• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kuvend Zgjedhor i Shoqatës së Mësueseve “NaimFrashëri“ në Austri

November 16, 2016 by dgreca

pas-kuvendit_YmerAvdiu: “…detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve”   ImerLladrovci: “..të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë”. Kryesia e re Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetar; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe IsmetSinani, anëtar.nga-punimet-e-kuvendit

Vjenë, 12.11.20106. U mbajt kuvendi i rregullt zgjedhor i Shoqatës ë Mësueseve “NaimFrashëri“ në Austri ku morën pjesë mësues/ese nga shumica e qyteteve kryesore ku zhvillohet mësimi shqip. Kuvendin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre: YmerAvdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës dhe  BarbaraSekiraça-Dobra; ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës.  Kuvendin e hapi kryetari i deritashëm i shoqatës, mësuesi nga Linci, IsmetSinani i cili përshëndeti mysafirët dhe pjesëmarrësit. Mes tjerash ai shtoi: “Shoqata e jonë në këto katër vitet e fundit, falë bashkëpunimit me Institucionet tona ka arritur të organizohet, të ruaj funksionalitetin dhe të vepron suksesshëm në gjithë territorin e Austrisë. Personi më i afërt i cili e përcolli aktivitetin e shoqatës sonë të cilin e falënderojmë shumë ishte z.YmerAvdiu. Në raportin e tij mbi punën dyvjeçare paraqiti të dhënat mbi realizimin e detyrave të përcaktuara nga programi dhe statuti shoqatës.  Të gjitha parashikimet i kemi arritur në pjesën më të madhe, dhe me këtë rast dua ta falënderoj kolegët/et nga kryesia me të cilët kemi punuar me përkushtim.”
YmerAvdiu, drejtor departamenti në Ministrinë e Diasporës në fjalën e tij përshëndetëse kuvendit dhe përcolli përshëndetjen drejtuar kuvendit nga z.NuhiGashi (MAShTK) i cili nuk mundi të jetë prezent. Ai mes tjerash tha: “Jeni shoqatë me të cilën kemi bashkërenduar aktivitetet. Sërish po e theksoj dhe sot, përse nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë e nxënësve në Austri dhe detyrë e parë e kryesisë së re do ishte aktiviteti për shtimin e nxënësve në mësimit shqip. Duhet angazhuar për gjetjen e mësuesve  të ri që do zëvendësojnë ata që do pensionohen. Një aktivitet me vlera në Austri ishte Olimpiada e nxënësve në rrethinën e Lincit, shpresojmë se vitin e ardhshëm do jetë akoma më gjithëpërfshirëse. Këtu duhet vlerësuar punën madhore tëkonsullit, z.ImerLladrovci si përfaqësues i Ambasadës së Republikës së Kosovës.”  Ndërsa në fjalën e tij konsulli, ImerLladrovci mes tjerash tha: “Kuvendit i dëshiroj suksese. Do thosha, të përpiqemi të punojmë  në gjetjen e formave të aktiviteteve tona  në vetëdijesimin e prindërve për dërgimin e nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, të zgjohemi të gjithë nga kjo amulli e tanishme kur rrethanat janë shumë më favorizuese krahasuar me kushtet e veprimtarisë së paraardhësve tanë dikur.Ju mësues, jeni me fat që punoni në një vend siç është Austria e cila e financon mësimin e gjuhës amtare, për çka e falënderojmë shtetin austriak dhe zyrtaren e saj Mag.ElfieFleck. Ne kemi bërë përpjekje ta shtojmë aktivitetin tonë në funksion të shtimit të numrit të nxënësve, një  detyrim i ynë kombëtar i vazhdueshëm. Do jemi vazhdimisht në përkrahjen tuaj në çdo kohë.” Kuvendin e uroj dhe BarbaraSekiraça-Dobra MD dhe  AbdullahAbdullahu e JanuzSaliuka nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri.
Kuvendi miratoj raportin e punës dyvjeçare të paraqitur nga kryetari i deritashëm, IsmetSinani dhe raportin financiar të paraqitur nga arkëtari i mandatit të kaluar, Ibrahim Hasanaj. Kuvendi miratoi gjithashtu Memorandumin e Bashkëpunimit me Shoqatën e Mësuesve në Greqi.
Në diskutime me vërejtjet e tyre u paraqiten  mësuesit MarkDemaj, Miradije Berishaj, Osman Ademi, Bukurije Limani, Roza Nrecaj, FerideAradinaj etj.
Komisioni zgjedhor i kuvendi vërtetoj se nga gjithë debati dhe votimi i fshehtë doli kryesia e re me këtë përbërje: Hazir Mehmeti, kryetar; Bukurije Limani, nënkryetar; Osman Ademi, sekretar; Ibrahim Hasanaj, arkëtar dhe IsmetSinani, anëtar. Kryesia e re falënderoj për besimin dhe u zotua se do të vazhdon me punë në realizimin e detyrave programore.
Nga diskutimet doli, se përparësia nga të gjitha detyrat tona  është rritja e numrit të nxënësve në mësimin e gjuhës shqipe, bashkimi rreth shoqatës i të gjithë mësuesve në Austri, bashkëpunimi me prindër, shoqatat shqiptare, institucionet në atdhe dhe shtimi i kontakteve me shoqatat simotra austriake e kombeve tjera. Kjo mbeti detyrë e kryesisë në hartimin e projekteve dhe programit konkret në kohë sa më të shkurtë. Nga disa diskutues u parashtrua problemi i injorimit të shoqatës nga një pjesë e mësuesve/eve në Austri, për çka u kërkua aktivitet i të dy ambasadave tona rreth kësaj. Mësuesi Hazir Mehmeti, prezantoj botimet më të reja ngaProf.Dr.BasilSchader, doracakëve për mësues si dhe “Bazat dhe arsyet” një tekst ku parashtrohen sfidat e mësimit të gjuhës së prejardhjes, raporte përvojash nga shembujt konkret dhe çështjet thelbësore të pedagogjisë, didaktikës e metodikës në diasporë.  Po ashtu u prezantua  tekste të reja për mësimin amtar në Austri. Gjithashtu u dhanë disa minuta pamje filmi nga aktivitetet e shkollës shqipe në Austri gjatë dy viteve të kaluara dhe libri “ Kosova” nga Prof.ShkëlzenSinani, ligjërues në disa universitete.
Kuvendi falënderon Ministritë e Arsimit të Kosovës, Shqipërisë dhe Austrisë, Ministrinë e Diasporës, Ambasadën e Shqipërisë, Ambasadën e Kosovës për mbështetjen dhe kërkon përkrahjen e vazhdueshme të tyre. Shpreh gatishmërinë në bashkërendim, komunikim edhe në të ardhmen. U kërkua mbështetje më e madhe nga dikasteri për diasporë në Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë. Kuvendi falënderon veprimtarin .JanuzSaliuka për përkrahjen e gjithanshme dhënë shoqatës. Me respekt për mbështetje  financiare në realizimin e projekteve, kuvendi  falënderon donatoret, rrjetin e bizneseve me kryetar Yll Blakaj, veprimtarin dhe donatorin qe nga themelimi i  shoqatës z.Xhevat Bala dhe donatorë e veprimtarë tjerë. (Hazir Mehmeti, Vjenë)

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: “NaimFrashëri“, Hazir Mehmeti, Kuvend Zgjedhor i Shoqatës së Mësueseve, në Austri

MERGATA-Mbahet Kuvendi i Shoqatës së Mësuesve “NaimFrashëri“ në Austiri

October 20, 2015 by dgreca

Nga Hazir Mehmeti, Vjenë/
Morën pjesë zv.ministriz.Ferat Shala, deputetja në Kuvendin të Kosovë zj.SalaRashica-Shala dhe z.ImerLladrovci, konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës. Kuvendin e drejtoj kryetari i shoqatës Prof.IsmetSinani, kryetar, mësues në Linc. Në fjalën e tij, ai falënderoi të pranishmit, mysafir nderi, nga Kosova dhe paraqiti rendin e ditës.
Kuvendin e përshëndetën z.Ferat Shala, zv. ministër “Si ish punëtor i arsimit e përjetoj punën e mësuesit, rëndësinë e saj. Ju jeni pjesa më vitale, dhe ju na bëni krenar edhe atje me rezultatet e punës suaj.”
Zj.Sala Berisha-Shala, deputete: “Ndihem e lumtur në mesin e pishtarëve të arsimit dhe nga institucioneve tona më të larta keni një vlerësim të veçantë duke ditur rëndësinë e punës dhe veprimtarisë suaj këtu. Historikisht mërgata jonë e mbajti gjallë në shpirtin e saj veprimtarinë atdhetare duke kontribuar në bërjen dhe zhvillimin e Kosovës.”
ImerLladrovc: “Austria e përkrah mësimin e gjuhës amtare dhe puna e mësuesve është më e suksesshme, por nuk jemi të kënaqur me vijueshmërinë, përkundër kushtet e volitshme që ofron Austria”.
Kuvendi përshëndeti ndarjen e çmimit “Projekt i Shkëlqyer”, projektit të teksteve në gjuhën shqipe me rastin e 26 Shtatorit-Dita e Gjuhëve Evropiane”, i realizuar nën udhëheqjen e albanologut të njohur Prof.Dr.Dr.BasilSchader, (Zürich CH) dhe i realizuar në bashkëpunim me MASHT-së Kosovës. Kuvendi uron Prof.BasilSchader-in, z.NuhiGashi(MAShT-Kos.) dhe autorët e 19 teksteve mësimore për të gjitha klasat.
Mes tjerash u diskutuan sfidat e mësimdhënies, vijueshmërisë dhe informimit.
U vendos që në Austri ( lokalitetin Melk) të mbahet Manifestimi sportiv i përgjithshëm me karakter garues dhe zgjidhet grupi punues rreth konkretizimit të projektit.
U mor vendim për mbajtjen e garës së diturisë – kuizit, më 17 qershor 2015 në Vjenë.
Mësuesit pjesëmarrës raportuan lidhur me gjendjen, rrethanat dhe vijueshmërinë e nxënësve në rrethet e tyre.
U kërkua që prindërit të jenë më aktiv dhe këmbëngulës në kërkesat e tyre për formimin e grupeve mësimore në gjuhën shqipe. Një kërkesë e garantuar me ligj, e cila duhet shfrytëzuar.

Filed Under: Mergata Tagged With: “NaimFrashëri“, i Shoqatës së Mësuesve, Mbahet Kuvendi, mergata, në Austiri

Artikujt e fundit

  • AMBASADOR BLERIM REKA VIZITON VATRËN TË MËRKURËN NË ORËN 2 PM
  • PROF.DR. ZYMER NEZIRI LIGJËRATË NË VATËR TË ENJTEN MË 30 MARS ORA 6.30 PM
  • “Fëmijët shqiptarë të Kosovës – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë 1981 – 1999”
  • BOKSIERI SHQIPTAR KRISTIAN PRENGA — NJË MOMENT KRENARIE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT KUDO
  • Dashuri dhe vdekje – Fati tragjik i prindërve të Karl Thopias
  • Kryeministri Kurti: Masakra ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë
  • Kosovë-Homazhe te Memoriali në Izbicë
  • Kryetari Glauk Konjufca takoi Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar
  • DR. ELONA SHEHI, A STORY OF SUCCESS AND INSPIRATION IN NEW YORK
  • Albania
  • 1 Prill “Bashkë për Drejtësi”, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
  • Kryeministri Kurti përkujtoi 40 të vrarët në masakrën e lagjes “Dardania” në Pejë
  • JA PËRSE PUTINI NA KËRCËNON TË GJITHËVE NE
  • KUJTESA HISTORIKE NGA FRANK SHKRELI
  • What We Need Is Albanians of Fan Noli’s Stature, What We Have are the Words of his “Albumi”

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT