të ndryshme, në moshë e për arsye gjithashtu të ndryshme, të gjejmë veten tonë në faqet e librit. Çdo pjestar i këtij komuniteti, le të jetë i moshuar a fëmijë shkolle, doktor shkencash a mirëmbajtës ndërtese, biznesmen a aktor filmash, është aty dhe duhet ta lexojë këtë libër. Një libër që i bën nder dhe vërtet e pasuron bibliotekën e çdo shtëpie shqiptari në Amerikë. Dhe në Trojet Shqiptare, sigurisht.

Filed Under: LETERSI Tagged With: mergata, Shefqet Saliu, Veri Talushllari

Prezantohen mbi 20 libra të shkrimtarëve shqiptarë në mërgatë

August 10, 2021 by s p

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla, mori pjesë sot në prezantimin e mbi 20 librave të botuara në dy vitet e fundit nga shkrimtarët shqiptarë në mërgatë, në një organizim të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. Ministrja Gërvalla theksoi para autorëve nga mërgata se Qeveria e Kosovës, është duke u angazhuar seriozisht që të krijoj mekanizma institucional në mënyrë që kultura të jetë një prej tipareve kryesore përmes të cilave na njeh e gjithë bota. Sipas saj realiteti i ri i vendosur në Kosovë, synon krijim të kushteve të mira për punë dhe jetesë, për të gjithë të rinjtë e vendit dhe gjithashtu synon të motivoj edhe të rinjtë e mërgatës për tu kthyer dhe për të punuar këtu. Pas prezantimeve Gërvalla ishte nikoqire e këtij grupi të shkrimtarëve nga diaspora me të cilët pati një bashkëbisedim në MPJD, për çështje që lidhen me mërgatën, arsimin dhe shkencën.(Dielli)

Filed Under: Kulture Tagged With: Donika Gervalla, Letersi, mergata

MERGATA-Mbahet Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve “NaimFrashëri“ në Austiri

October 20, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Morën pjesë zv.ministriz.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.SalaRashica-Shala dhe z.ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.IsmetSinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.
Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”
Zj.Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucioneve tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”
ImerLladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.
Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.BasilSchader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.BasilSchader-in, z.NuhiGashi(MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.
Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.
U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.
U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 17 qershor 2015 në Vjenë.
Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.
U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.

Filed Under: Mergata Tagged With: “NaimFrashëri“, i Shoqatës së Mësuesve, Mbahet Kuvendi, mergata, në Austiri

MERGATA-Në Austri filloi viti i ri shkollor

September 9, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë /

Vijueshmëria në mësimin e gjuhës shqipe nën çdo nivel krahasuar me kushtet e ofruara. …vetëm rreth 19 %  (2,5 mijë) nga numri prej 13 mijë nxënësish. Aktiviteti i shoqatave e veprimtarëve i domosdoshëm./

Në tri Lande / Vjenë, Niederrösterreich, Burgenland) nga nëntë që ka Austria filloi mësimi, ku si pjesë e tij është edhe mësimi i gjuhës shqipe në mesin e 24 gjuhëve amtare. Në Landet tjera mësimi pritet të fillon javën e ardhme. Nisur nga kushtet shumë favorizuese që ofron Ministria e Mësimit të Austrisë për gjuhët amtare, vijueshmëria e nxënësve shqiptarë është e ulët, vetëm diku rreth 19 %  (2,5 mijë) nga numri prej 13 mijë nxënësish. Pas gjuhës BKS dhe turke gjuha shqipe është e treta për nga numri i nxënësve të regjistruar sipas gjuhës amtare.  

 Edhe këtë vit me nxënës do punojnë 23 mësues/e në gjithë Austrinë. Gati në të gjitha Landet organizohet mësimi i gjuhës amtare, atje ku prindërit organizohen dhe japin pëlqimin e tyre për vijueshmëri. Prindërit informata mund të marrin nga organet e shkollës, shoqatave shqiptare, Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri” në Austri, faqeve të internetit dhe direkt në Ambasadat tona.  Mësuesit janë gjithmonë të gatshëm për komunikim në dhënien e ndihmës informative fillestare.

 Ministria e Mësimit të Austrisë kujdesët për vaisjen falas me tekstet e nevojshme shkollore duke i shpërdorë tekstet e reja, 19 tekste për të gjitha klasat, Fibel A-B-C- Abetare e botuar për nxënësit shqiptarë krahas abetareve në turqisht dhe kroatisht, fjalorët e ilustruar gjermanisht-shqip dhe literaturë tjetër.  Në faqen e internetit, po ashtu, mund të nxirren materiale të ndryshme mësimore të cilat botohen sipas kritereve dhe standardeve të përcaktuara bashkëkohore: http://www.schule-mehrsprachig.at/index.php?id=67. Mundësia e furnizimit me tekste mësimore asnjëherë nuk ka qenë më i begatë, kështu që mësuesit i mbetët të jetë aktiv dhe ta shpërndajë librin tek nxënësit e tij.  Ata prindër që janë larg qyteteve dhe fëmijët e tyre nuk mund të vijojnë mësimet në shqip mund të nxjerrin materiale nga interneti dhe pranë MASHT së Kosovës, tekstet për tri nivelet e nxënësve në diasporë.

Afati i formimit të grupeve mësimore është fillimi i shtatorit, andaj prindërit e interesuar duhet të jenë aktiv deri në hapjen klasave. Nga disa shkolla mund të bashkohen nxënësit në njërën nga shkollat e afërta. Pas kontakteve dhe proceduarave me prindër drejtoria në bashkëpunim me inspektorin merr vendim rreth orëve, mësuesit etj.

 Në informimin e prindërve do duhej një angazhim i shtuar nga të gjithë faktorët. Veçan Ministria e Diasporës duhet ta shton aktivitetin e saj sipas strategjisë parësore të deklaruar që në fillimin e saj. Nuk mjaftojnë paraqitjet sipërfaqësore në shtyp,  por kërkohet konkretisht kontaktet me mërgimtarët në teren.  Mjetet e informimit publik, veçan RTK dhe TVSh, do duhej t’i kushtojnë vëmendje më shumë mësimit shqip, aktiviteteve të shkollës e mësuesve në diasporë. Tani kur është koha e formimit të grupeve mësimore në gjuhën shqipe në Austri, do ishte një ndihmë e madhe për ta shtuar vijueshmërinë e nxënësve. Përndryshe, asimilimi troket më shpejtë e fuqishëm në gjeneratën e re çka nuk e dëshirojmë.  

 

Filed Under: Mergata Tagged With: filloi viti i ri, Hazir Mehmeti, mergata, në Austri, shkollor

KOSOVË- MËRGATA NDËR FAKTORËT MË TË RËNDËSISHËM

July 23, 2015 by dgreca

-Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, falënderon bashkatdhetarët/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Korrik 2015/ -Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar bashkatdhetarët, të cilët në kuadër të aktivitetit “Bashkatdhetarët në Kuvend”, për dy ditë rresht vizituan ndërtesën e legjislativit.
“Falënderojmë të gjithë bashkatdhetarët që vizituan Kuvendin e Republikës së Kosovës gjatë dy ditëve të shkuara. Ne takuam qindra bashkatdhetarë, që me zemër janë të lidhur pashkëputshëm me Kosovën, me të arriturat e dhe zhvillimet e saj. Për këto dy ditë, gjatë takimit me ta, dëgjuam shumë propozime, vërejtje e sugjerime për mbarëvajtjen jo vetëm të Kuvendit por edhe institucioneve tjera. Të gjitha këto do të jenë pjesë e politikës sonë shtetërore që mërgatën tonë ta kthejmë në njërin ndër faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimit evropian të saj”, thuhet në falënderimin e kryetarit Veseli.
Për herë të parë, Kuvendi i Republikës së Kosovës në mënyrë të organizuar hapi dyert për të gjithë mërgimtarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ dhe të takohen me përfaqësuesit e qytetarëve.
Aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend” u mbajt në 21 dhe 22 korrik 2015, nga ora 10:00 deri nw 16:00.
Pritja qendrore u organizua të mërkurën, në 22 korrik, në orën 11:00, në sallën e mbledhjeve plenare të Kuvendit, në të cilën kryetari i Kuvendit takoi grupe të mërgimtarëve dhe mbajti një fjalë mirëseardhjeje.
Të gjithë bashkatdhetarët që aktualisht gjenden në Kosovë dhe dëshironin ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, ishin të mirëpritur dhe tw ftuar t’i bashkëngjiteshin këtij aktiviteti.
Në 1 korrik, Ministria kosovare e Diasporës organizoi një ceremoni, për të nderuar një nga personalitetet më të spikatura të Komunitetit Shqiptaro-Amerikan, Harry Bajraktari, për kontributin 30 vjeçar në promovimin dhe afirmimin e çështjes së Kosovës, Pavarësisë së saj, si dhe një nga investitorët më të mëdhenj Shqiptaro-Amerikan.
Ceremoninë e nderoi prania e mysafirit special, mikut të shqiptarëve për mëse 25 vjet në Kongresin Amerikan dhe mik personal i Bajraktarit, Kongresmeni Eliot Engel.
Kjo ceremoni shënonte edhe hapjen e aktiviteteve për Ditët e Diasporës.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj.
Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.
Në 21 qershor, Kosova hapi fushatën për regjistrin e diasporës Ti je pjesë e atdheut – Regjistrohu edhe ti. Në Sheshin Nëna Terezë në Prishtinë me një aktivitet solemn përfaqësues të institucioneve dhe donatorëve prezantuan axhendën e kësaj fushate, e cila do të zgjasë për një periudhë tremujore, me aktivitete të ndryshme, në gjithë territorin e Kosovës. Bashkatdhetarët do të kenë mundësi të regjistrohen edhe në ekipet mobile nëpër qytetet e Kosovës.

Filed Under: Mergata Tagged With: Kryeparlamentari Veseli, mergata

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJË FTESË PËR TË GJITHË SHQIPTARËT E AMERIKËS
  • Vatra Chicago, shans historik në përpjekjet për çështjen kombëtare
  • U THEMELUA DEGA MË E RE E VATRËS NË CHICAGO
  • Xhevat Kallajxhiu, kontributi patriotik e publicistik nga “Zëri i Amerikës” te gazeta “Dielli”  
  • Në veriun e Mitrovicës para 23 viteve serbët vranë e dëbuan shqiptarët
  • Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave
  • Maya Angelou mbretëresha e poezizë zezake 
  • SHQIPTARO-AMERIKANËT SHËNOJNË 1-VJETORIN E VARRIMIT TË SENATORIT BOB DOLE
  • New Proposal on School Meals Includes First Limits on Added Sugars
  • Nga Dante Aligieri dhe piktori i famshëm italian Mariotto Albertinelli tek djali i Drenicës përndjekur nga genocidi serb
  • SHQIP NË ASPROPIRGO – ATHINË
  • 15 VJETORI I PAVARËSISË SË KOSOVËS NË NEW YORK
  • Emri im nuk është Marjuana!
  • PIKËPYETJE…
  • William McKinley, Presidenti i 25-të i ShBA

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT