• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rruga e nisur nga Isa Boletini nuk ka mbaruar ende

January 23, 2019 by dgreca

Mitrovicë- Kryeparlamentari Veseli: Rruga e nisur nga Isa Boletini nuk ka mbaruar ende/

1 Isa Veseli-Akademi Përkujtimore në 103 vjetorin e heroit kombëtar, krah i Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë/

1 a shtatorja Isa-Presidenti Thaçi: Amaneti i Isa Boletinit na obligon edhe sot/

1 Une jam isa

– Kryeministri Haradinaj: Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/Per me Hume foto shihni ne Facebook(Dielli vatra)

MITROVICË, 23 Janar 2019/ Rruga e nisur nga Isa Boletini nuk ka mbaruar ende, tha sot kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në Mitrovicë, në Akademinë Përkujtimore me rastin e 103 vjetorit të rënies së heroit kombëtar.

“Ka kaluar më shumë se një shekull nga rënia e Isa Boletinit, por koha dhe vitet nuk kanë arritur ta zbehin kujtimin e tij, as peshën historike të veprimtarisë së tij, as porosinë e një jete të kaluar në luftë për liri kombëtare”, u shpreh ai në qytetin më të madh verior të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se sa herë vjen janari kujtohen rëniet dhe vdekjet e njerëzve të mëdhenj të kombit tonë: Skënderbeut e Ismail Qemalit, por edhe luftëtarët e vonshëm të lëvizjes sonë kombëtare, që ranë po në janar: Vëllezërit Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha.“Sot jemi bërë bashkë për të kujtuar e nderuar një personalitet të madh të Kosovës, i cili po ashtu ra në janar, heroin e Mitrovicës, heroin e Kosovës, heroin e gjithë kombit shqiptar, Isa Boletinin. Sot porosia jetësore e Isa Boletinit na flet qartë dhe drejtë, më shumë se kurrë: nuk ka jetë të mirë për individin, pavarësisht gjendjes së kombit. Ne mund të jemi mirë, veç kur kombi dhe shteti i kanë punët mirë. Kjo është dashuria e vërtetë për atdheun”, theksoi Veseli.Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se gjenerata e tanishme ka për mision që Kosova përgjithmonë të jetë e lirë, shtet i pavarur dhe sovran, anëtare në familjen e shteteve sovrane, në OKB, NATO dhe BE.“Ne si gjeneratë e dimë se nga kemi ardhur, çfarë trashëgojmë dhe ku duam në shkojmë. Ne i dimë detyrat me të cilat na ka ngarkuar historia dhe nuk e kemi ndërmend, për asnjë moment, të heqim dorë prej tyre. Dhe nuk ka vend ma adekuat se sa Mitrovica për ta dhënë këtë zotim. Nuk ka, sepse Mitrovica është qyteti emblemë i kombit. Mitrovica është testamenti i Isa Boletinit. Sot dhe përgjithmonë, andej dhe këndej Ibrit do të jetë një Mitrovicë dhe një Kosovë”, tha Veseli.Ai shtoi se Kosovën nuk e frikësojnë sfidat që i dalin përpara dhe as dialogu e ballafaqimi me Serbinë.“Ne hyjmë në dialog për ta fuqizuar Kosovën, shtetin dhe kombin tonë. Bashkë me partnerët dhe aleatët tanë të mëdhenj në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dhe të jeni të sigurtë se kemi me ia dalë. Do të fitojmë”, theksoi kryeparlamentari kosovar Veseli.

Akademia u mbajt në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, nën përkujdesjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.Isa Boletini lindi në Boletin të Mitrovicës, në vitin 1864. U vra bashkë me shtatë nga njerëzit e tij në Mal të Zi, Podgoricë, mbi Urën e Moraçës, në 23 janar 1916.

Në vitin 1998, institucionet e Kosovës të lëvizjes për liri e pavarësi, të informuara se në vendin e varrezave në Podgoricës do të ngriheshin ndërtesa banimi, vendosën për një organzim që fshehurazi të sjellin në Mitrovicë eshtrat e Isa Boletinit dhe bashkëluftetarëve të tij për t’i ruajtur në fshehtësi, në rrethanat e rënda të okupimit e të luftës. Mëse 17 vite eshtrat qëndruan në thasë për shkakun e vetëm se familjarët e Isës donin që rivarrimi të bëhej me ceremoni ushtarake dhe u bë me manifestimet me moton “Prapë, na erdhi Baca Isë”, pjesë e të cilave ishte Garda Kombëtare Ceremoniale e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Heroi Kombëtar, Isa Boletini, në 10 Qershor 2005 në ditën e 137 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, u kthye përgjithmonë të prehet në Boletin, vendin e lindjes në rajonin e Mitrovicës në Kosovë, prej nga para më shumë se 100 viteve me 400 bashkëluftëtarët e tij shkoi në Vlorë në krah të Ismail Qemalit për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.

Në Vlorë, bashkëluftëtarët e Isa Boletinit përbënin forcën e parë ushtarake të Qeverisë së parë shqiptare të kryesuar nga kryetari i saj Ismail Qemali, themeluesi i shtetit shqiptar, firmëtari i parë të Deklaratës së Pavarësisë Shqiptare.

PRESIDENTI THAÇI: AMANETI I ISA BOLETINIT NA OBLIGON EDHE SOT

Amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot, deklaroi Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.“U bënë 103 vjet nga vrasja e Isa Boletinit, njërit prej udhëheqësve kryesorë të kryengritjeve shqiptare. Bashkimi kombëtar dhe fuqizimi i kombit tonë ishte porosia që na e la Isa Boletini. Përpjekjet e tij një shekull më parë për çlirimin e trojeve etnike përbëjnë ende frymëzim për shumë breza të rinj dhe amaneti i Isa Boletinit dhe patriotëve të tjerë, që dhanë jetën për bashkimin e shqiptarëve, na obligon edhe sot që të punojmë pareshtur për përmbushjen e aspiratave tona”, ka shkruar Presidenti Thaçi.

KRYEMINISTRI HARADINAJ: ISA BOLETINI E IDENTIFIKOI VETEN ME FATIN E ATDHEUT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj shkruan sot: Isa Boletini e identifikoi veten me fatin e atdheut. “Unë jam mirë, kur është mirë Shqipëria” edhe sot duhet të na udhëheqë në kërkimin për të drejtën tonë. Nëse në historinë tonë kombëtare kërkojmë vlerat më të larta atdhetare, ato i gjejmë në figurën e Isa Boletinit. Me vet veprimtarinë e tij jetësore na la një porosi, se atdheu nuk tjetërsohet dhe nuk vihet në pazar. Roje dhe dëshmi është vet prehja e tij në Boletin. Figura e Isës edhe tani le të jetë shembull për të gjithë se interesi kombëtar e shtetëror vendoset para çdo interesi tjetër. Lavdi e përjetshme!

Filed Under: Featured Tagged With: Bell Jashari, Isa Boletini, Kryeparlamentari Veseli

Udheheqesit e Lidhjes se Prizrenit, “takojne” udheheqesit e Shqiperise dhe te Kosoves

November 25, 2018 by dgreca

 Presidenti Meta, Kryeparlamentari Veseli si dhe Kryeministrat Ramush Hardinaj e Edi Rama, marrin pjesë në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes së Prizrenit/

-Në Prizren, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare, drejtues të Shqipërisë e Kosovës përurojnë shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në kuadër  të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu/

 PRIZREN, 25 Nëntor 2018-Gazeta DIELLI/ Në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në vitin e 140 vjetorit, sapo u përuruan sot pasdite shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, në kuadër  të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Përurimi u bë nga drejtuesit më të lartë institucionalë të Shqipërisë e Kosovës, presidenti Ilir Meta, kryeministrat Edi Rama e Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli. Ata edhe vendosën kurora lulesh në shtatore, e më pas të gjithë të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryetari i Prizrenit Mutahir Haskuka.

Fjalë rasti mbajtën edhe presidenti Meta, kryeparlamentari Veseli dhe kryeministrat Rama e Haradinaj, derisa ishin të pranishëm edhe përfaqësues tjerë shqiptarë nga trojet etnike.

 Në 10 qershor në qytetin e Prizrenit janë zhvilluar veprimtaritë e ditës së jubileut të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare, të nisura në Prishtinë në 8 qershor me një konferencë shkencore ndërkombëtare, organizuar nga akademitë e shkencave të Shqipërisë e Kosovës./b.j/

Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Ilir Meta mori pjesë sot në përurimin e shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes historike të Prizrenit.Me rastin e 140-vjetorit, në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit u përuruan pasditen e së dielës shtatoret e tre udhëheqësve historikë të saj: Ymer Prizrenit, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshit.Në veprimtarinë që u organizua nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj në kuadër të festimit të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, ishin të pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrave të kabineteve qeveritare të Kosovës e Shqipërisë, etj.

Në përshëndetjen e tij, Presidenti Meta theksoi: “Për mua është një nder dhe kënaqësi e veçantë që të jem sot në Prizren vetëm pak muaj pasi përuruam fillimin e përpjekjeve për vendosjen e këtyre shtatoreve. Shpreh kënaqësinë që në një kohë kaq të shpejtë është realizuar kjo vepër e jashtëzakonshme dhe e shkëlqyer.


Dua të përshëndes qeverinë e Kosovës, por edhe të gjithë artistët, të cilët kontribuuan që Ymer Prizreni, Sylejman Vokshi dhe Abdyl Frashëri të “rikthehen” në Prizren dhe me këtë rast, të na bashkojnë të gjithëve për të nderuar atë akt të jashtëzakonshëm që ata kryen 140 vite më parë.

Aq më tepër që jemi mbledhur në një ditë nëntori, në një atmosferë të jashtëzakonshme të festave tona, të cilat lidhen jo vetëm me këtë Vit Mbarëkombëtar të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut, por njëkohësisht edhe me 110-vjetorin e Alfabetit të njësuar të Gjuhës Shqipe dhe natyrisht, edhe me festën tonë, që na bashkon të gjithë shqiptarëve kudo në gjithë botën, me atë të 28 Nëntorit, Festën e Flamurit Kombëtar.

Faleminderit të gjithëve për këtë angazhim mjaft serioz! Le të përfitojmë nga ky çast për të bërë thirrje të forcimit të bashkëpunimit, dhe të bashkimit të të gjithë shqiptarëve në interes të prosperitetit të kombit tonë, por njëkohësisht edhe të përpjekjeve të përbashkëta të të gjithë shqiptarëve për forcimin e perspektivës sonë europiane dhe të gjithë popujve të tjerë në këtë rajon!”

***

SHQIPTARËT, TË VENDOSUR TA REALIZOJNË TË DREJTËN

“Kushdo që dyshon se ne nuk do ta ndjejmë rrugën përpara, se nuk do ta dimë atë rrugë dhe nuk dimë t’i marrim veprimet e duhura, gabon. Nëse jo për tjetër, na mësojnë sot heronjtë këtu dhe na mëson e kaluara jonë. Ne jemi të vendosur që ta realizojmë të drejtën tonë, të drejtën e Kosovës, ashtu sikurse shqiptarët në trojet e veta do të realizojnë të drejtën e vet”. Kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, ngjarje kjo e organizuar në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, nën patronatin e Kryeministrit.  Fillimisht personalitetet e larta shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë, zbuluan dhe bën homazhe tek shtatoret e tre liderëve historik, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi.

 Kryeministri Haradinaj tha se vepra e sotme, shtatoret e heronjve, janë pjesë e përgjegjësive të marra nga Kosova në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të heroit tonë, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.“Një vit më parë kur e kemi nisur këtë vit bashkë me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë, kemi hartuar një plan veprimi dhe sot shohim njërën nga ato të arritura, shtatoret e heronjve tanë”, tha kryeministri Haradinaj.Para të pranishmëve të shumtë, personalitete të larta të  Republikës së Shqipërisë, zyrtarë të institucioneve vendore, kryeministri Haradinaj ndërlidhi ngjarjet që kanë peshë në ditën e sotme, duke filluar nga Viti Mbarëkombëtar i Skënderbeut dhe porosia që dërgoi ai për popullin e vet, për Perandorinë e atëhershme Otomane, por edhe për kontinentin, pjesë e së cilës jemi.“Ajo porosi nuk është shuar asnjëherë, por u rikthye fuqishëm këtu ku jemi sot, për shqiptarët edhe njëherë më 1878. Nuk u shua etja për liri dhe guximi për të luftuar për të drejtën tonë, dhe atë e gjejmë më 1912 në Vlorë, me Pavarësinë e Shqipërisë. Por, jo vetëm kaq. Nuk u shua në pjesën e atdheut të robëruar dhe ashtu sikur Skënderbeu në kohën e vet, ashtu sikur Lidhja Shqiptare e Prizrenit, po ashtu edhe UÇK-ja e Kosovës, guxoi të dalë kundër perandorisë së atëhershme, pra perandorisë jugosllave, një perandori që me dekada i kishte shtypur shqiptarët padrejtësisht në trojet e veta”, tha kryeministri Haradinaj.Më tej, kryeministri Haradinaj theksoi se në ditën e sotme, e mira e kësaj porosie është se nëse nuk heqim dorë nga e drejta jonë, ajo do të bëhet realitet.Nga një fjalë, në përurimin e shtatoreve të tre liderëve historik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi, e kanë mbajtur edhe presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.Të pranishëm ishin edhe ministra, deputetë, udhëheqës fetarë, dhe shumë personalitete të tjera e qytetarë të Komunës së Prizrenit.

***

Veseli në Prizren: Të bashkuar si sot, të lartësojmë veprat e baballarëve të kombit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot, me rastin e vendosjes në qytetin e Prizrenit të shtatoreve të tre drejtuesve të shquar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni dhe Sulejman Vokshi, ka thënë se këto shtatore përjetësojnë një moment vendimtar në historinë tonë kombëtare: momentin kur këta tre burra të mëdhenj e bashkuan kombin përball rreziqeve të kohës. Duke e konsideruar këtë ditë, të veçantë për Prizrenin dhe gjithë kombin shqiptar, Veseli tha se në mesin tonë po kthehen të përjetësuar tre baballarë të kombit, të cilët nisën rrugëtimin me idenë e lirisë dhe të shtetit kombëtar të shqiptarëve.Por, shtoi Veseli, kjo ditë nuk do ta kishte këtë hijeshi, pa një histori tjetër të veçantë të kombit tonë, e cila ndodhi këtu e 21 vjet më parë, pra ballafaqimi i parë frontal i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari, e cila për herë të parë poshtëroi në mënyrë disfatiste ushtrinë dhe policinë serbe.“Sot ne shqiptarët kemi shtete, kemi liri, identitet e krenari, por kemi edhe partnerë, në rrugëtimin tonë drejt integrimeve euro-atlantike. Do të vazhdojmë kështu si sot, të bashkuar, për të përkujtuar dhe lartësuar çdo herë veprat e atdhetarëve dhe baballarëve të kombit. Njëkohësisht, edhe për të dëshmuar se jemi të përgjegjshëm dhe të vëmendshëm për të gjitha sakrificat që janë bërë, si dhe për të ruajtur e çuar përpara amanetin e heronjve dhe martirëve të kombit. Lavdi e përjetshme heronjve të atdheut”, tha në fjalën e tij kryeparlamentari Veseli.

7 Attachments

Filed Under: Featured Tagged With: Abdyl Frasherit e Sulejman Vokshit, Kryeministrat Haradinaj e Rama, Kryeparlamentari Veseli, perurojne shtatoret e Ymer Prizrenit, Presidenti Meta

Veseli e Meta bëjnë thirrje për unitet politik për dialogun me Serbinë

September 12, 2018 by dgreca

1 Meta Veseli okKryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është pritur në Tiranë nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, të cilin e ka informiar për zhvillimet politike në vend dhe për fazën finale të dialogut me Serbinë.

1 Veseli metaKryeparlamentari Veseli ka theksuar qëndrimin e Republikës së Kosovës se në fazën inale të dialogut Kosova synon njohjen e pavarësisë nga Serbia dhe hapjen e rrugës për anëtarësim në OKB, NATO, BE dhe organizatat tjera ndërkombëtare.Veseli theksoi se në këtë proces Institucionet e Kosovës duhet të jenë të unifikuara dhe të ketë konsensus të gjerë nga forcat politike parlamentare.Ai tha se integriteti dhe sovraniti i Kosovës janë të pacenuar dhe të panegociueshme.Në këtë takim, kryeparlamentari Veseli ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi, të cilët po ashtu theksuan nevojën e arritjes së konsensusit të brenshëm për fazën finale të dialogut. Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se Shqipëria po ndjek nga afër këtë proces dhe do të jetë e gatshme ta ndihmojë Kosovën në të gjitha fazat.Ai theksoi se në procesin e dialogut, shteti i Kosovës duhet të ketë konsensus të gjerë politik dhe me këtë rast tha se edhe partitë opozitare duhet të marrin përgjegjësitë që u takojnë dhe të gjithë së bashku të ndërtojnë platformë shtetërore dhe ekip për dialogun.

Filed Under: Kronike Tagged With: Dialogu me Serbine, Kryeparlamentari Veseli, Presidenti Meta

VESELI PER SHENDETIN E ISH KRYEMINISTRIT MUSTAFA

January 15, 2018 by dgreca

Deklaratë e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit Isa Mustafa/

1 Isa Mustafa2

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë me shqetësim lajmin për gjendjen shëndetësore të ish-Kryeministrit Isa Mustafa.Kuvendi i Kosovës do të ofrojë gjithë ndihmën institucionale për shërimin e z. Mustafa.

Kryeparlamentari Veseli uron shërim sa më të shpejtë për z. Mustafa dhe kthim sa më parë në familje dhe punë.

Zyra për media dhe marrëdhënie me publikun

Filed Under: Komente Tagged With: e Isa Mustafes, Kryeparlamentari Veseli, per shendetin

VIZITA E KRYEPARLAMENTARIT VESELI NE WASHINGTON:Kërkon njohje për Kosovën

April 14, 2016 by dgreca

-Kryetari i Kuvendit Kosovar, Veseli në panelin e Konferencës së Komisionit për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë në Kongresin Amerikan kërkoi nga parlamentarët e pranishëm nga vendet e katër kontinenteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta njohin/ UASHINGTON, 14 Prill 2016/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është ftuar të marrë pjesë në panelin e konferencës me temën “Roli i parlamenteve në fuqizimin e integritetit publik”, të organizuar nga Komisioni për Partneritet në Zhvillimin e Demokracisë (HDP) të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Uashington.Kryetari Veseli prezantoi një historik të shkurtër për traditën e re parlamentare të Republikës së Kosovës, sfidat e Kuvendit, si dhe tejkalimin e tyre në bazë të parimeve demokratike, zbatimit të Kushtetutës dhe rregullores së Kuvendit.Në vijim të kësaj konference, kryetari Veseli foli edhe për aktualitetin politik, sfidat kuvendore pozitë – opozitë, qasjen dhe lidershipin e treguar për tejkalimin e situatës. Në fund, kryetari i Kuvendit kërkoi nga parlamentarët e pranishëm nga vendet e katër kontinenteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën, që ta bëjnë një gjë të tillë, thekson njoftimi i dërguar./b.j/

 

Filed Under: Komente Tagged With: Kerkon njohjen e Kosoves, Kryeparlamentari Veseli

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Albania Fashion Week: Java zyrtare e modës shqiptare
  • Strukturat paralele në veri: Realitet i injoruar me pasoja për sovranitetin e Kosovës
  • Robert Lulgjuraj, një kandidat potencial shqiptar për në Kongres në Michigan
  • SPAÇI – PISKAMA QË NA THËRRET TË MBROJMË LIRINË!
  • Mbrëmje kulturore në Linc të Austrisë në 26 vjetorin e çlirimit të Kosovës
  • Amerika e sheh Kosovën si aleate, dhe jo si problem për t’u menaxhuar me heshtje diplomatike
  • Përmbyllja e suksesshme e vitit shkollor në Shkollën Shqipe të QKSHA-Struga
  • Mallkimi i diktaturave komuniste
  • Mesdheu – Gramatika e qytetërimeve dhe roli i Shqipërisë në hartën e trashëgimisë mesdhetare
  • Fatime Sokoli, kumbimi këndues i Dragobisë përmes zërit dhe shpirtit të një gruaje që erdhi t’i përkiste përjetësisë
  • Orët dhe orëndreqësit shqiptarë
  • Mësimi i gjuhës shqipe në diasporë, detyrim kombëtar
  • A Festival to Remember – Celebrating Our Albanian Heritage
  • U PËRURUA LIBRI “ÇAMI, TEK GURI POLAR” 
  • KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD) MBAJTI TAKIMIN E RADHËS DHE PREZANTOI PUNËN E SAJ NJËVJEÇARE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT