• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2014

Rama: Projekti fitues, europian dhe autentik për Vlorën

February 21, 2014 by dgreca

Nga Almarina Gegvataj/- “Propozimi fitues i studios XDGA mund të titullohet fare mirë “Vlora zgjim i bukur”, deklaroi mbrëmjen e të premtes Kryeministri Edi Rama.Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kreu i Ekzekutivit e konsideron projektin fitues fantastik, europian dhe autentik për Vlorën.

”Sot u zhvillua finalja e konkursit për vijën bregdetare të Vlorës ku pati pesë propozime të nivelit të larte ndërkombëtar.; një projekt sa fantastik aq edhe i thjeshtë, sa ëndërrimtar aq edhe i realizueshëm, sa europian aq edhe shumë autentik për Vlorën. Tani nis puna për detajimin e projektit dhe kthimin e tij në zgjimin e bukur të Vlorës së shekullit të ri”, shkruan Kryeministri Rama.

Projekti i Lungomare në Vlorë  iu besua studios projektuese belge XDGA, të përfaqësuar nga arkitekti Xaveer de Geyter. Juria finale ndërkombëtare, e përbërë prej 9 anëtarësh, arkitektë e ndërtues të mirënjohur, përzgjodhi projekt-propozimin e kësaj studioje, si vizionin më të mirë  për shndërrimin e Vijës Bregdetare të qytetit të Vlorës në njërën prej pikave më tërheqëse të Mesdheut.Qytetarët vlonjatë ndoqën nga afër sot, shpalosjen e 5 projekt-ideve më të mira, të përzgjedhura nga juria prestigjioze midis 45 propozimeve të paraqitura.

Sipas Jurisë, ky projekt përmbushte më së miri dy objektivat  kryesore të përcaktuara prej saj; respektimin dhe shfrytëzimin e hapësirës prej 5 kilometrash të shëtitores së Vlorës, si dhe përshtatjen  e projektit me elementët specifikë të  kësaj shëtitoreje. Njëkohësisht, kjo juri përzgjodhi studion arkitekturore vendase “Metropolis”, si studion më të mirë, e cila do të jetë partner kryesor me studion e huaj për zhvillimin e projektit.

Fitues të vendit të dytë dhe të tretë u shpallën përkatësisht; studio zvicerane HFF, përfaqësuar nga Simon Hartmann dhe studio franceze L’AUC Paris, përfaqësuar nga Djamel Klouche.Ndonëse fituese kryesore është vetëm një studio, kryeministri tha më herët, në përshëndetjen e tij, se të gjithë pjesëmarrësit, me idetë  e tyre dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm. “Padyshim, çdo ide e vlefshme do të jetë pjesë e integruar në këtë projekt madhor për qytetin tonë, në projektin që hap siparin e Rilindjes për Vlorën.” u shpreh ai.

Të ftuar në Juri ishin edhe zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Englantina Gjermeni.Studio XDGA, me qendër në Belgjikë, është e përqendruar në arkitekturë, projektim urban dhe projekte në shkallë të madhe. Fituese e disa projekteve në Belgjikë, XDGA ka marrë pjesë në shumë konkurse ndërkombëtare në fushën e arkitekturës dhe projektimit urban.

 

Filed Under: Featured Tagged With: autentik per vloren, europian, projekti fitues, Rama

Përmbyllet fushata zgjedhore në Mitrovicë

February 21, 2014 by dgreca

Te premten me 21 shkurt u mbyll fushata zgjedhore në Mitrovicën Veriore, para zgjedhjeve lokale për kryetarë komune të 23 shkurtit, ku kandidati shqiptarë dhe ai serb kanë shpalosur programin elektoral. Votimet zhvillohen përsëri pasi fituesi, i komunitetit serb, i zgjedhjeve lokale të mbajtura vitin e kaluar në Mitrovicën Veriore, refuzoi të japë betimin, duke mos pranuar ligjet e Kosovës, derisa betimin e dhanë të gjithe të zgjedhurit tjerë në gjithë territorin e vendit.  Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i kanë garantuar sigurinë për një votim të të qetë, duke qenë të kujdesshëm kryesisht në skajn veriorë. Ky operacion është planifikuar në atë mënyrë që qytetarëve t’u garantojë të drejtën për të votuar, si dhe që procesi i votimit të kryhet në mënyrë të qetë dhe të rregullt.

Filed Under: Featured Tagged With: ne Mitrovice, Permbyllet fushata, zgjedhore

Në ambasadën e Kosovës në Ankara festohet 6 vjetori i pavarësisë

February 21, 2014 by dgreca

Mori pjese edhe kryeministrja kosovare Edita Tahiri/

Nga B.Jashari/.-Zv/kryeministrja kosovare Edita Tahiri mori pjesë në festën e gjashtë vjetorit të pavarësisë të ambasadës së Kosovës në Ankara e cila u mbajt në mbrëmjen e 17 shkurtit dhe ku ishin të pranishëm shumë zyrtarë dhe personalitete nga  Qeveria dhe parlamenti i Turqisë, kori diplomatik, bota e artit dhe biznesit dhe diaspora shqiptare në Turqi.Zv/kryeministrja theksoi se, shtetit i Kosovës ka bërë përparime substanciale në konsolidimin e vet si shtet demokratik dhe sovran  dhe vizioni për një Kosovë euroatlantike po bëhet realitet çdo ditë e më shumë. “Shteti i Kosovë është një arritje e madhe historike për kombin tonë që lindi pas një lufte dhe sakrifice njëqindvjeçare për liri dhe pavarësi të të gjithë shqiptarëve përfshirë diasporën e cila po ashtu dha një kontribut të jashtëzakonshëm për te. Sot kujtojmë me respekt të lartë të gjithë ata që dhanë jetën për atdhe, ndërsa zotohemi se ideali për forcimin e shtetit dhe kombin do të jetë prioritet mbi prioritete. Me këtë rast u shprehim mirënjohje gjithë vendeve demokratike që u rreshtuan në anën drejtësisë duke mbështetur pavarësinë e Kosovës, në mesin e të cilëve ishte dhe Turqia”, tha ajo.

Sipas njoftimit të dërguar sot nga zyra e shtypit e Qeverisë  kosovare, ambasadori i Kosovës në Turqi, Avni Spahiu, vlerësoi rolin e diplomacisë kosovare për jetësimin e qëllimeve të politikës së jashtme dhe theksoi disa nga rezultatet kryesore përfshirë njohjen e Kosovës nga 106 shtete dhe avancimet në rrugën e integrimit euroatlantik. Ambasadori Spahiu vlerësoi lartë marrëdhëniet bilaterale me Turqinë si dhe i shprehu mirënjohje diasporës  shqiptare në Turqi për mbajtjen dhe kultivimin e lidhjeve të forta me atdheun e të parëve të tyre.

Në emër të Qeverisë turke, ministri i Zhvillimit, Cevdet Yilmaz shprehu përgëzimet për gjashtë vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe siguroi se mbështetja e Turqisë për zhvillimin e shtetit të Kosovës do të jetë e vazhdueshme.

Në mesin personaliteteve turke ishin edhe deputetë të parlamentit turk me origjinë shqiptare Gulay Dalyan dhe Rifat Sait, mbesa e poetit dhe autorit të hymnit të Turqisë Mehmet Akif Akifit, Selma Argon, flautistja botërore me origjinë shqiptare Sefika Kutluer, kryetari i fondacionit botëror për njerëzit me aftësi të kufizuara Metin Senturk, e shumë të tjerë

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Edita Tahiri, ne Ankara, Pervjetori i Pavaresise se kosoves

NJE FESTIM NDRYSHE PER PAVARESINE E KOSOVES

February 21, 2014 by dgreca

Në Uashington, pavarësia e Kosovës festohet pak më ndryshe: me flaut, recitime, fakte, fotografi, verë dhe “fli”/

Ne Foto: grupi organizator i festimeve te 6 vjetorit te Pavaresise nga komuniteti shqiptar ne Uashington/

Kur përdoret shprehja standarde se “komuniteti shqiptar i këtij ose atij qyteti të botës festoi pavarësinë e Kosovës”, zakonisht mendja të shkon te një grumbull i gjallë njerëzish që këndojnë, kërcejnë dhe hanë, duke uruar njëri-tjetrin dhe duke marrë poza me gotat plot, fotografi të cilat të nesërmen i shikon rëndom në Facebook.

Disa anëtar nga grupi i profesionistëve shqiptarë të Uashingtonit vendosën ta festojnë ndryshe 6-vjetorin e pavarësisë së Kosovës të mërkurën mbrëma. Muzika nuk mungoi, por kësaj here ishin tingujt e flautit të Klodina Kabashi Morinës (http://www.klodinakabashimorina.com/), që sillte plot finesë në mes të Uashingtonit muzikën e bukur të kompozitorit shqiptar Rauf Dhomi.

Në një kënd tjetër, të pranishmit mund të shijonin në ekran pamje mahnitëse nga Kosova (#InstaKosova) të përpiluara nga Rilind Latifi dhe Behar Xharra, disa nga organizatorët kryesor të aktivitetit “Gëzuar Kosovë!”. Një album i fotografes së talentuar Ferka Shala Rothschild (www.fashphotostudio.com)  ishte mjaft përfaqësues i bukurive kosovare, të shprehura në një mënyrë elegante dhe dinjitoze.

“Suzana Frashëri nga Kuçova, specialiste në fushën e së drejtës që punon për firmën e rekrutimit të avokatëve Arcade Recruitment Company,  recitoi nën tingujt e muzikës “Vargjet e Mia”, poezi nga Mark Krasniqi dhe “Lulebore” të Flora Brovinës, poezi te sygjeruara dhe siguruara nga stafi i bibliotekes ndërkomunale “Ibrahim Rugova” ne Gjakovë.

Alban Pruthi, një ndër organizatorët e tjerë të këtij aktiviteti kulturor tha se ideja ishte e thjeshtë: profesionistet shqipetarë në Uashington deshën t’i tregojnë botës se shtetin e ri të Kosovës duan ta ndërtojnë me kulturë, kreativitet, dije, vepra, profesionalizem, , dhe bashkepunim dhe jo përmes ahengjeve apo koktejeve të zakonshme.

Dhe u takonte. Për ata që nuk e dinë, komuniteti shqiptar i Uashingtonit dhe i rretheve të tij ka një bërthamë profesionistesh shqiptarë mjaft inteligjentë e të kulturuar që punojnë me ajkën e këtij qyteti të rëndësishëm. Me profesionalizmin e tyre, ata u bëjnë nder institucioneve amerikane dhe nderkombetare si Grupi i Bankës Botërore , Fondi Monetar Ndërkombëtar, universiteteve, organizatave dhe firmave të mëdha konsulente, për të cilat kryeqyteti amerikan është i njohur. Në të gjithë qytetet e rëndësishëm të Amerikës ka bërthama të tilla shqiptarësh të talentuar, por jo kudo ata arrijnë të bashkëpunojnë dhe organizohen.

Alban Pruthi, i cili vetë punon për Grupin e Bankës Botërore dhe ka një mijë punë në ngarkesën shtypëse që të imponon kryeqyteti amerikan, thotë se të rinjve shqiptarë nuk u mungon potenciali, por ata kanë nevojë për më shumë energji dhe dedikim që të organizohen në një mënyrë të re, të bashkojnë dijet për të bërë gjëra me të cilat do të ndihmojnë veten dhe vendlindjen e tyre, Kosovën dhe të gjithë rajonin e mbarë botën.

Zakonisht aktivitete kulturore dhe promovuese të këtij lloji organizohen nga ambasadat dhe konsullatat me fonde të qeverisë. Por këta profesionist zgjodhën një rrugë tjetër – ndonëse bashkëpunuan me ambasadën e Kosovës për transportimin e verës kosovare (http://www.stonecastlewine.com/) nga Nju Jorku, sigurimin e flamujve, dhe disa fotografive (#InstaKosova) shpenzimet erdhën nga xhepat e grupit të profesionistve shqipëtarë nga zona e Uashingtonit.

Ju mund ta merrni me mend si ndodh zakonisht në aktivitete festive të komunitetit shqiptar. Disa zyrtarë ngrihen dhe mbajnë fjalime të gjata, të mërzitshme dhe të formatit standard, nga të cilat njeriu nuk mëson asgjë. Në të shumtën e rasteve njerëzit bëjnë zhurmë dhe nuk e kanë mendjen te fjalimi. Shpesh, ne ia hedhim fajin vetes që nuk dimë të respektojmë atë që flet. Në aktivitetin e këtyre profesionisteve të përkrahur nga Fondacioni El-Hibri (http://elhibrifoundation.org/), që ofroi hapsirën elegante në objektin e tyre falas, nuk ndodhi kështu. Ata pak njerëz që folën, e thanë shkurt dhe qartë atë që duhej thënë. Ata folën kryesisht për çka përfaqëson Kosova sot dhe çfarë përpiqet të arrijë shteti i ri. Të gjithë që dëgjonin ishin mjaft të interesuar dhe vemendja ishte plotësisht e përqendruar, sepse ata që flisnin dinin ta shprehnin me kulturë dhe me elegancë idenë që donin të thoshin.

Më pëlqeu sidomos prezantimi me një video të shkurtër i disa fëmijëve nga shkolla “Rrezor” e komunës së Malishevës (http://www.youtube.com/watch?v=9vK-rnBYIDI). Nuk duhet më shumë se një dekadë e gjysmë që këta fëmijë t’i shohim të rritur, njerëz që do të fillojnë të marrin përgjegjësitë e shtetit të ri. Sot ata flasin me drojën e zakonshme të një shtatë-vjeçari, por koha kalon shpejt dhe ne do të duam të shohim te këta të rinj të ardhshëm dritën e kulturës dhe të qytetërimit. Kjo të sjell në mendje se çfarë pune kolosale kemi përpara për të ndihmuar Kosovën tonë, për të ndihmuar që atje të rritet një brez sa më pranë modeleve të përparuar kulturorë që ofron bota dhe sa më larg fanatizmit, dhunës dhe paragjykimeve.

Në aktivitet u prezantua edhe ushqimi i Kosovës i përgatitur nga Valentina Gashi dhe Ferka Shala Rothschild. Çfarë ka të veçantë Kosova? Menjëherë mendja na shkon te “flija”. Duke qenë se në Uashington është e vështirë të bësh “fli”, (me saç jo e jo) kishte nga të pranishmit që nuk e kishin provuar kurrë këtë specialitet të famshëm, ndonëse emrin ia kishin dëgjuar. Nga pak “fli” e shoqëruar me verë cilësore na bëri vërtet të ndjejmë se Kosova ofron ushqim të shijshëm dhe origjinal. Natyrisht askush nuk kishte ardhur për të ngrënë e për të pirë dhe për ta festuar pavarësinë e shtetit të ri me shishen e rakisë deri në mëngjes. Kjo ishte një ngjarje kulturore prandaj “flija”, djathi dhe vera kosovare të prezantuara këtu ishin thjesht për kulturë dhe në masën që e bëjnë njeriun të thotë: shijova pak Kosovë dhe u kënaqa duke mësuar.

Në aktivitet u prezantuan edhe fakte interesante për Kosovën të përgatitura nga disa vullnetarë nga grupi i profesionistëve në Uashington dhe disa bashkëpuntorë nga Kosova. Secilit të ftuar i jepej një zarf, brenda të cilit kishte një kuriozitet për Kosovën që të ngelet në mendje. Për shembull, në zarfin që më ra mua, ishte shkruar: Çarshija e Madhe është perla kulturore e qytetit të Gjakovës, që shërben si një vend për të bërë biznes, për t’u takuar dhe për t’u përzierë me njerëz, duke shijuar një muzeum të gjallë. Meqenëse kam qenë në Gjakovë vetëm kalimthi, jam shumë kureshtar të shkoj të shikoj Çarshinë e Madhe, sepse vërtet duhet të jetë një vend interesant. Këtë fakt nuk do ta kisha ditur po të mos kisha qenë në shoqërinë e këtij grupi të mrekullueshëm të profesionistëveshqiptarë që dinë të festojnë me dinjitet dhe që kanë plane për aktivitete po kaq të bukura për të ardhmen.

Korrespondenti i Diellit /Uashington

 

Filed Under: Kronike Tagged With: i 6 vjetorit te Pavaresise, ne Uashington, Nje festim ndryshe, se Kosoves

LETËR E VEHBI SKËNDERIT NGA PARAJSA PËR 20 SHKURTIN

February 21, 2014 by dgreca

Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ/

do të kisha arritur/
nga fundi i botës/
sot më 20 shkurt/
23 vjet/
pas asaj dite/
kur Zoti kishte zbritur në/
Tiranë për të mbjellë/
tek rinia/
trimërinë dhe/
shpresën/
e jetës/
tonë të vrarë/
për së gjalli
në mënyrat
më të përbindshme
të tokës tonë
që pikon
në vend të shiut
lot

do të kisha marrë
avionin
trenat
do ta kisha kaluar
Adriatikun dhe Jonin
me not
do të kisha zbritur
rendshëm
shkallëve të qiellit
nga fryma
do të isha bërë
rishtas

do të kisha ecur
pa u ndalur
me ditë e muaj
natën e ditën
do t’u kisha hypur
kuajve të stuhisë

do të isha bërë 20 vjeç
si ata djemtë e vajzat
më 20 shkurtin 1991
që sot janë dyzetë
e ca vjeç
të gjithë të zhgënjyer
si unë

do të kisha ardhur
edhe i vdekur
nëse nuk do të më
kishin vrarë
të gjallë
dalë e ngadalë
pronarët e lirisë
sikur liria të ishte
jo shenjtore
por prostitutë

do të isha aty
i pari
me mish e kocka
me kocka e shpirt
nëse
nuk do të më
kishte rivrarë
prapë për së gjalli
diktatura e tranzicionit
duke i zëvendësuar
torturat reale
me plumbat
abstraktë
të indiferencës
shurdh-memece
nën breshëritë
e kryetitujve
ku shfaqej
Mesia
ndërsa mëkatonte
si satanai
pa vrarje ndërgjegjeje

ishte një vrasje e ngadaltë
e pabesë
heshtas
për njëzetë vite rresht
pa plumba
me këngët e sorrave
duke i nxjerrë të tepërt
poetët
nga dheu që i lindi
nga qielli e dielli
që i mbuloi
e u dha frymëzimin
edhe në kohën e kolerës

ju u bëtë shpirti binjak
me persekutorët
që i mbajtët rreth vetes

ju ishit artileria e rëndë
e antilirisë
me skuadrën e pushkatarëve
që i shkrepin karikatoret
e të vrasin me heshtjen
kriminale

unë do të isha aty
i gjallë apo i vdekur
nëse Tirana
do të merrte frymën
që Zoti i dha rinisë
atë 20 shkurt
23 vjet më parë
kur unë u futa mes atij oqeani
shpresash njëzetëvjeçare
i gatshëm të vdisja
nga plumbat
që mezi prisnin urdhërat të shtinin
nga tarracat
tek muzeumi
tek 15 katëshi
tek pallati i kultures

ju e mashtruat rininë
e mashtruat Tiranën
i mashtruat poetët
që besojnë të parët
por që e ndjejnë
po të parët tërmetin e
zhgënjimit
andaj rebelohen
të parët

ju ishit falls
ju shitës
ambulant  sloganësh
ju ishit falls
si paret falls
me të cilat nuk blihet asgjë
aq më pak liria

ishit një iluzion
që shkrumboi
miliona ditë
shqiptarësh

tani i pafuqishëm
të ripërsërisësh skenarin
e dramës që luhet
për 23 vjet
unë që prehem
diku në Zvicër
jam shumë më i fuqishëm se ti

sepse duke i patur të gjitha çelësat
në duar
me to u hapën
zgafellat e urrejtjes
sikur nuk na mjaftoi koha
kur na detyruan
të urreheshim
pa asnjë tjetër
rrugëzgjedhje

rrugët tona tashmë
janë të ndara
një herë
e përgjithmonë
unë do të vazhdoj të rend
si shpirt i lirë
pas rinisë
që nuk njeh kurrë plakje
që nuk njeh kurrë vdekje
që rilind
20 vjeçarë
çdo 20 shkurt

ti s’je ndalur
duke i zvarritur shqiptarët
sa herë ka ardhur 20 shkurti
për 23 vite rresht
nëpër tranzicionin
makabër

shumëzoji
23 vite me 5 milionë shqiptarë
sa milenarë jete bëjnë

tashmë një kapitull
i historisë
është mbyllur
si dështim i përkryer
i poetëve dhe popullit

tani asnjë dhe askush
nuk do të të mundë
të imitojë më
këta 23 vjet tërheqjezvarrë
të gjithë
dishepujt e tranzicionit
majtas apo djathtas
tash e mbas janë
buratinë letre
përpara oqeanit
të rinisë

sa për mua
nëse do të rilindja
nga universi i hirit
apo do të ngrihesha nga varri
i baladave
bashkë me të gjithë
shpirtrat e poetët
që i dhanë shpirtin
këtij vendi
për ta bërë më të mirë
s’do bënim gjë tjetër
veç do t’i bashkoheshim
rinisë
për të përsëritur
20 shkurtin…

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Elida Buçpapaj, Leter e Vehbi Skenderit, nga Parajsa, per 20 Shkurtin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 21
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • …
  • 84
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT